Në dorë të Merkelit, apo të Metës?

15 Prill 2017, 20:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në Shqipëri kemi një krizë themelore dhe dy nënshtresa të saj. Kriza kryesore është kriza politike e bojkotit të zgjedhjeve dhe Kuvendit nga opozita. Dy nënshtresat e saj, janë kriza e Partisë Demokratike të Shqipërisë me Partitë Popullore Europiane, që po shtohet si një krizë e re në krizën politike shqiptare, dhe kriza e besimit që po lind mes LSI dhe PD, edhe pse LSI ishte deri më sot si “garante” e aksionit të saj politik.

Partitë Popullore Europiane dhe partia e kancelares Angela Merkel, po hezitojnë të përfshihen si negociatore në krizën shqiptare, nëse Lulzim Basha dhe Sali Berisha, nuk garantojnë sukses në opsionin e tyre, për hyrje në zgjedhje dhe votim të reformës në drejtësi, duke u kthyer në parlament. Përpjekjet e Lulzim Bashës në takimin e Maltës kanë qenë tejet të dështuara dhe kanë shkaktuar një pakënqësi të thellë tek drejtuesit e Partive Popullore dhe kancelares Merkel, për shkak të mosdëgjueshmërisë së tij ndaj kërkesave të tyre. Aq keq kanë shkuar, sa ai nuk ka guxuar si zakonisht të botojë dhe foton me kancelaren Merkel, siç bën zakonisht.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se partia e kancelares Merkel, e cila është lokomotiva e Partive Popullore Europiane, dhe që ka një vëmendje të veçantë për Shqipërinë, ka përgatitur në parim një negociator të nivelit të lartë për krizën shqiptare, por ai nuk do të presë biletën për në Tiranë, nëse nuk merr garanci se misioni i tij do të ketë sukses.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, po bëhet përditë e më i parëndësishëm për Partitë Popullore me refuzimin e tij për të ndjekur vijën e tyre, dhe nëse i qëndron kursit aktual, ai do ta çojë Partinë Demokratike drejt përjashtimit nga Partitë Popullore, duke shënuar një rekord të zi historik në krye të saj.

Këtu ka nisur dhe nënshtresa tjetër e kësaj krize.

Duke njohur krizën e PD me Partitë Popllore Europiane, Ilir Meta ka adresuar sot pikërisht Partitë Popullore si shpresa e fundit për zgjidhjen e krizës, duke shpresuar se ata do të bindin Lulzim Bashën të kthehet në Kuvend. Kjo është një përpjekje e tij për t’i ikur rolit që mori përsipër si garant i opozitës, duke theksuar se nëse opozita nuk hyn në zgjedhje, nuk do të ketë zgjedhje. Lëvizja e tij nga garant i opozitës, në aleat me aleatët europianë të PD, është një lëvizje që ngjall realisht irritim tek PD, pasi ata kanë hyrë në këtë betejë antiperëndimore dhe me garancitë e LSI. Tani që ata kanë ikur shumë tutje, në një rrugë gati pa kthim, LSI u ka dalë përpara veshur me stofin e PPE, dhe u tregon rrugën perëndimore.

Por në fakt, që të zgjidhet kriza kryesore në vend, që ka të bëjë me ikjen e opozitës nga sistemi politik që kemi rënë dakord në vitin 1990, duhet të zgjidhen të dyja këto kriza si nënshtresa të saj.

Kriza e LSI me PD, është krizë mosbesimi, e cila mund të zgjidhet vetëm nëse LSI garanton PD, se do të shkojë me ta në zgjedhje në një koalicion për të mundur Edi Ramën. Vetëm kështu opozita mund të qetësohet dhe trimërohet, zgjedhjet bëhen të shëndetshme dhe nuk ka nevojë për garanci perëndimore.

Kriza tjetër, ajo e PD me Partitë Popullore Europiane, buron nga kriza e mosbesimit të PD me LSI. PD nuk hyn në zgjdhje nëse LSI hyn për shkak të presionit perëndimor. Garancia e LSI për PD, vlen që të prishen zgjedhjet dhe jo që të dëgjohet Perëndimi.

Diplomati i lartë perëndimor që është ngarkuar për krizën shqiptare dhe që drejton një nga Komisionet më të rëndësishme të politikës së Brukselit në emër të partisë së kancelares Merkel, do të vijë në Tiranë vetëm nëse Basha  e garanton se do hyjë në zgjedhje dhe në Kuvend, dhe që ta bëjë këtë, atij i duhet Ilir Meta. E vërteta është se Lulzim Basha nuk ka nevojë që Ilir Meta apo Edi Rama t’i tregojnë që ai nuk ka mbështetje ndërkombëtare në këtë që bën. Ai është i qartë që nuk ka mbështetje dhe është duke i hyrë një rruge anti-europiane. Problemi i tij është se ka menduar që në këtë rrugë nuk do ishte vetëm. Këtë duhet ta zgjidhë, pasi të gjithë mendojnë se ai dhe vendimet që do marrë, janë në dorë të Merkelit apo McAllister, por në fakt janë në dorë të Metës!

15 komente në “Në dorë të Merkelit, apo të Metës?”

  1. Republika Ambasadoriale e Salbanise.. says:

    Ne shqiperi kemi nje krize themelore jo vetem tani
    por qe nga 2 prilli 1991 kur filloi invazioni nga Titogradi ne drejtim te shkodres
    dhe mbaroi ne 22 mars 1992 qe gjoja quhet fitorja e demokracise…me sakte e demonkracise..
    .
    Per ditet e sotme jo vetem vetingu-venecia por dhe dekriminalIzImi eshte nje loje me topa te gjate qe eshte ne rezonance me “kokfortesine e Lulit” per te mos u futur ne parlament dhe votime..
    .
    Te kerkoje nje
    VRASES-………………..21 JANARI
    HAJDUT……………..-RRUGA KOMBIT
    SPIUN -…………….DOSJA E SHTEPISE VERDHE
    TRADHETAR…….FALJA E NJE PJESE TE DETIT JON

    ‘si kryenec” mos futjen ne votime dhe parlament e konsideroj kete situate me te keq se pushtimi i 7 prillit 1939..
    .
    shikoni ekranet e televizionit–internetin,,faqete e gazetave…ku lul basha ka thyer cdo rekord duke dale ne media non stop 24 0re ne 24 ore
    duke terrorizuar shqiptaret kudo qe ndodhen…
    .
    Nje devil si lul basha qe duhej te ishte ne burg dhe sot lejohet nga paneli nderkombetar te shurroje pikerisht viktimat edhe jetimet e tyre dhe nj hordhi ambasdoresh -pornopolitikash te botes kane zene rradhen njeri mbas tjetrit duke ju lutur bashes:

    Amon u lul krimineli futu ne votime..futu ne parlament dhe voto vetingut….ESHTE POSHTRIMO ME I MADHE QE PO I BEN AMERIKA DHE EUROPA KOMBIT SHQIPTAR QE NGA LINDJA E KRISHTIT..

    .
    Me sakte do ishte qe gjithe pushtetet ne shqiperi i drejtojne ata qe vune berishen ne pushtet nga beogradi ne 1991 dhe po e mbrojne me cdo kusht hapur fare
    Dihet nga te gjithe se mender me thane Berisha eshte nje ‘TIGER LETRE” qe u fuqizua pasi ai zbatoi luften kunder nje sistemi qe kishte vdekur ne ate kohe..pra ishte ishte nje kanibal i nje lloji te papare ne historine e njerzimit.
    Me nje fjale me berishen armiqte e kombit pasi hodhen gjasme enverhoxhen ngriten lapidaret e zogut,xhaferr deves,hamit matjanit dhe gopit somes kush i mban mend se eshte lista e gjate.
    Le te analizojme nje shembull PIKANT :Shkerdhen berishen me ermal ilir enver hoxhen
    Ndersa i pari ka bere krime te dokumentuara ku dhe ambasada amerikane i ka publikuar here ps here…..i dyti pra nipi enverit eshte arretuar per aresye banale dhe deri tani nuk asnje akuze nga drejtesia..pervec nje raportimi te nje prokurori gjerman anonim qe ndoshat eshte nipi adolf hitlerit.
    Vone shqiptaret e kuptuan hilen e anti ambasadorit Arvizi i cili i la Edi RAMES celsat e kashtes..nje shtet te falimentur dhe nje plantacjon droge 28 mije km katrore dhe nje PUSHTET PARALEL I SALI MONSTRES QE NUK KA RAME AS OBAME TA SHKULE NGA VENDI
    1-PRESIDENTI
    2-K/PROKURORI
    3-KRYETARI SHIKUT
    4-KLD
    5-KLSH
    6-70% E ADMISTRATES
    7-VOA E ELEZ BIBERISHES
    8-VATRA
    9- GJYKATAT SHQIPTARE
    10-DONALD LULUSHI
    11-ish HELMUTI ALEMANIES
    12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
    13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
    14-KALI TROJES ILIR MUTA
    15-BANDITET MEDIATIKE 2F (FRANGAJ-FEJZIU)
    Pra me thjeshte Shqiperia eshte e pushtuar nga KOQET E SHKERDHEN BERISHES dhe eshte menxyre kombetare qe kemi nje kryeminister te tredhur ,hallatet e te cilit jane ne bodrume ambasadash.
    KONKLUZION:
    deri sa mbreti ilegal donald lu po ben reforme drejtesie duke vene “dollibash” kriminel Bashen..ai vend eshte me keq se i pushtuar..eshte i poshtruar..
    miratimi i plehrave sot dhe prurja e 3000+ x muxhahidineve…DHE HESHTJA E SHOQERISE CIVILE tregon se ai vend ka mbaruar
    ..
    E FUNDIT
    .
    NUK KAM ASNJE EMOCIOIN KUR DO MBAROJE “LUL BASHOW”
    QE ESHTE NJE KOMEDI SI E MENGEPERVESHURIT NE 2011
    .
    I VETMI “SEKRET” QE KA NGELUR PO U ZBULUAR ESHTE….
    .KUR ESHTE DATA E SAKTE E PUSHTIMIT DEMONKRATIK TE SHQIPERISE QE NGA NE VEND SOVRAN
    ESHTE SOT REPUBLIKA AMBASDORIALE E SQIPERISE

    JU LUTEM EURO-AMERIKANE
    NA PUSHTONI ZYRTARISHT..JO ME KETO KOQET TUAJA SALA-LULI-LILI…ECT..
    BOLL TALLET TRAPIN ME ATE POPULL
    QE JU BESOI SI KRISHTI NE 1991
    DHE SOT JEMI TE KRYQZUAR SI JEZUSI…

    ….

    1. Zgjohu SHqipo ! says:

      per Republika ambasodoriale e salibanise.!!!!!! kuptohet qe ti qeke Enver Hoxhist.
      une 90 perqind jam dakord me ty…….PO BEJENI FORRA MORE DHE HIQINI QAFE
      NDYRESIRAT……MJAFTON NJA DY A TRE EDHE MEMEDHEU RIABILITOHET……..

      1. R.A.S ...war viqidol dogs says:

        Pershendetje “zgjohu shqipe”.

        Fillimisht te garantoj se nuk kam qene..nuk jam dhe nuk do jem enverist dhe nuk eshte vendi ta argumentoj….
        .
        Kam permendur Shkelzen Sali Berishen (SSB) sepse gjeneral Luan Hoxha
        denoncon per gerdecin ne ambasaden amerikane se (SSB)
        se e kishte kercenuar me jete i biri i Sali Bishes….dhe do ta egzekutonte si Kosta Trebicken.
        .
        Mbreti i rruges Elbasanit ne vend qe te shpallte TERRORIST
        birin e Salibishes
        CUDITERISHT
        i jep vize gjeneral Luan Hoxhes dhe disa ustallare te GERDECIT ne amerike..prune dhe nje prokuror mafjoz nga Virxhinia per te mbuluar egzekutimin e kOSTA TREBICKES nga grupi CIFTELIA qe eshte zgjuar keto ditet e fundit prane cadres kriminale per kermen e rradhes..
        .
        Pra veprimet e “rruges elbasanit” dhe te atyre dipllomateve & strategeve ne amerike qe merren me shqiperine ne lidhje me :

        -Gerdecin
        -Fatmir Mediun
        -Shkelzen Berishen
        -Kosta Trebicken
        ect.
        .
        Nuk ndodhin as ne vendet e pushtuara dhe ne as kolonite me te pjerdhura te globit..por ndodhin ne Shqiperi qe Perendimi e trajton si Ferme e Kafsheve..
        .
        Nuk ka ndodhur ne historine boterore per te gjitha kohrat qe vrases te dokumentuar si Lul Berisha te vene bythen e tyre pikerisht
        ne vendin qe egzekutuan 4 kokpalare protestues dhe nje hordhi dipllomatesh dhe ambasadoresh &senatoresh jane vene ne rradhe
        para Lul Berishes per ta lutur me pegjergjerim:
        ………………….Ju lutem vrases i nderuar futu ne votime.
        .
        Qe do te thote se ai vend eshte me keq se i pushtuar…eshte i poshtruar deri ne palce…
        .
        Na pushtoi turku-italiani-gjermani ne kohe te ndryshme por asnje nga keta nuk na poshtroi ne kete mynyre si “miqte”tane
        qe po tolerojne ne menyre kriminale.. e perseris ne menyre kriminale Lul Berishen per vrasjet dhe tradhetite e dokumentuara nga vete ambasada amerikane qe eshte realisht “qeveria hije” q nga koha e fantazmes Edwin Rajerson..qe erdhi me ca elezbibere ne 1991 dhe mundi si kanibal nje komunizem te vdekur me kohe..
        .
        Eshte koha qe dipllomacia euro-amerikane ti kerkoi falje shqiptareve qe nga 2 prilli 1991 e deri te kjo cader e mallkuar qe eshte derivat i prillit te shkodres…jo vetem kaq por te kape prej veshi Lul berishen e tyre dhe ta heqe nga qarkullmi….
        .
        ne te kunderten shqiptaret ne vend te shprehjes Jezusi u ngjall.
        ..jashte deshires time do thone Enveri u ngjall..
        sepse e ngjallen realisht eurotllantiket
        duke toleruar njeriun me te urryer
        qe ka nxjerre shoqeria njerzore:
        GHOST OF VIQIDOL

  2. populli i thjeshte says:

    Me shkoqur nuk behet. Prej ngritjes te cadres eshte nje loje e piste e Metes dhe Berishes, Basha perdoret prej tyre si njeri pa personalitet dhe pa emer te vetin. Metes nuk po i dalin llogarite qe kish ber se ndryshe do kishte dal nga koalicioni duke rrezuar edhe qeverine. Presioni nderkombetare e mban Meten akoma ne vath se do i kish lene shenden Rames dhe “idealeve” per te ber shtet. E rendesishme eshte qe Rama te mos i jap Metes shkakun qe ai kerkon per tu larguar nga qeveria dhe kete ta shesi ne popull sic di ai, por akoma me e rendesishme eshte qe Rama te mos leshoj pushtet Metes per hir te te qenit bashke. Meta e di vete sa i vlen lekura pa PS, se e di qe populli e njeh si kryehajdut te Shqiperise. Biles ja kalon edhe Zenit.

    1. TEM kanceri i shqiperise says:

      O mero, O zgjebe, o gelbaza e gazetarise. e ke mbushur temen me lajme idjotike , fshatareske o pjelle e ndyre.i zhduke te gjitha ato tema qe i interesojne shqiptareve se i prishnin pune eproreve te ty o qen i Camerise..je race e keqe dhe te mallkofte zoti per te keqijat qe i servir shqiptareve ne kete leter higjenike TEMA, o rob shkerdhat..MA KE TULLEN SI BYTHA IME O KOKQEN I CMERISE..POR .te urren shqiptri o kolere..ti nuk e kupton…ato lek qe fiton ,ilace po zot…se pari te zhduket Koklopa, saliu me lulin pastaj ti , o plehre.

    2. Fshatari says:

      O Mero cfare analize eshte kjo ? ..e gjitha per te qetesuar PD ? Cfare kupton me zgjedhje te shendeteshme ?- qe PS te hyje e verme ne zgjedhje perballe gjithe hajduteve qe per fat te keq Jane shumice

  3. Alban says:

    Zoti Mero të informoj se koalicioni spo del dhe firma përsëri midis LSI dhe PS vetëm se mund të përdoret si mjet që PD të hyjë në zgjedhje. PS dhe LSI janë marrë vesh për hyrjen bashkë në zgjedhje. Po e thonë troç përditë dhe prapë gazetarët se besojnë. Ore ka mbaruar kjo punë dhe do jetë dhe PDIU. MOS U LODHNI ME IDE. NUK KA.

  4. Nari says:

    TANI, VETËM SKYPIONI MUND TA NXJERRË NGA ÇADRA BASHËN.!?
    POR SKYPIONI KA HUMBUR.!?
    THONË QË ËSHTË ME DIARRE!!?
    ZDËRLA,NË GJUHËN E POPULLIT.!
    (AI VETË DO TË THOSHTE QË :DHJET ,ÇDO 10 Minuta), POR UNË S’E THEM DOT .!
    SKYPION!!!! HELPPPPPPP. LULUSHJA JOTE?

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Do nderroj pak teme se boza e Partise se Derrave nje muhabet ka.. Shpresoj qe PS-ja te hedhi per kanditature Mimi Kodhelin per Presidente te Shqiperise..

  6. v says:

    Bla bla bla, bla bla bla.
    Ne duatr e shqiptareve eshte.

  7. ToniTR says:

    Luli nuk pyet per parti popullore te blera nga hashashi shqiptar. Se shpejti do krijohet nje grupim i ri partish europiane i perber nga PD, Omonia dhe partite radikale serbe dhe maqedonese. Kur kjo te ndodhi pastaj do qerrohen mire hesapet!

  8. bureto says:

    S’ke çfare i shton më ‘popullit te thjeshte’! Strumbullari i te keqes, te pakten prej korrikut 2016, eshte Ilir Meta, autori qe e solli punen e reformes ne drejtesi tek komisioni politik ad-hoc bipartizan per vetingun. Arsyet e verteta i di ai, por mekatet ia di mire dhe populli i thjeshte. Dhe jane pikerisht ato qe e trembin ate si djalli nga temjani. dmth vettingu. Por shpresojme qe shpejt do t’i çirret maska.

  9. nari says:

    Po ca humbisni kohen akoma me PD. Nuk mjafton koha e humbur qe PD i shkaktoi Shqiperise?!
    Ca kerkohet akoma per ta kuptuar se PD ka dale nga parlamenti vetem e vetem per te mos votuar Reformen ne Drejtesi , sepse perndryshe bie vete ne burg, sepse kane grabitur ne ate fare feje sa nuk ka gjyqtar qe ti shpetoje.
    Pastaj ede fakti qe nuk hyjne ne zgjedhje eshte nje zgjedhje e PD eshte nje gje krejt normale dhe nuk eshte ndonje tragjedi, dhe ne qofte eshte vetem per PD, por jo per opoziten pasi PD vlen si opozite deri me 18 Qershor , me pas eshte populli qe do te percaktoje opoziten qe fillon nga 19 qershori 2017 deri ne qershorin e 2021-it.

  10. kozmo says:

    Lulzimja e ngriti cadren, i dehur nga fitorja e Trump ,pasi Fatmir Mediu si republikan ,i premtoi qe tani kemi nje shanc te mire ne dore , per te permbysur Ramen . Fatmiri u nis ne ShBA ,ku beri disa takime me Republikanet me cash ne dore , ato parate i moren dhe Bashen e lane me gisht ne goje . Mbas ketin deshtimi spektakolare dhe nga Europa ,Basha po shpreson se mos Meta ,po j hyn ne cader per ti bashkuar dhe njehere sefdane meselene , por Meta ka filluar te beje lojra me Bashen .Keto premtime te Metes, kane bere qe Basha te mos bindet per mbylljen e cadres dhe regjistrimin ne kqz . ATA JANE ME SY DHE VESHE TEK META ,ASGJE NUK I KA MBETUR ME . POR META NUK ESHTE BUDALLA TE SHKOJ ME BASHEN , BASHA KA DY RRUGE OSE VETEVRASJE , OSE ZBYTHJE .

  11. ANA says:

    Kurrë mos hyfshin në zgjedhje.!
    Mos u a dëgjofshim zërin e ngjirrur,dhe mos u a
    pagshim sytë.!
    ZOTI QOFTË ME NE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje