Një darkë e mbingarkuar nga pesha e pushtetit!

3 Prill 2017, 19:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debati dhe lajmet e rrjedhura nga darka e “Pazarit të Ri”, të krijojnë idenë se në Shqipëri nuk ka opozitë, por konflikti i vetëm është ai mes PS dhe LSI, ose më mire, ai mes Metës dhe Ramës. Të gjitha analizat, paranojat, teoritë konspirative, deliret e atyre që nuk ja dolën të ishin ndërmjetës, dhe gjithkujt tjetër, pa dashje të krijojnë idenë se në këtë vend, nëse merret vesh Edi Rama me Ilir Metën, punët rregullohen. Aq i fortë është ky perceptim, sa dhe në “Çadrën” e opozitës, nuk ka asnjë koment serioz për këtë zhvillim, pasi duket që “kanë mbetur pa tekst”.

Edhe ata më optimistët që thonë se është mbyllur një “Marrëveshje e re”, edhe ata më pesimistët, që thonë nuk është mbyllur asnjë marrëveshje, të gjithë fuqinë e kanë në fakt tek raporti Rama-Meta. Aq i fortë është ky perceptim, sa këta të dy, ose njëri prej tyre, duken si “tutorë” të opozitës, me të cilën mund të merremi vesh, nëse do dikush prej tyre.

Por çfarë ka në dorë të vendosë Rama me Metën dhe çfarë ka në dorë opozita?

Edi Rama me Ilir Metën kanë në dorë të përtërijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje, marrëveshjen për Presidentin dhe marrëveshjen për zgjedhje. Nëse ata kanë rënë dakord për këtë, kjo nuk do të duhej ta zbuste krizën artificiale që po tenton të prodhojë opozita. Mos-hyrja e opozitës në zgjedhje, është një vendim që nuk ka të bëjë me marrëveshjen Rama-Meta, por me faktin se ata duan të bllokojnë sistemin dhe të shkojnë drejt kaosit.

Këtë nuk e zgjidh “Marrëveshja” Rama-Meta dhe asnjë ofertë që ata mund t’i bëjnë. Lulzim Bashën nuk e nxjerr nga çadra asnjë kërkesë e tij. As qeveri teknike, as shtyrje zgjedhjesh dhe asgjë tjetër, nuk do ta detyrojë atë të pranojë zgjedhje. Kaosi është biznesi i tij në këtë rast dhe jo ofertat e pushtetit për zgjedhje, pasi këto nuk janë probleme reale të tij. Problemi i vetëm i tij, është të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Nga ana tjetër, dhe kushtëzimi i LSI, që nuk hyn në zgjedhje po nuk hyri PD, nuk është aq shumë solidaritet për PD, për demokracinë apo standardet zgjedhore, biles as plan sekret bashkëpunimi me PD. Është hall i LSI. Dhe ja pse!

Nëse LSI hyn në zgjedhje, pavarësisht vendimit politik që ka marrë opozita, natyrisht do kemi zgjedhje, dhe  procesi mund të ecë përpara, pavarësisht problemeve. Nëse LSI nuk hyn në zgjedhje pa PD, nuk ka vlerë asnjë darkë mes Ramës e Metës dhe asnjë marrëveshje mes tyre.

Biles ajo që nuk ka vlerë fare, është “Marrëveshja” Rama-Meta për zgjedhjet, në kushtet kur PD nuk hyn në zgjedhje. Çfarë rëndësie ka dalja e PS me LSI në një koalicion, kur PD nuk hyn në zgjedhje? Asnjë vlerë!

Ato kanë për të ndarë 140 mandate e mund të marrin bollshëm dhe më vete.

Po ashtu, nuk ka vlerë oferta për zgjedhje të lira për PD, apo të garantuara, pasi PD nuk do zgjedhje. LSI nuk hyn në zgjedhje pa PD, pasi nuk dëshiron që të jetë opozita e ardhshme.

Ndaj perceptimi se një darkë mes Ramës dhe Metës, mund të zgjidhë krizën, është i gabuar. Ai tregon për shkatërrimin e opozitës dhe defaktorizimin e saj, dhe për mbingarkesën e pushtetit, që imiton dhe pushtetin, dhe opozitën. Debati Rama-Meta është debat brenda një shumice dhe jo debat kombëtar. Ata mund të zihen dhe pajtohen për çfarë qeverisin bashkë deri më 18 qershor, por jo për gjithçka.

Kështu që nga darka  e mbrëmshme e “Pazarit të Ri”, vlen vetëm marrëveshja për Presidentin, nëse arrihet. Të tjerat nuk vlejnë, nëse LSI nuk është e gatshme të hyjë në zgjedhje pa PD. Ajo është vërtet para një vendimi të vështirë. Pasi nëse hyn pa PD në zgjedhje, ajo fiton shumë, por është e padobishme për të qenë pjesë e pushtetit.

Por nëse nuk hyn, po ashtu vendi mund të shkojë drejt një krize institucionale, ku në fund duhet të ulen në tryezë Rama me Bashën dhe LSI defaktorizohet. Dhe për Ilir Metën do kishte vend në këtë tryezë, vetëm nëse ajo ditë e gjen President.

22 komente në “Një darkë e mbingarkuar nga pesha e pushtetit!”

  1. TROC says:

    Terrorizohem kur ne gazetat shqiptare lexoj fjalen LIDER
    per kete Lul bashndyresiren qe i ka lyer duart me gjak shqipatersh.
    Kete udbash nuk e shpeton
    as puthja e NULANDES..
    AS KINEZERIRAT E DONALD LUSE
    DHE AS ARDHAJE E FAMEKEQIT ARVIZU “RASTESISHT” KETO DITO.
    BILES AS FYTYRA E BRENGOSUR E EDI RAMES
    QE E KA KUPTUAR QE ISHTE NJE PERGJEGJE KOMUNLE NGA 2013 DERI NE 2017
    A mund ti thuhet Lider nje lloj spiuni
    Qe jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi

    A mund ti thuhet Lider nje lloj spiuni dyfish

    Se ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    A mund ti thuhet Lider nje lloj manekini ne dore te mafjes nderkombetare.
    qe si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    A mund ti thuhet Lider nje supertradhetari
    qe si minister i jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon. dhe ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    A mund ti thuhet Lider nje vrasesi kesaj MONSTRE
    qe si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    NUK SHOH NDONJE NDRYSHIM MIDIS LUL UDBASHIT DHE XHAFERR DEVES….MIDIS 4 SHKURTIT 1944 ME 21 JANARIN 2011
    I VETMI NDRYSHIM ESHTE SE I KOLONELI GJERMAN E KRITIKOI RENDE XHAFERRIN ATEHERE ..KURSE ARVIZU I THA YLL NE NGJITJE DHE TANI DONALD LU E KA DOLLIBASH TE REFORMES SE DREQESISE.

    1. kali tro(po)jes & gomari cepanit says:

      Te gjithe besuam ne pranveren e 2013-tes se Ilir Meta reflektoi per vrasjen makabre te Bulevardit dhe shume veprime antishqiptare te bandes se Lul Bash Berishes dhe shkoi ne krahun e duhur te shqiptarizmes..
      .
      Jam befasuar me ardhjen e zotit Arvizu keto dite qe duket si “i derguar i posacem” i washingtonit per te rregulluar punet ne Shqiperi…sipas varintit te majit 2011 qe diten buzeqeshte me Ramen dhe naten ishte me lul kriminelit qe me menge te perveshura ja futen Rames…Pse e prure koken perseri Arvizu ?? thone jetimet e 21 janarit..
      .
      A nuk e shikon o “shenjtori” Arvizu qe Bytha e Bashes eshte te gjaku i derdhur ne bulevard ku dhe ju si ambasador keni faj ndoshat me kryesorin?
      .
      I njoh ne menyre milimitrike te gjitha levizjet e Arvizuse 2010-2014 dhe pa frike mund te them se pamvaresisht nga “sherret” me Sali Bishen ai ne fakt e la ate ne 2013 te MBINGARKUAR ME GJITHE PUSHTETET:
      1-presidenti berishes
      -K/prokurori berishes
      -k/shikasi berishess
      KLD BERISHES
      KLSH BERISHES
      70% E ADMISTRATES BERISHES
      ETJ
      ETJ
      …..por bomba me e rrezikeshme qe la arvizu mbrapa ishte koqja e kandarit Ilir META QE DUKSHEM nga rruga e elbasanit komandahet me pult majtas djathtas ..
      .
      Nuk eshte e rastit qe pikerisht me ardhjen e Arvizuse Ylli i tij ne ngjitje po ben hapur thirrje terroriste dhe Ilir META Nxjerr ca monsta si LUAN RAMUTIN qe i nxjerr syte per dite edi rames..shtoi ketu dhe k/mostra si KOQO KOKDHIMA-YLLI MANJANI-BEN BLUSHI dhe nja 100 vuvuzela te shtypit nga llapushi berat buzhala e deri te karabushi Fatos Ulkonja..
      .
      Ne Shqiperi sot ka vetem nje celes:

      A DO TE DENOHET SALI BERISHA BURRI I SHTETIT I ARVIZUSE PER KRIMIN FASHIST TE 21 JANARIT..

      A DO KERKOJE FALJE ARVIZU PER KEQ MENAXHIMIN E TIJ PAS 21 JANARIT..APO DO SILLET SI NJE USHTAR PARA BERISHES ASHTU SI DHE DONALD LUJA QE SI DUKET SHEFAT E TYRE NE WASHINGTON JANE PRO SALI KRIMINELIT?

      21 Janari 2011 eshte ngjarja me horror e ndodhur ne historine e Shqiperise pasi jo vetem qe u vrane barbarisht 4 veta te filmuar “live” por vrasesit dhe urdher dhenesit po perdhosin akoma te vraret duke perfituar nga impotenca e qeverise re,hipokrizia e luve @ arvizive dhe indiferentizmi i opinionit publik.

      Midis pales vrasesve dhe pales se te vrareve ne 21 janar ishte nje albiter qe e quajne Aleksander Arvizu i cili ne ate kohe bashke me Wolfarthin dhe Sekuin benin treshen e gjyqtareve qe federata e Usa dhe e Be kishte caktuar ne ate vend.Por a e kane bere mire punen keto qe jane me teper majore sherbimesh sekrete dhe gjenerale biznesi dhe pak dipllomate ne vende”stateless” si Shqiperia ?

      Shume veta e dine dhe pak e thone se ne 1991-1992 u be kalimi nga nje vend me sistem dikatorial ne nje sistem ambasdorial ku ne thelb nuk ka ndonje ndryshim pervec nje fjale te re qe quhet demokraci qe sherben si vello per te mbuluar ate qe ka ndodhur 22 vjetqe faktikisht quhet eleminimi i shtetit shqiptar duke e shendrruar protektorat me poshte se te nje vilajeti te perandorise osmane.

      Mbasi u uzurpua levizja studentore e 90′ deri ne votimet e 31 marsit 1991 gjithcka ishte bindese ne rrugen e progresit.Fatkeqesisht me pas nga elemente dhe segmente antishqiptare , antikomuniste histerike,nga udbashe serbe dhe andarte greke te te gjitha vendeve zbarkuan ne Shqiperi dhe filluan nje invazion dipllomatik duke filluar me kunderevolucjonin e 2 prillit 1991,me grevat e urise te stimuluara,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe fushates elektorale te William Rajesonit ne votime .Ne teresi keto veprimet e mesiperme jane nje puc dipllomatik shteti qe akoma ka shume njerez qe besojne se prune demokracine apo hodhen komunizmin qe kishte marr fund me kohe.
      Jane tre raste flagarante ku ambasadore amerikane kane kryer veprime per te cilat shteti amerikan duhet te mbaje qendrim ne cdo kohe dhe te kerkoje demaskimin e tyre dhe ti kerkoje falje shqiptareve.E PARA ishte marrja pjese e Rajersonit me mashtrimin e cekut bardhe ne votimet e 1992.E DYTA ishte deponimi I Berishes ne bodrumet e ambasades amerikane per aktin criminal te tij te 14 shtatorit 1998.
      E TRETA ka te beje me ambassadorin Arvizu en kohen e te cilit kane ndodhur shume ngjarje tronditese dhe shtet-shkaterruese.
      Duke filluar me 21 janarin shikojme se veprimtaria e tij eshte e dyzuar ku nga nje ane eshte kunder vrasesit Berishes kurse diten tjeter I jep decorate si burre shteti.
      Nga njera ane thote qe kam qare ne 21 janar kurse nga ana tjeter glorifikon vrasesin Lul Basha si yll ne ngjitje.Biles letra e ngushellimit qe icoi familjes Nika nje vit pas masakres kishte nota hipokrizie .
      Pas 21 janarit ndodhi gjeja me e pabesueshme qe nen hunden e Arvizuse jo vetem qe u terrorizuan nga VRASESI berishe presidenti,kryeprokurja,opozita,te burgosurit,te plagosurit,gazetaret por ai I eleminoi te gjithe duke vene presidentin e tij,k/prokurorin e tij,k/shikasin e tij biles dhe grabiti nen llerat e perveshura dhe brekeve te ulura te Arvizuse bashkine e Tiranes.Po ashtu u lejua me bisht ne shale te fshije menderen me ekspertizat e FBI kryevrasesi Berishe deri ne ekstrem ku ne 8 shkurt liroi vrasesit fizike te dokumentuar .
      Ajo qe e nxjerr shume te dyshimte kete ambassador eshte vizita e tij E RASTESISHME ne MMB te VRASESIT LUL ku kam shkeputur kete lajm te kobshem nga shtypi shqiptar:
      Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
      Ambasadori amerikan, takim informal me efektivat e policisë së Shtetit
      04 mars 2011 17:13
      Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht. Diplomati amerikan ka dalë nga Galeria e Arteve dhe është drejtuar nga efektivët, duke i takuar të gjithë ata që gjendeshin në shërbim në hyrje të Ministrisë së Brendshme.
      Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën shume te dhunshme të 21 janarit.

      TE KY LAJM ESHTE KONCETRUAR ESENCA E 21 JANARIT DHE ROLI JO I SINQERTE I A.A RVIUSE ESHTE MOMENTI QE NJE GAZETAR I QUAJTI “KINEZERIRAT” E ARVIZUSE POR ME VONE KY GAZETAR I MBUSHI POTURET DHE FILLOI ME KINEZERIRAT E NEXHMIJES

      Nuk ka njeri ne planet qe beson se Arvizu kaloi rastesisht dhe do isha dakort qe nje ambassador te mashtronte pak po ja kaq shume sa qe nuk I beson as vete.

      Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ka qene dhe eshte jelek anti plumbi I vrasesve Berish & Lul per masakren e 21 janarit qe per hir ten je stabiliteti poshtrues mbron dy kriminela.

      Te ky lajm I kobshem del qarte se Arvizu ishte ideatori I barazimit te nje vrasesi me viktimen.

      Nuk do kisha shkruar kete “rroman”sikur te mos kishte ndodhur 15 nendori 2013 ku Arvizuja nga njera ane I rrevoltuar kercenon Bash Berishen per kalimin e vijes kuqe dhe nga ana tjeter para nje pak ditesh ne vigjilje te fajit te tyre te perbashket te bulevardit Arvizu dorezohet para kembeve te pista te VRASESIT BERISHE duke bizeeduar per problemet e te emes se zeqos ne maje te thanes.

      Te flasesh per 21 janarit duhen shume kohe dhe faqe pambarim por me kryesorja eshte se kjo ngjarje nuk eshte e shkeputur nga masakra 22 vjecare e kriminlit Berishe.Dihet qe ai eshte hybrid monster I secreteve jugosllave qe ne ate kohe kishin nje bashkpunim vellazeror me inteligjnecen amerikane dhe kjo eshte shkaku kryesor qe ai eshte mbrojtur dhe do te mbrohet me cdo kusht.Ne kete kontekst Berisha ka qene vetem nje kukell qe I sherbeu regjimit ambassadorial qe u instalua ne pucin e 2 prillit 1991 dhe vazhdon dhe sot.

      Pa frike duhet te mendojme se dhe 23 qershori 2013 po vertetohet se ishte nje zgjidhje e bere ne bodrume ambasadash qe I vjen era e keqe e ngjlave te lalzit qe dhe per pak jave do ta shikojne shqiptaret deshtimin e saj.
      Prandaj eshte koha qe Edi Rama duhet te dale nga bataku i ngjalave ku e kane futur planet e bera ne bodrumet e ambasadave se 23 qershori nuk ishte rrotacjon I zakonshem por nje permbysje e regjimit ambassadorial dhe kuislingut te tyre vrasesit Berishe per te cilen 1 miljon votat ne shqiperi dhe 1 miljon emigrantet jashte shqiperise duan koken e kriminelit serberishe.
      .
      Sa e keni numrin e syzeve Lu & Arvizu ?
      Mos ka ardhur koha te shikoni te vizite te Okulisti ?
      Kete nuk e them une por krimet e berishes tuaj….
      Kete nuk e them une por jetimet e 21 janarit qe ju akuzojne dhe ju….

  2. Nandi says:

    BASHA ,po hidhet nga shkëmbi.!
    N.Q.Se krerët e tjerë do ta lënë të marrë dhe PD me vehte,punë e tyre.!
    Shqipëria nuk do të vdesë.!Do plagoset,por do të shërohet.!PD -do të groposet.!Hak e ka!!!

  3. pa koment says:

    ‘Ajo dite (Meten)e gjen president?!!!!!!!

  4. Valter says:

    Mosbesimi i elekroriatit ne forcat politike,
    eshte problemi.
    Pjella me ndyre e Shqiperise 100 vjecare,
    po na mban peng.
    Kurajo.

  5. boom says:

    Presidenti i ardhshem i Shqiperise duke vjedhur parate e shqiptareve.

    http://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M&t=4m42s

  6. grand says:

    I nderuar Mero!
    Llogaritjet e tua jane te sakta dhe gjykimi eshte dielektike dhe me perfytyrim .
    Por… besoj se duhet te kishe marre parasysh edhe nje faktor. Ç ndodh nese kalon vetingu keto dite, fillon realisht Drejtesia e RE ( = Rebublika e Re). Te gjithe personazhet aktiv keto dite, Iliri, Basha, Sala, dhe ca te tjere jane kontigjenti i pare i institucioneve te Drejtesise se RE ( BIRN para dy javesh!) . Keshtu qe…. Ilir Meta do te kerkoj se s’bene te jete President!! si varke shpetimi! dhe nuk ja lejon vehtes te beje shaka te tilla dhe te mos futet ne koalicion. Ai e di se LSI nuk bene per opozite, e ka projektuar veheten si king maker. Mirpo, kete pozicion mesa kuptoj po e kerkon Sala B. ( Ne djalle militantet!) Luli ne kete rast eshte i humbur! si do qe te shkoj loja! N’daç te futet ne zgjedhje, ndac jo. AI eshte nxjerr perfundimisht nga Shqupi ne rruge (Çader) me lezet, per te mos y kthyer me ne SHQUP si kryetar. Kjo si ne rastin e bojkotit ashtu edhe ne rastin qe humbet zgjedhjet! Politika eshte pameshirshme! 30 Deputetet aktual qe rrine ne heshtje po presin….ose ndoshta po pregatiten per rezistence, kontestim dhe kundershtim. Ata jane te lumtur per brockullat qe nxjerr Luli per dite! Sepse Bojkoti i le ata jashte paralamentit. Por edhe zgjedhjet e shtyra i lene jashte paralamentit pjesen me te madhe te tyre. Mesa kuptoj, Basha ka vetem nje shans, te zgjidhet Deputet per vehte, sa me shpejte dhe te kerkoj mbrojtje nderkombetare (si psh sot Arvizu). Bojkoti e le edhe pa kete mbrojtje apo imunitet qe ndoshta per kushtet e politikanit mund ta ndihmoj ata nga Drejtesia e RE. Aktualisht duket objekti me i ekspozuar per kete Drejtesi!( Rruga e Kombit, gjyq i pambyllur, 21 janari i kontestuar,etj.). Kjo sepse ceshtjet e tij jane shume publike. Kurse Meta dhe Sala duket qe ja kane hedhur dhe shfrytezuar Bashen. Sipas Metes, Basha do te thirret i pari, kjo do te shkaktoj zhurme (nderkombetare,etj), pastaj s’ dihet se c ndodh. Sala , si politikan i zgjuar e ka perdorur si mburoj fallco Bashen,etj. Nuk eshte cudi qe PD te futet ne zgjedhje, te humbas, Basha largohet, vjen Nishani…ose edhe njehere perkohesisht Sala dhe ndoshta pas nje viti… nje njeri i aferte me familjen. PD arrin tek 10%. Nderkohe megalonamia e con ndoshta pa mbaruar mandati qeverises ne opozite LSI-in. Dhe PD behet king maker per gjithmon. Familja mbete gjithmon ne pushtet.

  7. Bomba says:

    Pa Opoziten ne zgjedhje nuk ka zgjedhje dhe cdo gj tjeter eshte e kote.Qe Meta dhe Rame te qeverisi pa opozite eshte nje aventure qe shkaterron institucionet e shtetit shqiptar dhe eshte nje mos-qeverisje dhe deshtim qysh ne ditet e para.Idiotizmi I Rames qe pellet se “Pakica nuk ka si te diktoje shumicen” edhe kur parate e droges blejne e votat dhe shantazhojne Opoziten eshte shqiperia pa qeveri e pa qeverisje,Nuk ka si te ket qeverisje pa opoziten dhe nuk ka si te ket as president e as shtet por cdo gje eshte Kaos si me 1997.Tani keni dy rruge ose me Opoziten ne zgjedhje me qeveri teknike ose 1997 ,ose shqiperia te ndahet ne 2 pjese Toskeria (Jugu) apo Gegeria (Veriu) dhe shqiperia me dy qeverinjeri Rama-Meta me kryeqytet Vloren apo Corovoden dhe tjetra me Tiranen.Nuk ka zgjidhje tjeter sepse Jugu kerkon te terheqe litarin drejt Komunizmit dhe Veriu drejt Demokracise.merreni serjozisht oferten e Opozites sepse nuk do te ket me 1 shqiperi por do te ket 2 shqiperia dhe kufiri eshte pa asnje dyshim Lumi Shkumbin

  8. Toli says:

    Me te futme e kan kta Po mjer populli

  9. Toli says:

    Me te futme e kan kta Po mjer populli

  10. Toli says:

    Me te futme e kan kta Po mjer populli

  11. Toli says:

    Me te futme e kan kta Po mjer populli

  12. Toli says:

    Me te futme e kan kta Po mjer populli

  13. Gora says:

    Mero analize qe e kalon 100% per te kuptuar me shkoqur nuk ka se ku te shkoje te shikojme si do vazhdoje Shume mire qe erdhem ne kete pike. Telenovelat e brazilit se Kane arritur nje kulm te tille

  14. "H says:

    18 qershori e zgjidh situaten, e do et coje edhe LSI e Ilir floririt bshke me PD e salehut, ne hale dhe do te coje ne Parlament njerez te tjere, si Avokat Ngjelen, ish presidentin Topi dhe Shume figura, qe asnjehere sjane te merzitshem.NATYRISHT ME rILINDJEN E eDI rames fituese me mbi 90 vota.

  15. Gus says:

    A ekziston ndonjë figurë politike në Shqipëri që kombi mund ti besoj???????
    A do të kemi ndonjëherë shtet në kuptimin e plotë të fjalës.???????
    A do të ketë ndonjëherë presidentit vendi ynë të shqiptarëve dhe jo të forcave politike ???????
    A do të kemi ndonjëherë sistem drejtësisë të paanshëm dhe jo të korruptuar???????
    I doubt, I am sorry
    A mund të jetojmë ndonjëherë pa SALE,Lul, Ilire,e gjithë lumi të korruptuareve
    I doubt, I am sorry
    A do të zgjohemi në shqiptarët nga gjumi letargjik të përmbysim me votë këtë klasë politike të korruptuar Ad

  16. Irma says:

    Unë nuk e kuptoj pse Edi Rama duhet patjetër të jetë me Ilir Metën në koalicion. I duhet të dalë vetëm. Koha ka treguar se LSI është një parti vemje. Dëshirën më të madhe e kam ta shoh në nivele shumë të ulta, të sfumofet si parti, pasi nuk ka asnjë kontribut për Shqipërinë. Jam e sigurtë se votat në Shqipëri kanë qenë dhe do të jenë me shumicë majtas. Po ashtu jam e sigurtë se në proçeset zgjedhore të shkuara ka patur vjedhje të votave, por nga e dhjathta, e cila bashkë me LSI-në e di si vidhen ato, përndryshe nuk do bënte kaq shumë zhurmë. Nuk ka nevojë PS të vjedhë vota. Ka treguar se është partia më progresiste.

  17. @ says:

    @Gus
    As ka patur, as ka dhe as do te kete deri sa shqiptaret te edukohen dhe civilizohen si popull europian.
    Le te vendose Europa nje guvernator qe te denoje dhe burgose hajdutet e pushtetit ne Shqiperi dhe ndoshta
    per 25 vjet, shqiptaret edukohen me ligjet e shtetit protektorat. Pastaj le ti zgjedhe vete populi lideret e vet.

  18. kleptofagos says:

    Darke e mbingarkuar…
    Editorial i mbingarkuar…
    Situate e mbingarkuar…
    Kush?
    Te gjithe kreret e bandave te politikes.
    Pse?
    Per pazaret e mafies…

  19. Kete vend vetem BE & USA mund ta bejne,me shqiptaret nuk behet ky vend !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje