Ndërsa shumica ka filluar procedurat e dështimit të zgjedhjes së Presidentit, në pritje të opozitës në Kuvend dhe të konsesusit të saj për një emër të mundshëm, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ja ka dalë të bëhet tërësisht joserioz, duke propozuar që “Presidenti të zgjidhet nga populli”, duke banalizuar jo vetëm këtë debat, por dhe vetë “misionin” e çadrës dy mujore në Bulevard.
Prej vitit 2002, Presidenti është zgjedhur si ka dashur Sali Berisha. Kur socialistët mund ta zgjidhnin Presidentin në vitin 2002, pa nevojën e PD, Berisha loboi fort, duke bojkotuar Kuvendin dhe duke arritur të marrë si koncesion nga faktori Perëndimor, futjen në Kuvend dhe zgjedhjen e Presidentit konsensual.
Në atë kohë, kur zgjedhjet e 2001 kishin pasur probleme, Brukseli arsyetoi se shumica socialiste kishte fituar aq mandate sa meritonte pushtetin, por jo një shumicë që meritonte Presidentin, dhe e detyroi atë të futej në një tavolinë konsesusi me Berishën, duke zgjedhur president Alfred Moisiun, propozim i Berishës.
Në vitin 2007, Berisha arriti ta përçajë Partinë Socialiste dhe të zgjedhë president Bamir Topin, për të shpëtuar nga oponenca e brendshme në Partinë Demokratike dhe për t’i hequr Topit nga duart një grup prej dyzet deputetësh të PD, që shfaqeshin rregullisht krah tij, përballë Berishës.
Në vitin 2008, Berisha arriti të bindë Edi Ramën, që zgjedhja e Presidentit të mos bëhet më me konsesus, por me shumicë të thjeshtë. Kjo, sipas arsyetimit të tyre, do të shmangte figurat boshe të ofruara si “konsensuale” në Presidencë dhe do na çonte tek një President politik.
Por produkti i parë i kësaj marrëveshje, ishte presidenti Bujar Nishani, ndoshta profili më qesharak i historisë së Presidencës shqiptare, që ka banalizuar jo vetëm staturën e Presidentit, por dhe misionin simbolik të tij, duke përdorur dekoratat për qoka familjare.
Tani, kur Partia Demokratike ka hyrë në çadër dhe pretendon që nuk do të kthehet as në Kuvend për të votuar reformën në drejtësi, as në zgjedhje më 18 qershor, Lulzim Basha propozon ndryshim tjetër Kushtetute, duke kërkuar zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Nuk jam kundër kësaj ideje, biles duhej parë mirë që në vitin 2008, për të shmangur përplasjen mes Republikës presidenciale dhe asaj parlamentare, por momenti kur e propozon Lulzim Basha, e bën atë qesharak. E bën qesharak, pasi përballë tij ka detyrime urgjente për të futur PD në garë dhe në Kuvend, për t’i hapur rrugë shpëtimit të PD nga vetëvrasja. Në vend të saj, ai bën propozime si të ishte opinionist i lirë, që mendon se si mund të shkojë kjo punë.
Që të ndryshohet sot Kushtetuta për Presidentin, duhet që Basha e Rama të ulen të bëjnë një paketë të plotë ndryshimesh kushtetuese, duke e ribërë paçavure Kushtetutën tonë, ku duhet të përfshihet doemos reforma zgjedhore dhe ndryshimet në sistem me “prim”, apo proporcional kombëtar.
Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh se prej vitit 2002, Partia Socialiste, edhe pse ka qenë shumicë në Shqipëri, nuk e ka pasur Presidentin, dhe kjo është një mungesë e thellë përfaqësimi politik i saj në Presidencë.
Tani që procesi ka filluar dhe Partia Socialiste sërish ofron konsensus, ndaj një opozite që po bën gati barrikadat për ditën e hënë në rrugët e Shqipërisë, ky propozimi i Lulzim Bashës është jo vetëm joserioz, por dhe një tregues se ai nuk e ka të qartë as vetë përse ka hyrë dhe përse po rri në çadër.
Ndoshta është koha që shumica të bëhet serioze dhe t’i japë vendit një President dinjitoz. Me këtë rast, kursejnë dhe Lulzim Bashën, i cili e shikon këtë proces me frikë, se mos i ofrojnë konsensus dhe s’ka si të justifikojë më tej çadrën. Është paniku i njeriut që nuk e ka luftën e tij dhe nuk e di saktë kush quhet fitore dhe kush humbje e saj.
Qesharake ??, akoma merreni me kete ho,,,,,o
Basha-Berisha po tallin bythen me PS-LSI dhe Edi Rama vazhdon te tall koqet me shqiptaret.
Kjo osht e verteta e hidhun.
Zgjedhjet e 18 Qershorit do jene nje surpriz dhe me fitore per Ben Blushin.
Forca LIBRA-
BASHA PO FASHISTIZON PD-në!
SKYPION!!!!!!!
NDIHMO BASHËN TË MBLEDH RRAQET,DHE TË ZHDUKET!
SA PËR TY, TI NOTAR KE QËNË ,DO TA KAPËRCESH
PËRSËRI LUMIN!
ME DHEMKË,POR ME DINJITET!!?????
Sakte Mero, E mira eshte te mos merren me kete njeri, dhe as me PD=ne qe nuk do te jete pjese e zgjedhjeve, Ata nuk duan vete, dhe te tjeret te vazhdojne perpara, Bash nje karragjoz politik skizofren qe ben sikur eshte i forte, harron qe eshte bere aq komik e qesharak me keq se kur kemi qeshur me ushtarin Zhvejk !
O Mero gazetar!!!
A nuk ka ardhur koha qe presidenti te zhjedhet nga populli??
Ju deshironi president si puna e ( mujsiut, topit, kapter nishanit, apo doni grekun-nanon… (Saliu,Luli, Meta, Edi) burgu e kane pak ata shpejt ne LITAR…Qytetaret Shqiptare gati jo per te rrembyer armet si 97-te… Por per te rrembyer C’dogje…se nuk kane cfare humbasin, ata te uritur do t’u turret miliardereve-hajdut, gjyqetarve, prokurorve, deputetve, ministrave, vilave super “Luksoze”, pallatet shum katesh, parate e fshehura neper gropa, ne murret e vilave e te pallateve….
O Mero gazetari !!
Presidenti duhet Nga populli… Dhe jo nga sala,meta,edi, luli me shok, ata kane pak burgun ata shpej ne Litar..
Nuk dokete me president si (Munson,topi, kapter nishani a po Nano-gregu…
Qytetaret Shqiptare gati jo per te rrembyer armet si 97-te… Por per te rrembyer C’dogje…se nuk kane cfare humbasin, ata te uritur do t’u turret miliardereve-hajdut, gjyqetarve, prokurorve, deputetve, ministrave, vilave super “Luksoze”, pallatet shum katesh, parate e fshehura neper gropa, ne murret e vilave e te pallateve….
Kot ju pyes, Zeri I Popullit a del akoma? Jeni kthyer ne pacavure totale, mbetet duke sulmuar opoziten.
Mero, askush me pak mend ne koke nuk te beson me, po humbet edeh ti si Spartak Ngjela. Basha vetem pike fitoj ketu. Presidenti nga populli m eqe ju kerkua hipokrizisht nga ata qe u sherben ti. dhe do te futet ne paketen e Republikes se Re. Me veshtersi por PD dhe Lulzim Basha do t’ ia arijne ketij synimi.
Pozita po luan me kokrrat qe ka ne parlament.Nuk ka asnje kuptim qe ata te mos e zgjedhin presidentin e nderuar, se do te thyenin tjegullat e veta.Me qetesi e dashuri presidenti i nderuar do te zgjidhet brenda muajit maj 2017.Se kush do te jete?Kete e dine vetem Perendite.
Mazhorance dhe opozite degjojeni Meron! Sa me shpejt ta degjoni aq me mire eshte per ju dhe per Shqiperine qe e doni shume dhe jeni xhan!
presidenti Bujar Nishani,
ndoshta pro韌�li më qesharak i historisë së Presidencës shqiptare, që ka
banalizuar jo vetëm staturën e Presidentit, por dhe misionin simbolik
të tij, duke përdorur dekoratat për qoka familjare.
Tani, kur Partia Demokratike ka hyrë në çadër dhe bujar mehmeti nishani shkon ne Meke,te bekoje Saliun.