Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn, është detyruar të zbardhë bisedën e tij me Lulzim Bashën, duke dëshmuar qëndrimin tejet të ftohtë dhe mos-aprovues të Bashkimit Europian, për protestën e opozitës. Komisioneri Hahn kërkon nga opozita të kthehet në Kuvend dhe të miratojë mes të tjerash, reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Për ata që nuk i dinë këto rekomandime, ato kundërshtojnë votimin elektronik dhe bëjnë thirrje më shumë për transparencën e financimit të partive dhe penalizimin e shit-bljerjes së votave.
Këto propozime janë të përfshira ndërkohë tek paketa që Partia Socialiste ka miratuar për reformën zgjedhore.
E thënë shkurt, Bashkimi Europian jo vetëm që e konsideron artificiale krizën që tenton të provokojë opozita, por është shumë larg të qenit e shqetësuar prej saj.
E njëjta indiferencë vërehet dhe nga Uashingtoni. Përveç dështimit qesharak të përpjekjeve për ta blerë Uashingtonin përmes lobistëve, kemi një deklaratë të ambasadorit Lu në Tiranë, i cili flet për vitin 2017, si një vit shumë normal, ku do bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ku Shqipëria do bëjë një hap para futjes në Bashkimin Europian.
Pra, duket se protesta e opozitës, jo vetëm që nuk ka ngjitur, por shikohet me indiferentizëm dhe bezdi në Perëndim.
Perceptimi real i perëndimit është se kjo është një krizë artificiale e opozitës, e cila kërkon të mbulojë ballafaqimin e gjyqësorit të korruptar me një proces transparence, si dhe problemet që vet Basha ka me lidershipin e tij në krye të PD.
Por a është ky një lexim i drejtë?
Ky është një lexim realist, por jo një qëndrim i drejtë.
Është realist, pasi kështu është e vërteta. Por nuk nuk është një qëndrim i drejtë, pasi Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk janë politikanë perëndimorë, që t’i gjykosh me kriteret e një politikani perëndimor. Ata vërtet nuk kanë arsye reale për të prodhuar një krizë, biles as fuqi reale, por kanë një mekanizëm që mund t’i bëjë dëm Shqipërisë, duke bojktuar zgjedhjet dhe duke e futur Shqipërinë në një proces afatgjatë të ribërjes së një opozite të re.
Ata i kanë jetike arsyet e tyre, edhe pse nuk janë arsye të Shqipërisë. Ata nuk janë politikanë që mendojnë se duhet të vuajë Shqipëria që të vuajnë dhe ata. Ata janë politikanë që mendojnë se duhet djegur Shqipëria kur nuk janë të lumtur ata.
Sali Berisha e ka betejë për jetë a vdekje, nëse humbet pushtetin mbi drejtësinë dhe lë të shkuarën e tij në duart e një të ardhme të pasigurtë nga një drejtësi e përtërirë dhe e pavarur. Lulzim Basha e ka betejë për jetë e vdekje respektimin e dëshirës së Sali Berishës, për të qëndruar në krye të PD. Ai mund ta braktiste Sali Berishën, vetëm në kushtet kur mund t’i fitonte vetë këto zgjedhje. Por këto zgjedhje ai nuk i fiton dot dhe sikur ta bësh kryetar të KQZ në Shqipëri. Kështu që, e vetmja mënyrë që ai të jetë në krye të PD, është të bëjë atë që do Sali Berisha dhe Sali Berisha do që të mos bëhet reforma në drejtësi dhe të mbahet PD jashtë parlamentit dhe zgjedhjeve.
Këto duken si bizare për një perëndimor, por janë reale për një politikan shqiptar. Indiferenca dhe neveria me të cilën perëndimi e shikon krizën shqiptare, është e drejtë, por e rrezikshme për Shqipërinë. Do të ishte më mirë që ata ta shikonin krizën kështu siç e shikojnë, por të përfshiheshin në një mekanizëm që ta joshte opozitën, për t’ia hequr nga duart Sali Berishës. Ndryshe ai po e mban atë si pengun e fundit, me të cilin do të hedhë në erë Shqipërinë për të shpëtuar veten. Kjo mund të jetë përballja jonë e fundit me të, dhe mund ta bëjmë, por Shqipëria nuk ka pse paguan sërish për këtë njeri, pasi e ka zbuar nga pushteti me 1 milionë vota në rrugë paqësore. Do të jetë një betejë finale dhe një pastrim hesapesh përfundimtar me dikë që ka hyrë në politikë me parimin “pas meje qameti”, por që rrezikon të dalë nga historia me një “qamet” të ri.
Zoti Mero të është lagur baruti I Gerdecit dhe 21 janarit.
.
Cadra e ngritur nga Sali & Lul krimineli ka jo vetem anen shqiptare por dhe ate amerikane.
Ajo eshte cader importi “made in 2 april 1991”..nuk eshte prodhim vendi
.
Fakti qe Fatmir Mediu Kryemonstra e Gerdecit takoi ne Amerike dhe Austri mbi 15 senatore dhe kongresmene disa prej tyre dhe te percelluar nga baruti GERDECIT eshte turp per shtetin amerikan aq me shume kur “miqte amerikane te Medi Kriminelit “ dolen hapur ne perkrahje te CADRES VRASESE.
Sekuencat e meposhtme tregojne se jo vetem Gerdeci por dhe Cadra jane “made in usa-serberisha 1991”
***
Një hetues amerikan u thërrit nga Prokuroria për ekspertizën e vdekjes së tij, Kevin J. Teter është ekspert në Policinë e Shtetit në Virxhinia. “Pas përfundimit të ekspertizës dhe dërgimit të raportit nga ana e tij, pati shumë debate dhe diskutime në Shqipëri. Media të ndryshme e kanë vënë në dyshim përfundimin e ekspertizës, sipas së cilës Trebicka kishte vdekur jo si pasojë e një aksidenti automobilistik por nje vrasje nga mafia berishiane ne bashkpunim me mafien me kollare te armatimit.
*
Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?
**
Luan Hoxha është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg .Nga 1 janari 2012, eshte larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm.Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.
***
Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,
****
Majkëll Granof është një menaxher i suksesshëm amerikan në Shqipëri, që ndihmon Berishën të mbulohen aktet e tij kriminale në Uashington.. Ne i referohemi kudondodhjes së zotit Granof pas Lulëzim Bashës, një ish- Ministër që është akuzuar nga drejtësia shqiptare për një abuzim prej 220 milionë eurosh dhe që nuk ka pranuar të gjykohet, por e ka mbyllur çështjen me procedurë. Por dhe Fatmir Mehdiut per Gërdcin
I referohemi mbështetjes së zotit Granoff për Sali Berishën, i cili më 21 Janar të vitit 2011 sipas ekspertizës së FBI ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm para zyrës së tij. Ju jeni duke mbrojtur një njeri që ka hedhur në koshin e plehrave ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimeve dhe nuk pranon që vrasësi i provuar nga FBI, i cili është komandant i Gradës dhe njeri personal i tij, të arrestohet.
*****
“Gërdeci”, Luan Hoxha fiton azil në SHBA
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë si një nga përgjegjësit për tragjedinë e Gërdecit tashmë është azilant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hoxha sipas një kabllogrami të Ambasadës Amerikane raportoi përfshirjen në Gërdec të djalit të ish-kryeministrit Berisha. Lexoni kabllogramin e plotë.
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Luan Hoxha ka marrë statusin e azilantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ai është dënuar me 5 vjet burg si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, Hoxha nuk do të mund të ekstradohet në Shqipëri. Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, së bashku me familjen është larguar drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dihet tashmë se Luan Hoxha ishte kercenuar me jete nga ‘Sypeshkaqeni” dhe I eshte thene shprehimisht..Do pësosh fatin e Kosta Trebickës.
******
Uikiliks publikon një kabllogram të ambasadës amerikane në Tiranë për Departamentin e Shtetit, ku flitet për dëshminë e ish-shefit të Shtabit të ushtrisë, Luan Hoxha, mbi ngjarjet në Gërdec. Sipas ish-ambasadori Amerikan Uithers, gjenerali Hoxha akuzon djalin e kryeministrit të asaj kohe Berisha, Shkëlzen Berisha, që ushtronte presion për të furnizuar me armë të kalibrit më të rëndë uzinën e demontimit në Gërdec dhe me vone e këcenon me jete.
Kabllogrami raporton për një takimi midis Uithers dhe Luan Hoxhës, realizuar më 17 qershor te viti 2008 me kërkesë të vetë ushtarakut të lartë.
Kujtojmë që shpërthim në Gërdec ndodhi më 15 mars të 2008-ës.
I sapo liruar nga detyra Gjeneral Hoxha i ishte shprehur ambasadorit amerikan se Ministri i Mbrojtjes, Famir Mediu, kishte dijeni dhe monitoronte për gjithçka që ndodhte në Gërdec. .
*******
“War Dogs” është filmi më i ri i Hollivudit, i cili prek një nga historitë më të dhimbshme që ka shkaktuar korrupsioni në historinë e Shqipërisë, përfshirjen e familjes së Kryeministrit në biznesin e armëve dhe vdekje njerëzish të pafajshëm, për shkak të zullumit për të fituar me çdo kusht.
Filmi ka në qendër trafikun e fishekëve kinezë drejt Afganistanit, të blerë dikur nga ushtria shqiptare prej Kinës. Një kompani amerikane kishte fituar tenderin për këtë punë në SHBA dhe gjatë rrugës, sekser i saj në Tiranë, u bë i biri i Kryeministrit, i etiketuar në libër dhe film si “sypeshkaqeni”.
Filmi nuk duhet parë për gjëra që nuk i dimë. Ne dimë më shumë se çfarë ka filmi, dhe nuk na ka ardhur aspak për të qeshur me atë që ka ndodhur… Por per te uluritur se jo vetem na vrane por tallin koqet dhe me filma.
********
Nga sa me siper eshte coincidence fatale qe pikerisht 15 marsi eshte dita e rifillimit te marredhenieve Amerike Shqiperi..por eshte dhe dita e Masakers Gerdecit qe eshte nje tragjedi shqiptare-amerikane.Do te ishte humane qe ambasadori Donald Lu si perfaqsues formal I shtetit amerikan krahes buzeqeshjeve ne kete dite..por dhe sic shkoi te zgerdhihej ne Bollukumet e Elbasanit te gjeje kohe dhe te vendose nje tufe lule te te percelluarit e Gerdecit per te treguar se shteti amerikan nuk eshte fajtor per Gerdecin..
Do te ishte njerzore qe nese ne reformen e drejtesise te Mbretit te pa shpallur Donakd Lu nuk parashikohet denimi I sal&lul kriminelit per gerdecin dhe 21 janarin me mire mos e lodhni ate popull me mashtrime..
Nqs Salul Berisha nuk denohet per Gerdecin dhe 21 janarin “right now” me kete reformen e Donaldit atehere llogjikisht kjo reforme do jete per ti bere varrin Edi Rames varrmihes Ilir metes dhe miqte e Fatmir kriminelt ne Washington qe si duket jane shtyllat ku mbeshtetet Cadra e Lirise qe po kthehet ne Cadren e Pushtimit te shqiperise..nga miqte tane duke patur kuslinge jo vetem Sali Bishen dhe Lul Devilin por dhe Ilir Meten qe po vjell “lugen me corbe te prishur” ne ndonje bodrum ambasade.
***********
Nuk e kuptoj pse po luhet nje politike antiamerikane
ne shqiperi nga vete amerikanet ?!
Pse po Gerdecizohen marrdheniet Shqiperi –Amerike ??
A do te ishte me mire te zhvillohej nje referendum popullor
per te kerkuar qe te na pushtonte Amerika miqesisht dhe legalisht
se sa me kusilinget Berisha-Basha-Meta-Mediu .
.ndoshta dhe Edi Rama ku ky I fundit ose eshte actor I keq
ose nje “Gjeneral I kapur rob”
Edhe shqiptari me Intelekt nen mesatar e kupton qe titulli duhet te ishte:
PERENDIMI ME BASHEN E TIJ PO SILLET GABIM ME SHQIPERINE
Mbasi sot eshte FESTA E 2 PRILLIT E PD dhe kanibaleve te perendimit qe gjoja hodhen komunizmin do ju kujtoja
rrefimet e IZET HAXHISE per terroristat dhe azem hajdaristat qe “shpiken vrasjen e te veteve prapa kraheve) ne shkoder 26 vjet me pare.
.
Mjafton te shikoni viziten e Bashes ne shkoder qe ashtu si po ben feste me viktimat e 21 janarit para k/m..ashtu i buzeqeshur dhe i lumtur
po ve buqeta mbi te vraret e sali azem elezbiberishes..
.
Turpi e mbulofte nenen dhe vellain e arben brocit qe i dine lidhjet e krimit dhe shijojne fitoret dhe benefitet qe perfituan nga gjaku Arbenit i vrere nga mbrapa nga azemsit e tij me skenar te Udb e me gjere
–
Si e pruri berishen ne pushtet me 2 prillin 1991 Elez biberaj ky “gjeneral gramafoni”me Hillat e Billat makartiste & sorriste
_
Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
“Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje si ndoshi me te vertete ne 2 prill 1992 qe Saluli po e kthen ne feste kombetare si kanibal
saliu dhe luli jane te zhytur ne krime,vrasje dhe vjedhje.perendimi tashme nuk duhet ti vleresoje si pale,sepse po teperohet.ata,ka ardhe koha qe ,duhet te distancohen nga keta njerez publikisht.aq me teper ppe,ndryshe kemi te drejte te mendojme se jane njesoj si saliu, luli,etj.kjo do te sjelle pasoje humbjen e besimit tek klasa qe drejton politiken europiane.
Shkaterrimin e Shqiperise nga Berisha po patjeter ky ka qene qellimi i tij qe kur u angazhua ne politike dhe fatkeqesisht deri tani ja ka arritur qellimit a do te vazhdoje ta shohim ishalla ky do jet fundi i tij shpresojme per ndryshe lumi na ka marre.
Une o Mero e kam thene prej vitesh.Sali Berisha nuk do te kete fund normal si cdo njeri.Por kostoja qe do paguajne shqiptaret per fundin e tij,kam frike se do jete e larte.
E perseris.Fundi i ketij kryekrimineli dhe kryetradhetari te te gjithe koherave te shqiptareve nuk do jete normal.Te presim e te shohim.
Nuk do të gjeni asnjëherë në perëndim vullnetarë që të vijnë të pastrojnë halet tuaja.
Ato duhet ti pastroni vetë,edhe sikur t’ju duhen 300 vjet.
SKYPION!!!?
TREGOJA QEFIN MEROS.!THUAJI QË BE,USA,BILES EDHE RUSIA E HUNGARIA,JANË PÊR REPUBLIKËN E RE TË LULKËS.!POR TË LUTEM MOS PËRDOR FJALË TË PISTA, SE LULKA ËSHTË I VOGËL DHE S’DUHET TË MËSOHET ME TO .!BERISHËN E KE LËNË CA PAS DORE.!
TI E NJEH MIRË.!KA INAT TË KEQ AI .! KI KUJDES.!!
NGA NJË ,QË TA DO TË MIRËN.!?
I vetmi shpetim per shqiperine eshte artestimi i Sali Berishes nga ana e sherbimeve sekrete amerikane me motivin tentative prishje te stabilitetit ne vend dhe ne rajon se po iku krimineli berishe te nesermen bq lulush qe hapet bythesh si i forte ne cadren e lirijes do kerkoje azil ne hollande
une mendoj se Tashme ne SHqiperi jane te ndergjegjesuar me bemat 25 vjeçare te Sali Berishes.
nuk do te ndodhte asgje edhe sikur ai te arrestohej,çdo lloje akuze do te ishte e pershtateshme per
te ! dhe nuk do ti mjaftonin 3 burgime te perjeteshme.
Te lumte dora per shkrimet qe Ben Saliu ka kohe qe ben thirrje per rrezimin e Qeverise me dhune AI mendon se jemi ne vitet 91 ku ne SHkoder vrane kater vete por qe nuk dihet se kush i vrau dhe me pas morri pushtetin apo vitet 97 e 98 kur e morri pushtetin me arme por fale AMERIKES qe tha nuk njohim asnje Qeveri te marre me dhune. Z.Mero ato e dine shume mire qe me kete kualicion ata nuk fitojne prandaj po bejne cmos qe po e lusin Z.META te terhiqet nga Z.DRAMA.
Shume e drejte analiza juaj Z.Mero.Po kjo arrihet te vihen para pergjegjesise Legenet qe po pengojne Reformen per Drejtesi.Duhet bere nje pune me e madhe te sensibilizohet me shume populli shqiptar ,duke i treguar humbjen e madhe qe do te pesojme nga mos miratimi i Reformes per Drejtesi.U duhet rene Kokes te gjithe kundershtareve te kesaj reforme ,duke i cilesuar si te korruptuar dhe antishqiptare.
yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyshtttttttttttttttttttttttttttttttttt,plehrat e kombit !
bastardet karaxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxhicaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!
te mallkuar qofshin ata qe i votojne keta udbashe e KGBista……………..
Realist dhe i qarte si gjithmone…..
Je gjigant i gazetarise Shqipetare
Zbardhja e faktorve dhe vertetesia e trajtimit te ceshtjeve ne menyre te pakrahasuar me ndonje tjeter
zoti mero e ke gabim nuk ka faj basha por gjarpri qe eshte fshehur ne gjirin e partise socialiste,META,A,MUTI. ME QETESI E DASHURI dhe ja ku e shpuri kjo parulle,
POSHTE KRIMINELI FASHIST Sali spiuni!
Kur eshte kjo e vetmja rruge e PD te SB dhe e LB,kur vendin e lene gjithmon ne pozicion te hamendesive dhe dhe te pa shprese ,cduhet bere si do zgjidhet..zBaze.
PD nuk ben dot shtet se I jan lidhur duart ,ieshte lidhur gjuha nga S.Berisha.
Gabohemi rende z.Baze kur mendojme te gelltisim nje luge çorbe nga kazani i Berishes me zarzavatet e importuara ketu e 27 vjete radhazi!Sali Berisha eshte monument agjenturash e mbrohet nga “perandoria”,ndaj edhe si pasoje ai ka reshtur vartesit e urdherzbatuesit e tij qe ti dalin zot mbrojtjes se vetvehtes ndryshe te gjithe perfundojne ne kazanin e plehrave e dikush mund e duhet te behet kurban me aventurat kriminale Berishjane per te zbutur sadopak dhimbjen e kesa vuajtje 27 vjeçare.Ndaj edhe Luli e ka te veshtire te distancohet e te paguaj vjedhjet e tij e krimet Berishjane,ndaj hesht edhe toto Likja ne kete mesele se ndoshta vjen nje dite e “koke palaret” i kerojne llogari nje per nje e ky nuk ka hallin e tij por te femijeve qe mund ti lere zbathur duke iu sekuestruar te gjitha pasurite e vjedhura ketij populli qe jo se eshte i pergjumur por s’ka fuqi te protestoje!Ndaj z.Baze veshtire se Luli mund te terhiqet nga kjo aventure pasi kam pershtypjen se kryekrimi i ka premtuar se n.q.se ndodh kataklizma ai se bashku me kryekrimin do te gjenje ndonje vrime miu ku te strehpjne koken si ne 98.Dikur i ndjeri N.Hoti pat leshuar nje bejte nga ato te zakoneshmet per te e qe per fat te keq kerkus nuk do ta permend “Malokun po nuk e zbrite prej kalit ,ai kur se leshon frengjin e tij”!(kete ia dedikonte Sali Ram Berishes!
Drejt z. Baze !
Mero djali lexova ne nje gazet diku qe thoshte qe ne parlament kaloj nje ligj amnistie qe i fal te gjith politikanet nga veprat penale qe kan ber deri me sot domethen qe as nje nuk vete ne burge nga keta qelbesira. Kete gje munde te ma vertetosh. Se po qe puna keshtu nuk dua tia di as per Edin e as per Lulin e as per Salinovicin edhe as per krye kurven iliriano mutin apo meta si e ka legeni, edhe ky popull per kete gje po eshte ber jo vetem qe duhet te cohet ne ptoteste por duhet ti mari xvarre gjithe politikanet Shqiptar se kjo eshte nje padrejtesi shume e madhe per popullin tone.
Krye Krimineli Berishe eshte se paku Litari i lene jasht iMaskarajt , Hipokritit , Djallezisht nga Ramiz Alia, i cili nuk meriton as Varr ne kete vend .