Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka njohur sonte në mbrëmje drejtpërdrejtë, opinonet e presidentit të Partive Popullore Europiane, Jozef Daul, si dhe komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, mbi pasojat që do të ketë Partia Demokratike në rast se nuk i jep fund bojkotit të zgjedhjeve dhe parlamentit. Ata e kanë bërë të qartë se përgjegjës për këto çështje do të jetë Lulzim Basha, i cili do të marrë përgjegjësi personale, si për bojkotin, ashtu dhe nëse do të ketë dhe aktin më të vogël të dhunës kundër zgjedhjeve.
Më tej, video-konferenca ka vazhduar dhe me arsyetimin që Basha ka bërë, përse nuk e ka pranuar marrëveshjen e 25 prillit, pasi sipas tij, nuk kishte kohën e mjaftueshme ta mendonte dhe se do të shikojë mundësinë të hyjë në zgjedhje.
Por, përtej rreziqeve që parashikojnë përfaqësuesit e së djathtës europiane dhe komisionerit për Zgjerim, një bojkot i Partisë Demokratike në këto zgjedhje, nuk është më një kosto politike, por dhe një krim politik mbi të ardhmen elektorale të Partisë Demokratike, e cila mund të shkrihet pas kësaj.
Një nga gjërat që ka vuajtur Partia Demokratike pas vitit 1998, ishte bojkoti i referendumit për Kushtetutën. Bojkoti identifikoi trupën votuese të Partisë Demokratike dhe në atë kohë, Kastriot Islami, i cili merrej me çështjet elektorale në qeverinë Nano, hartoi një “data baze” të votuesit të mundshëm të PD-së, bazuar tek bojkoti i referendumit, dhe duke i krahasur të dhënat me zgjedhjet e mëparshme për të identifikuar këtë trup votuese si trup armike, duke e shpërndarë në listat e vitit 2000 dhe 2001, jashtë qendrave të veta të votimit.
Ata që mbajnë mend zgjedhjet e vitit 2000 dhe 2001, e mbajnë mend se si gruaja votonte në Selitë, burri në Kinostudio dhe vjehrra në Laprak, nëse ishin të PD-së dhe kishin bojkotuar referendumin. Strategjia e Kastriot Islamit në atë kohë funksionoi dhe PD e vuajti gjatë pasojën e atij bojkoti.
Nëse ajo do të bojkotojë këto zgjedhje, identifikimi i trupës së re votuese të PD, do të jetë dhe më i lehtë, pasi e krahason atë me vitin 2015 dhe 2013 dhe i afrohesh shumë të vërtetës, duke përjashtuar ata që janë jashtë e nuk votojnë asnjëherë. Kjo do ta bëjë atë një objekt të manipulueshëm elektoral nën presion nga kundërshtarët.
Një tjetër gjëmë që mund t’i ndodhë PD dhe elektoratit të saj nga bojkoti, është se mungesa në votime, do të rrisë shanset e partive të vogla, të cilat do ta fitojnë një deputet me shumë më pak vota, sa do t’u duheshin nëse dalin të gjithë në zgjedhje. Dhe kjo do të krijojë një traditë të tradhtisë së votës brenda së djathtës dhe do të dobësojë shanset elektorale në të ardhmen.
Nga ana tjetër, duhet parë dhe mënyra se si do të sillet votuesi i PD, që është ende në administratën e shtetit. Sipas të dhënave, rreth 70 përqind e administratës së shtetit është ajo që ka qenë dhe në kohë të Berishës, dhe në shumicë kjo është me njerëz që votojnë PD.
Këta votues të PD, që janë ende në punë shteti, janë të detyruar të shkojnë të votojnë, pasi identifikohen si njerëz të PD nëse nuk shkojnë, dhe mund të kenë pasoja politike. Shkuarja e tyre tek kutia e votimit do të jetë një votë për partitë e vogla, ose dikë që ata mendojnë se është më afër PD, si LSI, FRD apo PDIU.
Edhe kjo do jetë një shkërmoqje tjetër e fortë për PD dhe një humbje e terrenit të saj tek elektorati në një mënyrë afatgjate.
Por mbi të gjitha, PD rrezikon të zhbëhet nga bojkoti dhe për shkak të krizës me të cilën mnd të përballet lidershipi i Lulzim Bashës pas bojkotit, kur ai të mos ketë më këtë autoritet që ka mbi grupin parlamentar, për shkak të presionit të listës. Pas 18 qershorit, ata janë të gjithë të humbur dhe Basha nuk është më njeriu që mund të vendosë disiplinën në parti. Ai është lideri i anatemuar nga Perëndimi, i izoluar nga PPE, nga Brukseli dhe Uashingtoni dhe është nejriu që nuk e ringre dot më PD në këmbë. Përpjekjet e Berishës për ta mbajtur atë me zor, do të jenë fundi i PD.
Dhe ky është një cikël normal i krizës së shpërbërjes që duhet të pësojë Partia Demokratike. Simotrat e saj në lindje janë zhbërë me kohë, dhe shumica e tyre nga arsye të tilla të forta elektorale. Më pas janë ribërë me emra të tjerë dhe lider të rinj. Askush të mos çuditet se si mund të zhbëhet një parti, kur është zhbërë partia e Les Valesës në Poloni, e Kostandieskut në Rumani, e Zhelevit në Bullgari, e Arpad Gonz në Hungari, simotra e saj çeke dhe sllovake etj.
Partia Demokratike ka shansin e fundit të mbijetojë pa u reformuar dhe të korrigjohet rrugës, ose të qëndrojë jashtë, të ribëhet dhe ta nisë nga e para. Në vend të Republikës së vjetër, Basha rrezikon të shembë Partinë e vjetër të Berishës, natyrisht me paaftësinë e tij. Dhe pastaj do t’i hapet realisht rruga jo Republikës së re, por një Partie të re të Republikës.
Dhe shembja e kesaj bande fashiste thoni se do te na dhimbset ?
Aman dhe kur ?
Fitore me e madhe per popullin shqiptar ,nuk munde te kete ,se sa zhdukja e antishqiptareve .
Berishbashet e dijne mire se si do te flet 29 qershori.
Ata kane vendosur ta gjakosin Shqiperine dhe ta kthejne ne piken zero demokracine!
Ata iu bashkangjiten kordonit roso-serbo-greko-maqedonas!!!!!!!!
Nuk ka rruge tjeter pos populli t’iu jep shuplaka, shqelma, grushta dhe KO ketyre shkatrrimtareve te se ardhmes shqiptare.
Aman ore Mero, ketyre te PD-se ju ka ardhur dite te shperbehen, me tere ato krime mbi kurriz te kesaj partie qe kane ndodhur ne kat 26 vite, kjo ka qendruar shume ne kembe, leri te shprbehen, mos i meso se cfare duhet te rigjenerohen, Basha ne cfardo menyre te bej tani e tutje eshte i humbur, te marr gruan dhe te shkoj ne Hollande, te haje parate qe ka vjedhur, berisha te mbetet ne vetmine e tij, te shpresojme te futet ne ndonje cmendine, ky do jete fundi i kesaj dysheje, dhe qe zoti e desh ta benin me doren e tyre varrin e tyre,
ÇUNA !!! SKYPIONIII!!
KA SHKUAR NË DREJTIM TË PA DITUR,!
E LA NË BALTË LULUSHIN.!
KUR JU THOJA UNË QË SKYPIONI ËSHTË SPIUN I
BASHËS ,S’BESONIT JU ,!
AS LULUSHI S’MË BESOI !
TË HAJË NJË MUT ,NASHI!!?????
Rruges u shkrime se qeshuri me shakate e kripura te Hahnit.
Por kur pa cadren e Lulit, Hahni u vrenjt. Luli akoma nuk e kishte prishur cadren.
“Te hiqet” – tha Hahni dhe gazi u kthye ne mort sepse PD ne ate cast e hoqen nga PPE.
Ha ha ha. I madh.
Bukur
LUL SALI I NENES…
KE TE QAJE ME PARE !?
– Nga Alban Dega. Nju Jork
Lul Sali nenes
Ke te qaj me pare
Lul Xen Gerdecin !?
A cadren e care!?
Mushamaja grisur
I kercasin trare
Themelet i tunden
Mbi gjak te pathare!
Kulmin ne Gerdec
Rrenjet 21 janar !
Banda ne panik
Duart me gjak lare
Zeri u eshte cjerre
Mbi te hapur varre!
Kurr nuk ka mbetur
Gjak i dlire pa marre!
Ameriken kunder
E Evropen mbare
Nuk po u ngelet askush
As per tu qare !
Cadra juaj e krimit
Po u behet varre!
NJE PARTI QE ZGJEDH KRYETARIN ME PISTOLETE HAJDARI
PERFUNDON SE EME E ZEQOS SIPER NJE MULLARI!
Jo Mero, e ke gabim. Eshte Berisha qe do te shkrihet PD. Ai nuk e fut PD ne zgjedhje pasi do te urdheroj te gjithe strukturat e PD te votojne ne bllok per LSI. Keshtu ploteson deri ne fund porosine e shokut Ramiz qe ne fund te mbeten vetem dy parti te majta ne skenen politike shqiptare. Urrejtja e Berishes per te djathten tradicionale ne kete vend eshte e pashembullt. Presidentin Berisha e mori. Tani do beje gjithcka qe LSI te dale mbi PS. Pas kesaj ai qeron pengesen me te madhe te qellimit te tij, Edi Ramen.
sali mutin e pret burgu,por edhe nqse votohet per LSI ,gje qe nuk bene vaki,PS do jete fituese.Per mendimin tim PS nuk duhet te bej koalicion parazgjedhor por pas zhjedhor.Ky eshte fundi i saliut dhe i te pjelleve te tij.Qeni kur permjere ne xhami i vjen ngordhja.Pra per saliun ka ardhur ngordhja.
Pse PD eshte e ‘djathte’?
Ajo eshte e njejta corbe qe u gatua me kujdes nga Ramizi.
Ju lutem, mos beni shaka pa lezet!
Se cfare eshte PD-ja, zoteri, sot e dine sic thuhet ‘qen e gomare”. Por problemi qendron se jane nja 20-30% qe nuk ja te majte dhe votojne per PD si e vetmja alternative per ta per te ngrene nje cope kothere buke. Berisha do qe t’ju heq edhe kete mundesi per te rrojtur. Ate qe eshte apo nuk eshte PD parti e djathte ma tregon shkoqur Kastriot Islami mua. Ndaj kot mundohesh “me lezet” te besh shaka.
Vari i vetvrasit behej,sipas zakoneve,ne nje udhekryq.Nuk ka gjyq tjeter.
Nje parti qe ishte protagoniste e shkaterrimit te Shqiperise nuk mund te quhet as e re as e vjeter.PD qe ne lndje eshte konceptuar ,organizuar dhe drjtuar si nje force shkaterruese .Natyrisht ne vitet e para te pluralizmit kete e nxiste perendimi ,nga frika e rikthimit te komunizmit .Praktikisht perendimi as nuk parashikoi dhe as nuk e kuptoi se perse sistemi i socializmit real u shemb…Dhe te gjendur ne befasi ,vazhdonin luften me mullinjte e eres ,pavaresisht se rikthimi ishte i pamundur …Por shumica e elitave te reja ne vendet lindore e moren situaten ne dore ,ruajten bazat e struktures prodhuese ,ruajten inteligjencen teknike ,prodhuese ,shkollat me tradite…Si rrjedhim kapitalet e lira vershuan dhe ndikuan ne modernizimin e shpejte te industrise ,krijimin e klases punedhenese dhe ruajtjen e punesimit ne mase te konsiderueshme.
Vetem Shqiperia zbatoi teorine e rifillimit nga zero,nje teori kriminale e ushqyer nga lobi sebo..greko amerikan.
Dhe kete e realizoi Berisha me veprimtari shkaterrimtare dhe Nano me mosveprim kriminal .
Pas 27 vitesh perendimi ,sidomos e djathta e qendres gjermane,qe praktikisht eshte me e majte se Rama..vendosi te nderhyje fort ne ceshtjen shqiptare .Dhe duke bere nje analize kritike ,arriti ne perfundimin se Rama ndoshta eshte personi qe mund ta nxirrte vendin nga llumi i anarko orientalizmit berishian ,te rikrijonte kornizen e nje shteti modern ,duke terhequr keshtu ne nete menyre pas vehtes edhe shqiptaret e tjere te Ballkanit..Ketu jane interesat e perendimit ,ne perplasjen gjeopolitike qe po behet gjithnje me e forte me ridaljen e Rusise ne skenen politike boterore .Gjermanet e dine mire se i vetmi popull indipendent qe nuk ka lidhje me interesat ruse jane shqiptaret .Te gjithe te tjeret ,pavaresisht momenteve ,ne nje menyre apo tjetren jane te lidhur me Rusine ,apo i kane edhe borxhe historike ,nderkohe qe ne cdo perplasje ballkanike ,Rusia mban anen e kundershtareve te shqiptareve ,deri edhe ne çeshtje te rendomta.E pra ,ne kete kuader PD eshte plotesisht jashte loje ,me lidership 27 vjecar te konsumuar ,te inkriminuar ,te lidhur me fijet me te zeza te korrupsionit dhe mafias ,Europa ka interesa te kunderta me PD ..prandaj edhe deklarata se zgjedhjet do te njihen ,me apo PD ,se cdo tentative dhune do te sjelle masa te renda ndaj titullareve te PD ..jane kembana te forta dhe pjesa me e emancipuar e PD e ka kuptuar…Ne fund te fundit e djathta europiane i ka te gjitha mjetet qe brenda nje kohe te shkurter te riorganizoje nje te djathte moderne edhe ne Shqiperi..Ndoshta me se fundi edhe punedhenesit shqiptare do te dalin nga gjumi i gjate qe i ka zene dhe do te kontriubojne ne rigjallerimin e te djathtes moderne..Kjo do te ishte me te vertete krahu tjeter i Republikes se re..
Hej ,Quna!
Qar bohet anej nga Qadra?
Po bie Qi??☔️☔️☔️☔️☔️??
Shume e bukur
Çdo gje mund te ndodhe. Jemi ne fushen e amendesimeve.Mund te ndodhi qe PD se bashku me veten te mari ne trasformimin e saj edhe PS plus te tjerave. Mund te ndodhi qe kjo klase politike te zhduket nga skena se bashku me lekejt e perfituesit e saj.Çdo gje mund te ndodhe. E sigurte eshte qe ky popull eshte i pakenaqur me kete klase politke.
Skypion, ku je Skypion se PD te kerkon. Eja Skypion, eja se kemi nevoje per ndonje analize!
Pershendetje LLuma!
Nuk komentoj te portale komunistesh si ky(po e fshite, me mire akoma), por po verej qe ne portale te tjera ka debat dhe barazpeshe komentuesish, ne ide dhe drejtime. Ketu qenkan mbledhur te gjithe llumat e rilindjes. Bravo! Mero Baze…… s’po gjej fjale…
nje mesazh modest per komentuesin “antikomunisti”
.
dukesh qe je kamikaz i portaleve te xen sali karuduzit dhe nuk ka nevoje per koment
.
merre vesh ti dhe gjithe porno-cadristet
.
e vetmja familje ne gjithe vendet lindore qe kishte DY SEKRETARE PARTIE ishte ajo e berishajve:
SALI BIRISHA ….SEKRETAR PARTIE NE FAKULTETIN E MJEKESISE
SELIM BERISHA..SEKRETAR PARTIE I SHKOLLAVE TE TROPOJES .
.
E VETMJA MERITE E SALI KOMUNISTIT ESHTE SE NGA ENVERIST ESHTE BERE ELEZBIBERIST.
..
ELEZBIBERIZMI ESHTE ME I KEQ SE NACERTANIA SERBE DHE MEGALIDHEJA GREKE..SE SHKATERROI SHQIPERINE
NEN MASKEN E LUFTES KUNDER KOMUNIZMIT..
.
JA SI I KENDON POPULLI I TROPOJES “ANTIKAMUNSTIT SALI BISHA:
Ku e ke djalin nene Jovanka ?
Ne Tirane, tek Sllobodanka,
do me u kthy dhendrri n’pushtet
Tash do te dalim n’selamet.
Dobro doshli, daj Fazllici !
E uron Shkelzen-o-vici
Zdravo unuka Argite !
Te gezojme qe erdh kjo dite !
Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
Pare t’pista, prona, tendera,
Me rrite normen e fitimit,
Jem bashkue me boten e krimit.
2.
Babe Salihi jep udhezimet,
Si me i shtue superfitimet:
“Gjithsecili ne klanin tonë,
T’angazhohet ne korrupsion !”
Ne mandat te pare si president,
Jam tregu koqe, pa mend,
Me duket vetja anormal,
Pse nuk vuna kapital !
Eshte momenti te fitojme sot,
Vitet qe na iken kot,
Due me u ba pasanik,
Me jetue si sheik!!
Objektiv i madh per mu:
Keto milionat me i fitu
Si ti fusim ne xhepin tone,
Ka metoda ti pastrojme.
Arme, droge e kontrabande,
Jane per burrat: pune e rande,
Ketu, Argite mos i fut hundet,
Kem Shkelzenin per kesi punesh.
More Shkelzen, t’ka baba trim,
Je i lind per demontim,
Ti Argita, bija ime,
Fokusou n’ privatizime.
Sokoleshe, ti moj malesore,
Na e hap studion ligjore,
Gjithe projektet qe ka shteti,
Do i perlajme t’ tana per vedi.
Ç’fare ka prona ky milet,
Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
Turru pra, ti moj azgane,
Me i kalu n’llogarine tane.
Thuri planet me ngadale,
Futju bregdetit me radhe,
Nga Ksamili ne Velipoje
S’leme parcele te na shpetoje !
Ty Jamarber t’kam si djale
T’i zaptosh tokat ne Jale
Per Zenin kam tjeter plan
Jane dy mije hektare ne Seman
Nuk na vjen me fati ne dere,
Ta shfrytezojme per te fundit here,
Te mos mbese aset pa shit,
Te mos leme prone pa grabit.
Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
Do ta shtyj ne maksimum.
Po te na bajne neve anetar,
S’mund te vjedhim si me pare.
Do veme kapital pa mase,
Do fitojme para me thase,
Me i pastrue sipas ligjit,
Kemi firmat e Fazllicit.
Shkina ime, moj Argite,
Mire i “qan” keto “sukses fite”
Çdo projekt qe konsulton,
Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
Nga qe pronat ke synim,
Po te jap mendimin tim:
Toke me çmim “badiava”
Veç n’ Porto Romano ka.
Jane pronare ca katundare,
I genjejme me pak dollare.
Bejme nje Vendim historik:
E kthejme n’ Park Energjetik.
Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
Rritet çmimi 300 here !!
Sa firmos nje V.K.M.
Pare te madhe fitojme ne !!
Shkelzeno, qepju Gerdecit,
Eshte mbreti i biznesit.
Gjithe mafjozat ma t’nderu
N’trafik armesh jane perqendru.
Eshte biznes fantastik !
Demontim dhe trafik.
Do ta bejme ne menyra te fshehta,
T’ mos leme gjurme ne evidenca.
Trafikojme edhe raketa,
Sa te doje Al-Qaida.
Ne rruge sekrete permes Çadit,
I çojme arme edhe Xhihadit.
Nuk na duhen ne uzinat,
Fillo, e ngre llamarinat.
Perdor mjetet e ushtrise,
Ke dhe çiken e Farise.
Kam mendu per proceduren,
Gati ke infrastrukturen.
Alibe e Aldo Bumçe,
I ke vartes n’ grupin e punes.
Mos humb kohen me liçencat,
Ti jep baba kompetencat.
Qeveria, perfshi mua,
Do te jete nen urdherat tua !!
Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
Veç me mbush thaset me dollare,
Non-stop, n’supervizion,
Baxhanakut i takon.
Per fitimin maksimal,
Nuk njoh ligj, as moral,
Puna del me leverdi
Kur shfrytezohen gra e femi.
Keto jane pune qe leverdisin,
Pasunohemi me tane fisin,
Fitim te tille nuk ka pare bota,
Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
3.
Kam kerkese nga njerzt e grues:
T’u jap serbve akses n’Durres.
Kam mendue qe per Serbine
Te baj aksin Laç-Morine!!
Kosovaret nuk i due hiç,
Sepse jane anti-Fazlliç.
Çmendurisht une kam dashni,
N’dajallaret e femijve t’mi.
Rruga qe i sherben vatanit,
Do kalonte grykes Komanit.
Ky opsion nuk me pelqen:
Me demton si biznesmen.
Une nuk jam aq rrote budalli
Me e ndertu nga thote Topalli.
Rruga bregut lumit Drin,
Le pa pune tragetin tim.
Jam i lute prej Erdoganit,
T’kaloje rruga bregut Fanit.
Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
Pra, Kosova eshte sebepi,
Perfitues jane turku e serbi.
Do ta haje buxheti i shtetit,
Edhe xhepat e miletit.
Nga miliardat qe do hedh,
Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
Jemi te “ndershem” ne publik,
Eshte projekt patriotik !!
Do ta nisim me nxitim,
Pa projekt e preventiv,
Keshtu nuk kapet abuzimi,
N’xhepat tane shtohet fitimi.
Gropes se zeze te korrupsionit,
I veme emrin “Rruga e Kombit”
Se ky popull eshte i trashe,
E ha sapun per djathe.
Keshtu, per dite vjedhim miliona,
Me parullen: “rrofte Kosova”.
Plan biznesi me te mire s’ ka,
Miliardere ka me na ba!!
Eshte projekt qe suporton,
Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
I mashtrojme dhe per fushate.
Une jam Sale talebani,
Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
Me sebep te inagurimit,
Dy dite para votimit !!
(Dasem te madhe do te banim,
Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
Po u ba ndonje padi,
E dergojme Sollakun n’shpi.
Me mbrojt fort korrupsionin,
Kemi gati “lustracionin”.
Kemi eksperience nga bota,
Siç vepronte Penelopa.
Keshtu do bajme me tunelin,
E ndertojme pastaj e shembim.
Siç na meson arithmetika,
Kete e thote edhe Argita:
Qe te fitohet sa me shume,
Duhet rrit puna n’volum.
Sukses-fija eshte derivat,
Punet e vogla japin pak.
Po kur shifra eshte me billiona.
Çahen brinjesh llogarite tona !!
4.
Nga Argita due’ i projekt:
Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
Se ua dhame amerikaneve.
Nga Teksasi, nje firme hiçi,
Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
Koperture n’afera krimi,
Rezart Taçi esht me kopili.
Thirre Taçin me urgjence !
Fillo, jepi konsulence !
Te startoje, me korrupsion,
T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
Fonde sjell nga Azerbaijani.
Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
Mire se te vijne nga mafia ruse !
Vlere fiktive veme n’ offerte,
Me u “pague” per 5-6 vjet,
Po u zbuluem nga konkurentat,
I nderron Ruli dokumentat.
Nuk e ban ai per shoqni,
Ai ka ketu pjesen e tij,
“Druri i arres” qe nje nxitim,
Sot e kam ortakun tim.
Per “OK”-n ne parlament,
Duhet ba nje marifet:
Vec te kete emerin “garanci”
Boshe e fallco, s’ka rendesi.
Grupi im parlamentar,
Jane ca koqe, e ca gomare,
S’jane te zot as “per nje pune”,
Miratojne ç’far u tham une.
Pse jane arti, politika ?!
I blejme ca nga opozita,
Kur ta mbyllim kete pazar,
U çojme ftesat per iftar.
Per parate, s’kemi siklet,
ARMO-n e marrim pa leke,
Po t’na pyese ndonje gazete,
“Jane pague”, por jo n’buxhet.
Po e teproi ndonje gazetar,
Do ta shpalle une tradhetar,
Do ia djeg gjithe pasurine,
Me shtypshkronje, e me makine.
Per transferta kriminale,
Kemi banken personale,
Me Tan Santo e Elvane,
Kryebandit Adrian Fullane.
I bajme ligjet si t’i dona,
Qe ARMO t’jete e jona.
Ky qe plani, me startuu,
Eshte sukses i garantuu !!
ESHTE PROJEKTI I FITORES !
JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
5.
Merakoset nene Jovanka:
Motra ime, Sllobodanka !
Mos ma lini n’balte Fasllicin,
Pse e kemi Kryeministrin?!
Sal Berisha mban fjalimin:
Mos ma ngucni “gospodinin”
Mbyllni gojen deputete !
Se ua sjell ketu n’parlament.
Nis veprimet paranoja:
O Damir, o “srdce moja” !
Merre çarterin per Tirane
Je ne bes’time n’ TV Klan.
Ne aeroport shtrohet tapeti,
Me urdher te nalte nga shteti,
Zbret me nderet e nje princi,
Dora vete: druzhe Faslliçi.
Angazhohet i gjithe shteti,
Policia e prefekti,
Shantazhojne Sala e Liria:
Te rrije urte prokuroria !!.
Se eshte koke, per koke te mikut,
Eshte koka e trafikut,
Kontrabanda e Ballkanit,
Kontrollohet prej “viganit”.
6.
Fakte te reja kan dale ne drite:
Kush e nxori Azemin ne prite,
Kush e shfrytezoi arkivolin,
Me ba 14 shtatorin !
S’e harrove o Sale, traditen,
Keshtu e vrave edhe Trebicken,
E verteta po del ne pah,
Kush e çoi Kosten “per gjah”.
Po te zbardhet prej fillimit,
Tragjedia e 2 Prillit:
Dora qe gjakosi Shkodren,
Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
Kur Kosova ngrinte krye,
Behej shqipja “lesh e li”,
Luks i madh per Serbine,
Kur shtie n’kaos Shqiperine.
Hej Sali, miku i Fazlliçit,
Ia kalove Karaxhiçit,
Karburant i dhé Serbise,
Me vra djemte e Dardanise!!
U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
Kundra trimave te Kosoves
I gjithe populli u çudit
Kur i shpallet “terroriste” !!
Trimat, ne lufte me dushmanin,
Ti, biznes me Arkanin.
Dosja jote ne Beograd,
Filloi te jape rezultat.
Kur Kosovës po i vinte fati,
Direktiven jep lugati.
Me urdher te UDB-se
I the “jo”, Rambuje-se.
Ti ke ba nje mal me krime,
Vrave popullin ne lufte civile,
Mbolle ngjarjen me vrastare
“Hiroshimen” gerdecare.
Tym e helm mbushe kete vend:
Bloze qymyri, nafte e cement,
Ke dhe plane me mizore,
Me centralet berthamore !!
Si familje, je ba llum
Ju ka vene mafia perfund:
Delijorgji, Medi dobiçi
Rezart Taçi e Fazlliçi.
Qe ta themi hapur fare,
Eshte gjithe mafia nderkombetare,
Kriminelet ke ortakë,
Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
7.
Jam Sali, Sali “qëndresa”
Vrava, vodha gjithe sa desha
Per pushtet, une djeg Shqipnine,
Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
Madje jam shume i vendose,
Per nje tjeter katastrofe !
Me barut u ba shume buje,
Kete here do jete me uje !!
Shkodren do ta bej det,
Ta mbaje mend perjete !
Tragjedi qe s’e ka pase,
Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
Vi nga kulla e Vicitolit.
Jam nga shpella e Mit Sokolit,
Qe ju turr topit per ment’ krese,
Tu mendue se eshte n’sigurese !
As kurkujt nuk ia kam friken,
E kam “tredh” une opoziten
N’ unison me Edi Ramen,
Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
Le t’vazhdoje me batuta,
Tu tregue perralla me flutura
Nuk me tremb mue Johni II-te,
Une nuk pyes per Amerike !!
Derisa t’permbyset globi,
Me rruen trapin “Silvia Konti”,
Se ia marr erzin n’publik,
Ia kam ba nje vidioklip !
Me gjyqsorin s’kam problem
Aty kam une klanin tem,
Bamirit ia kam ba bene,
Do t’ia marr dhe KLD-ne.
Me i vu krimit kapak,
Mua m’duhet edhe nje mandat
Kam nje plan te sterhollue,
Me lane popullin pa votue.
Kur te vije dita per votim,
Jam usta n’manipulim.
E ujdis dhe me Europen,
N’qeveri me kokelopën.
8.
Mire ia ban more faqezi,
Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
Se çdo popull ne planet
Nuk do të sillte me ne pushtet.
Per faturen dhjetra mijera
Brenga, plage edhe viktima,
Per gjithe krimet ndaj vatanit,
Do ta benin si Sadamit.
9.
Hapi blloqet moj Argite:
A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
Nga vemendja si na doli ?
INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
Duhet te kesh n’vemendjen tate,
Dhe repartet ushtarake.
Ç’fare ka: toke e ndertim,
Ta kthejme ne perfitim!!”.
Te punojme ma me kujdes,
Po na dalin letrat n’shesh.
“Bomba” e pare qe faksi djalit,
Tash, e-mailat e Ansarit !
Ne publik erzin na muaren,
s’na paguan as faturen,
Me aferat qe t’zbuloi Tema
Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
Per çdo gje, rrofte kapari,
Se ta fusin si arabi
Ta kesh rregull n’punen tane:
Leket merren paradhanie !
Mos u ban more babe zevzek,
I thote t’jatit çika e vet:
“Veç me tenderat qe kam n’proces,
Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
Asetet qe ti permende,
I kam te shkrume n’listen teme.
Une i bej punet me grafik,
I kam ne plan per kete vit.
Nuk pajtohem me kritikat,
Mos mi humb babo meritat.
M’ gjej nje tjeter ne Planet,
Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
Per çdo prone qe eshte kthy,
Une e Zeni kem nderhy.
Ne çdo projekt e investim,
Aty eshte dhe emri im !!
Koncesione e tenderime,
Kane kalue ne doren time.
S’jam mjaftue si konsultare,
me perqindje, jam pronare !!
A e ke pa si po hedh shtat,
QTU-ja e re ne Farke ?
Veper qe se ka Shqipnia,
Ashte tu u ba me leket e mija !
Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
I kam une nen kontroll !
Po s’pagoi taksen tek une,
S’fiton asnje konsorcium !!
Fantazia ime s’ndalet,
Kam fillue te zaptoj dhe malet:
Dajt, Terbun e Veleçik,
Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
Me ndihmen e dajes Fazlliç,
Kem ba lek e fitue miq:
Mishkovicin e Arkanit,
Dhe djalin e Sllobodanit !!
Kam arrite me menaxhu,
Procesin me te korruptu.
I rashe vize VITOL gjigandit,
Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
Edhe pse jam billionare
Ne shume projekte, aksionare,
Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
Vete e deshen borgjezine !
Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
E godisim bashke me Zenin,
Ti kujdesu veç per vedi:
Mos me ra nga pushteti
Qe t’i gezojme na pasunite,
Mos prano me i hap kutite.
Se po i hape, fiton Rama,
E na i konfiskon te tana !!
Po erdhi ai n’pushtet,
E sigurte: burgu na pret.
Krimet tona sa nje mal,
Nuk mjafton kodi penal.
Qe te shpetojme duhet me ik,
Ne azil politik,
Nese duem nje vend tamam,
Shkojme drejt e n’Teheran.
***
Zonjë e madhe Jozefinë,
Ke merita n’sigurim,
Që kur re në banane,
Ti je ba pulitikane.
Nga besimi europiane,
Në politike je talebane,
Për të tjerat je hibride,
Nuk e flet as gjuhën shqipe.
Si kryetare je e dhunshme,
Nga fjalori: e paturpshme !
Histerike si një vrasëse !!
I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
***
Kush e solli kete cunam ?
Kryeministri sharlatan !
“Hena blu” as “dielli gri”,
Dora vete shoku Sali !
Hapi syte o milet,
Pse fajtore jemi vete:
Se çdo votë për atë lubi,
Eshte burim për tragjedi !!
Moj malesia e Gjakovës,
Ke pas qene e pararojes,
Ti ke pase burra model,
Turp, qe nxore ate kriminel !
Do t’mbuloje Sale turpi i zi
Per afera e per tradheti,
Do te mbetet brez pas brezit:
“Kryeministri i Gerdecit”.
Para teje ne tradheti,
Jane zhyt Zogu e daja i tij.
Por s’kane bere te tilla pazare!!,
Me ujrat territoriale.
Kjo do te thote se n’ qeveri
Esat Pasha na eshte kthy.
Problemi qe ka sot vendi:
A do vi dhe Avni Rustemi ?!
Jeni nje tufe me kusare,
Me Ballinje e Selmanllare,
Delijorgje dhe Fazlliçё,
Taç e maç e berishiçe.
Kjo eshte klike qeveritare,
Eshte nje bande kriminale,
Ruli, Basha dhe Mediu,
Kapobanda eshte Saliu.
Sa krimet i keni ba,
Me lekure keni me e la.
Do ta zbojme ne korrupsionin,
Bashke me Gerdec-kualicionin.
shenim:
ti mender me thane antikomunisti duhet te lexosh komentuesin “shushica” qe ka bere nje koment me te mire se editoriali dhe do ti shtoja vetem kete fjali:
ESHTE TURP PER GJERMANINE E MERKELIT
DHE AMERIKEN E TRAMPIT
QE PO TOLEROJNE
NE MENYRE KRIMINALE
DJALLIN BERISHE
DHE DEVILIN LUL..
SEPSE AS NE PUSHTIMIN TURG-SERB-GJERMAN ..ECT AI VEND
NUK U MASAKRUA SI PAS 1992
TURPI JU MBULOFTE
ke bere nje analize tamam si tregetar sepse ti e shume si ty nuk jeni gazetare.nuk lezojme nje shkrim persa i perket problemeve jetike te popullit,per korrupsionin e politikes shqi-ptare,per presidentin hajdut te sapo zgjedhur,edhe cadra ku jane mbledhur njerez te drejtuare nga mbajtesi i ibrikut te shurres,nuk thone asgje ,pervec se fjales rama-ik,jompempina ashte merzit se nuk punon ma per sigurimin,lumsi ju tregetaree jo gagjetare qe na hapni syte .
Mero Baze, nuk e shoh te nevojshme te identifikohem, por me duket se mjafton te te them se jam nga Kosova. Lexoj shkrimet tua dhe mund te ta them se analizat qe ben jane vertet objektive (ani pse ke nje inat te moçem me Salen). Nuk do te deshiroja t’i ndodhe PD-se kjo e keqe qew sillni ju pas nje gjykimi seriozj, nuk e meriton PD, thjesht pse pati nje rol fillestar ne filllimet demokratike ne Shqiperi. Por, por mesa duket po nuk hyri ne zgjedhje e pritka fati i simotrave te saja ne Europe. E mramja me hajer!, – thone kendej nga ne.
undefined