Qëndrimi i prerë i qeverisë së kancelares Merkel ndaj krizës politike në Shqipëri, identifikoi partitë dhe individët që kanë investuar në këtë krizë artificiale me gënjeshtrat e tyre. Duke shkuar drejt së vërtetës, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, natyrisht ka çmontuar disa prej miteve fallco të instaluara për krizën në Shqipëri.
Ai identifikoi shkakun real të kësaj krize, që është frika nga reforma në drejtësi. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje opozitës të shkojë në Kuvend dhe të miratojë strukturën e Veting-ut, për të dëshmuar të kundërtën.
Reagimi i opozitës dhe i aleatëve të saj në këtë pikë, është ai që pritej. Opozita refuzon ta votojë strukturën e Veting-ut dhe është hedhur në sulm ndaj qeverisë gjermane, sikur të kishin shpallur pushtimin e Shqipërisë, edhe pse shumica e këtyre nuk janë as bijë partizanësh. Të gjithë flasin për vendime që duhet t’i marrin shqiptarët, të tjerë hajvanë për deklarata të gabuara që do t’i kushtojnë karrierën Gabriel, dhe më të dëshpëruarit flasin për deklarata të njëanshme.
Në këtë betejë gënjeshtrash kundër reformës në drejtësi dhe përpjekjeve për të justifikuar me gënjeshtra, bojkotin e zgjedhjeve, e vërteta natyrisht që është palë më vete dhe nuk ka të bëjë me arbitrimin e gënjeshtrave. Qeveria gjermane duke folur për të vërtetën, natyrisht që është e njëanshme, pasi nuk mund të jetë palë me disa mashtrues që po tentojnë të fusin Shqipërinë në luftë civile për hallet e tyre.
Duke i dhënë mbështetje zgjedhjeve të lira më 18 qershor dhe me këtë qeveri, qeveria e kancelares Merkel, ka respektuar sistemin demokratik që kemi zgjedhur dhe rregullat e përbashkëta të lojës. Të gjithë ata që kanë menduar se do t’i bëjnë shantazh qeverisë me aleanca fluide dhe do ta detyrojnë atë ta tërheqin zvarrë, duke përdorur zgjedhjet, tashmë kanë një betejë të humbur me faktorin perëndimor rreth dëmit që mund t’i sjellin procesit zgjedhor.
Ti kërkosh qeverisë gjermane të jetë e paanshme ndaj gënjeshtrave, është sikur t’i kërkosh asaj të jetë mashtruese dhe të justifikojë destabilizimin e vendit. Guximi për t’i kërkuar qeverive perëndimore të jenë të paanshme në këtë krizë, është kërkesë për ta lënë Shqipërinë në dorë të një grupi njerëzish ordinerë, që bëjnë plane në darkë, se si do fitojnë zgjedhjet në tavolinë dhe mërziten në mëngjes, kur shikojnë se llogaritë nuk dalin.
E vërteta nuk mund të jetë kurrë e të dy palëve, kur njëra gënjen hapur. E vërteta merr pozicion, aty ku gënjeshtra tenton të bëjë ligjin.
Dhe ministri i Jashtëm gjerman ka bërë thjesht detyrën për të thënë të vërtetën.
Sulmi i aleatëve të Bashës dhe vetë drejtuesve të Partisë Demokratike ndaj tij, është çështje standarti, se ku është katandisur Partia Demokratike. Por nga ana tjetër, duket se ai ka prekur gjithë palët e përfshira në këto gënjeshtra.
Duke demontuar disa prej miteve fallco të instaluara për krizën në Shqipëri, ministri i Jashtëm gjerman, ka demontuar dhe koalicionet e pamoralshme të këtyre zgjedhjeve. Koalicionet reale të këtyre zgjedhjeve, janë ato që reagojnë njësoj ndaj deklaratave të tij. Të mërziturit prej tij, janë bashkë dhe duhet të jenë bashkë edhe në zgjedhje, dhe të kënaqurit prej tij duhet të jenë bashkë. Këto janë zgjedhje që vendosin për orientimin perëndimor të Shqipërisë, dhe qëndrimet ndaj tij, duhet të ndajnë dhe bashkojnë partitë në koalicionet e nesërme.
Në këto zgjedhje realisht ka tre palë. Janë blloku i partive aleate të qeverisë Rama, blloku opozitar, i cili është në aleancë të qartë politike me LSI, sa i përket qëndrimit ndaj zgjedhjeve, dhe blloku i partive të pavarura prej tyre, siç janë Blushi, Topi, Bojaxhiu etj.
Nëse këto zgjedhje duhet të jenë mes të tjerash të ndershme, dhe rreshtimet politike duhet të jenë të tilla. Partitë e reja nuk kanë pse marrin mëkatet e partive të vjetra. LSI po ashtu nuk ka asnjë arsye të diskutojë a duhet të dalë me PS apo jo, pasi siç ka thënë dhe vetë, rëndësi ka të bëhen zgjedhje.
Duke krijuar sa më shumë shanse për të votuar kundërshtarët e Edi Ramës, ne do të kemi mundësi t’u japim shansin demokratëve të dalin në zgjedhje dhe të mund të votojnë për parti që nuk janë me Edi Ramën. Për këtë Edi Rama është mirë të dalë i vetëm në zgjedhje, nëse PD nuk regjistrohet për 18 qershorin. Kjo do t’u japë shans demokratëve të bojkotojnë hallet e Lulzim Bashës e Sali Berishës dhe të votojnë për parti të tjera që mund të jenë opozita apo pushteti i nesërm. Duke i dhënë sa më shumë ngjyra fushatës zgjedhore, me bllokun e qeverisë, të pavarurit dhe LSI, pa PD, Shqipëria mund të kapërcejë boshllëkun artificial që po tenton të krijojë opozita dhe të prodhojë një parlament përfaqësues. Ky është rasti kur Edi Rama duhet të zhvillojë zgjedhje laboratorike, larg çdo shenje dobësie për të fortë me muskuj, apo kapobanda malësorësh, që tentojnë të diktojnë të ardhmen e listave. Vetëm standarti i lartë i zgjedhjeve, cilësia e lartë e kandidatëve dhe garancia se ato do jenë të lira, është beteja e vërtetë kundër gënjeshtrave të Lulzim Bashës. E kundërta, është çertifikimim i gënjeshtrave të tij.
E ke qa!
Në zgjedhje më 18 Qershor!
Si ua do mendja dhe zemra.!
POR, VOTONI!!! VOTONI !!!VOTONI!!
undefined
Si do besoj qeveria Gjermane kete mashtrus si Basha dhe Berisha. Ata te lexoin sa ti shikoin keta te cadres se krimit, ata e din pse kan hyre ary
Si do besoj qeveria Gjermane kete mashtrus si Basha dhe Berisha. Ata te lexoin sa ti shikoin keta te cadres se krimit, ata e din pse kan hyre ary . Turp per Shqupin e Bashas te felliqur jan
Sigurisht nocioni i te vertetes apo te drejtes
eshte i komplikuar dhe gjithmone,
eshte koha qe verteton e gjykon.
Kafsheria e elites 27 vjecare nuk le vend per te gjykuar se cfare eshte e drejte,
gjykimi i saj vlen vetem per njeres e popuj te vetedijshem ,
jo per kafshe ,
qe veprojne vetem nepermjet instikteve.
. O MERO!!
Skypioni thotë që ndërkombëtarët janë me Bashën,
por nuk shprehen.??!!!
Di gjë ti??
Nga kanë frikë ata??
ËSHTË PYETJE SERIOZE, ORE!!!
NA SQARO PO MUNDE!
THEM ,NA ,SEPSE S’JAM VETËM ,JEMI SHUMË.!
Ç’FRIKË I MBAN NDËRKOMBËTARËT????????????????????????
Ne votimet e majit 2011 te gjithe menduam se fitorja e Rames ishte e sigurte..te pakten duke menduar se gjaku ne bulevard ishte i fresket..
Sot ai gjak jo vetem
eshte harruar
por eshte shurruar nga Basha
me koqet e donald luse..bolet e ilir metes..bibilushin e Zaho Edi Rames …
.
Tashme nuk behet fjale per krimet e berishes
por per tolerancen kriminale te Rames..donald luse..shoqerise civile..mediave dhe intelektualeve.
Shqiperia sot eshte e pushtuar nga kthetrat e pergjakura te salibishes dhe nga koqet e shkerdhen berishes.
Aq bole te forta ka breke-salepi Shkerdhen sa arriti te kerrcenoje me vdekje gjeneral Luan Hoxhen ( SI KOSTA TREBICKEN ) dhe cuditerish ambasada amerikane ne vend te shpalle terroriste te rrezikshem familjen e Don Corleones Viqidolit…paisI me vize gjeneralin..
A nuk po kupton qe berishiste ne washington dhe bruksel po e hajne te gjalle edi ramen dhe ka nje” hemoragji” aq te madhe sa sot eshte kthyer ne nje kufome qe pret ti dorzoje pushtetin atij qe ja vrau 4 protestues dhe tani po i pshurr jetimet e 21 janarit.
Goditjen e pare
Edi Rama( EKR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”
Goditjen e dyte
EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul
Goditjen e trete
E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES
Goditjen e katert
E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN
Goditjen e peste
E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur
Goditjen e gjashte
E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin
Goditjen e shtate
E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)
Goditjen e tete
E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….
Goditjen e nente
E mori kur para nje vizite ne Amerike para dy muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??
Goditja e dhjete
Keto dite u kap nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar ..qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij.
Goditja e njembedhjete
masakrimi i 3 KRYEBASHKIAKEVE…nga spiunet e sales (SS) qe ka ne dore terkendeshine bermudes president-prokurori-shik dhe ne menyre te fshehte dhe parlamentin e ilir mutes
Goditja VDEKJE PRURESE e dymbedhjete dhe fundit
Largimi me detyrim i SAIMIR TAHIRIT ISHTE kalaja e fundit e Rames QE U RREZUA
***********************
Per sa me siper EKR eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 12 here nockdown ne ring.
Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.
Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m ne 2017….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.
Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes po del e sakte.
-edi rama sot eshte kufome
-shteti ka vdekur
-rilindja lindi e vdekur
-dipllomacia nderkombetare eshte pro berishes
PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE…PER PRANGA BERISHES DHE DEBIMIN E EDI RAMES
OSE NE VEND TE SHPREHJES KRISHTI U NGJALL DO TE THONE ENVERI U NGJALL
Mero je i sakte. Po ti i sakte ke qene gjithmone, qysh kur le prehrin e Sali banditit. Rendesi kane dy gjera, komuniteti nderkombetare te mos leshoj garanci per paprekshmeri ndaj Veting-ut te Familjes Mafioze Berisha dhe ortakut te tyre Like-Mona Floriri (se per kete pune eshte ngritur cadra), dhe e dyta Edi Rama te qendroje drejte dhe forte si deri tani dhe te mos leshoj shtetin ne duart e llumit Berisha-Meta. Popullit i jane hapur syte sot kush njeri dhe tjetri.
E ke qare Mero..
Basha nuk ka se ku te shkoj , edhe po hyri nga ka dale do te kapet perseri .
PS duhet ta shporre LSI dhe te dale e vetme ne zgjedhje.
Por nr fushate duhet t’i thyhen turinjte Ilir Mutes duke demaskuar veprimet e tij si KALE TROJE.
…shume bukur!
undefined
undefined
undefined
Po cfare nderkombetaresh thoni mo cadren e ka hapur dhe e mbyll Liriiii te tjerat jane brockulla.
Eshte momenti qe te rikonstruktohet politika ne Shqiperi. Te gjitha partite te dalin te vetme dhe pastaj te behen koalicione e te tjerat ngelen ne opozite. Te shkojne te gjithe ne zgjedhjet e 18 qershorit dhe do shikoni se si do te ndryshoje situata politike, ekonomike dhe integruese ne Shqiperi. PD dhe Lulezim Basha , me ne fund, po i sherbejne vendit duke mos shkuar ne zgjedhje, kuptohet duke paralajmeruar shperberjen e kesaj force kaq regresive dhe kriminale qe e shkaterroi Shqiperine. Prandaj te gjithe ne zgjedhje sipa deshires voten me qellim qe te rikonfigurohet politika shqiptare pas kaq vjetesh “pushtim”. Shqiptareve te ndershem u ka ardhur ne dor kesaj radhe.
Shume e drejte; çdo parti te garoje me vehte per te matur mbeshtetjen qe ka ne elektorat.
undefined