Ndarja finale e Perëndimit nga Partia Demokratike

1 Maj 2017, 20:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Tre personalitetet më të rëndësishme të Europës që merren me Shqipërinë, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul‎ ‎ dhe komisionari për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, kanë pasur sot dhe dje biseda të vështira telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha, duke i kërkuar atij të mos pengojë Partinë Demokratike të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Të tre personalitet që udhëheqin Europën, nuk ia kanë dalë të bindin Lulzim Bashën të tërhiqet nga bojkoti. Ata po ashtu i kanë kërkuar atij, të bëjnë një “konferencë telefonike” me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, për t’i informuar ata për situatën, por Basha po ashtu nuk ka pranuar.

Në një farë mënyre ai ka shpallur refuzimin e Partisë Demokratike ndaj Bashkimit Europian dhe institucioneve të tij dhe u ka thënë atyre se nën drejtimin e tij, Partia Demokratike do të ndjekë një rrugë revolucionare për të ardhur në pushtet.

Paralelisht me Lulzim Bashën, tre personalitet më të larta të Europës, kanë pasur probleme dhe me dy parti të tjera europiane që po rrëshqasin nga standardet e një partie Perëndimore. Ata ishin duke përjashtuar nga Partitë Popullore Europiane, partinë e kryeministrit hungarez Viktor Orban, por ai ndërmori një kthesë të fortë në Maltë dhe premtoi se do reflektonte në rrugën dhe standardet europiane.

E njëjta gjë po ndodh dhe me partinë e Gruevskit në Maqedoni, për të cilën është kërkuar përjashtimi, por po mbrohet nga disa politikanë konservatorë austriakë, të cilët po përpiqen ta bindin Gruevskin, të pranojë standardet e Partive Popullore Europiane.

I vetmi kryetar i një partie europiane, që po refuzon udhëheqësit e Europës, është sot Lulzim Basha. Kjo nuk është më një problem për Partinë Demokratike, pasi ajo dhe ashtu nuk do të ketë më rol në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, por është një problem për orientimin Perëndimor në Shqipëri, pasi Lulzim Basha është sot kryetari i parë i një partie të rëndësishme politike, që refuzon standardet  Perëndimore të sjelljes së një partie dhe po përpiqet të transformojë Partinë Demokratike në një parti revolucionare të trajnuar nga ekspertë të akteve terroriste nga Ukraina dhe Rusia.

Prej sot, ai është një problem për shoqërinë shqiptare dhe orientimin Perëndimor të Shqipërisë.

Qëndrimi i tij anti-Perëndimor reflektohet jo vetëm në refuzimin që u bën personaliteteve Perëndimore që i sugjerojnë të ruajë orientimin Perëndimor të PD, por dhe sulmet e papërgjegjshme që bën ndaj personaliteteve më të rëndësishme politike të PD, që identifikohen me Perëndimin.

Majlinda Bregu është aktualisht kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian dhe ka udhëhequr për gjashtë vite Ministrinë e Integrimit, dhe ajo po linçohet si e tillë, vetëm pse po mbron qëndrimet e Europës në PD. Dhe po sulmohet nga disa qënie inferiore, të cilat mendojnë se duke u përdorur, do të zënë vend diku në një qoshe në PD-në e re anti-Perëndimore. Më për të vjellë të bën portreti kuqalosh i Genc Pollos, i cili vite më parë për pak ia arriti ta përjashtojë Partinë Demokratike nga EPP, për ta zëvendësuar me partinë që i dha në “pajë” Fatos Nano, duke e akuzuar se Berisha po e bënte parti islamike dhe më pas u mundua t’i jepte zemër dhe Ilir Metës si të arrestonte Sali Berishën, për t’i hapur rugën vetes në parti. Sot ky është “gladiatori” anti-Perëndimor i Bashës.

Eduard Selami, kryetari historik i Partisë Demokratike, që ka dëshmuar se për të mbrojtur vlerat Perëndimore të PD, është përplasur me Sali Berishën në vitin 1995 dhe është rikthyer në PD pas 18 vitesh, duke ruajtur të forta lidhjet me Uashingtonin dhe politikat e tij në Shqipëri. Duke sulmuar atë, PD dhe Lulzim Basha po ashtu i shpall luftë standardeve që Uashingtoni sugjeron për Partinë Demokratike dhe njeriut që identifikohet me Uashingtonin në PD.

Nga ana tjetër, Uashingtoni nuk e konsideron fare krizë çadrën e Lulzim Bashës, pasi zëvendësndihmës sekretari i Shtetit, Hoyt Yee, i cili ishte deri në Shkup për të zgjidhur krizën institucionale që po provokon Gruevski, as ktheu kokën nga Tirana për të parë çadrën e Lulzim Bashës.

Por dhe më i fëlliqur është sulmi ndaj Jozefina Topallit, e cila përfaqëson së paku figurën më të lartë të parlamentares së PD, që ka udhëhequr një Parlament, në mandatin e të cilit është ratifikuar futja në NATO dhe Marrëveshja për Asoocim-Stabilizimin. Ajo përfaqëson po ashtu në mënyrë simbolike vokacionin historik antikomunist dhe pro-Perëndimor të katolikëve shqiptarë, që ju bashkuan PD-së, si parti antikomuniste. Ajo po sulmohet për arsyen e vetme se po kërkon të respektohet PD dhe të mos poshtërohet, siç po bën Basha.

Në këto kushte, kur Lulzim Basha po refuzon hapur çdo standadt Perëndimor dhe çdokënd që identifikohet me Perëndimin në PD, nuk është çudi që nesër të përballet me qëndrime të padëgjuara ndonjëherë ndaj ndonjë lideri shqiptar nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Çadra me të cilën ai nisi një “revolucion” si në Rumani dhe po e mbyll si një përgjakje prej horrash në Maqedoni, nuk ka për të qenë kurrë themeli i një revolucioni të ri, por katandisje e një partie me themele të gurta në historinë e këtij vendi, në një “parti çadër”, pa themele, pa çati, pa bosht dhe pa fuqi për t’i rezistuar ciklonit të parë Perëndimor që pritet të bjerë mbi të. Është një çadër që po lë pa themele PD.

24 komente në “Ndarja finale e Perëndimit nga Partia Demokratike”

  1. Landi says:

    BASHA, — FATKEQËSIA E PD-së!
    BERISHA! -MALLKIM I SHQIPTARËVE !
    AMERIKA??????BEKIMI YNË!!
    EVROPA??????, — HILEQARE!!

    1. H.Y says:

      Eshte i turpshen qendrimi i zotit Mero kur thote:
      citoj…” zevendes-ndihmes sekretari i shtetit amerikan HOYT YEE ..ishte ne Maqedoni dhe nuk e ktheu koken nga Cadra”
      .
      Mero gabon se Europa po ndihmon fuqishem dhe Amerika po tregohet indiferente….pra ka dy rruge:
      -ose amerika e ka braktisur shqiperine
      -ose amerika me heshtjen e saj eshte me Bashen

      PSE E KA DETYRIM NDAJ SHQIPERISE HOYT YEE DHE SHTETI AMERIKAN
      TI JAPE KARTON TE KUQ LUL BASHETERRORISTIT ?
      ******************
      Si i fitoi “Bechtelulbasha” 400 mln dollarë nga Rruga e Kombit
      Postuar më: 01 Shkurt 2015 Revista e njohur amerikane “Foreign Policy” ka bërë një shkrim lidhur me ndërtimin të Rrugës së Kombit duke treguar se bëhej fjalë për 48 milje rrugë që u ndërtuan për një kosto deri më sot prej 1.3 miliardë dollarësh, afërsisht 25 milionë dollarë për çdo milje.

      “”””””””””””””””””””

      Me kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.
      Le te fillojme me Haxhi Qamilin,Esat pashe Toptanin (gjyshin e Bledit) me xhaferr deven,koci xoxen,panajot plakun dhe deri xhevdet mustafa ,,
      Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
      PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

      1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
      2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
      3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
      4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
      5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
      6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
      7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
      8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
      9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
      10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
      11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
      12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
      13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
      14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
      15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
      16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
      17..Ne shkurt -prill 2017 ben thirrje terroriste per lufte….
      Zoti Mero ju ne daten , 07/10/2008 keni shkruar nje artikull te gjate me titull
      “Lulzim Basha,s Gangster complott and Damir Fazllic”
      Duke e lidhur me zhvillimet e sotme nuk e di ai qendroni akoma atyre akuzave apo keni ndryshuar.
      Ne qofte se keni ndryshuar mendim duhet ti kerkoni falje shqiptareve se i keni mashtruar per 8 vjet me rradhe dhe Prokuroria shqiptare por dhe ajo amerikane duhet t’ju marrin te pandehur se keni akuzuar jo vetem qitetarin Basha por dhe “amerikanin” Me origjine serbo-boshnjake Damir Fazllic
      Ne qofte se NUK keni ndryshuar mendim duhet te demaskoni mazhorancen dhe ambasaden amarikane qe po tolerojne nje super kriminel gangsterr dhe po behen pjese e kriminalizimit te shoqerise dhe politikes shqiptare

    2. Kujtimi says:

      Luli duhet te izolohrt
      LULIN LERENI NE PUNRT E TIJ QE KA NISUR
      TE GJITH TE JASHTEM E TE BRENDSHEM MENDOIN NDRYSHE
      VETEM LULI QENKA I ZGJUAR NUK PRANON NJERI I DUKET SIKUR TE GJITH JA FUTIN
      SKA GJE LULI NJECIK DO TA FUTIN PASTAJ DO SHPETOSH
      LULI KALAMAI

  2. koha jone says:

    Pollo eshte i adhuruari i Plakes Doris Pack ,
    KUR DO TI VIJ FUNDI CADRES SE NGUJIMIT , MEQENSE BASHA MORI FUND .

  3. kaqi i zi ,100% antikamunist says:

    Z Mero ,e keni gabim pasi tempulli i vetem i demokracise dhe lirise osht qadra. Ngujimi pa afat do sjelle lirine dhe zgjedhjet e lira ,qe do organizohen nga pedeja qe siq e njohim te gjithe eshte e vetmja parti qe nuk ka vjedhur vota.Aty eshte mbledhur ajka e antikomunisteve dhe dashnoreve te lirise se votes qe nga 1996 dhe sidomos 2011.Prandaj sa me teper ngujohen ne qader dhe te kerkojne te riorganizojne vitet e lumtura 1997 dhe 1998 (???!!!!!!!!!) aq me shume shqiptare te ndershem do ti perkrahin ,qe te rrine brenda qadres.

  4. DRENICA E KUQE says:

    Po ku dine rrospiet Berisha e Basha ç’eshte kurveria kur jane rrospie pa… atdhe?!…

    DRENICA E KUQE

  5. Like says:

    Rrofte çadra që po na ben catarsis.

  6. FIX 316 says:

    Po vjen ora qe te nxjerrin njeri-tjetrin nga cadra me…shqelma!..

  7. Olsi says:

    Nuk kuptoj merakun e Mero Bazes dhe mazhorances per bojkotin e opozites. Pse nuk vazhdo i rrugen qe keni nisur.

  8. Tiranare says:

    Basha nuk e leshon cadren nese reforma ne drejtedi vazhdon. Te tjerat jane dengla we nuk ja vlen ti analizosh. Kjo eshte nje fitore historike per Shqiperine qe PD po shkon drejt fundit qe ne fakt edhte fundi i Sali Berishes.

  9. Mandi says:

    Jo kështu Mero djali se e prishe fare.Sikur të ka bërë synet Rama. Të gjithë e besuam dhe e votuam por ja që ajo halë na ngeci në fyt e na la fëmijët kërthi Rama yt me gjithë hundëderrin e Shëndetësisë. Arroganca e këtij njeriu qe e pashoqe.Hipokrizia e përdalë. Mediokriteti pa njësi matje.Ti e di Mero veçse kështu “t’i do mushka drutë” se “diku të fle lepuri” ndaj të rrëçqet rrota në baltë. Por jo me mullixhinë Mero por me fukaranë.Je kritizer kalibri e s’të ka hije ky lloj editoriali.Ktheje në identitet.Në daç publikoje.

  10. ALBAN DEGA says:

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk po u ngelet askush
    As per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre!

  11. albani says:

    Zoterinj te Temes!
    Nga te gjitha zhvillimet politike, qe nga ngritja e Cadres te llojit Ertugrul, dhe deri tek keto te oreve te fundit, po me shkon mendja se Sali Berisha dhe Lulzim Basha, di dy perfaqesuesit e vetem te PD, nuk e kane as me Vetingun, as me me Kanabisin, as me Zgjedhjet (te lira dhe te ndershme, sikurse thone, se keta gjate gjithe jetes se tyre kane zhvilluar vetem zgjedhje te lira dhe te ndershme), dhe as me Ftesen per celjen e negociatave me BE, por e kane gjetke.
    Ata te dy, sigurisht edhe mercenare te tjere te llojit Flamur Noka (filoserbit) etj., te gjitha keto i bejne per te gjetur nje shkak per te “skuqur Shqiperine perseri”, per te djegur dhe shkaterruar Shqiperine, sic bene ne vitin 1997. Dhe kuptohet se cilet jane mbas tyre: interesat pro-ruse dhe pro-serbe, dhe asgje tjeter. Keta kane marre parate prej tyre, dhe duhet te shfajsojne marrjen e parave me destabilizimin e Shqiperise. A do te jene ne gjendje te bejne nje gje te tille? Une nuk e di!

  12. Lemja says:

    HEJ ,MOS U TALLNI ME QADRËN!!
    MOS;! MOS;!MOS,SE ËSHT GJYNAH!??☔️☔️

  13. Pipipi says:

    . HEJ ÇUNA !!SKYPIONIT!
    I KA DAL LLOTARIA AMERIKANE PËR NË IRAK!
    DO TA BËJNË PRESIDENT,SE ÊSHTË VENDI VAKANT.!
    BOBO!!!!!!
    SI DO BËJMË PA TY ,MOR SKYPIONI YNË!?
    PO ,DO TË NA MUNGOSH SHUMË ,MORE SKYPIONI YNË,
    PO SI DO LESHË LULEN VETĒM ,MORE SKYPIONI YNË,!
    PO KUSH DO NA E ÇAJ ………..,MORE SKYPIONI YNË ,!
    POPULLORE. DURRSAKE???

  14. Populli says:

    Me shkaterrimin perfundimtar te PD Shqiperia shpeton perfundimisht nga nje parti klik qe e ka vjedhe e vrare duke lyer duart me gjakun e shqiptareve te pa fajshem.

  15. Neutrino says:

    Zoti Baze! Vetem themele te gurta nuk ka pasur PD-ja. Ti duhet ta dish shume mire se PD-ja ka themel terrorin, shantazhin, injorancen politike, arrogancen, metodat e sigurimit dhe shume cilesi te tjera. Qe ty te qan zemra per PD-ne si antikomunist i vonuar kjo dihet, por kerko te na shesesh PD-ne si nje parti normale. Shkrimet e tua bazohen gjithmone ne parimin “bjeri pragut, qe te degjoje dera”. E keqja se ne PD nuk ka dere po derra. Dhe mesazhet e tua nuk kuptojne dot. Mos u lodh kot tu japesh zemer disave ne PD qe jane pas deres, pasi PD-ja eshte Sali Berisha dhe Sali Berisha eshte PD-ja. Ashtu si poema e Majakovskit per Leninin dhe Partine. PD-ja do te shuhet me shuarjen biologjike te Berishes dhe do t´i ndodhe si me Partine e Punes pas vdekjes se Enver Hoxhes. Nostalgjiket radikale do te vazhdojne ta quajne PD, te tjeret (ata pas deres), do te krijojne nje PRD (Partia e Re Demokratike), ku do te jesh anetar edhe ti

  16. astrit says:

    Me dashje ose pa dashje Basha po e drejton shoqerine shqiptare drejt nje reformimi te madh. Pakenaqesia popullore per klasen politke eshte brumi qe pret majane e duhur per te bere nje permisim rrenjesor te shqiperise. E pa besueshme deri dje, por sot ka ardhur koha te therasim rrofte Basha! Te tjerat jane blla blla blla!

  17. shoku says:

    Ore mbase ju nuk e keni kuptuar, por ne thelb togefjaleshi ” Republike e RE” eshte pikerisht Ajo Shqiperi qe pas 18 qershorit nuk do te kete ne parlamente p.d e cila do te shperndahet dhe shkrihet si bora nen diell.
    FALEMINDERIT BASHA.

  18. return of saint says:

    Ça majlinda bregu te gjithe njesoj jane o Mero kane vjedhur te gjithe dhe duhet te japi llogari majlinda bregu dhe kompania e tyre qe bredhin me jaguar dhe luis vuitton vetting dhe sekuestrim pasurie,ne nje menyre apo ne nje tjeter kjo klase e hibride e polit byrose do te zevendesohet po duhet te zevendesohen me menyre demokratike duke e firmosur vete fundin kete kerkon perendimi

  19. Koti says:

    Aq sa qe ndarja finale e Partise se punes me Perendimin; nderroi emrin ne ps dhe mbaroi puna

  20. KALI TRO(PO)JES & GOMARI CEPANIT says:

    per komentuesin shoku astrit
    .
    As ne vendet koloniale dhe as ne vendet e pushtuara nuk mundet nje ambasador si Arvizu ti thote “yll ne ngjitje” nje ministri vrases..
    .
    duket se pashaporta amerikane qe lul basha paraqiti ne hollande ne 2001-2002 qenka e shume e forte..
    .
    Por ata qe e mbrojne Bashen qe duhet te ishte ne burg i ke me poshte

    …………………………………
    Autogoli i Bashës, takon lobin grek në SHBA

    22/03/2016
    Autogoli i Bashës, takon lobin grek në SHBA
    Kryetkari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti Strazimiri janë takuar me lobin greko himariot të SHBA, duke bërë në këtë mënyrë një autogol politik.

    Kjo për arsyen se lobi greko-himariot i SHBA është tepër aktiv fundit çështjes shqiptare.

    Ata ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014 kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan.

    Por për Bashën, duket se ka rëndësi fakti që ky lob ka një ndikim të drejtpërdrejt në Kongresin amerikan.

    Në takim kanë marrë pjesë Presidenti i lobit greko-himariot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit të shoqatës Peter Gikurias, Prifti Alex Karloutsos, anëtari i shoqatës Simo Dimas dhe Indrit Nina. Në takim është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minoriteti etnik në Himarë, raporton Tema.

    Lobi greko-amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha, tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike

    ================================================
    “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
    Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
    “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.
    .
    nje lulzim bashe
    -kriminel manekin
    -spiun
    -tradhetar
    jashte dyerve te burgut eshte me i rende se cdo lloj pushtimi…

  21. Trimi says:

    Cadra po fut uje nga te gjitha anet, bytha e Saliut dhe ajo e lules po plevitosen vetem doctor Cekja mund ti shroje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje