Braktisja erdhi prej karshillëkut anti-perëndimor dhe thirrjeve për dhunë

13 Maj 2017, 18:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk kishte ndonjë arsye madhore që demokratët të përgjysmonin pjesmarrjen pas tre muajsh, në protestën e sotme. Pavarësisht dëshirës për t’i dhënë zemër Bashës, shikohet qartë se në protestë, nuk ishin as gjysma e atyre që ishin më 18 shkurt. Dhe ky është bilanci më i hidhur i çadrës së opozitës këto tre muaj, pasi në vend të tregonte fuqinë e çadrës mbi opozitës, dëshmoi dëmin që çadra i ka bërë opozitës.

Lulzim Basha arriti ta kthejë partinë e shesheve dhe protestave, në një “parti çadër” dhe ka gjymtuar shpirtin e protestës së saj.

Edhe pse ka dhjetra arsye përse demokratët e braktisën protestën e Bashës, mendoj se kryesorja është faktori perëndimor. Thirrja zyrtare e Bashkimit Europian për shqiptarët që të votojnë më 18 qershor dhe shpjegimi se lidershipi i Partisë Demokratike nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje, tregoi se PD mbetet ende një parti me bërthamë të fortë perëndimore brenda saj dhe votuesit e saj, i bind më shumë thirrja e Perëndimit, se sa lideri i perënduar i tyre.

Një parti e cila ka në bazën militante të saj, ata që kanë shpresuar 50 vite nën diktaturë, se do zbarkonin aleatët, nuk mund ta kuptojë dot sot se si lidershipi i tyre, i fton në një protestë për t’i bërë karshillëk Perëndimit.

Dhe bilanci ishte i qartë. Baza e Partisë Demokratike nuk ka asnjë entuziasëm për t’iu kundërvënë Perëndimit sipas stilit të Sali Berishës, dhe për këtë shkak më me dëshirë ka dalë në protestë kundër Edi Ramës më 18 shkurt, se sa sot.

Brenda tre muajsh, Lulzim Basha ka bërë një demonstrim të përditshëm kundër çdo rekomandimi të Perëndimit për t’u futur në zgjedhje, dhe në vend që pas tre muajsh të bindte shqiptarët se kishte të drejtë, arriti të bindë Perëndimin, se nuk ka asnjë të drejtë.

Kjo u pa sot. Për çdo muaj ai ka zvogëluar Partinë Demokratike dhe e ka katandisur atë në një grusht protestuesish të paguar me para, duke ju hequr ushqimin dhe transportin për të ardhur në Tiranë.

Mes thirrjeve të Bashkimit Europain dhe SHBA kundër bojktoit të opozitës dhe shpjegimeve të përditshme të Lulzim Bashës, demokratët duket se më shumë kanë besuar Perëndimin, se kryetarin e tyre.

Një dështues i madh i protestës ishte padyshim dhe Sali Berisha me retorikën e dhunës. Shikoj se si disa gazetarë me të njëjtin lehtësi që disa ditë më pare i ngrinin kult dhunës, sot i ngrejnë paqes dhe bëjnë sikur askush nuk ka bërë thirrje për dhunë, duke e quajtur dhe lajm të gënjeshtërt atë që është shkruar.

Në fakt thirrje për dhunë kanë bërë gjithë gazetarët pro opozitës, në gjithë gazetat dhe portalet e tyre, dhe i kanë aty ende ta pafshira. Por kryemegafoni i dhunës ka qenë Sali Berisha. Deri dhjetë minuta para protestës, ai ka publikuar thirrje për dhunë dhe lajme idiote, se si është boshatisur qeveria nga frika, e si ja kanë mbathur policët. Brenda këtij fjalori, por me një stil më idiot, ka qenë dhe Lulzim Basha, i cili e nis fjalinë me stilin “nuk do gjeni vrimë ku do futeni” dhe e përfundon me një budallallëk origjinal duke shtuar se “do t’iu fshij protesta paqësore demokratike”. Natyrisht fjalitë e tij nuk është e detyrueshme të kenë kuptim, por kujtesën nuk na e fshijnë dot. Retorika e dhunës ka qenë dhe arma e vetme që ai tentoi të përdorë deri para protestës dhe kur pa që njerëzit e braktisën, filloi t’i ngrejë kult paqes. Në fakt ajo nuk ishte paqe, por dështim me bisht në shalë, i një strategjie dhune, e njerëzve të patru, që mendojnë se hakërrimat e një plaku të rrjedhur trembin shqiptarët. Sot në mëngjes kishte mijëra makina që dilnin nga Tirana për të ikur në bregdet për t’u relaksuar dhe qindra autobusa që binin në Tiranë, mercenarët e tij. Ajo Tiranë që ikën të relaksohet të shtunën, nuk mund të trembet kurrë nga autobusa që vijnë në Tiranë nga halli i një plaku që kërkon sërisht pushtet. Dhe është pikërisht ky dështim, ky sforcim i tyre, kjo humbje e fuqisë për të kafshuar, që i bën sot të na e paraqesin funeralin e paralajmëruar për qeverinë, si meshë, dhe xhihadistin e tërbuar që thërriste për gjak me thikë në dhëmbë, si prift që drejtoi një meshë. Dhe ai nuk ka problem se e kanë lënë mënd, fuqitë, dhe kujtesa. Atë e kanë lënë njerëzit . Dhe kjo është ajo që po e vret!

28 komente në “Braktisja erdhi prej karshillëkut anti-perëndimor dhe thirrjeve për dhunë”

  1. Xha Temja says:

    Normal qe numri i protestuesve do te ishte me i ulet se ai ne 18 Shkurt.
    Kjo per te vetmen arsye sepse ata mbeshtetes te PD qe ishin ne fillim te protestes,pasi e pane se kush ishte kauza e liderit,e braktisen sic e braktisi BE,dhe USA.
    Sot njerezit me mend,nuk mund ti trajtosh si dele qe i ve perpara me nje shkop ne dore dhe i con drejt kullotes!
    Sikur ne fillim te Qershorit,PD te therrasi edhe njehere nje proteste tjeter,do te shikoni qe pjesmarrja do jete sa gjysma e kesaj te sotme!
    Gjynah ku e cuan ate parti dy njerez qe vetem demokrate nuk ishin!

    1. Beso says:

      Po cadra cfare kuptimi ka te qendroje me ne bulevard duke jua bere edhe me te veshtire jeten qytetareve ? Ajo cader sot deshtoi dhe duhet te zhduket nga aty. Bashke me te deshtoi edhe lulushi dhe plaku kriminel. Shqiptaret sot ne shumice e nxorren perseri pedene e doktorit ne opozite me gjasa per ta fshire fare nga skena politike. Fatkeqesi qe deri me sot ata kane mbajtur dhe vazhdojne te mbajne flamurin e opozites. Zgjedhjet e qershorit duhet te komfigurojne nje opozite te re larg individeve me precedente penale si berisha basha mediu bode tafaj imami ristani kaubojset me pistolete dhe kapele ndoket por edhe hajdute dhe te neveritshem me pushtet si meta idrizi majko fino e keshtu me radhe majtas dhe djathtas. Shqiperia sot ka nevoje per politike te re dhe jo per modelet e vjetra kriminale te politikes. Sot ishte hapi i pare drejt nje republike te re por pa lulusherat salusherat e te gjithe lusherat e tjere qe aq shume e kerkuan republiken e re

  2. Sebastiani says:

    Bravo Mero cfar shprehje makinat dilnin ne mengjes nga Tirana me qytetar qe donin te pushonin dhe te kalonin bukur fundjaven dhe autobuzet me te shkretet qe edhe kur pyeteshin nga gazetaret se pse kishin ardhur ne proteste nuk e dinin se pse.Kjo mbyll gjithcka se kjo proteste dhe halli i saliut dhe lulushit nuk eshte hall i njerezve te zakonshem por vetem i tyre dhe pervec disa militanteve te verbuar medioker kte popull nuk do ta kene me pas tyre.

  3. J says:

    Durimi gati i nenshtruar dhe thirrjet e padëgjuara të perëndimit ndaj opozitës mbartin në vetvete nje gjykim të ashpër dhe merituar nga pseudo-demokratët që thotë – Nuk jeni të përgatitur dhe nuk meritoni të jeni pjesë e bashkësisë Evropiane. Mos marrja pjesë e popullit në metingun e sotëm është një lloj përgjigje këtij opinioni dhe thotë se opozita nuk meriton perëndimin por populli e shikon atë me ëndje.

  4. DETARI [email protected] says:

    mrekullia me e madhe qe nuk erdhen budallenjte ne proteste, ishte ardhja e ‘marinsit’amerikan.
    frika se ‘marinsi’munde te hidhte edhe ndonji bombe si ne Irak apo Siri ,i kyci njerezit neper shtepia !
    kjo ishte dita e clirimit prej UDBse dhe te gjitha inteligjencave antishqiptare !

    Te rrije Edi Rama !

    Ai eshte burre dhe nji kryeminister punetor 1

    Prisni se nuk keni pare gje akoma ju felliqsira …….

  5. Aleko says:

    Rrofsh Mero! Asnje presje nuk hiqet nga skeni qe i bere me siper , berishes, bashes dhe cadristes..Nga shkrimi jot del qarte qe per gjendjen ne Pd nuk jane vetem pergjegjes I mallekuari berisha dhe deliranti basha ,por edhe nje shpure jo e vogel gazetaresh e analistesh e gjithfare drejtusish mediatik qe jo vetem jane pro veprimeve destabilizuse te vendit por dhe inxisin dhe perkrahin kreret e PD me gjithe forcen intrigat dhe perkushtimin e tyre per ti shtyre ata ne rrugen pa krye qe atqe kane zgjedhur, te rrezikshme jo vetem per pD por dhe per stabilitetin e vendit ..Ka ardhe koha qe kunder ketyre duhet reaguar me forte se jane po aq te rrezikshem sa vet kasta politike ne krye te PD.Keshilla e Arjan canit eshte shume domethense jo vetem tipa si cani por dhe te tjere qe ndoshta pak me te kujdesshem kur flasin duket qarte se cfare desherojne dhe andra e tyre eshte qe Shqipetaret te perplasen me njeri tjetrin dhe frutet pas saj ti shijojne vet ata..E tha troc Arjan cani nme qarte nuk ka ku shkon, I them Rames te qendroje forte dhe te mos dorezohet sepse ndryshe falimenton, I them Bashes vazhdo rezistencen , nuk ka kthim prapa ndryshe merr fund..Kejo qenka detyra e gazetareve , dhe drejtuseve te bisedave neper media te nxise destabilitetin dhe te fut , e te shtyje politikanet e papergjegjshem te cojne vendin ne perplasje…nuk kane ata ndonje rol tjeter , per zgjidhje paqesore , per te nxitur frymen e dialogut per zgjidhjen e mosmarreveshjeve qe shpesh krijojne politikanet tane dhe qe kane 25 vite qe ndjekin kete rruge.Ku eshte culture demokratike e ketyre analiosteve dhe gazetareve qe ne vend te qetsojne dhe te ndihmojne proceset e demokratizimit te shoqerise perkundrazi bejne te kunderten duke iI hedhur me teper benzene zjarrit?…

  6. goni says:

    Isha i ri dhe vrava nje gjarper,por per ket vrasje pagova sepse gjarperi nuk me sulmoj,ishte gjarper qorr.Media eshte Problemi me i madh ne Boten e sotme!Media manipulon,ne qdo drejtim,media e mbushur me kriminel te qdo ngjyre(boje),do te paguaj per krimet qe ka ba!Njerez te hurit e te litarit,kan kapur mediat boterore,dhe pretendojne te hedhin dituri ne mendjet Njerezore,nderkohe per krimet qe beheshin,behen,dhe do te behen,as qe pagujne.Media kriminele e Europes,ne bashkpunim me medien kriminale te Afrikes,Azis,Amerikes,vepron ne menyre latente,sikurse gjarperi helmues,dhe pret qastin e duhur,per goditjen kunder pres(viktimes se rradhes).Por e ardhmja e medias eshte ne pykpyetje,kriminelet mediatik,te cilet nderrojne flamujt dit e nat,or per or,minut per minut,sekond per Sekond,nuk mund ti largohen drejtesis,dora e ashper e drejtesise,nuk mund ti fale.

  7. WEB1 says:

    Mero mer merita që nuk i takojnë,nuk ishte numuri i ulet i protestuesve ajo që kondicionoi bashen ,por ambasadorët e huaj o mero !Vetëm ata e zbythen me kercenime dhe lajka,përndryshe sot në tiranë do ishte parë një spektakel nga ata që të ngihet qimja vetëm ta imagjinosh.Edhe një herë tjetër të huajt shpëtuan shqipërinë.Shpresoj të jetë hera e fundit

  8. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: July 26, 2016 at 03:01:07

    Opinione :

    AMERIKA E BEKUAR NA KA PUSHTUAR ZEMRAT… !

    – As ne nuk qendrojme mbrapa… E Bukura e Dheut, Shqiperia ka pushtuar zemrat e udheheqjes amerikane

    – Shqiperia me siguri do te behet !

    – Nga Alban e Agim Dega, Nju Jork

    Pas nje beteje te cmendur me kucedren me nente krere shqiptaret kunder shqiptareve per mustaqet e Celos me ne fund Reforma jetike e Drejtesise per shqiptaret u miratua.
    Arkitekti dhe zbatuesi i saj eshte vetem nje : Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe udheheqja e saj aleate e mike e koheve te veshtira. Nuk ka e nuk kishte se si te ndodhte ndryshe
    Pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes sot Shqiperia nuk do te ekzistonte si shtet i pavarur ose edhe nese po me mire te mos ekzitonte.
    “Une kam nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine” deklaroi ketu e gati 95 vjet me pare miku i madh i popullit tone te vogel Wodrow Wilson.
    Jo vetem Reforma u miratua, por qeveria amerikane i ka paraprire ne bashkepunim me qeverine shqiptare zbatimit te saj.
    Byroja Federale e Hetimit, FBI , ka filluar pergatitjet dhe po punon per zbatimin e saj sa me pare duke nisur me Byrone Kombetare te Hetimit.
    Kur syshqiponjave e FBI-se amerikane, Majes boterore te Hetimit u bashkohen qe ne djep shqiponjat e “Vendit te Shqiponjave” suksesi eshte i paragarantuar!!
    Ne gjithe kete sage frojdiane ka vetem nje falenderim te merituar nga thellesia e zemres se cdo shqiptari :
    Thank You USA!
    Thank You Mr. Donald Lu!
    U jemi borxh si popull e si komb me dashurine dhe mirenjohjen tone pa kushte e perjete!
    Te tjerat vecanarisht per Lulezim Bashen jane llogje Kavaje e kortezira diplomatike absolutisht te pamerituara sa edhe qesharake !
    Shembulli me tipik eshte mesazhi i ambasadorit Italian Cutilio qe nuk u degjua qofte edhe nje here te perkrahen Reformen. Ishte ne letargji… Edhe mesazhi i tij per Bashen duket se eshte bere ne kllapi!
    Shkurt: me ka cue nana per te lare gojen

    Per lirine jap edhe dashurine… !

    Themi me dashurine tone sepse nje nga heronjt tane te perbashket ne luften tone te perbashket kunder nazi- fashizmit i shkroi te fejueares se tij vetem pak caste para se te dilte perballe skuadres se ekzekutimit:
    -Per dashurine jap jeten!
    Per lirine jap dashurine!
    Nuk mund te kete as jete e as dashuri pa lirine!
    Nuk mund te kete as dashuri, as liri, as jete pa drejtesi, pa barazine para ligjit nga shtetasi me i fundit e deri tek kryetari i shtetit !
    Ky eshte shpirti, zemra, thelbi i pushtetiit “Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin” qe e ka emrin e ndritur DEMOKRACI= PUSHTET I POPULLIT “.
    Askush me shume se ky popull, 95 per qind ” edhe me proamerikan se edhe vet amerikanet”, sic shprehej nje nga Institutet me prestigjioze Amerikane pas sondazheve te tij jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e trojet shqiptare ne Maqedoni.

    Kjo eshte Amerika !

    Po ju sjell nje pervoje te perjetuar…
    Ne shtatorin e vitit 1990 fitova nje konkurs te UNDP , Programit te Informimit Publik te OKB- se . Dy muaj gjithsejt!
    Pasi jam kthyer kam shkruar nje analize, pershtypje udhetimi me titull ” Dy muaj ne Amerike”
    Ia dergova gazetave kryesore te asaj kohe ” Zeri i Popullit” dhe ” Bashkimi” diku nga data 15 nentor 1990.
    “Zeri… “nuk e botoi kurre!
    “Bashkimi” me kryeredaktor Qemal Sakajeven e botoi ne dy a tre numra pothuajse te plote nese nuk gabohem me 13- 15 dhjetor..por gati nje muaj mbrapa, vetem pasi kishin filluar protestat historike te dhjetorit !
    Sic do me tregonte ish-kolegu im i nderuar me ATSH, gazetari i talentuar Genc Kondi pas disa vitesh ketu ne Nju Jork, ai i biri i Pirro Kondit te respektuar dhe nipi i nje ish- refugjati ne SHBA e kishte redaktuar qe ate dite dhe bere gati per botim… Ishte hequr tri here nga faqja
    Pse ? Censura e bishes se plagosur komuniste nuk kishte hapur driten jeshile te botimit as Qemalit as Gencit deri pas 9 dhjetorit historik!

    E duam Shqiperine si Amerika demokratike … !

    Lajmin e te cilit na e dha Fidel Castro Ruz ne ” Shtepine e pushtuar prej shqiptareve” pra ne Ambasaden e Shqiperise ne Kube po ate nate kur beja perkthyesin dhe gazetarin e Reiz Maliles se ndjere!
    Nder te tjera ne ate shkrim barazoja 18 vjet shkollim te meparshem ne Universitetin e Tiranes, ne Institutin e Gjuhes se Pekinit, ne Universitetin e Pekinit, i themeluar nga amerikanet qysh ne vitin 1904, ne UNAM te Meksikos me ate cka mesova per ato “Dy muaj ne Amerike “
    Pothuajse te gjithe Profesoret perfshi babain e gazetarise bashkekohore dhe njekohesisht Babai i ” The New York Times” Sulzberger na dhane mesime ne formen e bashkebisedimeve!
    Nuk e kam tepruar aspak me kete perfundim.
    Kjo eshte Amerika! Kjo eshte fuqia e saj cudiberese!
    A ka deshmi me te madhe per kete se nje nga parullat, kushtrimi kryesor i heronjeve te dhjetorit ishte “ e duam Shqiperine si e gjithe Evropa”
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike
    Prandaj miratimi me kulac e me fort me kerbac se me konsesnsus “keshtu e kurrsesi ndryshe!” ndaj atyre qe nuk kane konsensus me veten e vet, me familjen e vet, me partine e vete, me shtetin e vet, me aleatet e vet eshte jetike. eshte clirimi e pavaresia e dyte e Shqiperise nga korrupsioni e impuniteti, nga kusaria e vrastaria!
    Perzgjedhja, financimi, shkollimi, edukimi i djemve dhe vajzave tane shqiponja BKSH-se- National Bureau of Investigation, nga syshqiponjat e Federal Bureau of Investigation – FBI-ja amerikane eshte ndihma me e madhe, investimi me i fuqishem ne Shqiperi i aleatit strategjik dhe mikut tone me te madh ne Bote, Shteteve te Bekueme te Amerikes,sic i quante gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
    Ai eshte pjese e ndritur e superinvestimit politik, strategjik, shpetimtar, te gjithanshem nga Ambasadori Donald Lu, nga Zj. Viktoria Nuland, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, nga Zevendespresidenti Joe Biden, nga Presidenti Barack Obama!

    Me shqiptar se vete shqiptaret!

    Nuk mund te harrojme kurrsesi kandidaten e nderuar per Presidente te SHBA-se Hillary Clinton me mesazhin me patriotik e me atdhetar se te cdo politikani shqiptar nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane: “Duajeni vendin tuaj te bukur!”
    Me shqiptar se cdo shqiptar
    E ndaj kujt!?
    Ndaj nje populli e kombi me proamerikan se vete amerikanet!
    Nje simbioze, bashkejetese, nje aleance strategjike e nje miqesi e pakthyeshme dhe e pathyeshme!
    Nje aleance strategjike me interes te ndersjelle midis udheheheqjes me proshqiptare se vete ne shqiptaret te superfuqise boterore SHBA-se me popullin me proamerikan se vete amerikanet te Shqiperise se Vogel si diamanti por te bukur si Perendesha e Bukurise, Dea!
    ( Jo 6000, as 60 000, as 600 000 sa thote Berisha per numrin e protestuesve te sotem ( Zot ruajna nga qindfishimi i zakonshem i mendjes se tij te cmendur ! ) por te pakten 7 milione shqiptareve kudo ne Bote, i mbi 95 per qind te Shqiptareve qe duan dhe perkrahin SHBA dhe BE-ne !
    Sot demokratet e vertete te painkriminuar te PD-se dhe mbi 95 per qind e shqiptareve edhe de jure edhe de facto shemben jo vetem cadren e krimit mbi vendin e krimit por edhe Partine Cader te Sali Berishes dhe Bandes se Gangstereve dhe Mafias se tij krejt jashte kontrollit )
    Amerika na i ka pushtuar zemrat e shqiptareve!
    As ne nuk qendrojme mbrapa!
    Shqiperia e bukur “ e Bukura e Dheut” sic e kane quajtur rilindasit tane, ka pushtuar zemrat e udheheqjes se Amerikes!
    Shqiperia me siguri do te behet!
    Faleminderit SHBA …. !

    SHENIM: Ky shkrim eshte botuar per here te pare me 26 korrik 2016… I vetmi ndryshim Jane dy paragrafet midis ( )…

    1. ari says:

      alban mero e edvin droka,balil kokaina,xhelil brekshyeri,sajmir kanabisi.enveri ju dhjeu rama po ju ridhjen.

  9. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista says:

    Njerzit jane me te zgjuar tani. Nuk duan te ikin per lesh si ne 21 janar.
    As saliu as edi nuk i nxjerr dot me.

  10. I says:

    1 here gaboj populli Shqiptar dhe mbeshteti Rusine . Ne 1945 pas luftes se dyte boterore edhe e pame se ku perfunduam (ne mjerim). Shqiptaret nuk gaojne 2 here.

  11. ALBAN DEGA says:

    GAZETARE TE PAVARUR APO INSTRUKTORE TE DHUNES E TERRORIT TE CADRES SE BERISHES DHE KRIMIT ?

    Rishihni gazetat dhe mediat vizive te tre muajve te fundit. Ka plot deshmi e prova te pakundershtueshme me shkrim, me ze e me figure me emra e mbiemra konkret te marionetave te Cadres se Krimit te Berishes dhe te Bandes se Gangstereve te tij.
    Jo vetem marioneta por edhe instruktore te dhunes e terrorit qe u paraprine dhe ne disa raste tejkaluan edhe vete regjizorin e Cadres Sali Berisha dhe figurantet e tij Basha, Mul Stanishici, Arben Ristani, Strazimiri, Genc Pollo Kuqalashi, Salianji e co.
    Emrat Jane konkrete: Cim Xen Peka, Armand Shkule- Shkullaku , Andi Bushati, Fatos Lubonja, Frrok Cupi, Artan Gebels Hoxha, Blendi Toptan Fevziu… Ka edhe te tjere cartana qe hedhin gurin e fshehin doren… Nuk po merrem me Fahri Ballira e Bujar Kasma, Lela e Laila ata ate mision kane e per ate mision paguhen !
    Ata jo vetem hodhen benzine ne zjarrin e Cadres se Krimit te ngritur mbi vendin e krimeve te Sali Berishes kunder Vetingut e Reformes ne Drejtesi per cka ajo u ngrit por me e keqja u bene jo vetem telalle e keshilltare te dhunes por edhe instruktore te terrorit mediatik te kupoles te saj te inkriminuar nga sholla e kepuces e deri ne qimet e kokes !
    Nuk u mbetet gje tjeter vecse bashke me Sali Berishen te festojne Fitoren e Pirros dhe Festen serbe te Vidovdanit.
    13 maji u dola edhe me ters se data ters 13 qe zgjodhen per diten e Revolucionit antishqiptar e antiperendimor, anti kombetar e antiamerikan qe vet e zgjodhen !

  12. zhaneta Spaho says:

    Je i vetmi gazetar qe te lexojme me kenaqesi per te vertetat dhe analizen realiste qe ben…Iku Andrea Stefani dhe shyqyr qe te kemi ty…vetem pena e ju te dyve eshte ajo qe u hap syte shqiptareve driteshkurter qe te verbuar nga ekstremizmi i te dyja paleve nuk jane ne gjendje te gjykojne me gjakftohtesi dhe realize…Je Marco Travaglio e Shqiperise, komplimenta, vazhdo keshtu!

    1. DASHAMIRESI says:

      Me “Epopene e Ballit Kombetar”, Shefqet Musdaraj eshte bere i pa vdekshem !
      Ata qe lehin kunder tij , jane pinjollet e kuislingeve nazi-fashiste .

  13. aqif tahipi says:

    Mero ,mendoj se lyli dhe kryetari i tij saliu duhet te vazhdojne ngujimin ne cader dhe te shohin endrra se si cadra e tyre shnderrohet ne shkemb graniti , prane lanes qe i reziston stuhive euroamerikone. Vetem ne kete menyre ,ata te dy dhe anal istet qe ju lepijne bolet atyre ,si nje trup i vetem do shmangin vettingun dhe do udhetojne te qete ne tramin qe ndertoi lyli buze lanes .

  14. ALBAN DEGA says:

    I nderuar Zoti Mero Baze,

    Tema juaj dhe Dita jeni bere shembulli i gjalle i shprehjes filozofike te babait te ” The New York Times” dhe shtypit bashkekohor amerikan e Boteror: ” Me jep nje gazete te bej dhe perkryej nje shtet ”
    Krejt e kunderta e Leninit ” me jep nje gazete qe te permbys nje shtet” qe predikoi Cadra e Sali Berishes dhe ai vet me revolucionin ( permbysjen ) e tij dhe Republikes e Re te Lulezim Gita Xen Berisha!
    Me kete rast ju pershendes me kengen:

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk po u ngelet askush
    As per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre!

  15. qi ndrestari says:

    E habitshme eshte qe ka ca mashtrusa qe thone se aty ne shesh ishin vetem 600 mije vete .Jo aty ishin me teper se 600 mije vete ,aty ishin te pakten 800 mije vete.Kjo eshte shifra e vertete e numrit te pjesemarresve qe mediat e kryeministrit mundohen ta fshehin . Pra ,mediat e kryeministrit qe sulmuan intelektualin kryesor te qadres kaqin (jo ate te ziun) tentojne te manipulojne publikun duke e raportuar numrin e pjesemarresve nga 800 mije ne 6 mije ,sic e pame te gjithe live. Nuk duhen harruar edhe shume intelektuala ,profesore ,anal ista pjesemarres por me kryesori mes ketyre kokave te inteligjencies sone ,shte “ujku i cerrikut”.

  16. Tigri says:

    Shqiptarët duhet të tregohen të kujdesshëm në mbrojtje të vlerave qytetarë duke siguruar një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e datës 18 Qershor. Të shkëputen një herë e mirë nga politikanë primitive që nuk ja duan të mirën Shqipërisë.

  17. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha & Basha deshtoi ne manovrat per ta futur ne kurth Ramen,per tu barazuar me ta,per vrare dhe ai njeres ne proteste.
    Duke bere karshillek, “mbushen” sheshin me kaubojsa ,per te treguar se populli eshte me Berishen & Bashen.
    Pjesmarrja tregonte se ne shesh kishte dale “PAA”,per te protestuar,per daten e listave te kandidateve,pa pjesmarrjen e kryetarit.
    Berisha eshte duke menduar per kurbanin e rradhes,i ka erdhur rradha Bashes !

  18. Besoj says:

    Artikull I vleresuar. Si ghithmone Mero ne shenje. Pergezime per penen tuaj te fuqishme dhe teper serioze.

  19. Albani says:

    Per mendimin tim, futja ne uje e numrit te ptotestuesve, pervec te tjerave, eshte prania e plakut mjeran, neverise se padurueshme, antinjeriut dhe langoit perbindesh me emrin Sali Berisha! Si duket edhe te vetet, u ka ikur frika prej tij, se ky edhe te vret apo te zhduk po idole kunder! Braktisja qe madheshtore, dhe jo e pergjysmuar, se pranojme qe ishin 300,000 njerez, ne fakt jo me shume se 7000, dhe kjo me mik!

  20. dc21 says:

    E postuar ne vitin 20 para lindjes se Krishtit!
    Cka do benim ne sikur mos te lajmerohet live nga New Yorku Alban Dega?!!!

  21. Mersin says:

    Ne shesh ishin 600 mije, 400 mije nuk i la policia te vinin ne proteste. Bravo Lyl dhe ti Brishe! Hyni ne zgjedhje se paskeni goxha perkrahes.

  22. Fate says:

    Po Fatmir Mediu kur do futet ne burg?

  23. Joni says:

    mero, te grryen perbrenda te pranosh qe e djathta eshte kunder dhunes.
    Nujk e pranon dot qe fara e kuqe eshte bije e dhunes.

  24. ari says:

    vetem nje i rrhedhur si baze mendon keshtu.ne ter evropen komunistet humbin pos qelbsirat qe votoj kokpalare e bastard-partia e komunistit te honekerit sigmar gabriel e martin shulc sot u shkernmoq nga merkel.derrat si mero,rama nuk mjaftohen me bar enveri tash vazhdojn me lesh negjmije.ju erdh fundi qelbesires rama ,mero,nano,tahir,ruqi etj.vetem droga leshi negjmijes ju mban ne kemb.blet lu,vllahutin por termeti po funksionon.gjysme ju hoqi basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje