President, “në kohën e kolerës”!

27 Prill 2017, 20:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shumica parlamentare po u jep fund dilemave për degradimin e procesit zgjedhor, duke mos lejuar prekjen e Kodit elektoral dhe procedurës së zgjedhjes së Presidentit, në kushtet kur zgjedhjet pa partinë më të madhe të opozitës, duhet të jenë klinikisht të pastra. Njëzet e katër orët e fundit, ka pasur një tension të pandërprerë mes shumicës dhe faktorit ndërkombëtar, lidhur me pamundësinë e prekjes së Kodit Zgjedhor, që t’u jepet sërisht shansi i garimit me koalicione, si dhe dhënien fund të procedurës së zgjedhjes së Presidentit ditën e nesërme, që në rast dështimi, të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Qëndrimi publik i Gramoz Ruçit në Kuvend, ishte një mënyrë për të inkurajuar Ilir Metën të merrte pozicion ndaj krizës, për të mos e shtyrë atë më tej, edhe pse plani i vetëm ndërkombëtar që u ofrua për zgjidhjen e krizës ishte plani i Ilir Metës. Për vetë qëndrimin që ka mbajtur gjatë gjithë betejës së “çadrës”, Ilir Meta në një farë mënyre, ka qenë personi më “konsensual” i krizës, dhe si i tillë meriton të jetë President i kësaj kohe krize, edhe pse për këtë gjë mund të sulmohet më shumë. E vërteta është se shumë socialistë e kanë parë me dyshim raportin e tij me PD, por asnjë udhëheqës i lartë i PD, dhe sidomos Sali Berisha, nuk ia ka kundërshtuar qëndrimet.

Biles gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, gazeta “55”, portale te lidhura me familjen Berisha etj, gjatë kohës së çadrës, kanë bërë disa editoriale, ku sulmonin zërat kritikë brenda PD ndaj LSI, duke i quajtur të shitur tek Edi Rama, dhe duke vlerësuar lart rolin e Ilir Metës. Është koha që të jenë koherentë me qëndrimet e tyre dhe të reflektojnë për atë që tashmë e quajnë komplot të Ramës dhe Metës, zgjedhjen e tij si President.

Për gjashtëdhjetë ditët e çadrës, Ilir Meta është parë më shumë me inat nga socialistët dhe më shumë me shpresë nga demokratët, dhe tani kur PD u izolua ndërkombëtarisht dhe nuk ka më asnjë të drejtë morale për atë që bën, ai thjeshtë është President edhe i atyre.

Jam i sigurt se personalisht Ilir Meta është sot kandidati për President që nuk i ngjit festa e zgjedhjes si President, pasi është një President në “kohën e kolerës”, por ndonjë herë fati i njeriut imiton dhe historinë e jetës së tij politike, që tek Ilir Meta ka qenë thuajse një “kolerë” mes PD e PS.

Pas kësaj, shpresa e fundit mbetet reflektimi i fundit i PD. Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka lënë të hapur shpresën se PD mund të reflektojë për vendimin deri nesër në mbrëmje, pas një përpjekje të mundshme të Brukselit, për të informuar publikisht gjithë drejtuesit e PD për pasojat që mund të ketë ikja e saj nga zgjedhjet, për vetë PD-në, statusin e saj ndërkombëtar dhe të ardhmen e saj politike.

Nëse PD nuk tërhiqet deri në minutën e fundit, zgjedhjet, sikundër janë paralajmëruar, janë legjitime, por ata deputetë të PD që mendojnë se PD nuk meriton atë fat, mund ta bëjnë vetë fatin e tyre dhe të PD-së, me vendimet e tyre personale dhe të mos dorëzojnë kokën në “sininë” e Sali Berishës, i cili duket se po interesohet më shumë të ruajë Lulzim Bashën në krye të PD, se sa PD-në në krye të skenës politike shqiptare.

23 komente në “President, “në kohën e kolerës”!”

  1. analizti says:

    Prape e drodhe per Meten ? Nji here e denoncon pastaj e lavderon pastaj prape e denoncon tani thua qe eshte president i mire. Ndaje mendjen Baze .

    1. Sali Lu+l Meta says:

      Nqs se “kohe kolere” quan periudhen pas 2 prillit 1991 je ne rregull zoti artikullshkrues….por sido qe te jete KOHA E KOLERES NE SHQIPERI nisi nga beogradi ne vitet 90..kur ish jugosllavia dhe amerika ishin partnere siameze..
      .
      POE SIMTOMA E PARE E KOLERES U DUK KUR U ARRESTUA FATOS NANO NE 1993 NGA BILLAT & QENI I TYRE BERISHE..
      .
      ATEHERE FATOSI THA
      ME ARRESTIMIN TIM FILLOI KOHA E KOLERES QE KUPTOHET SE SHQIPERIA NUK QEVERISET NGA SHQIPTARET POR NGA JASHTE..
      .
      PIKERISHT ILIR META ESHTE NJE KOQE (GUR) KANDARI QE NENPUNSI I PESHORES DONALDLUJA I RRADHES E KALON NJE HERE MAJTAS NJE HERE DJATHTAS..POR GJITHMONE NE MBROJTJE TE BERISHES..
      RJESHTAT E MEPOSHTME NUK KANE NEVOJE
      AS PER DOKTORR
      AS PE AMBASADOR
      PER TE KUPTUAR
      SA E RENDE
      ESHTE KOLERA ANTISHQIPTARE
      ………………….
      LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.
      Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
      Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
      Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”.
      Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:
      Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
      “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE.
      Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.
      Grupi parlamentar i PD dhe kryeministri SALI BERISHA po kundërshtojnë dhe po bllokojnë projekt-ligjin e Biberajt, mbasi po të hapen dosjet, del se në krye të listës së spiunëve dhe agjentëve anti-shqiptarë në shërbim të të huajve është vetë kryeministri. Kam prova të plota, se SALIU ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane, me zbulues e agjentë rezidentë të huaj. SALIU ka frikë nga miratimi i projekt-ligjit të dosjeve të spiunëve, mbasi e di mirë, që do ta pësojë ai dhe gjysma e kabinetit qeveritar dhe e grupit parlamentar të PD. Unë këto akuza i kam deklaruar edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e ligjit të hapjes së dosjeve

      1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


        Të dashur TemAs
        Jua them sinqerisht
        Dhe në konfidencë:
        Që sot e Tutje
        Ilir Meta do të jetë Çadra
        Në Presidencë!

      2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


        Për pak harrova
        Por e kam thënë në fakt
        që në krye të herës ?
        Ilir Meta
        është kanceri
        në kohën e Kolerës!

    2. Lugati says:

      mero o mero hiqe ket artikull..ti si drejtor duhet ta kishe heq qy dje..dhe te shkrushe per situaten antishqiptare ne maqedoni..bohuni pak burra..dhe mos shkruni filma medemek si paqesor por duhet te sulmoni me gjithe forcen..sllavet qe po vrasin shqiptafet ktu e 1000 vjet..akeni pak seder lejini karriket e tirones sulmoni pak ju lutem..lejini perfitimet personale ne ket moment vlleznit tone atje kane nevoje per nonen shqipni..ju lutem filloni levizni dhe ju pak se jan gjaku jone

  2. Likja says:

    Turpi ka lezet, kur e ha me bukë! Apo jo o Rilindijotë? Futini dhe ndonjë ngjalë se rrëshket kollaj!

    1. babo says:

      Nuk po e kuptoj PD-ja e Sali Ram Berishes eshte e lumtur apo e zhgenjyer me Meten? Ndajeni mendjen , jeni te hidheruar apo gezuar per Presidentine ri.

      Me shpartallimin e PD-se se Berishes keni shansin te bashkohen me LSI-ne opozite, pra ta keni Meten kryetar partie ne te ardhmen.

  3. Hysni Dajaku says:

    Postulatin me te sakt per PD-ne e ka dhene nje shoku im nga Mallakastra ketu e 20 vite te shkuara :
    “PD-ja!!.Lindi ne rruge,u rrit rruges,mbeti rrugeve,ne rruge do vdesi.”

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Projekti “Meta” per futjen e opozites ne zgjedhje deshtoi !
    Meta eshte politikani me pak i kritikushem,me shume i pranushem nga opozita,tipik “konsensual”
    Qendrimet e tij ndaj ish kryeministrit ,ne Parlament,kane qene dukshem ne mbeshtetje te plote duke thyer dhe rregulloren e Parlamentit.
    Parlamenti ka gati 4 vjet qe ka vjell vrere,ka nxjerr ligje per te demtuar maxhorancen,tani eshte perpara hapit final,per nje frymemarrje te re.

  5. kleptofagos says:

    Ta gezoni Ilir Meten, pse jo edhe ndonje hyzmeqar te tij, (si psh Basha i Berishes) ne kolltukun e Presidences. Keshtu qe Vetting-u i famshem edhe nese behet, do jete per miletin (e baba Qemos) se kokat e mafies nuk i prek njeri. Nje pale u amnistuan nga neni 449, disa do akomodohen ne Presidence, te tjeret do jene ne Qeveri. U kenaqet tani? Mero besoj se duket i kenaqur edhe pse lajmin, i pari si gjithmone e dha Fevziu (i Klanit). Hani, pini dhe kendoni, pa u menduar o popull, per partite. Rrofte shoku Edi Rama!

  6. kleptofagos says:

    Ta gezoni Ilir Meten, pse jo edhe ndonje hyzmeqar te tij, (si psh Basha i Berishes) ne kolltukun e Presidences. Keshtu qe Vetting-u i famshem edhe nese behet, do jete per miletin (e baba Qemos) se kokat e mafies nuk i prek njeri. Nje pale u amnistuan nga neni 449, disa do akomodohen ne Presidence, te tjeret do jene ne Qeveri. U kenaqet tani? Mero besoj se duket i kenaqur edhe pse lajmin, i pari si gjithmone e dha Fevziu (i Klanit). Hani, pini dhe kendoni per partite, pa u menduar fare, o popull trim dhe liridashes. . . Rrofte shoku Edi Rama!

  7. DETARI [email protected] says:

    Ky eshte Edi Rama !

    Njeriu qe punon per shqiptarine !

    [uroj vdekjen e partise antishqiptare ,ose ndryshe Kolerja e kombit shqiptar]

  8. Kapit Tupalla says:

    Ilir Meta – e keqja më e vogël – çmimi më i vogël !

  9. Lalai says:

    Politikane Rrrrroooobbbbqqqqqiiiiiiiirrrrrraaaaaaaaaaa

  10. Tomorr says:

    Mire e the o mero, president kolere ne kohen e koleres

  11. Mos Mero... says:

    Mos, Mero, mos u lekund nga lavjerresi ku ulet MegaMeta…
    Gjerat ndryshojne shpejt, kur s’kane rrenje e as baze.

    Me beso, PD do fitoje shume me shume pas ndarjes se qarte me Meten.
    Ata PD-iste qe anuan nga Meta LSI, do kthehen tek PD , disa te tjere do e lene LSI-ne pa Meten,
    dhe do rikthehen Dy Partite. PS PD.

    Do ikin Berisha, Luli, Gramozi, Jozi e ca tradicionale te tranzicionit, por fill pas tyre edhe Edi Rama.
    Do bjen prej Ilirit.

    Nderkaq shqiperia do rropatet mes plehrave te trupave e turpit te tyre…

  12. Shpati says:

    Bravo Dajaku i sakte postulati per PD. Si heq asnje presje.

  13. like says:

    konsensus me te bukur se ky i imi Nuk ka:

    ilir meta – president.
    rama – KM.

    berisha – ambasador ne kosove

    Fatos Nano – ambasador usa

    basha – kryetar parlamenti

    jozefina topalli – ambasadore itali

    pas 6 muajsh duhet te behen rotacione e fillojme prape me protesta.

  14. Crusader says:

    Mero ta gezosh Meten president. E meritoni!

  15. Lalai says:

    Mero,
    po e mbake gazeten paster nga komentet,bravo.
    Ska mundesi qe asnje koment,ku shqiptaret kane shfryre me te shara per zgjedhjen e Peeeersidentit mgjth jeni te gjithe njesoj,Katundare ne Shpirt!!!!

  16. Arjani says:

    Meta eshte president se kanceri eshte ne cader.

  17. Bruins says:

    Kjo eshte zgjidhja e duhur e jo zgjedhja e duhur. Nese Meta do qe i kercenuar nga vetingu situata do agravohej per efekt numrash ne parlament me qeveri teknike, shtyrje te zgjedhjeve, mosvotim i vetigut et te paparashikueshme dhe me e keqja do vazhdonte. Shpresoj dhe uroj te mos e perfundoj mandatin se eshte i perlyer keq ne korrupsion.

  18. KINGU - BUDINGU - VETINGU !!! says:

    “TA GEZOJME” PRESIDENT-INGUN DHURATE TE PERBASHKET TE KAMPIT SOCIALIST-INGU !
    “TA HAME ME BUKE” O POPULL, REFORM-INGUN E DREJTES-INGUT: VET-GENJESHTR-INGUN !
    “TA PIJME BASHKARISHT ME FUND” LENGUN E DREJTESISE SE K.-INGUT ILIR M*T FLOR-INGUT !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje