Përse Bashës nuk i duhen negociatorë?

16 Prill 2017, 20:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nervozizmi që po shoqëron procesin e negocimit të krizës politike në vend, nuk ka të bëjë me mungesën e negociatorëve, por me një vendim të fortë të Lulzim Bashës. Një zëdhënëse e tij, ka sulmuar sot ashpër LSI, pasi Ilir Meta filloi të dalë nga skenari i krizës, duke ofruar si kompromis adresimin tek Partitë Popullore.

E vërteta është se Lulzim Basha ka qenë në kontakt me Partitë Popullore, dhe i ka konsumuar ato negociata. Ai i ka marrë mesazhet e qarta prej tyre në Maltë dhe me gjithë përpjekjet e zonjës Bregu, për të prodhuar një negociator të ri, kjo situatë nuk ka rrugëzgjedhje. Basha është pak a shumë në situatën që ishte Berisha, pas zgjedhjeve të vitit 1996, kur ish nënsekretari amerikan i SHtetit, Timotheu Worth, u nis të vinte si negociator mes tij dhe opozitës, por Berisha e dinte çfarë do dëgjonte dhe e refuzoi. E njëjtë është dhe situata me Bashën. Ai e di se përse do vijnë negociatorët, dhe nuk do t’i dëgjojë.

Skenari i Lulzim Bashës është mosfutja në zgjedhje dhe çdo negociator i duhet për të ilustruar këtë objektiv. Pra ai do të hynte në negociata, do të pranonte David McAllisterin që kryeson Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit Evropian dhe që është njeriu më i afërt i Merkelit në Bruksel, do të pranonte Ministrin e Jashtëm Gjerman, Komisionerin Hahn e këdo tjetër, boll që të krijoheshin kushtet për të dështuar negociatat dhe ai të ishte në anën e fitimtarëve.

Për këtë i duhet mbi të gjitha Ilir Meta. Skema e bashkëpunimit të tyre, kur njëri rri në çadër, e thotë nuk hyjnë në zgjedhje dhe tjetri jashtë çadrës duke turbulluar situatën me tezat se duhet hyrë në zgjedhje, por duhet nxjerrë ai nga çadra, është e përkyer për të dështuar çdo negociatë.

Në momentin që Ilir Meta ka dhënë shenja se mund ti ikë kësaj skeme dhe ka dorëzuar Bashën tek Partitë Popullore, atëhere jemi para një krize të re, e cila duhet përballuar ashtu siç vjen pa opozitën.

Lulzim Basha nuk ka arsye për të mos hyrë në zgjedhje që t’ia zgjidhin negociatorët. Dhe ata e dinë këtë. Edhe Ilir Meta e Lulzim Basha e dinë. E vetmja arsye, përse Basha e prodhon këtë krizë, është të krijojë premisa dhe shanse për të fituar zgjedhjet ende pa filluar, duke shkarkuar Edi Ramën në tavolinë. Kaq e thjeshtë është loja. Dhe për këtë i duhet deomos LSI dhe jo të dërguarit e Merkelit.

Tërheqja, nëse është tërheqje e Ilir Metës dhe LSI dhe dorëzimi i fatit të Bashës tek Partitë Popllore, është një histori e re, e cila duhet lexuar mirë nga Basha.

Reagimi i zëdhënëses së tij, tregonte se Basha e quan “tradhëti” këtë që bën Ilir Meta. Duhet pritur të flasë dhe Berisha që ta marrim seriozisht si lëvizje. Si Ilir Meta ashtu dhe të dërguarit e Merkelit, nuk vijnë për të zgjidhur krizën, por për t’i hequr turpin Lulzim Bashës të hyjë në zgjedhje dhe të bëjë sikur fitoi diçka. Të gjithë e dimë që nuk ka nevojë për negociatorë, por për njerëz që t’i krijojnë një shteg për tërheqje Lulzim Bashës, nëse ai do dhe është i lirë të marrë vetë vendime.

Nëse ai është i vendosur t’i shkojë deri në fund vendimit të tij, e gjitha kjo është kot. Negociatorët nuk kanë çfarë negociojnë, ata vetëm do pozojnë dhe do ikin. Por kjo do të ndodhë, nëse Basha do të kërkojë vërtet ndihmë prej tyre për të dalë nga çadra. Ndihmë për të qëndruar në çadër mund ti japë vetëm vetja e tij dhe vendimet që ka marrë. Nëse është i vendosur, ai le t’i shkojë deri në fund. Do të ketë zgjedhje përsëri dhe ndoshta ndryshon mendje.

 

20 komente në “Përse Bashës nuk i duhen negociatorë?”

  1. albani says:

    Shkrim i pa qrte dhe me shume gabime drejtshkrimi. Nuk mendoj se eshte dora e Z. Baze. Nese po, shkrimi le shume per te deshiruar.
    Lutem Z. Mero, perpara se ta nxjerresh per publikun, hidhi nje sy asaj qe keni shkruar, apo qe eshte shkruar. Gabime te tilla ulin cilesine e gazetes. Kjo nuk duhet te ndodhe!

    1. Semanjaku says:

      Nuk shikon cfare shkruan,,,nuk lexon neper rreshta po ke qemtuar ndonje gabim gjuhesor aty ketu,,,,lexoje edhe nje here qe te kuptosh.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Basha ben te “veshtirin”,ai e di qe rezultati i zgjedhjeve nuk flet per te .
    Perse te futet ne zgjedhje,kur e di rezultatin ?
    Per tu shfaqesuar,ai perdor tog fjalet droge ,korupsion,krim sikur te kishte shkuar ne nje planet tjeter,ku keto fenomene jane te panjohura.

  3. shqip says:

    Ky pranon , Po vetem ti japesh fitoren ne tavoline. Mqs ne jeten e tij ç’do gje e gjetur gati , ky nuk e njeh punen. Minister e katapultuan qarqet serbo-boshnjake. Si shperblim per punen e vyer ne baltosjen e uçk-se. Kryebashkiak ja hodhen çelsat mbi tavoline Duke i vene kapakun çdo normaliteti. Erdhi ne shqup me poshtersirat me te pa imagjinueshme . Tani esbte futur, ose me mire e Kane rrasur ne nje çader, e kerkon te behet kryeminister i shqiptareve . I atyre qe i vodhi, i vrau, dhe i shiti. Ky nuk i duhet ad dreqit. Njeri bosh e pervers qe vetem qelia mund ti beje Pune. Rrace shpellaresh.

  4. Lulja says:

    GOOD! Do të ketë zgjedhje të tjera,
    pasi të jetë votuar vetingu dhe të ketë filluar proçesi.
    Në këto zgjedhje opozita s’hyn ,sepse nuk është gati.
    Ndërkohë,PD,do të duhet të zgjedh një lider të vërtetë.!
    ??Ndërkohë ,për SKYPIONIN dhe BASHËN do të na marë malli .Do të jenë në HOLLANDË.??

  5. Ilir says:

    Eshte e qarte Z.Mero,
    Ky zoteri kerkon shpetimin e vet ne favor te zgjidhjes se krizes qe mendon se e ka ne dore ky vete dhe kasta qe beri llum Shqiperine. Mjaft !
    Shume per budalla po e ben popullin. Nuk flitet ne emer te popullit kur e vret ate, ske moral.

  6. sHQIPETARI-Gjermani says:

    Mero! Mirembrema si zote Shtepie qe je…E lexova Shkrimin tuaj si perhere..por i Nderuar do te SHTOJE NJE DICKA TE “VOGEL”…qe Nuk Njihet ne Mentalitetin e njerezve ne Shqiperi…
    1-Gjermanet si Popull jane Njerez me DISIPLINE,dhe Baza e Disiplines eshte ajo qe sjelle edhe nje Politike NACJONALE TE SHENDOSHE,ku Njerezit(Elektorati) jane Shume te Ndjeshem dhe te ARSYSHEM…
    2-Ne Gjermani Politika nuk behet si ne Shqiperi:Kush Munde tja Fuste Tjetrit..por Me Opsjone dhe Mendime Pozitive, qe Diskutohen dhe Zbatohen..sipas Insancave Partiake..
    [email protected]@Ajo Dickaja e “VOGEL” Qe do te them Mero Baze ESHTE:SE GJERMANET NUK VIJNE KOTE NE SHQIPERI,Jane Njerez qe nuk u Besojne Deklaratave te Bashes apo dhe Metes..I SHIKOJNE GJERAT NE VENDE…dhe i SHIKOJNE ME SENSIN GJERMAN, akoma dhe me Sensin Gjerman do ti Diskutojne POR NJE GJE DIHET..ATA NUK MUNDE TE VENDOSIN SIPAS SENSIT GJERMAN…Por ata Njekohesisht do te shikojne se SA BESUSHMERI KA Lulezim Bashovici….dhe pasi ti thon Ja..ja..ja…si te kthehen ne Gjermani:I JAPIN LULIC BASHOVICIT KARTONIN E KUQ DHE TE VERDHE BASHKE..duke i thene :DU BIST EINE PENNA(Ti je nje Lypsar)…dhe meritaon te Trajtohesh si Lypsar..por Kurrese si si Politikane…Shkurt :Lulic Bashovici do te jete perpara Prove me PASOJA PER KARRJEREN E TIJE:::dhe jo vetem ate..por edhe Jeten e tije????

  7. sherifi says:

    Perse i bie anes e anes o z. Mero, gjerat jane me te thjeshta por i komplikoin vete ata qe duan ti komplikoin. Per mendimin tim rruget jane te qarta, opozita dihet tashme perse po i prish zgjedhjet, Vetingu eshte gogoli per ta, mirepo vetingu eshte gogol me i madh edhe per LSI- ne dhe kta te shkretet e LSI-se tani jane ne hall, ketej sduan ta prishin me shqiptaret qe duan drejtesi dhe hiqen sikur jane ne krah te mazhorances dhe ne mbeshtetje te vetingut dhe here gjoja respektoin opoziten qe me demek pa te nuk mund te kete zgjedhje. Ne 2009, nje miku im me thote: le ta mari kush te doi qeverin , qofte dhe PS-ja, ( mbasi ky idhte me PD-ne), por vetem ajo LSI-ja mos te ket rol ne formimin e qeverise.

  8. Ola says:

    Kesaj i thone hapi rruge budallait.Po si tja besh qe ne cader jane nje tufe edhe D.Shehin qe e dinim me mend thote vetingu s’eshte i mire se keshtu thote Basha kur edhe bufi e di pse ata jane ngujuar ne cader.

  9. OPOZITA do te hyje ne zgjedhje sepse do marri garanci nga NDERKOMBETARET me kaq mbyllet kjo pune Basha mbas zgjedhjeve qe e din shume mire rezultatin duhet te dorezoje celesat e SHQUPIT

  10. Kola says:

    Kete krize mund ta zgjidhe vetem populli me voten e tij. Te tilla qelbesira qe i mbine ketij vendi vrane cdo besim te shqiptareve tek politika. Kjo nuk eshte politike, por banditizem dhe lodra per te manipuluar voten e popullit. Cfardo qe te bejne halet e SHQUPIT nuk e ndryshojne dot me kete mendim te pjekur te shqiptareve. Ndaj keta dy muaj le te bejne cirk ne cader. Pas qershorit ka cecua bicak.

  11. Emigranti says:

    Kam frike se gjithe kjo zhurme po behet per te fituar amnistine sic u be me Saliun ne 97-en.Ne rast se ndodh kjo Rama ka per te humbur nje pjese te mire te elektoratit.Populli kerkon drejtesi prandaj votoi ne mase ne 2013-en.

  12. Asus says:

    Hallit I Lulit nuk Jane zgjedhjet, as Republika e Re. AI e di qe eshte humbes dhe me pas do largohet. E di qe edhe me veting e ka brenda. Prandaj nuk do as Vetingun as zgjedhjet dhe as bisedime. Opsionin tij i vetem eshte: qeverine ne tavoline, sic ka marre gjithe pushtetet Deri Tani. Po demokracia ka rregulla. Do behen zgjedhjet, Rama rimer pushtetin, Luli hurin ne prapanice dhe largohet nje here e mire nga politika.

  13. kleptofagos says:

    Po te lexosh apo degjosh gazetaret dhe analistet ne Shqiperi, shqetesimet e tyre nuk jane hallet e njerezeve por fati i politikaneve dhe bandave qe ata perfaqesojne. Cfare do ndodhe me Bashen? Po me Ramen? U takua Meta me Idrizin? Cfare thane? Ne cilin restorant i bene pazaret? A eshte i forte Berisha? Po Shkelzeni? Po Nano do ti kthehet politikes? Meta do behet (mos e dhente zoti) president? Nishani ne krye te PD-se? Tahiri me parashute?! Cfare fustani ka veshur Grida Duma? Po ajo deputetja seksi e PD-se? Na rrofshin politikanet, se per popullin nuk i rruhet asnjerit…

    1. why ? says:

      kleptofagos jeni i sakte..
      .
      kjo tregon se ai vend ka mbaruar….jo vetem kaq por ne gazeten e Meros po shajne lenka cukon se mblidhte pambuk..ne nje kohe qe ne shqiperi ka shperthyer droga..me qindra tonelata
      ..
      ne gazeten eMeros po botohen materiale qe e nxjerr LUFTEN NACJONAL CLIRIMTARE SI orgji seksi dhe ne vend te pushkeve partizanet paska luftuar me car ne dore…….edhe serbi apo greku me antishqiptar do habitej me kete shperfyterim kombetar…
      .
      keta zyrtare amerikane apo europjane nuk duhet te na japim mend per zgjidhjen e krizes sepse ata jane kriza vete..
      ,
      keto dipllomate duhet te japin llogari per Salen dhe Lullin e tyre qe per cerkeshakulli i nxorren yje te zi atij vendi..

      ..
      nqs se do te beja nje gjyq nurembergu per krimet kunder njerzimit ne shqiperi pas 1992 do te vija ne bangen e te akuazuarve:
      :
      Edwin rajerson
      saleh berisha
      azem hajdari (edhe pas ngordhjes)
      tritan shehu
      elez biberoviq
      lulzim basha
      bujar nishani
      james trafikanti
      damir fazllic
      nick gage (gaxojani)
      AKUZA:
      DHUNIM KUFOME
      qe do te thote se ne 1991 kur shkelen keto barbare ai komunizem qe keto makartiste dhe neofashiste pretendojne se rrezuan..kishte vdekur qe ne 17 dhjetor 1981.
      pra keto kanibale,vampire hijena dhe nekrofage munden nje system qe kishte 10 vjet qe kishte vdekur.
      jo vetem kaq por keto zbatuan nje nga teorite me agersive te zbatuar dhe ne amerike midis vete amerikaneve.
      po pse ketu ne shqipri e gjeti makartisti rajerson te rrezonte nje te vdekur..
      pse ngaterroi ky colonel I ardhur nga beogradi tiranen me saigonin,mosken dhe berlinin e viteve 50-60

      Dy here qeveria amerikane ka bere gafa qe kane lene gjurme ne histori
      E para
      ishin kampet e perqendrimit te amerikaneve me origjine japoneze ne WW2 nga 1941-1947 qe me ne fund I demshperbleu ne kohen e Reganit ne vitet 80 me miljarda dollare
      E dyta
      invazioni dipllomatik dhe I sherbimeve secrete amerikane ne vitet 1990-1992 nga Beogradi duke vene ne krye te shtetit shqiptar nje monster filoserb me emrin Saleh
      ka ardhur koha qe administrate amerikane te investigoje gafat dhe gabimet fatale nga dyshja anti-amerikane Rajersonovic-Biberovic.
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje lidhjet e disa zyrtareve amerikane me ish udb jugosllave ne dem te kombit shqiptar
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te marrjes pjese te kolonelit diplomat Rajeson ne fushaten elektorale ne janar-mars 1992
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje dhe denoje zyrtarisht aktin e turpshem te interferences rajersonit per arrestimin dhe denimin e Fatos Nanos si genocide antikomunist I panevojshem
      ka ardhur koha qe qeveria amerikane te investigoje se kush zyrtare amerikane dhe shqipare u “demshperblyen” me floririn e londres..dhe pse pikerisht u abuzua me florin e londres ?!
      Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.
      Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
      Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
      ***
      Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
      PERBINDESH
      KANIBAL
      MONSTER
      TERRORIST
      TRADHETAR
      DJALL…etj etj
      Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
      1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
      2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
      3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
      4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
      5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
      7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
      8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
      9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
      10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
      11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
      12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
      13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
      14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
      15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
      16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
      17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
      18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
      19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
      20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
      21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
      ***
      Nga sa me siper del konkluzion se SALI BISHA eshte kriminel shumedimensinal por jo fajtor.
      Fajtori nr 1 per sot per sot eshte nenpunsi Donald Lu qe ka numrin e syzeve ekstra ekstra LARGE
      Fajtori nr 2 per sot per sot eshte EDI RAMA qe ka tradhetuar 21 janarin dhe 23 qershorin se e kane tredhur..plotesisht
      Fajtori nr 3 jane mediat shqiptare ku perfshihet dhe gazeta Dita qe per ti thene nje te vertete..i bien nga Kina
      ***
      Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
      Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe analoge eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..

  14. ..neqoftese PD eshte ne vdekje klinike,perse duhet t’i shkojne pas edhe ata qe duan te jetojne.
    Ju lutemi hiqni edhe partite e falimentuara familiare nga listat.Le te jene afer realitetit votimet.
    ..

  15. Vata says:

    PO Dashi ( shehi) i shkreti i di shume mire keto pune se Lulushi po ja fut kot po do nje vend ne listen e deputeteve i shkreti ske ci thua.

  16. Luli esht ARRIXHI says:

    Kohet perseriten me ngjarje te ndryshme si psh. Moda ne veshje ne makina ne genjeshtra etj.
    Ve bast me kedo qe lul basha eshte ARRIXHI
    Te atyre qe rrinin neper cadra dhe me gomere i binin rreth e rrotull Shqiperise duke genjyer e shamatosur fshataret se gomeret e tyre vlenin gjithmone shume Veshtroni tiparet e tij dhe krahasoni me 1 arrixhi

  17. Peco says:

    As qe i rruhet me Berishes dhe Bashes per ndonje fitore ne zgjedhje. Duke qene ne opozite ata jane 1000 here me mire se ne pushtet. Per para koka nuk u dhemb me. Por koka ju dhemb dhe nuk i ze gjumi per kercenimin qe ju behet me kete te flamosuren reforme ne drejtesi dhe vetingun e gjyqtareve. Le t’u jepet garanci qe nuk do preken dhe keni per te pare po nuk ja vune zjarrin cadres me duart e tyre si Berisha dhe Basha. Ndaj ata duan te iki Rama, burimi i vetem nga ju vjen kjo e keqe e madhe qe i kercenon. Rama eshte vene pa ekuivok (ndryshe nga Meta) ne sherbim te nderkombetareve dhe kesaj nuk kane se cfare ti bejne ata. Por, te ish se nderkombetaret ju japin garanci qe nuk do i ngacmoje pas vetingut, te jeni te sigurt se, si Berisha dhe Basha jane gati te votojne vet per PS dhe jo per PD ne zgjedhjet e 18 Qershorit.

  18. Do mbajme pergjegjesi per shkaterrimin e drejtesise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi pas mortajes komuniste-enveriste ,njeri kalama (basha) dhe tjetri nje injorant ne politike (saliu) !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje