“Fitimtarët” që nuk shpjegojnë dot fitoren!

12 Mars 2017, 20:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ndryshimet në qeverinë “Rama” tre muaj para zgjedhjeve janë po aq të pazakonshme si protestat tre muaj para zgjedhjeve, por kjo me sa duket është dhe e vetmja gjë që i bashkon. Të dy palët kanë një arsye të tyre personale për këto akte të pazakonta, por që ende nuk lidhen me njëra tjetrën.

Opozita është në protestë për arsye thellësisht të brendshme të krizës së saj. Lulzim Basha po përpiqet t’i shpëtojë humbjes së postit formal në krye të PD, duke tentuar të mbajë PD-në jashtë zgjedhjeve, ndërsa Berisha po e inkurajon destabilizimin e zgjedhjeve, me shpresë se kështu merr fund reforma në drejtësi.

E vetmja arsye për të cilën ata nuk janë në protestë, është ajo që thonë, kërkesa për zgjedhje të lira. Në atë gjendje që është opozita dhe sikur zgjedhjet t’i bëjmë në një inkubator të kontrolluar, ata sërisht do të humbisnin.

Edi Rama ka po ashtu arsye tërësisht personale dhe politike në këto ndryshime, të cilat ngjajnë më shumë si një blindim para fushatës se sa si një lëvizje për të “joshur” çadrën.

E sigurtë është, që ato nuk lidhen tashmë as me Ilir Metën, as me PD-në.

Për të kuptuar që ndryshimet nuk kanë lidhje me opozitën dhe çadrën e saj, mjafton të shikoni konfuzionin në të cilën është zhytur opozita nga ndryshimet në qeveri. I vetmi që tentoi ta konsideronte fitore, ishte fillimisht Berisha, që është bërë si ato “nxitëset e tifozëve”, por që në vend të minifundit i çudit njerëzit me “qyetarin digital”. Ai tentoi të shpikë një teori rreth ikjes së Tahirit, si sukses i opozitës ditën e parë, pastaj u hutua nga ikja e katër ministrave ditën e dytë dhe nuk vë dot gishtin tek asnjë arsye, se ku është fitorja e opozitës.

Basha u tregua më i përmbajtur një ditë më parë, duke bërë sikur nuk e “pranonte fitoren”, dhe kërkonte kokën e Edi Ramës.

Por e vërteta është se opozita nuk di ç’të bëjë me këtë “fitore” të saj, pasi i duket herë si komplot, herë si pazar, e herë si fitore. Biles e keqja më e madhe që u ka ndodhur është se prej dje në mesditë, Edi Rama i ka hequr prozhektorët e shtypit nga çadra dhe i ka drejtuar mbi ndërtesën e qeverisë, ku një ditë lajmëron ndryshime, një ditë jep emrat e hequr dhe një ditë i lë të presin të dëgjojnë emrat që do të vijnë.

Ilir Meta nga ana e tij është treguar indiferent ndaj ndryshimeve, dhe do ti votojë ata me rutinën me të cilën shumica ka votuar çdo ndryshim të propozuar nga të dy palët. Është e qartë se ai nuk ia quan, “as nder, as qeder” këto lëvizje Edi Ramës. Thjesht i shikon si punë të tij.

Nesër po ashtu do të jetë një ditë e vështirë për çadrën, kur të dalin katër emrat e rinj të cilët nuk thonë asgjë të re politikisht për PS dhe raportet e saj me çadrën dhe LSI, përkundrazi janë një përforcim politik i partneritetit me faktorin ndërkombëtar qe u konsolidua gjate reformes ne drejtesi dhe një mundësi përfaqësimi e femrave në sektorë kyç si shëndetësia dhe punësimi.

Politikisht ato nuk thonë asgjë, për të menduar se Edi Rama ka një problem me PD apo LSI, përkundrazi duket sikur ai vërtetë ka nevojë të jetë më i blinduar nga sulmet para fushatës. Dhe kur emrat të jenë publik nesër, kam frikë se këto ndryshime do të acarojnë më shumë opozitën, e cila nga fitorja që nxitoi të thërrasë të shtunën, mund t’ia nisë vajtimit ditën e hënë, për këtë “provokim të ri të Edi Ramës”, që i mori dy ditë jetë çadrës me emocione të kota.

 

24 komente në ““Fitimtarët” që nuk shpjegojnë dot fitoren!”

  1. aqif tahipi says:

    Mero me duket se telenoveles se qadres po i iken krejt audienca televizive dhe internetiste .Levizjet e fundit te rames po ja riheqin edhe ate pak protagonizem televiziv qe mori lyli prej qadres. E vetmja menyre qe lyli te riktheje vemendjen mediatike ne qader eshte te vere ne zbatim keshillen e artistit karikaturist per largimin e te vjeterve nga pedeja dhe shqupi. Ne te gjithe e dime fort mire se doktorri duke qene “master of puppets” nuk pjerdh per asnje nga ata qe drejtojne ose flasin si te ftuar ne cader por do jete shume “funny”kjo perplasje midis te vjeterve dhe te rinjve ne qader dhe shqup.

    1. 21 JANARI 2011 KRIM FASHIST LUL BERISHIST says:

      Kam pershtypjen se kjo eshte nje loje me ” topa te gjate” ku te gjithe faktoret jane ne “tave” qe nga ambasadoret,mazhoranca opozita dhe mediat.Por nje gje eshte e sigurte se Ylli ne NGJITJE I ARVIZUSE ka avantazhin e madh se Bytha e tij eshte pikerisht te te vraret e 21 janarit 2011 qe e shumezon me zero cdo epersi te Rames.
      .
      Nuk po permendim se mbi 30 cope senatore,kongresmene dhe zyrtare euro-amerikane jane ne krahun e Lul kriminelit.MOS HARROJEM SE DHE RAMA KA DISAVANTAZHINE MADH TE MAJIT 2011 KUR JA FUTEN NGA MBRAPA TRESHJA ARVIZU-META -BERISHA….edhe pasi mori urimin e fitores ne votimet e Tiranes me 10 vota plus ku te gjithe e dine qe me shume ja futi Arvizuja sic do ja fusi neser Donald Luja,
      .
      21 Janari 2011 eshte ngjarja me horror e ndodhur ne historine e Shqiperise pasi jo vetem qe u vrane barbarisht 4 veta te filmuar “live” por vrasesit dhe urdher dhenesit po perdhosin akoma te vraret duke perfituar nga impotenca e qeverise re,hipokrizia e luve @ arvizive dhe indiferentizmi i opinionit publik.

      PSE NUK FITON RAMA NE 2017 EDHE PSE KA MBI 70 PERQIND TE SHQIPTAREVE NE ANEN E TIJ ?

      KJO SPJEGOHET 100% ME 21 JANARIN NJE KRIM FASHSIST I BERE NGA LUL BERISHA DHE I MBROJTUR NGA EUROATLLANTIKET ME CDO CMIM BILES DHE DUKE PERDHOSUR NJE KOMB TE TERE

      Midis pales vrasesve dhe pales se te vrareve ne 21 janar ishte nje albiter qe e quajne Aleksander Arvizu i cili ne ate kohe bashke me Wolfarthin dhe Sekuin benin treshen e gjyqtareve qe federata e Usa dhe e Be kishte caktuar ne ate vend.Por a e kane bere mire punen keto qe jane me teper majore sherbimesh sekrete dhe gjenerale biznesi dhe pak dipllomate ne vende”stateless” si Shqiperia ?

      Shume veta e dine dhe pak e thone se ne 1991-1992 u be kalimi nga nje vend me sistem dikatorial ne nje sistem ambasadorial ku ne thelb nuk ka ndonje ndryshim pervec nje fjale te re qe quhet demokraci qe sherben si vello per te mbuluar ate qe ka ndodhur 22 vjetqe faktikisht quhet eleminimi i shtetit shqiptar duke e shendrruar protektorat me poshte se te nje vilajeti te perandorise osmane.

      Mbasi u uzurpua levizja studentore e 90′ deri ne votimet e 31 marsit 1991 gjithcka ishte bindese ne rrugen e progresit.Fatkeqesisht me pas nga elemente dhe segmente antishqiptare , antikomuniste histerike,nga udbashe serbe dhe andarte greke te te gjitha vendeve zbarkuan ne Shqiperi dhe filluan nje invazion dipllomatik duke filluar me kunderevolucjonin e 2 prillit 1991,me grevat e urise te stimuluara,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe fushates elektorale te William Rajesonit ne votime .Ne teresi keto veprimet e mesiperme jane nje puc dipllomatik shteti qe akoma ka shume njerez qe besojne se prune demokracine apo hodhen komunizmin qe kishte marr fund me kohe.
      Jane tre raste flagarante ku ambasadore amerikane kane kryer veprime per te cilat shteti amerikan duhet te mbaje qendrim ne cdo kohe dhe te kerkoje demaskimin e tyre dhe ti kerkoje falje shqiptareve.E PARA ishte marrja pjese e Rajersonit me mashtrimin e cekut bardhe ne votimet e 1992.E DYTA ishte deponimi I Berishes ne bodrumet e ambasades amerikane per aktin criminal te tij te 14 shtatorit 1998.
      E TRETA ka te beje me ambassadorin Arvizu en kohen e te cilit kane ndodhur shume ngjarje tronditese dhe shtet-shkaterruese.
      Duke filluar me 21 janarin shikojme se veprimtaria e tij eshte e dyzuar ku nga nje ane eshte kunder vrasesit Berishes kurse diten tjeter I jep decorate si burre shteti.
      Nga njera ane thote qe kam qare ne 21 janar kurse nga ana tjeter glorifikon vrasesin Lul Basha si yll ne ngjitje.Biles letra e ngushellimit qe icoi familjes Nika nje vit pas masakres kishte nota hipokrizie .
      Pas 21 janarit ndodhi gjeja me e pabesueshme qe nen hunden e Arvizuse jo vetem qe u terrorizuan nga VRASESI berishe presidenti,kryeprokurja,opozita,te burgosurit,te plagosurit,gazetaret por ai I eleminoi te gjithe duke vene presidentin e tij,k/prokurorin e tij,k/shikasin e tij biles dhe grabiti nen llerat e perveshura dhe brekeve te ulura te Arvizuse bashkine e Tiranes.Po ashtu u lejua me bisht ne shale te fshije menderen me ekspertizat e FBI kryevrasesi Berishe deri ne ekstrem ku ne 8 shkurt liroi vrasesit fizike te dokumentuar .
      Ajo qe e nxjerr shume te dyshimte kete ambassador eshte vizita e tij E RASTESISHME ne MMB te VRASESIT LUL ku kam shkeputur kete lajm te kobshem nga shtypi shqiptar:
      Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
      Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit
      04 mars 2011 17:13
      Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.
      Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.

      TE KY LAJM ESHTE KONCETRUAR ESENCA E 21 JANARIT DHE ROLI JO I SINQERTE I A.A RVIUSE ESHTE MOMENTI QE NJE GAZETAR I QUAJTI “KINEZERIRAT” E ARVIZUSE POR ME VONE KY GAZETAR I MBUSHI POTURET DHE FILLOI ME KINEZERIRAT E NEXHMIJES

      Nuk ka njeri ne planet qe beson se Arvizu kaloi rastesisht dhe do isha dakort qe nje ambassador te mashtronte pak po ja kaq shume sa qe nuk I beson as vete.

      Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ka qene dhe eshte jelek anti plumbi I vrasesve Berish & Lul per masakren e 21 janarit qe per hir ten je stabiliteti poshtrues mbron dy kriminela.

      Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ishte ideatori I barazimit te nje vrasesi me viktimen.

      Nuk do kisha shkruar kete “rroman”sikur te mos kishte ndodhur 15 nendori 2013 ku Arvizuja nga njera ane I rrevoltuar kercenon Bash Berishen per kalimin e vijes kuqe dhe nga ana tjeter para nje pak ditesh ne vigjilje te fajit te tyre te perbashket te bulevardit Arvizu dorezohet para kembeve te pista te VRASESIT BERISHE duke bizeeduar per problemet e te emes se zeqos ne maje te thanes.

      Te flasesh per 21 janarit duhen shume kohe dhe faqe pambarim por me kryesorja eshte se kjo ngjarje nuk eshte e shkeputur nga masakra 22 vjecare e kriminlit Berishe.Dihet qe ai eshte hybrid monster I secreteve jugosllave qe ne ate kohe kishin nje bashkpunim vellazeror me inteligjnecen amerikane dhe kjo eshte shkaku kryesor qe ai eshte mbrojtur dhe do te mbrohet me cdo kusht.Ne kete kontekst Berisha ka qene vetem nje kukell qe I sherbeu regjimit ambassadorial qe u instalua ne pucin e 2 prillit 1991 dhe vazhdon dhe sot.

      Pa frike duhet te mendojme se dhe 23 qershori 2013 po vertetohet se ishte nje zgjidhje e bere ne bodrume ambasadash qe I vjen era e keqe e ngjlave te lalzit qe dhe per pak jave do ta shikojne shqiptaret deshtimin e saj.
      Prandaj eshte koha qe Edi Rama duhet te dale nga bataku i ngjalave ku e kane futur planet e bera ne bodrumet e ambasadave se 23 qershori nuk ishte rrotacjon I zakonshem por nje permbysje e regjimit ambassadorial dhe kuislingut te tyre vrasesit Berishe per te cilen 1 miljon votat ne shqiperi dhe 1 miljon emigrantet jashte shqiperise duan koken e kriminelit serberishe

      Edi Rama dhe shqiptaret e ndershem duhet te marrin shembull nga vendosmeria dhe guximi I jashzakonshem i z John Kerry i cili ne vitin 1971 sfidoi qeverine amerikane te asaj kohe duke kerkuar terheqjen nga Vietnami pasi ai i pa nga afer ca 21 janare qe ndodhnin atje ne ate kohe.Biles arriti sa dhe dekoratat e luftes ti hidhte ne oborrin e shtepse bardhe te Niksonit duke thene:
      .
      “I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”

      1. Leka says:

        Në 80 vjet të jetës time figura e malsorit na është shpalosur
        para syve si njeri i beses,njeri që zbaton virtytet e te pareve sidomos
        respektin per jeten e tjetrit dhe ajo qe ishte absolute respekti për të vdekurin
        dhe kur ishte hasmi i tij.
        .
        Nqs se ka ngelur ndonje malsor me ndjenjat e te pare ve ne cadrën e marre zise
        te ketyre malokareve te mehmetelezbiberizuar saliberizuar dhe talebanizur
        le te ndjeke keto rrjeshat me poshte
        ++++++++++++++++++++++++++++++++++++
        Mos kceni mbi varre e ju ’shitoftë zana!
        .
        Vrasësi ka dasëm dhe ju o krushq të pafajshëm,
        duke shkelur zakonin dhe burrërinë, jeni të ftuar!
        Jeni të ftuar në “dasmën mort të katër të vdekunve të pakallun”.
        Ju kam menduar krejt ndryshe, ju malësorët e mi.
        Kurrë nuk më ka shkuar mendja, se baballarët tuaj i’u kanë thënë se mund të shkelni mbi vorre!
        ***
        As që mund ta mendoja se soj i juaj fisnik, do të përçudnonte fisnikërinë:
        Të kërcente dhe të harbohej mbi gurët e vorreve dhe emrat e shkruar me gjak, ende të patharë… të vëllezërve!
        A thua e ke harruar se sa vlen gjaku dhe haku ti burrë malësie?

        A vërtetë mendon, se këta që ju keni marrë guximin gabimisht t’i poshtëroni,
        janë njerëz pa njerëz?! Jo hej burrë, se Zoti është i madh, e “robit i gjinet robi”!
        ***
        Vërtetë mendoni se, ato jetë vlenin sa një karrige druri,
        e tani ju doni t’iu a ktheni përsëri plaçkën grabitësve,
        që akoma nuk i kanë larë duarët e gjakosura?!
        Kaq pak vleni, sa të shisni veten dhe fisnikërinë tuaj për një copë bukë a për një thes miell?
        Natyrisht që në vendin tuaj, ditët janë të shkurtëra dhe me re,
        e ndoshta një jetë kaq e zymtë nuk i’u dhimbet.
        Por atje burrëria kushton më shumë se sa jeta,
        ndaj “mos shkel e t’shitofte zana mbi burrninë tane”!

        Mos e shkel e t’shitofte zana
        e mos kce mbi varr
        se nuk e ke zakon!

        Mos bre, mos u bëj palë me vrasësin dhe hjeksin.
        Më dhimbesh kur të shikoj aty fisniku im i njollosur, i palarë, i parruar,
        jo se nuk do dhe nuk di… por nuk mundesh nga varfëria që të ka pllakosur.
        Më dhimbesh kur të shoh aty të lodhur dhe të mashtruar,
        jo se nuk kupton por nuk ke mundësi tjetër të zgjedhësh. A thua, kaq keq është katandisur “mburrja” e vendit tim?!
        ***
        Vërtetë edhe atë që dikur e kishe si gjënë më të shtrenjtë, burrërinë dhe nderin…
        e ke shitur. E ke shitur duke mbajtur besnikërinë e fjalës,
        që me zakon nuk vlen për vrasësit që nuk janë “pastruar” nga vrasjet,
        e që tallen me ty, e të premtojnë se do të lumturojnë dhe veshin me mirësi!
        Ai, vrasësi tallet me ty, sepse e di se t’i e mban fjalën… “besa besë”.
        Nuk e di, si nuk shikon veten tënde të pluhurosur dhe te rreckosur,
        sikur sapo je ngritur nga varri, përballë fytyrave që shkëlqejnë
        e gati sa nuk të verbojnë të zotërinjve,
        që të kanë ftuar të kërcesh dhe të fyesh ato katër djem nënash,
        që tani më shumë se kurrë, po u rendohet shpirti e nuk po gjejnë qetësi.
        Po ti bre burrë, çfarë kërkon aty mbi varret e atyre djemëve, vëllezër me rracë, me gjak e me halle…
        si ti?! A thua të kanë gjë borxh dhe tani po hakmerresh?!

        Mos e t’shitofte zana
        .

        mos luaj valle mbi shpirtin e atyre, që si ke njohur dhe as nuk të kanë njohur.
        Nuk është burrëri as “mahi” të bësh dasëm në varreza!
        Nuk është guxim dhe trimëri të tallesh me të vdekurit!
        Nuk është fisnikëri, por poshtërsi, që ti malësori im të bëhesh palë me krimin e pandëshk
        uar dhe të marrësh përsipër gjykimin e vonuar… për të dhënë drejtësi.
        ***
        Vrasësit dhe hjeksi që të kanë ftuar në “dasmën mort”,
        nuk kanë nevojë për gjykim, sepse e kanë pranuar dhe deklaruar
        se do vrisnin edhe dhjetra e qindra, nëse dikush do i afrohej
        ta prekte karrigen e humbur që u pillte florinj… pra janë të gjykuar.
        Tani që e kanë numbur, jargaviten e përloten, betohen e përgjërohen,
        ti ndihmosh që ta marrin përsëri. Por është shumë vonë për ta, s
        epse e kanë pranuar fajin dhe presin dënimin e drejtësisë, që vonon por nuk harron.
        Ato të mallkuar,
        për të mos ardhur kurrë sahati i ndëshkimit
        dhe për atë karrige të lyer me gjak,
        të kanë thirrur ty, që të festoni si indanët, në ritet mistike,
        para betejës së madhe për jetë a vdekje.
        Ti nuk je asgjë tjetër për ata,
        veçse viktima e radhës e kësaj beteje, që pak gjasa ka,
        për të thënë aspak se, mund ta fitojnë.
        .
        Ti vërtetë o malësori im i zgjuar, ke pranuar që të tallen me ty
        këto derra të nginjur e të mllefosur që po bëjnë dasëm pa dhëndër?!
        Largohu dhe rri në varfërinë tënde dhe çohu për nderin tënd, pronën tënde, familjen tënde.
        Mos u gënje, sepse ti për ata nuk vlen asgjë! Jeta jote, shtëpia jote me tokë dhe bagëti,
        kushton sa një unazë në gishtin tyre të mesit, në atë gisht që ata e ngrejnë sa herë kthen kurrizin ti.
        ***
        Ndaj, mos kceni mbi varre e ju ’shitofte zana!

        1. xheJ eN Bi says:

          Skypion..Lylzimi…

          Ka te drejte qe analisti yne thote se Opozita pas kesaj levizje te Rames
          do te çoroditet.

          Analisti yne shkruan: “Per te kuptuar qe ndryshimet nuk kane lidhje me opoziten
          dhe çadren e saj ,mjafton te shikoni konfuzionin ne te cilen eshte zhytur opozite
          nga ndryshimet ne qeveri.I vetmi qe tentoi ta konsideronte fitore ,ishte
          fillimisht Berisha,qe eshte bere si ato “nxitesit e tifozeve”,por qe ne vend te
          minifundit i çudit njerezit me “qytetarin digital”.Ai tentoi te shpike nje teori
          rreth ikjes se Tahirit ,si sukses i opozites diten e pare ,pastaj u hutua nga
          ikja e kater ministrave diten e dyte dhe nuk ve dot gishtin tek asnje arsye,
          se ku eshte fitorja e opozites”.

          Lylzim, tani diten e trete del ti me konfuz se Berisha dhe na e quan turperues
          levizjen e Tahirit !

          Driten qe hedh analisti yne mbi ngjarjet nuk mund ti eklipsosh dote me “hartimet”
          qe ben ne kete forum.”Hartimet” e tua vetem Mentarin dhe Lugatin entusiazmojne
          dhe ushqim per mua per te komentuar dhe une.

      2. Skypion says:

        Padyshim,qe shkarkimi i Sajmir Tahirit,pervecse turperues per ate vete,per Ramen dhe krejt “rilindjen”,eshte edhe momenti me i sikletshem per gjithe gazetaret dhe analistet qe mbeshtesin Qeverine.
        Po te veresh shkrimet e tyre,ka nje peshtjellim ndjenjash nga me kontradiktoret dhe nje coroditje ne analiza,sa te merre te qaret!
        Aq te mjera jane!
        Nuk e dine,nese duhet lavderuar apo qortuar Rama,per kete turp te madh?! Une nuk e di ta them me saktesi,sesa i madh eshte turpi i Rames.Por,gazetaret ,analistet dhe gjithe mbeshtetesit e tij, po e perjetojne si nje Turp te Madh.Dhe,nese ata e perjetojne si te tille,atehere eshte vertete nje Turp i Madh.
        Komunikimi i zakonshem javor i Rames,i veshur si kurre me pare ne te zeza,sikur te mbante zi,shperfytyrimi i tij dhe caprrallisjet krejt pa kuptim,zhduken perfundimisht edhe ate pakes fije shprese qe kishin mbeshtetesit e tij,se mund te thoshte cudira qe te linin pa mend boten,dhe te justifikonte Turpin e Madh.
        E jo vetem kaq,por,sikur te deshte t’ua bente edhe me te rende sterkeqjen mbeshtetesve te tij,Edi Rama,u tall me viktimin Sajmir Tahiri,duke e quajtur shkarkimin e tij,emerim…!!!
        Te gjendur ne nje situate te tille shume te sikleteshme,gazetare,analisteve dhe mbare mbeshtetesve fanatike te tij,nuk u ka mbetur gje tjeter,vecse te skermiten ndaj Opozites: gezoni ju, gezoni,por do ta shihni?! Madje,vete RAma i pari e tha nje gje te tille ( qesh mire kush qesh i fundit) cka ka zgjuar kureshtjen e shumekujt, nese ky njeri eshte ne rregull nga trute.
        Por,pse gazetare,analiste pro-qeveritare dhe socialistet ne pergjithesi po e perjetojne si nje Turp te Madh shkarkimin e Tahirit?!
        Sepse:
        – Edi Rama,me kete shkarkim,i vuri vulen e vertetesise,gjithe akuzave qe i jane bere Tahirit per lidhjet e tij me boten kriminale.
        – Edi Rama,e beri kurban Tahirin,per te qetesuar zemerimin e Opozites dhe popullit ne proteste.
        – Edi Rama,e beri kurban Tahirin,edhe per te qetesuar zemerimin e aleatit te ij,Ilir Meta.
        – Edi Rama,e beri kurban Tahirin,per te shpetuar koken e tij.
        Ne vecse mund ta marrim me mend sterkeqjen qe po provojne mbeshtetesit e Rames ,keto dite.Ata,instiktivisht,imagjinojne idhullin e tyre,qe ndersa ben kurban krahun e tija te djathte,bashkepunetorin me te ngushte dhe me besnik, ashtu ulur ne gjunje i lutet dhe i lepihet Ilir Metes,qe te mos prishin koalicionin…!!!
        Keshtu e kane imagjinuat gjithe socialistet mbreme, gjate komunikimit javor kur,ndersa tallej pa meshire me viktimin e tij Tahiri,duke thene se nuk e ka shkarkuar por graduar (cfare perversiteti,c’mendje e coroditur!) – nuk harronte t’i bente lajka dhe ‘i lepihej pa piken e turpit Ilir Metes!
        Shume socialiste te thjeshte,po thone : more,po si mund te jete akoma idhulli yne ky Edi Rama,qe i bie ne gjunje dhe i lepihet Ilir Metes,dhe per t’i bere qejfin atij te beje kurban me te besuarin e tija?!!
        Njerezit e thjeshte,e shohin te verteten permes ketyre perjetimeve dhe intuites qe nuk gabon kurre.Nuk hyjne ne arsyetime ,me Opozite ,nderkombetare,korrupsion,inkriminim etj etj.
        Ata shohin vetem kete tabllo: idhullin e tyre,Edi Rama,te beje kurban Sajmir Tahirin,i ulur ne gjunje duke i puthur kembet Ilir Metes…

        1. Une says:

          Shyqyr qe ke bo koment te “shkurter” ksaj rradhe mer tyc Vicidoli se na more jeten duke skroll-uar

        2. DETARI Atlantidhes @ says:

          Skorrpion !
          Nuk me pelqen replika me njerez qe i ka ngelur ora ne kohen e Leninit apo Haxhi Qamilit,por une nuk do te lodh me shume germa !
          Vetem nji gje te mbani mend ju antishqiptaret qe merrni urdhera nga lindja ;Saimir Tahiri ,eshte ministri i brendshem prape ne dt.19 qershor 2017 !

          nuk keni pare asgje………..akoma—————————————————-!

  2. Populli says:

    O Mero Luli merzitet se ai e di kur do ta marr kariken e kryeministrit dhe ne kete răst edhe ai eshte i shqetesuar pași nje qeveri socialiste apo demokrate qoft nuk duhet te rrezohet nga ndonje skandal por ne baze te nje programi te miratuar ne tunelet e viles 30 .

  3. DETARI Atlantidhes @ says:

    Menyra se si e trajton temen zoti Baze,me ben te qesh nga cinika ,ironia dhe zgjuarsia e zderllimit , dhe gjuajtjet ‘miqesore’ qe i ben cadristave………,duke i bere telef ,teleshmanet……….
    no komment !

  4. Niko says:

    MERO.!
    Të lexojmë ty, dhe kuptojmë më mirë situatën!
    Rrofsh,që shkruan.!
    Kushedi si çmendet SKYPIONI, sepse fjala jote
    ngjit, e tijë TA. SHPIF?????

  5. shqip says:

    Vetem nje budalla mund te shohe endrra me sy hapur. Ka nga keta syresh , qe pasi hodhen vallen e baftjarit, kujtojne se Rama do tu vari çelsat e zyres ne qafe. E kam thene ; nga rruga erdhen, rrugeve do mbeten. Ne Europe shkohet si nnerez,jo si kafshe. Aty rrini o shpellare. Keni per te ngrene e per te pire. Armina ju ben te fala nga plazhet e Meksikes. Aty rrini ne çader, deri da te vije nusja e Lylit nga hollanda.

  6. noc rroku says:

    Per aqif tahipi: Per fjalen “qader”,duhet te shkruhet “çader”,me ç-ne e çekiçit dhe jo me ç-ne e qepes….

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Neser ” Vicidolsi dixhital” ,do hap biografite e ministrave te rinje te emeruar nga Rama !

  8. pjeter says:

    Levizjet e Rames padyshim Lulit i kane hequr edhe nje zope TE hapesires se manovres propagandiste, une besoj se Rama nuk i llogarit fare si kercenus kompanine “Lullushi”,problemi me i madh i Rames eshte Lilo Meta, nuk duhet te jete e lehte per Ramen te jete nen kercenimin e Lilos, si nje transgjinor qe e ka ka luar ylberin edhe me pare, ka nje oferte te mire per kryeminister, kolonelet e tij po pergatisin terrenin, shif Gjoshen apo ate te bujqesise, per te mos folur per Tit Vasilin, fakti eshte edhe qe cadristet nderkombetaret e konsiderojne si ambjent me toksicitet te lart,dhe kjo ja barazon me zero vleren vizitave te Lilos kohet e fundit neper bote,qe te rrije me ramen me shprese ta shofi nga lart poshte,duhet te tregoje qe merr vota,Tahiri ishte pengese serioze, sepse nuk eshte mik i tyre, dhe nuk mundet ne zgjedhje me nje minister te brendeshem jo mik, e dine pak ashume te gjithe c’elektorat ka krijuar lsi-ja, dhe si i merr votat, nuk ndryshon shume nga ai berishian,dhe personalisht mendoj qe tahiri ka treguar nje personalitet te tille qe si minister kercenonte direkt votat e lsi-se, une i lexoj keshtu keto levizje ministrash, por me kryesorja, sepse qe te gjithe protagonistet, na kane zbehur ate qe shqiptaret kerkojne me shume, reformen ne drejtesi, nuk po diskutohet me si me pare, nuk besoj se dote kete te reja deri pas zgjedhjeve, e me pas nuk i dihet, nje gje eshte e qarte, shqiperia edhe per nje 5 vjecar nuk i afrohet as nje cent be-se, keshtu qe per politikanet tane vetingu per momentin nuk eshte kusht, mund te vazhdojne te bejne qef me pasurine e grabitur.

  9. I nderuari Mero ! Analzat tuaja ne drejtim te politikes jane shume te sakta,po ke harruar t’na analizosh ate gjykaten kushtetuese,e cila eshte nje hallke e mire ne duaret e drejtesise. Ja ,e degjove . Sipas ndryshimeve kushtetuese per reformen ne drejtesi,apo si e quajme ne populli VETINGU dha rezultatetin e pare . U be vetiku ,kurre mos u befte vetingu , gjyqtaret,prokuroret ,kete varremihesit e derjtesise ne kete vend fituan e fituan mire ….. 4000 mije dollare amerikan ne muaj ,ose me shqip : sipas kursit te sotem te dollarit me lekun tone iu takon te marrin 5milion leke rroge ne muaj …… Ishalla ves vetingu e gjyqtaret nuk i luan as topi i allamnit.
    POPULL, edhe ju populli aty ne cader : ” RROFTE KAPITALIZMI ” ” RROFSHIN GJYQTARET-PROKURORET- DEPUTETET” “RROFTE VETINGU QE RRITI RROGAT” Popull jepu drejtesi gjykatesve,prokuroreve ,deputeteve ,pasi jane sfilitur para dyerve tona ,per te fituar drejtesi.

  10. pro says:

    ..mendoj se egziston nje dizajn i importuar politik {nga levizjet e fundit te kryetareve te partive kryesore,jashte vendit} ..per te bere hapa para.!!

  11. dash says:

    Bravo “LEKA” , pershendetje….(edhe per komentin e meparshem) ,si gjithmone i forte MERO..

  12. Blablabla says:

    Per ju qe komentoni gjate: Nuk ju lexon kush.

  13. vezhguesi says:

    Ani pse mund te fshihet kunder vetingut pd ka gjetur nje kauze shume te drejte per tu fshehur ate te zgjedhjeve te rrezikuara dhe kriminalizimit te pushtetit.
    Po Rama eshte budalla dhe sdi ta nxjere zbuluar pd ne eshte kamufluar vertet kunder vetingut apo perfiton nga protesta popullore te ngreje kreditet e saj.
    Te ike rama me gjith ministrat dhe duke qene ne pushtet te vere nje qeveri me socialiste te pranueshem ta zeme Majkon kryminister e ministra te njohur per njerezillekun e tyre.
    Partine e tij ne pushtet e ka dhe nese eshte kaq i sigurt qe do fitoje vetvetiu shkon ne krye te qeverise. Me kete rast e nxjer zbuluar dhe pd ne eshte vertete keshtu.
    Po i cilesuar si budalla poltik e i kaput ne cdo qime te qenies se tij vepron si tredhur duke shpejtuar fundin e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje