KQZ mund të shpëtojë zgjedhjet, duke refuzuar PS-LSI

19 Prill 2017, 20:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Edi Rama dhe Ilir Meta janë bashkuar sot për t’u shpjeguar shqiptarëve se kanë “vullnetin e mirë” të shkelin afatin kushtetues të një procedure për procesin zgjedhor, me shpresë se do të bindin opozitën të shkojë në zgjedhje. Në një letër të përbashkët që Gramoz Ruçi e Luan Rama i kanë shkruar KQZ-së, kërkojnë të shtyjë deri në datën 29 afatin e regjistrimit të koalicioneve partiake.

Kërkesa, përveçse është një atentat i rëndë ndaj ligjit, mbart në vetvete jo ndonjë “vullnet” të mirë për të futur opozitën në zgjedhje, por një hall që ka Edi Rama dhe Ilir Meta lidhur me koalicionin mes tyre. Afati për t’u regjistruar partitë politike në zgjedhje ka kaluar dhe Partia Demokratike nuk është regjistruar. Ajo nuk ka ndërmend të marrë pjesë në zgjedhje, edhe nëse ka pasur ndonjë pazar paraprak me LSI, për mënyrën se si do të mposhtin qeverinë para zgjedhjeve. Në këtë kuptim, kjo kërkesë përveçse është antikushtetuese, është dhe e pamoralshme për Partinë Socialiste, problem i të cilës, tani nuk është më koalicioni me LSI, por bërja e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Me këtë akt që ka bërë sot Partia Socialiste, ka korruptuar qysh në nisje procesin zgjedhor, duke detyruar ODIHR të mbajë shënim se afatet u dhunuan me “vullnetin e mirë” të kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit. Nga ana tjetër, Lulzim Basha sot ka arritur një sukses real, pasi po provon që afatet mund të shtyhen, dhe nëse shtyhen afatet, përse mos të shtyhen dhe zgjedhjet.

Termi “vullnet i mirë” nuk është justifikim, pasi Kushtetuta nuk e ka lejuar atë të veprojë si fuqi hyjnore mbi të. Për më tepër që nuk është fare vullnet i mirë, por hall mes dy partnerëve në sherr në koalicion.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet ta hedhë poshtë me vendosmëri këtë kërkesë. Duhet ta hedhë poshtë për të dëshmuar pavarësinë e tij nga politikat e ditës dhe për të na bindur se interesi i saj themelor janë zgjedhjet e lira.

E di që katër anëtarët e shumicës mund të jenë nën presion për këtë çështje, por ky është një nga ato testet që provon se KQZ nuk ndjek hallet e partive politike, por kushtetueshmërinë e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, Gjergj Bojaxhi, Ben Blushi e kushdo tjetër që ka deklaruar se do hyjë i vetëm në zgjedhje, ka sot të drejtën e tij të plotë, të kërkojë që të konsiderohet i përfunduar afati i paraqitjes së koalicioneve në zgjedhje dhe që sot e tutje zgjedhjet do të bëhen vetëm sipas subjekteve politike. Kjo do na çlirojë nga shumë pikëpyetje që po shoqërojnë sabotimin e këtij procesi dhe që më kryesori mbetet turbullira e LSI, e cila nuk di kë të mbajë e kë të ndajë, Edi Ramën apo Sali Berishën. Dhe fakti që as Berisha e as Rama nuk ankohen për të, është shenjë se ai po i heq zvarrë të dy. Natyrisht, më shumë Edi Ramën.

Prej nesër në garë duhet të jenë vetëm partitë politike, pa koalicion me njëra- tjetrën dhe nga ky “aksident” me procedurat, shqiptarët mund të shikojnë për herë të parë sa vlen secili dhe kush duhet t’i qeverisë. Pas 18 qershorit, le të bëjnë pastaj koalicione paszgjedhore dhe të formojnë shumicat në Kuvend.

Nëse KQZ nesër dorëzohet dhe shtyn afatet, ata kanë goditur rëndë procesin zgjedhor dhe beteja duhet vazhduar në Kolegj Zgjedhor. Zgjedhjet mes koalicioneve dhe zgjedhjet mes subjekteve politike janë dy gjëra të ndryshme. Prej sot nuk duhet të lejohet më garë mes koalicioneve, pasi ka përfunduar afati. KQZ nuk duhet të hyjë në këtë spirale, pasi do të jetë e pabesueshme në gjithë hapat e mëtejshëm të administrimit të zgjedhjeve.

Premtimet se po përgatitet një tryezë për të futur PD në zgjedhje, janë boshe dhe ligji nuk mund të shkelet bazuar në pritshmëri pazaresh. Për më tepër që më pritshmëri ka vendosmëria e PD për të mos hyrë, se sa fundi i bojkotit të tyre.

Prej sot ODIHR ka filluar të mbajë shënim që zgjedhjet po prishen për shkak të një pazari të pandarë të LSI me PS. Biles ky pazar i pa ndarë mes PS e LSI, është në themel të gjithë skenarit të krizës, pasi ky skenar është frymëzuesi kryesor i çadrës dhe po i jep sot fitoren e parë Lulzim Bashës, në rrugën për t’i prishur zgjedhjet.

27 komente në “KQZ mund të shpëtojë zgjedhjet, duke refuzuar PS-LSI”

    1. shaqo says:

      Kesaj radhe Merua ia ka futur kot, po kot fare.
      Nuk eshte per t’u cuditur qe kerkohet shtyrja e afatit per koalicionet, kur kerkohet me e pa realizueshmja, shtyrja e zgjedhjeve. Ok deri ketu,kerkesa nuk miratohet ne KQZ dhe filmi ka mbaruar, secila parti me vehte, keshtu maten e forcat o Mero, si ke thene edhe vete me pare. Pas zgjedhjeve, behen edhe koalicionet pastaj.
      Nuk e ke bere analizen te sakte Mero,

      1. keno kotorri says:

        Mero ka te drejte.Deri dje,pa skaduar afari i 60 diteve, mund te ndryshohej nga Kuvendi Kodi Zgjedhor Per afatet, sot jo.ne se KQZ zbythet zgjedhjet jane null. Ne se duan afate te reja ta ahperndajne Kuvendin pas 3 majit e te votohet kush do dhe me afate te reja, por ne Kod,

      2. keno kotorri says:

        Mero ka te drejte.Deri dje,pa skaduar afari i 60 diteve, mund te ndryshohej nga Kuvendi Kodi Zgjedhor Per afatet, sot jo.ne se KQZ zbythet zgjedhjet jane null. Ne se duan afate te reja ta ahperndajne Kuvendin pas 3 majit e te votohet kush do dhe me afate te reja, por ne Kod,

    2. Cudia says:

      O Mero djali! Me vjen keq qe e “keqkupton” kerkesen e PS-LSIse. Ata thjesht duan ne fakt qe te shkojne ne zgjedhje pa kualicion keshtu qe PDja perfundimisht del jashte loje. PDja i ben kerkese KQZse qe kerkesa e PS-LSIse te mos pranohet dmth ato do shkojne ne zgjedhje me vete dhe nje nga ato do te behet opozita e ardhshme me ndonje shtese nga partite e tjera te vogla. PDja nuk ka tru te kuptoje lojen. PDja sa po i futi thiken e fundit vehtes me kerkesen qe beri ne KQZ. Nqs PS-LSI do futen si kualicion atehere kush do ishte opozita?! Pra, do hapej rruge edhe per ndryshime ne daten e zgjedhjeve qe PDja te rregjistrohej. Por PS dhe LSI i kane llogaritur mire hapat duke ja ditur trute PDse qe do te thoshte jo. Tani perfundimisht mund te themi qe do kete zgjedhje te pastra demokratike pa lyrashet e PDse dhe partive te tjera lavire pas saj.

  1. piter pan says:

    Zoti Mero, jepni shembullin e mire qe pervec permbajtjes se shkrimit keni kujdes dhe drejtshkrimin, ju lutem perdorni trajten e shkurter t’i ne vend te ti, dhe regjistrim, jo rregjistrim!

  2. A.K. says:

    lOGJIKA E PA KUNDERSHTUESHME. UROJ QE KOMISIONI I ZGJEDHJEVE TE VOTOJE 7 ME 0 NE MOSPRANIMIN E KERKESES.NE RAST TE KUNDERT DIZILUZIONI DO JETE SHUME I MADH .

  3. Liri says:

    Edhe kur e ke gabim prap me durim arrin te fitosh. Kete po kuptoj.

  4. v says:

    Kjo eshte llogjika e elites shqiptare per keto 27 vjet,
    konsiderojne shqiperine si bacen e tyre dhe mund te lozin e te bejne cte duan ne te,
    duke anashkaluar ligjet, kushtetuten dhe logjiken.
    Vec po te jete nje tjeter loje kurvash dhe si e tille ,
    do perfundoje ne divorc.

  5. Tajari says:

    Hej popull leshi,a e kuptoni se me ke keni te beni.
    Z.Rama edhe pse jam simpatizan I PS me keto veprime po trgoni se jeni i njejti mut si dhe Likja.
    Fuck you Z.Kryeminister.
    Tung

  6. XHELAL says:

    PO PRA SA ZXHUAR JE MO JAHU O PALL O IDJOT ME MENT E TUA NUK SHKOHET AS NE HALE

  7. ALBAN DEGA says:

    NJE QENDRIM DEMOKRATIK DHE KUSHTETUES!

    Te lumte mendja Mero !

  8. klaidi says:

    Nderhyrje e panevojshme kur konsiderojm llogoret ku jane palet. E drejta e qytetareve per te shkuar ne zgjefhje nuk mund te merret peng nga askush. Ata qe nuk duan te narrin pjese le te marrin pjese pas 4 vjetesh nuk ka pse tu privohet qytetareve te vendit kjo e drejte me shtyrje afatesh. Kjo eshte marrezi kolektive.

  9. Lloji says:

    E drejte Mero, biles nuk na shohin dhe si njerez, na shohin si flete votimi c’do individ ne Shqiperi..!!

  10. sonja says:

    shume i sakte Mero, ndaj te njejtin mendim me ty. Nje turp i madh per Edi Ramen qe zvarritet akoma pas Ilir Metes. Eshte totalisht diletant ne kete ceshtje dhe ka rene ne batakun ku e ka futur LSI. Do paguaje cmimin e mungeses se dinjitetit ne nje maredhenie politike te percudnuar me aleatin e tij armik.

  11. Idi says:

    Eshte nje nder analizat e rralla, pa mbajtur asnje krah politik.
    Ç’fare do te ndodh?
    E zeme se rrefuzohet nga KQZ-ja kjo kerkese, keto parti do te shkojne te vetme ne zgjedhje dhe ja ku jemi, do te kete shume parti ne gare per zgjedhjet e 18 Qershorit dhe jo 2 koalicione e majte, e djathte.
    Kush do jete Maxhorance dhe kush do jete Minorance do ta vendosin zgjedhjet.

  12. Lennard says:

    Pergezime Z.Mero.Keni vene gishtin ne Plage.I teket Like Floririn te beje Babaxhanin ,gjoja eshte per konsensus ,dhe ky Birbo nuk merzitet te thyej Ligjin.Po e keqja eshte se i eshte bashkuar dhe PS.Ky lloj manovrimi duhet te marre fund.me kete rast KQZ ta tregoje me fakte qe eshte Nje Institucion i Demokracise dhe nuk thyhet.para cdo situate.Lul-Hajduti dhe Sale Serbi le te ikin per Lesh ,duke marre zvarre PD dhe ca particka pa Taban.

  13. Don says:

    Mero je vertet analist brilant dhe ndricues i mendjeve te shqptareve. Nje bravo e madhe dhe mirenjohje pa fund.

  14. Sami says:

    Analize e shkelqyer. Mero botoje dhe ne gazetat e tjera kete artikull mjaft te sakte dhe te vlefshem. Te faleminderit.

  15. Sulo says:

    KQZ.ja duhet ti tregoje vetem ligjin dhe kushtetuten Ilir Hajdutit dhe Rames. ligji te zbatohet njelloj per te vjithe dhe per gjithshka.

  16. Laert says:

    Une mendoj se Ps dhe LSI po ngrejne nje kurth dhe mire Po bejne. S’besoj se KQZ do te cmendet dhe s’besoj se ketyre 2 forcave u duhet shkelja e ligjit ne keto caste. Shpresoj qe te jete keshtu dhe nese po, uroj t’ju funksionoje rrengu per te miren e Shqiperise.

  17. asd says:

    Nuk eshte kjo asnje fitore per L.Bashen. Thjesht Meta nuk di si te veproje deri sa PD nuk futet ne zgjedhje. Ne se PD i qendron premtimit, per te mos u futur ne zgjedhje, kjo parti shkaterrohet (dhe ketu nuk shoh ku fiton Basha). Nga ana tjeter koalicioni PS dhe LSI do te ishte qesharak pa nje kundershtar ne zgjedhje. Edhe LSI rrezikon te tretet si kripa ne uje pasi edhe ne koalicion do te ndjehej e shtypur perfundimisht. Madje PS mund ta flakte jashte koalicioni ne cdo rast te pare kundershtimi.

  18. Ivan i madh says:

    Kjo tregon se populli kot voton kushtetuten dhe ligjet e saj se keta i shkelin e shperdorojne sa here i do qefi dhe pazaret e tyre te felliqura personale dhe klanore. Thjesht eshte bere liber hallvaxhiu griset e lyroset sa here ndrohen pronaret dhe klientet.

  19. Xhabir Zejnuni says:

    Kodi Zgjedhor.
    Neni 65
    Regjistrimi i koalicioneve zgjedhore
    1. Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
    2. Partia politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë listë shumemërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë.

    Keshtuqe, PS dhe LSI kane afat deri 45 dite para zgjedhjeve qe te regjistrohen si koalicion partiak.
    Ka afat akoma per koalicion mes PS-se dhe LSI-se deri me daten 3 maj 2017.

  20. dipllomatik invazion of albania says:

    Artikulli me i dobet i shkruar ne Tema nga Merobaze.
    .
    Eshte e vertete qe ka ca shkelje ligjeshmerie ne kete proces te fundit por jane te paperfilleshme.
    .
    Mero Baze eshte si ato komentatoret sportive
    qe e dine se nje ndeshje qe ato po komentojne ne mikrofon eshte e shitur dhe perseri bejne rolin e strucit…LE TA ARGUMENTOJME
    ++++++++++
    Qe kane vendosur miqte amerikane te vene lul kriminelin k/minister ne veren e 2017 kjo nuk diskutohet..por skenari duhet te bere sa me i besueshem dhe “natyral”.
    .-Nuk eshte sekret qe ai ka patur nje pashaporte amerikane ekstra ne hollande
    -fakti qe aleksander arvizu i tha yll ne ngjitje kur gjaku ne bulevard ishte i fresket vulosi faktin qe ai do behet k/m se shpejti..
    -fakti qe ky aleks arvizu ne menyre te lexueshme ishte IDEATORI I MENGEVE TE PERVESHURA DHE I VOTAVE NE KUTITE E GABUARA dhe i dha ne tavoline djallit lul bashkine e tiranes per trampoline si k/m sot..qe Donald LU po e zbaton me shume dredhi
    ++++++
    Dy here qeveria amerikane ka bere gafa qe kane lene gjurme ne histori
    E para
    ishin kampet e perqendrimit te amerikaneve me origjine japoneze ne WW2 nga 1941-1947 qe me ne fund I demshperbleu ne kohen e Reganit ne vitet 80 me miljarda dollare

    E dyta
    invazioni dipllomatik dhe I sherbimeve secrete amerikane ne vitet 1990-1992 nga Beogradi duke vene ne krye te shtetit shqiptar nje monster filoserb me emrin Saleh
    ka ardhur koha qe administrate amerikane te investigoje gafat dhe gabimet fatale nga dyshja anti-amerikane Rajersonovic-Biberovic.
    ..
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje lidhjet e disa zyrtareve amerikane me ish udb jugosllave ne dem te kombit shqiptar
    ..
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te marrjes pjese te kolonelit diplomat Rajeson ne fushaten elektorale ne janar-mars 1992
    ..
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te interferences rajersonit per arrestimin dhe denimin e Fatos Nanos si genocide antikomunist I panevojshem
    ..
    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje se kush zyrtare amerikane dhe shqipare u “demshperblyen” me floririn e londres..dhe pse pikerisht u abuzua me florin e londres ?!
    Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.
    .
    Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
    Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
    ***
    Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
    PERBINDESH
    KANIBAL
    MONSTER
    TERRORIST
    TRADHETAR
    DJALL…etj etj
    Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
    1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
    2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
    3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
    4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
    5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
    7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
    8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
    9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
    10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
    11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
    12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
    13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
    14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
    15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
    16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
    17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
    18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
    19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
    20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
    21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
    ***
    Nga sa me siper del konkluzion se SALI BISHA eshte kriminel shumedimensinal por jo fajtor.
    Fajtori nr 1 per sot per sot eshte nenpunsi Donald Lu qe ka numrin e syzeve ekstra ekstra LARGE
    Fajtori nr 2 per sot per sot eshte EDI RAMA qe ka tradhetuar 21 janarin dhe 23 qershorin se e kane tredhur..plotesisht
    Fajtori nr 3 jane mediat shqiptare ku perfshihet dhe gazeta Tema qe per ti thene nje te vertete..i bien nga Kina
    ***
    Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe dhe Devilit Lul per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
    Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe analoge eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..
    ***
    E thene me ndryshe mos denimi i bandes kriminale nga miqte” euro-amerikane” eshte pushtimi me i keq qe po i behet atij vendi qe nga koha e krishtit..
    *
    nqs se vrasesi Lul ka vene bythen pikerisht aty ku ai vrau 4 kokpalare
    dhe nje hordhi senatoresh-ministrash europjane-keshilltare-kongresmene
    jane vene ne rrjesht per “ta lutur me temena”
    ky eshte shenjterimi qe keta po i bejne enver hoxhes
    si nje nga burrat me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi..
    .dhe kete nuk e them une por
    miqte nderkombetare qe po i bejne nje tolerim KRIMINAL nje vrasesi serial..Lul Sali Berisha

  21. kleptofagos says:

    Me fjale te tjera, bandat kryesore te politikes nuk respektojne rregullat e lojes, pra Ligjet dhe Kushtetuten qe ata vete e kane miratuar. Valle eshte hera e pare? JO! Sa here qe jane prekur interesat personale te kryebanditeve, ata jo vetem qe kane shkaktuar kriza te panevojshme institucionale ose destabilitet politik, por edhe zgjidhjen e tyre e kane bere gjoja me “vullnetin e mire” apo per hir te “konsensusit”, ne kundershtim me ligjet, ne dem te stabilitetit politik dhe ekonomik te vendit, ne dem te shqiptareve, por gjithmone pa prekur interesat e tyre mafioze te grabitjes dhe shfrytezimit te pushtetit. E keni degjuar Ilir Meten kur flet per “stabilitetin politik” dhe “integrimin europian” te vendit? Me sa “qetesi dhe maturi” i peshon fjalet!!! Goxha te shtrenjta i ka… Po pasurite qe ka vjedhur e grabitur anekend Shqiperise, ja ka numeruar ndonje here Sali Berisha apo Edi Rama, qe tek e fundit e kane dhe ortak te perbashket sezonal? Po partite e tjera, aleate ose jo, kane bere akuza direkte? Po media, analistet dhe gazetaret, ku jane? Nje pale akuzon Berishen, pala tjeter akuzon Ramen, ne fakt qe te gjithe jane te perlyer dhe qe te gjithe duhet te shporren nga pushteti. Kush do ta beje? As Basha, por as Rama. Vetting-u nderkombetar per Drejtesine dhe Rendin ne Shqiperi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje