Nëse do të niseshim nga faktet personale, unë jam njëri prej atyre që e kam provuar në kurriz hipokrizinë, dhe harbutllëkun e Edi Ramws. E kam provuar atëhere kur edhe nën këshillën dhe sugjerimin e mikut tim më të ngushtë Andrea Stefani që tani nuk jeton më, u futa në garën për Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së dhe ashtu si Elvira Dones apo edhe ndonjë tjetër u tallëm keqas nga Rama, sepse na bëri të recitonim platformën përballë një komisioni hermafrodit dhe nuk besuam atë që qarkullonte qysh në fillim se Edi Rama e kishte përzgjedhur që më parë Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së. Se çfarë lidhjeje kishte Edi Rama me atw qw zgjodhi si Drejtor tw Pwrgjithshwm tw RTSH-sw, këtë nuk ka asnjë Perëndi që e shpjegon. Vetëm një lidhje u përfol atëhere dhe ajo ishte lidhja e të vëllait të Edit më drejtorin aktual. Për këtë Edi ndryshoi edhe ligjin për mediat Radiovizive dhe opozita dhe Luli nuk u ndienë fare. Unë këtë aferë, por edhe disa të tjera dhe sidomos koncesionet e Beqajt i kam denoncuar dhe nuk jam rezervuar të them në një shkrim të dikurshëm se Rama po bëhet i urryer me shpejtësi si Berisha, sepse po krijon një klimë të keqe me stilin e tij për të qeverisur me dordolecë e për të shpërfillur zërat dinjitozë të opinionit publik. Por vetëm kaq, nga ana tjetër, kam numëruar edhe punët e vërteta që ai ka bërë dhe ndër to kam veçuar sidomos nxitjen për reformën në drejtësi, atë për të kontrolluar territorin, atë në energji, në policinë e shtetit dhe sidomos ngritjen e dinjitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare falë performancës së shkëlqyer të Edi Ramës.
Aktualisht Edi Rama është vënë në shënjestër të një retorike të stërnjohur dhe të stërpërsëritur nga opozita, e cila, duke zaptuar Bulevardin e Madh ka bllokuar jo vetëm trafikun e kryeqytetit, po ka mpirë edhe ligjërimin publik. Nuk kam ndërmend të komentoj as lëvizjet e Edi Ramës në qeveri as monologët e Çadrës. Bllokimi që po u bëhet reformës në drejtësi dhe Vetingut natyrisht është një shpjegim i kënaqshëm për mua. Ndërkaq e kam të vështirë të kuptoj se si mund të transformohet njeriu dhe të nxjerrë nga goja fjalë që jo vetëm nuk të bindin, por që janë shenja të një dëshpërimi tragjik dhe të një helmi të paramenduar. E kam fjalën për Koço Kokëdhimën, të cilin kam qenë ndër të paktët që e kam mbrojtur dhe e kam vlerësuar me të drejtë atëhere kur gjithë shtypi iu vërsul në shpinë dhe nuk e miratonte kandidimin e tij si deputet. Nuk jam penduar për atë shkrim, por e kam të vështirë të kuptoj sot se si një njeri që ka një ndihmesë të dukshme në bashkimin e Metës me Ramën dhe një kontribut e integritet të spikatur menaxherial, i shtyrë nga urrejtja për ish-mikun e tij, të thotë se Rama mund të provokojë vitin e mbrapshtë 1997. Rama, jo vetëm që nuk e provokon atë vit të mbrapshtë, por, me stilin e tij, ai po provokon një përgjumje dhe zvarritje politike. Natyrisht secili është i lirë të zgjedhë armët dhe mjetet për të shfryrë inatin dhe urrejtjen, por e vërteta mbetet gjithmonë jashtë urrejtjes.
Është për t’u çuditur, se media në Tiranë dhe opinioni publik nuk merret fare me çfarë po ndodh në Maqedoni. Përveç Çadrës në Bulevardin e Tiranës, Edi Rama është vënë në qendër të sulmeve e kritikave të ashpra nga shtypi maqedonas, rus e serb për platformën e shqiptarëve të Maqedonisë. Bllokimi i rrezikshëm kushtetues në Maqedoni po i faturohet Edi Ramës. Atje vendi rrezikon të përfshihet nga një konflikt i egër etnik dhe të paktën formalisht, ata që njihen tradicionalisht si armiqtë e shqiptarëve, fajësojnë për këtë Edi Ramën. Shqiptarët janë kombi më mendjelehtë në botë. Nuk jam i sigurtë se kush e ka thënë këtë përcaktim, por mua më duket se e kam dëgjuar dje dhe e dëgjoj ende. Në Maqedoni jetojnë mbi 20% shqiptarë dhe sot ata janë vënë përballë një prove të madhe. Nga ana tjetër, askush nuk e mohon se Edi Rama e ngriti në një nivel europian shqetësimin dhe performancën e shqiptarëve në Ballkan. Për herë të parë shqiptarët në Maqedoni u bashkuan në një platformë të vetme dhe sot janë faktor në shtetformin e atij vendi. Perfomanca e Edi Ramës u dha një përmasë tjetër edhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe siç e kam thënë edhe herë të tjera, Edi Rama e ridimensionoi në mënyrë europiane çështjen çame. Unë e di që nacionalizëm do të thotë luftë, por Edi Rama nuk po nxit asnjë nacionalizëm, ai vetëm po bën detyrën për të mbrojtur me dinjitet të drejtën e çdo shqiptari kudo që ai jeton ashtu siç bëjnë amerikanët, francezët apo të tjerët. Tani më lind e drejta të pyes miqtë-armiq të Edi Ramës që shiten si patriotë të vonuar, a nuk do të mjaftonte kjo perfomancë e tij që të mos e përqasnin atë me Marsin ’97 të piramidave të Berishës? Nuk u besoj teorive konspirative, por po them vetëm një të vërtetë, si ka mundësi që Edi Rama anatemohet me të njëjtën egërsi si nga çadra si nga gazetat ruse, maqedonase e serbe?
Personalisht, më intereson më shumë e vërteta sesa Edi Rama dhe kjo e vërtetë nuk më lejon që arsyet personale të më dërgojnë në humnerat e urrejtjes që fluturon me çadër nëpër rrëpirat e gënjeshtrave të ëmbla.
A nuk ishte vete Rama qe perfitoi nga deklarat e Berishes ne Mynih ne 2012 per “albanofobine”?
Se afermi ne pazarin e tezgave do te shperndahet veresie libri me tregime “Mongolezi i fundit i Ballkanit” i histerianit me fame boterore, Llesh Rrok Hajdari.
Ekskluzivisht per kaqolat e indoktrinuar te “Muzgut” autori ka shkeputur nje fragment nga parathenia e librit ende te paperfunduar.
Lexim te kendshem…
Personazhi kryesor i tregimeve eshte nje endacak prehistorik, pasardhes gjeneratash i fiseve nomade mongole, disa prej te cileve munden t’i shpetojne
masakres brutale te kasapit Genghgis Khan, vrasesit masiv nga me mizoret qe ka njohur deri me sot njerezimi.
Luftrat gllaberuese te Genghgis Khan-it gjate shek. XI-XII bene qe perandoria mongole te shtrihej nga Azia e larget e deri ne Ballkan. Bazuar ne zbulime te hershme arkeologjike, pllaka perkujtimore, si dhe gojedhana te riperseritura brez pas brezi, rreth vitit 1183 disa prej kaloresve mongole munden te arratiseshin nga radhet e ushtrise dhe te vendoseshin diku ne verilindje te Ballkanit.
Ne vitet qe do te pasonin, keta nomade qe ishin mesuar te jetonin neper cadra pak me primitive se sa keto qe shohim sot bulevardeve, filluan te zhvendoseshin gradualisht ne toka te pabanueshme. Gjurmet e nomadeve mongole jane zbuluar ne afersi te Bjeshkeve te Sharrit ne Kosove si dhe diku buze liqenit te Shasit, jo shume larg qytetit verior te Shkodres.
Shasi ose “Svacia Civitas” sic quhej asokohe ne gjuhen latine qyteti, shtrihet pertej lumit te Bunes, buze nje liqeni e rreze nje kodre me te njejtin emer. Shasi ne fillim te shek. XII ka qene nje zone mjaft e populluar dhe teresisht e besimit katolik. Qyteti asokohe numeronte gjithsej 365 kisha, shumica e te cilave ishin ngritur perreth dhe ne maje te kodres. Rreth vitit 1242 qyteti u be pré e lufterave plackitese te S. Nemanjes, i cili drejtonte nje force ushtarake te perbere me se shumti nga pasardhes te nomadeve mongoleze. Pas dyndjes se barbareve qyteti se bashku me kishat u rrafshua komplet dhe mbeti si germadhe. Qysh prej asaj kohe banoret e hershem u detyruan te shpernguleshin qe andej, dhe braktisja ka vazhduar e po vazhdon edhe ne ditet e sotme. Qyteti ku dikur vlonte jeta i perngjan sot me teper nje fshati te humbur dhe te lene ne meshire te fatit.
Por cili eshte “Mongolezi i fundit i Ballkanit”, dhe c’lidhje ka historia e dhunimit te kishave te Shasit rreth 10 shekuj me pare, me dhunimin e kishave shqiptare, mbylljen e xhmive, vrasjen e katolikeve, djegjen e literatures fetare, dhe ndalimin e ushtrimit te besimit fetar ne vendin e pare ateist ne bote ne vitin 1967?
C’lidhje kane cadrat e nomadeve mongoleze, me cadrat e demoneve te bulevardit?
Keto dhe shume pergjigje te tjera do t’i mesoni sapo t’ju bjere ne dore libri.
Deri atehere sa me pak durim, dhe sa me shume… zhgenjim.
Nje shkrim dinjitoz dhe i sakte ,
Serioziapsolut! Eshet vertete nje shkrim dinjitoz dhe i sakt.Bravo Ilir !
Pikerisht per keto ceshtje eshte ngritur cadra.Sa here qe kosova maqedonia kane probleme per te zgjidhur ne shqiperi ngrihen cadra,permbyset shteti etj.keta jane armiqte e shqiperise.
ILIR, FALEMINDERIT!!!!!!!
I KE THËN TË GJITHA.!!!!!!
Nuk te njoh fare, por bravo. E di pse them keshtu? Se me duke njeri(ne shkrim) qe te dhimbset shume vendi, Shqiperia,, shqiptaret kudo ku jane, sesa partia (pra pjesa, se partia eshte pjese e te teres, pra e vendit, kombit). “Burri duhet ta kete zemren ne koke” – thoshte Napoloni. Kjo nga une perkthehet se duhet ti flase zemra e jo buzet dhe xhepi. Aq me teper te foli zemra, kur mund te ndodhte krejt e kunderta duke patur dhe nje histori personale. Te falenderoj o shqiptar i mire…
Edhe mua me vjen per te vjelle nga fodulleku i E. Rames.
Edhe une nuk do votoja Edi Ramen po te kishte nje alternative me te mire!
Por kur shikon alternativat, nga njera ane barbaret e PD nga krahu tjeter mercenaret e LSI, te behet e qarte pse ky vend sbehet dot.
Uroj te dale nje President qe ta meritoje emrin, nje Prokuror i pergjithshem qe te arrestoje kriminelet e politikes dhe korrupsionit dhe mbase nje Kryeminister qe te mos jete fodull por ketu skam shume shprese, kur shikon kush na ka qeverisur keto 25 vjet!
Yzeiri shkrimin dhe argumentimin per mua e ke te drejte pervec atij faktit personal te kandidimit per Drejtor qe valla qenka tall Rama.Besoj qe edhe mund te kete pasur preferencen dhe ndikimin e tij, por kjo s’ka pas te beje mety.Artikulli qendron dhe eshte e vertete se gjithe forcat e brendshme e te jashtme anti shqiptare pra qe nuk duan progresin e Shqiperise jane kunder Rames.Ka mundesi te triumfojne ne menyra te ndryshme dhe dijeni se edhe kalamajte tane s’kane per te pare me nje Shqiperi te forte dinjitoze dhe komode per te jetuar.Triumfuan kunder Ismail Qemalit, triumfuan me Enver Hoxhen, me Sali Beriashe te dy udheheqes me zgjidhjet me antishqiptare si shtetare, njweri na izoloi tjetri na coi ne prag te disintegrimit si shtet, dhe stabilizoi, korrupsionin, vjedhje dhe antiligjin ne shtetin transitor demokratik shqiptar.E ardhmja e afert ka per ti denuar shume me teper se sot per demet qe i kane bere ketij populli.Ketu do te jeni e do te shihni.
Zoti Flamur (nuk e di nese je ai i verteti).
Dhe komenti juaj eshte per tu lavderur me perjashtim te Enver Hoxhes sepse nuk eshte viti
1991 por 2017 kur shteti shqiptar ka shkuar ne te semes
ne kohen e Saliut tuaj dhe atij Bamir Topes qe Salibihsa fshinte menderen me te.
.
Ti i nderuar nuk duhet te dalesh me emer te vertete se ju Topet ne dy sistemet
keni qene lubrifikues te tyre..vetem udhetimet jashte shteti qe keni bere ne kohen e xhaxhit
ja ke kaluar dhe atyre te BP(byrose politike)..
.pra mos kalo ne ismaiikarderrizim qe do te thote
qe ju qe i lepinit prapanicen enverit jeni bere me kryekanibalet e tij
Jam dakort me ato qe thua per Edi Ramen qe duhet mbrojtur me cdo kusht ..por te lutem mos na i permend ate fjaline se Enver Hoxha ishte “antishqiptar si shtetar” dhe e barazon me nje morracak si Berisha Juaj.
Ne qofte se mendon se na izoloi Enveri e ke gabim.faktet tregojne se ai
eshte udheheqsi me i persekutuar nga perendimi qe nga 1943 (qe donin ta vrisnin me mehmet shehun) e deri ne ditet e sotme.
Historia e Enver hoxhes eshte si
te” Plaku dhe deti,” i Ernest Hemingway.
Kete nuk e them une ju por Falmur & Bamir Topet qe pasi e late berishen te shkaterronte ate vend.
.del me keto komente dhe po sulmon enverin e vdekur si hijenat…lere enverin ne varr …
le ta quaje kush te doje shenjtor apo diktator te pakten deri sa Saliu..miku personal i juaji te jete ne burg…
* komentshkruesi eshte nje antienverist i penduar
Je shume real. Keshtu duhet te jene te gjithe gazetaret. Sa per Kocon, ai ka qene e do te mbetet nje person qe mendon vetem per veten e tij, nje njeri imoral ne te gjitha drejtimet!
Z.Yzeri,ju ndjek ne shkrimet e tua,jeni racional,dhe mbi te gjitha argumentat tuaja kane lidhje llogjike.Pra duket sikur nuk kane lidhje,por levizjet e opozites dhe te kundershtareve te Rames ne Tirane,cuditerisht lidhen me levizjet ne Ballkan.Kryeministri Rama eshte interpretues i zerit te qytetareve shqiptare, ai nuk perdor doreza ne skarkieren politike nderkombatre,ai thot me ze ate qe te tjeret kane frike ta thone,apo thone ato qe ju thone te tjeret,pikerisht per kete luftohet z.Rama duke i vene shkopinj ne rrota.Cuditem me kerkesen e opozites per qeveri teknike,dhe kjo me duket se eshte frike qe kane nga perballja direkte ne fushate.Une kam besim se populli eshte me ‘te dhe ai do te korre fitore te padiskutueshme ne zgjedhjet e radhes.
Shkrim shume i vertete dhe me nivel shume te larte. Ka fare pak shqiptare qe e kuptojne kete mentalitet dhe qe do bien dakord me kete shkrim! Bravo Ilir! Me kete gjykim e vendose veten me larte se Edi Rama apo ai pozicion per te cilin kandidove…
Me pelqen realizmi I shkrimit tuaj. Rusia dhe Serbia nuk po lene gur pa levizur te shkaterojne qeverine Rama. Saliu ky tradhetar I madh.
Z Yzeiri ne nje gare dikush duhet te fitoje.Fakti qe nuk fitove ti ,thjesht do te thote qe nuk ishe ti me i miri
I nderuar Yzeiri
…………………………
E lexova me vemendje kete artikullin tuaj me 4-5 ceshtjet qe ngrini dhe me thene te drejten u zhgenjeva.
.
.
Nqs do vija gishtin mbi kriminelet me te medhenj qe e shkaterruat ate vend
jeni ju gazetaret (sigurisht dhe ju) dhe te dytet do vija ambasadoret
me ne krye Arvizune .”mikun” tuaj qe ju me te drejte e akuzuat per gafat e tij
deri ne marrezi qe I di cdo shqiptar.Kjo ishte per 2011.
.
Kalojme ne 2017:
Krimi me makaber I ndodhur ne Shqiperi qe nga 1912 eshte pikerisht vendosja e sumave e duarve te pergjakura dhe kembet e tyre te zgjebosura te vrasesve 2B mbi gjakun e derdhur ne boulevard me urdher te krye-cadristeve.
.
Ate qe la amanet Arvizu duke u bere jelek antipumbi per salikriminelin e 21 janarit..po e vazhdon Donald Luja.
Te pretendosh te besh dekriminalizim (e kam fjalen per Lu-ne duke pranuar ne tryeze masakruesit e 21 janarit 2011 eshte poshtrim kombetar me keq se nje pushtim fashist..
Jemi pushtuar nga shume armiq ne shekuj por asnje nuk na ka poshtruar si keto ambasadore qe ngelen neper restorantet e Tiranes me Lul Kriminelin duke ju lutur dhe ky si kanibal kerkon kokat me rradhe sikur PS eshte nje tufe me dele..
..
Cfare artikulli duhet te kishte shkruar Yzeiri:
Titullin po ja vendos une dhe artikullin ta beje ai vete:
.
TITULLI:
.
Ambasdoret e Tiranes kane dale jashte kontrolli.
.
Per kujtese te lexuesve ndiqni nje nga artikuj me te spikatur te shkruar ne Shtypin shqiptarne kohen e duhur..vendin e duhur dhe per anti-ambasadorin e duhur
.
%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%%
Ambasadori i vogël i një vendi të madh
…….
Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh.
Zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador nuk është vetëm mënyra se si ai flet, por është mënyra se si na trajton ne shqiptarëve. Zoti ambasador ka zgjedhur të heshtë dhe të mos fajësojë qeverinë shqiptare pse ajo sillet si një qeveri autokratike, që është e pleksur me krimin e organizuar, që ka mbytur tregun dhe që e kontrollon atë me klientët e vet, që ka mbytur median dhe që e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar në një qendër zëri të shëmtuar të reparteve ushtarake të kohës së komunizmit.
Por, ajo që është më flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur të mbrojë dhe të justifikojë një kryeministër që ka në biografinë e tij njëherë mbi 3000 të vrarë në krizën e vitit 1997 dhe 30 të vrarë të tjerë në ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit.
Ambasadori i vogël i vendit të madh përmendi me cinizëm se edhe në Amerikë Garda ka vrarë në vitet ’70. Po është e vërtetë dhe shqiptarët e dinë se në Amerikë është vrarë edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t’u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi “kinezërira”.
Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund të lexoni edhe romanin “Koncert në fund të dimrit” të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo që ne i themi “kinezëri”. Në fakt, historia që treguat mbrëmë me atë që ju bëtë kur shkuat të darkoni me zotin Kantrimen te “Tajvani”, pra historia që treguat ju me atë gruan me fëmijën që ju e takuat dhe përkëdhelët edhe fëmijën, të më ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi në Shqipëri nuk ngjit, përkundrazi bën efekt të kundërt.
Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë vështirësinë që ka sot diplomacia amerikane për të ndikuar në botë. Pas dështimit në Irak e Afganistan, pas krizës së tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka më atë fuqi që kishte dikur.
Natyrisht, ne e dimë shumë mirë se Amerika nuk mund të vihej në krye të revolucioneve arabe, se ajo u tregua e matur qoftë me Mubarakun, qoftë me Ben Alinë, se për të ndërhyrë në Libi, u desh që iniciativën ta marrë Franca.
Vetëm se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mbështetjen që i bëni qeverisë në emër të stabilitetit, po i dëmtoni ndjenjat proamerikane të shqiptarëve.
Në atë intervistë ju do të duhet të përgjigjeshit edhe për një letër të hapur që ju ka dërguar një shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari, por ju zgjodhët të flisni me një gjuhë konspirative duke thënë shpesh e më shpesh se më kanë ardhur disa njerëz e më kanë thënë kështu, më kanë ardhur ca të tjerë e më kanë thënë ashtu.
Cilët janë këta njerëz që vijnë e ju raportojnë zoti Ambasador? Uroj të mos jenë “të pakënaqurit nga opozita”.
Do të ishte mirë që ju të mos i dekonspironit këta dashnorë të stabilitetit. Nuk kam ndërmend të analizoj me detaje intervistën dhe sjelljet tuaja, zoti Ambasador. Ajo që më shqetëson është perceptimi dhe imazhi që ju po krijoni me shpejtësi në këtë vend. Dhe një pyetje të fundit, a e kini parë portretin e Anës, vajzës së Ziverit që u vra më 21 janar?
Në një shkrim timin atë e kam quajtur “Perëndesha e dhimbjes sonë”. Ajo dhimbje që ndjeva atëherë për atë vajzë me buzë të mbledhura dhe me dy pika lot në sy, nuk më është fshitur ende.
Por kur të pashë e të dëgjova në atë emision televiziv m’u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi një ambasador të vogël në vendin tim gjithashtu të vogël.
*******************************
Pas kesaj vjen “rraketa toke-koke” nga Arvizuja te Yzeiri Shekullit ku thote:
Teksti i letrës së Ambasadës Amerikane dërguar dje në redaksinë e “Shekulli”-t:
“…Po ju shkruaj për t’ju informuar që Ambasada e SHBA ka vendosur të ndërpresë marrëdhënien e saj profesionale me gazetën ‘Shekulli’ deri në një njoftim të mëtejshëm. Duke hyrë në fuqi menjëherë, Ambasada do të anulojë të gjitha pajtimet e saj me gazetën ‘Shekulli’, dhe stafi i gazetës nuk do të ftohet më për të marrë pjesë në aktivitete, apo trajnime, të sponsorizuara nga Ambasada. Gjithashtu, Ambasada nuk do t’i dërgojë më gazetës ‘Shekulli’ njoftime për shtyp, apo deklarata të Ambasadës.
Ambasada e ka marrë këtë vendim në përgjigje të një opinioni nga Ilir Yzeiri, botuar në gazetën tuaj më datën 9 prill, me titull, “Intelektualët dhe Ambasadori i Vogël i një vendi të Madh.”..
Ne vend te mbylljes:
Zoti Yzeiri..nuk je aq budalla qe te mos kuptosh se Edi Ramen “snajperat” e gjeopolitikaneve,strategeve,sherbimet inteligjente etj etj e kane vene ne rreth te kuq per ta debuar nga ajo karrike ne menyren me poshtruese te mundeshme.
.Edhe une kam shume rezerva pr Edi Ramen ,kryesisht per mos-denimin e krimeve te berishes qe besoj se ka patur dhe ka presion nga “garantet e tij nderkombetare..
Por mos harrojme se Ai sot eshte burre-shtetasi I vetem ne trevat shqiptare & shqipfolese qe te mbaje ekulibrat ne ate vend dhe ta coje anijen shqiptare ne portet e perendimit .
.
Prandaj eshte detyrim kombetar qe ta mbroni ju analistet te paret Edi Ramen me cdo kusht
nga ujqerit e PD por dhe nga kinezerirat e ketyre ambasadoreve qe kane dale nga kontrolli.
.Nuk ka me Enver apo Hitler qe te “mbuloje” krimin e shkeljes se gjakut nga cadristet kanibale
qe akoma po tolerohen ne menyre kriminale nga miqte tane.
Asgje me shume se sa nje BRAVO, te madhe per artikullshkruesin z. Ilr Yzeiri.
E kam vrare shume here mendjen se pse Yzeiri e ktheu 360 grade qendrimin ndaj PS dhe Edi Rames dhe sot ai e tha vete. Paska qene ceshtja e Drejtorit te Pergjithshem te RTV. Ah ky i shkrete interes personal!
NA KEPUTE SHIRTIN ME KETE LANGERIM
o i biri i Nasufit nga Ballgorja e Mirdites. Pa le pa na permend edhe Dones-en e semaforeve njujorkeze, qe me thirjen e saj “dru me pre” te ben te urresh edhe bishtat e cigareve qe hudh ai zarzavate shitesi tek cepi i dyqanit te katruvave tek Pazari I ri ne Tirone. Zarzavate te fresketa te sjella here me karroce dore, here me sharabajken e terhequr nga gomari i Surrelit, e here me skorten te te birit me mercedez te blinduar.
Nuk e imagjinoj dot si do te te mund te duronte nese beheshe per nje goditje te gabuar te tastjeres, Drejtor i RTSH-se, ajo bukuroshja e verdhezur me uje te oksigjenuar me mbiemrin aq kuptim thenes Shpendi !
Ti ne te shkarravitur, Rama ne drejtimin korrambolesk te nje pushteti te grabitur me arrogance e maskarallek besethyersi te ndyre, nuk para keni ndonje dallim te mirefillte, jeni plehra, ishit te tille e do ngordhni me kete skermate per te qelbur ne dekada pleherishte ku do perfundoni te sigurte.
Ishe mirë tek semafori. Ç’pate që u largove? Sa shkrove to kete koment, të iken nja katër klientë. Ik vrap se të shkon nata bosh pastaj. Të shkojnë dëm edhe tangat. Nuk jane komente per ty këto. Hajde ik tani.
SHUME SHKRIM I SAKTE . CADRES AS QE I SHKON MENDJA PER KETE PROBLEM . E MADJEPER ASGJE QE BEHET JASHTE PROBLEMIT TE SAJ . AJO ME PAPERGJEGJESHMERIN E SAJ PO SHKATRRON NJE NGA PARTIT ME TE MEDHAJA TE SHQIPERISE PD SIGURISHT DHE TERE OPOZITEN AJO NUK KA ASNJE PROBLEM , MADJE AS ZGJEDHJET, I VETMI PROBLEM ESHTE KRYEMINISTRI DHE KETE PER ASGJE TJETER ,POR VETEM SE ESHTE SE BASHKU ME NDERKOMBETARET MIQE TE POPULLIT SHQIPTAR ; PROJEKTUESI DHE MBESHTETESI KRYESOR I VITINGUT LLAFET E TJERA JANE MATERIAL MBUSHES.
SAKTE..shume dakort !!!
I nderuar gazetare efhe une jsm nje sii ju qe me pa te drejte jame goditur nga qeveria Rama, por ne ne Kavaje kemi nje shprehje rri shtrember si draperi por fol drejte”. Ne kete rast une jam plotesisht i nje mendje me ju. Keq me vjen por me te verrtete jemi komb mendjelehte.
Edhe une nuk te dua ty, Prof. Yzeiri, sepse me ke ngelur ne provim, por artikulli ishte i shkelqyer!
Artikull i sakte. Gazetar I afte dhe me kembe ne toke.
Edi Rama ,ne radhe te pare eshte njeri mbi te gjitha.
Pra,si njeri qe eshte,ai ka edhe te metat e tij.
Por,nji proverbe e njohur thote;shikoj punen dhe jo gunen !
Dhe qe nga momenti qe ai njeri me emrin Edi Rama,ka bere aq shume reforma,nuk bie fare ne sy se ka fodullek apo ndonji te mete tjeter.
1-reforma territoriale.
2-reforma ne aresim.
3-reforma ne policine e shtetit.
4-reforma ne ekonomi.
5-reforma ne drejtesi.
6-reforma ne ndertim.
7-reforma ne ligjet urgjente.
8-bllokimi i gjuetise se eger.
9-bllokimi dhe ndalimi i prerjes se pyjeve[qe nuk kane cfare te presin tani]!.
10-reflektimi me njerezit e mbetur rrugeve.
11-rregullimi territorial i cdo qendre fshati dhe qyteti,[kuptohet vazhdim].
12-heqja e hekurave te kryeministrise. dhe miliona gjera te tjera ,duke ndergjegjezuar dhe edukuar qytetaret drejte Europes !
PSE NUK DUHET TIA NJOHIM PUNET E KETIJ GJIGANDI ???????
Z. Yzeiri nuk eshte vetem gazetar I talentuar , por filozof I jetes se perditeshme . Shkruan me zemer , pa paragjykime . Mbetet mjeshter I rralle I perdorimit llogjik te analizes dhe sintezes te fakteve . Yzeiri vuan dhe gezon me personazhin , per te nxjerre ne shesh realitetin e pa anshem . Nje gazetar , qe nuk I eshte trembur kurre syri . E pershkroi Arzviun , sic ishte realisht dhe sic nuk kane mundur ta vleresojne organet kopetetnte te varesise . Te e verta te con trimeria dhe intelegjenca . Suksese ! Zgalem
Kryeministri I nje vendi duhet gjykuar nga ato qe ben, Jo nga shakate apo batutat. Ka shume njerez qe kapen pas fjaleve te opozites e Jo nga ato qe Rama po ben. Me kujtohet shprehja e ish presidentit izraelit Peres,, I cili kur takoi Ramen I Tha: “Ju e futet Shqiperine ne harten e botes”. Fillimisht u suprizova, po me kohen e kuptova se ai kishte te drejte. Sot Shqiperia, fal dhe Rames, ka fituar me shume kredibilitet. Ne kemi nje huq, qe shikojme vetem pjesen e keqe pa I hedhur syte te mires. Ndoshta Kjo vjen nga qe perhere jemi zhgenjyer. Rama eshte I vetmi qe ne zyren e tij vari foton e krijuesit te shtetit shqiptar dhe qe u tha edhe miqve the tij: sa here te keni problem me drejtesine, shkoni e perballuni vet me te. Dhe e ka bere Deri tani. Eshte I vetmi qe mori persiper riformatimin e ekonomise, financave, rendit, sistemit elektrik, arsimit, ligjit etj. Rama po e kalon kete vend gradualisht ne parametrat e nje vendi Europian. Lum si ata qe e kuptojne dhe pershtaten me kete transformim.