Bujar Nishani, mes Fatmir Xhafajt dhe Visar Zhitit

29 Mars 2017, 19:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Bujar Nishani ka përdorur detyrën e tij si kryetar i KLD-së, për të gërmuar në vendimet gjyqësore të Gjykatës së Lartë të kohës së komunizmit, për të gjetur kërkesën për rishikim dënimi të Visar Zhitit. Dhe më në fund e ka gjetur.

I pangopur me faktin që nuk arriti dot ta gjejë si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, Visar Zhitin, i xhindosur me faktin që doli se Visar Zhiti e ka refuzuar Sigurimin e Shtetit, dhe mbi të gjitha, i tërbuar me reagimin e opinionit publik kundër tij në këtë debat, Bujar Nishani tregon se çmund të bëjë ai, sikur të ketë diçka në dorë, ndaj disidentëve të komunizmit.

Në rastin konkret, ai ka në dorë të fusë minjtë e tij nëpër arkiva dhe të njollosë një disident të vërtetë të komunizmit, të cilin e ka urryer atëherë si antikomunist dhe vazhdon ta urrejë.

Gjesti i Bujar Nishanit është ilustrimi i “antikomunzimit” fallso të Partisë Demokratike dhe arsyes përse e përdor ajo antikomunizmin. Për një kohë të gjatë, prej vitit 1991, armiqtë më të egër të Berishës dhe PD në përgjithësi, kanë qenë antikomunistët e vërtetë. Ata e kanë pas kompleksuar gjithnjë Berishën, e kanë bërë të ndjehet keq përballë tyre, dhe është përpjekur të mbarojë punë me ta brenda mandatit të parë. Ai spostoi nga ekipi drejtues i PD, gjithë përfaqësuesit e të përndjekurve politikë, pastaj tentoi t’i përçajë ata, dhe në fund i dominoi përmes dosjeve të Sigurimit të Shtetit, me të cilat i shantazhonte.

Bujar Nishani i përket kësaj shkolle. Një ish-enverist banal, nga ata që rrëmbenin armët në vitin 1991, për të mbrojtur monumentin e Enverit, një njeri që për t’u punësuar në administratën e qeverisë së Aleksandër Meksit, ndryshoi mbiemrin nga Mehmeti në Nishani, pasi e pengonte ligji 24/1 i vitit 1992, që ndëshkonte me heqje nga puna njerëzit që i kishin shërbyer komunizmit, tani i ka hyrë një beteje të ligë me Visar Zhitin. I duhet doemos të zhdukë “antikomunizmin” e tij, për t’u ndjerë i qetë.

E shkuara e Visar Zhitit, rezistenca e tij, disidenca dhe arti i tij, e pengojnë si sistem vlerash, si një institucion që nuk e konkurron dot. Ndaj i duhet ta përbaltë.

Është i njëjti President, që thotë se nuk e dekretoi Fatmir Xhafajn, pasi ka qenë hetues dy vjet në Krujë. Jo sipas dokumenteve, por sipas dëshmive, ai thotë se Xhafaj ka ushtruar dhunë ndaj dy ish-të burgosurve ordinerë, dënuar për vrasje dhe vjedhje, dhe kjo gjë e pengonte moralisht ta dekretonte si ministër.

Tani përfytyroni pak sikur Fatmir Xhafaj të kishe goditur të ishte hetues i Visar Zhitit, ta kishte marrë në pyetje, biles dhe ta kishte thyer duke e detyruar të mos mbrohej si antikomunist, kë do zgjidhte Bujar Nishani? Fati e ka sjellë që Xhafaj nuk qenë hetues politik i Visarit, dhe as i atyre që Nishani “ka dëgjuar nëpër media”, pasi sot Nishani do të ishte duke përdorur letrat e tij, si një ish-hetues që ka bërë detyrën.

Kjo është hipokrizia e Partisë Demokratike, e Berishës, e Bashës dhe gjithë atyre që e ndjekin si spektatorë këtë neveri një mujore dhe nuk distancohen nga ky enverist i lig dhe mediokër. Kjo është hipokriza e një partie që thotë “mos hapni dosjet se poshtërohen viktimat” dhe vetë shkojnë kërkojnë letra banale për të viktimizuar dikë që e kanë pasur deputet, ministër dhe anëtar të Kryesisë së patisë së tyre. Kjo është hipokriza e një partie, që bën sikur është gati të shtrihet në rrugë kundër Fatmir Xhafajt dhe duartroket Bujar Nishanin, që tenton të bëjë pis njerëz me ankesa formale kundër dënimeve në vitet ‘70, drejtuar ish-kolegëve të Fatmir Xhafajt.

Është parti e e atyre që ishin bërë gati të ishin pjesë e diktaturës dhe pluralizmi i degdisi të ishin pjesë e demokracisë. Akoma shikojnë ëndrra të bëjnë atë që nuk arritën ta bëjnë si komunistë dhe po e bëjnë sot, si “antikomunistë”.

8 komente në “Bujar Nishani, mes Fatmir Xhafajt dhe Visar Zhitit”

  1. pokeristi says:

    Z.Mero!
    Eshte fatkeqesi qe intelektualet,bashkekohesit,bashkevuejtesit e z.Zhiti flene gjume dhe del e shpif nje enverist banal,qe eshte vendosur ne karigen e presidentit,nga enveriste dinjitoze te pergjeruar.

    1. the same shiit says:

      Zoti Mero i dola boja dhe ketij “antikomunizmit” tuaj sipas variantit Spartak Ngjela-Blendi Fejziu apo Elezbiberziu…
      Sepse qofte Xhafaj..qofte Nishani apo nje Visar Zhit jane THE SAME SHIT…..kujto 21 janarin 2011 dhe ndyresine e visarshitit dhe kaq mjafton
      Beni pak pushim ne masakrimin e kockave te enverit..fusni saliun ne burg dhe pastaj vazhdoni perseri me kocke-ngrenien e enverit bashek me Tak Ngjelen..PER MOMENTIN NE SHQIPERI KA VETEM NJE RRUGE:
      DENIMI I SALI ELEZBIBERIZMIT
      Me thenete drejten nuk e can kush trapin per komunizmin as ne amerike as ne shqiperi as ne europe pervec disa kanibaleve te pangopur..
      .Kur hodhen ca shqiptare bronxin e Enverit ne sheshin skenderbej ishin vetem 0.0001 e shqiptareve…dhe heroi i atij rrezimi ishte Ramiz Alia..
      .
      Nje gazetar miku im ne 23 shkurt 1991 (nder 10 me te miret sot ne shqiperi per kanibalizem ndaj enverit).me tha Zoteri si intelektual kunder enverit tani qe rrezuam statujen e tij:
      PERGJIGJA IME ISHTE KJO:
      MIK I NDERUAR NGA MENYRA SI I RREZUAN BUSTIN ENVERIN..PER MUA NE FAKT ESHTE VLERSIMI ME I MADH QE MUND TI BEJE NJE POPULL “DIKTATORIT” SE TREGUAN SE AI POPULL IHSTE JO VETEM FRIKACAK POR DHE MASHTRUES…QE U VERTETUA ME PAS NE KTHIMIN E SHQIPERISE NE HALE DIPLLOMATESH DHE PLANTACJON DROGE 28 MIJE KM KATRORE
      >>>>>>>>>>>>>>>
      pjesa pare
      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
      Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.
      Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
      ****
      Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
      ****

      Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
      ****

      Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
      ****

      Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
      Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…

      pjesa dyte—————————-

      duket qe ky SHIT STORM me GJYSHIN E PERVERSIT ANDI BULSHATI ) BULLSHITI) per te mbuluar krimet pambarim te kelyseve te Serbise BERISHA DHE BASHA.
      Krimi me i madh i tyre eshte se akoma mbahen si don kishoti me flamurin e luftes kunder komunizmit qe eshte nje doktrine e Serbise qe hyne ne intervenim te maskuar qe nga 2 prilli 1991 dhe vazhdon dhe sot.
      Ndersa amerika zytare ka marredhenie te shkelqyera me kinen KOMUNSITE ( kujtojme 60 miljonet e vrare na Mao ce duni,dhe mijra te shtypur me tanke ne Tien an men)…perse antishqiptari me i madh ,praktikisht dhe nje antiamerikan i llojit te tij elez biberaj dhe ca ambasadore famekeqinj si rajersoni ose arvizu akoma vazhdojne luften idiote kunder mender komunizmit per te mbuluar genocidin e berishes dhe devilave te tij
      Ndersa amerika zytare po lidh mardhenie dipllomatike dhe me KASTROT E KUBES..pse admistrata amerikane vazhdon “ligjin e luftes” me enverin qe ka 30 vjet qe ka vdekur..
      Pse nuk denojne MONSTREN BERISHE me dosje dhe fakte te plota per mega-krimet e tij ?

      Vetem te lexosh intervistat e Izet Haxhise para dy muajve kur ky i fundit deklaroi me fakte se Berisha ne mars 1997 urdheroi dy akte terroriste karshi ambasades amerikane dhe kontigjentin gjerman per tja faturuar kete “rebelave te kuq” per te shpetuar vete sic veproi ne 2 prill 1991 dhe 21 janar 2011…lind pyetja ??
      .PSE NUK VEPRON DASH-IWASHINGTONIT ? PER TERRORISTIN BERISHE
      Po keshtu Izet Haxhia me fakte dhe emra AKUZON shkelzen berishen per trafikante droge.
      PSE NUK VEPRON DREJTESIA SHQIPTARE APO EUROATLLANTIKE PER BURGOSJEN O TE DROG-DILLERIT SHKELZEN O TE IZETIT SI MASHTRUES
      Pra kush e mbron Berishen per mega krimet e tij ??
      Pse Edi Rama jo vetem qe eshte I pafuqishem te arrestoje Berishen ( aresyeje pse mori votat cudiberese ne 23 qershor) por me gafa te tilla si ne 70 vjetorin e clirimit,budallakijet me bunkartin e Enverit,me shitjen tani se fundi te albetrolit dhe me miopine qe po tregon me guvernatorin duket se eshte nje jelek antiplumbi pallosh dy metrosh per te mbrojtur me cdo kusht “burrin e shtetit te arvizuse “
      Enigma e hidhur ka nje emer Elez Biberaj.
      Ky lloj antishqiptari me I madh per te gjithe kohrat ka qene mentori dhe shenjtori qe ka kllonuar berishen nga zgafellat e udb jugosllave ne 1991 dhe po e mbron akoma me cdo kusht.
      Mbi Elez biberajn ketij serbishtfolesi rendojne dy faje te medha pas 1991:..
      1- ne vend te nje pajtimi kombetar ne vitet 90’ dhe te nderhyrjes per ndonje plan marshall ne ate vend te dobritur ai per te kenaqur epshet e tij antikomuniste u be zbatuesi I doctrines rajersoniane per ‘dekomunistifikimin”
      2-S i person me detyra speciale ne vitet 80-90 ne funksion te hakmarrjes tij karshi sistemit te enver hoxhes ben te mundur te ‘karikoje” dipllomate,zyrtare dhe politikane amerikane ne menyren me antishqiptare te mundeshme ku si rezultat I saj ky vend ka degraduar dhe eshte shperfyturuar plotesisht
      Fill pas pucit kriminale te shtetit se 1998 te Sali Berishes, pas vrasjes se Azem Hajdarit, sherbimet inteligjente shqiptare kishin mundur te regjistronin nje bisede telefonike mes Berishes dhe nje personi ne SHBA me dialekt nga veriu i Shqiperise, i cili i kishte thene Berishes te terhiqej sepse SHBA nuk do e njihte marrjen e pushtetit me dhune.
      Kush mund te kete qene ai person me dialekt verior? – shtrohet pyetja. Dikush mund te thote, e kush tjeter vec z. Elez Biberaj(-fran shkreli zedhenes.) Dhe natyrisht kush tjeter vec Elez Biberajt ishte/eshte aq i fuqishem ne Washington sa te dinte deri dhe opinione te tilla sekrete te Depertamentit te Shtetit per mos-njohjen e marrjes se pushtetit nga kryengritja e ’98s e Berishes.
      Ne nje interviste te fundit ne Top-CH, z. Biberaj shprehet se ai ka qene gjithmone aktiv per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi, dhe madje pikpamjet tij ja kishte parashtruar edhe ish Presidentit amerikan Ronald Reagan. Sipas tij, komunizmi ne Shqiperi mund te permbysej nga njerez te afert te regjimit, individe te brendshem, pra nga ndonje “grusht shteti” ose “grup armiqesor.”
      Dhe natyrisht per te gjetur njerez te tille te besuar, brenda keshtjelles se regjimit, duhej fillimisht biseduar me ta. Kontakti ishte pjesa me e veshtire e procesit. Pra, si do takohej z. Biberaj me individet e synuar, dhe nese po, me ke? Me ke konkretisht??? Dhe ne kete aspekt, a ka egzistuar nje prirje per te kontaktuar vetem tropojane?
      [Ne vijim te ketij spekullimi, a eshte rastesi fakti qe tropojanet dominuan post-’90 ne Shqiperi? Kujt ia priste mendja se tropojanet do qeverisnin Shqiperine “demokratike”? Kujt? Natyrisht askujt. Tropoja njihej vetem per geshtenja… e Fatime Sokolin…. Po atehere cfare ndodhi?]
      Qe Elez Biberaj ka dore ne kete histori, eshte naivitet te mendohet e kunderta, perndryshe s’ka pse tropojanet te bejne ligjin prej 20 vitesh ne Shqiperi. Qe Elez Biberaj mund te kete kontaktuar fshehurazi Sali Berishen, ose Mehmet Elezin, gjate kohes se komunizmit kjo edhe mund te supozohet…
      Perndryshe, si do themelohej PD nga nje tropojan, Azem Hajdari, nese s’do ishte dora e Biberajt nga pas? E imagjinoni dot kete? Partia e pare opozitare pas 50 vjetesh komunizmi te themelohej nga nje student konviktor nga fshatrat e Tropojes – give me a break!!! – do thonin amerikanet. Ose fakti tjeter, qe Azem Hajdari u spostua dhe ne vend te tij u vendos nje tjeter tropojan (Sali Berisha – i brendshem i regjimit, sic ishte dhe vete filozofia e z. Biberj per te rrezuar komunizmin ne Shqiperi), flet per ate se i gjithe skenari mund te kete patur nje mastermind nga Tropoja, nje tropojan te fuqishem qe jetonte diku ne Perendim. Dhe natyrisht, tropojan me te fuqishem se z. Biberaj nuk kishte ne ate kohe pertej/ketej Atlantikut.
      Ronald Reagan qeverisi gjate viteve 1981-1989, dhe njihet si Presidenti qe i dha “grushtin” e fundit komunizmit. Kjo nenkupton faktin se administrata e tij duhet te kete investuar shume ne kete aspekt, dhe ne vijim te kesaj linje, ndoshta dhe per te kompromentuar individe te caktuar ne Shqiperi.
      Te mos harojme faktin se z. Biberaj kishte parashtruar direkt para Presidentit Reagan pikpamjet e tij per rrezimin e komunizmin ne Shqiperi, pra ai ishte nje figure e rendesishme ne kete aspekt, dhe ndoshta mund t’i jete dhene dore e lire per te vepruar.
      Po si mund te jete takuar Biberaj me Sali Berishen/Mehmet Elezin gjate dekades se fundit te komunizmit ne Shqiperi (’80-’90), nese me te vertete jane takuar? Dhe a ka ndikuar ne kete aspekt linja malazeze e gruas se Berishes per te lehtesuar kontaktin? A ka interferuar ne kete histori UDB meqenese ne ate kohe ishte nje sherbim aleat me sherbimet sekrete perendimore? Cfare roli kane patur njerezit e gruas se Berishes ne Beograd (UDB)?… e shume e shume pyetje te tjera, por natyrisht pa pergjigje…
      A ka dore z. Biberaj ne pasojen e 21 janarit? Pse Berisha duket kaq i fuqishem ne Washington dhe pse mbrohet edhe kur ben te 99t? Pse demokratet ne pushtet ne SHBA heshten per 21 janarin? Kush republikan i fuqishem (nga te kohes se Reagan dhe BUSH-ATEVE) ne SHBA eshte prapa Berishes, ose Biberajt, qe influencon direkt ne administraten e sotme amerikane?… A benefiten njerezit e Berishes ne Washington me perqindje korrupsioni nga Shqiperia?
      Dhe e fundit, nese sa me siper eshte e vertete, kur do mbaroje i ashtuquajturi “mallkim tropoje” per Shqiperine?
      Pikerisht Edi RAMA mori votat ne 23 qershor 2013 per ti hequr kete mallkim tropoje shqiptareve por me sa shohim koha per denimin e Berishes nga Rama ka kalur dhe qendrimi I tij I fundit me guvernatorin quhet nenshkrim I kaputillimit te tij pa kushte ndaj kartelit criminal te berishajve.
      Zoti Obama beri nje hap kurajoz ditet e fundit ne lidhje me aktivitetin e dyshimte te Cia-s ne torturat ilegale karshi te burgosurve.
      K a ardhur koha qe kongresi amerikan te marre ne shqyrtim dosjen e shqiperise per te vene ne shqyrtim aktivitetin antishqiptar dhe antiamerikane te treshes biberaj-berishe-basha-FAZLLIC NICK GAGE dhe aktivitetin e tyre te lexueshem ANTISHQIPTAR.
      Me ndryshe:
      Mund ti quaje nje diplomat amerikan dy vrasesit e 21 janarit njerin Burre shteti dhe tjetrin yll ne ngjitje pa patur ca elez bibere ne amerike qe krijuan monstren berishe dhe po e mbrojne ne menyre te shemtuar dhe sot e kesaj dite duke na tallur me figura groteske si Nishani,Meta ,Rama
      A mund te te bashkjetoje doktori kriminel me piktorin qe po ben nje tradheti kriminale ?!
      Kush eshte zgjidhja ?Hapja e dosjeve nga admistrata amerikane te dyshes 2B (BIBERAJ-BERISHE ) per 2 prillin 1991 dhe atehere do gjendet qeni I ngordhur berisha prapa hekurave qe do jete dita e clirimit te shqiperiSe nga-berishizmi dhe elezbiberizmi. Kjo do jete dhe dita e pare e normalizimit te marreneve reciproke dhe dinjitoze midis amerikes dhe shqiperise.

      1. doktori kadavres says:

        Autopsia e nje Handikapati President
        qe e vendosi treshja antishqiptare
        Arvizu-Volfarth-Sequi
        .
        1-Pikesepari me kushtetute dhe me logjike presidenti duhet te jete simbol i unitetit kombetar
        gje e cila nuk egziston ne figuren groteske te B.N.
        .
        2-Menyra se si u zgjodh “ne minutat e fundit” krijoi pershtypjen se vendosja e tij ne karriken e presidentit ishte si nje loje bixhozi e cila ishte vendosur muaj me pare nga “kompetentet”.
        Propozimi i Zagarnjorit dhe cuarja komike e spiunit me te urryer per te gjithe kohrat Artan Hoxhes ne drejtim te Presidences ishte nje bllof qe i cmendi shqiptaret kur pas pak oresh doli ushtari mire Shvejk
        qe thirret me plot mjeshtri nga Mero “BUJARI JU NDIGJON”
        .
        3-Deshtimi i zgjedhjes se presidentit do ishte nje rast i persosur per ta larguar SRB-in ne menyre poshtruese dhe pergjithmone por kjo nuk i leverdiste trojkes amabasdoriale Arvizu-Volfarth-Sequi detyra e te cileve ishte mbajtja me cdo kusht statukuose ose e thene ndryshe mbrojtja e “burrit te shtetit” me cdo kusht.
        .
        4-Edi Rama mbas shtatorit do perballet ne rradhe te pare me gafat e tij ne tolerimin dhe memecerine qe ka bere per zgjedhjen presidentit ,shikut ,kryeprokurorin qe duan absolutisht miartimin e opozites qe kishte mbi gjysmen e elektoratit shqiptar.
        .
        5-Eshte e paspjegueshme se Amb.Arvizu ka dale hapur fare nga korniza e tij dipllomatike ne shume raste te kritikueshme sidomos ne votimin e presidentit.
        .
        6-Jane mbi 50 here daljet e tij televizive per rastin e presidentit nga janari deri ne qershor 2012.Jane te panumerta takimet e tij neper baret e Tiranes me Kadarene,Islamin,Nanon.Mustafajin,Fejziun,Malajn,Bashen etj etj qe te jepte pershtypje se eshte guvernatori supermen qe i ka ne dore fatet e shqiptareve midis te cilave dhe “propozimin” e B.H cili u vu president me qellimin e vetem per te mbrujtur SRB-in ne situta te veshtira.
        .
        7-Sa here qe rebeli Edi Rama mundohej te kundershtonte veprimet djallezore te SRB-it duke perfshire dhe numerorin e topit pacientin Nishan nuk vonohej te ankorohej ne portin e PS aeroplanmbajtese arvizu,kryqzori Volfarth dhe destrojeri Sequi tw cilet ne mbarim te vizites tyre i shterngonin Rames duart ne fotografi kurse nga ana tjeter i shterngonin bolet qe te uronte preshidentin gjasme sic behet ne demokraci.
        .
        8-Fakti qe BN ishte minister i brendshem para votimit te tij si president (qe ishte akoma i fresket gjaku deshmoreve ne bulevard) tregon se ai eshte zgjedhur pikerisht per te zhdukur perfundimisht masakren e 21 janarit.Fakti tjeter qe BN ka qene minister drejtesie
        ku jane mbuluar vjedhjet e rruges kombit,holokausti i gerdecit dhe disa vrasje politike jo vetem qe nuk duhej propozuar per mender president por duhet te paditet i pandehuri BN per nje krim te kryer ne bashkpunim dhe ne menyre te perseritur.
        .
        9-Nje nga faktoret kryesore qe ka qene,eshte dhe do te jete fajtor ne votimin e presidentit ishte Ilr Meta i cili kishte ne dore ne ate kohe SRB-BN-L.XH.B ti shkaterronte duke mos pranuar te votonte BN president
        .
        10-Ngjarja me SHQUP-in tregoi se kafshet pederra kane dala nga kontrolli dhe hapi i pare i qeverise Rama eshte denocimi per prangosjen e tre hajduteve,krimineleve dhe vrasesve Berishe ,Bashe dhe Nishanin. por tashme eshte vone
        .
        11-Qe nga 23 qershori 2013 e deri tani BNishani (qe diku ka thene se mbiemri i pare ka qene Bujar Mehmet Beu) deri tani i ka fituar te gjithe betejat me Edi Ramen ne KLD dhe ne te gjitha perplasjet ligjore dhe perseri ankohet se Rama po i ben puc shteti

  2. Lloji says:

    Vaslav Havel (desident Cek hartuesi i kartes 77 per ata qe e njohin) ka thene;
    Nuk ka me keq se nje komunist anti-komunist (rasti Berisha) eshte ne dna-ne e tij dhe Nishani.

  3. alphade says:

    Ky president i ndyre cfare do t’i thote shqiptareve per
    Flamur Noken ,agjentin e UDB -s qe e ka deklaruar vete
    me plot gojen ! Nje horr i Saliut,presidenti ben te shurdhe-
    rin ! Pftuuuuu ndyresire !!! E ka bere veten ta ofendojne i
    madh e i vogel ne Shqiperin ! Nje kerrme qe vjen ere ane-
    kend Shqiperise !! Banda Saliut, ne sherbim te UDB- s. se
    Milloshevicit ……!!

  4. alphade says:

    Ky president i ndyre cfare do t’i thote shqiptareve per
    Flamur Noken ,agjentin e UDB -s qe e ka deklaruar vete
    me plot gojen ! Nje horr i Saliut,presidenti ben te shurdhe-
    rin ! Pftuuuuu ndyresire !!! E ka bere veten ta ofendojne i
    madh e i vogel ne Shqiperin ! Nje kerrme qe vjen ere ane-
    kend Shqiperise !! Banda Saliut, ne sherbim te UDB- s. se
    Milloshevicit ……!!

  5. Fatmir Lohja says:

    Poeti Visar Zhiti.Burgoset per 10 vjet per agjitacion e propogande.I kerkojne te behet agjent nuk e pranon bashkepunimin.
    Per te mos ngrene edhe 10 vjet tjera burg kot,pranon se ka gabuar.Çfare te keqe shihet ketu?Pjeter Arbnori e neshkruajti bashkepunimin per te mos shkuar ne varje.Keto veprime nuk kane heroizem,mund te thote dikush.Heroizem nuk ka,por zgjuarsi ka.Me rujt jeten personale nuk eshte pune aspak e turpshme.Herojt pergjithesisht jane ne moshen 20-022 vjeç,jane pleqt qe abuzojne me rinillekun e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje