Problemi është, se armiqtë e duan të gjallë!

14 Prill 2017, 20:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Nuk ka të bëjë me zhurmën rreth “rrezikut” fizik që i kanoset Lulzim Bashës, por rrezikut politik të tij. Çdo kërcënim për vrasje duhet marrë seriozisht edhe kur situata apo personi nuk është serioz.

Por në rastin konkret, kemi një paradoks. Të gjithë “armiqtë”, ose ata që konsiderohen si të tillë nga Lulzim Basha, e duan atë të gjallë.

Kundërshtari i tij politik natyrisht e do të gjallë. Në historinë e opozitës shqiptare, rrallë të bie të kesh fat të tillë, të kesh një kryetar opozite, që për katër vite ka punuar dita- ditës të shpërbëjë partinë e tij, ta demontojë atë në çdo degë dhe të krijojë një situatë paqëndrueshmërie dhe mosbesimi kaq të thellë.

Rrallë të ndodh të kesh një kryetar opozite që për katër vjet të ndërmarrë vetëm nisma kundër interesit të partisë së tij, të bojkotojë reformat me interes të përbashkët politik, siç është reforma administrative apo reforma në drejtësi, dhe të bësh beteja të vogla pa interes, ose banale, siç ka qenë fjala vjen beteja për furgonat 8 plus 1, që nuk lejoheshin të futeshin në Tiranë.

Është luks i madh të kesh kryetar opozite dikë që të vërteton gjithë teoritë konspirative që mund të shpikësh kundër opozitës, dhe të forcon kauzën tënde dhe kur pushteti është dobësuar nga qeverisja dhe konsumi katërvjecar. Vetëm Lulzim Basha mund të bënte këtë që po bën, duke i dhënë Edi Ramës dhe aleatëve të tjerë në Perëndim, gjithë argumentat se ai nuk ka frikë se i vjedhin zgjedhjet, por ka frikë nga drejtësia, dhe ka bllokuar Vetingun.

Është fat të kesh përballë teje, dikë që katër vjet fle në zyrë dhe katër muaj në fund, ngre një çadër duke shpresuar se do bëjë atë që nuk bëri katër vjet, duke mbajtur sytë nga një parti e qeverisë. Të kesh përballë dikë që është i varur nga një pjesë e jotja, është sikur ta kesh një opozitë të porositur dhe të telekomanduar nga ty.

Për një opozitë të tillë, gjithkush do të bënte sakrificë sublime ta ruante dhe ta kishte si stoli, edhe nëse rrezikohej vërtet. Jo tetë badigardë, por tetëdhjetë i kisha dhënë Lulzim Bashës, vetëm të ishte kryetar PD dhe të mos e prekte askush.

Për të gjithë ata që duan të thonë se nuk është i rrezikuar nga armiqtë e brendshëm, por nga ata të jashtëm, ka të njëjtin arsyetim. Rusët që akuzon Kokëdhima në këtë rast, nuk kanë asnjë arsye ta vrasin Bashën, pasi u duhet i gjallë. Vetëm ai po i mban iso skenarit të tyre në Maqedoni dhe Mal të Zi, dhe vetëm ai ka formuluar teza të tilla, se në Ballkan është më i rrezikshëm Sorosi, se Rusia. Për këtë arsye, Rusia nuk ka pse investohet kundër tij. Biles as e kundërta nuk i bën punë. Po të ishte në Serbi, apo në ndonjë vend filorus një politikan i tillë, e të vritej prej Rusisë për të shkaktuar trazira kishte kuptim, por në Shqipëri po u vrave si pro rus, njerëzit hedhin valle nga gëzimi.

Por Lulzim Basha ka një problem serioz me kauzën e çadrës. Siç po e konstatojnë tashmë dhe aleatë perëndimorë të PD, ai po e fut PD në një rrugë një drejtimëshe drejt përplasjes së fortë vdekjeprurëse, si një pilot që kërkon të vdesë bashkë me makinën. Duke zgjedhur një rrugë radikale nga frika e drejtësisë dhe frika e humbjes në zgjedhje, ai mendon të iki duke e marrë me vete PD-në. Në këto kushte, të vetmit që do të ishin në të drejtën e tyre ta vrisnin “politikisht”, duhet të ishin drejtuesit e tjerë të PD, ata që u dhimbset sadopak ajo parti, ata që e kanë themeluar dhe kanë jetuar me të 27 vite. Por me sa duket ata kanë vdekur para këtij dhe nuk duan të mendojnë më për këtë gjë.

Berisha, që e ka bërë dhe herë të tjera këtë akt, nuk e përsërit dot më, pasi kur e bëri me Azemin, i duhej PD për vete. Tani nuk ka kujt t’ia lërë.

Prandaj i vetmi shpëtim për Lulzim Bashën, që të mbetet gjallë politikisht pas kësaj beteje, se fizikisht gjallë do të jetë, është të ndalë rrugën një drejtimëshe ku ka hyrë dhe t’i japq mbrapsht makinës. Është rasti kur të ecësh mbrapsht, je në rrugë të drejt dhe shpëton. Përballë ka greminën. Dhe problemi është se “armiqtë” e duan doemos gjallë, të paktën Lulzim Bashën. Janë më të qetë me të në krye!

23 komente në “Problemi është, se armiqtë e duan të gjallë!”

  1. Tironci says:

    fiks Mero, me nje opozite te tille, dhe me nje lider te tille, Rama qendron ne pushtet deri sa te plaket, madje pas plakjes ja le pushtetin pasardhesit te tij o lali Erit o Tahirit.

    1. xheJ eN Bi says:

      Z.Mero mos e mer ne qafe Lylzim Bashen.
      Ne nje EDITORIAL para disa diteve e akuzove se nuk e ngjire zerin dhe ai pardje zerin e kishte te ngjirur.
      Tani i thua se e duan te gjalle dhe ai ka mundesi te beje vetvrasje ,te kunderten e asaj qe i thua TI.
      Perveç Lylzimit ,qe do ta maresh ne qafe, po edhe PS-en ,se pas tij mund te jete ndonje kryetar opozite me i mire se Lylzimi.

    2. Legenburre says:

      Ohu,deri atehere…

    3. Legenburre says:

      Ohuuu,deri arehere….!

  2. Besoj says:

    Artikull shume i sakte. Si gjtihmone Mero.

  3. andromeda says:

    Jo vetëm ‘armiqtë’, them unë Mero Baze, por dhe nja 80-90 % e shqiptarëve e duan këtë birbo jo të dekun fizikisht por të kalbet në burg e të vjellë milionat që ka fitue me abuzimet kolosale. Këtë dhe atin e tij shpirtëror.

  4. astrit says:

    Mero. Fiks fare.

  5. Timi says:

    Besoj te kjo që Berishës i duhet një Azem i dytë për të destabilizuar vendin pasi çadra nuk pati sukses. Sa për partinë Nishani po pret.

  6. george orwell (planeti i kafsheve) says:

    Per nje sy te vemendshem duket sikur Djalli me emrin Lul Basha eshte ne “vdekje klinike”
    por ne fakt ai eshte duke lujtur pjesen qe ja kane shkruar te tjeret me kohe.
    .
    Ka shume ngjashmeri me votimet e majit 2011 kur “agjensite e llotove” atehere i jepnin Rames kundrejt Bashes nje koeficent 80% kundrejt 20 % dhe te gjithe e pame cfaren ndodhi….Ju kujtojme se Rama Fitoi me gjithe hilet e “ilir arvizuse” me 10 vota para ..e uruoi gjithe bota perendimoe per fitoren…POR PRISNI PAK……u shpik nga bodrumi i nje ambasade se duhet te hapeshin votat e gabuara ne kuti te gabuara dhe nje MENGPERVESHUR NE INICJALET A..A.A merrte poza me menge te perveshura dhe besuam te ai..qe ne fakt ja futi Rames..
    .
    Pra kush na garanton qe nuk do dali dhe nje mengeperveshur tjeter qe tja fusi Rames perseri me ngjalen e Ilir Metes nga mbrapa..

    PSE ESHTE TURP PER SHTETIN AMERIKAN
    PER BASHKIMIN EUROPJAN
    PER AMERIKEN E TRAMPIT
    PER GJERMANINE E MERKELIT
    TOLERIMI QE PO I BEJNE MONSTRES LUL XHELAL BASHA ?

    ========================
    ESHTE TURP DHE PER SENATORIN JOHN MEcCAIN qe si te gjithe politikanet perendimore e tjere pas 1992..vine ne shqiperi i fusim nje te zgerdhime me Lul Berishen dhe te tjeret..sipas parrulles

    kerkoje-nuk ta japin.(PS)…..merre se nuk thone gje (PD)
    ========

    OSE ME NDRYSHE :

    A MUND TE BEJE DIALOG UJKU LUL BASHA……ME GJIRAFEN EDI RAMA ?? SIC THONE
    JOHN MEcCAIN & COMPANY ??
    .
    LULI ESHTE KRIMINEL NJELLOJ SI XHAFERR DEVA NE 1944..
    BILES KOLONELI NAZIST I HOQI VESHIN XHAFERRIT SE VRAU SHQIPTARE
    KURSE NJE AMBASADOR E QUAJTI YLL NE NGJITJE KETE KRIMINEL….
    PSE QUANI NJE KRIMINEL DON KISHOT ?? PSE E PERKEDHELNI NE MENYRE KAQ TE NDYRE ??
    .
    .LUL KRIMINELI (JO DONKISHOT) minister i brendshem i egzekutoi 4 shqiptare nen ngerdheshjen e arvizuse dhe dhjerjen ne breke te edi rames..
    .
    LUL TRADHETARI (JO DONKISHOT) si minister i JASHTEM shiti pjese te detit jon qe greqia e quajti si suksesin me te madh pas L2B
    .
    LUL SPIUNI (JO DONKISHOT) punonte ne favor te serbise duke hapur dosjen e shtepise verdhe ne burrel..a doni me per belul spiunin ?
    .
    LUL MAFJOZI (JO DONKISHOT)si minister i TRANSPORTIT SE BASHKU me mafjen me kollare kua ka dipllomate & ambasdore i rruajti gjysem miljoni dollare.
    ……………………
    Me cfare gjuhe duhet te flasin shqiptaret ( nqs ka ngelur ndonje) me kete kriminel..ndiqeni por me nje lule nuk vjen pranvera:
    SERBasha takim me studentët, pedagogia e quan “Vrasës”!
    2 Maj 2011 – 20:02
    Kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit është përballur paraditen e sotme me një situatë të papritur. Gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale në Fakultetin e Inxhinierisë, një pedagoge i është drejtuar SERBashës me fjalët: VRASËS!
    …………..
    Të gjendur në vështirësi, truprojat e SERBashës mesohet ta kenë nxjerrë jashtë pedagogen në fjalë me dhunë. Sipas personave të pranishëm në takim, studentët e kanë duartrokitur gjestin e pedagoges së tyre.
    Flora Osmani dhe është pedagoge e lëndës së Analizë Algjebër. Po sipas këtij burimi, Basha i është drejtuar zonjës me fjalët “do e shohim pas 9 majit cili është vrasës!”
    Më pas, takimi vazhdoi me fjalën e SERBashës i cili ftoi studentët e fakultetit të ndërtimit të bëhen pjesë e hartimit të planit të ri urbanistik të Tiranës,dhe ndertimin e Tramit…ju kujtohet Trami i Lulit…mos e ngaterroni me Trampin apo me Trapin
    Kliko për videon http://www.youtube.com/watch?v=fz3b80smJF0
    .
    PRA I NDERUAR MERO
    LULI ESHTE RIMINEL&TRADHETAR ..JO DONKISHOT DHE KETE NUK E SHPETON
    – AS THENIA E ARVIZIUT SI YLL NE NGJITJE.
    -.AS PUTHJA NE FAQE E NULANDES SA HERE E TAKON
    -AS KOMEDIA E KOMIKUT DONALD LU ME REFORMAT E LU LESHIT
    -AS BREKET E PERMJERRURA TE EDIRAMES
    AS KALI I TROJES ILIR MUTA
    DHE AS ZOTI VETE
    KRIMINELI LUL E DO NE LULE PIKE..
    ..THJESHT SEPSE ESHTE
    VRASES I KOMBIT SHQIPTAR…QE PER CUDI
    KEMI 25 VJET QE PO DUROJME DHE KETO
    PORDHE SENATORESH QE NA THONE
    .
    DIALOG MIDIS UJKUT DHE DELES…
    QE NUK E PRANON AS NATYRA E BOTES KAFSHEVE DHE JO ME E SHOQERISE NJERZORE..

    .
    DERI KUR DO HESHTE OPINIONI I SHENDOSHE I SHOQERISE CIVILE
    TE CILET DUHET TE ULURASIN
    QE MIQTE TANE PO NA TRAJTOJNE NEN NIVELIN E FERMES KAFSHEVE ?

    1. D says:

      O çarçaf, nuk t’i lexon njeri çarçafet e gjata, mjaft ia bëre qefin vetes.

    2. lyli says:

      Nuk mund te shtoj apo te heq asnje fjale nga komenti I George Orwell
      I ke vene piken me kete comment

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Ate e tha mire Nazarko Mero. Ajo parti e ka mbaruar ciklin e saj. U dominua aq shume nga nje Komunist-Otoman sa nuk terheq me vemendje ne popull. Populli nuk eshte me I interesuar se a do egzistoj me kjo parti apo jo. Marifetet e Plakut Vrases nuk pine me uje. Njerezit jo u mesuan, por u regjen me ekstremitetin e veprave per pushtet te kesaj partie. Si hyn me ne sy njeriu c’fare do bej me Basha. Kur del dite per dite ne ekran Mero dhe flet vetem kercenime e drogmena e vrases e kriminela, daullet e vesheve te shqiptareve nuk degjojn me. Njerezit vazhdojne punen e tyre te normalitetit dhe politika ju behet e shpifur. Basha kujton se duke u ngjirur duke gerthitur njerezit do behen me interesant se c’fare do thote por ne fakt e dine se c’fare do thote keshtu qe kthejne dhe kanalin e televizjonit sic bej dhe vete. Droge, droge e vec droge flasin a thua sikur kjo droge s’po kapet nga autoritet e policise dhe po te shohesh anen tjeter te monedhes keto kapje ne masivitet po e keput ne mes kete veprimtari. Hashashi aty ka qene dhe aty do jete sa kerkesa te jete aty.. DEMAND AND SUPPLY. Jo po s’ka qene keshtu me perpara thote qesharaku.. Kush tha qe nuk ishte..?!?! Por nuk kishte kontrolle nga ajri sic ka sot. Nuk kishte organizim kaq te sofistikuar te Policise per te bere te mundur rreklamimin e kultivimit dhe konfiskimit te saj. E gjithe Shqiperia me droge ka qene qe ne 2006 e deri sot. Shkoje njehere ne zonat e thella te shihje.. Kishit vajtur ne Progonat ne rrethet verdalle Dibres te shihje si mbillej ne 2009 ?!?! Ahh se dinit ju DEMOKRATET huh ?!?! Nuk e dinte njeri sepse policia NUK JIPTE ASNJE TE DHENE PER KULTIVIMIN E SAJ, PER NDALIMIN E SAJ. Po p’se nga vinte hashashi ne vitet 2006 e siper per ne Greqi ?!?! Nuk e dinit ju qe skafistet sarandjot shkonin nga cepi I Ksamilit per ne cepin e Korfuzit dhe benin tregti hashashi qe ne 2006?!?! E di une e kam pare.. Madje I dija dhe me emra cunat sarandjote.. Italia, Greqia nga furnizoheshin ?!?! Ky fenomen ketu ka qene dhe permasat e saj U NJOHEN RREALISHT NGA RREKLAMIMI I SAJ DUKE U KONFISKUAR.. Njerezit qe u kthyen nga emigrimi (kryesisht fshatare) e kuptuan qe ishte nje kerkese DEMAND e forte nga vendet fqinje qe ata punuan dhe tokat qe I lane djerre u kthyen dhe I perdoren per kete fenomen.. Por c’fare beri PD-ja per bujqesine per 8 vjet kur ishte ne pushtet para se ky fenomen te mirrte keto permasa ?!?! Jipte me qera autobotat e ujit per Lazaratin. Nje ish-qeverri qe e inkurajoj dhe s’levizi gishtin e dores te bente asgje.. Madje politikisht u pranua nga PD-ja. O qesharak, mbushi mendjen pjeses te paedukuar e te pa shkolluar qe kane ngelur ne Shqiperi (dmth pakices).. Po si the me ironi: Na tregojn ne ata per BE-ne.. Bijte e baballareve te komunizmit.. Po ti mor qesharak ku te punonte mamaja ?!?! Familja jote nuk ishte pjese e perkedhelur e komunizmit ?!?! Flet ti dhe ai Sekretari I Pare me tesere te kuqe ne dore.. Shpresoj qe Rama te mbaj zgjedhjet dhe ne dac hyne ne dac mos hyni ne zgjedhje.. Shpresoj te shkriheni si parti se asnjerit si intereson me c’fare do behet me ju..

    1. pershendetje qytetari optimist.

      ne fakt une jam pesimist se pas 21 janarit 2011 sali bisha dhe lul manekini duhet te ishin ne burg per jete
      ose te egzekutuar nga hasmet e tyre ne mungese te shtetit
      .
      Nga 21 janari berisha & basha jane problem i amerikes dhe jo i shqiperise..vrasja e 4 martireve ne bulevard
      ben me faj dipllomacine euroallantike me veprimet dhe mos veprimet e saj.
      .
      Persa i perket droges ne nje vend qe nuk prodhon asgje ka dy mundesi:

      1 ose te shkojme ne emigracion
      2-ose te mbjellim droge

      **
      persa i perket droges ne vitet 2006 -2013 ne fakt eshte bere nami jo vetem ne prodhim por dhe
      bashkpunim me qeverine e krim berishes qe nga shkelzeni luli dhe deri te azem hajkari..
      .
      materiali i meposhtem nuk ka nevoje per koment:

      . Shenasi Rama –

      March 21, 2013
      .
      E GJITHË SHQIPËRIA SI LAZARATI: ZGJEDHJET DHE BUJQËSIA INDUSTRIALE DIGJITALE E BIMËVE MEDICINALE”
      1-
      Një Eldorado Moderne Shqiptare
      Njëra nga qëndrat më të rëndësishme industriale dhe të bujqësisë bashkëkohore shqiptare, Lazarati ka buqjësi të zhvilluar si dhe teknologji moderne dhe të avancuar. Komuna e Lazaratit gjendet në Malin e Gjerë, pjesë e krahinës famëmadhe të Lunxhërisë, rreth 3 kilometra larg qytetit të mbushur me të papunë të Gjirokastrës. Lazarati ka një sipërfaqe prej 41 mijë hektarë, ka rreth 700 familje me rreth 6500-7000 banorë. Prodhimi i Përgjithshëm lazaratas saktësisht nuk dihet, por dihet se shteti shqiptar dhe shtetet fqinje si Italia e sidomos Greqia, kapin afërsisht një miliard euro vlerë në vit mall që nuk zhdoganohet nga Lazaratasit që e konsiderojnë doganën një mjet vjedhje e pasurimi nga ana e shtetarëve. Kjo vjen vetëm nga hashish, sepse heroina e përpunuar nuk numërohet. Si e dimë këtë? Po ja, në gjsymën e parë të vitit 2012, policia ka kapur drogë Lazarati (me famë botërore, e preferuar nga Hollandezët e të tjerët) me peshën 5,000 kilogram ose pesë ton të destinuar për Itali e Greqi. Një ton hashish kushton 93 milionë euro. Pesë ton bëjnë 465 milionë euro vlerë shitjeje në rrugë. Po në një vit? Ja të themi se po kaq kapen edhe në gjysmën e dytë të vitit, edhe pse atëherë bëhet rritja e përpunimi. Pra, nuk është ekzagjerim të thuhet se vlera e hashishit të Lazaratit që kapet nga policia i kalon 930 milionë eurot në vit. Shto këtu edhe heroinën, sepse policia kapi edhe 50 kilogram heroinë me vlerë shitjeje në rrugë 3-4 milionë euro e shumë ngarkesa të tjera e të tjera e dalim tek një milliard dollar mall ‘humbje’ të sekuestruar nga shteti.
      .
      Në shumë drejtime, prodhimi bujqësor në Lazarat është i nivelit të dëshëruar nga kryeministri.
      Lazarati është shumë i modernizuar dhe përpunimi i produkteve bujqësore është i digjitalizuar.
      Në Lazarat ka 23 laboratore të përpunimit të bimëve medicinale.
      Nerëzit jetojnë me standartet më të larta të mundshme, kanë shtëpi e vila që nuk i gjen as në zonat e pushimit të miliarderëve të botës. Vilat e Lazaratit janë blu nga bulerat e ujit dhe janë kështjella të vërteta, me mure, tela, dhe me dyert e rënda. Pasuria e familjeve në Lazarat është përrallore.
      .
      Lazarati ka edhe një besim të thellë fetar në vlerat demokratike sepse shenjti i Lazaratit
      është Qytetari i Nderit,
      Azem Hajdari
      të cilit i këndojnë një këngë dhe që ka një shesh me emrin e tij dhe një memorial, që dikush u mundua ta hedhë në erë por që u rivendos me dinjitetin e duhur.
      Azem Hajdari ka shkuar në Lazarat si në shtëpinë e tij dhe
      dashuria e Lazaratasve për të është e dukshme..
      Për shembull kur shkon tek Sheshi “Azem Hajdari” të merren mendtë nga market e makinave. Lazaratasit nuk emogrojnë. Përkundrazi atje shkojnë emigrantë nga e gjithë Shqipëria që për 2000 lekë të reja, nisen nga Sheshi “omonia” në Gjirokastër dhe punojnë gjithë ditën në fushën e hashishit, një bimë që në Hollandë, një vend i Bashkimit Europian, konsiderohet medicinale.

      Lazarati vizitohet rregullisht nga politikanët e niveleve të caktuara
      sic ishte fjala vizita e Lulzim Bashës,
      asokohe Ministër i Brendshëm,
      që nga Lazarati deklaroi me 24 Maj 2010,
      se kishte shkuar atje së bashku me deputetin e zonës,
      Genc Ruli, për të dërguar një mesazh të fortë Europës,
      sepse tani e tutje edhe Europa do të dëgjojë vetëm gjëra të mira nga Lazarati.
      Lazarati është modern, i digjitalizuar, i kompletuar,
      dhe që kontribuon shumë në ekonominë kombëtare.
      Prandaj edhe Kryeminsitri Sali Berisha e përmendi në programin e tij ekonomik si një sukses për vendin.
      =============
      Politikanët Për Lazaratin
      MEgjithatë Lazarati ka një shenjt të vetin, një politikan të shquar, Qytetarin e Nderit, Azem Hajdarin. Hajdari ka qënë një ndër ata që ia hapën rrugën e zhvillimit dhe të modernizimit këtij fshati duke e bërë pjesë të ekonomisë botërore dhe Lazarati nuk ia harron kontributet. E sa për politikanët e tjerë, ata nuk flasin nga modestia.
      Tashti që jemi ekonomia me rritjen e dytë në botë,
      mbas Brazilit e para Kinës,
      është turp me iu tregue gjermanëve e francezëve
      sukseset tona në rritjen 300 përqind të rendimentit të pemës së hashishit.
      Lëre më po iu treguam Gjermanëve që punojnë nga 10 orën në ditë e që mezi i paguajnë faturat, një fshat si Lazarati ku vendasit nuk punojnë shumë. Atëherë nuk kemi fytyrë të lypim ndihma e borxhe. Vetëm për këtë arsye nuk e përmendin, jo për tjetër. Sali Berisha nuk shkon dot ne Lazarat dhe ne Tropoje. Por i ka te dy zonat ne zemer.
      Më në fund, duhet bërë një krahasim. Mirëbërësi më i madh në Kolumbi ka qënë Pablo Escobar Gaviria. Në një vend, Los Chaunces, janë 500 shtëpitë që ai ndërtoi për të varfërit. Në atë zonë edhe sot ai njihet si “el benefactor”, mirëbërësi. Këta njerëz i janë besnikë atij edhe shumë vjet mbas vdekjes së tij. Miti i tij është i paprekshëm dhe njerëzit i falen edhe sot sepse ai iu dha strehë, një kafshatë bukë, dhe mundësinë për të rritur fëmijët. Por këta janë të uriturit e të varfërit, ata që nuk e ngopin kurrë barkun sado që të hanë, sepse uria e tyre s’ka fund e nuk ngopet mendja. Këta janë vëllezërit e motrat e mushkave të drogës, e vrasësve, e rritësve të drogës, e përpunuesve, e ushtarëve të krimit. Këta ishin fëmijë dhe që në atë kohë në mendjen e tyre ai ishte heroi dhe modeli. Shteti i Kolumbisë e vrau Pablo Escobar por nuk e fshiu nga mendja e këtyre fëmijëve modelin e suksesit, të pasurimit, të arritjes. Sepse mund të djegësh fusha të tëra me coca, por a e djeg dot coca në mendjen e njerëzve? Prandaj edhe lufta e shtetit të Kolumbias është një luftë që nuk është e mbyllur e që nuk mund të fitohet. Në rastin tonë, si shqiptare, ne nuk kemi një Pablo Escobar që ta mitizojmë.
      .
      Por Lazarati e ka Pablo Escobarin e tij që e bëri këtë të mundshme. Lazarati e ka shenjtin e vet,
      Azem Hajdarin.
      Ky është Qytetari i Nderit i katundit
      më të pasur në botë.
      Ky është heroi i Lazaratit, i cili nga memoriali i tij, po të kishte sy e mend e të mund të rrotullonte kokën do të shihte me krenari përparimin dhe begatinë që ai ndihmoi t’ua sillte lazaratasve.
      Por edhe pse ai nuk i sheh dot lazaratasit,
      lazaratasit e shohin atë përditë,
      në Sheshin ‘Azem Hajdari.”

  8. Bert says:

    Luli e ka marre rrugen prej kohesh,tani eshte ne finish. E di vete Luli,ONE WAY.

  9. Tela says:

    Rruge me nje drejtim thua ti Mero ai eshte futur ne korsine e kundert qe edhe kthimi pas nuk e shpeton tani dot me.

  10. Nardi.l says:

    Artikull I mprehte,racional,I sakte.

  11. Shqiptari says:

    Po u kthye mbrapsh aty e ka ne rrez te bythes e pret baca me sepat se ja ka thur trikon mir ai vicidolasi hahahhahahaha aaaaa bash koqja aaaa mjer ti ik me mir humb fare mos dil me futu me na nje bodrum e ndrro fytyr se lek ke plot e mos u shfaq me ne publik .sje ti per kto pun te mdhaja o baqe ti pate tiranen e bere nje vrym ne uj po ik qysh te thash mbathja na syt kemt se ta kan ber bicikleten e di vet to cdomethen bicikleta.

  12. Maloku says:

    Problemi eshte jo Luli, problemi eshte qe Luli eshte peng. Si i tille, duhet ndihmuar. Paranoja qe PS ka qe mund ti humbe zgjedhjet eshte me e vogel tani perpara problemit qe PD ka. PS duhet te ndihmoje PDne qe te gjeje vetveten. Eshte ne interesin e PDse, por eshte edhe ne interesin e PSse dhe gjithe vendit, gjithe kombit. PS ka mundesi ti lejoje nje humbje vetes. PS tani ka mundesi te tregohet zemergjere dhe te lejoje nje budallek, qe eshte PDja, per nje princip me te madh, qe eshte pluralizmi i vertete politik. Hapni sute dhe lejoni.

    Te fala, Maloku.

  13. kombi says:

    Mendoj se ngujimi nga Basha ,eshte i paramenduar .Kushtet qe kerkon PD jane te paplotesueshme , kjo tregon se Basha nuk mund te vazhdoje me rrugen ne opozite ,ne parlament , sepse mbas votimit te wetingut , Berisha ,Basha dhe shume te tjere jane te eleminuar . RRUGA E TYRE MBAROJ BASHKE ME REFORMEN NE DREJTESI . U DORZUAN , SI SHUME GJYQETAR , QE KANE DHENE DORHEQJE DHE LAJMI I FUNDIT ESHTE VELLAI I BASHES .

  14. Fieraku qe thote te verteten.... says:

    NJE eshte arsyeja e vetme e gjithe situates. Lere ca thone analiste e politikane, jo po strategjia e Bashes apo e Metes!
    E verteta: BASHA E BERISHA KERKOJNE GARANCI NGA TE HUAJT QE NUK DO PREKEN NGA VETINGU! KAQ!. Edhe ketu ata kapen fort pas arsyes se: PERSE ME EDI RAMEN KENI RENE DAKORT QE NUK DO PREKET EDHE NE NUK PO NA E JEPNI KETE GARANCI E TE BIEM TE GJITHE REHAT?!
    Kaq eshte e thjesht! Tani ne kete situate un si popull duan te denohen te dy palet, por e verteta e hidhur eshte qe nuk ekziston akoma nji parti e re politike e pa perrlyer me korrupsionin e ketyre 25 viteve. Ndaj eshte problem nje zgjidhje e arsyeshme edhe morale. Zgjidhja e vetme, qe prap eshte dicka imorale eshte ti japeshe garancin Sales e Lulit qe nuk do preken nga vetingu, por me kusht qe te largohen nga politika. Tjeter zgjidhje nuk shoh.

    1. gabimet e Rames v.s krimet e Lulberishes says:

      o fieraku qe thote te verteten e ..leshit…

      korrupsion ka patur ….ka ..dhe do kete ….ne te gjithe kohrat
      qe nga amerika e deri ne madagaskar
      .
      por
      .
      lyl basha dhe godfatheri berishe kane

      -vrare ne 21 janar 2011… 4 protestues
      -kane bere tradhetine e detit jon
      -kane pranuar varrezat e grekeve ne piketat e vorio epirit
      -kane vrare ne gerdec duke vjedhur armatimin shqiptar mbi 10 miljard dollare
      -kane te dokumentuar vjedhjen e gjysem miljardi dollare te rruga e kombit.

      pra fieraku qe thote te verteten e ..ketij timit

      ne gerdec dhe rruga kombit ect..jane perfshire te pakten 6 dipllomate & politikane me rendesi
      ne amerike dhe europe qe dhe ato duhet te shkojne ne burg..
      .
      pra fieraku qe thote te verteten e ..ketij timit
      mos ngaterro gabimet dhe gafat e edi rames me krimet e lul berishes
      te cilet po e perkrahin dhe ca politikane te huaj qe kane bere “dirty job”
      ne Shqiperi dhe duhet te gjykohen me banden kriminale 2B
      .

  15. TNT says:

    Jane ca tipa qe shkruajne e mendojne se Basha duhet te ofroj program te rri,njerez te rinj etj… Une mendoj se Basha duhet te ofroje veten, bashke me xhelin qe perdor. Mero ty duhet te te fusin ne librat e shkolles, mos dali nje brez idiot qe ti ngjaje Palokes ?

  16. Dialektika says:

    Ndoshta pregatitet per te kerkuar nje strehim politik qe ti shpetoj burgut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje