Kjo është opozita, që do Edi Rama!

24 Prill 2017, 20:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partia Demokratike nuk arriti të prodhojë incidente serioze, pamvarësisht gjuhës kërcënuese të Bashës para protestës dhe shpresës së tij, se policia do të provokohej për incidente të rënda. Tani pas protestës së dështuar, Lulzim Basha po përpiqet të fshehë pafuqinë e tij, duke e vizatuar si rrugë paqësore.

Kjo është dhe gënjeshtra më e madhe e ditës.

Në vetvete akti i bllokimit të rrugëve është një dhunë dhe Lulzim Basha nuk duhet të ketë kompleksin ta quajë metodë paqësore. Metodat e dhunshme janë po ashtu metoda politike, dhe mund t’i përdorë edhe opozita, por pasi nisesh për dhunë dhe bën një flluskë në ujë, është qesharake t’i quash paqësore.

Bllokimi i lëvizjes së qytetarëve, është jo vetëm akt dhune, por dhe një sipërmarrje e guximshme, që ka brenda dhe dëshpërimin që populli nuk të ndjek pas. Dhe kur e ndërmerr atë, nuk ke pse shfajësohesh, por duhet ta mbrosh, ose të heshtësh.

Për më tepër që vet Lulzim Basha e ka paralajmëruar këtë aksion si të dhunshëm dhe i është referuar vitit 1997, ku njerëzit u ngritën të revoltuar, ndërkohë që ai dhe gruaja e tij ikën të “studionin” me paratë e VEFA në Hollandë.

Ka së paku katër- pesë deklarata publike të tij, që paralajmërojnë “hatanë” me gjuhë “lacash”. Në fakt, e vetmja hata që bëri për pak, ishte lindja e një fëmije në një autoambulancë të bllokuar shtazërisht.

Policinë po ashtu e kërcënoi Lulzim Basha. Dhe mirë bëri. Një lider që tenton të jetë radikal, i shkon kjo gjë. Biles i kërcënoi se do t’i filmonte dhe do t’i padiste. Por ajo që ndodhi ishte e kundërta, dhe policia po padit gjithë ata që u hoqën lirinë e lëvizjes për një orë qytetarëve.

Qeverinë e kërcënoi Lulzim Basha dhe mirë bëri. Detyra e kryeopozitarit është edhe të kërcënojë qeverinë. Me një zë në trashje e sipër, Basha ka gjithë javën që e paralajmëron të hënën si “Ditën e Qametit” për qeverinë. Në fakt i vetmi “qamet” që solli protesta, ishte nervozizmi i mijëra qytetarëve të bllokuar rrugëve me PD.

Tani, pasi ky aksion, që është i dhunshëm në përmbajtje, dështoi si në përmbajtje ashtu dhe në formë, duke evidentuar si figurat kryesore politike të PD, njerëzit më qesharakë dhe banal të saj, Lulzim Basha po përpiqet ta maskojë dështimin e forcës së tij, duke tentuar të na e shesi dhunën si aspiratë paqësore të tij.

E vërteta është se dhuna e paralajmëruar, ishte një përpjekje për t’ia dhënë “përgjigjen” që sot të dërguarve të Bashkimit Europian që vijnë nesër, por ky mesazh dështoi. Ata thjeshtë panë përpjekjen e një njeriu për dhunë dhe pafuqinë e tij. Dhe po binden përditë e më shumë, se e gjitha ko që ndodh është një pendesë për votën e 21 korrikut për reformën në drejtësi, për të cilën po hakmerret me 18 qershorin.

Edhe më qesharake bëhet situata kur Basha tenton të thërrasë kujtesën me protestat e ngjashme të Edi Ramës. Edi Rama nuk ka thënë në atë kohë që ato janë protesta paqësore, por i ka bllokuar rrugët në shenjë force dhe dëshpërimi nga vjedhja e votave prej Lulzim Bashës. Dhe nëse Lulzim Basha nuk ka asnjë ide, veç atyre që ka pas Edi Rama si lider opozite, është më mirë të mos i kujtojë ato. Se as 21 janari nuk ishte një demonstratë paqësore, por vrasjet e urdhëruara nga Lulzim Basha, ishin kriminale. Problemi i Luzlim Bashës është se nuk është as i fuqishëm si opozitë, as paqësor, dhe as origjinal. Ai është thjeshtë një imitues i dështuar i betejave të cilat i ka parë tek rivali i tij. Dhe tani që nuk ja del dot të jetë as i fortë, as i mbështetur dhe as origjinal, po mburret që nuk shqetëson qeverinë dhe policinë, por vetëm qytetarët në nevojë. “Kjo është opozita që dua” do të thoste Edi Rama në këtë rast. Por jo opozita që do Shqipëria.

9 komente në “Kjo është opozita, që do Edi Rama!”

  1. Neri says:

    Opozitë dështake!
    E kotë që merren me Bashën ndërkombëtarët.!
    Ai ,realisht s’ka mbështetje në popull.
    Ata,duhet ti bëjnë thirrje popullit me bindje të djathta,të votojnë parti të tjera të djathta,që dëshirojnë të garojnë pë pushtet!
    Zoti LU, BOLL U MORE ME BASHËN !
    BASHA S’KA MBËSHTETJE TË GJERË DJATHTAS!

  2. Posejdon.al says:

    Redaksise se Gazetes Tema!
    Nuk arrij te shkruaj nje koment deri ne fund sepse vjen nje cast dhe gjithcka e shkruar zhduket papritur.
    C’ka ndodhur? Eshte e programuar nga ju apo eshte nje problem i kompjuterit tim?
    A mund ta shikoni kete problem?
    Mos keni vene nje limit shkronjash per cdo koment qe une nuk e ditkam?
    A mund te me sqaroni me nje email?

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Mjeshter !!

  4. Fatmir Lohja says:

    Në miting çfarë pashë?
    Mitingun e bllokimit të rrugëve e ndoqa ,me miqt ,nga një kanal televiziv,pro opozitar.Nuk e ndau figurën e liderit të opozitës për asnjë çast,as edhe për bublicitet.
    Lulka pa asnjë demokrat për krah,zuri vënd këmbëkryq mbi asfalt.Koha qe me diell, temperaturat janë pranverore,prandaj gjindja ka shpervjelur këmishat deri në brryl.Spikeri,na sqaronte kohë pas kohe,se njëra nga ato 4-5 gratë që e rrethonin,ishte pretendetia për zonjë të parë.Pas tij “liliputi”, nofkë e vënë nga z.Sali Berisha,i larë ,i pastruar,i qethur,i rruar taze ,kërkone të filmohej në çdo çast.Me shikimin e tij shprehte qartë se e meritonte të rregjistrohej në listat e PD-së.
    Lideri opozitar nuk i varte askuj që kishte përqark.Njërën dorë e mbante në hava me dy gishta lart, ndërsa në tjetrën, telefonin satelitor.Qendronte i përqëndruar tek paisja bashkohorë.Ai , pabesisht, nuk qukte, asnjë çast.Mesazhet që i vinin tinëzisht,nga mimika tregonin se nuk e kënqanin sedrën e tij.
    Qetësia e telofonit e lejonte të meditonte.Edhe në kafe klientët u pozicionuan në pozitar dhe opozitar.Debate të nxehta shqoqëronin gjindjen.Njëra palë shprehej se kundërshtari po meditonte si të dorëzohej,ndërsa tjetra, se lideri po mendohet për të marrë vendime të padëgjuara dhe të papara ndonjëherë në historinë e njerëzimit.Folësit, emertonin me pasion, se është miting ;me dyqind petrita ; madhështor; kot; për kauz supër të drejtë; popull indiferent; shqipetarët e vranë frikën; …….
    Papritmas ra qetësi në lokal.Një nëpunës ,i bashkisë së Pogradecit, po thonte ca fjalë përpara mikrofoneve të shumtë: “Kermi ardhur nga Korça,Devolli,Maliqi,Korça,… për të mos u pushuar nga puna, deri në Bradashesh.Indiferenca e elbasanllinjëve,me kujtoi kohën e komunizmit, kur kërkonim shtëpi më shtëpi derrat e ngratë,të dalë jashtë ligjit .”
    Koha kalonte.Niku për t’i dhënë kivet vetes,mbeshteti dorën në qafën një rinoshi.Koha mbaroi.Lideri u çua në kembë.Fshiu prapanicat,me këte term u fut në konflikt me shumë media, me forcë edhe për të pastruar asfaltin e zi nga bluxhinset,por edhe për të ngrohur të ndenjurat nga i ftohthti i rrugës.Foli ca fjalë, që askush nuk e mori vesh.Me një stonature të tmerrshem,me trimat për rreth ,filluan ë këndonin Hymnin Kombetare.E mbyllen sa janë gati të bien deshmor për atdhe.
    Papritmas u çua në këmbë një plak;”Ne komunistët,do t’i propozojmë Presidentit të ri,që liderit të opozitës t’i jepet një dekoratë e artë.me motivacionin, – për realizimin e detyrave,të dhëna nga Paria e jonë heroike,për shkatërrimin e të djathtës shqipetare-.”
    Pa folë asnjë fjalë, edhe unë me të tjerët,pasi paguam veç e veç gjithesecili porosinë e tij,dola të marr ajër të freskët pranveror.
    Rrofsh moj e mjera demokraci!

  5. king says:

    Ta tregoj une ,kushti qe te shfaqen komentet duhet qe te shahet opozita me nje fjalor rrugaqash ,nqse ti kritikon Qeverin mos te shkojn ndermend se ta botojn komentin

    1. Pezanti says:

      Ke ngatrru gazeten mer king cadre. Fjalorin rrugac e ka persosur kopja Sales ose Lulushja.
      Shko e shkruj tek Nikoll Leshi i kohes sone sa te duash. Po qe se lodhesh se shkruari shkrun Leshi per ty.

  6. republika ambasdoriale e SALBANISE says:

    AUTOPSIA E NJE MANEKINI KRIMINEL QE ESHTE LEGALIZUAR SI I TILLE NGA

    -SHTETET E LULBASHKUARA TE AMERIKES
    &
    SHTETET E SHERDHYERA TE EUROPES
    ..

    I pandehuri Lulzim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
    .
    Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij. Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha,mbrojtesi i familjes Berisha dhe pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë.
    dosja kriminale e Lulzim Bashës
    1. Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
    2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
    3. 21 Janari
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
    5. 7 pasaportat e dyshimta
    Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.

    6. Reprezaljet në administratë
    Lulzim Basha, disa ditë pasi u kurorëzua me vota të vjedhur si kryebashkiak i Tiranës, bëri kërdinë në administratë. Basha shkatërroi me shpejtësi një administratë profesionale dhe me përvojë 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Basha angazhoi edhe Florenc Hoxhën, i cili rrahu gratë që nuk pranuan të largoheshin. Ndërkaq, pas mbajtjes peng me forcë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shkarkoi komplet stafin e Këshillit Bashkiak deri te pastrues dhe nisi emërimet e reja

    %%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%
    PER SA ME SIPER LUGATI LUL BASHICI
    ESHTE LAPIDAR DIAMANTI QE
    USA-BE-NATO
    I KANE NGRITUR
    ENVER HOXHES
    BASHKE ME TE
    PERMJERRURIT POLITIKE
    DHE INTELEKTUALET
    RAKITIKE
    ……..

    ME ATE PROFIL KRIMINAL
    QE KA YLLI N NGJITJE I FAQEZIUT ARVIZU,
    NE CDO VEND TE BOTES
    DO ISHTE DENUAR ME BURGIM TE PERJETSHEM OSE DO ISHTE LINCUAR
    APO EGZEKUTUAR NGA VIKTIMAT E TIJ

    #####

    “PROFILI I LARTE” KRIMINAL I DEVILIT LUL

    A
    -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

    B
    -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

    C
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
    D
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

    E
    -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

    F
    -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

    G
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

    J
    -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

    M
    -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

    “PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL

    -LUL LEGENI
    Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules

    LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
    Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…

    -LUL MALOKARI
    .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.

    LULI KUQ
    Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…

    LUL I AMBASADORES
    Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.

    TE NDERUAR NDERKOMBETARE

    BOLL TALLET LESHT ME ATE POPULL PER CEREK SHEKULLI
    .
    TURP PER TRAMPIN DHE MERKELIN QE TOLEROJNE AKOMA NJE DEVIL SI LUL BASHA DHE NJE DJALL SI SALI BISHA

  7. v says:

    Saliu vdiq,
    pd eshte ne koma.
    OPOZITA?
    NJE BIE MIJRA NGRIHEN.

  8. Tema55 says:

    Kush eshte me I ndyre, mero tulla apo Lulu bash a?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje