I vetmi sukses i çadrës!

25 Mars 2017, 21:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Tani që të gjithë po i vërsulen çadrës si një dështim, në fakt po bëhet e qartë se ka një sukses të saj. Dhe ai nuk ka të bëjë me asnjë prej objektivave të shpallur të Lulzim Bashës, kur e ngriti përmes vinçit privat të ish-kryepolicit të tij në Bashki. Suksesi i vetëm i çadrës nuk ka të bëjë as me qeverinë teknike, as me rënien e zgjedhjeve, dhe as me mbështetjen ndërkombëtare. Por ka të bëjë me një arsye themelore përse Basha e ngriti atë.

Vendosmëria e Bashës për të ngritur çadrën, ka të bëjë me frikën që ai ka pas 18 qershorit dhe betejën që mund t’i bëhet brenda PD-së.

Dhe deri tani ka një sukses që i duhet njohur. Çadra ka arritur të kthehet në një mit revolucionar brenda PD, ku të gjithë e dinë që është kot, por askush nuk e prek. Edhe kritikët më të ashpër të Bashës po heshtin për të, dhe janë të rrezikuar sikur të shfaqin dhe ndonjë pakënaqësi ndaj saj. Një prej tyre, Eduard Selami, i cili nuk është shfaqur as të pozojë brenda saj, ka zgjedhur të heshtë e të qëndrojë larg, ndërsa të tjerët janë të gjithë aty. Janë aty ata që e duan e nuk e duan Bashën, ata që besojnë e nuk besojnë tek çadra, ata që duan të hyjnë e ata që nuk duan të hyjnë në zgjedhje, ata që duan të fitojë PD, e ata që nuk duan të fitojë.

Çadra në një farë mënyre, po i shërben Bashës, në mos në një mekanizëm fitoreje, në një çadër mbrojtëse për karrigen e tij, duke zbrapsur çdokënd që mund ta rrezikonte atë.

Ndryshe nga beteja për reformën në drejtësi, ku dhe brenda PD kishte disa zëra kritikë dhe thirrje për ta miratuar atë, për çadrën nuk ka. Dhe jo se janë dakord me të, por se ajo është një mekanizëm perfekt për të mbrojtur Bashën nga kritikët dhe për t’u lëshuar kritikëve të saj, lukuninë e militantëve me pagesë që shkojnë aty çdo ditë.

Çadra në një farë mënyre po ja del të jetë një çadër për Lulzim Bashën dhe të ardhmen e tij në PD. Ai aty nuk jep llogari për asgjë, por vetëm kërkon. Aty ai nuk jep asnjë ide, por përpiqet të marrë ide nga ftuarit, me shpresë se po formon ushtrinë e tij të re. Aty ai nuk po udhëheq, por po udhëhiqet nga kushdo që troket dhe u thotë “puna mbarë’.

Ai e braktisi atë katër ditë, duke udhëtuar drejt SHBA, në një mision totalisht të dështuar, por askush nuk guxon ta pyesë, as kë takove, as pse shkove, as kush ta pagoi rrugën, as kush të gënjeu që shkove deri në SHBA. Thjeshtë dëgjojnë buzagaz gënjeshtrat e tij dhe ikin.

Çadra ja ka arritur këtij qëllimi. Nga një tribunë debati, ajo është kthyer në një ikuizicion për çdo mendim kritik kundër PD dhe Bashës. Të vetmin nxitim që bëri Basha, duke pranuar t’i shkonte në çadër një gazetar kritik si Nano, e ktheu pas dhjetë minutash, duke i telefonuar dhe duke ja bërë të pamundur debatin aty.

Çadra është kthyer po ashtu në të vetmin ishull autoritar të opozitës, ku i zoti çadrës nuk preket, nuk i kërkohet llogari, nuk priten shpjegime për veprimet e tij dhe nuk i kërkohet përgjegjësi për rezultatin.

Fjalimi i Bashës në çadër pas ardhjes nga SHBA, do të mjaftonte në çdo parti, të mos e linin as të hynte në çadër me gënjeshtrat që thoshte dhe arsyetimin që bënte, por çadra ja ka dhënë këtë shans për të mos e prekur askush.

Biles shikoj se më të lumtur me atë që po bën në çadër janë kundërshtarët realë të tij. Ata me sa duket po presin që Basha t’ia shikojë “hajrin” çadrës, duke mos hyrë në zgjedhje, dhe duke i dhënë dërmën PD-së dhe pushtetit të tij në PD.  Mbështetësit e tij ngjajnë më të frikësuar, pasi nuk e dinë se çfarë vjen pas çadrës. I vetmi që qetësohet kur futet aty është Basha. Pak nga pak po i duket si një bunker që po e mbron nga e ardhmja.

Dhe po ja del ta përdorë, së paku për të mos lejuar askënd të flasë kundër tij. Ky është një sukses real për Bashën dhe një humbje e madhe për PD. Por kjo e dyta nuk e shqetëson.

36 komente në “I vetmi sukses i çadrës!”

  1. Zgjohu SHqipo ! says:

    Basha eshte thjesht nje Lopçar ! dhe po te vesh re ka nga mbrapa vetm njerz te Deshtuar dhe te Paguar !
    mbas tije vene njerezit me negative te Kombit,,,,,,,,Banda e Kavajes,Halabaket e Tiranes e me gjere.
    pra i vetmi proukupim i Tyre te mos Lejojne te Behet SHtet !!!!! Qe nuk kane per ta arritur Kurre !

    1. 3L=LULI+LILI+LUI says:

      Fitorja e 8 Majit 2011 nga ministri vrases
      I PANDEHURI LULZIM XHELAL BASHA (KRIMINEL ME KOLLARE)
      ka habitur dhe me antikomunistin dhe antisocjalistin biles dhe me kriminelin ne krejt Globin.
      .
      Si ka mundsi qe Socjalistet u treguan kaq qorra ATEHERE ?.
      Si ka mundsi qe Edi Rama u tregua aq impotent ?.
      .
      Apo mos ishte atehere HELMI qe hodhen ne “taven e votimeve “ treshja e MUSKUJEREVE Arvizu-Wolfarth-Sequi ?
      Sekreti I humbjes votimeve me ‘BIZARRE” ne historine e shqiperise..ku nje MINISTER VRASES fiton votimin “DUKE I SHKELUR SYRIN” treshja e muskutjereve XHAMBASDOREVE ATEHERE.
      ***
      po sot a kemi nje treshe tjeter qe po luan pjesen mrekullisht ku Donaldi-Vlahutinia dhe Ilir Meta bejne sikur zihen me Cadristet ..vijne verdalle..dalin ne TV nga 5 here ne dite nje here zgerdhihen..pastaj te nesermen fillojne mallkimet..pastaj perqafimet….der sa ti gjejne Edi Rames ndonje ngjale ose restorant krokodili te behet KURBAN per here te dyte.??.
      .

      …JOOOOOOOOOOOOOOO edi rama..
      shqiptaret jane te lodhur dhe te braktisur
      dhe nje humbje e dyte si e majit 2011 eshte me e rende se cdo lloj pushtimi…
      aq sa turku me gjermanin do na duken lule para pushtimit Sali Bashist pra ARTIKULLSHKRUESI me keto lloj artikujsh jo vetem po merr me qafe Shqiperine por dhe I ben dem vete Amerkes duke fshehur te verteta te frikeshme
      .
      Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL.
      .
      Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane
      .as koloni,
      as protektorat,,
      as puppet state,,
      ,as stateless..
      as vend I pushtuar…
      .por dicka si BLACK HOLE..
      Ne saj te kesaj lidhje Shqiperia mund te quhet si VRIMA E ZEZE E RITA PETROS
      ku nuk ka ngel
      diplomat,
      ambasador,
      zyrtar,
      kongresmen
      ,titullar sherbimesh,
      analiste nga cdo vendi botes qe nuk kane provuar shijen e saj.
      .
      Duke qene se zoti Mero eshte nje “ambasadorofil”
      shume me teper e nje shqip-shkrues normal le ti themi ne menyre modeste ku gabon rende artikull-shkruesi.
      Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…
      por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
      CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
      1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.
      2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj
      3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin
      4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.
      5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar
      6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”
      7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.
      8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha
      9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes
      10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.
      11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa
      12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI
      13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje
      14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor
      15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
      Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.
      KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
      Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.
      Me sakte:
      Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..
      dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..
      qe vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON. qe perdoren si kuisling
      serberishen..dhe tani stafeten po ja lene lul serbashes
      qe ja kane ngritur cadren si inkubator
      per k/m ne qershor…pra imagjinoni
      NJE MINISTER VRASES
      KA NGRITUR CADREN
      PIKERISHT KU VRAU 4 KOKPALARE…..
      PRA DUHET TE THEMI.
      .PO ME ENVERIN C’PATEN KETA MIQTE TANE ?

    2. Dyrrahu says:

      Te tijet kane per ta nxjerrur Bashen nga bunkeri ngjajshem sikur Sadamin dhe kane per te kerkuar llogari per keto avantura.

    3. Skypion says:

      Te diskutohet suksesi apo mossuksesi i Protestes ,eshte nje gje e kaluar kohe,tanime.Te vihet ne diskutim suksesi i saj,eshte deficence mentale.
      Te vihen,ne shumes,sepse,nuk eshte nje por,te shumta sukseset e Protestes.Duke filluar nga deshperimi,paniku dhe coroditja totale qe ka shkaktuar tek Kryeministri Rama,duke vazhduar me kurbanizimet qe u beri njerezve me te besuar te tij si pasoje,e deri tek paraqitja para mbare opinionit publik shqiptar dhe nderkombetare fytyren e vertete te Qeverise se korruptuar dhe inkriminuar shqiptare dhe te shefit te saj,si pergjegjesin kryesor per kete korrupsion dhe inkriminim turperues.
      Por,suksesi me i madh i Protestes,ka te beje me zgjedhjet.Ka te beje me zgjedhjet e lira dhe te ndershme.Opozita ka marre persiper,pa kthim,detyren madhore qe t’i jepet njehere e mire fund turpit te madh te manipulimit te zgjedhjeve,te shitblerjes se votes dhe vjedhjes se saj.
      Ky eshte nje sukses ne avance.Protesta akoma nuk ka perfunduar;Cadra akoma eshte e ngritur ne Bulevard.Por, efektin e saj kryesor,ate me te rendesishmin,e ka dhene tashme: zgjedhje te lira dhe te ndershme!
      Mua si qytetar,ashtu si edhe shume te tjereve besoj,me shume se fati politik i zotit Basha dhe partise se tija,me intereson me shume fati i demokracise ne Shqiperi.
      E ky fat,me shume se me cdo gje tjeter,eshte i lidhur ngushte e parasegjithash,me zgjedhjet e lira dhe te ndershme,gurin themeltar te demokracise.
      Nese Basha ia arrin qe te fitoje kete beteje te madhe,te cilen,sic edhe e thashe me larte e ka fitura tashme,ai do te fitoje zemrat e gjithe shqiptareve.Edhe te atyre qe e shohin me indiference sot apo e urrejne sot.
      Nese Opozita ia arrin qe te fitoje kete beteje madhore,te cilen,e perserisim,e ka fituar tashme ne avance,ajo do te fitoje,bashke me liderine saj Basha,zemrat e shqiptareve.
      Keshtu pra,kjo eshte Fitorja e Madhe e Bashes,PD-se,Opozites.
      Keshtu pra,ky eshte Suksesi i Madh i Protestes,i Cadres.
      I vetmi Sukses i Madh i saj.
      E shqiptareve vetem kjo i’u duhet.Sepse,eshte sukses i tyre.Eshte sukses i te gjitheve.I te gjitheve ne.Demokrate e socialiste.Te djathte e te majte.Eshte sukses i gjithe shqiptareve.
      Por,kur kauza e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme eshte ne te miren e te gjitheve,pa dallim,atehere pse sulmohet kaq shume dalezotesi kryesor i saj,zoti Lulzim Basha??!!
      Pse,qeveria dhe mediat e saj sulmojne zotin Basha, kur ai eshte dalezotesi i nje kauze qe kaq te drejte?!
      Pse ,analistet e qeverise preokupohen kaq shume per fatin politik te zotit Basha ,Partise Demokratike dhe Opozites ne pergjithesi,duke i paralajmeruar ato se po ben vetvrasje politike??!!
      Pse,kaq papritur keta urrejtes kaq te medhenj te opozites dhe liderit te saj,po tregohen kaq zemerdhembshur??!!
      Dhe,ketu dalim perseri tek Suksesi i Madh i Proteses dhe i Cadres se Lirise.Tek Sukesi i madh i Lulzim Bashes dhe opozites se tij.
      Sepse,fitorja e kauzes se zgjedhjeve te lira dhe te ndershme,qe eshte e padyshimte tashme,eshte pa as me te voglin dyshim,edhe fitore e dalezoteve te saj.
      Lulzim Basha dhe Opozita i kane dale per zot zhvillimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme,te cilat,per merite te Protestes,jane nje fakt i kryer ,edhe pse nuk kane ndodhur akoma.Por,te gjithe e dime,qe nuk mund te ndodhe ndryshe.Thjeshte NUK MUND.
      Afermendsh,kete e thote edhe logjika me elementare,qe te fituar me fitoren e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme,jane edhe Lulzim Basha dhe Partia Demokratike.
      Eshte kjo arsyeja,se pse forcat e erreta ne sherbim te qeverise, po tregojne kaq “dhembshuri” per Bashen dhe Opoziten,duke i “keshilluar” qe te heqin dore nga Protesta.
      Ata e dine shume mire,sesa i fituar do te dale Basha nga kjo beteje.Ata e dine shume mire,se sa e fituar do te dale Pd-ja nga kjo beteje.
      Ata e dine shume mire,se humbesit e vertete,humbesit e medhenje ne kete beteje,jane ata vete.
      Historia do t’i tregoje si qendrestaret e fundit kunder zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.Si bastionin e fundit antidemokratik ne Shqiperi.
      Kurse Lulzim Bashen,si mposhtesin e tyre.
      Lulzim Basha eshte i vetedijshem per kete,prandaj edhe kjo vendosmeri nga ana e tija,qe ka lene pa fjale te gjithe.
      Eshte nje vetedijshmeri per nje gje te mire,per nje gje fisnike.
      Krenaria per te,eshte e falshme.

      1. zgjohu shqipe says:

        Ore SKypions !!!!.Ti Qeke i Pjerdhur nga Trute e Kokes.sono e Lutju Bashes se te Kuron ne Holllllande. !!!????

  2. DETARI Atlantidhes @ says:

    vetem per cetniket e serbise nuk ja vlen te komentosh fare .
    perdite plehrat e shoqerise shqiptare perhapin koleren sllave….
    yyyyshhhhtttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttttt

  3. Topi i Bamirit says:

    Per nje sy te vemendshem keto artikujt e zotit Mero jane gjume-ndjellese dhe cojne uje me shume ne Mullirin e Baserbit qe u kthye dhe ne “prodhotis” me Greqine..ku kjo e fundit ka nje lob te fuqishem ne Washington qe me kete cader te pushtoje krejt shqiperi me KALIN E TROJES pra cadren monster.
    .
    Zoti Mero duhet te ulurase se Lul Prodhoti ka pushtur non stop 24 /24 ore lajmet shqiptare.GAZETA- TV-INTERNET …ka pushtuar gjithe selite dipllomatike te akredituaar ne Tirane..ka me vehte nja 30-40 cope senatore ne Amerike dhe po kaq ne Europe ku shquhen GERDECARET E FATMIR MEDIUT
    **
    Zoti Mero duhet te ulurase se sapo Lul Prodhoti hipi ne avjon per amerike…Donald Luli shkoi menjehere te selia e Sali kriminelit.
    NDEGJO ME KUJDES MERO DHE JU TE TJERET:
    I vetmi qe I terhoqit veshin DONALD LUSE per kete takim kontraversal te DL me SRB ishte Bamir Tapi qe ne menyre popullorce I tha Donald luse…BOLL ZOTI DONALD LU SE PO E DHJET MUHABETIN ME KETO TAKIME “SKUTHESH” ME SERBERISHEN..
    Ne kete rast I sugjeroj zotit Mero…Boll duke I rene llamarinave per Lul BASHSILIKONIN….
    .
    Ne kete rast I KUJTOJ zotit Mero se 6 VJET ME PARE ne votimet e majit 2011 artikujt e tu hidhnin fishekzjarre per fitoren e Rames qe para 3-4 muajve…dhe atehere betoheshe “PER KOKEN E ARVIZUSE”…dhe ta futi arvizuja jo vetem tu..jo vetem Rames jo vetem shqiptareve te ndershem por dhe kombit shqiptar..
    Absolutisht eshte po I njejti skenar..po te njejtet njerez dhe jane po ato turbo-berishiste qe akoam bejne ligjin ne Shtepine e bardhe..
    .
    Mos harrojme se lobi grek I amerikes ku qofte LULI QOFTE LUJA kane marredhenie te shkelqyera dhe kjo jo vetem eshte e dokumentuar..por dhe e frikeshme
    .
    Me sakte edhe nese Donald lulja duket sikur eshte me edi ramen…..PERKUNDRAZI ato qe emrojne ambasadore te tipit Donald & Arvizu nuk eshte secret te thuhet se jane armiqte te betuar te Rames ku do permendja ..F.W…JP…TR..EB..DR…EE dhe shume te tjere.
    Mos harrojme se fantazma e Gulenit e Lulit ne Amerike eshte me forte se Erdogani I Rames dhe kjo eshte e frikeshme.
    PSE SALISERBI & LULUGATI KANE KARTABJANKE PAPREKSHMERIA NGA USA ?
    SEPSE Sali Bisha ka qene kobure e dy antishqiptareve & dy antiamerikaneve konkretisht Will RAJESON dhe elez biberaj..i pari nje macartist radikal dhe I dyti nje mergatqyqar I nje hordhie antishqiptare te maskuar me lufte kunder komunizmit.
    Teoria macabre e billit dhe elezit per “ dekomunistifikim” TE UDHEHEQUR NGA PIT BULLI BERISHE & BULLGOGU AZEM HAJDARI I ka bere dem atij vendi me shume se NACERTANIA SERBE & MEGALIDHEA GREKE.
    Sali bisha di aq pune te pista qe kane bere emisare amerikane sa ai eshte bere kercenim per ta..le te kujtojme
    -ARIN E LONDERS..Ku e coi berisha me rajersonin ne 1993
    -kujtojme gjysem miljardi ne rrugen e kombit dhe ambasdoren MR
    -kujtojme 85 miljon dollare te albetrolit dhe vrasjen e SANTOS
    -KUJTOJME mbi 20 miljard dollare te armatimit
    -kujtojme 1 miljard dem te CEZIT
    -KUJTOJME RRETH 1 MILJAD DOLLARE E BORXHIT BRENDSHEM
    —————————
    PRA THJESHT DRAULA BERISHA I KA NE DORE SHUME ZYRTARE AMERIKANE DHE EURPJANE PER SHUME“DIRTY JOB” TE TYRE
    Me kujtohet thenia lapidare e spiunit te mire Prec Zogaj kur Rajersoni,Blerimi dhe Saliu futen Fatos Nanon ne burg ne 1993 sikur te ishte terroristi me I madh ne bote duke thene:
    ME SHUME DUA SHQIPTARN FATOS SE SA AMERIKANIN RAJERSON
    Imagjinoni..lul qelbasha ka vjedhur rreth GJYSEM MILIARDI DOLLARE TE RR.K dhe u shpall YLL NE NGJITJE nga I palavdishmi ARVIZU….qe e pritem si general dhe iku si ushtar nga bordello Arjan Canit.
    PSE AMERIKA MBRON ME CDO CMIM KRIMBERISHEN??
    sepse ne nuk kemi guxim te themi te verteten me te madhe:
    DIPLLOMACIA AMERIKANE AKOMA MBAHET NE TEORINE ME IDIOTE..SE ATA ME BERISHEN DHE ELEZ BIBERIN HODHEN KOMUNIZMIN NE 1990.
    KJO JO VETEM QE NUK ESHTE E VERTETE POR BIE ERE KANIBALIZEM SE BERISHA I TYRE ESHTE NJE KANIBAL QE KA NGRENE DHE PO HA KOMUNIZMIN E VDEKUR…
    Kam pershtypjen se ai fare komunizmi qe thote autori kishte rene te pakten qe ne 17 dhjetor 1981 kur vrau veten apo e vetvra Mehmet Shehu dhe vazhdonte per inerci por ne vdekje klinike.
    Pra me pak fjale “gjeneralet “ qe erdhen atehere nga amerika si Rajerson,Elez Biberaj e ndonje tjeter bashke me banden kriminale te tropojes Berisha-Hajdari dhe me rezerviste te genjyer keto student te dhjetorit vetem mundet kufomen e komunizmit..PRA KETO GJENERALE MUNDEN NJE USHTRI TE VDEKUR..
    Ishte turp atehere qofte per ameriken qofte per europen qe kurre nuk folen ne vitet 90 per nje:
    Pajtim kombetar
    Per ndonje plan Marshall
    por u burra ti hame kockat Enver hoxhes qe vazhdon dhe sot me te njejten oreks si ne kohen e Skenderbeut
    Pra nga ajo kohe Shqiperia eshte ne vdekje klinike
    Por si mund te rregullohet ai vend
    se pari:
    SHBA duhet te kerkoje falje per fushten e gabuar te “dekomunistifikimit” te zbatuar qe nga 1991 nga dyshja Rajerson-Biberaj.Kjo sepse ne ato kohe ai system kishte vdekur dhe lufta kunder tij ishte nje beteje me kufoma .
    se dyti
    Ne 1993 ndodhen tre ngjarje me rendesi:
    1-denohet si terrorist k/opozitari Fatos Nano per shuma qesharake.

    2- zhvillohet gjyqi I kafeve te nexhmijes.
    3- Rajersoni dhe ndihmesi I tij Berisha menaxhojne ne menyre ilegale floririn e Londres.
    .
    Pra I nderuar DL qeketu duhet te filloje investigimi I SHBA;
    ishte legal marrja dhe shperndarja e ketij floriri nga nje president dhe nje ambassador
    …keni guximin zoti DL te hapni keto letra
    .
    se treti
    ka segmente ne SHBA dhe BE qe e kane mbrojtur ne kohen qe ate e priste litari..psh
    ne 1997 kur pritej egzekutimi I monsters Berishe erdhi dikush (kolege tuaj) dhe e coi ne nje luftanije me helicopter.
    .dhe pastaj u detyrua forcerisht qe te amnistoheshin krimet e ketij Satanai…Hapni letrat I nderuar DL.
    .
    se katerti
    pas grushtit te shtetit te te 14 shtatorit 1998 koleget tuaj I nderuari DL ne vend te kerkonin arrestimin spektakular te kesaj monster…..e falenderuan pse ktheu mbrapsht armatimin e rende qe pushtoi institucjonet.
    Ironia juaj ndodhi me vone kur I bête presion Majkos,Metes dhe Nanos jo vetemqe te mos e arrestonin kriminelin tuaj te perkedhelur por u tallet duke I marre nje interviste brenda mureve te ambasdes.
    Kam mendimin se ngjarja e 14 shtatorit 1998 dhe tolerimi qe I bête kesaj BISHE eshte nje poshtrim qe I keni bere atij kombi qe eshte me I rende se cdo pushtim….
    .
    se pesti
    Cfare ndodhi me 21 janarin 2011 eshte folur shume .
    .por mendoj se njeriu me I fuqishem ne shqiperi ne ate Aleksander Arvizu
    eshte pergjegjsi kryesor per veprimet dhe mos veprimet e tij.
    Shikoni cfare tolerimi kozmik ju be ketij perbindeshi nga kolegu juaj Arvizu
    qe kerkonte si ju nje aksion ACT NOW
    dhe nga ana tjeter gjakatari berishe arriti ti perdhose kufomat dhe jetimet e tyre
    .
    1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    3-ktheu k/m ne spital fushor
    4-refuzoi dorzimin e gardisteve
    5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    6-perdhosi k/prokuroren di lavire
    7-ofendoi k/shikasin si pucist
    8-kercenoi ramen me egzekutim
    9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    9-u fshine filmimet
    10-u ndrruan tytat e armeve
    11-u dekorua burri shtetit
    12-u dekorua ylli ne ngjitje
    13-u menderosen ekpertizat e FBI
    14-u zevendesua presidenti
    15-u zevendesua k/prokurri
    16-u zevendesua k/bashkiaku
    17-u zevendesua k/shiku
    18-u terrorizuan gazetare
    19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    21-demshperbleu te gjithe vrasesit
    22-poshtroi Arvizune e Obames
    23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
    24- akuzon dhe sot ramen per vrasjet e 21 janarit etj….
    ………………..
    se gjashti
    doktrina juaj I nderuar DL per “dekriminalizimin” duke perfshire me te drejte
    disa politikane kriminele ordinere e perseris ORDINERE
    duke harruar me dashje kriminelin Berishe
    tingellon shume keq ne opinionin dhe shoqerine shqiptare
    ku disa me te drejte I quajne
    Kinezerirat tuaja..
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    Cfare duhet beje sot SHBA me DL eshte teper e thjeshte
    -duhet te kerkoje te falur per instalimin e berishizmit ne 1992-2013
    -duhet te mos e shohe shqiperine akoma me syzet e mykura te WW2
    te Wisnerave,Rajersoneve,Elezbibereve
    -duhet te zevendesoje doktrinen e dekriminalizimit me
    DEBERISHIZMIN..
    DERAJERSONIZIMIN
    & DE-DONALDLULEZIMIN
    qe eshte nje zedhenes i podestave dhe po e luan shume keq pjesen
    ku dhe i nderuari Bamir Topi i tha troc Donad Luse..
    .zoti ambasador mos rri para serberishes si nje ushtar
    komik para shefit te tij…

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Çadra eshte paradhoma e vetingut !
    Te gjithe te inkriminuarit,perveç Selamit,jane vetseleksionuar,po qendrojne gati,per te marre verdiktin e sovranit !
    Sigurisht pushtetaret,viktimat e tjera, figurate te ndryshem,jane per te mbushur stolat bosh dhe duartrokitur.
    Basha eshte mashtruar nga Berisha,e ka future veten ne qorsokak,kerkon fitoren me mos daljen nga çadra !
    Te pretendosh per te shkuar ne zgjedhje pa pjesmarrjen e PS-s, (Ramen),eshte naivitet adolishenti !
    “Titaniku” I Bashes & Berishes po shkon drejt vetshkaterimit !

  5. Lufta eshte per trimat, jo per byth pambuket. says:

    Bashen nuk e mbron dot asgje nga e ardhmja. Koha eshte pandjeshme, e pa ndalshme dhe e pameshirshme.

  6. plaku says:

    Mero djali, une nje dite tek po kaloja poshte kalit te Gjergjit, pashe topet e tij dhe papritur me zuri urina. Ku ta beja ? bashkia nuk kishte vene asnje nga ato halete kimike . Ne ate kohe bashkine e kumandonte ky lulushi . Sot mendova qe kthesa e pare qe duhet te beje pd-ja eshte ta zhvendosi ate çaderen ne lulishten ngjitur dhe ta ktheje ne nje shurtore . Kjo do na vleje te mbajme qytetin paster ne te gjitha drejtimet dhe
    lulushi do fitoje me shume pike dhe do hyje ne Librin e rkordeve per rpubliken me te madhe te shures .

  7. Lulushi says:

    HEJ—ÇUNA!!!!!
    PRISNI KUR TË DALË SSSKYPIONI,?,
    AI IA TREGON QEFIN MEROS, ME ATO ANALIZAT
    E TIJË SHTERRUESE.!
    NDONJË LAJTHITJE, MOS JA VINI RE , SE ËSHTË ME DEPRESION.!?
    NË FJALIMET E FUNDIT ,VETËM JASHTËQITJET PËRMEND,! ME SA DUKET ËSHTË O KAPSSSS,
    O BARKKK? .!QAJANI HALLIN.!

  8. LORA says:

    Sado qe t’i vish ne ndihme lul-puthador-kusaro-kriminelit,suksesin e “strategjise” se ngujimit ne cader e mat vetem 18 qershori I sivjetem Mero vellai.
    Sovrani,vetem ai i jep gjithkujt peshen qe meriton.
    TUNG.

  9. eli-tiv says:

    ….pd i ka merak kioskat….tani e futen partine ne kioske….qofte …kulacka…birra..coca cola…..ja fusin edhe muhabetit…te dale ku te dale…me pas vjen haengu….ne darke shkojne e flene…ja ku arriten..”proteste kioske..”
    ..p.s. dalin e shetitje….shkojne edhe ne restorante…..kush do del edhe jashte shteti…-JANE TE PAPERGJEDHSHEM…
    ..shkurt luli fitoi autoresine e politikes “kioske”.

  10. M. Elezi says:

    Ndiqni pak logjiken e idiotit Skypion (= Mahmut Elezii sh-antar i KQ te Partise se Punes se Shqiperise) kur flet per Lul kaqolin, nder te tjera, thote: “Ne qofte se e fiton kete beteje qe e ka fituar”
    Por ne qofte se e ka fituar nuk ka kuptim te thuhet “ne qofte se”.
    Ka mbaruar edhe per gjuhe e letersi!
    Hajde logjike Vicidoli, hajde!!!!

  11. akili says:

    Pershendetje Mero e pelqeva shkrimin por mbase eshte pak shpejte une do ta vlersoje kohzgjatjen e cadres si dhe vizitoret qe pret ajo cader te shpallet monument kulture pse jo dhe te futet ne librin e gines se po thyen cdo rekord te protestave qe eshte mbajtur ndonjeher neper Bote.Me vjen keq per disa prej tyre se po e hajne sapunin per djathe e verteta po qelb er keta presin te fluturoi GOMARI se keshtu u thote Sali shpellari.Hani pini dhe kendoni se keshtu thot lala gjoni.BYrek byrek o usta murat coi cadres mos ha vet o usta murat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje