Nga Mero Baze
Dje ishte një ditë e keqe për Lulzim Bashën. Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian, u shprehën hapur kundër politikave të tij dhe kërkuan kthimin urgjent në Kuvend, votimin e Reformës në Drejtësi dhe marrjen pjesë në zgjedhje. E kërkoi Komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e Lartë e BE Mogherini. Shtetet e Bashkuara po ashtu po i kërkojnë zyrtarisht të bëjë të njëjtën gjë. Kancelarja Merkel i ka dhënë mesazhe të qarta përmes të dërguarve të saj, për atë që e pret PD, nëse bojkoton Kuvendin, zgjedhjet dhe Reformën në Drejtësi. Kjo mund të bëjë që Basha ta arkivojë si herë të fundit marrjen pjesë në një Kongres të Partive Popullore dhe zyrtarë të rëndësishëm të PD, të izolohen dhe të kenë të drejtë të shkojnë vetëm në kazinonë e Budvës dhe plazhet e Turqisë.
Ishte po ashtu një ditë e keqe, edhe sa i përket fjalorit politik të tij. Ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë, rrëshqiti papritur në një gjuhë vulgare dhe konspirative, shumë herë më e vjetër se retorika komuniste e Enver Hoxhës në vitet ’70. As Nesti Nase e Reiz Malile s’kanë guxuar të thonë marrëzira të tilla për SHBA e Europën, në një regjim izolacionalist si stalinizimi shqiptar.
Me atë gjuhë, Lulzim Basha ua ka hequr të drejtën ambasadorëve të Perëndimit në Tiranë, të raportojnë për të dhe e ka ngritur “stekën” tek zyrtarët e lartë të BE e SHBA që të merren me të, duke i hequr vizën si një politikan bashkëpunues me ta.
Ishte po ashtu një ditë e keqe, edhe për faktin se Edi Rama po merr përditë e më shumë mbështetje dhe inkurajim të hyjë në zgjedhje dhe të bëjë zgjedhje të drejta e të ndershme, edhe nëse PD vendos të vetësakrifikohet nga frika e Reformës dhe humbjes në zgjedhje.
Bujar Nishani nga ana tjetër ka nisur njerëzit e tij tek Edi Rama për të filluar negociatat, për të nxjerrë Bashën nga ky batak. Dhe ky është akoma më shumë një lajm i hidhur për Bashën.
Pas gjithë këtyre lajmeve të këqija për të, pas një tronditjeje që lexohet në fytyrën e çdo demokrati nga paniku i mos hyrjes në zgjedhje dhe defaktorizimit të PD, ai e kishte të nevojshme të gdhihej si viktimë. Njerëzit duhet të gjenin sot një arsye t’u vinte keq për Lulzim Bashën. Dhe Lulzim Basha e ka gjetur agjencinë e duhur funerale për të bërë shërbimet, përmes Blendi Fevziut.
Njerëzit e afërt të tij, shpërndanë sot lajmin se dikush ka dashur të vrasë Lulzim Bashën. Burimi shkon larg tek një shtet fqinj, i cili ka marrë vesh nga një tjetër shtet fqinj, se një njeri që paska dashur të vrasë dhe Berishën më 2011, do të vrasë tani Bashën.
Dhe kështu rreziku është ilustruar me shtimin e badigardëve, për të cilët Garda thotë se janë procedurë normale para çdo procesi zgjedhor.
Në këtë histori ka dy gjëra të vërteta dhe dy gënjeshtra. Dy të vërtetat janë se Lulzim Basha është vërtet i trembur dhe se dikush po përpiqet ta vrasë atë. Dy gënjeshtrat janë që Lulzim Basha nuk është i trembur nga një vrasës ordiner dhe se askush nuk është paguar ta vrasë atë.
I vetmi vrasës i Luzlim Bashës është brenda çadrës së lirisë. Ai quhet Sali Berisha. Ai është përdhunuesi real i Lulzim Bashës, që e ka detyruar të futet në çadër për hallin e tij dhe ta pushkatojë politikisht, për ta bërë njëpërdorimsh. Shumë zyrtarë perëndimorë që injorojnë bojkotin e PD, kanë parasysh pikërisht hallin e Sali Berishës dhe e konsiderojnë shpëtimin e Shqipërisë nga ky njeri, si një çlirim.
Ky njeri e detyroi Lulzim Bashën të ngrejë çadrën që të mos ngrihen komisionet e Vetting-ut dhe pastaj me shpresë se Ilir Meta do mbajë vallen e tyre, ta bllokojnë këtë proces dhe pas zgjedhjeve të reja. Dhe kjo po i shkakton Lulzim Bashës vdekjen e tij politike. Ai po pushkatohet dita- ditës nga Perëndimi, si një i marrë peng, që për t’u çliruar, duhet vrarë bashkë me pengmarrësin. Përpjekja e tij për t’u shfaqur si viktimë pas pushkatimit potlik që po i bën Perëndimi, është një naivitet që nuk prek askënd. Askush nuk do vdekjen fizike të Lulzim Bashës, bile as lëndimin e tij. Edhe pse është një ministër që ka varrosur me dorë të vet për karrigen e tij, katër qytetarë dhe ka lënë tetë fëmijë jetimë, askush nuk ka kërkuar që drejtësia të vendoset në vend përmes gjakmarrjes. Askush nuk ka ndërmend t’ia bëjë këtë nder Lulzim Bashës. Berishës jo e jo.
Problemi real që ka Lulzim Basha është se ai ngjan si një i vdekur dhe i pakallur. Atë e ka vrarë politikisht Sali Berisha dhe nuk e varros askush. Ai sillet si somnabul nën një çadër, me shpresë se kështu do t’i shpëtojë ikjes përfundimtare për në Holandë. Ai praktikisht është i vdekur dhe e ka vrarë Sali Berisha. Formalitetet e përcjelljes nuk kanë shumë rëndësi. Dikur do bëhen.
Bravo Mero. Si gjithmone i perpikte ne analizat e tua.
Kam mendimin se Berisha dhe Basha pervec moshes nuk kam asnje dallim ne krimet e tyre..
.
Krimi me i madh i ndodhur ne shqiperi pas 1912 eshte 21 janari 2011….qe per cudi te te gjitheve antiambasdori Arvizu
nje vrases e beri
BURRE SHTETI DHE TJETRIN YLL NE NGJITJE
PERVEC GAZETARIT ILIR YZEIRI ASNJE NUK E KA HAPUR GOJEN QE DHE KETO AMBADOSORE TE NDERUAR
KANE BERE NJE PUNE TE MALLKUAR..NGA 21 JANARI 2011 DHE TANI QE PO FLASIM…
Ambasadori i vogël i një vendi të madh
Nga dr. Ilir Yzeiri
Java që lamë pas u shënjua nga skandali i madh i akuzës publike që Hysen Shoshori, një hero i rezistencës antikomuniste, i bëri kryeministrit S.Berisha përmes transmetimit të një interviste regjistruar disa vjet më parë nga vetë i dëmtuari.
Një vend jo të vogël, megjithëse të shtërzuar, mori edhe lajmi se disa intelektualë kërkonin një ballafaqim me dy kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës, ballafaqim që u realizua në një panel ku rrinin të ngjitur njëri bri tjetrit disa nëpunës të lartë të administratës publike e private shqiptare dhe profesionistë të njohur gjithashtu dhe kandidati Basha që ngjante më shumë si një student province që po mbronte temën e diplomës përpara një jurie që nxirrte veçanërisht në dritë portretin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, akuzuar kohë më parë nga shoqata e ambientalistëve pse doli në krah të qeverisë dhe mbështeti projektin për prishjen e një pjese të Kopshtit Botanik në emër të ndërtimit të Unazës së Madhe.
Përdorja e termit intelektual dhe e rolit që duhet të luajë ai në jetën publike, u bë edhe njëherë temë e ditës nga disa komentatorë të shtypit, të cilët, herë me të drejtë e herë të nervozuar, u shprehën se përdorimi në këtë mënyrë i nëpunësve të lartë është një fyerje për ta, se përpjekja që po bënte qeveria që të përdorte edhe këtë armë ndaj kundërshtarit të vështirë Edi Rama, vetëm sa e zhvlerësonte rolin dhe emrin e intelektualit.
Në fakt, cili mund të jetë roli i intelektualit në shoqërinë pluraliste, në një shoqëri thellësisht të politizuar, ku palët e ndara si me thikë, kanë polarizuar gjithçka. Shqipëria ka dhjetëra universitete publike e private, por ka pak intelektualë që e drejtojnë mendimin publik, që thirren sa herë që shoqëria gjendet në udhëkryq. Këto ditë m’u kujtuan dy shembuj.
Po e nis nga ai më i freskëti. Bernard Henri Lévi është një filozof me plotë kuptimin e fjalës dhe një intelektual i shquar francez me një ndikim të madh, jo vetëm në jetën e vendit të tij, por edhe më gjerë. Në një intervistë dhënë “TV5 Monde” disa ditë pasi filloi bombardimi në Libi, ai u pyet nga gazetari, i cili i tha se a nuk të duket se ju po dubloni ministrin e Jashtëm francez se me mbështetjen që po i jepni Presidentit për të sulmuar Gedafin kini krijuar përshtypjen se luftën e kini filluar ju?
Dhe ai u përgjigj pak a shumë kështu. Unë nuk po zëvendësoj ministrin e Jashtëm. Unë isha në Benghazi me miq të mi profesorë universiteti në kohën kur Ghedafi po sulmonte këtë qytet dhe pashë se si po vriteshin njerëz të pafajshëm. Atëherë, ngrita telefonin dhe i telefonova presidentit të vendit tim duke i thënë se Europa nuk duhet të lërë një gangster që të vrasë popullin e tij.
Pas kësaj, Franca nisi të lëvizë dhe ndodhi ajo që të gjithë e dimë. Ky është një model i intelektualit që mund të jetë i kritikueshëm nga një tjetër pikëpamje. Në Shqipëri u vranë katër njerëz të pafajshëm dhe unë nuk pashë asnjë nga ata intelektualë që merrnin në provim kandidatin Basha të ngrinte zërin. Të gjithë ata që merren me shkencën e komunikimit e dinë se roli i intelektualit në hapësirën e opinionit publik nis e përvijohet me artikullin e Emil Zola-së «J’accuse – Unë akuzoj».
Në shoqërinë pluraliste ky njihet si një nga kontributet e para të zgjerimit të hapësirës publike edhe me ndërhyrjen e intelektualëve. Është fjala për atë që, më vonë, në literaturën publicistike hyri me emrin «Çështja Drajfus». Në origjinë të kësaj çështjeje është dënimi i kapitenit Drajfus i akuzuar se i kishte dorëzuar Perandorisë gjermane dokumente sekrete.
Më pas u zbulua se kjo akuzë nuk ishte e vërtetë dhe se ishte bërë një gabim juridik.
Në sfond të kësaj akuze ishte spiunazhi dhe një frymë antisemite, meqenëse kapiteni ishte me origjinë hebre. E gjithë kjo ndodhte në kontekstin social të aneksimit të Alzasës dhe një pjesë të Lorrainës prej gjermanëve. Historia është e gjatë, por ajo ka mbetur në kujtesën kolektive si rasti ideal ku u përleshën ajo që quhet «raison d’etat» dhe opinioni publik i përfaqësuar nga një intelektual i kalibrit të Emil Zola-së.
Mjaft të themi që në vitin 1906 Gjykata e Kasacionit e shpall të pafajshëm kapitenin Drajfus.
Natyrisht, këto janë shembuj që tani rrinë nëpër almanakë dhe tekste universitetesh dhe u përsëriten studentëve nëpër leksione. Intelektualët e postdiktaturës në Shqipëri janë rralluar dhe ata të paktët si prof. Qosja ndoshta nuk mjaftojnë për të deligjitimuar krimet që kryhen në Shqipëri në emër të antikomunizmit.
Fat i madh është se shtypi ka krijuar një grup të qëndrueshëm gazetarësh me integritet moral që gjenden gjithmonë në opozitë me çdo qeveri që hyn e del në këtë vend. Ndërsa teatri banal me intelektualë të emëruar e të përdorur nuk është ndonjë shfaqje e re. Kjo është norma e jetës sonë publike, është dëshmia e prapambetjes sonë tragjike.
Ambasadori i vogël i një vendi të madh
Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh.
Zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador nuk është vetëm mënyra se si ai flet, por është mënyra se si na trajton ne shqiptarëve. Zoti ambasador ka zgjedhur të heshtë dhe të mos fajësojë qeverinë shqiptare pse ajo sillet si një qeveri autokratike, që është e pleksur me krimin e organizuar, që ka mbytur tregun dhe që e kontrollon atë me klientët e vet, që ka mbytur median dhe që e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar në një qendër zëri të shëmtuar të reparteve ushtarake të kohës së komunizmit.
Por, ajo që është më flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur të mbrojë dhe të justifikojë një kryeministër që ka në biografinë e tij njëherë mbi 3000 të vrarë në krizën e vitit 1997 dhe 30 të vrarë të tjerë në ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit.
Ambasadori i vogël i vendit të madh përmendi me cinizëm se edhe në Amerikë Garda ka vrarë në vitet ’70. Po është e vërtetë dhe shqiptarët e dinë se në Amerikë është vrarë edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t’u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi “kinezërira”.
Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund të lexoni edhe romanin “Koncert në fund të dimrit” të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo që ne i themi “kinezëri”. Në fakt, historia që treguat mbrëmë me atë që ju bëtë kur shkuat të darkoni me zotin Kantrimen te “Tajvani”, pra historia që treguat ju me atë gruan me fëmijën që ju e takuat dhe përkëdhelët edhe fëmijën, të më ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi në Shqipëri nuk ngjit, përkundrazi bën efekt të kundërt.
Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë vështirësinë që ka sot diplomacia amerikane për të ndikuar në botë. Pas dështimit në Irak e Afganistan, pas krizës së tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka më atë fuqi që kishte dikur.
Natyrisht, ne e dimë shumë mirë se Amerika nuk mund të vihej në krye të revolucioneve arabe, se ajo u tregua e matur qoftë me Mubarakun, qoftë me Ben Alinë, se për të ndërhyrë në Libi, u desh që iniciativën ta marrë Franca.
Pra, të gjitha këto ne i mirëkuptojmë dhe jemi të vetëdijshëm se Amerika nuk mund të na shpëtojë nga autokracizmi dhe nga mafia që na qeveris. Ne e kuptojmë shumë mirë se për ju është i shenjtë stabilizimi, se demokracia do kohë të mësohet, ndaj edhe ju me cinizëm na kujtoni shembujt me vrasje të viteve ’70 që kanë ndodhur në Amerikë.
Të gjitha këto ne i mirëkuptojmë, ashti siç edhe ju duhet ta dini se ndjenjat tona proamerikane nuk kanë të bëjnë me asnjë ambasador të përkohshëm që vjen në Tiranë.
Vetëm se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mbështetjen që i bëni qeverisë në emër të stabilitetit, po i dëmtoni ndjenjat proamerikane të shqiptarëve.
Në atë intervistë ju do të duhet të përgjigjeshit edhe për një letër të hapur që ju ka dërguar një shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari, por ju zgjodhët të flisni me një gjuhë konspirative duke thënë shpesh e më shpesh se më kanë ardhur disa njerëz e më kanë thënë kështu, më kanë ardhur ca të tjerë e më kanë thënë ashtu.
Cilët janë këta njerëz që vijnë e ju raportojnë zoti Ambasador? Uroj të mos jenë “të pakënaqurit nga opozita”.
Do të ishte mirë që ju të mos i dekonspironit këta dashnorë të stabilitetit. Nuk kam ndërmend të analizoj me detaje intervistën dhe sjelljet tuaja, zoti Ambasador. Ajo që më shqetëson është perceptimi dhe imazhi që ju po krijoni me shpejtësi në këtë vend. Dhe një pyetje të fundit, a e kini parë portretin e Anës, vajzës së Ziverit që u vra më 21 janar?
Në një shkrim timin atë e kam quajtur “Perëndesha e dhimbjes sonë”. Ajo dhimbje që ndjeva atëherë për atë vajzë me buzë të mbledhura dhe me dy pika lot në sy, nuk më është fshitur ende.
Por kur të pashë e të dëgjova në atë emision televiziv m’u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi një ambasador të vogël në vendin tim gjithashtu të vogël.
.
as enveri as hitleri..as stalini as pinoceti as gopisomes nuk kane shurruar te vraret e jetimet e tyre…
kete po e ben ylli ne ngjitje i arvizuse…..
lul berisha eshte kriminel i ndershem por jo fajtor se dhe sot pranon me sinqeritet krimet e tij
fajtore jane dipllomatet qe merren me shqiperine ne washington dhe bruksel qe po bejne
TOLERIM KRIMINAL NDAJ DEVILIT BERISHE DHE DJALLIT LUL…
O “dancing with…” nuk t’i lexon njeri çarçafet.
Shum mir Mero Sales I duhet nonje Aksident tashi qe te realizoi qellimet e tij
Eshte gjynah te vrasesh Lul Bashen. Eshte njeri i bute dhe si trembet askush!
Shume e sakte Mero. Do te shtoja qe ai vrau vet veten nga paaftesia e tij gjithashtu. Te paaftet kete fund kane.
Ju pergezoj per shkrimet e tuaja, ku ve gjithmone piken mbi “i”. Gazetar me pene te forte.
Te keqen e dores Mero ! por mos haro se Luli ka hyre ne cader edhe ne emer te bythes se tij; sepse ka 300 miliom euro abuzim, kater te vrare dhe shitjen e detit tek greku !
Saliu e ka kuptuar se me Lulin nuk ecet me, dhe mund ta perdori per interesin e shpirtin e djallezuar te tij.
PD eshte katandisur ne nje grup sharlatanesh qe i bejne mana despot Berishes.
Eshte hera e pare qe nuk jam ne nje linje me analistin tone (si do ta thoshte dhe Skypion-i qe na eshte zhdukur).
Berisha mbase e ka vrare politikisht per interesat e tij,po duke e pare se nuk po i ecen plani i tij ,ve ne zbatim plan Bi.
Si gjithmon me destabilizimin e vendit ka dashur te rreshqase ,si i thone :ujku mjergull do, dhe nga kjo te perfitoje.
Ashtu si beri kurban 4 djem te rinje ne Shkoder, si nxori ne prite A.Hajdarin dhe shfrytezje vrasjen e tij ,ashtu do te beje
kurban edhe Bashen tani qe eshte ne ditet me te veshtira te jetes se tij.
Sot Sali Kriminelit, Basha i duhet i vdekur, kështu që ke plotësisht të drejtë o xhej eN Bi.
SaliBerishën, Lul Bashën, dhe sojin e tyre nuk i duam të vdekur por pas hekurave dhe të marrin dënim kapital pasi të kenë vjellë gjithë sa kanë hangër në kurriz të këij populli.
Pa pa pa, i papam Mero..!
E sakte.
Bravo kte analize te Meros duhet me ja vendos cdo nderkombetari ta lexoje pavaresisht se ata cda gje e kane mese te qarte.
Pse cuditeni ju ? Nuk ju kujtohet se si e cilesoi ish ambasadori amerikan ne 2011 ? Yll ne ngjitje ! Qe do te thote rruge pa kthim ne qiell . Fevzo besoj eshte ne perfundim te pergatitjeve te emisionit te tij ” Opinion ” me teme – Ishte burre i mire ! Ju lutem votoni ne facebook ne lidhje me temen e sotme …sic na can bythen Fevzo 100 here gjate emisionit ” Opinion ” me facebook-un e tij !
QEVERIA RAMES ESHTE ME PLOT KIMINELE TE KORUPTUAR PANDAJ EDHE LIKUIDIMI FIZIK I LULIT ESHTE I MUNDUR
O cna kenaqe oMero me kete shkrim te mrekullueshem. Duhet ta lexojne ata qyqaret e cadres
FUNDIN E TE NDJERIT SOKOL OLLDASHIT DHE AZEM HAJDARIT DO KETE EDHE LULI. DERRI DO PLUMB
Vezhgim nga nje oeqan larg
RAMA NE LANE … SHQIPERIA
NE KASAPHANE
– Nje skenar ogurzi i kobziut te Vicidolit
apo dy zogj me nje gur
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sot ne mediat e oborrit dhe nga penda e marionetave te tij u perhap lajmi kobezi per nje atentat kunder qehajait te Cadres Lulezim Basha.
Menjehere me vajti mendja tek tablloja sinoptike e Qoftelargut dhe tek bastunet e cadrat pistoleta… , tek fantazia makaber e 21 janarit. Tridhjet vjet diference. I njejti skenar!
E njejta mendesi! E njejta paranoje! E njejta tragji-komedi. E njejta djallezi stalino-enveriste.
Kercenime te tilla duhen marre seriozisht jo vetem per djallezine por edhe rrezikshmerine e tyre.
Vigjilence ! Syceletesi!
Pse?
A nuk ishte Sali Berisha qe tri dite para 12 shtatorit 1998 paralajmeroi dhe predikoi me nje saktesi prej regjizori me shume se me predikime fallxhori gjenial se nje nga liderit kryesore te PDSH-se do te vritej!
Ashtu ndodhi! Mbremjen e 12 shtatorit 1998 u vra ne oborrin e selise se PD-se Azem Hajdari.
Dy dite me vone arkivoli me kufomen e “ heroit te demokracise” qe deri ate dite ishte antiheroi dhe tabela e qitjes se Berishes u perdor si topuz jeniceresh per te shkallmuar dyert e Kryeministrise, si maska per grushtin klasik te shtetit kunder nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike por me nje pijanec, kumarxhi dhe kodosh ( pimp ) pa bole si Fatos Nano ne krye.
Me nje gur u vrane dy zogj ! Antiheroi u shpall hero!
Republika e Re Sali Berishes pas deshtimit te se pares ne Referendumin e 94-es, pas renies se te dytes bashke me krejt shtetin shqiptar nga piramidat e Berishes ne Pranveren e 1997-es, mbijetoi vetem per disa ore, derisa Uashingtoni i kujtoi Berishes fundin e Causheskut te Rumanise dhe ai zbythi tanket dhe hoqi breket ! U terhoq me bisht nder shale!
Tani pasi Republika e Re e Lulezim Berishes mori shuplakat e fuqishme te SHBA-se dhe BE-se duhej nje skenar ala Azem Hajdari per te terhequr vemendjen nga deshtimi total i saj dhe PD-se ne krize e agoni!
“Qytetari dixhital” i lajmeve te rreme dhe ujqerit e vjeter kibernitike te RIA-s ( Ish- KGB-ja sovjetike ) Putinit, Beogradit dhe Athines.. perhapen ne efir “komplotin per atentat me autore te paguar “ kunder Lulezim Bashes se shpartalluar me gjithe Cadren e tij mbi nje vend krimesh te shumefishte te asaj vete.
Parashikimi “gjenial” i Sali Berishes, sikur ta kishte organizuar vet gjithcka me 12 shtator , natyrisht i ndihmuar edhe nga UDB-ja e Milloshit ashtu si ne 2 prillin e 1991-it ne Shkoder dhe nga dora e zeze shqipfolese.
Sigurisht qe Sali Berisha nuk e vrau me doren e vet mikun e tij armik Azem Hajdari !
Asesi… Sali Berisha nuk eshte dorasi.
A nuk e ka konfirmuar disa here me fakte te shumta njeriu me i afert truproja e tij !?
Sali Berisha vetem e nxorri ne prite! Eshte vetem hjekesi!E nga krahina jone e Malesise se Gjakoves kemi nje shprehje filozofike hjekesi eshte edhe me i keq se dorasi !
Ndaj syceltesi!!
Per pushtet e impunitet Sali Berisha vrau Arbenin e Azemin, por eshte gati te vrase edhe Xenin!
Me Arbenin hodhi ne Bune nje Shkoder te tere!
Me Azemin hodhi ne Shkup Fatos Nanon te ve shut si grua !
Me Lulin synon te hedhe Edi Ramen ne Lane, sic e pohoi me gojen e tij sot vete Sali Berisha.
Ramen ne Lane…
Shqiperine ne kasaphane!
Se mos eshte hera e pare!
Cfare nuk ben Sali Berisha per “te Bukuren e Dheut” !?
Gerdec e ben krejt, sic e ka bere te pakten pese here ne cerekshekullin e fundit !
. Keto jane deshira te Mero Bazez me shoke. Lulzim Basha do te bente nje gabim te madh nese hyn ne zgjedhje. Çfadedo presioni qe mund ti behet ai nuk mund e tehiqet, Askush ne Veri qe vuajti aq shume nga diktatura komuniste nuk do ta falte kete mekat. Sa per Lulzim Bashen ai ose qendron dhe fiton ose terhiqet. Por Partia Demikratike do te jeteoj aq sa te. Veriu i Shqiperise. Kete duhet ta kete mire ne koke çdo anti PD dhe anti Verior.
Kur i vjen koha per te ngordhur gjarperi del ne rruge, kurse basha me berishen ndjene vdekjen dhe hyne ne cader!! Dhe cdo dite qe kaloni po i shtergohet litari ne fyt!
Jam dakort me analizen qe ben zoti Mero Baze por mos harojme se ne Shqiperi kemi dhe precedentin Hajdari kur Berisha i rezuar nga pushteti dhe pa perkrahjen e perendimoreve shfrytezoj vrasjen e Azemit per te realizuar grushtin e shtetit me bashibozuke qe per fat te keq edhe sot i ka te shumte.Ishte qendrimi i pa lekundur i perendimit ay qe i vuri kufirin tek thana ketij tradhetari te kombit.Kam dyshime se edhe sot kur po shikon se çdo gje rreth tij eshte permbysur e po vjen koha per te dhene llogari mendja e kesaj mostre te shemtuar pjell etem intriga e makinacione me qellimin e vetem te shpetoje ay pa zjarri le ti bjere vendit.Edhe nje diçka tjeter te krijon dyshimin se ne prapaskene po pregatitet nje çorbe qe ka per ti bere shqiptaret te vjellin tere jeten.Eshte lene jashte vemendjes krahu agresiv i PD kur dihet qe ata kane qene ne vijen e pae te frontit perkrah Berishes.Ka ardhur koha te behet pyetja se ku jane apo mos valle po pregatiten per perballjen e madhe qe po trumbeton Basha.Mos valle si per koinçidence gjithmone kur shqiptaret pertej kufirit jane ne rrezik per ekzistencen e tyre si komb dhe kane nevoje per nje shtet shqiptar te forte qe ti mbroje ne Shqiperi krijohen situata artificiale nga Berisha qe çojne vendin drejt shkaterimit e jo unitetit.Mos valle kjo ka qene dhe është detyra qe ka Berisha ky agjent i felliqur i UDB.
Po sikur ta nxirrnim PD parti te paligjshme. Ne fakt cna duhet Partite e tjera. Shqipetaret e Kane treguar se ne hecim me perpara kur 1shi merr vendime ne emer te te gjitheve per te miren e te gjitheve. Ta nxjerrim te paligjshme edhe cdo Gazete qe nuk mendon si 1million te tjeret. Keshtu Edhe endrrat e Skenderbeut dhe rilindasve sic e tha njera ne miting sot do behet realitet.
O Mero, kjo ishte analiza me perfekte qe une kam lexuar ndonjehere nga Ti, kjo tregon qe Ti i njeh kaq mire Ata sa dhe ne Hene te shkojne Basha e Berisha ti do ta gjesh se me cilin UFO jane takuar atje dhe sa kasolle dmth cadra me katrama dhe plasmas ( sic ngriten ne Tirane per 15 vjet) do ngren atje per te ndertuar “kapitalizimin sllavo- arabo-ruso-berishiano-bashiane e Metiane”. Poshte njerzit anti-vetting, rrofte berja e Shqiperise. Shkruaj keshtu sepse jam nje demokrat qe dua te laj mekatet e vjedhjes se votes ne 26 Maj 1996, une nuk preka asnje flete votimi, por ATA i preken te gjitha dhe per kete kam deshmitar nje gazetar gjerman te DW te asaj dite me kamer te fshehte, kurse une jam deshmirari me intersant qe ja kam dhene ambasades gjermane, amerikane dhe nje tjetre qe spo e them emrin dhe per ta verifikuar keta u kam kerkuar te shikojne nje dokumentar DW ne ate dite. Kjo eshte nje nga arsyet perse SHBA dhe Gjermania e dine shume mire qe ATA te cadres se sotme leshojne lot krokodili per vjedhjen e votes qe do te ndoth ne zgjedhjet e ardhshme me hashashin ne mendjen e tyre.
Ky eshte llumi o njerez. Nuk me interesojne partit asnje, per mua jan njesoj te gjitha. Por ky eshte simboli i degradimit te figures se gazetarit. Edhe fjala ordiner eshte pak per kete.
Aman vetem lulin mos na e vrisni se na ngjall dashurin per enverin si ne fytyr ne sjellje dhe ne luften kunder imperializmave te te gjithe ngjyrave.
Gjithe ata sigurimsa qe ka ne pd , gjithe ata lacian qe ka per rreth dhe fevzon vigjilent nuk do te ndodhe asgje.
komplot i armikut te jashtem ,njesoj si me shokun enver.
Vrasesi i Bashes eshte ai qe e ka vene ne krye te PD dhe djali i tije qe duan me qdo kosto destabilizim qe te shpetojne lukuren e tyre dhe ajo qe kshillon ambasada Amerikane per kamikaz jane te organizuara nga e njeta dore.
Filluan komplotet me xhevdet mustafen. Fevzo sigurimsi i zbulon i pati.
Basha ka njoftuar per nje magazine me “120 ton” lende narkotike,duhet ti jepet shperblimi me 300000 l
Per kete “zbulim”,eshte trembur shtabi i çadres,nga frika e akmarrjes nga pronari i stalles.
Mero te pergezoj per analizen, Lulzim Basha eshte kthyer ne nje dordolec bulevardi dhe po fyen inteligjencen e shqiptareve.
Per mua basha eshte nje sorre e zeze qe ka rreth vetes 300 budallenje qe e genjejne duke i thene se kendon si bylbyl.
MJERE PD.
Kjo bane Maskarenjesh e Budallenjesh kane vetem nje qellim percarjen – Destabilitetin – gjakderdhje ne kete vend . dhe duhet qe te kene vetem nje fund , keta kerma te zgjebosur te Strofulles e Qymezit te Plehrave ne BUlevard .
Te pershendes Mero per analizen e ketij “kercenimi” ndaj personit basha qe ne detyren e kryetarit te PD po luan te gjitha rolet nga e turpshmja, komikja e deri te tragjikja!.
Keta “çadristet sovraniste” qe jane mjeshter te mashtrimit e te lenies se “dobiçit ne dere te tjereve” si ne pushtet e ne opozite kane vetem nje mision: Si ti shkaktojne vendit e njekohshem popullit turperimin; shperberjen e demtime te pamundura per riparim (me efekte mbase dhe per shekuj te ardhshem); dhe me dhimbje e pasoja traumatike per memorien e njerezve!.
PD e ka treguar se per te qene faktor ne per misionin e saje qe “ajo” e di pa tjeter qe i duhet te perserise nje 2 Prill tjeter.
Qellimi eshte qe Çeshtja shqiptare ne rajon te behet e pamundur.
Ju lutem.usa bea e famshme ..jo me keshilla per shqiperine .vetem urdher suprem nuk kuptojne keshilla keta se jane analfabet .
o Lulic Bashovici o Spiune i UDB-se o BASTRARD, Nuk hahen vetem 230-miljon Euro…DO TE DALIN NGA HUNDET….ja po “Shpenzon” pake per “Qoftet e Cadres” se TRADHETISE..por prap se para Nuk hahen Vetem::PO TI NXJERR NGA HUNDET ARGITA MALLTEZI…Mbase bente edhte Qi…je te Mire….Mbase e “Shijove” Shtartin e saj te Bute..por Ky Shtate po te Pregatit Qelin e Ftohte dhe large Kraheve te Ngrohta te -Hollandes…
VETEM NJE GJE:Me Kenaqesi DO TE FESTOJA Nese dikush Vrete Lulic Bashovicn…Sali Berishovicin…dhe CO….Kaq te kqija i kane sjelle Shqiperise..sa nuk na ka bere aSNJE pUSHTUES::::
e njejta skeme si ne kohen e azem hajdarit ,sal;i i vret dhe pastaj i qan por tani nuk i han me njeri keto mbrockulla
Hallall Mero,jau ke qendisur siç duhet ketyre qe mezi po presim ti shohim pas hekurave.
Ai qe i nxorri ne prit eshte kryeminister .Ai tjetri me bllok ne dor eshte aleati qeverises.Thuj dhe kto.Peshtyjeni artikullin!
undefined
Luli eshte tradhetar dhe kriminel i ndyre.Dergoi PD-ne dhe aleatet e saj ne gremine vetem me mendjen e tij dhe te Saliut per interesa vetem te tyre personale. Ku eshte PD-ja? Demokratet e tjere paskan paskan shkuar perlesh. Turpi ju mbulofte !
undefined