Qeveria “Rama”, në “besë” të Bashës!

18 Maj 2017, 18:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Kryeministri Edi Rama ka arritur të shmangë bojkotin e zgjedhjeve nga opozita me një marrëveshje të guximshme, që synon ngjalljen e besimit tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me lëshime thelbësore. Marrëveshja hap rrugë të krijohet një administratë teknike gjatë procesit zgjedhor, e cila është në besimin e opozitës dhe riformaton gjashtë postet kyçe të qeverisë, me ministra teknikë, të cilët kanë besimin e të dy palëve.

Marrëveshja është një akt i parecedentë, që një qeveri në pushtet ka bërë për opozitën këto 27 vjet në Shqipëri, duke shmangur një krizë afatgjate të demokracisë në vend.

Marrëveshja realisht ka plot elementë të paketës McAllister, por është zhvilluar si një marrëveshje autentike Rama-Basha, në të cilën Partia Socialiste bën një sakrificë reale nga pushteti i saj, për të krijuar një klimë besimi për zgjedhjet.

Dy ministri të cilat kanë sukses real, ajo e Brendshme dhe ajo e Financave, do qeverisen nga ministra teknikë, në shenjë besimi për opozitën, por dhe një kosto reale për Edi Ramën. Fatmir Xhafaj ka pasur një bilanc mbreslënës dy mujor si ministër, ndërsa financat shqiptare janë më të stabilizuarat e dhjetë viteve të fundit. Pamvarësisht kësaj, ndryshimet nuk kanë për të prekur thelbin e punës së tyre.

Lëshimet e tjera të Edi Ramës janë teknike dhe synojnë një menaxhim teknik të agjencive të mëdha shtetërore, të cilat shpesh përdoren si burim financimi jo ligjor për fushatat elektorale, siç janë burgjet, ALUIZNI, AZHBR etj.

Ajo që fiton Edi Rama është garancia e një procesi zgjedhor normal me opozitën, korrektësia me faktorin ndërkombëtar, të cilin e pati në krah në çdo moment, dhe krijimi i një klime për garë reale për secilën parti.

Lulzim Basha edhe pse po kryqëzohet si humbës i madh, nuk ka fituar pak. Ai natyrisht ka humbur “Republikën e Re”, por atë nuk e kishte njeri seriozisht. Nëse e shikon me syrin e tyre, natyrisht duket sikur Rama “i ka dhënë të pijë ujë në shoshë”, siç thuhet në këto raste. Por kjo nuk ishte një marrëveshje për ndonjë “Republikë të Re”.

Në të vërtetë, Basha ka fituar atë që i ofruan kritikët e tij brenda partisë tre javë më parë, kur McAllister paraqiti paketën e tij.

Nëse do ta kishte pranuar atëhere, natyrisht do fitonte më shumë se kaq. Tani ka humbur presidentin dhe avantazhin kohor, që do t’i jepte marrëveshja në kohë.

Nga pikëpamja personale, ai ka fituar më shumë se PD. Ai ka fituar në personalitetin e tij si kryetar real i Partisë Demokratike, pasi është faktorizuar duke u marrë seriozisht nga kundërshtari i tij, me të cilin ka negociuar një marrëveshje të detajuar, që i jep atij garanci të plota për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ata që e sulmojnë, llogarisin faktin se Basha nuk i fiton dot këto zgjedhje dhe nuk duhet të njohë sistemin, derisa ta shkatërrojë atë me bojkot. Basha ka pranuar sistemin dhe ka vendosur ta shtrijë në kohë betejën e tij, pasi ka marrë firmën e Edi Ramës që pas zgjedhjeve të nisë reformën zgjedhore dhe atë kushtetuese.

Paradoksalisht, Lulzim Basha ka fituar si lider i kritikëve të tij dhe është sot më shumë përfaqësues i tyre, se sa i atyre që mallkonin nga çadra Topallin, Bregun, Selamin etj. Ky do të jetë dhe momenti më delikat i tij, për të provuar nëse PD ja njeh të drejtën e firmës për marrëveshje apo jo.

Kur Fatos Nano dhe Berisha bënë marrëveshje më 2002, të dy kishin autoritet të plotë brenda partive të tyre, por përsëri nuk e patën të lehtë të tejkalonin ngërçin brenda partive të tyre. Rama është më i sigurtë në partinë e tij. Ky është momenti që Basha të noterizohet realisht si kryetar i PD, duke ja pranuar marrëveshjen. Dhe nëse shikoni që Berishën do ta ketë në krah, flini të qetë, se nuk i ndodh asgjë. Të gjithë ata që kanë kërkuar “Republikën e Re” dhe bojkotin do thonë “ja këtë kemi kërkuar”.

I vetmi problem i tij janë partitë e vogla aleate, që për shkak të rrethanave që u krijuan, kjo marrëveshje është penalizuese dhe ndoshta Basha do të mbajë fjalën për t’i futur pesë aleatët e tij besnikë në listat e PD.

Në tërësinë e vet, marrëveshja është një guxim politik i Edi Ramës, për të hequr nga axhenda e Shqipërisë një krizë artificiale dhe për të provuar me vepra, se nuk ka arsye për t’i vënë zjarrin Shqipërisë, për një karrige pushteti.

Pavarësisht kësaj, që marrëveshja të vlejë, duhet të trajtohet me përulje nga të dy palët, për të krijuar realisht një klimë besimi. I vetmi qëllim i saj, është ngjallja e besimit tek zgjedhjet dhe triumfalizmi ndaj njëri- tjetrit mund ta vrasë atë pa lindur ende.

29 komente në “Qeveria “Rama”, në “besë” të Bashës!”

  1. Gjin Musa says:

    Kete qe ka bere Edi Rama nuk do ta bente asnji politikan.
    I Lumet Edi i perket historis Shqiptare,i perket demokracis,i perkete te mires mbare kombetare.
    Edi Rama tregoje nderkombetarishte se eshte nji burre shteti i permasave nderkombetare.
    I LUMET,VERTET I LUMET,NJI VEPRIM I GUXIMSHEM I NJI POLITIKANI ME PERMASA EUROPIANE.
    ESHTE NDERI I SHQIPERIS QE KA KETE BURRE SHTETI NE KRYE. GJIN MUSA

    1. DISPERATAMENTEMERO says:

      Pas 23 qershorit 2013 kjo ishte dita me e zeze pasi pak shqiptare dhe shume shqipfoles pane me syte e tyre dorzim pushteti ne tavoline.
      Kjo po ndodh per here te trete ne shqiperi.
      .
      HERA E PARE ishte ne 1991-1992 kur Ramiz Alia dorzoi pushtetin ne tavoline edhe pse kishte miratuar reforma te pabesueshme.
      .
      HERA E DYTE
      ishte 2004-2005 kur u rrezua Fatos Nano nga brenda kalase ku nuk mungoi dhe Mero Baze &gery kokalari bashke me nje strateg amerikan me inicjalet S.S.
      ==================================
      CFARE KA NDODHUR REALISHT NE SHQIPERI PAS 1992 ?
      1-me marrjen pjese te rajersonit ne votimet e shkurt marsit 1992 ai vend humbi sovranitetetin..
      .
      2-me arrestimin si terrorist te fatos nanos ne 1993 per kavanoza receli te ndihmave nga billat e hillat ne nje FJALIM NE PARLAMENT ai tha:
      NGA KY MOMENT SHQIPERIA NUK DO KOMANDOHET NGA SHQIPTARET..POR NGA MIQTE..
      ***
      FAKTI QE LULI SOT
      ESHTE VRASES I 21 JANARIT
      TRADHETAR I DETIT JON
      SPIUN I UCK
      DHE KETO BILLAT-HILLAT-LUTE DHE ARVIZUTE
      I THONE YLL NE NGJITJE……ESHTE BIZARRE
      KJO NUK NDODH AS NE VENDET E PUSHTUARA DHE AS NE KOLONITE E DIKURESHME
      …================================
      KY KOMENT QE KAM REPLIKUAR ME JU ZOTI BEDRI..DEH JU NUK J AKENI VERSHELLYER ESHTE LEKSION SOT PER JU.
      NGUSHELLEME JO VETEM PER JU PO DHE PER NENEN TUAJ (SHQIPERINE)QE KA VDEKUR QE NE 2 PRILL 1991
      .
      QENKA ME I RENDE POSHTRIMI NGA MIQTE SE SA PUSHTIMI NGA ARMIQTE..
      LEXIM TE KENDSHEM:
      Ka kohe qe gazeta Dita dhe analiste virtuoze si Bedrislami apo viktormalaj e kane rrugen e zotit.
      Tashme nuk behet fjale per krimet e berishes por per tolerancen kriminale te Rames..donald luse..shoqerise civile..mediave dhe intelektualeve.
      Shqiperia sot eshte e pushtuar nga kthetrat e pergjakura te salibishes dhe nga koqet e shkerdhen berishes.
      Aq bole te forta ka breke-salepi Shkerdhen sa arriti te kerrcenoje me vdekje gjeneral Luan Hoxhen ( SI KOSTA TREBICKEN ) dhe cuditerish ambasada amerikane ne vend te shpalle terroriste te rrezikshem familjen e Don Corleones Viqidolit…pais me vize gjeneralin..
      Zoti Bedri me ndegjon ??
      Tre rrjeshtat me siper jane te dokumentuara..pra ambasada amerikane mbron hapur keto kriminele……pse ben si struci zoti Bedri.
      A nuk po kupton qe berishiste ne washington dhe bruksel po e hajne te gjalle edi ramen dhe ka nje” hemoragji” aq te madhe sa sot eshte kthyer ne nje kufome qe pret ti dorzoje pushtetin atij qe ja vrau 4 protestues dhe tani po i pshurr jetimet e 21 janarit.
      Njihu zoti BEDRI ME FANTAZMEN EDI RAMA DHE JU LUTEM…ose shkruani ato qe mendon ne te vertete (dhe nuk ke guxim ti thuash) ose heshtja do jete flori..dhe shiko ate pensionin…

      Goditjen e pare
      Edi Rama( EKR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”
      Goditjen e dyte
      EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul
      Goditjen e trete
      E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES
      Goditjen e katert
      E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
      POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN
      Goditjen e peste
      E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur
      Goditjen e gjashte
      E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin
      Goditjen e shtate
      E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)
      Goditjen e tete
      E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….
      Goditjen e nente
      E mori kur para nje vizite ne Amerike para dy muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??
      Goditja e dhjete
      Keto dite u kap ne Itali nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar me Rapisconin e tyre..qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij.
      Goditja e njembedhjete
      masakrimi i 3 KRYEBASHKIAKEVE…nga spiunet e sales (SS) qe ka ne dore terkendeshine bermudes president-prokurori-shik dhe ne menyre te fshehte dhe parlamentin e ilir mutes
      Goditja VDEKJE PRURESE e dymbedhjete dhe fundit
      Eleminimi i SAIMIR TAHIRIT ISHTE kalaja e fundit e Rames
      ***********************
      Per sa me siper EKR eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 12 here nockdown ne ring.
      Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.
      Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m ne 2017….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.
      Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes po del e sakte.
      -edi rama sot eshte kufome
      -shteti ka vdekur
      -rilindja lindi e vdekur
      -dipllomacia nderkombetare eshte pro berishes
      PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE…PER PRANGA BERISHES DHE DEBIMIN E EDI RAMES
      OSE SHENJTERIMIT ENVER HOXHES SI NJE NGA BURRAT ME TE SHQUAR TE NJERZIMIT
      QE EDHE PSE I DETYRUAR APLIKOI NJE DOKTRINE TE HUAJ AI ARRITI TE PABESUESHMEN
      QE NGA 900 MIJE ANALFABETE NE 1944 I NXORRI NGA MESJETA E HERESHME NE NJE NIVEL TE PRANUESHEM EKONOMIK DHE ME SOVRANITET & DINJITET KOMBETAR…..JO SI SOT QE JEMI KTHYER NE WC AMBASDORESH DHE KOLUMBI E EUROPES
      dy fjalet e fundit per Meron
      i nderuar te kemi ndjekur 10 VJET qe nga Gerdeci dhe me keq ardhje po ju themi se ky eshte artikulli qe dhe ju kapitulluat plotesisht.
      Nuk eshte humane qofte per ju personalisht por dhe per shtypin shqiptar & intelektualet qe po mbyllni syte para kesaj kolere demonkratike.
      Nqs do ishte ne doren time do te arrestoja Lul Bashen si kriminel ose ty si mashtrues dhe tradhetar i 21 janarit 2011 me te cilen more nje fame te cilen po e shurron vete me duart tuaja

      1. Dyrrahu says:

        Me ardhjen e zotit Rama ne pushtet mendoja dhe deklaroja se ky njeri do te bej “BUM” ne politiken shqiptare dhe vertet beri “BUM” sepse tashme po duken te bemat e tij unikale per Ballkanin.
        Nuk dua t’i permend te gjitha, dua vetem diten e sotme ta paraqes veprimin e zotit Rama.
        Nuk ka si te thuhet ndryshe pos “BUM” kur per here te pare ne historine e pluralizmit shqiptar po behen marrveshje qe faforizojne opoziten karshi pozites ne zgjedhje.
        Cili tjeter ka vepruar apo do te veproje keshtu? Askush nuk guxon te merr nje veprim te tille.
        Sikur kjo praktike te perseritej ne te gjitha zgjedhjet qendrore dhe lokale sigurisht qe Shqiperia do te merrej shembull per te mire ne Ballkan e Europe.
        Faleminderit zoti Rama qe i solle freski zgjedhjeve ne Shqiperi dhe e zbrite ne civilizim politiken e maleve te opozites.

        1. Aleksander says:

          Miku yne nga Kosova me emrin Dyrrahu,ke plotesisht te drejte .Edi Rama pavaresisht disa “teprimeve” ne komunikim,gje e cila mendoj se eshte si efekt i çiltersise tipike shqiptare si dhe i diktuar nga ambjenti shqiptar,eshte nje lider i lindur dhe i destinuar per nje permase(dimension) shume me te madhe se hapesira shqiptare .Koha do ta tregoje.

          1. Dyrrahu says:

            Vesha, paraqitjet, stili i komunikimt dhe qendrimi e bejne te vecante Edi Ramen.
            Kur te gjitha ketyre ua shtojme edhe dhumtine per te qene lider, njeriu ne fjale i kape permasat universale.
            Nuk frikohem se po e teproj sepse mbeshtetem ne faktografi.
            Nese nje njeri e merr guximin te thoje se sic veproj zoti Rama do te kishin vepruar edhe Berisha apo Basha, une ate njeri do ta konsideroja te krisur.
            Berisha e Basha vrane shqiptare dhe zoti Rama i priti zgjedhjet e radhes pa kerkuar qeveri teknike. Keta duke e ditur qe nuk kane asnje shanse qe t’i fitojne zgjedhjet u futen ne cadren famkeqe dhe nga aty e nxorren vnerin e akumuluar nga sukseset e zotit Rama ne qeverisje.
            Ah, me duhet te them se Vetingu, vjedhjet dhe vrasjet i kane egersuar deri ne cmenduri opozitaret shqiptare.
            Respekt per ju, zoti Aleksander.

          2. Skypion says:

            Lulzim Basha ,pa frike se e teprojme, mund ta konsiderojme nje politikan te jashtezakonshem.I mposhti te gjithe kundershtaret e tij politike,dhe jopolitike,duke i marre zvarre.ZVARRE.
            Ne keto dite,shokuese per shumekend,po jepen opinione ne te nxehte,se kush humbi dhe kush fitoi.Me nje mendjelehtesi te tille qe te ben te te vije keq per opinionistet e lodhur shqiptar.Vetem nje idiot mund ta shtroje nje pyetje te tille.
            Sepse:
            – Lulzim Basha la pak shtatzane me qeveri teknike,Edi Ramen,Kryeministrin e pathyshem te njemilion votave;duke i imponuar Rames …Qeverine e tij,qeverine e njemilion votave…!!!
            – Lulzim Basha shkaterroi perfundimisht Rilindjen e njemilion votave te Edi Rames.Ia egzekutoi (politikisht) ,nje nga nje,te gjithe paperjashtim,rilindasit e Edi Rames.Duke perdorur si doras vete Edi Ramen.Ia egzekutoi nje nga nje.Te gjithe.Duke filluar nga me i “sukseshmi” rilindas,Sajmir Tahiri,heroin e socialistave,te cilin ua egzekutoi qe ne nisje te aksionit politik, e duke perfunduar me heroin e Reformes ne Drejtesi,ish-hetuesin e diktatures komuniste,Fatmir Xhafaj.
            Mund te thone,qe ja Edi Rama,eshte akoma Kryeminister…
            Nje Kryeminister qe ia cakton kabinetin qeveritar kundershtari i tij politik!Nje Kryeminister qe ia cakton ministrat Lulzim Basha.
            Nje kryeminister qe ia cakton ministrat …. obobobobo ,sa e padurueshme per socialistat e gjore: Sali Berisha!!!…
            Le te rrije Kryeminister Rama.Me mire keshtu.Nje kryeminister Zombi.
            – Lulzim Basha faktorizoi Partine Demokratike,si te vetmen parti ne keto 25 vite demokraci,qe mund t’i imponohet kaq fuqishem nje maxhorance.Duke e rikthyer ate ne lavdine e dikurshme te fillimviteve nentedhjete,te se pares parti demokratike ne Shqiperi.
            – Lulzim Basha i dha nje goditje fatale Aleances se Qelbesirave.Akoma nen shok,kundershtart e tij,nuk e rrokin taman, sesa e tille eshte.
            Goditja e Bashes ishte aq e forte,sa detyroi Ilir Meten,te shkoje t’i bjere ne gjunje Sali Berishes,nga…. frika…!!!
            – Lulzim Basha i dha nje goditje te madhe edhe bashibozukerise mediatike( e kam fjalen per aradhat e analisteve dhe opinionisteve socialista) ne Shqiperi,duke i paraqitur para mbare opinionit publik ashtu sic jane ne te vertete: krahinore dhe nostalgjike te monizmit ,qe u lodhen kaq e kaq jave duke brohoritur: votime pa Opozite!
            – Lulzim Basha zhgenjeu – c’kuptim te bukur merr kjo fjale per kete rast! – te gjithe ata opinioniste e analiste,qe moren pozen e ideollogut dhe mendimtarit epokal,duke i sugjeruar liderit demokrat qe… te vetesakrifikohej,ai dhe Partia Demokratike(ncncncnc) per delirancat e tyre!
            – Lulzim Basha i beri krenare te gjithe demokratet,te gjithe ata qe se braktisen kurre,per asnje cast dhe besuan tek ai.
            Dhe,jam i bindur qe cdo demokrat,cdo opozitar sot, ndjehet krenar me liderin e partise se tyre.
            Per te gjithe ata qe ,me deshperim te pamundur te fshehshem,vazhdojne akoma te thone qe Basha deshtoi ne ,po ju pergjigjem me fjalet e fillimkomentit: Lulzim Basha e la pak me barre Edi Ramen me… Qeveri Teknike!
            Lulzim Basha i la pak me barre socialistat me…Qeveri Teknike!
            Lulzim Basha i la pak me barre te gjithe,me RAme e Mete,me socialiste e aleance qelbesirash,me bashibozuke politike dhe mediatike,me te kuq e mavi,te gjithe kta pra, i la pak me barre me Qeveri Teknike!
            Kaq per sot.

      2. astri patosa says:

        qenke bole ! shkruaj me gjate o psikopat !

    2. Flamur Musta says:

      Pas ketij komenti, asgje me teper

  2. boom says:

    Mero mos ju bashko turrmes se naiveve. Ti dhe shumica e popullit e di se cfare ndodh me zgjedhjet ne Shqiperi kur ato i lihen ne dore PD-se. Ti e di se cfare do te thote ti japesh ministrine e brendshme Sali Berishes,te lesh KQZ-ne ne dore te Ristanit. Edi Rama ka firmosur sot shkaterrimin e sistemit demokratik duke devijuar voten e majte dhe falur pushtetin ne tavoline dyshe 2B.

  3. akrepi says:

    Kjo eshte hapi rruge budallait se ndryshe te vret.

    1. Gaforrja says:

      Kjo mund edhe të ishte nëse budallai të zë rrugën për të vrarë arrestoje !

      Po më mirë se ç’e dinë udhëheqësit tanë të lavdishëm, askush nuk e di.

      Të na rrojnë ata, sa malet, se gjithsesi populli do mbijetojë vetë!

  4. mokja says:

    Edi nuk e dim akoma se ku qendrone besimi jote ne kete tolerim .Se krahut kundeshtar qe i jane bere kaqe tolerime nuk kenaqet me kaqe .Po mendojne si te te sabotojne ne zgjedhje ,se e dine si buka qe hane qe zgjedhjet i kane te umbura ,por kerko garanci nga SHBA DHE BE QE ZGJEDHJET TE NJEIHEN SE E KANE NENEMENG PLANIN PER TE TE KUNDERSHTUAR . SHPRESOJM TE NA PERFAQSOSH ASHTU SI DHE NE PRESIM NGA TY

  5. aqif tahipi says:

    Ky ishte nje veprim racional i rames ,megjithese lyli nuk e meritonte kete lloj shperblimi nga rama .Gabimin kryesor e beri lsi ,qe me perkrahjen e cadres ne distance e solli situaten ne kete nivel. Nejse ,ne kete situate kryesore eshte qe secili politikan te marre votat e perkrahesve te tij dhe te dime se sa vota merr cdo parti.

  6. andromeda says:

    Çadra pa leje te sheshi ia arriti të instalohet brënda qeverisë së rilindjes. Pa patur asgjë në dorë çadra i detyroi ndërkombëtarët dhe vendalinjtë t’i binden vullnetit të tyre. Imagjinoni se ç’mund të bëjë një opozitë me gjashtë ministri nga më të rëndësishmet dhe me KQZ nën hyqëm. Një farsë e shëmtuar politike në kurriz të shumicës së shqiptarëve.

    1. XheJ eN Bi says:

      andromeda…
      Më duket se komenton pa e lexuar maresh jen.
      Ku e lexove se opozita do ketë 6 ministra?
      Ata do jenë teknikë dmth.se do t’i propozojë PS-ja,por duhet t’i miratojë PD-ja.
      Sa për kryetarin e KQZ,edhe në 2013 kryetarin e kisha PD-ja dhe prap zgjedhjet I fitoi.

  7. Peco says:

    Ka nje thenie per ne shqiptaret: “mendjen e pare te shqiptarit ma paste kali, te dyten e paca vete. Mos u nxitoni. Koha do normalizoje gjithcka. Eshte arritje e pakrahasueshme te shohesh te merren vesh dy politikan shqiptar. Por, nese Berisha, I cili mbyllet dite dhe nate ne zyre, pa miq dhe shoke dhe vetem mendon se si te beje corap cdo gje, do te vazhdoje me qendrimet e tij per te shkaterruar qysh ne djep marveshjen, atehere situate mund te precipitoje dramatikisht per keq. Prandaj nuk duhet as gezuar dhe as hidheruar para kohe. Se cfare mund te sjelle mendja e tij diabolike, kete askush nuk mund ta parashikoje.

  8. Sami says:

    Mero te lutem na informo se cfare kane diskutuar per vetingun se nuk po permendet gjekundi. A ka qene pjese e bisedimeve Rama Basha? A mos eshte sakrifikuar vetingu per te zgjidhur ngercin e zgjedhjeve i cili nuk ishte gje tjeter vecse nje blof elektoral per perfitime nezgjedhjenga ana e PD. Te pershendes me respekt per perkushtimin tuaj atdhetar.

  9. Don says:

    Populli nuk ka votuar qe te qeverisi PD. Kjo eshte antikushtetuese dhe shkelja e te drejtes se sovranit popull. Kjo eshte si ajo puna e atij femijes grindavec qe qante se donte te thyente pjatat. Ai pushoi pasi ne rafte nuk mbeti me asnje pjate dhe prinderit u kenaqen qe gjeten nje menyre te pushonin te qarat e femijes. Ne qeverisjen e Saliut keto leshime as qe perfytyroheshin te ndodhnin.

  10. ts says:

    Dispero ! Edi Rama nuk esht dorezuar sepse Edi Rama ky esht ! Ne jemi qorra ,jemi budallej jemi nje popull qen i rahur qe nuk i ka ngel ma asgja qe te krenohesh qe je pjes e tij ! Edi Rama ter miqt e shoket e tij i beri armiq ,dhe armiqt e ktij populli jan miqt e tij, sepse ata i sigurojn ate qe ai kerkon me cdo kusht ! Ai don kolltukun dhe askush nuk ka tjeter ngjyr vec atij qe ja siguron ate ! Si i pacip ,i pabes i paturp,tiger me lepujt dhe lepur me banditet qe vjedhin e vrasin, e qe ijapin kolltukun ktij burracaku, po luan te zgjuarin,reformatorin dhe demokratin e madh ne emer te votusve te cilet po i vret me dyftyrsin e tij ,duke sakrifikuar kedo , vetem te zbut kercenusit vrases ! Ky kameleon, qe fal gjithcka per ate kolltuk, dyshoj esht ber komardarja e shpetimit te bandes kriminale dhe po sakrufikon ate gjak te 97 tes,hajnin e paprecent qe ju be ktij populli Gerdecin si dhe 21 Janarin ku ky buracak shkel gjakun e atyre qe i coi me doren e tij atje , sa her futet ne kolltukun aq te dashur !
    Shqiptaret perseri gabuan ! Gabuan 2 her me Saliun , gabuan me Fatos Nanon dhe tani se katerti me kte burracak te pabes ! Pra kur gabon 4 her ,nuk esht faj i hajdutit thot proverba por i joni ! Ram te gjith ne kurthin e tij e duam sduam do e votojm, e fati qoft me ne e ishalla jemi ne gabim !
    E tani z. disperatamento qe nuk je vetem, a ke mendim se si dhe kush e nxjer Shqiperin nga kjo grop ku po perpelitet ??Kam frik se vetingu aq i reklamuar esht nje loj tymi, qe te mbaj delet e vathes me shpres e nuk esht ajo qe presim ! Kte e tregon ftyr e lulukes e tregojn duart e marveshjes !

  11. DETARI [email protected] says:

    kur shikojme dy bokstiere , ata mbajne dy grushtet gard ,para fytyres dhe njeri ndjehet dhe eshte me superior dhe i heq fare grushtet mbrojtes para fytyres ,qe cfare tregon…..?

    tregon ,siguri,
    teknike,
    vendosmeri,
    superioritet ,
    guxim,
    saktesi,
    dhe ofendim ndaj kundershtarit dhe kete ka bere Edi Rama,dhe mos u shqetesoni fare !

  12. kombi says:

    O popull e kuptoni, qe e detyruar Ramen te BEJ kete marrveshje. ????????????????

  13. shushica says:

    Natyrisht edhe Mero ben pjese ne establishmentin qe drejton vendin ,nuk mund te fliste ndryshe ….
    Por….duke qene dakord me disa parakomentues …marreveshja e nates eshte me te vertete marreveshja e nates……
    Pra do ta emertoja…MARREVESHJA E NATES….Perse……..
    1…..Marreveshja corodit gjithe sistemin administrativ shteteror ne prag te zgjedhjeve ….askush nuk mund te garantoje se pas kesaj marreveshjeje ,ne thelb antikushtetuese….institucionet themelore qe garantojne funksionimin normal te shtetit do te impenjohen ne zbatimin e ligjeve dhe funksionimin normal te te gjithe mekanizmit shteteror ….Kryeministri dhe opozitori numer nje shkelin ligjin themelor te shtetit …ate te atributit te pushtetit nepermjet zgjedhjeve ,ku shumica qeveris dhe pakica ben opozite .Ne se fiton Basha ,cdo te ndodhe pas 4 viteve….Do te ngreje edhe Rama çader….dhe pas 4 viteve te tjera …Basha ne cader …….dhe keshtu me radhe…Ne se per 27 vite shteti nuk mund te garantoje zgjedhje te lira atehere kush garanton qe keshtu do te ndodhe gjithmone ,pra vertetojme ate qe thone armiqte e shqiptareve….
    2..MARREVESHJA E NATES…nuk merr parasysh aspak opinionin e shumices se qytetareve…ajo eshte nje ujdi e klaneve oligarkike ekonomike ,politike,te drejtesise dhe mafioze per ruajtjen e pushtetit ne duar te nje grushti njerezish…
    Perqendrimi i vendimarrjes ne duart e dy personave ,jashte te gjitha rregullave demokratike dhe juridike per te vendosur per fatin e shqiptareve ne realitet eshte nje grusht shteti i bute ,Perfytyroni nje veprim te tille ne cdo vend te qyteteruar,,,absolutisht i pamundur …te huajt duartrokisin sepse duke pare cmendurine anarkike te degraduar te luftes politike shqiptare ,mendojne se nje marreveshje e droguar per qetesimin e nervave ben mire ,!,,Por harrojne se kur efekti i droges te kaloje ,personazhet si Basha do te rifillojne nga e para te perserisin ato qe urdheron Berisha…
    3 …MARREVESHJA E NATES…esht ne thelb jo vetem kunder te majtes ,por edhe kunder te djathtes se moderuar….Rama asnjehere nuk mori mundimin te organizonte nje miting per nje shkak themelor …zbatimin e vettingut ,ku nepermjet qindra mijrave do te kishte mundesi ti tregonte Berishen forcen reale …Kjo sepse Rama nuk eshte i majte ,ka frike nga e majta .Po keshtu edhe Basha ne mitingun e dyte u braktis nga shumica derrmese e demokrateve te moderuar te cilet i trembeshin fantazmes se 97..s
    4….ME MARREVESHJEN E NATES…..perfundoi perfundimisht shpresa se ne Shqiperi mund te arrihet dicka pozitive nga kjo klase politike…Ketu Basha ka te drejte kur thoshte se duhet Republike e Re po…po…por i pari qe duhet zhdukur nga skena politike eshte Berisha,Basha dhe klani i tyre qe perfaqesojne republiken primitive anarkofashiste…pastaj vinte radha e Rames me republiken hibride dhe oligarkeve te tij…
    4…Mbi germadhat e Marreveshjes se Nates…patjeter qe do te ridale shpejt nje grup i ri ,modern ..i majte dhe i djathte qe shume shpejt do ti hedhin titullaret e kesaj Marreveshje jashte lojes politike .Eshte e pamundur qe pjesa vitale e rinise ,sidomos ajo e shkolluar ne perendim apo edhe ne vend ne shkolla serioze te pranoje te drejtohet nga nje klase politike e degjeneruar ,hajdute ,antidemokratike ,servile e peshtire edhe ndaj pastrueseve te ambasadave….Nuk eshte e mundur qe pjesa derrmuese e popullit te mposhtet nga nje grusht politikanesh pa asnje ideal dhe nga disa legjione mecenaresh qe shnderruan Tiranen ne nje oaz primitiv …..
    Shpresoj te mos ta censuroni ,ne se nuk keni frike nga demokracia..

    1. optimizem per vendin says:

      Mos u merzit, Shushica, jemi ne demokraci dhe parimi nje here ta hipa , nje here ma hipe, eshte parimi kryesor, por: pa bere analize se s’kemi kohe, kjo marreveshje ka nje rendesi te madhe qe te kuptohet se edhe ne Shqiperi paska politikane si kudo ne Europe qe tolerojne per interesa te vendit. Kuptohet qe merita eshte e Edi Rames dhe persa i perket qeverise, ajo eshte formale tani deri ne formimim e qeverise re, ndersa pikat e marreveshjes jane dhelbesore per integrimin dhe zhvillimin e vendit, jane kulmi i pa harritur asnjeher midis shqiptareve me mendim te kundert. Realizimi tyre, do te percaktoje dhe drejtesine e marreveshjes. Une e di qe shumica jane te trembur nga Sali Berisha se ai 24 ore mendon si ta prish e jo ta ndreq, por i ka ardhe fundi si çdo gjeje materiale apo gjallese tokesore. Po ashtu edhe dredharaku Ilir Meta e futen ne nje qoshe atje te hesht apo te kendoje me vete. Nje gje eshte: tek Edi Rama kam besim te plote, por ne qoftese dhe Lulezim Basha do ti qendroje kesaj marreveshje apo do ta perballoje luften brenda llojit, do te kemi nje Shqiperi qe duam, europiane dhe nje jete me te mire per qytetaret qe ne dy vitet e ardheshme. Problemi ketu eshte te pastrohet kjo fare e keqe 26 vjeçare qe e mbajti mberthyer vendin per interesa te tyre. Shqiperia ka perspektive te shkelqyer se i ka te gjitha resurset . Politikanet i kishin munguar. Sa per humor: merre me mend, politikane si Nard Ndoka…apo ky kaubojsi……!

  14. lalai says:

    Prisni se nuk keni pare gje akoma….hhahahahahaha
    Mero o mero,meroooo po rri o te keqen boll talle bythen dhe ti me kete popull budall.!!!

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Vettingu do miratohet.. Kjo intereson familjeve shqiptare.. Drejtesi !!! Votohet Rama prape. Majlinden ministre te ardhshme Selamin. LSI po ashtu ka njerez me vlere.. Shqiptar, pajtohuni..Kujt I bie cekici ne koke nga Vettingu, marrt malet…

  16. artan panja says:

    SOT EDI RAMA I BERI VRASJET E 4 PROTESTUESVE NE BULEVARD LEGJITIME,,,DUKE BERE MAREVESHJE ME VRASESIN E TYRE ISH MINISTRIN E BRENDESHEM TE RENDIT BASHA,,,,PRA AI BEN MAREVESHJE ME DORERASIN DHE SHKAKUT TE KETYRE VRASJEVE METEN E GRADON PRESIDENT,,,,DUKE DITUR QE ISHTE VETE RAMA QE I NXORRI NJEREZIT NE LUFTE KUNDER KORRUPSIONIT,,TANI NA DEL PYETJA ESHTE EDI RAMA I GATSHEM TE LUFTOJE KORRUPSIONIN ,,MENDOJ SE JO,,,POR KUSH DO E LUFTOJE KORRUPSIONIN,,KJO ESHTE VETINGU,,,A ESHTE RAMA ,BASHA , BERISHA,META PER VETINGUN ,,,MENDOJ QE JO,,,SEPSE TE TRE KETA K,PARTISH KANE VJEDHUR PARA SHQIPTARESH,,,KETA TE TRE POLITIKANE DUHET TE ISHIN TASHME NE BURG KURSE POPULLI YNE I JEP VOTAT,,,ME DUKET NJE POPULL PA IDEALE..///

  17. Mentari says:

    Kur kryeministri I PS bashkepunon me Doshat e kodoshat,Markat , Roshat e Xhuvanet nuk ka rruge tjeter per te ndershmit ,eshte vetem ajo qe zgjodhi Basha ;O terhiq bythen Edi Rama nga bashkepunimi me krimielet e trafikantet shqiptar dhe voto Vetinngun ne rialitet ose ben kete qe bere per hader te karrikes.Dhe Edi per hader te karrikes beri bythzbrapje; Tani kpea socialiste eshte bere skizofrenese gjoja shiptaret nuk e njphin PS qe bashkepunon dhe ndan pushtetin me kriminelet e te gjitha llojeve.Kurse Mero Baze ka humbur fare,nuk po gjen me “Historina e barsalete” qe te mbroje Edi Ramen por ben …?????????????????.

  18. Marku says:

    Per mendimin tim, “torta” e pushtetit qe Rama i dha Bashes ishte fitorja spektakolare e Rames ndaj PD-se folklorike qe e ka mendjen per tu rrahur e per te ta dhjere ne muhabet,ndaj LSI qe po luante qyl me te dyja anet, si dhe ndaj partive te vogla parazitare qe zihen per kocken e koalicionit .Ishte pikerisht ajo bashkepergjegjesi qe kurre nuk duhej pranuar nga Basha po te ishte i zgjuar (nuk mjafton vetem hileqar) , te cilit nuk i mbetet tjeter vecse ta uroje fituesin e zgjedhjeve qe padyshim do jene te pakontensueshme dhe me te mirat e zhvilluara deri tani (se i bene bashke) !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje