Negociatorët që po përgatisin takimin e së martës në Tiranë, janë ende të paqartë për rezultatin e tij, ndërsa Lulzim Basha ka vendosur t’i presë ata në rrugë me goma makinash të ndezura dhe duke rrethuar Kryeministrinë. Gjithçka është një përgjigje paradhënie, për atë që ai pret të dëgjojë nga goja e tyre.
Por çfarë është duke ndodhur me qëndrimet e mëparshme të Berishës, i cili thoshte se bojkoti i zgjedhjeve është vetëvrasje, si dhe qëndrimet e disa prej figurave të tjera të PD, të cilat po ashtu konsiderojnë se mospjesmarrja mund të shkatërrojë PD-në?
E vërteta ëstë se çadra ka krijuar një mekanizëm censure ndaj figurave me identitet në Partinë Demokratike dhe ata kanë vendosur t’i hapin rrugë çdo opsioni të Bashës, duke ja lënë atij meritat dhe përgjegjësitë në rast dështimi. Kështu duket se po vepron Topalli, Bregu, Selami, Patozi, dhe zëra të tjerë që kanë një identitet politik në Partinë Demokratike.
Por duket se lojën më të pisët po e luan Sali Berisha. Ai po paraqitet më i moderuar se Basha tek ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe i hapur për zgjidhje, ndërkohë që Basha forcon gjuhën e rrugës dhe po provon të bëhet “gangëster lagjeje”, tani që po kalon gjysmën e jetës.
Duke lëshuar Bashën si radikal sokakëve, dhe duke bërë rolin e njeriut me të cilin mund të bisedohet, Sali Berisha duket se po e përdor gjithë këtë krizë artificiale, për t’u faktorizuar dhe për të qenë interlokutori i vetëm me faktorin ndërkombëtar. Ai po mban të hapur dialogun me diplomatët dhe bën sikur po vret mendjen, se si mund të dilet nga kjo situatë.
I gjithë ky mekanizëm është një skemë tipike e tij, për të hedhur në betejë Lulzim Bashën dhe për të qenë vet epiqendra e zgjidhjes së krizës.
Kështu që, gjithë ndërmjetësit ndërkombëtarë, tashmë po shkojnë tek Berisha, jo si në rastin e reformës në drejtësi, kur Basha u thoshte “flisni me atë, se unë jam dakord”, por në verisionin e kundërt. Tani është Berisha ai që u thotë “flisni me Bashën, se unë jam dakord”.
Ky shkëmbim pozicionesh, në fakt është thjesht taktikë, pasi produkti është i njëjtë. Ai po përpiqet të djegë PD-në, ta mbajë larg zgjedhjeve dhe të përpiqet të sabotojë reformën në drejtësi, duke përodrur Bashën si radikal, nëse Perëndimi nuk troket në zyrën e tij.
Në të njëjtën kohë, ai rikthehet sërish në qendër të vëmendjes së ndërkombëtarëve, si faktor politik që mund t’i shpëtojë ata nga një “kalama i keq”, vetëm dy muaj para zgjedhjeve.
Kështu si po shkon puna, e marta do të jetë një “ditë e zezë për PD”, por Berisha do t’u japë atyre fjalën pasi t’i lënë dokumentin në tavolinë, se “do të bëjë diçka deri në datën 29, që PD të futet në zgjedhje”. Dhe në shkëmbim të kësaj, ata duhet të ofrojnë disa pazare për të, sidomos lidhur me garancitë që ai kërkon për të mos u prekur nga drejtësia pas zgjedhjeve.
Një diplomat i lart perëndimor në Tiranë, thotë se Berisha ka kërkuar përmes të tretëve garanci të tilla edhe gjatë procesit të reformës, por nuk ka pasur përgjigje. Tani duket se Berisha pret një përgjigje, për atë çfarë ka kërkuar. Dhe në shkëmbim të saj, ai mund të bëhet shpëtimtari i tyre.
Nëse ndodh kjo, Berisha do të jetë pëfituesi i meritave dhe ndoshta dhe garancive, ndërsa Basha ka përfituar së paku sjelljen e tij prej “laci lagjesh”, të sharrat banale dhe kërcënimet fizike ndaj kundërshtarëve. Nuk janë pak për moshën që ka.
Njeriu që po pret pazarain e Perëndimit, nuk është ai. Nuk është as PD. Ai është Sali Berisha. Dhe nuk pret pazarin për PD, por mbi të gjitha për veten.
Ja cfare i prete ….
Berisha, Meta, Basha, Edi me shak burgu eshte pak….litare dhe zvarre e kane Hake..
Qytetaret Shqiptare gati jo per te rrembyer armet si 97-te… Por per te rrembyer C’dogje…se nuk kane cfare humbasin, ata te uritur do t’u turret miliardereve-hajdut, gjyqetarve, prokurorve, deputetve, ministrave, vilave super “Luksoze”, pallatet shum katesh, parate e fshehura neper gropa, ne murret e vilave e te pallateve….
Shume kontradiktor zoti Mero ne kete editorial………………
.
Kam pershtypjen se eshte Berishorri qe I ka ne dore te pakten 15 dipllomate-senatore-kongresmene dhe ndonje “burre shteti” dhe mund ti rrjeshtoj emrat e tyre qe jane marre qe me floririn e Londres-gjysem miljardi te rruges kombit-miljardat e gerdecit-kapari 85 miljon I albetrolit…e deri te pagesa e mafjozit prokuror te virxhinias qe mbuloi vrasjen e Kosta trebickes…
.
Nqs se do fusim nje autobus me senatore amerikane te Fatmir Mediut dhe nje skuader futbolli me politikane te larte qe lobiste greke ne Washington cuditerish miq per koke te Lulit dhe Luse..nuk eshte veshteri te kuptohet qe nga vetingu-dekriminalizimi dhe kjo cadra monster eshte nje loje e felliqur e miqve tane (dirty job)
..
Mjafton te lexoni qendrimet monstruoze dhe antishqiptare te :
ilir metes
koqo kokdhima
luan rama (kryemostra e LSI)
ben blushi
andi bushati
fatos lubonja
ylli manjani
blendi fejzi toptani
etj etj
kuptohet qe ka nje plan te mirefillte te detajuar me saktesine e 2 prillit 1991 e te rreZohet Rama dhe te vije DEVILI SALI & DJALLI LUL
.
Ky nekrofil nga lugu i zi i tropojes po perdor skenarin e 2 prillit 1991 ne Shkoder,ne pucin e shtetit 14 shtator 1998 dhe ne masakren e 21 janarit 2011 ky pasi urdheroi vrasjen e tyre pasi demonstrate kishte mbaruar me djallezi deklaroi se te vraret ishin qelluar nga afer per t’ja lene dobicin ne dere Rames.U pregatiten mjeket e spitalit ushtarak qe e pohuan se ishin vrare nga afer.Doli video e A.Hoxhes qe detyroi drakulen e tropojes te kaloi ne planin B ku duek patur ne krah emruesit e Arvizuse shpartalloi presidentin HORR,prokuroren LAVIRE,kryeshikashin PUCIST dhe kryeopozitarin KRIMINEL. nuk mjaftoi kjo por perdhosi dhe ekspetizat e SHBA qe ndihmuan me FBI per te gjetur vrasesit fizike.Nuk po merret vesh se nga po I vijne plumbat kombit shqiptar po kjo qe po ndodh midis Podestave te amerikes dhe kriminelit berishe duhet me ju lut zotit QE TE NA RUAJE NGA MIQTE SE NGA ARMIQTE RUHEMI VETE vetem nqs se do analizojme dy sjelljet e ndryshme te dipllomacise amerikane ne rastin e 14 shtatorit 1998 dhe 21 janarit 2011 duket hapur se koka e berishes do ruhet nga ato se eshte me “e cmueshme” se dhe e 10 miljon shqiptareve qe eshte nje e vertete e hidhur per ta besuar.Cfare e dallon 14 shtatorin me 21 janarin ???????????????????????????????????????????????????
1. Grushti i shtetit te organizuar nga Berisha ne vitin 1998 ishte i paralajmeruar.Ai pate deklaruar dy jave me pare TEKSTUALISHTE KESHTU. Neve do te protestojme.Ndofta ndonje nga ne edhe do te vritemi pore nuk prish pune se ne se vritemi do te bjere qeveria dhe do te “shpetojme” nga qeveria socialiste.
1.1. Edi Rama nuk ka deklaruar se do te vritemi dhe se nga kjo vrasje do te bjere qeveria e PD-se.Pra nuk ka patur nje version te tille.
================================================
2. Ne demonstraten e organizuar nga Berisha me rastin e vrasjes se Azem Hajdarit ku kryeministrise i ra me arkivolin e te ndjerit Azem Hajdarit ,deres se kryeministrise dhe e lane kufomen mu ne mes te bulevardit deshmoret e kombit dhe ju turren institucioneve.
2.2. Edi Rama nuk pati asnje arkivol ne krahe per ta perdorur per te pushtuar institucinet.Kete edhe perse ka patur raste per ta beri mjafton te permendim gerdecin ku munde te rreshtoheshin 26 kufome ne bulevardin deshmoret e kombit pore PS dhe Edi rama kurr nuk e kane perdorur kufomen per realizuar marrjen e pushtetit ashtu siq e beri Berisha dhe klani i tije. Pra edhe sot pas vrasjeve qe beri Berisha opozita nuk manifestoj me arkuvola ne krahe siq beri Berisha. Pra edhe ketu nuk kemi vije paralele ne mes Rames dhe Berishes.
=================================================
3. Ne demonstratat e organizuera nga berisha per marrjen e pushtetit ishin te mobilizuar me mijra kosovare te cilet benin pjes ne Farkun e Kosoves dhe qe ushqeheshin ne Tirane.
3.3 Ne demonstraten e organizuar me 21 Janar 2011 nuk ka patur asnje kosovare pjhesmarres ne demonstrate.
=================================================
4. Ne demonstraten e organizuar nga Berisha demonstruesit ishin te armatosur me automatike dhe mjete te tjera luftarake. Ne kete demonstrate u vune ne funksionim edhe tanket ku u gjende ne tanke edhe ish ministri i mbrojtjes se Kosoves Ahmet Krasniqi.
4.4. Ne demonstraten e paqesore te organizuar nga Edi Rama dhe opozita e Bashkuar nuk ka patur asnje arme te lehte dhe te renda, madje asnje mjet i rende luftarak siq kishte Berisha ne vitin 1998. Berisha edhe perse ka proklamuar se demonstruesit ishin te armatosur deri tani asnje organ hetimor nuk ka dhen asnje fakte per keto.Pra Berisha eshte i sfiduar tersishte nuk ishte puq pore demonstrat paqesore dhe dinjitoze.
=================================================
5. Demonstratat e puqit te organizuar nga Berisha ne vitin 1998 pushtuan kryeministrin, parlamentin, RTSH duke thyer e bastisur gjithçka qe kishte. Pra Berisha i pushtoj por u terhoq se bota e qyteruar nuk e njohu grushtin e shtetit.
5.5 Edi Rama nuk pushtoj asnje institucion.Demonstruesit ishin te edukuar dhe dini mire se nuk ishte qellim pushtimi i instituciuoneve dhe as i qeverise. Por ishte protest paqesore kunder korrupsionit, kunder dhunes shterore, kunder vjedhjes se votave kunder qendrimit ndaj viktimave te gerdecit etj. Pra edhe ketu nuk munde te krahasohet demonstrata paqesore me grushtin puqiste te organizuar nga Brishe ne vitin 1998.
=================================================
epilog
Nuk kam asnje emocjon si do shkoje pune me tej ne Shqiperi sepse e konsideroj ate vend te vdekur klinikisht.
.
Por eshte e ditur per shqiptaret e ndershem se Berishori pas gerdecit dhe sidomos pas 21 janarit nuk eshte problem I shqiperise por I euroatllantikeve me ameriken ne krye.
.
TOLERIMI I denueshem qe po I ben Amerika dhe Europa dyshes kriminale 2B te pakten 10 vitet e fundit nuk ka ndodhur as ne kolonite klasike dhe as ne vendet e pushtuara.
.
Prandaj dhe ardhja e ketyre Europjaneve te marten ne nje kohe qe kamikazi Lul ka “heque nga siguresa granaten” eshte nje loje e ndyre “madei in 2 prilli 1991” e miqve tane qe bene skenarin atehere dhe po e bejne dhe sot..jane po ato regjizore dhe po ato aktore te fshehur nen masken e kanibalit antikomunist qe u bene 100000 here me te zinj se vete komunizmi..ky eshte naziberishizmi dhe lul bashizmi ..
Titulli me i sakte:
Perendimi po pret pazarin e Serberishes….
Ja cfare i prete ….
Berisha, Meta, Basha, Edi me shak burgu eshte pak….litare dhe zvarre e kane Hake..
Qytetaret Shqiptare gati jo per te rrembyer armet si 97-te… Por per te rrembyer C’dogje…se nuk kane cfare humbasin, ata te uritur do t’u turret miliardereve-hajdut, gjyqetarve, prokurorve, deputetve, ministrave, vilave super “Luksoze”, pallatet shum katesh, parate e fshehura neper gropa, ne murret e vilave e te pallateve….
Cfare thoni Ju komentus …?
Nese ka ndonje njeri ne kete bote qe e njeh deri ne qelize Sali Ramë Berishen, ai eshte Mero Baze!
Si,,., qysh…, tek…, eshte puna e tyre.
Faleminderit per kete informim (mendoj) shume te sakt.
TI JAPESH GARANCIT BERISHES ESHTE E BARABARTE ME AZGJESIMIN E REFORMES.
po dhane garanci per te, dmth krimin lapidar, athere kot behet dhe reforma…. vazhdojme me rremujen tone se ku i dihet vjen puna dhe jep cdonjeri llogari sic ndodhi pas krizes se piramidave por qe shpikem amnistine dhe qeverine koti Fino qe hodhen lumin maskarenjte.
Shqiptaret nuk e meritojne kete…. nese perseri ne parlament jane keto figura, te shpetuara nga marifete te ndyra dhe pazare per mos denimin e tyre per te gjithe te poshtersite qe i kane bere ketij vendi , kjo eshte e papranueshme dhe Shqiperia nuk e meriton pas kaq e kaq vuajtjesh e sakrificash, aq me pak shqiptaret
Kushdo qe ben negocime , kete nuk duhet ta harroje
Shqiperia behet me e mire pa keta politikane te ndyre
ASGJE NUK NDODH , BASHA NUK TERHIQET , ESHTE ME NAMUZ . PRANON VETEVRASJEN.
FANTAZIA E MEROS , KETE HERE NUK DO TE QELLOJE NE SHENJESTER .
Ne te njejtin pozicio eshte dhe kryehajduti Ilir Meta prandaj kerkon te behet kryeminister per ti treguar botes qe ai eshte 1 per rregull dhe drejtesi. Pika qe si bie atij vendi. PD do te hyje ne zgjedhje ,vetem n.q.s LSI do te premtoj kualicion pas zgjethor.
Ndersa une mendoi se nuk mund te behen kompromise te tilla me nderkombetaret, sidomos ne keto procese qe i udheheq Amerikani, kame pershtypjen qe do dali ndonje parti e ketij grupimi te cadres qe do hyj ne zgjedhje si puna e Agron Dukes, pastai mund te shkeputen edhe deputet te vecant si p.sh; Selami, Bregu, Topalli e tje.
BASHA NE BURG DHE BERISHA NE LITAR…///
Cfare thua more Mero? Do vijne nderkombetaret te kerkojne garanci per Berishen per te mos e denuar, ne menyre qe ai te futet ne zgjedhje. Po kurr ore te mos hyje ne zgjedhje. Madje do t’i bente nje sherbim te madh ketij populli nese do te rrije si laro rrugeve.
Berisha nuk ka shpetim. Perendimi nuk ka per te fall asnje perfshi Berishen. Sepse Berisha eshte ne sherbime te te tjjereve perfshi mafjen. Por perendimi eshte lodh me Berishen, ai ka vrare dhe I ka genjyer. Ata Kane regjistrimet e bemave te Berishes dhe dosja e tij eshte plot. Shqiperia per perendimin eshte me e rendesishme se Berisha, aktualisht nje lojtarr I djegur.
Ne po jetojme historine e reformimit qilizme ne drejtesi,,,perfundimi I se ciles mbyll tranzicionin rraskapites per Popullin Shqiptar.
Historia e pazareve,ne kurriz te nderit ardhmerise dhe xhepit te shqiptareve, eshte mbyllur perfundimisht prej verdiktit te shenjteruar te 23 qershorit 2013-te,pa mundesi riciklimi.Me I sigurti per kete eshte kryeplaku I ndekryer shqup-s.
kete pune ja kane lene ne dore Verit te 21-it. Ai eshte zot ai vendos..
undefined