Lulzim Basha mund të mos harxhohej. Udhëtimi i tij drejt SHBA-së me një ish- drejtor të tij, për të paguar biletën, në një “fundraising” republikanësh, do t’ia vlente nëse ai nuk ka lidhje dhe kërkon të njohë dikë. Nuk është as turp dhe as vlerë, të paguash për të njohur dikë, por është diçka që Lulzim Bashës nuk i duhet, pasi ai është i njohur mjaftueshëm si kryetari zyrtar i PD. Nëse i duhet të shkojë në SHBA, Ambasada e SHBA në Tiranë ja mundëson në çdo kohë. I vetmi arsyetim që do t’ia vlente, ishte të gjente dikë që t’ia bënte të lehtë nxjerrjen nga çadra. Por dhe në këtë rast, duhej doemos dikush nga qeveria, dhe jo lobistë grekë, që njohin dikë që mund të sigurojnë futjen me pagesë në darkë, e kështu me radhë.
Por meqë e bëri këtë budallallëk, mund të shmangte të dytin. Mund të shmangte përpjekjen për ta zbardhur vizitën përmes një blogu, duke e kërkuar vetë këtë. “Breitbart News”, që i përngjan “Fahriut digital”, i transferuar në SHBA, nuk është i besueshëm as brenda republikanëve. Si blog i përket një sekti radikalësh, që kanë teoritë e tyre konspirative mbi politikën dhe armët e vjetra të gazetarisë së angazhuar. Është aq i përfshirë, sa botuesi i saj kaloi pas zgjedhjeve këshilltar i Trumpit dhe i njihet merita e ndërtimit të rrjeteve që prodhonin lajme fallco në Ballkan mbi Klintonin, dhe që pastaj depërtonin në SHBA si “fake news”. Ah po, i njihet dhe merita e sulmeve ndaj Soros.
Por Lulzim Bashës nuk i duhet ky tip. Si ky dhe më të mirë se ky, për teori konspirative dhe budallallëqe, ka Çim Pekën dhe Fahriun. Biles me shumë më pak para sa ka harxhuar për të shkuar deri aty, ata mund t’ia ndërtonin vizitën nga këtu, pa shkuar fare.
Shkrimi i porositur me urgjencë, ku autori kishte bërë lëmsh të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen e Lulzim Bashës, tregon se i kanë shkuar paratë dëm mes të tjerash dhe për punën gazetareske. Por mbi të gjitha, i kanë shkuar dëm për atë politike.
Lulzim Bashës nuk i duhen këta tipa. Ai duhet të heqë dorë nga ideja, që në SHBA ka një konspiracion kundër tij, dhe ai nuk po takon dot presidentin t’i qajë hallin. Ai thjesht duhet të jetë në një gjatësi vale me qeverinë amerikane, ose jo. Qeveria amerikane po i thotë shko në Kuvend, shko në zgjedhje dhe bë betejën tënde. Kurse ky po u thotë shqiptarëve, se një gomar në SHBA ka shkruar që problemi i Shqipërisë është Sorosi, falë viztës së tij në një darkë të paguar. Dhe të mendosh që vetë Basha, gruaja, kunati dhe gjysma e Kryesisë së PD, janë të financuar nga Sorosi për studimet e tyre, e kupton lehtë sa i besueshëm është ky njeri.
Lulzim Basha duhet ta paguante dhe duhet të paguajë nëse i kanë mbet ende para drejtorëve të vet, pasi ky nuk fut kurrë dorën në xhep të tij, për ta hequr këtë imazh idiot. Ose të mos merret fare më me SHBA e Europën dhe të shikojë punën e tij.
Ideja se ai është në kërkim të një Amerike tjetër nga ajo që është, nuk e bën atë një Kristofor Kolomb të ri, por një Don Kishot, që shetit me Sançot e vet. Të paguash për të shkuar në një “fundraising” republikanësh, të rregulluar nga disa lobistë grekë, dhe pasi ke ngel aty si “shit”, nuk ke nevojë të ripaguash për të treguar çfarë budallallëku ke bërë.
Për aq ngjarje sa ka prodhuar në Shqipëri, Lulzim Basha, nuk ka nevojë të paguash, se shkruan vetë shtypi ndërkombëtar, bile ai më seriozi, jo gazeta me pagesë si “Ushington Times” apo blogje kontraverse si “Breitbart News”. Dhe nuk është se nuk ka shkruar shtypi më serioz botëror për të. Ka shkruar “New York Times”, “Uashington Post”, “Telegraf”, “Time”, “Ekonomist” dhe gjithë media prestigjioze ndërkombëtare. Dhe e meriton, pasi është kryetar i opozitës që po rri 40 ditë në rrugë. Problemi është se ai shtyp ka shkruar dhe ka treguar pse rri në rrugë, kush e mban peng si politikan dhe çfarë duhet të bëjë. Dhe për të mos dëgjuar e lexuar shtypin serioz, shkon e paguan të përkthejë në anglisht shkrime që as “Fahriu digital” nuk do t’i botonte. Kjo tregon se ky njeri përveçse ka vesin të thotë gënjeshtra, paska dhe vesin që do t’i dëgjojë dhe të riprodhuara si të vërteta gënjeshtrat e veta. Por këtu nuk i hyjnë në punë njeriu.
Dështimi i udhëtimit të tij në SHBA, është një lajm i keq më shumë për qeverinë, se sa për të. Qeveria do të kishte interes dhe ndoshta do t’ia vlente të paguante, që ai të pritej në Uashington dhe të merrte një vendim serioz. Kjo e shkuara nëpër “dasma” me zarf me vete, dhe pastaj turpi tjetër, që paguan për të shpjeguar çfarë ka bërë, nuk i hyn në punë askujt Por sidomos atij vetë. Ai duhet të paguante të mos shkruheshin broçkulla të tilla, ku ai përshkruhet si kryebashkiak, si luftëtar antisoros, dhe si kryeministër i ardhshëm pas 18 qershorit. Vetëm ky njeri mund ta blejë belanë me para, duke paguar që të duket mashtrues. Pasi duket qartë që i ka porositur, pa i njohur. Dhe ata kanë lexuar Wikipedian, për të kuptuar kush e ka dhënë porosinë.
Kermat e sali-kermes
Kerkojne kerma rreth e perqark te behet kerma sic e ka bere 26 vjet
Perse Lyl Basha duhet thirur sot ne prokurori ?
i pandehuri ( i munguar) Lulzim Basha, krejt hapur, deklaroi në një emision televiz se pasuria e tij është mbi 1 milion euro dhe se, kjo pasuri është vënë para se ai të futet në politikë dhe të jetë pjesë e saj. PRA KA PATUR 1 MILJON EURO KUR ISHTE 30 VJEC..VETEM ME RROGE NENPUNSI FILLESTAR ?!
.
Që Lulzim Basha ka mbi 1 milion euro , për të mos shkuar më tej, këtë e di edhe bufi. Se si i ka vënë 1 milionët e parë të eurove, këtë nuk e di askush, ose më saktë, mendohet se nuk di askush. Në intervistën e tij, Basha, nën dithirambin e vetvetes, nuk bëri asnjë arsyetim se si është bërë djali 31 vjeçar, kaq ishte asaj kohe kur u bë pjesë e politikës, në janar të vitit 2005, milioner, kur në të gjithë jetën e tij ai kishte vetëm 5 vite punë të rregullt, pa llogaritur këtu atë që mund të ketë fituar kur ka qenë përkohësisht kamarier në Rinas, një punë që unë e respektoj shumë më tepër se ato që shefi i Shqup-it ka bërë më pas.
Lulëzim Basha deri në fundin e vitit 1999 ishte në Hollandë , ku vazhdonte studimet në njërin nga universitetet e njohura të tj, ashtu si ka ndodhur edhe me shumë të tjerë. Përralla e tij e afishuar në jetënshkrimin privat se, kur ishte student ka punuar si këshilltar juridik në firmat private hollandeze, është kaq e pa bukë dhe njëkohësisht kaq e thurrur keq sa që nuk mund të bënte përmes këtyre “këshillave” as një dhjetëshe nga milioni i parë që ka deklaruar. Jo pak studentë e zënë kohën e tyre në një punë dytësore, por , gjithnjë sipas kushteve, ligjeve dhe mundësoive, përmes shpërblimit që marrin mund të mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të mbijetesës së tyre. Vetëm nëse kanë pasur ndonjë shtytje nga ndonjë kompani piramidale në Shqipëri, si Vefa Hollding, me të cilën ishin të lidhur familjarisht çifti Basha, atëherë mund të arsyetohet se “këshilla” juridike e tij, ka qenë e vyer.
Jetën e vërtete profesionale Basha, si shumë të tjerë që më pas u lidhën me PD-në përmes rekomandimit të ciftit Berisha-Malltezi, e filloi në Kosovë dhe pikërisht në zyrat jurdike dhe hetimore të UNMIK-ut, ku nuk ishe vetëm një përkthyes i zakonshëm, por shumë më tepër se kaq. I distancuar nga shqiptarët e Kosovës, më tepër një djalë trendi se sa një njerii shoqërueshëm, Basha, mrekullisht e gjeti veten në strukturat hetuese të UNMIK-ut dhe u bë një pjesë e rëndësoshme e tyre, që nga hetimet ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e deri tek historia mafioze e Shtëpisë së Verdhë, një sajesë e gjetur e shërbimit të fshehtë serb.
Në Kosovë Basha qëndroi diçka më shumë se katër vite. Filloi të punojë në fundin e vitit 1999 dhe u bë pjesë e politikës shqiptare në janar 2005, dhe, si nuk kishte ndodhur kurrë më parë, në maj të këtij viti,2005, u bë anëtar i Kryesisë së partisë Demokratike, zëdhënës i fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005.
Në katër vite pasuria e Bashës u bë pak më shumë se një milion euro. Kjo është pasuria e deklaruar e tij, por le ta marrim të mirëqenë.
Në secilin vit, sipas një llogarie të thjeshtë, Basha ka përfituar dhe ka kursyer njëkohësisht, duke e marrë të mirëqenë deklaratën e tij, 250 mijë euro, ose një pagë mujore prej 20 mijë e 500 euro, me kusht që të mos ketë ngrënë, të mos ketë udhëtuar nga Prishtina drejt Hollandës, të mos ketë paguar qira, të mos ketë pirë asnjë gotë ujë, të mos ketë vizituar prindërit në Tiranë, të mos jetë takiuar me asnjëri, bile as me mikun e tij, Damir Fazlliq.
Sipas kësaj llogarie, edhe të tjerët, kolegë të tij partiakë të sotëm, që kanë punuar në të njëjtën organizatë dhe jo rrallë edhe në sektorë të njëjtë, duhej të kishin qenë në katër vite milionerë, ndoshta më të pasur se sa zoti Basha, pasi nuk kanë hequr shpenzimet e udhëtimeve të shpeshta nga Prishtina drejt Hollandës, kur për më tepër nuk kishte as linjë direkte në ato vite.
Në asnjë rast, shuma e përfituar nga njerëzit që kanë punuar në strukturat e UNMIk-ut në Prishtinë, pra, duke përfshirë rrogat e zakonshme dhe shërbimet, si dietat etj, edhe nga funksionarë shumë më të rëndësishëm se sa Basha apo të tjerët rreth tij, nuk ka kaluar 8 mijë eurot mujore. Në deklaratat e të ardhurave, që bëhen zakonisht për të gjithë punonjësit e ardhur nga vendet evropiane, e që kanë punuar në Kosovë, nuk ka lindur një milioner i ri, si ka ndodhur me Bashën. Ata, sa më shumë që kanë përfituar, e kanë përfituar më shumë se sa Basha, sepse në shumë raste ishin shefat e tij, aq më shumë janë taksuar, por, edhe sikur të mos ishin taksuar, nuk do të ishin milionerë.
Basha ka një rrugë për të hequr dyshimet rreth pasurimit të tij. Ai duhet të ketë të gjitha shpërblimet që ka marrë në vite, sepse nuk ka punuar në të zezë, ai duhet t’i ketë të gjitha kontratat e punës që ka bërë, në të cilat përcaktohen qartë shpërblimet e detyrimet e dyanëshme, duhet të ketë kalimet bankare nga zyrat financiare të UNMIK-ut drejt llogarisë së tij private, dhe, asnjëra prej tyre nuk është më sekret, sidomos kur deklaron se para se të futej në politikë ka qenë milioner, e për më tepër, kur në vazhdën e kësaj deklarate, thotë se politika e paska varfëruar.
Basha duhet ta bëjë këtë për dy arsye themelore:
Së pari, ai është shefi de jure i një partie politike në Shqipëri, e cila i prin opozitës së sotme dhe që aspiron që një ditë të jetë në qeverisjen e vendit. Askush nuk do që të ketë, edhe një herë, një shef qeverie, e shkuara e të cilit, qoftë ajo politike, qoftë ajo financiare, të jetë e mbuluar me mister.Të deklarosh se, pa u bërë ende 31 vjeçar, ke qenë milioner, duke qenë thjeshtë një nënpunës, fillimisht i strukturave hetuese e më pas i strukturave të tjera, është , pak të thuash se pasuria është vënë ndershmërisht, kur ende nuk ke asnjë mbështetje tjetër, veçse një deklarimi bajat, si ndodh zakonisht në Shqipëri. Për më tepër, nëse në këtë kohë ka qenë ende shtetas shqiptar, ë cilën mënyrë ka shlyer detyrimet ndaj shtetit të tij; dhe, nëse ka qenë shtetas hollandez, kjo bëhet edfhe më e lehtë: më e lehtë pasi, sin ndodh rëndom, secili shtetas i këtij vendi, në fund të çdo viti, bën deklarimin e të ardhurave dhe të detyrimeve financiare. Një njeri që aspiron për shef qeverie duhettë jetë i pastër, të paktën financiarisht, çka është e dukshme, sepse për pjesën politike, do të duhen shumë vite të jetë mirëfilli e qartë gjithçka.
Arsyeja e dytë është edhe më e domosdoshme: prej shumë kohësh Basha është akuzuar nga figura të njohura të strukturave të larta drejtuese të UÇK-së se në punën e tij , ai, jo vetëm që ka hetuar e ndryshuar deklarimet e përsonaliteteve të luftës, disa nga të cilët janë dëniuar në Kosovë; por, çka është më e rëndë, se, përmes tij ose njerëzve të lidhur me të, kanë dalur nga fshehtësia dosje që janë të lidhura me hetimin e Millosheviit në luftën e Kosovës.
GEZUR CADRISTE
20 VJETORIN E OTRANTOS DHE NE KOKEN E FEMIJVE
TUAJ LE TE BIEN MALLKIMET E ATYRE QE I HENGREN PESHKAQENET
Në 28 mars të vitit 1997, Anija ushtarake “Sibilla”
godet ne menyre kriminale anijen shqiptare “Kateri i Radës”
me 115 persona në bord shumica nena me femije dhe sot mbahet sekret menyra
antinjerzore e pales italiane qe eshte dhe pjestare e Nato
Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë,
ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë.
Prej tyre, 57 trupa u gjetën,
ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
..
Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
Roland Fezaj, 14 vjeç,
Oltion Fejzaj 13 vjeç,
Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
Gerard Xhavara, 4 vjeç,
Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
Qemal Roshi, 38 vjeç,
Roland Roshi, 2 vjeç,
Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
Donika Idrizi, 40 vjeçe,
Elona Idrizi, 14 vjeçe,
Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
Romeo Andrea, 28 vjeç,
Silvana Andrea, 18 vjeçe,
Kristina Andrea, 2 vjeçe,
Bardhyl Lame, 37 vjeç,
Tushe Lame 38 vjeçe,
Artuela Lame, 35 vjeçe,
Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
Anife Begotare, 41 vjeçe,
Rezart Begotare, 12 vjeç,
Erald Begotare, 13 vjeç,
Zeman Avdia, 37 vjeç,
Nertila Avdia, 11 vjeçe,
Olsi Avdia, 6 vjeç,
Irma Greko, 21 vjeçe,
Kristi Greko, 3 muajsh,
Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
Besmir Birçe, 9 vjeç,
Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
Robert Bajrami, 19 vjeç,
Miklovan Troqe, 17 vjeç,
Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
Lindita Demiri, 12 vjeçe,
Lindita Demiri 12 vjece,
Bektash Tahiri, 47 vjec,
Andi Aliaj 17 vjec,
Teferi Saliu 48 vjec,
Lirim Bulla 17 vjec,
Zini Muça 27 vjec,
Ermal Xxhaka18 vjec,
Fatmir Geraj 28 vjec,
Kastriot Sharraj, 36 vjec,
përparim Mamanaj, 13 vjec,
Zylyma Sulejmani 22 vjece,
Krenar Sulejmani 27 vjec,
Alban Sulejmani 4 vjec,
Mirand Kaçuku, 28 vjec,
Kizeta Sulo 21 vjece,
Klodian Sulo 2 vjec,
Fiqiei Sulaj 30 vjec,
Ervin Sula 15 vjec,
Latif Berberi 53 vjec,
Maze Seferaj 31 vjec,
Brunilda Seferaj 25 vjece,
David Seferaj një muajsh,
Vjollca Kaçupi 22 vjece,
Albana Botrova 22 vjeçe,
Merita Ferko 32 vjece,
Bledar Ferko 10 vjec,
Fredi Ferko 8 vjec,
Viktori Kaçupaj 25 vjece,
Robert Llanaj 30 vjeç,
Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
, Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
Ilir Kicja 34 vjec,
Maringlen Bardha 16 vjec,
Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
Te nderuar shqiptare
as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.
Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.
.
A ka ngelur ndonje njeri me ndenja njerzore ne planetin e tokes
se per “demokrate” e morem vesh se jane te gjithe.
Turp dhe neveri per ate popull,per ate klase politike dhe per ato intelektuale
qe pertypin kashte dhe jonxhe ne ate vend te frikeshem me emrin Shqiperi
.
Shenim:
Keto rrjeshta mortore duhet te ishin sot te Rubrika AMARCORD
e edi rames per ti kujtuar Donald Lulit
se derrkriminalizmi tij duhej te filloje me Otranton
kohe ne te cilen Berishorri urdherone avjonet per bombardim te Vlores
dhe 4000 mije te vraret e 1997..
.
Mbeshtetja e fuqishme qe Basha mori ne ShBA,nga njerezit me te besuar te Presidentit Trump,njeheresh personalitetet me te larta te Administrates Republikane,te Kongresit dhe Senatit amerikan,ka sterkequr shume Qeverine e korruptuar ne Tirane.
Portali kryesor ,i vetmi dhe me i rendesishmi qe mbeshtet Presidentin Trump ,qe ka nje audience te jashtezakonshme ne ShBA dhe qe lexohet me interes edhe nga vete Presidenti Trump madje,nderkohe qe rikujton edhe njehere sulmin e paprecedente,fyes,denigrues dhe te poshter te Edi Rames ndaj Presidentit amerikan,i jep jehone shqetesimit te Opozites shqiptare per rrezikun e madh qe i kanoset Shqiperise nga nje qeveri dhe Kryeministri i saj i korruptuar dhe inkriminuar,por edhe mbeshtetje te fuqishme liderit opozitar,Lulzim Basha.
Te sterkequr nga ky fakt,propaganda qeveritare,me urdher direkt te Edi Rames,i eshte rikthyer edhe njehere sulmeve denigruese ndaj Presidentit amerikan ,Donald Trump.
Ky eshte nje turp i madh,per te cilin kemi folur edhe me pare.Eshte nje turp per maskarenjte shqiptare qe e bejne,por edhe shume e demshme per Shqiperine dhe shqiptaret qe i sundojne.
Ai qe do ta paguaje me shtrenjte kete intifade antiamerikane,anti-Trump,do te jete Edi Rama.Padyshim.Do ta paguaje shtrenjte dhe do te ndeshkohet per kete.
Do ta paguaje shtrenjte me rrezimin e turpshem nga pushteti.Do te ndeshkohet,pervec korrupsionit dhe inkriminimit te tmerrshem te ketyre kater viteve,sidomos dhe mbi te gjitha,per korrupsionin qe ka bere ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Ndersa disa bashkepunetore te tij ne korrupsion ne ShBA,jane ne pranga tashme,Edi Rama e ka radhen.
I vetedijshem per kete,paniku qe e ka kapur,po e derrmon,duke e shtyre te beje veprime qe me mendje te kthjellet,as qe do t’i kishte imagjinuar t’i bente.Po sulmon serish Presidentin amerikan Donald Trump,me gjithe mjetet e propagandes qe ia siguron pushteti qe ka dhe me gjithe aradhat e peshtira te bashibozukerise mediatike qe i paguan.
Shume mbeshtetes te Rames,te tulatur nga propaganda e shfrenuar e bashibozukeve te tij mediatike,nuk e kuptojne,se gjithe ky stermundim i i propagandistik i tij,nuk ka te beje thjeshte e vetem per mbajtjen e pushtetit,por me NDESHKIMIN e sigurte qe e pret,pas renies nga pushtetit.
Ky eshte shqetesimi i kryesor i Rames.Ky eshte makthi i tij i madh.
Pushtetin ai e ka humbur,qe me 18 shkurt 2017.Ata qe nuk e kane kuptuar akoma ,duhet ta dine.Askush te mos mendoje,qe Edi Rama,do te mund te marre nje mandat te dyte qeverises.Sidoqe te jete.Sidoqe te shkojne zhvillimet politike.Madje edhe ne rastin me te mire per te.
Edi Rama nuk do te jete me Kryeminister,sepse,NUK DO TE LEJOHET.
Arsyet jane thene,e po thuhen cdo dite e cdo ore nga pjesa me e ndergjegjshme e shoqerise shqiptare.E megjithate,po i themi perseri:
– Kriminalizimi i Parlamentit,Qeverise,Administrates,qendrore dhe lokale;kriminalizimi i medias dhe mbare shoqerise civile shqiptare,qe e ka korruptuar me parate e droges,te trafikanteve te prostitucionit,te grabitesve,pengmarresve,perdhunuesve dhe vrasesve;
– Kanabizimi i Shqiperise;kthimi i gjithe territorit te Shqiperise ne plantacion gjigand droge,ne Kolumbine e Europes;
– Shkaterrimi i institucioneve themelore te shtetit,shkaterrimi i vete shtetit,duke e kthyer ate nje nje shtet bashibozukesh dhe kriminelesh;
– Varferia,mjerimi i skajshem dhe deshperimi i madh,me i madhi qe ka njohur ndonjehere shoqeria shqiptare,qe nga viti 1990;
– Njemije e nje problemet e reja qe ka hapur me fqinjet,duke i dhene nje goditje te rende,shume- veshtire- te rikuperueshme edhe per shume e shume kohe,Ceshtjes Came;duke demtuar rende ,gjithashtu,edhe ceshtjen e shqiptareve ne Maqedoni me protagonizmin e tij antikombetar;
– Deformimi i diplomacise tradicionale ne lidhje me partneret strategjike,duke i dhene prioritet partneritetit me diktatorin e Turqise,ekstremistit islamik Erdogan dhe miqesise vellazerore,ne stilin famekeqte bashkim-vellazerimit jugosllav,bastardit te Milloshevicit,kryeministrit serb,Vucic.
– E cka eshte me kryesorja ne politiken e jashtme,fushata e poshter,antishqiptare dhe antikobetare,kunde Presidenti amerikan Donald Trump,kunder Administrates Republikane,kunder vete ShBA-se.
Ketu nuk po permendin ato gjerat e zakonshme,qe permenden perhere kur argumentohet pse nje lider politike nuk e meriton te jete me i tille,sic jane ato qe kane te bejne me mosmbajtjen e premtimeve,korrupsionin,arrogancen,prepotencen etj etj – keto tashme,jane bere gjera lluksi per shqiptaret.
Aq e vertete eshte kjo,sa shume shqiptare enderrojne nje Kryeminister me keto mekate te zakonshme!!!…
Keshtu pra,as qe mund te mendohet qe kjo monster,qe quhet Edi Rama,te vazhdoje te rrije ne pushtet.
Nuk do te rrije.Nuk do te lejohet.Me cdo menyre;me cdo cmim;me cdo kosto.Megjithese cmimet dhe kostot do t’i paguaje ai vete;ai dhe ata qe i vene pas.
(P.S: ka nje kontrast te madh,kur krahason takimet e Bashes ne ShBA me ato te Rames.Eshte nje kontrast,qe per ironi,e thellojne edhe me shume,vete mediat e Rames.Eshte nje kontrast qe larteson Bashen dhe turperues per Ramen.Eshte nje kontrast qe nxjerr ne pah nje Bashe te edukuar dhe kulturuar,me sjellje dinjitoze ,ku spikati sensi tipik i mases tek njeriu perendimor,qe nuk mburret te tregoje se me ke u takua e shtrengoi duart – dhe nje Edi Rame,nje delenxhi oriental,qe veteposhterohet deri ne ate pike sa,pervece te paguaje me para ne dore, edhe te hiqet si dylber (si dashnorja e Bilalit) ,vetem e vetem per te marre pjese ne nje darke me ish-Presidentin amerikan me shpresen se mund te beje nje foto me te…!!!)
Jo se me foshte gjithnje gjyshja mue: O skypon,o skypon! Eeeeee, i foshja une / a c’na ha mun … me foshte ajo… hihihihiiii.. / me ket’ mi /te shqupit….
Opo ky skypioni na çan bythen me keto komente.Eshte njeri ky mut? Mere vesh se ç’po behet?
Skypion…Lylzimi ,
te ka ngelur fjala ne gryk, te jane kontraktuar duart dhe te eshte mpire truri
me kete editorial te analistit tone.
Te ka bere shah-mat me nje levizje.
Hiqu sikur nuk e laxove dhe mos komento,se po komentove ,vetem broçkulla do te shkruash.
Ky Skypioni eshte njeri publik dhe emrin e tij e njohin te gjithe, po te dale me emer te vertete. Ne fakt ai nuk ka nevoje te shkruaje komente neper artikuj. Ai ka te drejten morale, dhe materiale, te shkruaje artikuj ne favor te Saliut (kush e pjerdh Bashen) sa here te doje. Por, e dini pse nuk shkruan si gazetar? Sepse:
– E para, ai e di qe me emrin e vertete i prish pune Saliut sepse do beje me shume armiq
– E dyta, si kujton se ne jemi budallenj dhe do ta marrim per popull, dhe ai gjoja eshte pjese e popullit që mbeshtet Saliun.
Tani, si thoni ju? Eshte popull prifti? Robert Ndrenika ka thene Jo, tek ai filmi qe kerkon te ndaloje ai budalli Agron Tufa. Ky prifti nuk eshte, por eshte spiun. Dhe spiunet nuk jane popull, apo Jo?
Por Skypioni e ka pare filmin Duke Gdhire Viti 1945, dhe e di qe nuk eshte popull.
Nuk e kuptoni qe Basha eshte ne gjendje paniku dhe nuk eshte ne gjendje qe te llogjikoje ne menyren e duhur(se mos ka llogjikuar ndonjehere ai!?)? Tere parine e PD-se e ka kapur paniku, sepse po e ndjejne qe rruge tjeter, se sa ajo drejt burgur, nuk u ka ngelur. Ata ne kete gjendje qe jane edhe mund qe te kalojne ne veprime, qe do te ishin jashte llogjikes, se nje njeriu normal. Nuk do te jete çudi, nese nje dite te afert do te degjojme, qe do te flijohet ndonje anetar tjeter i PD-se dhe tia faturojne PS-se, vetem qe te krijojne nje mundesi per gjendje te jashtezakonshme dhe qe te fitojne kohe, per zbatimin e shtetit ligjor.
Vetem nje njeri idealist mund te mendoje qe PD-ja do te dorezohet perpara shtetit ligjor. Shpellaret erdhen duke zbatuar dhunen dhe po keshtu do te ikin nga shoqeria njerezore. Do te kete perplasje me shume humbje njerezish dhe per kete shqiptaret duhet qe te pregatiten. Saliu dhe tere banda e cubave te malit, do te shkaterrohet vetem sipas menyres qe ata njohin, ate te dhunes.
Mos u beni naive, qe mund te shpresoni qe Saliu do te dorezohet pa lufte. Prandaj duhet qe nje here e mire, ti lajme duart me te dhe tere banden e tij.
Mero, me vjen keq por ke marre mbi kurriz me teper nga c’mundesh ose thjesht ke mungese informacioni. Breitbart news eshte platforme konservatore qe sherben lajme qe ne 99% te rasteve jane thjesht e verteta dhe realiteti is sotem amerikan. Por ti s’ke faj sepse si shume shqiptare te dashuruar me Klinton dhe Ameriken e imagjinates se tyre nuk merr mundimin te lexosh dhe mqs CNN qe ti ndjek ose cdo platforme tjeter liberale e urrejne Breitbart per shkak se urrejne ata qe jane kunder tyre bie viktime dhe pastaj gjykon ceket. Breitbartit nuk i ha palla fare per Bashen dhe as per Shqiperine. Merr mundimin dhe lexo. Shanset jane qe do lexosh shume te verteta. CNN, MSNBC etj. jane thjesht qenef genjeshtrash dhe manipulimesh.
Breitbart nje organizate gjepurash qe mbeshtetet nga bilioneret Mercer qe pretendon qe ngrohja globale nuk eshte e vertete kur 99.9% te shkencetareve jane ne konsensus per evidencat dhe faktet e ketij fenomeni global. Jane vetem 0.1% e shkencetareve qe thone te kunderten, pikerisht sepse kane interesa personale xhepash dhe per koinçidence te fatit punesohen pikerisht nga keto faksione qe shperndajne -FAKE NEWS- per t’i bere lavazh koke njerezve si puna jote qe i pranojne thashethemnajat si prova te parevokueshme. Keta jane po te njejtet ekstremiste qe ju mashtrojne ne mes te dites dhe iu bindin qe Jezusi do kthehet ne kohen tuaj dhe do t’ju marre ne Parajse me gjith rroba. Jane keta po te njejtet qe ulerijne per konspiracione alienesh, per superioritetin e races ariane, per superioritetin e amerikaneve mbi kombet e tjera… dhe qe te paskan bindur dhe ty qe genocidi, inkuizicioni dhe shfarosja e indigjeneve ishte e justifikuar. Ik lexo historine konspirative te mekanizmave kokeshplarese qe te vazhdosh te enderosh per idhullin tend Adolf Hitlerin! Perveç se ka nje problem te vogel me fene tende; si ka mundesi gjithe ai SUPER-ARIAN si puna e Hitlerit vajti ne te s’emes i strukur si trumcak itrembur???
Dobet shoku, dobet. Je tipiku i liberalit kokebosh qe degjon vetem ulerimat e tua kur dikush nuk eshte dakord me teorite e tua. Ti dhe soji yt liberal ngjajne shume me teper me Hitlerin. Ka me miliona si ti kendej nga USA. Nuk kam ndermend te bej debat me ty sepse do ishte humbje kohe. Por te them qe mua s’ka pse ma mbush mendjen njeri sepse jam mendjehapur dhe di te lexoj realitetin ku jetoj. Dhe dicka tjeter, nje shumice derrmuese e intelektualeve shqiptare ne USA kane votuar Trump jo se jane te cmendur pas tij por sepse ai eshte sh me pak i rrezikshem per interesat e tyre se Obama/Clinton.
Ju sygjeroj qe ta lexoni artikullin ne anglisht : http://www.breitbart.com/big-government/2017/03/27/exclusive-albanian-opposition-leader-albanias-soros-affiliated-prime-minister-is-ruining-our-country/
Per ata qe dine anglisht, merrni disa minuta kohe per te publikuar mendimin tuaj dhe demaskojeni kete sharlatan te peshtire.
Mos e ke llafin per kete:
^^ Breitbart News Network (known commonly as Breitbart News, Breitbart or Breitbart.com) is a far-right[5] American news, opinion and commentary[6][7] website founded in 2007 by Andrew Breitbart. Breitbart News has published a number of falsehoods and conspiracy theories,[8][9][10] as well as intentionally misleading stories.[11] ^^
Me ate qe lexoje une Lulzimja u ka marre k… ne goje ca Rep nga Texasi dhe ka bere ate qe bene best: lies
Na turperoi si shqiptare nje kryetar debil qe bredh i paftuar
duke e gjetur sofren e pashtruar ! Si dhe sa i mashtron ithta-
ret e tij ! Latini i lashte thote : ” Ne se nje populli i pelqen ta
mashtrojne ,mos hezitoni ,Mashtrojeni”!!
Bashici po fundoset thelle e me thelle nga “keshillat” e Plakut
tartakut Mere !!
“Fahriu Digital” oh sa i nalt je Mero..
…oh sa kam qesh!!!…fahriu digjital!!!…per teori konspirative dhe budallalleqe ka qim peken dhe fahriun…oh, po me dhembin brinjet!!!!…oh, oh!!!
Haha Mero je i madh!!!
.. b&b halli i madh i ka zene…po luftojne me te pamunduren….Te shohim se c’do bejne…??…nuk kane merak per zgjedhjet..se aot i dine qe i kane te humbura…fatin e shqiperise jo e jo….Te shohim..