Kultura e re anti-sistem, që na bashkon me krizën maqedonase

7 Prill 2017, 21:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kriza politike e Tiranës është një pasqyrë e përmbysur e krizës maqedonase, si në përmbajtje, ashtu dhe në formë. Por ajo që ngjan tërësisht në këtë krizë, është një përpjekje e re për të mos ju bindur rregullave të lojës demokratike të ndryshimit të pushtetit dhe kalimit të saj nga një palë tek tjetra. Veprimet e Gruevskit e Ivanovit në Shkup dhe Berishës e Bashës në Tiranë, janë identike dhe në një gjatësi vale.

Kriza në Maqedoni nisi pas përpjekjeve të Perëndimit për të bashkuar faktorët pro perëndimorë për të ndalur influencën ruse në Maqedoni dhe për të çmontuar regjimin autoritar të Gruveskit. Në Shqipëri kriza nisi nga frika e opozitës se zgjedhjet e reja do të implementojnë reformën në drejtësi dhe ata nuk do të kenë kontroll mbi procesin, siç kanë tani.

Në Maqedoni, Perëndimi u përpoq të implementonte një institucion special, siç është Prokurori special, për të hetuar abuzimiet e qeverisë me liritë njerëzore në Maqedoni dhe persekutimin e shqiptarëve.

Në Shqipëri kriza ka nisur nga e kundërta. Qeveria ka një mbështetje të fortë perëndimore dhe ishin dy aleatët e vetëm në përpjekje për të bërë reformën në drejtësi në Shqipëri, e cila pengohej nga opozita.

Na Maqedoni, perëndimi ndihmoi në shtyrjen e zgjedhjeve përmes një qeverie të përkohshme, për t’i dhënë kohë opozitës pro-perëndimore të organizohej bashkë me shqiptarët.

Në Shqipëri, Perëndimi dhe qveria po këmbëngulin të mbahen zgjedhjet më 18 qershor, duke respektuar Kushtetutën.

Na Maqedoni, Gruevski bëri betejë për të rifituar pushtetin dhe ishte shumë afër tij, pasi doli parti e parë, por perëndimi motivoi shqiptarët të bashkohen me opozitën.

Në Shqipëri, Berisha dhe Basha po bëjnë përpjekje të marrin një aleat të qeverisë, me shpresë se mund t’ia dalin t’i afrohen fitores.

Në Maqedoni, Gruevski ishte gati të firmoste me shqiptarët, edhe pse e quan atë platformë anti-maqedonase për hir të pushtetit, por ai nuk ishte gati të pranonte prokurorin special.

Në Shqipëri, Berisha dhe Basha janë gati të bashkëpunojnë me lobin grek dhe influenca të tjera lindore në rajon, për të ardhrur në pushtet dhe për të kundërshtuar kontrollin ndërkombëtar të sistemit të drejtësisë. Njësoj si në Shkup, dhe në Tiranë, armiku kryesor ëhstë drejtësia, ndërsa armiqtë etnik janë vetëm arsyetim.

Në Maqedoni, Gruevski dhe Ivanovi po krijojnë kulturën e mos bindjes ndaj institucioneve, duke mos dekretuar Kuvendin, edhe pse zgjedhejt kanë mbaruar, duke krijuar kështu precedentin më të rëndë në historinë e një shteti demokratik, që është një lloj grusht shteti i butë.

Në Shqipëri, Berisha e Basha, po ashtu po krijojnë për herë të parë kulturën e dhunimit të zgjedhjeve si institucion, duke i bojkotuar dhe duek kërcënuar mos mbajtjen e tyre me dhunë.

Ky është dhe tipari më i fortë që bashkon krizën shqiptare dhe atë maqedonase, kultura e shkeljes së rregullave bazale të një shteti demokratik. Atje nga ish- pushteti, këtu nga opozita. Atje duke u mbështetur fort nga Rusia dhe fryma lindore kundër Perëndimit, këtu me shpresë se do gjejnë aleatë rrugës, kundër Perëndimit, siç ka gjetur Gruevski.

12 komente në “Kultura e re anti-sistem, që na bashkon me krizën maqedonase”

  1. Meri says:

    Nqs ai popull voton akoma per tradhetaret e shitur te PD dhe lsi athere mire ja bejne duhet ti shfrytezojne dhe ti vjedhin deri ne palce.

    1. Epirioti II says:

      Mero, duket qe e ke kuptuar thelbin e dy krizave, por nuk ta lejon pozicioni ta thuash.

      E njejta skeme, ne nje njejten kohe, me te njejtin qellim. Dora Rusise me ndihmen serbe, per te krijuar turbullira qe te lejojne rikthmin e influences ruse ne Balkan. Berisha, Basha, Gruevksi dhe Ivanov jane te kater sherbetore besnik te kamufluar te Serbise dhe sapo shqiptaret ne te gjitha shtetet ku jetojne bejne progres per te drejtat dhe mireqenien e tyre, del Berisha dhe Gruevski dhe i sabotojne ata.

      1. BABAGHYSHI says:

        Je shume i sakte , ne konkluzionin tend z. Epiroti II , vec do te shtoja , se ne
        akord te plote me Beogradin eshte edhe Athina . Ata mbeten gjithenje ne
        pozitat e thella keqdashese ndaj gjitheckaje qe eshte shqiptare dhe kerkojne
        ngulshem ta fshijne nga historia .

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne mujin e dyte te “shtatzanise” po behen perpjekje per te ligjeruar antishtetin,ku ne cdo moment ai qe qendron i “palekundur”,mund te fitoj te drejten e vendosjes se mendimeve te tij.
    Shkarkimi i Rames ne tanolinen e dominove te cadres,para zgjedhjeve,do te thote se zgjedhjet kane mbaruar !
    Ne Shqiperi nuk ka nevoj per tu zhvilluar zgjedhje,cadra eshte mbi Parlamentin dhe Kushtetuten,ja ka dhene te drejten Meta.

  3. xheJ eN Bi says:

    Fatkeqesi per MUA.
    Skypioni eshte ngujuar ne çader dhe nuk ka nge te komentoje.
    Kush pret dhe 3 muaj,se do komentoje ne editorialin e 19 Qershorit ,per kete jam i sigurte.

  4. Theo says:

    i dashur Mero, kjo eshte e gjitha, tu lumte per analizen, nuk ka budalla qe se kupton, bile dhe Xhafua nga cakrani e kuptoi, kurse Xhafua i vertet nga kurveleshi ka frike nga Vettingu se Amerike dhe Gjermania i kane gjetur te gjitha llogarite e VEFA dmth te poppullit shiptar ( dhe Rruges se kombit, dmth te komunitetit nderkombetar) qe i ka dhuruar vajzes (dmth Bashes ne Hollande) per te blere shtepi dhe ndertuar mbi det ne Vlore nje pallat qe fatmiresisht nuk egziston me, poshte njerzit e cadres antivetting, rrofte Amerika dhe Gjermania qe po mundohen ta shpetojne Shqiperine nga kthetrat Berishiane-Bashiane-Metiane-Serbiane-Rusiane dhe greke.

  5. Meckojati says:

    Populli Shqiptar duhet te gjeje mendjen dhe keto plehra te Shqiperise Shqiptare Tjan gjeje vendin ti hedhe aty ne kosher te plehrave.

  6. Plani i partise qe ky popull te mos votoje eshte prishja e zgjedhjeve duke mos i lene Qytetaret te mos votojne kjo do realizohet ne menyre qe te kete zgjedhje te tjera ky plan do arrihet sidomos atje ku PD ka me shume elektoratin e saje keshtu qe zgjedhjet nuk do njihen detyrimisht do kalohet ne zgjedhje te reja por pa EDI RAMEN ky eshte dhe plani i KRESHNIK FAQEZIUT dhe i horrave te PD mbase e kam gabim por keshtu mu duk kur foli BASHIBUZU tek TVKlan opinion.

  7. Shpiragu says:

    Shqipetaret jane me te bashkur se kurre per DREJTESI.
    Ata e dine shume mire kush ua ka vjedhur votat NE TAVOLINE.
    Kush u shiti Detin me Nafte dhe kush theu Embargon e Naftes per te ndihmuar Kasapin eBallkanit.
    Kush Vrau ne mes te Bulevardit,qe u pelqen kaq shume sa e kan ”Zbukuruar” me Cader.
    Shqipetaret s’kan harruar Vjedhjet me Skemat Piramidale apo Gerdecin…..etj etj.
    Zgjedhjet e 18 Qershoritduhet te jene Nderi dhe Krenaria jone.

  8. Shpiragu says:

    Shqipetaret jane me te bashkur se kurre per DREJTESI.
    Ata e dine shume mire kush ua ka vjedhur votat NE TAVOLINE.
    Kush u shitin Detin me nafte dhe kush theu Embargon e Naftes per te ndihmuar ”Kasapin e Ballkanit”
    Kush Vrau ne mes te Bulevardit,qe u pelqen kaq shume sa e kan ”Zbukuruar” me Cader.

  9. Ekzekutusi says:

    Mero Respekt per Analizen…por ajo qe do te shtoja dhe me Habit eshte:A KA NE SHQIPERI DEMOKRAT SHQIPETARE???A KA DEMOKRATE QE E DUAN SHQIPERINE TE JETE SHQIPERI, TE JETE NE EUROPE DHE eBarabarte si Pjese e Europes Moderrne??
    Nese po::Ather ka nje Mundesi..qe nese keta “Demokrate” le te Dalin nga “Cadra” e Lulic Bashovic Berishovicit..le te dalin si FRAKSJON ME VETE,po nene Siglen e PD-se…por DUKE U DISTANCUAR TERESISHT NGA POLITIKA ANTIKOMBETARE QE INICON BASHA-BERISHA…
    Pra nese ka Shqipetare qe Militojne ne PD-ne Antishqipetare..athere duhet te dalin nga Kjo PD-e….dhe ti thone Hapur Lulic Berishovicit JO…dhe te Hyjne ne Parlament…p.sh..Eduart Selami c´fare po Bene??Apo eshte akoma i “Semure” ne Shtepi??Ka ardhur Koha qe Demokratet e Vertet te ndahen NGA “Demokratet e krimit” Kush e Ndjen Veten te PASTER, le ti thote Lulezim Bashes ti Bjeri LEGENIT TE CADRES, dhe le ta Braktisin Publikisht kete BASTARDE, Pjelle e Politikes Antishqipetare …
    Nese KRIJOHEN PRECEDENT si “Cadra” 3-Muaj para Zgjedhjeve, ATHERE JEMI PERPARA NJE KERZENIMI REAL, jemi perpara NJE KRIMI KUNDER VOTUESVE, duke i perdorur ata, duke Folur ne “Emer te Sovranit”..per tja “Dhjere” Sovranit duke Ngritur “Cadra” per te shpetuar Koken..dhe nese Shpetojme Koken jemi perseri ne Pushtet DHE PERSERI DO TE VRASIM NE EMER TE “DEMOKRACISE” perseri do te kemi Sali Berisha..Lulkezim Basha..Gerdec..Fatmir Medihoxha…perseri do te kemi dhe do te kemi VETEM FATEKEQESI..PER POPULLIN, ne Emer te Politikes se “Cadres” qe po na Sjelle Sali Berishovici me Lulovici per te Mbrojtur Pasurite e tyre…Per te Mbrojtur VETEN NGA KRIMET, NE EMER TE PUSHTETIT…po i kthehem nje Fjalie te Famshme te thene nga Mafjozi Corleone: POLITICA DHE CRIMI SONO LO STESO COSE…(Politika dhe krimi jane e njejta gje)…kjo qe shikohet ne Politiken Berishjane ne Shqiperi…por NESE SHQIPETARET VOTOJNE BERISHEN DHE LULICIN Athere ja kane Bere Varrin Vetes…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje