Çmontimi i gënjeshtrës për “frikën” nga zgjedhjet!

4 Maj 2017, 21:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Oferta e kryeministrit Edi Rama për opozitën, lidhur me administrimin e zgjedhjeve prej një zëvendëskryeministri të opozitës, me gjithë strukturën deri në bazë, ka çmontuar përfundimisht gënjeshtrën se opozita nuk ka garanci për zgjedhje të lira dhe ka forcuar arsyen reale që mendojnë të gjithë, e cila ka të bëjë me një strategji të Sali Berishës për të përdorur bojkotin e zgjedhjeve, si fazën e parë të një plani destabilizues për marrje të pushtetit në tavolinë.

Në takimin e sotëm mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, duket se është ezauruar çështja  e sigurisë së zgjedhjeve, duke i ofruar praktikisht opozitës një qeveri zgjedhjesh të drejtuar prej saj. Propozimi i Edi Ramës që një zëvendëskryeministër i opozitës, të drejtojë gjithë procesin e monitorimit të zgjedhjeve, është një propozim përtej asaj çfarë ka ofruar paketa McAllister në këtë drejtim, dhe duket se është bërë vetëm për të çmontuar këtë gënjeshtër.

Lulzim Basha hodhi poshtë paketën McAllister, duke refuzuar fillimisht votimin e Veting-ut, ndërsa tani nuk pranon propozimin e Edi Ramës pikërisht për të mos lënë zbuluar arsyen reale, që nuk ta bëjë me zgjedhjet e lira. Arsyeja përse opozita nuk hyn në zgjedhje, gjendet tek strategjia e saj politike, e cila ka zgjedhur të krijojë një situatë destabiliteti në vend përmes bojkotit të zgjedhjeve dhe pas kësaj, të shpresojë se  do të bllokojë procesin e reformës në drejtësi dhe do të tentojë të kthehet në pushtet përmes pazareve në tavolinë.

Kjo është strategji dhe si e tillë ajo nuk jep shanse për pritshmëri nga bisedimet me Edi Ramën. Kjo strategji e ka përjashtuar pjesmarrjen në këto zgjedhje. Kushdo që lodhet në këtë drejtim është i dështuar, edhe pse është dëshirëmirë. Opozita e ka bojkotin e zgjedhjeve, betejën e parë në këtë strategji, dhe nuk mund ta dorëzojë atë betejë, ende pa filluar. I vetmi rast kur Basha do ta dorëzonte këtë betejë, do të ishte rrëzimi i qeverisë në tavolinë, e cila mund ta justifikonte. Në rast të kundërt, çdo përpjekje për ta zgjatur këtë telenovelë do të shkojë kot.

Ajo që duhet të mendojnë të gjitha palët e tjera të interesuara, është se si të zbusin dëmin që po tenton të shkaktojë kjo strategji, e cila ka të bëjë mbi të gjitha me krijimin e një kulture antidemokratike dhe paligjshmërie në funksionimin e sistemit demokratik. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe në Maqedoni, është pikërisht vendimi i dy opozitave politike për të mos pranuar rregullat e lojës dhe për të përdorur destabilizimin me ushtarë të paguar, si mjet presioni për të arritur qëllimet e tyre.

Lulzim Basha ndoshta është i pafuqishëm për të dalë nga kjo strategji vetë. Ai është nën presionin e Sali Berishës për ta çuar deri në fund këtë lojë, për interesat e vet Berishës. Dhe ndoshta atij i duhet të sakrifikohet për shkak të të qenit peng i kësaj strategjie. Qëndrimet e tij nga fillimi i krizës më 18 shkurt deri tani, janë shumë të ndryshme. Ato kanë filluar nga refuzimi i dialogut me Edi Ramën pasi nuk e pranonte si kryeministër në bisedime e deri tek oferta e fundit, që ai të qëndrojë kryeministër, por të ketë qeveri teknike dhe të bëhen zgjedhjet në vjeshtë. Por vetëm nje gje nuk ka ndryshuar, vendimi që të mos bëhen zgjedhje.

Tani është e qartë se bojkoti i Partisë Demokratike do plagosë zgjedhjet e 18 qershorit, por nuk do t’i vrasë ato. E vetmja që mund të vritet nga ky bojkot, është vetë Partia Demokratike. Dhe vrasësit e saj po e kryejnë krimin në sytë e të gjithëve.

21 komente në “Çmontimi i gënjeshtrës për “frikën” nga zgjedhjet!”

  1. Shqiptar says:

    Dakort Mero, por problemi eshte se nderkombetaret nuk do lejojne Sali Berishen te vazhdoje me lojrat e tij kriminale. E njohin shume mire. Te jesh i sigurte per kete. Saliu do terhiqet me bisht nder shale.

    1. AMBASADORS INVAZION OF ALBANIA says:

      Ne 18 shkurt Cadra e dyshes kriminale bash-berishe nuk u ngrit per proteste
      por ishte fillimi I nje fushate elektorale duke u bazuar ne terrorizmin mediatik non stop 24/24 ore.
      .
      Cadra dhe akuzat e PD per narko-trafik dhe thirrje terroriste per lufte eshte nje skenar I njejte me 2 prillin 1991
      qe solli nje qeveri stabiliteti dhe me pas nje qeveri teknike pasi ai vend u dogj nga bandat elezbiberiste te azem hajdarit
      .
      E keqja e atij vendi eshte se PD ka paguar disa lobe ne Amerike qe kane metastazat e tyre deri te ca “kolonele billa apo eleze” qe erdhen nga beogradi me keto skema me qeveri teknike
      .
      Cadra e ngritur nga Sali & Lul krimineli ka jo vetem anen shqiptare por dhe ate amerikane.
      Ajo eshte cader importi “made in 2 april 1991”..nuk eshte prodhim vendi
      .
      Fakti qe Fatmir Mediu Kryemonstra e Gerdecit takoi ne Amerike dhe Austri mbi 15 senatore dhe kongresmene disa prej tyre dhe te percelluar nga baruti GERDECIT eshte turp per shtetin amerikan aq me shume kur “miqte amerikane te Medi Kriminelit “ dolen hapur ne perkrahje te CADRES VRASESE.
      Sekuencat e meposhtme tregojne se jo vetem Gerdeci por dhe Cadra jane “made in usa-serberisha 1991”
      ***
      Një hetues amerikan u thërrit nga Prokuroria për ekspertizën e vdekjes së tij, Kevin J. Teter është ekspert në Policinë e Shtetit në Virxhinia. “Pas përfundimit të ekspertizës dhe dërgimit të raportit nga ana e tij, pati shumë debate dhe diskutime në Shqipëri. Media të ndryshme e kanë vënë në dyshim përfundimin e ekspertizës, sipas së cilës Trebicka kishte vdekur jo si pasojë e një aksidenti automobilistik por nje vrasje nga mafia berishiane ne bashkpunim me mafien me kollare te armatimit.
      *
      Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?
      **
      Luan Hoxha është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg .Nga 1 janari 2012, eshte larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm.Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.
      ***
      Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,

      ****
      Majkëll Granof është një menaxher i suksesshëm amerikan në Shqipëri, që ndihmon Berishën të mbulohen aktet e tij kriminale në Uashington.. Ne i referohemi kudondodhjes së zotit Granof pas Lulëzim Bashës, një ish- Ministër që është akuzuar nga drejtësia shqiptare për një abuzim prej 220 milionë eurosh dhe që nuk ka pranuar të gjykohet, por e ka mbyllur çështjen me procedurë. Por dhe Fatmir Mehdiut per Gërdcin
      I referohemi mbështetjes së zotit Granoff për Sali Berishën, i cili më 21 Janar të vitit 2011 sipas ekspertizës së FBI ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm para zyrës së tij. Ju jeni duke mbrojtur një njeri që ka hedhur në koshin e plehrave ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimeve dhe nuk pranon që vrasësi i provuar nga FBI, i cili është komandant i Gradës dhe njeri personal i tij, të arrestohet.
      *****
      “Gërdeci”, Luan Hoxha fiton azil në SHBA
      Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë si një nga përgjegjësit për tragjedinë e Gërdecit tashmë është azilant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hoxha sipas një kabllogrami të Ambasadës Amerikane raportoi përfshirjen në Gërdec të djalit të ish-kryeministrit Berisha. Lexoni kabllogramin e plotë.
      Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Luan Hoxha ka marrë statusin e azilantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ai është dënuar me 5 vjet burg si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, Hoxha nuk do të mund të ekstradohet në Shqipëri. Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, së bashku me familjen është larguar drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dihet tashmë se Luan Hoxha ishte kercenuar me jete nga ‘Sypeshkaqeni” dhe I eshte thene shprehimisht..Do pësosh fatin e Kosta Trebickës.
      ******
      Uikiliks publikon një kabllogram të ambasadës amerikane në Tiranë për Departamentin e Shtetit, ku flitet për dëshminë e ish-shefit të Shtabit të ushtrisë, Luan Hoxha, mbi ngjarjet në Gërdec. Sipas ish-ambasadori Amerikan Uithers, gjenerali Hoxha akuzon djalin e kryeministrit të asaj kohe Berisha, Shkëlzen Berisha, që ushtronte presion për të furnizuar me armë të kalibrit më të rëndë uzinën e demontimit në Gërdec dhe me vone e këcenon me jete.

      Kabllogrami raporton për një takimi midis Uithers dhe Luan Hoxhës, realizuar më 17 qershor te viti 2008 me kërkesë të vetë ushtarakut të lartë.

      Kujtojmë që shpërthim në Gërdec ndodhi më 15 mars të 2008-ës.

      I sapo liruar nga detyra Gjeneral Hoxha i ishte shprehur ambasadorit amerikan se Ministri i Mbrojtjes, Famir Mediu, kishte dijeni dhe monitoronte për gjithçka që ndodhte në Gërdec. .
      *******
      “War Dogs” është filmi më i ri i Hollivudit, i cili prek një nga historitë më të dhimbshme që ka shkaktuar korrupsioni në historinë e Shqipërisë, përfshirjen e familjes së Kryeministrit në biznesin e armëve dhe vdekje njerëzish të pafajshëm, për shkak të zullumit për të fituar me çdo kusht.
      Filmi ka në qendër trafikun e fishekëve kinezë drejt Afganistanit, të blerë dikur nga ushtria shqiptare prej Kinës. Një kompani amerikane kishte fituar tenderin për këtë punë në SHBA dhe gjatë rrugës, sekser i saj në Tiranë, u bë i biri i Kryeministrit, i etiketuar në libër dhe film si “sypeshkaqeni”.
      Filmi nuk duhet parë për gjëra që nuk i dimë. Ne dimë më shumë se çfarë ka filmi, dhe nuk na ka ardhur aspak për të qeshur me atë që ka ndodhur… Por per te uluritur se jo vetem na vrane por tallin koqet dhe me filma.
      ********
      Nga sa me siper eshte coincidence fatale qe pikerisht 15 marsi eshte dita e rifillimit te marredhenieve Amerike Shqiperi..por eshte dhe dita e Masakers Gerdecit qe eshte nje tragjedi shqiptare-amerikane.Do te ishte humane qe ambasadori Donald Lu si perfaqsues formal I shtetit amerikan krahes buzeqeshjeve ne kete dite..por dhe sic shkoi te zgerdhihej ne Bollukumet e Elbasanit te gjeje kohe dhe te vendose nje tufe lule te te percelluarit e Gerdecit per te treguar se shteti amerikan nuk eshte fajtor per Gerdecin..
      Do te ishte njerzore qe nese ne reformen e drejtesise te Mbretit te pa shpallur Donakd Lu nuk parashikohet denimi I sal&lul kriminelit per gerdecin dhe 21 janarin me mire mos e lodhni ate popull me mashtrime..
      Nqs Salul Berisha nuk denohet per Gerdecin dhe 21 janarin “right now” me kete reformen e Donaldit atehere llogjikisht kjo reforme do jete per ti bere varrin Edi Rames varrmihes Ilir metes dhe miqte e Fatmir kriminelt ne Washington qe si duket jane shtyllat ku mbeshtetet Cadra e Lirise qe po kthehet ne Cadren e Pushtimit te shqiperise..nga miqte tane duke patur kuslinge jo vetem Sali Bishen dhe Lul Devilin por dhe Ilir Meten qe po vjell “lugen me corbe te prishur” ne ndonje bodrum ambasade.
      ***********
      Nuk e kuptoj pse po luhet nje politike antiamerikane ne shqiperi nga vete amerikanet ?!
      Pse po Gerdecizohen marrdheniet Shqiperi –Amerike ??
      A do te ishte me mire te zhvillohej nje referendum popullor
      per te kerkuar qe te na pushtonte Amerika miqesisht dhe legalisht
      se sa me kusilinget Berisha-Basha-Meta-Mediu .
      .ndoshta dhe Edi Rama qe ose eshte actor I keq
      ose nje “Gjeneral I kapur rob”
      .
      Me sakte:
      ,
      ose te nderojme Lul Bashen qe po mund i vetem Ameriken
      ose te mendojme se po perseritet nje invazion i ri si ne 2 prill 1991
      qe dihen jo vetem regjisoret por dhe aktoret..
      .
      Pra pse kjo politike anti amerikane ne shqiperi nga donald luja i rradhes ?!

  2. besniku says:

    Z. Mero Baze!
    Keshtu eshte sic thoni ju.
    Por gjendja politike eshte edhe me e nderlikuar nga sa mendohet.
    Nga pala e PD flitet per lufte, lufte te vetete dhe kjo degjohet nga cadristet e sotem. Ja nje bisede midis tyre:
    “A ke bere ndonjehere lufte”, e pyeti shokun e tij, “jo!” ishte pergjigjja.
    – “Atehere degjo mire, se eshte fjala per lufte te vertete!” Eshte fjala per ne Kavaje, diten e diel, gjate zgjdhjeve per kryetarin e Bashkise.
    Une shfaq mendimin qe kjo situate duhet te merret seriozisht, mbasi, sic e thoni edhe ju vete, ketu nuk eshte fjala tek siguria e zgjedhjeve dhe e votes, por tek destabiliteti i Shqiperise, ky eshte skenari, apo strategjia sic thoni ju. Specialistet nga Ukraina dhe Rusia vazhdojne trainimet ne seline e PD, ne SHQUP, pothuajse 3-4 here ne jave. Nuk mungojne edhe vizitat nga perfaqesues te ambasades ruse ne Tirane.

    Kjo eshte ajo qe desha te them, si detyre per sigurine kombetare.

  3. Ledio says:

    Spiunit Serb me emer Sali Berisha i i duhet nje njeri si Luli per ta ekzekutuar politikshit por ndoshta edhe fizikisht ne moment qe do vendosin qarqet Ruso-Serbe per te sjell destabilizim edhe anarki ne Shqiperi. Tani, Luli i duhet Sali Serbit i vdekur kurse gjithe popullit Shqiptar i gjalle edhe me shendet te plote, pasi ndonshta nje dite do deshmoj per bemat e Saliut . Rruaje Lulin Edi qe te mos perseritet e njejta gje sa here qe terbohet Saliu edhe klani Serbo-Sllav ne PD.

  4. qorri me motorr says:

    E do demokracia dhe liria ne Shqiperi qe ne ditet ne vazhdim ndonje burre i mire nga radhet e PD-se te haje nje koqe plumbi nga nje drejtim i paditur. Do te dale Sala me fytyren e tij te zgerdhire dhe do ulerije me sterpikje pershtyme “E vrau krimineli Edvin Rama”. Ky do te jete momenti qe Ed Rama, dhe kushdo qe te jete ne krye te shtetit dhe me pergjegjesine per mbarevajtjen e zgjedhjeve, t’i bejne syte kater, se Sala s’te fal. Edi palla ben batuta ne facebook, kurse Sala mbledh forca dhe organizon zhganin e tij per sulm te perqendruar kunder Shqiperise dhe shtetit shqiptar. Maqedonia eshte gati per lufte civile, ne Kosove Vucici eshte gati te dergoje 20 trena te tjere, Sala kerkon te dhjese Shqiperine duke prishur zgjedhjet dhe marre pushtetin me dhune. Hap syte o Ed Rama, o bole qe e ke mendjen vetem te batutat ne facebook!

  5. albani says:

    Kujdes nga ngjarje te ngjashme si te 2 Prillit ne Shkoder. Se Saliut i duhen “deshmore” qe te justifikoje sulmet e armatosura ne Kavaje.
    Nuk e di se cfare do te beje populli i Kavajes dhe si do t’i prese keta “Mysafire te paftuar”, me duar ne xhepa dhe duke bere sehir, apo me dyshimin se keta shpellare dhe maloke mund te bejne cdo gje, se nuk jane vetem shpellaret, por ka edhe te importuar nga Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe nga vende te tjere, pervec spiuneve ruso-serb qe shetisin lirshem neper Tirane dhe Shqiperi, si ne shtepine e tyre.
    Prandaj, i them popullit te Kavajes te tregohet i kujdesshem dhe vigjilent, dhe te pergatiten per cfardolloji provokimi nga paramilitaret dhe falangat naziste te PD, se kane nje mendje te keqe, mbasi Saliu nuk ia fal popullit te Kavajes qe nuk ia dha votat ne vitin 2013, dhe eshte pikerisht kjo urrjtje qe ai e ka vene Kavajen dhe popullsine e Kavajes ne shenjester. Nuk te fal maloku!

    Kujdes dhe vigjilence!

  6. Z Baze strategjia e Saliut eshte te perdor dhune tek zgjedhjet ne Kavaje per te frikesuar Qeverine qe zgjedhjet e 18 Qershorit nuk do realizohen kjo eshte e vetmja rruge per Saliun dhe jo per partite e tjera opozitare.

  7. doktori says:

    Ruajeni Lulin,te mos perfundoj si Azem Hajdari…Komentet e metejshme jane pa vlere!

  8. Alban Dega says:

    FATKEQESIA KOMBETARE

    – Me gjuhen e fakteve

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    – Si Berisha !

    …. Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq… Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per “nenen parti” . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per “liderin e pavdekshem” dhe milionave te siguruara me korrupsionin dhe tenderat e Padrinos ne kembim te besnikerise dhe servilizmit te tyre pa kushte.
    Kane vetem emra te ndryshem: Lulezim Basha, Flamur Noka, Arben Ristani, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Fatri Balliu, Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, …” Klan”, “ Gazeta 55” , “ABC” … Gjithcka tjeter eshte pike per pike si Berisha.
    Flasin si Berisha. Kercenojne si Berisha. Shajne si Berisha, Cirren si Berisha. Per te menduar nuk behet fjale. Kane vetem mendte, me mire te themi mendesine enveriste te Berishes
    Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se “nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist”.

    Haraci i mercenarit

    Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte “virtyti” me i larte i tyre… Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine…
    Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren… ( !? )
    Nese jeni “vullnetare me zor ” te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 13 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha. Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o “Skuadronet e Vdekjes” se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrin e vetem real “Fatkeqesia Kombetare….”
    Genjeshtrat e tyre i kane kembet shume me te shkurtera se rrenat e tyre dhe te padronit te tyre qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur…. Po ….. Po… Nuk kane faj te gjoret. Nuk dine se cfare bejne. Eshte haraci i mercenarit

    Shifrat enigmatike dhe
    pasojat tragjike….

    Cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez XY, qe ia permendi ish- deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!?
    Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Jane pyetjet e tij jo te miat.
    Jane bere gati kater vjet nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e asnje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes. Nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise …..!
    Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?!
    Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per ” Qoftelargun e asaj kohe qe “eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kete inat popullit te vet”
    Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine si qeveria e korruptuar e sotme …
    Se treti, emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar – SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokracise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij UDB-es serbe…

    Zi e me zi per Shqiptari

    Se katerti, kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se!?
    Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me ish- Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen.
    Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin
    Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembyesve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga drejtesia shqiptare nen pretekstin me absurd te mundshem ” per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar” duke i dhene vetes edhe rolin e krye-Kryegjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me emerimin e tij ne poste te larta ku ndodhen burimet kryesore te te ardhurave te shtetit shqiptar

    Nga katrahura ne katrahure

    Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si “organizate terroriste…. marksiste- leniniste…. si dore e zgjatur e Beogradit” ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise.
    Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 4 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira vdekjeprurese e rrenim deri ne zhberje…
    Se dhjeti, organizimi i grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998. Ai shkeli jo vetem kodin e jetes, por edhe kodin e vdekjes. U keqperdor ne menyren me makaber deri edhe arkivoli me kufomen e heroit te dmeorkacise Azem Hajdari per te shqyer dyert e Kryeministrise, per cka ka protestuar mese njehere edhe vete bashkeshortja e Azemit te ndjere. Po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit, do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re… duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves,
    Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit…

    Nga dhuna ne terror

    Se 12, tragjedia e Gerdecit e 15 marsit 2008 shkaktoi mbi 500 viktima, midis te cileve 26 shqiptare te pafajshem te vdekur , fakira qe punonin si skllever pa asnje sigurim shoqeror e pa asnje mase sigurie teknike e jetesore ne fabriken e vdekjes se qevezise Berisha. “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit” shkroi gazeta me e madhe ne Botes “ The New York Times”
    Perparimi i regjimit te Berishes eshte i dukshem: nga “Qeveri e gangstereve” ne 97-en kalon ne nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !!!
    Se 13-ti, zullumi antikombetar i Berishes dhe qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise po ashtu shenon lartesi te reja. Ne prag te zgjedhjeve te reja parlamentare ata miratojne marreveshjen atdheshitese te Otrantos me Athinen, e cila akoma mban ne fuqi me ligj gjendjen e luftes me Shqiperine, tashme nje vend aleat e e anetar i NATO-s.
    Po te mos ishte kushtrimi atdhetar i Kolonelit te flakur nga detyra Myslim Pashai dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, Shqiperia do te kishte sot rreth 350 kilometra katrore me pak ose dhjete Shen Nauma me shume ne nje pellg ku flitet per nje det prej triliona fuci nafte e biliona tone metrik gazi natyror. Secili prej bashkepunetoreve te Berishes ne kete akt tradhetie kombetare gradohen ne majat e diplomacise, ushtrise. Spikat emerimi i“ Kolonelit te Asfalise greke me tre gishta” Arben Imami ne krye te Ministrise se Mbrotjes se Shqiperise!

    Nga vjedhja e pasurive dhe votave tek …

    Se 14-ti Berisha dhe qeveria e tij e korruptuar e atdheshitese nuk lene mjet pa perdorur per ta kaluar sa me shpejt kete akt atdheshitjeje Greqise para zgjedhjeve. Po ashtu ministrat e tij dhe krejt peshkaqenet e korrupsionit hidhen ne gare per te shperblyer mercenaret e Berishes
    me tendera pa fund. Brenda 30 diteve te fundit te mandatit te pare te Berishes dhurohen mbi 50 tendera hidrocentralesh, rrugesh… me vlere prej rreth gjysem miliardi euro vetem per klanin e korruptuar rreth Berishes.
    Se 15-ti, vjedhja masive e mundit e djerses, pasurive te taksapaguesve shqiptare, pasohet nga vjedhja masive votave te tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009.
    “ Votat u numeruan keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre” thekson raporti i vezhguesve te Evropes dhe Amerikes demokratike. Per cudi a per leverdi reciproke ata i japin note kaluese kesaj demokracie ala Ahmedinaxhad ne zemer te Evropes e Berisha qeveris me me pak vota popullore dhe me pak se nje te dhjeten e votave te trukuara e sakatuara edhe nga modeli Hollandezo- Spanjoll i Kastriot Islamit!

    Qevezia e hajnave

    Se 16-ti,si rezultat i ketyre vjedhjeve krijohet edhe qeveria e hajnave me ne krye Padrinon Sali Berisha. Ish- ministri i Transportit dhe i Puneve te Jashteme Lulezim Basha i akuzuar jo vetem nga opozita, por edhe nga Prokuroria e Pergjithshme per vjedhje qindra milioneshe ne autostraden kombit emerohet ne krye te Ministrise se Brendshme. Nje i akuzuar per shkelje rendi e ligji emerohet ne krye te forcave te rendit e ligjit!!!
    Ish- Ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu ne kohen e tragjedise Gerdeci, i akuzuar ligjerisht per korrupsion, shperdorim detyre dhe vrasje massive te shqiptareve … emerohet si Minister Mjedisi ne vend te dergohet per stazh drejtesie ne birucat e Bences !

    Fjalet plumba dhe ….

    Se 17-ti dhunes fizike te Berishes dhe regjimit te tij ndaj shqiptareve i shtohet edhe dhuna verbale, sharjet prej rrugaci, kercenimet dhe shperthimet skizofrenike kunder opozites shqiptare dhe liderit te saj Edvin Rama, kunder cilitdo qe i kundervihet paranojes diktatoriale te Sali Berishes, qe eshte kthyer ashiqare ne Luigjin e 14-te te Shqiperise “Ligji jam une” dhe klani im. Te tjeret jane “shiftaret e njerkes”!
    Se 18-ti, shkelja flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para ligjit , duke i ndare ne shqiptaret e Sales dhe ne shiftaret e njerkes eshte dhunimi me i madh jo vetem i Kushtetutes shqiptare, qe askush si Sali Berisha nuk e ka kthyer ne nje pacavure pa kurrfare vlere. Eshte po ashtu edhe shkelja me flagrante e Konventave Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite Njerezore. Eshte edhe ushqimi me dru i zjarrit te revoltes popullore.
    Se 19-ti, kjo shkelje e flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para Kushtetues dhe Konventave te te drejtave e Lirive Themelor te Njeriut shoqerohet me vete zvetnimin njerezor te kryeministrit shqiptar dhe qevezise se tij perballe greves se urise se dhjetra deputeteve te opozites para selise se tij. Bashke me kete degjenerim te cdo ndjenje njerezore vdes edhe iluzioni se ne shpritin e mendjen e kryeminsitri shqiptar ka mbetur qofte edhe nje gjurme e Betimit te Hipokratit, si ish- mjek.

    Parzmorja e hekurt e diktatorit ne vend te bluzes se bardhe te doktorit

    Se 20-ti, ne vend te bluzes se bardhe te mjekut, qe pat premtuar se do ta rivishte sapo ta kerkonin interesat e demokracise dhe subjektit kryesor te saj demosit, popullit shqiptar. Tashme ai imazh ka vdekur pergjithnje. E vetmja gje qe ka mbetur gjalle dhe e fuqishme ne shpirtin mendjen dhe praktiken e Sali Berishes eshte shpirti fanatik komunist, enverist, stalinist i tij.
    “ Une do te qendroj ne pushtet edhe 30 a 35 vjet… aq sa te me jape ymer ai lart” deklaron Kim Jong Ili i Shqiperise. Komentet jane te teperta. Sali Berisha do te shfaqej keshtu me parzmoren e hekurt te nje diktatori komunist pranojak qe ashtu si babai i tij shpirteror ekzekutoi publikisht kater shtetas te pafajshem , qe shikon kudo armiq, puciste, bastuna, stilolapsa revolvere, pilula me helme.
    Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit lidhur me antikomunistin 24 karat komunist Sali Berisha.
    Perfundimisht ai doli para popullit dhe para Botes sic eshte ne te vertete, si ekzekutor publik i qytetareve te vete te lire, faji i vetem i te cileve ishte se kerkonin liri e demokraci, nje jete me te mire per veten, per femijet dhe femijet e femijeve te vet.

    Si ta nxjerrim vdekjen nga politika shqiptare !?

    Duke vrare kater prej nesh, ai na ka vrare secilin e te gjithe ne. Secili prej nesh mund te ishte ate dite aty ku ishin ata, ne betejen per liri e demokraci sipas modelit me te te perparuar e me te sprovuar ne Bote, asaj amerikane.
    Bashke me plumbat e urdheruar te zbrazen mbi kater prej nesh, ne politiken e Sali Berishes ka hyre vete vdekja.
    E vetmja gje qe e nxjerr vdekjen nga politika, thote Nobelisti Gabriel Garcia Markez , eshte denimi me vdekje i politikes se vdekjes.
    Po aq ne mos edhe me sakte e tha edhe mendimtari kombetar shqiptar Akademiku Rexhep Qosja, dikur miku e perkrahesi me i vendosur i Berishes: Kush perdor dhunen ne politike nga dhuna do te vdese!
    E tha hapur e teper njerezisht edhe diplomati i larte amerikan Countryman i cili e filloi konferencen e shtypit sot ne Ambasaden amerikane ne Tirane me ” trishtimin” per vrasjen e 4 shqiptareve me 21 janar 2011.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Ato po bien cdo dite e me fort!

    SHENIM : KY ARTIKULL ESHTE SHKRUAR NE FILLIM TE VITIT 2008. PERDITESUAR ME 27 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM

  9. astrit says:

    Problemi nuk jane analizat, opinjonet etj gjera te hollesishme per mynyren si fuksionon demokracia te ne, problem i madh eshte fakti qe ne si popull ne teresine e saj nuk e deshirojme demokracine.Ne duam o gjithçka nga pushteti ose asgje me pak! E kjo ska lidhje me demokracine. Rama po te mos kishte kete deshire per autoritet apsolut, do kishte te gjitha mundesite qe para 4 muajsh ti ofronte opozites gjithçka te mundeshme e vendi te shkonte ne zgjedhje normalisht.Jam i sigurte qe Rama do fitonte. Por Rama ndoqi rrugen e injorimit e talljes se liderit te PD. Sot lideri i PD po njelloj si Rama po vepron si ai, don gjithçka e asgje me pak! E te mendosh qe te dy keta lider i kemi te lindur e rritur ne Kryeqytet. E qe ky sistem mos te na kthehet si sistemi komunsit i deshtuar na duhen rregulla e ligje qe te marin ne konsiderate qe qyteterimi yne nuk perputhet me sistemin demokratik evropjan ne shume aspekte.

  10. PD ja do hyje ne zgjedhje minuten e fundit, e gjithe maskarada e saj prej afro 3 muajsh eshte qe te justifikoje humbjen ne zgjedhje elektoratit te saj…Ska destabilizim, lufte apo cdo gje tjeter qe ajo ben presion.Po vjen nje epoke tjeter qe ajo do jete jashte loje …Kjo do jete era e re per ne..

  11. PD ja do hyje ne zgjedhje minuten e fundit, e gjithe maskarada e saj prej afro 3 muajsh eshte qe te justifikoje humbjen ne zgjedhje elektoratit te saj…Ska destabilizim, lufte apo cdo gje tjeter qe ajo ben presion.Po vjen nje epoke tjeter qe ajo do jete jashte loje …Kjo do jete era e re per ne..

  12. Rezi says:

    Si gjithnjë ekzakt! Tani nëse do kishim drejtësi prokuroria do merrte në pyetje të gjithë që thërrasin për luftë. Ata s’janë më deputetë, s’kanë imunitet. Zbato ligjin! Por është kjo që u pengua pë 4 vjet e Llalla bën sehir.

  13. bobi says:

    Shum degjohen e fliten, po nje gje eshte e vertet populli nuk mbeshtet cadren ne kete pike. Zgjedhje te lira i do populli po destabilizim dhe lufte jo. ne 97 thone qe berisha mori miljona nga ambasada jugoslave ne parise duke i kerkuare qe vetem te mos jepte dorheqe se cdo gje tjeter i rregullonin vete, dhe u pa ku vajti shqiperia. Tani mendojne mo u kan kerkuare qe ye mos zhvillohen zgjedhje dhe sherbimet e huaja e bejne prap pershesh shqiperine. Policia me ndihmen e shba dhe be duhet te gjejne prova per dyshen basha berisha dhe ti hapin nha nje dhom ne space per pjesen tjeter te jetes. Dhe kjo duhet te ndodhe me rastin e par te dhunes.

  14. dash says:

    KUJDES SHQIPETARE !!! Do tentohet te destabilizohet vendi ne Kavaje…kavajsit te tregohen vigjilente dhe ti tregojne vendin antishqiptareve…ne te kundert do hyjme ne nje vorbull pa shprese per vendin qe do kete pasoja te pakthyeshme per 50 vjetet e ardhshme…

  15. niazi says:

    Per sa kohe qe sali Berish nuk do te marri garanci qe familja e tij nuk preket nga Vetingu , PD nuk hyn ne zgjedhje !Basha eshte thjesht nje koke turku ne duart e tij !

  16. dash says:

    ZHGENJIM iplote per AMBASADORIN AMERIKAN Z. LU .!? Perse nuk prononcohet per thirrjet e hapura per lufte ….c’fare fshihet mbrapa kesaj mbrojtjeje te kamufluar qei behet bandes BashaBerisha?

  17. Miu i arave says:

    Zoti “@shqiptar”, unë frikën e kam pikërisht tek “miqtë” tanë ndërkombëtarë…(???!!!) Uroj që kësaj rradhe (e theksoj, “kësaj rradhe”), të jem i gabuar…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje