Fotografia e Xhafajt dhe fotografia e Berishës!

14 Mars 2017, 20:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Prej sa është bërë i njohur emri i Fatmir Xhafajt si ministër i ri i Brendshëm, opozita ka gjetur si të vetmen barkë shpëtimi kundër propozimit, një fotografi të Fatmir Xhafajt me Enver Hoxhën. Bëhet fjalë për një nga festat e famshme të 1 Majit, kur studentët më të mire, si shpërblim kishin shfaqjen në tribunë për t’i dhënë lule diktatorit. Fatmir Xhafaj ishte ndërkohë dhe një sekretar Rinie, nëse duam ta bëjmë dhe më të plotë “denoncimin” ndaj tij.

Askush nuk ka thënë që Fatmir Xhafaj ka qenë antikomunist, dhe nuk besoj se ndjehet keq, që ia ka arritur të dalë në fotografi me Enver Hoxhën.

Por ajo që më bën përshtypje, është se “babai” shpirtëror i opozitës, i cili po nxit këtë fushatë qesharake, ka fotografi private, që dëshmojnë servilizmin e thellë, por dhe përpjekjen e tij prej zvarraniku, për të hyrë në familjen e Enver Hoxhës përmes fëmijëve. Fotografia e Sali Berishës në varkë në Pogradec me fëmijët e Enver Hoxhës dhe tjetra në oxhak i ulur këmbëkryq me ta, nuk është shpërblim si sekretar partie stalinist, siç ka qenë ai. Është më shumë. Është dëshmi e një zvarraniku që ju ngjit nga pas komunizmit për të depërtuar deri në shtëpinë e diktatorit, qoftë dhe duke ju lëpirë fëmijëve të tij.

Është ai mentalitet që kanë trashëguar sot dhe fëmijët e tij dhe partia e tij, që besojnë shumë se fëmijët e udhëheqësit, janë çelësi i pushtetit. Atë që ai ka besuar për fëmijët e Enver Hoxhës, e ka transmetuar tek partia e tij, ku secili që do të bëjë karrierë, apo përfitojë financiarisht, kap fëmijët e tij.

Dhe sot është një ditë e shënuar për ta thënë këtë, pasi është përvjetori i 9-të i një tragjedie që mori jetën e 26 shqiptarëve, pasi dy biznesmenë kapën djalin e tij, dhe përmes tij, ndërtuan një fabrikë vdekjeprurëse në Gërdec.

Fotografi si ajo e Fatmir Xhafajt me Enver Hoxhën mund të ketë çdo shqiptar i talentuar i asaj kohe, pasi ishte një stimul moral i diktaturës, por fotografi si ato në varkë dhe oxhak të Sali Berishës me fëmijët e Enver Hoxhës, mund të kenë vetëm zvarranikët e diktaturës, ata që donin t’i hynin diktatorit në zemër, përmes korruptimit të fëmijëve.

Tani një parti që nuk i bën dot gjyq një bythëlëpirësi të Enver Hoxhës, nuk mund t’i bëjë dot dëm një politikani të majtë, që është në ish- partinë e Enver Hoxhës, pasi vetëm sa i shtojnë fuqinë politike tek nostalgjikët e ish- partisë së tij.

Fatmir Xhafaj nuk besoj se ka mundur ta takojë për herë të dytë Enver Hoxhën dhe ai nuk do t’ia ketë mësuar as emrin, pasi iku në botën tjetër, pak pas asaj fotografie.

Por Sali Berisha, siç dëshmon dhe e veja e diktatorit, nuk ka larë dorën një javë, vetëm se ia shtrëngoi Enver Hoxha.

Por e vërteta është se Fatmir Xhafaj nuk po sulmohet për fotografinë, as nga “antikomunistët” dhe as nga ata që Enver Hoxha u duhet për vota në Shqipëri, meqë e ka ”tradhtuar” PS. Fatmir Xhafaj po sulmohet pasi simbolika e emërimit të tij në atë detyrë lidhet me reformën në drejtësi. Ai ishte njeriu që e negocioi dhe udhëhoqi procesin për mbi një vit dhe mori për këtë, përgëzime dhe mbështetje nga faktori ndërkombëtar, dhe sidomos dy ambasadorët e rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri. Emërimi tij në atë detyrë, është inkurajuar ndërkohë dhe prej tyre, dhe kjo është arsyeja e xhindosjes me të. Ata që e sulmojnë janë ata që e kanë ëndërruar një foto me Enver Hoxhën, por nuk kanë qenë as studentë të talentuar, as sekretarë rinie. Kanë qenë maksimalisht, servilë të diktaturës dhe adhurues të saj, dhe kanë arritur zvarrë-zvarrë deri tek fëmijët. Dhe tani që u duhet të sulmojnë ministrin e Brendshëm, si autor të reformës në drejtësi, kanë gjetur barkë shpëtimi fotografinë e tij në tribunë me Enver Hoxhën. Në fakt e vetmja varkë që të shpie tek Enver Hoxha, është varka ku është fotografuar Sali Berisha me fëmijët e tij. Ajo është e pështirë, e neveritshme dhe tërësisht enveriste.

Por problemi nuk është tek foto. Problemi është se atyre u duket tani, se ai që ka shkruar reformën, tani ka në dorë çelësat e prangave dhe atyre u duket sikur i ka për ata. Se ata më mirë se ne, e dinë se çfarë kanë bërë. Fatmiri ndoshta s’di gjë akoma!

30 komente në “Fotografia e Xhafajt dhe fotografia e Berishës!”

  1. Andja says:

    ?????????????????
    Se sa ngjit tani fjala e Berishës, e tregoi sot lumi
    popullor që shëtiti duke gëzuar në mënyrën e vet,
    rrotull çadrês.
    Sot,për çudi ,ajo nxinte.
    Populli s’ja ka ngenë.!
    Ka qefe , ka punë,ka halle.;, por ,jo ato të Berishës.!
    GËZUAR???????,POPULLI IM??

    1. RCS says:

      Kam pershtypjen se dhe zoti Mero duke ndenjur me Spartak Ngjelen
      eshte me bere me anti-enverist se te burgosurit e Spacit.
      ..
      Edhe ne kete shkrim fjalet ‘Diktator” dhe “Diktature” jane perdorur jashte llogjike
      me teper per te vertetuar se dhe Mero eshte antienverist…gjasme
      ..
      Ne fakt ka ardhur qe te heqim prefiksin(parafjalen) diktator per Enver Hoxhen
      te pakten qe nga 1997.sepse keto ambasadore jane bere me te keqinj se ata diktatore..
      biles ai diktatori enver ka qene I ndershem se te thoshte perpara
      :Mos e kalo vijen e kuqe se te ci nanen..pra te dilte hakut perpara

      Personalisht kam qene nje kundershtar I atij system/regjimit si shume shqiptare te tjere
      sidomos te lindurit pas viteve 50-60 sepse ishim brezi qe do te transformonin ate Shqiperi
      ne drejtim te Perendimit pasi baballaret tane aksidentalisht ne 1944-1945
      u shiten nga anglo amerikanet te Stalini dhe Tito dhe kjo nuk ka nevoje per vertetim ..eshte Aksiome.

      Gjeja me e tmerreshme ndodhi ne vitet 1990-1991 kur turboenveristet sidomos banda tropojes me ne krye:
      .
      Saliberishen
      Azemhajdarin
      Mehmutelezin
      Besnikmullmustafen
      Lisjen Bashmutin
      Izethaxhiat (I pendur sot)
      Prele Martini
      Qazim GJonaj
      Avni Shehu
      Alush Dragashi
      e deri te Erzen Brecani
      dhe gopisomes kush I mban mend lemerisen dhe te burgosurit e spacit
      sepse u vune ne sherbim te antishqiptarit dhe anti humanit me te madh shqipfoles Elez Biberaj
      qe ketyre Monstrave pasi I hoqi koqet e burrnise..i ktheu ne ‘Transgjender”
      duke I kthyer ne kanibalet me te medhenj karshi enver hoxhes.
      .VINI RE :
      Pak shqiptare e dine qe eshte rasti I vetem ne bote qe dy vellezer te jene sekretar partie
      te PPSH dhe keto jane dy vellezerit Sali dhe Selim Berishaj.
      Bile ky Selimi (drejtor shkolle ne tropoje) aq turboenverist ishte sa qe conte nxenesit
      ti kndonin kenge partizane dhe per partine
      mu ne rreze te “armiqve te klases” biles dhe te te afermit e elezbiberajt..
      Bles ky Selim turbokomunisti u semur nga zemra ne fund te viteve 80’
      dhe SStefani I rekomandi ta conin ne Austri mirpo Kar djollogu Berish (I vellai)
      mori zotim q eta sheronte me “forcat e veta” dhe per fat te keq Selimi I ngeli ne dore Saliut
      …Cfare tmerri…Vellai perdor villain si kavie eksperimentale
      qe dhe pse kishte perkahjen e nje powerfully si Simostefani
      per ta cuar jashte shtetit..preferoi qe per lavdi tem byes te vellane.
      Sidoqofte cfare ka bere Saliserbi ne kohen e “diktatures te madherishme”
      apo dhe ku Fatmir Xhafa nuk ka asnje gram rendesi:
      ***
      Problemi I vetem dhe me kryesor ne Shqiperi eshte vetem nje:
      A do ti vene prangat Lul Berishes shakaxhinjte e dipllomacie euroatllantike d
      he te tredhurit e mazhorances apo do vazhdojne
      me barcaletat e burrit te shtetit te anti-amerikanit Arvizu qe ka infektuar dhe Donald Lune ?.
      Sepse krimineli Berishe derisa ka vene bythen te te vraret e tij ka te drejte te tallet
      jo vetem me Fatmir Xhafen por dhe me Edi Ramushin .Donald Lulushin.
      Sidoqofte nje turbo-enverist.mik personal I Sali Biberishes q
      e eshte kthyer ne turbokanibal I enverit pati parashikuar
      qe ne vitet 70’ ate masakren e 21 janarit ne Bulevardin e madh..qe ka shkruar si fallxhor ne ate kohe :
      ***
      Diktaturë e klasës s’është vec në vjersha
      Dhe në ditlindjen e veteranit tornitor.
      Je për socializmin
      Vrapo në rrjeshta
      Shpall kudo dhe mbi këdo
      kontroll punëtor.”
      “Bjeri ditë e natë burokratizmit
      Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj.
      Në se s’do që nesër skuadër e pushkatimit
      Të të vejë në mur
      tek Bulevardi i Madh.”
      ***
      kush eshte ky poet mik personal I saliserbit qe ka parashikuar vrasjen e 21 janarit ne vitin 1974..
      kush eshte ky siamez I saliserbit qe I ktheu shqiponjat qe fluturonin lart ne zvarranike ambasadoresh dhe palo malsoresh ?
      .
      Cfare duhet te themi per “Stalinistet “ Roosevelt, & Churchill me keto loje fotografish sipas Sali Monstres?
      ..
      President Roosevelt, Churchill, Stalin, and other Allied officials at the Yalta C…HD Stock Footage (video)

    2. 500 says:

      Nuk e kuptoj pse kjo mani e shqiptarëve qe kane 30 vjet qe ushqehen me kockat e Enverit kur per 50 vjet ju ngjir zëri duke I kënduar udheheqsit të tyre.Pse ndodh ky antienverizem artificjal deri ne genocid nga tribalet e tropojes
      .
      Ishte fatale ardhja e dipllomatëve te pare amerikane nga BEOGRADI dhe ushtruan nje presion te panevojshem nje hakmarrje deri ne genocide kunder te ashtuquajturit komunizem shqiptar qe rezultoi nje bllof.
      Pikerisht roli I kasapit I kanibalit kunder kufomes komunizmit ju ngarkua perbindeshit Berishe nga disa dipllomate dhe shqipfoles ne Amerike qe me epshet e tyre antikomuniste e shkaterruan nje shtet dhe pshtruan nje komb.
      .
      Dhe rasti I fundit qe Salibisha uluret per nje fotografi casti te Xhafes me Enverin kur vete ai ishte pjese e oxhakut te tij..eshte turp jo vetem per demokratet e cadres por dhe dipllomatet euro-atllantike qe me e vogla qe mund te themi: E KANE DHJERE PUNEN ME SHQIPERINE SE DHE SERBI TE NA KISHTE PUSHTUAR NUK DO SHPERBEHESHIM KESHTU NE MORAL DHE DINJITET DHE AQ ME KEQ PA SHTET.

      Duan apo nuk duan sot një pjesë e shqiptarëve dhe e politikanëve të tyre, në të ardhmen kjo do të quhet një ndër periudhat më të lavdishme e barabartë me atë të Skenderbeut, në mos më shumë. Historia i ka ligjet e saj, si dje, sot dhe nesër. Politikanët dhe gjeneratat e sotme janë të pazotë t’i ndryshojnë këto ligje. Ata janë të zot të përdorin propagandën e sotme si të duan, por janë të PAZOTË TË NDRYSHOJNË LIGJET E HISTORISË!
      .
      Sundimi 20-vjeçar i Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
      .
      Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze. Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori. Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!
      .
      Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij. Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë.
      .Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme. Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë.
      .Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.
      Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t’i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga zjarri i Luftës Nacional-Çlirimtare, që deshën t’i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i’a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.
      Sot është koha e gabimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!.
      *
      Eshte kanibalizem qe hajme kockat e enverit akoma ne nje kohe qe monstra berishe po I bluan kockat atij vendi nen zgerdhimje ambasadoresh qe bejne pasarela sot ne lokalet e Tiranes me kelyshin e Sales.. Lul Devilin.
      Po nxin shtypi shqiptar ne artikuj per 20 vjetorin e “festes” se krimeve te marsit 97 po dalin gazetare qe akoma dihen te vdekur nga 97 se u varrosen te gjalle nga Shiku I Saligazidedes dhe ky monster na “tremb’ akoma sipas teorive antishqiptare te elezbiberizmit..Dhe kur keto behen pikerisht ne 15 mars ne “festen “ shqiptaro-amerikane” te GERDECIT per te cilet:
      1-Ose shqiptaret (jo drejtesia) te kapin prej fyti ose te egzekutojme perbindeshin Berishe.
      2-ose Donald Lu-ja te organizoje nje PARTY GAZMORE ne gerdec me ballo-shampanje le te ftoje dhe ca xhambasdore te tjere
      pa harruar dhe k/m e tij te ardhshen DEVILIN LUL BASHA dhe fundja ngrini nje LAPIDAR DHE BAXHANAKUT BERISHALESE ..

  2. albani says:

    E more Z. Mero Baze!

    Fjale me te goditur se “zvarranik” nuk mund te gjendet per kete njeri. Por kjo fjale nuk eshte e vetmja dhe si e tille nuk mjafton per profilin e tij, ai ka qene dhe mbetet zvarranik, hipokrit, mosmirenjohes, vrases, tradhetar i interasave kombetare, fales i truallit shqiptar, bashkepunetor me spiunet e sabotatoret, vjedhes, e shume e shume gjera te tjera qe tani nuk me vine ne mend.
    Por ja ku e kemi, qofte tek qosheja e oxhakut, qofte ne kicin e varkes, qofte kudo! Aty ku ka ligesi eshte emri dhe prania e tij.

  3. Salehu nje ish merhum qe erdhi nga shpella me valixhe druri ose ose me nje traste leshi dhe me brekushe nuk dinte se cishte qyteti nuk dinte si lidhesh gomari kurse tani i jep mend te gjithe gomerve te tij te partis pd. Keta gomer sa shikojn salehun fillojn e pellasin. Ky uriahipi i socializmit jepte edhe jeten per te pas nje foto si kjo e xhafes. Ketij kerbishtori i kadal edhe kurrizi nga servilizmi. Te pakten xhafa duhet respektuar me shume sepse i qendroi besnik partis se tij kurse ky uriahipi me gjithe bemat e tij si komunist na hiqet si antikomunist dhe mos befte vaki te ngjallet enveri se ky do nxjer nga arsenali te gjitha fotot dhe raportet qe ka cuar ne KQ qe ti tregoj enverit besnikerin e tij.

  4. sherifi says:

    Kjo eshte ti thuash kembes dore e dores kembe, po sa vite ishte ne krye Enver Hoxha? Sa njrez , sdudent, puntore,minatore, naftetare, bujq, ushtarake , pionier dhe shume e shume te tjere ne te gjitha fushat per 45 vjete. Kjo qe ngrein keta te kesai opozite eshte per te vene duart ne koke.

  5. Azio says:

    Me Fatmirin,minister te brendshem,Sali iiii,te erdhi fundi.A I degjon kerkerllitjen e prangave?
    Ato po presin duart e tua.

  6. kuqi says:

    Po ti shikosh me vemendje ne te dy krahet apo tre krahet komunistat jene ne krye te vendit,Eshte PD,PS,LSI,Republikane,Agrare,apo Ndoka pa fe eshte lufte komunistash,kudo ata jane.Dikush ka qene me Enver Hoxhen ,dikush me Hysni Kapon,dikush me Spiro Koleken,dikush me Nanon etj etj.Egozmi dhe karierizmi i ketyre figurave eshte unikal ne bote.Xhafa dhe Berisha kane mbi 40 vjet qe hane shtetin,servila dhe makiaveliste deri ne vdekje,mashtrues kalibri,por ato ndahen ndersa Xhafa eshte paqesor Sala eshte vrases i kolltukut.Pra dy komuniste jane ne pozicione te ndryshme.Kuptohet qe ish pronaret e tokave nuk moren asgje,ato i moren ish komunistat.Puna eshte se Xhafa eshte pak i konsumuar por i vetmi qe e ben ate pune.Xhafa per punetor dhe karrierist eshte absolut,Sala per punetor dhe vrases eshte nje komunist i vendosur.Xhafa i duhet sot Rames,

  7. Bomba says:

    “Fotografi si ajo e Fatmir Xhafaj me Enver Hoxhen mund ta e ket cdo shqiptar i talentuar I ajaj kohe”.Kjo thenie e Meros qe Enver krimineli takonte njerezit e Talentuar ashte absurd sepse ai ne fakt takonte etem karrieristet,servilat dhe spijuant antipopullor dhe bashkepunetoret e tij ne sundimin e shqiptarve pa asnje meshire.Merreni me mend ate qe deklaron Mero Baze se gjoja “Talentet” shqiptare takoheshin me Enverin qe ne fakt Talentet e Asaj kohe ekzekutoheshin,burgoseshin e Interrnoheshin dhe ne asnje menyre takoheshin me Enver kriminelin.Shikoni se cfar mendje na sundon neve shqiptaret sot qe eshte mendje komuniste dhe nuk ka asnje rendesi se keto mendje jane Media te Demokracise qe duhej te ishin por nuk jane sepse deklarimet e tyre e vertetojne nje gje te tille

    1. Lari says:

      Bomba, e ke gabim.. fjalia e Meros është e saktë…. merhumi takonte më të dalluarit … sigurisht jo të bijtë e të persekutuarve… duhet të themi të vërtetat për atë kohë, se kështu marrim vendime më të drejta për të ardhmen. Fatmiri ka dalë në publik, jo në shtëpinë e Enverit.. të futeshe në shtëpinë e Enverit duhet të kishe kredenciale të tjera.
      Duke iu kthyer të vërtetave, duhet të dimë të gjithë se gjermanët i kanë zbardhur të vërteat me bashkëpunëtorët e nazizmit, në Rusi janë zbuluar të vërteat për krimet e komunizmit dhe për ngjarje të tjera (të kuptohemi , nuk dua ta egzagjeroj), ndërsa këtu në krye të PD është praktikisht nëj ish-bllokmen. si Sali Berisha, ish sekretar i org bazë të partisë… dhe me hyrje-dalje të tëra në bllok…

    2. Toni says:

      O bomb ti qenke pall or daj.
      Cdo njeri ka pak tru po ti duket qe ke rene nga oturaku kur ke qen i vogel ose te ka gjujt gjyshi me cibuk kokes.
      Shko mor nell kontrollo trut, I paska dhon lule enverit ky dhe qeka I keq, kurse birish serbi bridhte me shurren e kapos ne xhep apo l quravitej fmijve t enverit qeka demokrat? ??
      Ku i ka mledh pd gjith rob me kartele

    3. BUJARI JU DEGJON says:

      Bombe me mut duhet te jesh…
      Sipas eres …dhe logjikes qe te mungon…

    4. No says:

      Plotesisht dakord!
      Xhafen e njoh gjithe jeten, karierist i lindur. Nejse, e keqja me e vogel kunder asaj me te madhes!

    5. Ilir says:

      Po ku I gjeni keto user name “Bomba”, “Kallashi” etj. b…lepires te baballareve tuaj shpirteror “Revolucion”, “Lufte”, “thyrje xhamash”, “shpim gomash”……
      Po mire more “Bomba” ta zeme se ajo mendja jote e “ndritur” qe ka ngelur akoma tek komunizmi shpjegoi fotografine e Xhafes, perse nuk vazhdon te na japesh edhe nje shpjegim per fotografite e sales?

    6. intelektuali says:

      ENVER HOXHA DILTE NE FOTOGRAFI VETEM ME XHELATET E TIJ QE MBUSHEN LUMENJ ME GJAK NJERIU TE PAFAJSHEM NE SHQYPNI

      Mero Baze duhet gjithashtu ta dije si gazetar investigativ qe babai i PIONIERIT te Enverit, Fatmir Xhafaj ka qene hetues kokpreres i Partise se Punes dhe Spiun i Sigurimit te Shtetit, prandaj edhe eshte lejuar djali i tij i talentuar qe te pozoje krahas Enverit ku zakonisht qendronte Mehmet Shehu.

      por:

      Mero Baze gjithashtu duhet te dije se PIONIERI i Enverit, Fatmir Xhafaj ka nje vella qe eshte denuar ne dhe te huaj per trafik droge dhe femrash, dhe keto lajme nuk dalin nga cadrat e SHQUP-it, por i di gjithe Bota mbare,

      prandaj:

      Krahasimi qe i behet ne kete shkrim allogjik me Saliun me moton enveriste:

      FATMIRI ESHTE “PIONIER” I ENVERIT, POR SALIU KA QENE “VARKAR” I ENVERIT

      Eshte krejt pa baza morale per nje shoqeri qe tenton t’i bashkohet BE-se Antikomuniste dhe Demokratike.

      sepse:

      Me njehere ketu lind pyetja:

      NUK KA NJEREZ SHQYPNIA TE PAPERLYER ME REGJIMIN SADIST DHE ANTIHUMAN TE ENVERIT?

  8. shaqo says:

    O bombe e ndryshkur e luftes se pare boterore, mos ke qene talent dhe ta humben ate ty? ku je tani me talentin tend, shperthe ti dhe te tjeret, ku jeni?
    Po, juve keni talent per te vrare, per te vjedhur, per anarki e rremuja, ky eshte talenti juaj.

  9. Lennard says:

    Ju e akuzoni per karierist! nPo me thoni kush nuk e do Karieren?Problemi eshte se cfare metodash perdor per te ecur PERPARA.Z.Xhafaj ne drejtimin e komisionit per Reformen ne Drejtesi ka qene nje STAR i padiskutueshem.Ka vepruar ne harmoni me udhezimet e Nderkombetareve dhe me Deshirat e Popullit Mbare,ne Kundershti me Zagaret e perlyer ,qe kane frike nga Vetingu dhe po bejne cmos ta sabotojne.Urime Z.Xhafaj dhe veri ne rresht Zagaret e Korruptuar

  10. Liu says:

    Fotoja e Xhafes tregon se ka qene student i shkelqyer ,dhe sot eshte shume izgjuar dhe kete po e tregon me se miri puna e tij Ndersa shikoni saliun eshte ulur ne fund te shtepis dhe ne fund te varkes tamam SERVIL dhe sot eshte vrases hajdut dhe kriminel

  11. rigoni says:

    Tek barka qeni I vicidolit ka pamjen e nje majmuni kopeshti zoologjik. Njeri pa pike dinjiteti.

  12. artan says:

    Te dy njesoj jan si Xhafaj dhe Berisha…e do bej reformen ne drejtesi nje ish enverist…

  13. peço says:

    Te lumtë Mero, me që në barkë ka qënë Berisha me fëmijtë e Enverit, kjo automatikisht e bënë të mirë dhe antikomunist Xhafën. Por ti besoj edhe vet, zoti Baze, e ke më se të qartë se sa e mjerë është një llogjikë e tillë.

  14. Luani says:

    Toni,bravo,ke me te vertete humor,me bere per te qeshur.Ka rene nga uturaku kur ka qene i vogel dhe ka ngrene cibukun e gjyshit ne koke.Fantastike.Bravo perseri.Shume e goditur kjo per lamashin e uriah hipit te PD-se.

  15. Drejtesia says:

    Sa i peshtire je o Sali Berisha.Sinqerisht ca mendon kur e shef ate foto o bajgee ndyre nuk di te vjen turp?Le qe ku kane turp qenje si ti o zvarranik.

  16. cici says:

    Te dy si Xhafa dhe Berisha vine nga hici,askush nuk i njihte.,por per ti njohur duhet pune dhe lepirje bythe.Te dy e bejne kete gje ne menyre absolute.Xhafa asnjeher nuk ka qene deputet i Vlores sepse e di qe asnje nuk voton per te,ashtu edhe Berisha kurre nuk ka qene ne Tropoje deputet se e di qe nuk fiton.Karrieriste dhe egoiste,nuk kane shok ,mashtrues te lindur,zor se ndalen para pushtetit.Sidoqofte Xhafa e njeh punen e tij dhe mqs eshte vete mashtrues veshtire se ja hedh dot Sala.Fati i Rames qe ky njeri nuk ka shkuar tek PD.

  17. ARBENI says:

    Populli nuk kishte dje asnje lidhje me protesten.Kishte dale te festonte dhe te gezonte dhe as qe i shkonte ndermend qe pak me tej bulevardit ishte nje cader proteste e ashtequajtur cadra e lirise.Pra me kete veprim populli i tregoi Saliut e Lulit se ajo cader nuk ka lidhje me popullin por me hallin e tyre.Keshtu qe mire e bejne ta mbyllin ate cader te turpit dhe pa frike ti nenshtrohen vetingut perfundimin e dine tashme.

  18. elez piperaj says:

    te nderuar lexues

    nqs se do lexoni me kujdes rrjeshtat me poshte do kuptoni se saliqeni i ishte ngjitur si muti pas kepuces djemve te Enverit..

    Sali Mut Berisha: Si më shpëtoi emri i djalit të Enver Hoxhës
    .
    Kryemutministri Berisha ka deklaruar dje se kontaktin e parë me kompjuterin e ka marrë në zyrën e Sokol Hoxhës, djalit të Enver Hoxha. Madje e kishte përdorur emrin e tij për t’i shpëtuar problemeve e xhelozive që i kishte sjellë kompjuteri i parë që kishte pasur në zyrën e tij kur ishte mjek. Teksa mori pjesë në aktivitetin e iniciuar dhe organizuar nga Shoqata shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (AITA), me tematikë “Rrëfim stafetë mbi zhvillimin e TIK në Shqipëri dhe ku është nderuar me “Mirënjohje për merita të dalluara” për Kristian Bukuroshi, kreu i qeverisë nuk i ka shpëtuar nostalgjive të asaj kohe.

    . SERBerisha tha se ata kishin një institut në një periudhë që vetë ai kishte vetëm një kompjuter e imagjinohen vështirësitë e e tyre. “Kompjuteri im, në atë kohë, solli në zyrë ministrin, i cili erdhi i nxirë tek unë. Ishte një burrë shumë i mirë, profesor, kirurg, i cili më tha-“Sali ç’e deshe këtë?”. Kjo, sepse në darkë Byroja Politike kishte diskutuar se si e mora unë këtë kompjuter. Dhe tani t’u tregoj sesi e kapërceva këtë problem”, tha Berisha. I cili nënvizoi se kishte pyetur ministrin se kush e kishte thënë këtë duke marrë përgjigjen se ishte zv.kryeministri, për të cilin i kishte kërkuar një takim, gjë të cilën ai e kishte pranuar menjëherë. “Kur shkoj të takoj zv/kryeministrin ai më pyeti si e gjete ti këtë (kompjuterin)? Unë i përgjigjem-në katalog. Ai më thotë, por ai është mall amerikan dhe është i ndaluar.
    .
    Atëherë unë i them se nuk ishte i ndaluar me ligjin shqiptar. Po nga re në gjurmët e tij?- më pyet ai. Atëherë unë i them se e gjeta në zyrën e Sokol Hoxhës, i cili ishte Drejtor i Albtelekomit dhe ai atëherë e mbylli gojën”, tha SERBerisha.

    Duke nënvizuar faktin se ai kishte treguar të vërtetën pasi kishte parë në zyrën e Sokol Hoxhës një kompjuter Apple 2 që ishin atëherë të vetmit kompjuter personal.
    Pra vetem salisatanai dhe djali Enver Hoxhes ka patur compjuter…..Cfare persekutimi paska pesuar saliqeni ?

    si e duron ai popull kete Perbindesh qe akoma mbahet me idene kriminale se hodhi kamunizmin….

  19. Fido Mokra says:

    Ky Xhafa njihet si a-ja e korrupsionit, madje sinonim i tij. Ne Pogradec dihen pallatet e Xhafes, qe vetem e shemtuan qytetin dhe fryne xhepat e deputetit te pangopur. Te vret naten e te qan diten, i hurit dhe litarit. Presidenti nuk duhet ta miratoje si minister kete truthar qe permes fijesh e sterfijesh asht i lidh me krimin.

  20. Populli says:

    Cdo shqiptar i talentuar i asaj kohe !!! Me kete shprehje me befasova o Mero …

  21. emigranti says:

    Me qene se po perdoret shume fjala SPIUN dua te them nje te vertete qe shpesh harohet. Sigurimi i sistemit te kaluar perdori si informatore apo me sakte Spiune njerzit e goditur te atij sistemi,per te vetmen arsye sepse me ata mund te flitej hapur per pakenaqesine apo per permbysjen e sistemit.Pra nuk mund te flitej hapur me njeres te panjohur sepse ishin te rezikuar. Vazhdo keshtu se te ka hije z Mero ,perhere dhe vazhdimisht prezanton artikuj ku nxjerr ne pah te verteten ashtu si eshte. Ke gjetur rrugen e drejte nga e cila ke rritur simpatine e respektin e mbare popullit. Figura politike qe dalin nga partia socialiste jane garancia per nje vend ashtu si e duam te gjithe, te tille jane Fatmir Xhafa apo i mirenjohuri Saimir Tahiri.

  22. DETARI Atlantidhes @ says:

    Jam dakod me te gjithe shkrimin perfekt te z.Baze, por do te shtoja dicka tjeter .
    Eshte e vertete se Sali mender Karaxhici, rreshqiti si zvarranik drejt portes se te madherishmit Enver Hoxha,por jo aq thjeshte munde te veje deri atje !
    Gjerat nuk jane aq te thjeshta .
    KryeUDBashja Nexhmije Hoxha , kishte krahun me te fuqishem te saj ,Kamikazin Ramiz Alija !
    Bashke me te ,ata derrmuan byrone politike te asaj kohe,me nji plan teper te fuqishem per shkaterrimin e njerezve me te ngushte te gjigandit Enver Hoxha !
    Dekonspiruan cdo plan te Enver Hoxhes ne cdo drejtim.
    Dekonspiruan kryengritjen e kosovareve,duke vrare menjihere organizatorin e saj ,te ndjerin Isuf Gervalla me dy te tjere !
    Isufi bashke me vellajin dhe Kadri Zeken njerezit qe kishin organizuar cdo gje sakte dhe me performace te larte,do te binin ne toke nga plumbat e njerezve te UDBse !
    Me daten 17 janar 1982 ne Untergrupenbach te Gjermanise ,ata do te ekzekutoheshin nga UDBja ,per te mos cuar deri ne fund misionin e tyre patriotik.
    Dhe me pas u kapen ne nji tren qe shkonte drejte Jugosllavise ,armatim i panumert,i paguar ky me floririn e Enver Hoxhes ![i popullit shqiptar] !
    [Po kush me mire se sa dora e zeze e dinte kete plan?]
    Nga kjo dore u vendos edhe Sali Karaxhici ,per ta perfunduar misionin e tij 25 vjecar,ne shkaterrim te plote te Shqiperise ne te gjitha drejtimet,sipar direktivave te eproreve te tij,ne Beograd !
    Ai do te helmonte ne France ,nji nga udheheqesit me te larte dhe krahun e djathte te Enver Hoxhes,nepermjete doktoreve franceze [dhe miq te jugosllaveve]

    Dhe nuk ka asnji lloj lidhje ,nji student i shkelqyer qe ishte tradite te benin takime me udheheqes te larte ,te asaj kohe me zvarranik dhe gjakmut si Sali Karaxhici !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje