E drejta e Ilir Metës, për “qeveri teknike”!

16 Mars 2017, 20:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Përbetimi i opozitës për të qëndruar në çadër dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje, po kthehet në një debat që drejton prozhektorët nga Ilir Meta dhe LSI. Ka dy modele inkurajuese për protestën e opozitës. Modeli i parë është ai radikal, që këshillon opozitën të mos marrë pjesë në zgjedhje, edhe sikur t’i japin qeveri teknike, pasi është më e rëndësishme të destabilizohet sistemi, se sa të riciklohet kjo shumicë, edhe pas marrëveshjes politike. Modeli i dytë inkurajues i protestës, është ai që artikulohet nga njerëz afër Ilir Metës, të cilët inkurajojnë Edi Ramën të bëjë qeveri teknike, dhe pastaj të hyjë në zgjedhje me Ilir Metën, për të fituar bashkë me të.

Inkurajuesit e modelit të parë, pra ata që duken më radikalë, në fakt janë më të ndershëm. Ata po i kërkojnë Bashës të shkojë në Kuvend, të votojë “Vetting”-un dhe të mos marrë pjesë në zgjedhje, pasi janë farsë. Edhe pse nuk jam dakord me idenë se duhet minuar institucioni i zgjedhjeve, pasi nuk ka më kuptim demokracia, e respektoj mendimin e tyre si “revolucionar”.

I papranueshëm është opsioni i dytë, që qeveria të dorëhiqet nga presioni i lëvizjes populiste të opozitës, me qëllim që ta “garantojë” fitoren.

Ky i dyti është dhe opsion më afër LSI-së.

Sa i përket qeverisë teknike, as Edi Rama dhe asnjë lider tjetër politik në Shqipëri, nuk ka mandat të hedhë në erë rregullat e demokracisë në vend, dhe t’i lërë Shqipërisë precedentin e një “përmbysje revolucionare” të marrjes së pushtetit në tavolinë. Nëse në Shqipëri do instalohej precedenti, që tre muajt e fundit çdo opozitë të ngrejë një çadër në Bulevard dhe të kërkojë të ikë qeveria, atëhere nuk do të kemi më paqe në këtë vend, por vetëm banda që do kërcënojnë dhe shantazhojnë njëra- tjetrën.

Ky shantazh jo vetëm që nuk duhet përfillur, por duhet ndëshkuar ashpër, për t’u ngulitur në kujtesën e politikës shqiptare, që nuk do të tolerohet kurrë. Shqipëria padyshim që mund të vuajë nga zgjedhje të cënuara pa një opozitë kryesore, por ajo mund të tejkalohet me zgjedhje të tjera të afruara, derisa në vend të formohet një opozitë e re institucionale. Çdo kosto për kthimin mbrapa, u takon atyre që duan t’i zënë rrugën Shqipërisë europiane me çadër në Bulevard. Kush i ikën kësaj linje, ka lënë litarin jashtë varrit dhe do ta mbajë peng këtë vend deri në përplasje civile.

Por kjo do të ndodhte, nëse Edi Rama dhe Ilir Meta janë të bashkuar.

E vërteta është se ata janë të ndarë dhe se pikërisht këtu gjendet potenciali për zgjidhjen e krizës, pasi kjo ndarja e tyre është dhe burimi i krizës. Kjo krizë mund të zgjidhet nga Ilir Meta dhe LSI, pasi ajo çadër mbahet gjallë prej tyre. Është e qartë se LSI është në një gjatësi vale me PD dhe shumë here më e sinkronizuar në veprime të saj, se sa me Partinë Socialiste. Ajo është në të njëjtën gjatësi vale me PD, sa i takon reformës në drejtësi, bllokimit të “Vetting”-ut, rolit të Misionit Ndërkombëtar etj. Ajo është në një gjatësi vale me PD dhe sa i përket qëndrimit kundër trupës diplomatike në Shqipëri dhe veçanërisht kundër ambasadorit të SHBA dhe asaj të Bashkimit Europian. Biles sot ishin në një gjatësi vale dhe për një drejtoreshë agjencie.

Në këto kushte, është e ndershme që Ilir Meta ta zgjidhë këtë krizë, jo duke shantazhuar qeverinë të dorëzohet bashkë me të dhe të ringrihet bashkë me të, por duke ikur nga qeveria dhe duke e rrëzuar këtë qeveri.

Ky është një akt politik i ndershëm dhe brenda logjikës normale të demokracisë, pasi e kalon në pakicë qeverinë e Edi Ramës dhe i hap rrugë një qeverie të re për zgjedhjet. Kështu nuk do të kemi as ngulitjen e një precedenti të rrezikshëm, të shantazhimit të shumicës legjitime me “çadra horrash dhe laviresh” në Bulevard, dhe as lojëra pa kuptim me qeveri teknike, ndërkohë që të gjithë kanë në mendje një qeveri të re politike.

Rrëzimi i kësaj qeverie nga Ilir Meta është legjitime, ashtu siç ishte formimi i saj, dhe vendit nuk i krijon asnjë precedent negativ. Thjesht secili merr atë që meriton dhe i hapet rruga një gare reale për zgjedhjet e reja më 18 qershor. Fiton apo humbet Edi Rama, Lulzim Basha apo Ilir Meta, atë e vendosin shqiptarët. Por shkatërrimin e Shqipërisë nuk mund ta lëmë në dorë të frikës së Lulzim Bashës nga zgjedhjet, të Berishës nga frika e reformës në drejtësi, të Ilir Metës nga pasiguria se me kë duhet të bëhet dhe të Edi Ramës që mendon se LSI duhet të jetë me të doemos deri më 18 qershor.

Është koha që secili të matet me forcën që ka vetë. Kjo do të na e bëjë më të qartë skenën politike, e cila ka realisht më shumë se tre aktorë, dhe formalisht vetëm dy palë. Është koha kur Edi Rama dhe Ilir Meta nuk duhet të gënjejnë më njëri-tjetrin, duke bërë sikur janë aleatë. T’i japin fund kësaj hipokrizie dhe le ta vendosin shqiptarët më 18 qershor se kush do qeverisë.  Kriza duket e vështirë, pasi në skenë duket sikur janë dy palë dhe askush nuk lëviz. Mos ta gënjejmë veten! Nuk janë dy, por janë tre palë. Boll të lëvizë njëra dhe kriza zgjidhet.

47 komente në “E drejta e Ilir Metës, për “qeveri teknike”!”

  1. Tajari says:

    Edi Rama ,tregohu burre dhe cohe vending ne zgjedhje te parakoheshme,kerko aleance me popullin per Nje vote pa LSI .keshtu si po veproni ja morret shpirtin atij populli.

    1. AMBASADORS INVAZION OF ALBANIA says:

      Ky artikull do behej me interesant nqs Mero do fuste palen e trete qe eshte me “powerfull-i”..
      ..E kam fjalen Donald Lute qe historikisht kane qene dhe trajnere te PD
      por dhe albitra ne duelin PS-PD..Pra gjithmone ka patur konflikt interesi.
      .
      Mjaftojne TE KUJTOJME qe votimet e 22 marsit 1992 i fitoi Rajersoni per yllin e kuq te Beogradit ne ngjitje..e kam fjalen per saliserbin.
      .
      Mjaftojne TE KUJTOJME qe votimet e majit 2011 i fitoi Aleks Arvizuja me yllin e MITROVICES SERBE ne ngjitje..
      e kam fjalen per Lul FAZLLICIN..

      sinqerisht pyes publikisht shqiptaret e mij te dashur dhe mendje trashur:

      A vertet besoni se nuk do ndihmoje Donald lu..Ilir meta dhe fatmir mediu me nje autobuz me senatore ne amerike te vihet Lul BASH krimineli kryminister ne 2017….

      PSE KETIJ KRIMINELI TE DOKUMENTUAR DO JA FALIN KARRIKEN E K/M SI ME MENGPERVESHURI ARVIZU NE 2011 ASHTU DHE ME BREKE-ULURIN DONALD LU?

      njihuni me spjegimin:

      Edhe me berishisti me I fandaksur ne 23 -24 qershor 2013 nuk do te imagjinonte se ne mars 2017 Edi Rama do gjendej I rrethuar nga te 4 anet..
      .
      PAK KUSH E KUPTOI se te gjitha pushtetet pervec godines se K/M ishin ne dore te shtrigut berishe qe nga presidenti-shiku-prokuroria-gjykatat-KLD-KLSH shumica e admistratave.

      Biles dhe parlamenti qe ishte me shumice PS-LSI u tolerua nga Ilir Meta qe terroristi berishe te mitralonte pa pushim mbi “armiqte” e tij per 4 vjet me radhe..

      .Kurse sot ka rrethuar dhe K/M me Lulin ku ky I fundit ben pasarela neper restorante me ambasadore qe nga Donald Luja deri te Ububuja…

      Me kriminalja eshte veprimtaria e Edi Rames qe po beht kurban me deshiren e tij si ne 2011 kur iku me bisht ne shale..pasi I tha Sala do te bej VARRIMIN ME MADHESHTOR…nen zgerdhimjen famekeqit Arvizu

      Nqs dhe Mero dhe fansat e tij nuk e kuptojne se kjo eshte loje do te thote se jane budallenj…por nqs e kuptojne dhe bejne keto artikuj per biznes ky eshte mashtrim.

      Pra le ta themi me ULURIMA qe lidhja e 1 prillit 2013 RAMAMETA ishte nje skenar I bere ne bodrume ambasadash ME AFAT deri ne vjeshte te 2016 qe realisht ndodhi.

      Thjesht ata qe I “fryne ne vesh” KALIT TE TROJES ILIR META te ikte me duar ne qafe nga Sali monstra ne prill 2013 po I shkelin syrin ta le Edi Ramen me ngjale nga mbrapa tani ne prag te votimeve te 2017.

      Pse nuk thote nje fjale te vetme ambasada amerikane per terroristate korpusit azem hajdari…por zoti Donald lu beri nje deklarate FUNEBRE duke thene tekstualisht:

      ‘’’’’’ “Jam i befasuar nga disa ndryshime që kanë ndodhur brenda një viti e gjysmë. Më lejoni të rendis disa prej tyre. Shukri Xhelili, Mark Frroku, Armando Prenga dhe Elvis Roshi janë të gjithë duke u ndjekur penalisht. Arben Ndoka dha dorëheqjen nga Parlamenti, ndërsa Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Ilir Petraj dhe Gentian Muhameti u ndaluan që të merrnin pjesë në zgjedhje. Këto janë gjëra shumë të jashtëzakonshme dhe kanë ndodhur brenda një viti të vetëm”, thotë Lu.’’’’’
      PRA ZOTI LU E QUAN TE JASHTZAKONESHME QE ESHTE DEMTUAR PS…KURSE PD QE DUHEJ TE FUTESHIN NE BURG KUPOLA E SAJ…..HESHT
      pra ju lutemi pasi shenjteruat nene terezen…shenjteroni Donald lul bashen
      .
      OSE TJETRA:
      .
      SI NUK E HAPI SQEPIN DON LUJA KUR LULFTETAR BASHA BER I THIRRJE PER REVOLUCJON:
      Doni luftë, luftë do të ketë!
      Qytetarët do të fitojnë.
      Shpojuani gomat e makinës,
      thyajuni dritaret, nxirrini nga zyrat me force
      atyre që ju shkelin të drejtat tuaja

      Pra le ta themi me ULURIMA…..qe ky lloj reforme eshte poshtrimi me I madh qe I behet popullit shqiptar qe nga 1912 eshte me keq se cdo lloj pushtimi

      lufta me mullinjte e eres gjasme me komunzmin I dola boja ..dhe paska qene loja e rajersoneve,elezbibereve e deri te arvizute dhe lute

      Ka ardhur koha te pyesim

      A eshte me gjithemend politika amerikane kjo e perkedheljes se SUPER KRIMINELIT BERISHE per cerek shekulli..apo mos po e ben TRIBUJA ELEZ BIBERAJ ME MAKARTISTIN WISNER me koken e tyre

      SEPSE VETEM CFARE THOTE IZET HAXHIA NGA TURQIA ,
      KONGRESI AMERIKAN DUHET TE FORMONTE NJE KOMISJON PER CESHTJEN

      ……………….SALIGATE……
      per krime,kanibalizem,genocide,tradheti dhe vjedhje miljardash
      ne bashkpunim me mafjen me kollare qe do rezultonte fatale per disa kokrra atje si ne

      WATERGATE APO IRANGATE…

      sepse behet fjale per mbi 20 biljon dollare te armatimit shqiptar qe kane kaluar ne dore te SHKELZENEVE ,QENEVE DHE DEVIROLEVE..miljardat e rruges kombit apo OFF SHORET E naftes.( mund te happen letrat e floririt Londres qe “menaxhoi” ilegalisht Rajersoni me Berishin ne 93 ‘)

      Sovraniteti i shqiperise ra ne shkurt 1992 kur Rajersoni mori pjese ne fushate elektorale krahas MONTRES BERISHE..dhe vazhdon dhe sot.
      Nqs ka kundravajtes me te madh sot ne shqiperi ..ai eshte GOVERNORI LUL. dhe ROMANA VLAHUTIN
      Nuk ka ne historine boterore njre rast te tille si raporti shtet shqiptar-ambasade amerikane.as koloni,as protektorat,,as puppet state,,,as stateless..as vend I pushtuar…
      Eshte fat I madh qe Shqiperia u lidh fort ne 1991 me Ameriken…por akoma me I madh eshte zhgenjimi I shqiptareve me dipllomate amerikane qe merren me Shqiperine.
      .
      CFARE GABIMESH FATALE KANE BERE ZYRTARET AMERIKANE..DHE PO VAZHDOJNE AKOMA ME KETO BARCALETAT E DON LUSE ??.
      1-KRYEGAFA eshte emrimi I ambasdorit te pare amerikan W.E.R nga strofulla e Beogradit,vendit me armiqsor te shqiptareve.

      2-Ne vend te nje pajtimi dhe armpushimi me qeverine e kohes, drejtuesit antshqiptare dhe antiamerikane rajerson-biberaj erdhen si “clirimtare” dhe filluan genocidin e panevojshem antikomunist duke rekrutuar komunisttet me te felliqur si berisha-hajdari-elezaj etj

      3-Ne krye te ketij genocide u vu dhendri serb Berishovic ku sot prej tij eshte instaluar serbizimi,greqizimi,islamizimi dhe mafja nderkombetare tash ben ligjin

      4-Marrja pjese ILEGALISHT e amb.amerikan Rajerson ne votimet E 1992 praktikisht eleminoi SOVRANITETIN E SHTETIT SHQIPTAR..qe vazhdon dhe sot.

      5-Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per 1996-1997 ku u vrane 4000 mije vete dhe u zhduk shteti shqiptar

      6- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per grushtin e shtetit 14 shtator 1998..por biles ata e bene ambasaden zyre per drejtesine shqiptare ku krimineli berishe dha “deshmine”

      7- Mos kerkimi nga pala amerikane e denimit te perbindeshit berishe per gerdecin ku ishte implikuar familjarisht.

      8-Dhenia e vizes Amerikane ndaj gjeneralit LUAN LEPUR HOXHA edhe pse ishte I denuar nga drejtesia..edhe pse ishte kercenuar me jete nga bossi I gerdecit-skerdhen berisha

      9-Implikimi I disa ekperteve te “virxhinias” ne mbulimin e vrasjes mafjoze te Kosta Trebickes

      10-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke I thene NY-TIME..leter highenike.

      11-Barazimi qe I beri amerika zyrtare krimit fashist te 21 janarit me protestuesit me duar ne xhepa

      12-Tolerimi qe I beri amerika zyrtare ofendimit te bajlozit berishe duke fshire prapanicen me ekpertizat e FBI

      13-Perversiteti I Arvizuse qe dekoroi dy vrases..njerin burre shteti,tjetrin yll ne ngjitje

      14- Perversiteti I Arvizuse qe lejoi ti shkele vizen e kuqe Lul Serbasha me rastin e LHL ne 15 Nendor

      15-Perversiteti I Arvizuse qe ne bodellot e Arjan canit merret me Enver Hoxhen.
      Lista e bemave te padeshirueshme deri antishqiptarete disa ambasdoreve eshte akoma me e madhe por aq sa jane rrjeshtuar mjafton te themi se DIPLLOMACIA AMERIKANE MORALISHT E KA HUMBUR BESIMIN E SHQIPTAREVE DUKE ABUZUAR NE MENYRE KOZMIKE.

      KJO FUSHATA E LU-SE PER REFORMEN NE DREJTESI TREGON SE DIPLLOMATET AMERIKANE QE MEREN ME SHQIPERINE DHE PERDORIN KETE LU-NE SI LEXUES
      FERMANESH PO KALOJNE DITE TURBULLTA..SE NJE SHQIPERI ME MONSTREN BERISHE JASHTE BURGUT,,NUK I DUHET AS SHQIPTAREVE..AS AMERIKANEVE,,DHE AS DREQIT
      Mendoj se ka ardhur koha qe administrate amerikane te korigjoje gafat e saj cerek shekullore ne Shqiperi.

      Me sakte:
      Duhen vendosur mardhenie dipllomatike korrekte USA-ALBANIA midis shtetesh..dhe jo si deri me sot SHQIPERI-AMBASADE AMERIKANE..qe Vazhdon nga koha e serbofilit EDWIN RAJERSON.
      E thene ndryshe
      Komiku Donald Lu ( dhe ato qe e kane emruar ate)
      duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar dhe te fillojne
      ‘’’’’’’’’’’’’’’’REFORMEN E DEBERISHIZIMIT….
      ne te kundert ENVER HOXHA
      NUK KA NEVOJE PER TI RINGRTUR LAPIDARIN
      ATE JA KANE BERE AQ TE MADH SA PER 25 VJET
      QE NGA RAJERSONI DERI TE DONALD LUJA..
      QE AKOMA MBAJNE NE KEMBE
      PERVERSIN ME TE MADH QE KA NXJERRE NJERZIMI…
      GHOST OF VIQIDOL….

      shenim:
      ky koment eshte nje oponence korrekte ne lidhje me politiken e gabuar amerikane ne shqiperi
      ku tolerimi i pabesueshem qe po i behet dyshes kriminanale 2B na jep te drejten te themi se dipllomacia amerikane
      “e ka dhi punen “me shqiperine..Le te shpresojme qe shteti amerikan
      te ndryshoje strategjine e saj me Shqiperine qe eshte e njejte me ate te vitit 1991
      kur erdhen nga Beogradi.i Sllobodankes te Saliserbit

      1. xheJ eN Bi says:

        Skypion…Lylzimi…

        E para dua te te pyes kujt ja kishe huazuar nick name ne editorialin e meparshem ,
        se nuk ishte ne stilin tend ?

        Analisti yne ka te drejte kur thote se PS-ja nuk duhet te beje aleance me LSI-ne.
        Pa LSi-ne ,ne koalicione me Idrizin do fitoje me shume.
        Po nuk e degjoje analistin tone ne dem te tij do jete,ai do humbase,
        do hyje ne nje spirale,qe nuk do dale dote.

        E dyta ,populli ka thene ,dardha e ka bishtin nga mbrapa.
        Do jesh ti ai qe do ti lepish bythen Metes ,se nuk ke aleate
        dhe keni interesa te perbashketa me Meten.Je ti dhe Meta qe dridheni nga Vetting-u.
        Vetem “hale-anca” PD-LSI do mundoheni te bllokoni Vetting-un,se me PS-en
        Vetting-u do hyje ne zbatim.
        Keshtuqe Meta do zvarritet deri ne momentin e fundit dhe atehere do vendos.

        Dhe e treta sa per lepirjen e bythes se jugosllaveve,ruseve dhe kinezeve nga
        E.Hoxha dhe partia e tij ,nuk je ne gjendje ta vleresosh ti se nuk e ke bere
        “Historine e Partise “.Pyet baba Saliun ,se ai e ka dhene provim dhe ka
        mare noten 10 dhe e di mire se qe E.Hoxha i shfrytezoi mardheniet me ta
        duke i rrjepur dhe kur nuk i duheshin ,lidhej me nje me te fuqishem.

    2. Skypion says:

      Synopsis i nje bythlepirjeje publike.
      Personazhe kryesore: Ilir Meta,Edi Rama,”Rilindja” ,aradhat e bashibozukesh mediatike dhe kopeja e trushpelareve dhe trushkulurve socialiste.
      Ilir Meta ne kembe.Kryelarte.Krenar.Me nje buzeqeshje ne buze,plot qetesi dhe dashuri.
      Edi Rama ne gjunje.Gjunjezuar para Metes.Me dy duart e hapura te ngritura lart.Duke i bere dua.Pas lutjes,si qen i rrahur,nxjerr llapen per t’i lepire bothen Metes.Nuk lejohet nga ky i fundit.Gjera me radhe.Ne fillim duhet te lepije mbeshtymat e hedhura ne keto 4 vite.Pastaj,eshte i lire t’i lepije bothen.Edi Rama,pa pipetire,respekton urdherin e shef Ilirit.
      Pas Rames,ne gjunje gjithashtu,presin radhen “Rilindasit” e tij,gati per bythelepirje.
      Pas “Rilindasve”,ne padurim po jargaviten aradha e bashibozukeve mediatike,qe mezi c’presin radhen per bythelepirje.
      Ne fund fara turma e stermadhe e kokepalareve,trushpelareve,trushkulurve,idioteve te dobeshem,fanatikeve te kuq.Te gjithe gatitu per t’i lepire bothen Ilir Metes.
      Pak a shume kjo eshte tabloja e diteve te fundit e Aleances se Qelbesirave.
      Eshte nje skene ,qe edhe surreale t’i thuash,nuk mjafton.
      Nderkohe qe Aleanca e Qelbesirave eshte nen rrethim,nga te gjitha anet,ne vend qe te pergatiten per t’i bere balle rrethimit me menyrat e mjetet e njohura,ata,jane mbledhur te gjithe bashke,te ulur ne gjunje,perreth nje njeriu te vetem:perreth Ilir Metes,te cilit po i lepijne bothen …me qetesi dhe dashuri…!!!
      Ky eshte pak a shume nje Synopsis per rrefimin e frikes dhe panikut ne kampin e Aleances se Qelbesirave.
      Ky eshte pak a shume nje Synopsis per rrefimin e frikes dhe panikut te Kryeqelbesires,Edi Rames.Gjithe frika dhe paniku i qelbesirave te tjera,eshte projektim i panikut te tij tek ata.
      Kurre me pare nuk eshte pare nje percudnim i ketille i qenies njerezore!
      Kurre me pare nuk eshte pare nje perversitet i ketille kolektiv!
      Kurre me pare nuk eshte nje veteposhterim i tille masiv!
      Do te duhej te vinte Edi Rama dhe “Rilindja” e tij,qe te shihej nje turp i tille,qe turperon edhe vete turpin.
      Por,keta jane Ramiste,jane “Rilindas”,jane enveriste,jane mavrinj.E kane ne gen.Perhere kur u ka rene zallota ngushte,keshtu kane bere.E kane bere gjysherit dhe baballaret e tyre.Me Serbet qe u formuan partine,te pareve qe u rane ne gjunje.Per disa vite u lepine bythen;u shiten gjithcka,deri edhe nderine grave ,familjeve,derisa desh t’u shisnin edhe Shqiperine,qe me mendjen dhe zemren e tyre e shiten,porqe fati e shpetoi.E bene pastaj me ruset.Per disa dekada u lepine bythen.Te gjithe ne gjunje ne rreshte para tyre…per bythelepirje.
      E bene me en fund me kinezet…!Se su rrihej pa provuar edhe shijen e bothes aziatike!
      Keshtu pra,e kane ne gen.
      Sot,bijte e ketyre bythlepiresve te gerditshem,jane vene te gjithe ne radhe,ulur ne gjunje per t’i lepire bothen Ilir Metes…!!!
      Keshtu u pafsha gjithmone!
      Keshtu i pafshim gjithmone!
      Rrrace muuti!Rrace e keqe!Rrace bythlepiresish!

  2. Qytetar says:

    Na kënaqe dhe ti o Mero sot me këtë shkrim.
    Po pse të rrëzohet qeveria mo se duan ata që vodhën dhe vranë shqiptarët.Ja ke fut kot.

  3. Lungara says:

    Bravo Mero !

  4. Toma says:

    Shkurte e sakte, bravo Mero! Kete duhet te bej Ilir hajduti, te dal nga qeveria bashke me banden e tij. Kurse Rama pas kesaj te perpiqet te behet burre dhe mos kapet mbas brekeve te Metes apo kujdo tjeter. Rama mos ta demtoje me PS qe po e zhben me aventurat e tija qesharake dhe feminore.

  5. partia ime says:

    Me drejte e me sakte dhe me qarte dhe me troch, krejt pa anshem, nuk ka!
    Dilni secila parti hale menjane dhe …!
    Bukur Mero!

  6. mateo says:

    Ilir Meta eshte armik i shqiptareve njelloj si Berisha!

  7. Kaonia says:

    Sot ke fol shkoqur Mero.

    1. Artu says:

      Më shkoqur foli Batoni. LSI është helmi i kësaj qeverie. Qeveria e Saliut e kishte këtë helm me doza të vogla ( 4 deputet) por duke qënë vetë një nepërkë nuk kishte problem sasinë e helmit në gojë.
      Të pretendosh se do bësh kualicion parazgjedhor apo qeveri të re me Metën dhe me një drejtësi në reformim e sipër është një vetëvrasje e asistuar.

      1. lirindesi says:

        Aaaaa. Ju deshen 4 vjete ne pushtet rilindioteve per ta kuptuar kete gje??? Ketyre 99 gay-ve qe ne emer te drejtesise ndaj Berishes &co pranuan 1 prillin, vodhen sa deshen e tallen trapin me nje popull te tere? Dhe sot i lepijne koqet Metes se pa te e dine qe jane te humbur??? Kjo eshte PS???? Shkofshin te gjithe ne gop te s’emes me shokun Edvin ne krie, liderin suprem te bqirave!

  8. 21 JANAR 2011 = 4 SHKURT 1944 says:

    Kush eshte krimi me i madh i Ilir Metes ?

    Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit. Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar.
    Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashkiakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës.

    Pra derisa Ilir Meta bashkoi votat me Lul bashfashistin ne dhjetor 2011 per heqjen e tabeles se rruges te deshmoreve te 4 shkurtit 1944 nga ai gjithcka pritet aq me shume qe dipllomatet perendimore e mbajne si koqe kandarri per ta cuar nje here majtas nje here djathtas si ne republikat e bananeve..me falni ne republiken e hashashit

  9. Treviso says:

    Ky eshte realiteti i politikes shqiptare. Mjafte me me rrena. Populli eshte ngopur me mashtrime. Kriza politike ka mbi tre vjet qe ka filluar ne maxhorance. Populli e priste kete krize qe kur u bashkua Edi Rama me hajdutin me bllok ne dore. Bashkimi i PS me LSI-ne ka sjellur forcimin e mafjozit dhe hajdutit Ilir Meta ne pozitat e tije. Nese Edi Rama nuk shkeputet para votimeve nga hajduti me bllok ne dore ka rrezik te dale force e dyte. Hajduti me bllok ka punuar me mend ne koke per zgjedhjet e qershorit te 2017. Te gjithe simpatizantet e tije i ka punesuar ne vende kyçe per te marre shperblimin ne zgjedhjet e qershorit. PS as sekretaret e organizatave te partive nuk ka sistemuar ne pune.

  10. DriniA says:

    Mero. cdo analize tjeter qe eshte bere deri me sot per kete krize politike, duket kot ne raport me kete tenden sot. Ne se do perdorja fjalet e popullit ne rastet kur dikush thote nje ide qe eshte e sakte, e qarte dhe me plot gojen (d.m.th. pa dorashka) populli thote ” i ke vene piken” Mbas kesaj cdo analize apo ide tjeter duket: Pallavra.

  11. shqip says:

    Rama duhet te tregohet shtetar. Edhe Nese ka 71 deputete, duhet te punoje per shtetin e vetem per shtetin. Orari i punes i qeverise mbaron nne dite para zgjedhjeve. Mendoj qe ps dhe Rama do dalin me te forte pas ketij mandati. Te gjitha sondazhet tregojne se 90% e pjeses gri , mbeshtesin reformat shtet formuse te rames. Zgjidhja qe do bej ilir meta , nuk ndikon ne fitoren e ps+aleatet. Vetem se jeten tjeter rregullat do percaktohen krejt ndryshe. Sa per partine e ahengut, ata nga rruga dolen, ne rruge mbeten. Shpellare qe nuk civilizohen.

  12. FIX 316 says:

    Opozita e kupton dhe e di shume mire,qe prej dates 19 shkurt e deri me sot,po qendron ne menyre te paligjeshme ne ate cader.Qeverite i zgjedh populli me voten e lire e demokratike,dhe rrezimin e kesaj qeverrije mund ta bejne vetem deputetet e saj,e askush tjeter.Cdo cader qe mbahet e ngritur(sic eshte ajo qe prej 19 shkurtit),eshte antidemokratike dhe e denueshme.Ministia e Puneve te Brendeshme duhet te jape shpjegime,ne lidhje me lejen dhe kohezgjatjen e kesaj greve.Ashtu sic mundet te prishet nje shtepi,e ngritur ne menyre te paligjeshme ne qytet,a qofte dhe ne fshat,ashtu le te prishet edhe ajo cader arenxhijsh.!

  13. FIX 316 says:

    Opozita e kupton dhe e di shume mire,qe prej dates 19 shkurt e deri me sot,po qendron ne menyre te paligjeshme ne ate cader.Qeverite i zgjedh populli me voten e lire e demokratike,dhe rrezimin e kesaj qeverrije mund ta bejne vetem deputetet e saj,e askush tjeter.Cdo cader qe mbahet e ngritur(sic eshte ajo qe prej 19 shkurtit),eshte antidemokratike dhe e denueshme.Ministia e Puneve te Brendeshme duhet te jape shpjegime,ne lidhje me lejen dhe kohezgjatjen e kesaj greve.Ashtu sic mundet te prishet nje shtepi,e ngritur ne menyre te paligjeshme ne qytet,a qofte dhe ne fshat,ashtu le te prishet edhe ajo cader arenxhijsh.!

  14. xheJ eN Bi says:

    Te dyja variantet jane te parealizushme.Varianti i pare eshte i parealizueshem
    se Basha e Berisha nuk shkon per te votuar Vetting-un se ajo eshte kauza e çadres.
    Atre nuk ju duhen zgjedhjet se fundja e dine qe do jene deputet,kurse Vetting-u
    i shpie ne burg.Ne teori varianti me normal,kurse ne praktike eshte i pa realizueshem.

    Kurse ne variantin e dyte do jete terhiq e mos kepute ,si thote populli.
    Veshtire qe njera nga palet te mare inisiativen te beje e para levizjen.

    Per mendimin tim ,kjo i leverdis PS-es se ne fund do ndaje shapin nga sheqeri.

  15. Gjakovari says:

    Zt. Mero të përgëzoi për analizën kaq brilante dhe të qëlluar. Por një gjë më mundon, pse ne Shqiptarët jemi kaq të pa skupull, kaq të marrë… Në vend se populli t’a marri fatin e Shqipërisë në zgjedhjet që po afrohen, ky popull i mjerë dhe i vuajtur për mend iu nënshtrohet monstrave dhe përsëri i voton. A thua të gjithë vizitorët e çadrës kan favore?! A thua të gjithë të rinjtë që shpresojnë të punësohen i vijnë pas Metës?! Njejtë edhe me Ramën?! O Shqiptarë o sot o kurrë më afër nuk e keni fitoren. Nëse i hudhni në fundërrina këta monstra pasardhësit Tuaj do t’ iu jenë mirënjohës, në të kundërtën Shqiptaria do të shkoi në p… të s…. ndërsa monstrat dhe fëmijët e tyre do t’iu përqeshin jo nga Kuvendi, çadra apo Kryeministria por nga Maldivet, Honolulu, Dubai… të relaksuar dhe të shliruar. Ndërsa ju nga p.s. do t’bëhi (ndoshta) pishman sepse aty është ngushtë. Por at’herë do t’jetë vonë.

  16. Peco says:

    E kam vene edhe nje here ne dukje, nuk mund te kete aleance midis PD dhe LSI persa kohe Lulezim Basha do kerkoje te jete Kryeminister edhe pas nje aleance me LSI. Klajda Gjosha dhe Panariti kur kerkuan qe Ilir Meta te jete Kryeminister, me teper donin qe kete mesazh ta merrte Basha sesa Edi Rama. Ndonese duket mjafte e veshtire per tu besuar, LSI ja ka friken nje PS-je qe mund te dale e vetme fituese ne zgjedhje. Kuptohet, behet fjale per PS me aleatet e saj te vegjel, por pa LSI. KJo do ta nxirrte LSI ne opozite. Ky eshte i vetmi skenar qe i druhet Meta duke e bere te hezitoje ne gjithcka. Ndaj them, se LSI e ka te veshtire te kerkoje zevendesimin e Rames me Meten. Kurse me PD, per LSI puna eshte fare e thjeshte. PD kurre nuk mund te jete fituese pa mbeshtetjen e LSI ne zgjedhje. Eshte per kete arsye, qe LSI do ta kondiciononte pa me te voglin hezitim kerkesen per nje aleance me PD , me marrjen e postit te Kryeministrit. Dhe ne kete rast Ilir Meta eshte plotesisht ne te drejten e tij. Ai mund te bente leshim ndaj Berishes per postin e kryeministrit, por Lulezim Bashes nuk i detyrohet per asgje. Sa per Berishen, si Lulezim Basha dhe Ilir Meta jane e njejta gje, te dy jane produkt i tij politik, ndaj, kushdo prej tyre te behet kryeminister per te eshte e njejta gje. Basha nga hici u be tre here minister dhe kryetar bashkie nga Berisha, kurse Ilir Meta , duke u bere “Pishtar i Demokracise” po nga Berisha, rezultoi Kryeminister ne moshe fare te re. Ne kete rast, mire apo keq, ambicja e pafre e Bashes per te qene Kryeminister, paradoksalisht do te behet frenuese e aleances PD-LSI. Sepse, dihet, kur kerkon shume i humbet te gjitha. Ajo qe mbetet per tu pare eshte sa do te jete ne gjendje PS te perfitoje nga lufta per karrigen kryeministrore midis Bashes dhe Metes.

  17. Shqiptari i ILIRISE. says:

    E kam thene qe diten e pare te cadres se ky veprim eshte i kordinuar me Meten.PD do ta zgjase qendrimin dhe Meta do largohet nga qeveria me “qetesi dhe dashuri” per hir te “stabilitetit” te vendit.
    Meta do dale vete ne zgjedhje.
    Mbas 18 Qershorit,nese Rama nuk arrin 71 mandate,Meta absolutisht kalon me Berishen.
    Aleancat e tyre kriminale jane te thella dhe te vjetra.

  18. Lani says:

    Sic kane ardhur gjerat, dalja e Likes me vete i jep zgjidhje situates. Zgjedhje pa PD mund te behen dhe re afrohen te tjerat e ardhshme nga opozita qe do ti kerkoje ato. Por Likja nuk ka per te shkuar ne zgjedhje pa PD- ne prandaj mbetet verem varianti I si me i mundshem dhe pranueshem.

  19. Kris says:

    Po pse Z. Baze duhet te ndodhe keshru! I dime arsyet e “cadres se lirise” . Po hidhet ne ere cfare eshte arriyur deri tani ne reformen ne drejtesi dhe per te ardhmen vetem qe te shpetoje Berisha! Demokracia nuk vendoset ne 27 vjet ne asnje vend te botes! Duhen breza qe te ndryshoje mentaliteti shqiptar dhe pastaj te vendoset demokraci! Ne kerkojme shume! Le te behet vetingu me pare! Te largohen gjyqtaret e plepave dhe Gjin Gjonrat e Llallat shqiptare! E pastaj te filloje edhe largimi i politikaneve te korruptuar qe me kalimin e viteve do te ngelin pak e me pak! Pse duhet te riciklohet edhe Ilir Meta qe eshte pergjegjes po aq sa Berisha! Le te shpresojme tek miqte tane amerikane dhe europiane ndryshe asgje s’ka per te ndodhur! Shqiperia do te vazhdoje tatepjeten per jete! Emisionet politike neper TV jane bere te shpelara dhe te merzitshme! Duke filluar nga Koli,Blendi,Ylli Hila e me radheqe bashke me analistet jane bere te urryer nga te gjithe! Pervec teje Z. Baze te tere jane servile dhe mercenare,te shitur qe nga Lela qe me zerin femeror ta shpif ashtu si Basha! Mjaft me e terbuat opinionin shqiptar!

  20. Don says:

    Te vjen per te vjelle te shohesh Ilir Meten protagonist ne politike. Edhe pse jetojme kohen e masterave te suksesshem Harwardit dhe Stanfordit te Cambridgit apo Berklit prape ne shqiperi do te drejtojne dhiaret ….. vaj medet. Kur flet Meta (qe ska cfare flet dhe sdi te flase) duhet te mblidhen 10 analiste ti nxjerrin kuptimin.

  21. vezhgues says:

    Krijimi i nje qeverie teknike tre muaj para zgjedhjeve duhet te jete nje norme ne vendin tone per vete faktin se zgjedhjet ne shume raste manipunohen, deri aty sa dalin ligje qe kutit e votimit mbasi mbaron numerimi nuk ka te drejte askush ti rinumeroi, vetem kjo flete qarte.
    Ne se duam zgjedhje te pakondestuara mendoje se qeveria teknike eshte nje zgjidhje/ Qeveria Rama ka marr nje mandat 4 vjecar per te qeverisur ajo mund ta mbaroje mandatin e marr nga sovrani dhe me tej te formohet qeveri teknike, duke shtyr zgjedhjet per tre muaj.Qeveria teknike dhe ndryshimi rrenjesor i kodit zgjedhor duke e demokratizuar ate e duke vene afate qe cdo deputet e drejtues i larte nuk mund te zgjidhet me shume se dy legjislatura, edhe ne se ai do te kishte aftesine te drejtonte gjithe boten. Realisht mendoje se vendi ka nevoje per zgjedhje te rregullta pavaresisht se opozita eshte ideatore e manipulimit te zgjedhjeve nder vite,,duhet te vihet nje ligj i hekurt per kete problem,eshte koha per ndryshim ne kete fushe

  22. Devolliu says:

    Ajo Çadra e Lirisë së Sali Kriminelit më mirë të quhet Çadra e Sheikut Like Floriri pasi Likja, ky hajdut me çizme e me bllok, po e mban aty.

  23. Ana says:

    O Vezhgues doni sdoni ju, me kete qeveri do shkojme ne zgjedhje sepse e ka zgjedhur shumica. Vjedhesit e vertete te votes jane te cadra dhe te gjithe shqiptaret e dine mire kete edhe ata qe i kane te lidhura interesat me PD. Te “shpikesh” teori te vjedhjes votes me leke droge eshte fyerje e inteligjences se shqiptareve . Te perdoresh shprehje te tilla foshnjarake si “thaset me miell” sic i perdoren per Dibren, ku ky fyelli i cadres dhe horrat e laviret e tjera te cadres , te cilet zbarkuan nje muaj para gjithe pompozitet me makina te mire edhe me idiote te tipit Spahia, edhe humben thelle , po theeeellëë…I dha nje grusht te rende Dibra sa u trullosen fare psikopatet e PD…Keshtu grushti do ju japi e majta ne 18 Qershor dhe ju “birbot” e cadres, i hani mutin zgjedhjeve se e ka percaktuar shumica se ne c’date do behen. Flisni gjithe kohen ne “hava” , duke harruar verdiktin e shumices . Po ju genjen mendja se po “perparoni” me kerkesat tuaja ju te cadre sepse ne qe kemi votuar shumicen po rrime pak “urte”, por po t’ju zbresim ndonje dite ne bulevard , atehere do e kuptoni se cfare dmth “revolucion popullor” i cili nxjerr lidera te rinj dhe ju zhduk juve palacot e vjedhjes se votave “live” ne syte e te gjithe shqiptareve, ju zhduk juve hajduteve te paskrupullt dhe gjakpiresve te shqiptareve.

  24. Endri says:

    KUR I SHKRUANIM RAMES MOS ME METEN RAMA NA QUANTE SI PUNONJES ADMINISTRATE QE NA FUSTE BERISHA.

    MBAJE TANI DHE POPULLI BASHK ME TY.

  25. kleptofagos says:

    Mire e ka thene Mero, por e lexuat Krasniqin se kujt i bejne temena shqiptaret? Horrave dhe te Forteve! Prandaj duhet protektorati nderkombetar qe te fusi ne burg te gjithe horrat dhe te fortet, per te edukuar kete popull…

  26. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kualicioni PS+LSI+PDIU+PDSH duhet te konfirmoj aleancen !
    Mbas kesaj beheni “Berishen Kryeminister’,lereni te futet ne parlament per te votuar vetingun !
    Po qe se nuk pranon,shkuleni me gjithe cader,shkarkoheni si “kryeminister e qeveri teknike”.

    1. Shakaxhiu i perparimit says:

      Shaka vertete e bukur kjo. Berisha kete kerkon, qe vetingu te behet nga ai. Sa per ate qe thoni per ta shkulur me gjithe cader dhe shkarkuar si kryeminister po nuk beri vetingun, ju duket e paskeni harruar 21 Janarin 2011.

    2. Shakaxhiu says:

      Shaka vertete e bukur kjo. Berisha kete kerkon, qe vetingu te behet nga ai. Sa per ate qe thoni per ta shkulur me gjithe cader dhe shkarkuar si kryeminister po nuk beri vetingun, ju duket e paskeni harruar 21 Janarin 2011.

  27. ELA says:

    Sakte,Ilir Meta eshte bashk me ta se i pari ka me hy brenda

  28. t says:

    O shqiperi e mjera shqiperi,
    Kush te ka qit me krye ne hi,
    Ti ke pas kene nje zonje e rende
    Burrat e dheut te therriteshib NENE.
    Situata e krijuare eshte te veshe duarte ne koke dhe te filloshe ulerimat per ate shqiperi qe langojte e kane çuare ne kete derexhe.
    Aty me pa tjeter duhet revolucion popullor i vertet te drejtuare nga njerez te vertete shqiptare ku tu tregojne vendin Amerikes,ambasadoreve,Rajersoneve, Biberajve, Berishajve, Lulezimeve, Ilir Metes dhe me ne fund te shikojne dhe vleresojne punen dhe qendrimin e Edi Rames.
    O shqiptare ndryshje nuk ka me shqiperi,kot mundoheni me demagogji te piste dhe bajate. Shprese kam vetem tek forca e popullit SHQIPTAR dhe tek vitaliteti i tij. Shqiperia ka shume nevoje per nje SKENDERBE te vertete.

  29. Vici qe doli says:

    Skypioni eshte Anetari i KQ te Partise se Punes se Shqiperise qe sali B(er)isha e dergoi ambasador ne Zvicer.

  30. valentina says:

    Z.MERO GJATE GJITHE KESAJ KOHE DEGJOJ TE DISKUTOHET NGA GAZETARE ANALISTE DHE POLITIKANE DUKE E VENDOSUR THEKSIN VETEM TEK ZGJEDHJET.PER MOMENTIN ZGJEDHJET NE SHQIPERI NUK DUHET TE DISKUTOHEN FARE PARA VETINGUT DHE REFORMES NE DREJTESI.SA ZGJEDHJE JANE ZHVILLUAR NGA 1990 E DERI TANI?SI KANE QENE KETA ZGJEDHJE?CFARE KA PERFITUAR POPULLI I THJESHT DHE CFARE DO TE PERFITOJE NGA QEVERITE QE DO TE DALIN SIKUR DHE ME QEVERI TEKNIKE?A NUK DO TE JENE PO KETA POLITIKANE QE KEMI SOT TE MAJTE DHE TE DJATHTE?A NUK DO TE JETE NJE PJESE E MIRE E KETIJ POPULLI INJORANT QE SHET TE ARDHMEN E VET ME NJE THES MIELL APO 20 .000 LEKE TE VJETRA?KAQ BESOJ MJAFTON PER TE KUPTUAR SE ZGJEDHJET NUK KANE VLERE FARE PARA REFORMES NE DREJTESI DHE VETINGUT.PRA LERINI ZGJEDHJET DHE FLISNI VETEM PER REFORMEN NE DREJTESI DHE VETINGUN.JANE KETA DY TE FUNDIT QE NA COJNE NE ZGJEDHJE TE LIRA DUKE ZHDUKUR NJEHERE E MIRE TE GJITHE PUSHTETARET DHE ISH_PUSHTETARET E KORRUPTUAR _VRASES DHE TRADHETARE TE SHQIPERISE NGA POLITIKA.DHE NEQOFTESE NUK ARRIHET TE BEHET VETINGU DHE REFORMA NE DREJTESI PER SHQIPETARET NUK KA RRUGE TJETER VEC SE TE NGRIHEN NE REVOLUCION MBAR POPULLOR DHETA ZHDUKIN NJEHERE E PERGJITHMONE KETE SEMUNDJE TE KEQE PER VENDIN.

  31. Daja says:

    Kam kohe qe nuk ti lexoj shkrimet por sot Mero je i sakte … tung

  32. Berti says:

    Ku je Avni Rustemi, ku je!

  33. Dani says:

    Mero te lumte!
    U lodhem me kete hipokrizi.
    Ilir Meta te bisedoje me Ramen dhe:
    1. Te mbajne nje deklarate te perbashket ku ti thuhet Bashes; Nuk ka qeveri teknike n dac hyj ne zgjedhje n dac kurre mos hysh.
    ose.
    Meta te dale mga Qeveria dhe Rama te beje si te doje.
    Loja e Metes e dyanshme asht e pafalshme.
    Asnje shqiptar s duhet t ja jape voten.

  34. Hadixhe says:

    Si gjithmone i sakte.

  35. Hadixhe says:

    Dani komenti Juan eshte me se i drejte

  36. Soj says:

    Meta ben loje te dyfishte nemos te katerfishte sic ka bere gjithe kohes qe te mbroj pasurine e vjedhur nga ky popull, zogu mori 138 kg ar, meta mori 340kg plus aferave korruptive gjate cdo qeversje te tij. Ky popull te ndergjegjesohet dhe ti flaki njeher e pergjithmon kta shushunja aty ku e kan vendin ne hale, te ndergjegjesohen edhe ata qe jane te genjyer dhe i japin voeten ketyre. Shqiptaret duhet te clirohen prej ketyre gangestereve.

  37. sonja says:

    Mero me ne fund, ky quhet rikthim ne identitet. Me gezove, e mban mend besoj editorialin tend per aleancen e 1 prillit 2013.
    Ed Rama ka vetem nje shans, aleance me shqiptaret, kunder Ilir Metes. Eshte i vetmi gjest patriotik i tij nese mund te quhet. POR……
    kam frike se nuk do ta beje ngaqe eshte frikacak.

  38. sonja says:

    Mero me ne fund, u riktheve ne identitet.
    Rama ka vetem nje shans, aleance me shqiptaret dhe pa ilir Meten. Nese e ben, do hyje ne histori. POR dyshoj se ai eshte frikacak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje