Dy "topa" në fushën e Ilir Metës

19 Mars 2017, 19:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kanë relativizuar sot krizën politike në vend, duke e nxjerrë atë jashtë zyrave kryesore të shtetit shqiptar dhe duke e përqëndruar tek çadra e opozitës dhe tek zyrat e LSI. Përpjekjet për të shantazhuar qeverinë të dorëzohej para kërkesës për qeveri teknike, morën një përgjigje të fortë refuzuese, të inkurajur dhe nga faktori ndërkombëtar, ndërsa shpresat se Presidenti i Republikës, do të përdorte të drejtën e dekretit, si një urë zjarri për të hedhur në erë institucionin kryesor të shtetit shqiptar, u shuan po ashtu, pas ndërhryjes së faktorit ndërkombëtar në Presidencë.

E përbashkëta e dy akteve të së dielës pasdite, është nxjerrja  e krizës nga zyrat kryesore të shtetit shqiptar dhe çuarja e saj, atje ku ka nisur, tek çadra e opozitës dhe tek mbështetja që kjo çadër gjen nga një prej aleatëve kryesorë të qeverisë, LSI.

Më qartazi, “topat” kanë ngelur në fushën e Ilir Metës. I pari ia la Edi Rama. Me fjalimin e tij të parë të ashpër, të qartë, të vendosur, të pashresë për kompromise antikushtetuese, dhe shumë larg të të ndjerit i shantazhuar, fjalimi i Edi Ramës për opozitën, ishte një kambanë që binte për veshët e Ilir Metës. Ai tha qartë se më 18 Qershor, shqiptarët do të dalin në zgjedhje dhe ata duan të shikojnë ofertat e partive politike. Ato parti që nuk duan të paraqesin ofertën e tyre, mund të mos e  bëjnë. Do ketë rast tjetër pas katër vjetësh dhe mund ta bëjnë.

Qëndrimi i prerë i Edi Ramës, e vë LSI në pozitë të vështirë, duke e detyruar ti japë fund lojës me dy fusha dhe dy topa. Ata janë tani përballë topit për ta gjuajtur. Ose do luajnë me qeverinë, ose me opozitën. Çdo vendim i tyre është i ligjshëm dhe vlen për të çliruar energji për zgjidhjen e krizës. Edhe nëse bashkohet me opozitën, ai mund të jetë promotor i zgjidhjes së krizës. Edhe nëse qëndron me qeverinë, mund ta jetë faktor i zgjidhjes së krizës. I vetmi pozicion i papranueshëm i LSI, është ky që është aktualisht, me një këmbë në çadër dhe me një këmbë në qeveri.

I dyti që ia la në derë topin në fushën e saj LSI, ishte Bujar Nishani. I gjendur nën presionin e Berishës, Bashës por dhe LSI, kundër emërimit të Fatmir Xhafajt, Bujar Nishani u përball po ashtu me leximin e Kushtetutës nga faktori Perëndimor në Tiranë, që i ka kujtuar atij, se i vetmi standard që duhet të plotësojë një Minister, është të qenit deputet dhe si i tillë nuk mund ta refuzosh. Dhe Bujar Nishani, duket se u detyrua ta lexojë Kushtetutën “sipas Lu” dhe ta mbajë fjalimin “sipas Lulit” .

Ai e çoi Xhafajn në Kuvend dhe LSI duhet të dëshmojë tani me votën e saj, nëse i qëndron fjalëve që pëshpëriten tek çadra, apo fjalimeve publike pro qeverisë. Kështu që LSI është në provë qoftë për t’iu kundërvënë Ramës për fjalimin që mbajti, duke ikur nga qeveria, dhe duke ju bashkuar çadrës, qoftë dhe duke hedhur poshtë dekretin e Nishanit për Xhafajn. E vetmja gjë e ndaluar dhe në këtë rast, është të bëjnë atë që bëri Nishani, e të thonë që nuk na pëlqen ky Fatmir Xhafaj, por do ta votojmë.

Dy qëndrimet e fundit, ai i Kryeministrit dhe i Presidentit të vendit, tregon se kriza ngeli jashtë dy institucioneve kryesore të shtetit shqiptar dhe tani është thjeshtë një betejë politike dhe luftë nervash. Faktori ndërkombëtar, është qartazi në anën e ruajtjes së institucioneve të shtetit nga virusi i krizës dhe kundër çdo loje me 18 Qershorin.

Opozita duhet të ribëjë llogaritë e saj, me, apo pa ata, me të cilët i ka nisur këto llogari dhe të marrë një vendim. Pasi nëse nuk ka ofertë të PD më 18 Qershor të 2017, në Qershor të 2021, mund të mos ketë as PD.

 

 

28 komente në “Dy “topa” në fushën e Ilir Metës”

  1. Luis says:

    Sa mire do ishte te mos kishte me pd.Nuk i duhet popullit qe don vec ta shkaterroje.Bravo Rames per qendronim e prere.

    1. kali tro(po)jes & gomari cepanit says:

      Me sakte do ishte titulli:

      DY TOPE NE FUSHEN E MONIKA METES (MM)
      >>>>>>>>>>>>>
      kujt I kujtohet datelindja e dibranes gazidedes,Monika kryemodhes ku mero baze I kushtoi nje artikull:

      “”Ditëlindja e Monikës, biznesmenët dhuratë gjerdanin 250 mijë euro .””..

      Apr 14, 2012 – Në krye të valleve ishte gjithmonë Aurela Basha, gruaja e Lulzim SERBashës, biles I ftuar “special” ishte dhe Falmur Noka ?.
      Kam mendimin se LIGJIN NE FAMILJE META E BEN MONIKA…biles edhe pse ka mbiemer te shemtuar e mban pa teklif. ect ect
      .
      .
      Ka ardhur koha qe Ilir meta te beje dorezimin si nje KALE TROJE I ambasadoreve te Tiranes per te mbajtur ate vend ne “stabilitet skllaverues” duke poshtrur dinjitetin e shqiptareve..
      .
      AUTOPSIA E KALIT TE TROJES
      ILIR KRYEMADHIT
      .
      Meta saboton iniciativat e të majtëve ose nuk pranon të jetë bashkëpunues për Ramën. Ka raste kur ata dalin nga bunkerët e tyre politikë dhe futen në shtëpitë e njëri-tjetrit nëpër plazhe, siç ndodhi në Gjirin e Lalzit, por populli i thjeshtë nuk kupton gjë. Madje secili prej njerëzve të thjeshtë është i prirur të besojë se Meta-Rama është një koalicion i gatshëm për të marrë në dorë pushtetin. Por Meta ngado që të kthehet ai gjendet vetvetiu në kolltukun e pushtetit, sepse pikërisht numri i deputetëve të tij bën diferencën.
      Meta me ndërkombëtarët dhe gjykatat
      .
      Thuhet se Meta e ka mirë edhe me ndërkombëtarët, sidomos me amerikanët. Por Meta e ka shumë mirë edhe me personat e rrezikshëm që arrestohen në ambasadën amerikane. Ai e ka mirë edhe me Gjykatat, e sidomos me Gjykatën e Lartë ku sapo ka korrur një fitore të madhe kundër akuzës për korrupsion. Akuza erdhi pas një videoje ku Dritan Prifti kishte regjistruar Metën duke përmendur shifrën e 700 milionë eurove, në këmbim të lejes së hidrocentralit. Kjo aferë kaq e madhe tronditi opinionin publik i cili u ngrit në protesta. Por gjykatat e ulën ritmin e këtyre protestave pasi ata zbuluan që në anën tjetër të kasetës, Dritan Prifti kishte filmuar dhe regjistruar veten e vet në një motel privat, ku ishte bashkë me një femër. Dhe kështu në tentativën për të bërë transparencën e korrupsionit të Metës, ai kishte publikuar pa dashe edhe lakuriqësinë e vet.
      .
      E ardhmja e Metës
      Meta ka mbi kurrizin e tij 7 akuza për korrupsion, pa llogaritur akuzën për vjedhjen e shufrave të floririt. Nga ana tjetër mbi të rëndon edhe akuza për bashkëpunim me elementë të rrezikshëm, disa prej të cilëve i kishte punësuar në Ministrinë e vet, në këmbim të pagesave. Me gjithë këto akuza që rëndojmë mbi Metën, nis e do të kishte qenë ndokush tjetër në gjykatën e Hagës mund të rrezikonte dënimin me burgim të përjetshëm. Ndërsa në Shqipëri të gjitha këto akuza janë provë e mjaftueshme që ai së shpejti të caktohet përsëri si kryeministër i Shqipërisë, pasi i ka kaluar me sukses shkallët e tradhtive, pabesive, grabitjeve mashtrimeve, etj, ku të gjitha notat pakaluese i konfirmojnë atij certifikatën e virgjërisë politike me fjalët: “politikan që meriton pusht -etin”.me ndihmen e Arvizuve dhe Donaldluve..dhe kesaj gjendje monstruoze duhet ti jepet fund.

      1. WSG says:

        Edi Rama eshte hera e pare pas 23 qershorit 2013 qe po flet si BURRE SHTETI
        (me “B“ te madhe jo si burreci i antiamerikanit Arvizu).
        .
        .Nje sekuence e shkruar ne deklaraten e Edi Rames duhet te ngacmoje sedren e cdo shqiptari ku thote:
        ….CITOJ:
        %…….Të huaj jodashamirës të këtij kombi
        , që nuk duan ta shohin Shqipërinë të bëjë shtet me dinjitet,
        sepse Zoti na ruajt nga shqiptarët;
        e pastaj individë lloj-lloj, që s’e duan qeverinë,
        dhe e mbështesin çadrën nga jashtë apo nga brenda. …%
        .
        Thelbi I VETINGUT NQS REALIZOHET ME SUKSES
        CON NE BURG TE PARIN LUL BASHEN
        PASI KA TE DOKUMENTUAR GATI
        DOSJEN E RRUGES KOMBIT ME GJYSEM MILJARDI DOLLARE…
        MIRPO KJO ESHTE VESHTIRE TE NDODHE
        SEPSE BASHA DO MERRTE ME VEHTE
        DHE ISH AMBASDOREN M.R DHE ZYRTARE AMERIKANE
        SI PODESMENI F.W. QE DHE VETE SHTYPI AMERIKAN
        I AKUZON ME DOKUMENTE PER KORRUPSIN ASHTU SI DHE KRISTOFER DELLIN.
        .DHE JANE PIKERISHT KETO “MIQTE E FATMIRMEDIUT NE USA”
        QE JANE KOLLONAT E CADRES KRIMINALE LULBERISHIANE
        .
        POR AI QE E KA NE BALLE TE SHKRUAR
        QE ESHTE I IMPLIKUAR ME KLANIN KRIMINAL TE BERISHAJVE
        ESHTE
        DERRKUCI WOFGANG GROSSFUCK…cfare emri mafjoz?

        Po kujtojmë 15 vizitat (qokat mafjoze) që ka bërë në Shqipëri, miku i krymutministrit SALI,
        deputeti austriak dhe Zv/Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Volfgang Grossfuck.
        .
        1. Nëntor 2005: Vjen në Tiranë Volfgang Grossfuck, takohet me kry-ministrin SALI, një ditë pasi qeveria vendosi privatizimin e ALB-TELECOM. Del në krahë të Sali Berishës, bënë deklaratë publike për sukseset e qeverisë dhe fitoren e luftës kundër korrupsionit.
        .
        2. Janar 2006: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, një ditë përpara se qeveria të vendoste privatizimin-koncensionar të Shërbimit të Transportit Rrugor (Targa-patenta, kolaudime makinash). Del në krahë të Sali Berishës, bënë deklaratë publike për sukseset e qeverisë, reformat efiçente, lirinë e medias dhe demokracinë e konsoliduar.
        .
        3. Maj 2006: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, 3 ditë pasi qeveria vendosi dhënien me koncension të industrisë së kromit dhe bakrit. Del në krah të Sali Berishës, bënë deklaratë publike për sukseset e qeverisë në privatizimin e ekonomisë, integrimin e shpejt në BE dhe fitoren e luftës kundër korrupsionit.
        .
        4. Tetor 2006: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që qeveria vendosi hapjen e tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë për suksesin në luftën kundër varfërisë, korrupsionit dhe përmbushjen me sukses prej qeverisë, të rekomandimeve të OSBE ODIHR dhe pikave të paketës së parë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
        .
        5. Shkurt 2007: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, vetëm 5 ditë përpara zgjedhjeve lokale dhe 22 ditë përpara mbledhjes së qeverisë për dhënien e lejeve për ndërtim fshatrash turistikë në bregdet. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë publike për organizim zgjedhjesh me standarde dhe për gabimet e opozitës në këtë proces.
        ,
        6. Tetor 2007: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck me investitorë austriakë, bullgarë e rumunë, takohet me kryeministrin SALI, 10 muaj përpara përpara mbledhjes së qeverisë për koncensionet e hidrocentraleve. Del në krahë të Sali Berishës, bënë deklaratë publike për stabiliteitn ekonomik e politik në Shqipëri dhe arritjet e larta në konsolidimin e demokracisë.
        .
        7. Nëntor 2007: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që do bëhej mbledhja e qeverisë për shtimin e fondit për tenderin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Del në krah të Sali Berishës, bënë deklaratë publike pozitive për rrugën e kombit dhe investimet e suksesshme të qeverisë, garanton liberalizimin e vizave brenda qershorit 2008.
        .
        8. Janar 2008: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që do bëhej mbledhja e qeverisë për ndërtimin e TEC-it të Durrësit dhe shpalljen e fituesit për prodhimin e Kartave të Identitetit dhe Pasaportave Biometrike, fiton mes akuzash për “pazare” firma “SAGEM”, gjen në zyrë dhe Damir Fazllic. Del në krah të Sali Berishës, bënë deklaratë publike pozitive për mbështetjen e OSBE-BE për suksesin e reformave ekonomike të kryeministrit SALI dhe për vendimin e KE, për liberalizimin e vizave në shtator 2008. Kritikon ashpër opozitën në emër të OSBE-BE.
        .
        9. Mars 2008: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, 15 ditë pas tragjedisë së Gërdecit. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë për mbështetjen që i jep BE dhe OSBE qeverisë dhe kryeministrit, për vendosjen e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
        .
        10. Nëntor 2008: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që qeveria miratonte ligjin për privatizimet publike dhe buxhetin 2009. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë publike për mbështetjen ndaj qeverisë për buxhetin OSBE, BE, FMN e Banka Botërore, si mundësi garantimi për liberalizmin e vizave në qershor 2009.
        .
        11. Mars 2009: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, flet për “organizimin e përsosur të zgjedhjeve parlamentare”. Del në krah të Sali Berishës, bënë deklaratë publike pozitive për zhvillimin e turizmit, lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
        .
        12. Qershor 2009: Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që Ministria e Ekonomisë zbatonte vendimin e qeverisë për dhënien e 220 koncensioneve të hidrocentraleve dhe për import-eksportin e energjisë elektrike me Greqinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë publike pozitive për zgjedhjet, për zhvillimin e turizmit, lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
        .
        13. Shtator 2010. Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që do bëhej mbledhja e qeverisë për miratimin e ndërtimit të parlamentit të ri shqiptar. Del në krah të Sali Berishës, bën deklaratë publike pozitive për zhvillimin e turizmit, lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
        .
        14. Janar 2011. Vjen në Tiranë Volfgang Grossruck, takohet me kryeministrin SALI, 5 ditë pas krimit shtetëror të 21 Janarit. Del në emër të OSBE e BE në krahë të policisë shqiptare e Sali Berishës, bën deklaratë publike pozitive për sigurinë publike në vend, për statusin si vend kandidat në BE të Shqipërisë, për pafajësinë e qeverisë në vrasjen e 4 protestuesve dhe për destruktivitetin e opozitës që pengon integrimin.
        .
        15. Maj 2011: Vjen në Tiranë Volfgang Grossfuck, takohet me kryeministrin SALI, ditën që u bë mbledhja e qeverisë për privatizimet masive dhe 1 ditë përpara gjyqit në Kolegjin Zgjedhor për votimet e 8 Majit. Del në krahë të Sali Berishës, uron kandidatin e PD Lulëzim Basha për “fitoren” dhe në kundërshtim me KE, OSBE e BE, i quan zgjedhjet e 8 Majit “të shkëlqyera”…
        .
        A doni me per derrkucin mafjoz Volfgang Salih Grossfuck…..??

        1. Shkupi says:

          Shkruaj miku se ne nga Kosova e Maqedonia nuk jemi ne ngjarje…nga keto qe lexova duket se Avni Rustemi ska trashigimtare.

        2. Neku says:

          Mr. WSG: Te lumte , qenke expert i politikes , te uroj perfshirje ne te dhe suksese e shendet te mire te uroj or mik

      2. Skypion says:

        “Presidenti ishte ne lartesine e detyres” – keto jane fjalet e Kryetarit te Partise Demokratike dhe Liderit te Opozites se Bashkuar,zotit Basha.
        Me kete qendrim te zotit Basha,asnje spekulim apo intrige,nuk pi uje.Pike.
        Presidenti Nishani ka vepruar drejt.Jo thjeshte ne kuptim strikt te ligjit,por ne nje kuptim me te gjere politik.Presidenti i Republikes refuzoi te behej pjese e luftes se eger politike qe ka plasur brenda Aleances se Qelbesirave.
        Me vendimin e djeshem,zoti Nishani,u tha Edi Rames dhe Ilir Metes: hani kokat e njeri-tjetrit,sepse nuk behem pjese e kerrleshjeve tuaja!
        Tani,sic me te drejte thote analisti yne,i cili,ka ca dite qe ka marre detyren nga Rama,te sulmoje LSI-ne dhe Ilir Meten, hetuesi kriminel i diktatures komuniste,Fatmir Xhafa,eshte ne doren e Ilir Metes,nese do ta lejoje te behet Minister apo jo.
        Sa i perket Opozites,ajo eshte shprehur qarte tashme: nuk e njeh dhe nuk e pranon kriminelin Xhafa si Minister te Brendshem dhe qe do te marre aksionin e duhur per ta nxjerre ate nga zyra,nese Meta e lejon te hyje atje.
        Sic e thame me larte,ka ca dite qe analisti yne,por edhe bashibozuke-analistet e tjere te Edi Rames,kane filluar nje fushate te hapur,publike,denigruese ndaj Ilir Metes dhe LSI-se se tij.
        Por,me cduket ,do t’u duhet edhe njehere te terhiqen.
        Kjo sepse,Edi Ramen ,kete frikacak te lindur,kete dhits individ,politikan dhe lider, edhe informacioni me i vogel ne lidhje me pasojat e ndarjes nga Ilir Meta,e tremb per vdekje.
        Shkon deri ne piken ku duket se po prishet perfundimisht me Meten,dhe krejt papritur,bash ne kohen kur mendohet se i dha fund vertete,ben mbrapsht,duke terhequr dhe lepire gjithe cka thene kunder Metes!
        Dhe e gjitha kjo,vetem e vetem ,nga paniku i madh qe e kap kur e shikon me te vertete veten pa Ilir Meten.
        E marre me mend sesa e vuajne kete terheqje te befte,ne prag te prishjes se madhe,gjithe spi-doctoret e tij,sidomos,ata qe e kane keshilluar perhere te ndahet nga Ilir Meta.
        Eshte nje poshterim i madh per ta.Sepse,gjithe argumentat e tyre,behen nul nga paranoja,frika dhe paniku i Rames,bash ne castet e fundit,kur duket sikur gjithcka po shkon sipas sugjerimeve dhe keshillave te tyre.
        Kurse socialistet e thjeshte,ata qe me shume se kushdo tjeter,e adhurojne Ramen,shohin te coroditur sesi idhulli i tyre,eshte kaq i tmerruar dhe frikesuar ne palce nga i urryeri i tyre i kahershem,Meta!
        Por,edhe ata,njejte si Padroni i tyre,e vuajne friken dhe panikun nga Meta.Edhe ata nuk jane te sigurte,nese eshte me mire apo me keq,te jene ne aleance me Meten dhe lsistat e tij.
        E shajne,nuk lene gje pa i thene,e megjithate,nuk e dine nese duhet apo jo,te rrine me te!
        Kaq frikacake te peshtire jane!Jo me kot,quhen socialiste.
        Eshte kjo arsyeja,pra,se pse kjo aleance mes Rames dhe Metes,PS-se dhe LSI-se,socialistave dhe lsistave, quhet Aleanca e Qelbasirave.
        Vetem qelbesirat mund te krijojne nje marredhenie te tille,kaq te neveritshme dhe kaq te veshtire,me njera-tjetren.
        Ja,pra se pse duhet pastruar Shqiperia nga keto qelbesira.
        Kjo eshte Republika e Qelbesirave.Duhet shembur.
        Nje Republike e Re duhet te ngrihet.Dhe do te ngrihet.

        1. sali KAPSLLEKU says:

          Shko mer gaxhgaun …koqe kanari,si s’doli nje i hajrit nga ju po te gjithe trapa !?-Livadhisni dhe 4-5 muaj pastaj te rrini SI MUTER !

    2. Pupapela says:

      Nuk urrej askend me shume se Sali Berishen, dhe perbuz askend me shume se Lulzim Bashen…por, te mos kete parti opozitare fare eshte vetvrasje e popullit. Duhet te jesh i lehte fare nga koka te kerkosh kete.

  2. Qytetar says:

    Kot e nxit Metën ti o Mero Baze.
    Është vendosur njëher e përgjithmon që ky koalicjon do të vazhdojë të qeveris për shumë vite Shqipërinë pamvarsisht Vasilëve,Luanëve apo Monikave.
    Ne smund ta lëmë këtë vend e këtë Atdhe në duart e atyre që e vodhën e e vranë.Pik.

  3. Vrana says:

    Likja Mero do te sigurohet nga gjeja e vjedhur dhe pastaj do flasi , shume e thjeshte po nuk mori garanci qe nuk vete ne burg nuk vete te Rama, nuk do te jesh filozof.

  4. Aleksander says:

    Hahahaha likefloriri dhe salikapslleku …!-Lojes i erdhi fundi…shahmat me sheh …jeni te pjerdhur…te mbaruar.

  5. Edi Rama behu burre dreqi e mori says:

    Zot maje!, thone tiranasit. Keshtu edhe kjo pune me Edin. O Edi Rama, vendi yne nuk behet dot me keq se c’eshte dhe ti nuk behesh dot me i madhe nga c’je nese i leshon pe per te…qinden here kriminelit Sali Berisha dhe hajdutit Ilir Meta. Mjafte me, o ngrihemi o mbytemi ne m…tone. Qendroju drejte ketyre shtrembesave, krimineleve dhe hajduteve ordinere qe kane vite e vite qe hane mbi kurrizin e ketij popullit fukara, ketyre monstrave qe mbijetojne vetem ne saje te shantazhit qe u bejne “partnereve” politike. Sot ti Edi Rama ke rastin te deshmosh se nuk do ta shkaterrosh kete vend dhe ate qe eshte arritur ne keto kater vite dhe nuk do vazhdosh me te besh pazare ne kurriz te forces me te madhe politike ne vend PS, qe e ke katandisur ne qymes pulash dhe gjelash te kremosur dhe pudrosur. Boll me Edi se na ke care trapin.

  6. sherifi says:

    I veshtire eshte vendimi qe duhet te mari LSI, eshte thik me dy presa, nje gje eshte e sigurt: qe Rama do triumfoi edhe nese do kete pengesa te perkoshme, se mbi te gjitha fiton Shqiperia.

  7. Hadixhe says:

    Si gjithmone shume i sakte Z.Mero. Shkrimet dhe analizat e tua mezi i presim cdo darke. Respekte

  8. Dani says:

    Pres me padurim pergjigjen e Metes.
    Edhe pak dite ajo do te jete as mish as peshk.
    Por une mendoj se qendrimi i Sotem i Rames ka edhe
    miratimin nga Meta.
    Nje miratim jo publik por ne heshtje.
    Ne fakt asnjehere Meta nuk ka miratuar kekesen per
    qeveri teknike.

    1. PO,PO says:

      Jo ! Ne fakt , I.Meta , para ndonje viti , e hodhi ai i pari idene e krijimit te
      nje qeverie teknike , kur behej fjale per miratimin e ligjit te Vetingut
      (ndryshimeve ne Kushtetute) , dhe opozita hiqej zvarre si gjarper . Pra ,
      I.Meta eshte nje mafioz qe nuk mund te parashikohet . Pervoja e viteve
      te shkuara , ka treguar se ai , me rrugacet e funderinat qe ka mbledhur
      rreth vetes dhe i paguan , eshte treguar edhe me agrasiv se bajraktar Saliu.

  9. AZ... says:

    Dy topa ne fushen e metes dhe topja i trete je ti o mero qe ngele topelepires i gjithe qeverive

  10. kabe says:

    Mero,si gjithmonne i sakte.

  11. alphade says:

    Zoti Edi qendroi fort bandes se Sali – Bash- Berishes dhe bishtit te saj,
    LSI – qe i perdredh vithet sa andej kendej per t’u hequr si “politikan i
    kokemadh” me trup prej “sindromen dawn” ! Duke bere nje politike
    si “bolla midis dy karrigeve” nuk ben gje tjeter kjo LSI- ja vecse behet
    “krisol” i urrejtjes se shqiptareve qe nuk imduron keta politikane bisht-
    perdredhur qe shkojne nga fryn era !
    Zoti K/minister, jo te gjithe shqiptaret dhe sidomos masa e socialisteve
    e kuptojne “sikletin” tend ,qe ndodhesh midis dy zjarrnave dhe dhe nuk
    arrine te dalloje se kush eshte me i rrezikshem ,ai i jashtemi apo ai qe
    vendos jo “shkopinj” ,por “kercunj” ne rrotat e “karvanit” tend per te ecur
    perpara ! Ne rast se ndodh ndonje “gjeme” mos ngurro t’i drejtohesh
    shqiptareve te ndershem e patriote dhe ndalojne me grusht te hekurt
    te perseritet me nje 97- te e dyte , megjithese ,nje te dyte per Berishen
    nuk do te kete me ,prandaj eshte mire qe ky qen apo zagar i Vicidolit t’i
    beje mire hesspet kesaj radhe ! Megjithate une jam besimplote se kesaj
    radhe nderkombetaret jane te pergatitur dhe nuk do te lejojne pergjithe-
    mone kete band jenicere te shkaterroje si dikur Shqiperise me tre horra
    e ganster : Berishen ,Hajdarin dhe Pashkon ,te privilegjuarit e PPSH !

  12. kashi says:

    ilir floriri ri ne qeveri sepse ja duan ata qe e votojne qe te rrine ne pune . pike

  13. grand says:

    Z./Znj. AZ….
    Mos e fyej Meron, sepse tregon vehten! Me duklet qe eshte analize gjakftohet dhe bindese! Ne fakt do vemendje ta lexosh!
    Pikerisht kjo te habit tek komenti yt shterp dhe i padenje!
    Mero Baze eshte ndoshta editorialisti me mire i gazetarise shqiptare-per mendimin tim! Sepse shkruan me realizim qarte, shkoqur, thjeshte qe me sa kuptohet di te shoh dhe lexoj, vecanerisht politiken!
    Pikerish kjo vlere si editorialist, ka bere qe shume lexues presin me padurim cdo mbremje editorialin etij dhe nuk bien te flene pa e lexuar ate!

  14. Guri says:

    Dy topat ja lane ne perher,sikur ti japim dhe nje të gjate ?
    Nje drite po duket ne ate tunel të felliqur

  15. ***** says:

    Duke pasur parasysh stilin a lojes se Ilir Metes, fundi I zgjedhjeve do e gjej ate ne krah te fituesit.

    Interesi I Metes eshte qe Vetingu ta gjej ne pozicionin e pushtetarit. Duke pasur pushtet ai I ka edhe mundesite me te medha per ta manovruar situaten sipas ineteresave te tij.

    Afrimi I Metes drejt PS do jete dicka teper normale dhe cdo gje do kaloj sikur mos te kishte ndodhur gje.

    _——————_————————————————-

    Meta e kishte dhe nje opsion te trete para disa kohesh. (Qe per memdimin tim do ishte me i miri per te)
    Fare thjesht mund te ndiqte linjen e Fatos Nanos dhe te bente nje jete te qete diku larg Shqiperise.
    Cdo zgjidhje ka pasojat e saj.

  16. Asus says:

    Kjo sjellja e Metes sa andej- kendej, qe ngjan me shume mafioze se politike e ligjore eshte bere e shpifur. Politika ne kete vend duhet te jete me e drejteperdrejte dhe pse Jo me nje moral popullor. Ndersa pjesemarrja burre e grua ne kuvend te kujton komunizmin. Gjerat ne kete vend po ndryshojne shpejt dhe besoj se sjellja e LSI do mari nje pergjigje.

  17. shoku says:

    Çfare ka LSi ne gjirin e saj me shumice?
    1. Socialiste te cilet nuk kane qene dakort me Nanon ( tani i shtohen dhe ata kunder Edit), por qe kurre nuk kane per te votuar LsI-ne nese ben koalicion me p.d.
    2. Interesaxhinje ( si vet partia dhe qe jane pak) qe shkojne nga fryn pushteti. Dhe keta nuk votojne per lsi kur ajo behet me p.d se kane frike humbjen e pushtetit.
    3. ish antare te p.d ( rreth 30%) te cilet per te mbajur vendet e punes ( mesues, mjek, infermiere dhe neper drejtori te ndryshme ne Tr dhe me gjere), u konvertuan ( dhe bejne propagande me shume se ata te Lsis) ne lsista dhe nuk levizin me, por nese lsi bashkohet me p.d, te paret jane keta qe do te largohen drejt p.d.
    Konkluzionin beheni vet.

  18. kleptofagos says:

    Sa here qe shtrengohet laku ne fytin e pangopur te kryebanditeve, sajohen kriza qe spostojne vemendjen e popullit nga menxyrat e bandave. Vete i sajojne dhe po vete, kur shohin qe rreziku eshte larguar nga kokat e tyre, bejne lojen e kompromisit dhe shpetimtarit te situates, ndersa kostot e demeve ja faturojne si gjithmone, popullit.
    Rrethi vicioz qe ka mberthyer shqiptaret mbetet i shtrenguar nga te gjitha hallkat e pushtetit mafioz me Presidentin ne krye dhe me radhe: qeveria, opozita, parlamenti, drejtesia, media deri tek “shoqeria civile”. Do ta shikoni qe edhe kete here do te kapercehet kriza me ane te nje “kompromisi” ne minutat e fundit dhe te gjithe do hyjne ne zgjedhje te lumtur dhe te cliruar nga ankthi i krizes. Si perhere, kryebanditet do te jene perseri ne krye te bandave te tyre. Ndonje figurant edhe mund te sakrifikohet nga “dekriminalizimi”, por Drejtesi nuk do kete…te pakten edhe per 4 vjet. Nderkohe presidenti i radhes do te perzgjidhet perseri nga kupola e mafies per 5 vjet, sepse ligjet e zgjedhjeve parlamentare dhe te presidentit nuk kane ndryshuar… As Vetting-u nuk ka filluar…

  19. Agimi says:

    Do ishte mire te mos kishte pd. Se ajo nuk esht parti politike por ndermarrje, biznes i Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje