Lista e gjashtë ministrave teknikë që Lulzim Basha propozoi për qeverinë “Rama”, reflekton më së miri gjithë problematikën e tij si kryetar i Partisë Demokratike në opozitë dhe fuqisë së paprekur të familjes Berisha për të diktuar të ardhmen e pushtetit të PD.
Lista zbulon së paku tri dobësi thelbësore të Lulzim Bashës.
Së pari, tendencën për të shkuar tek figura anonime, mediokre dhe shumë larg pretendimeve për një ofertë cilësore opozitare. Standardi i ministrave është nën standardin e çdo mesatareje militantësh brenda PD-së, biles dhe shumë prej atyre që Basha i ka afruar në PD për çështje imazhi. Askush prej tyre nuk ka një shkollim për të qenë, dhe më tepër një CV reale për t’u vlerësuar teknikisht. E gjithë lista është një “qokë” mediokre që fyen vetë standardin e PD-së, për atë që pretendon si parti që kërkon të vijë në pushtet.
Përtej kësaj, disa kandidatura janë problematike dhe në raport me ligjin. Fjala vjen, nuk dua të merrem me akuzat edhe ligjore që ka ndaj kandidatit për ministër të Brendshëm, por emërimi i një komandanti komandosh në krye të Ministrisë së Brendshme, bie ndesh me parimin e drejtimit civil të Ministrisë së Brendshme.
Shqipëria e ka adoptuar këtë parim europian prej vitit 1992, dhe e ka të ndaluar të emërojë ish-ushtarakë në krye të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, për të siguruar kontrollin civil mbi këto dy Ministri. Fakti që as nuk u ka shkuar në mendje, bile ca më keq, fakti që edhe Edi Rama e toleron, flet shumë për teatrin e këtyre emërimeve.
Së dyti, lista dëshmon për fuqinë e paprekur të familjes Berisha për të diktuar të ardhmen e njerëzve në pushtet në PD. Së paku tre kandidatura nga gjithë listat e emërimeve, janë shoqe të ngushta të zyrës së vajzës së ish- kryeministrit, dhe në rastin e parë që PD ju dha shansi të ofrojë disa emra, ajo shkon sërisht aty ku e la më 2013, tek pushteti i plotë i Argitës dhe Shkëlzenit në pushtetin e PD. Edi Rama po ashtu i di mirë kush janë ato emra, por i ka pritur me siguri me buzëqeshje, që t’u tregojë shqiptarëve se kush po rri pas derës së pushtetit duke pritur kocka.
Lulzim Basha duket se nuk ka fuqi as t’i kundërshtojë ato kur ja çojnë.
Së fundmi, lista dëshmon dhe falcitetin e betejës së çadrës në Bulevard për tre muaj. Beteja që u bë në emër të pasigurisë që kishin për standarde zgjedhore, ka përfunduar në një listë emrash, që më shumë dëshmojnë agjërimin e familjes Berisha larg pushtetit, se sa merakun e PD për zgjedhje të lira. Edhe në këtë pike, Lulzim Basha mund të kishte bërë ndonjë përpjekje për të dhënë mesazhet e tij, por duket se është i dorëzuar.
Sinjalet që ai dha me këtë listë dëshmojnë se ai vazhdon të jetë kryetar dezhurn në PD, dhe se tetari i çadrës duket amator, para humorit që shkaktojnë në emër të “Republikës së Re” figurina të tilla. Dhe nuk ka nisje më të keqe të fushatës elektorale, se sa kjo dëshmi. Çdo slogan, çdo fasadë, apo fushatë elektorale, janë të pafuqishme të hedhin poshtë fuqinë e shembullit konkret, se çfarë presim nga PD po erdhi në pushtet. Ja këta! Lulzim Basha foli!
Ore keta ministrat teknike qe do na rregullojne zgjedhjet kane familje? Apo vec bac Karaxhicin njofin? Yyyyytttt race bastardesh
Granoff, i fundmi i Berishës në Uashington!…16 Shkurt, 2012 …. ( Mero Baze)
…
Kane kaluar mbi 5 vjet qe atehere nga ky super-artikull i Meros….dhe sot ne vend te nje Granoff-i ne Washington jane bere nje autobuz..ndoshta nje tren me Granoff-e
…
.
Eshte fatkeqesi kombetare qe Edi Rama nuk asnje perkrahes ne USA SENATORE-KONGRESMENE
kundrejt 30-40 copeve qe ka Monstra Lul Sali Berisha
.
Njihuni me nje tip saliberishisti dhe lulbashisti…qe eshte ‘celsi” i fuqise diabolike te nje “tigri prej letre” i lul sumes
+++++++++
Michael Granoff njihet në Shqipëri prej vitit 1995, kur Presidenti Klinton e emëroi Drejtor të Fondit Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrjeve, një sipërmarrje e cila rezultoi e suksesshme dhe është ende sot aktive në Tiranë. Prej saj lindi Banka Amerikane në Shqipëri, ndërsa sot ata janë prezent në disa biznese të mëdha në vend, siç është prodhimi i kartave të identitetit, apo disa sipërmarrje në biznese të tjera, përfshi banka, supermarkete, apo projekte të tjera, po kryesisht partnerë me biznesmenë të enturazhit të Berishës dhe familjes së tij.
Granoff vjen nga një histori suksesi për lidhjet e tij me politikën në Uashington. Ai ka punuar me presidentin Klinton, drejton një fond të madh investimesh privat në SHBA, është i lidhur me kompani lobiste dhe natyrisht vazhdon të ruajë ndikimin e tij jo vetëm mbi Fondin Shqiptaro- Amerikan të Ndërmarrjeve, por dhe qeverinë shqiptare. Është i matur, i qartë dhe di si të punojë në Uashington për një qeveri që i krijon vetes probleme përditë më papërgjegjësinë e saj ndaj qytetarëve dhe skandalet në korrupsion dhe drejtësi. Di si ti relativizojë gjërat dhe ti çdramatizojë ato.
Disa muaj më parë ai ishte në një emision televiziv në Tiranë, me gazetaren Ilva Tare. Aftësia e tij për të relativizuar situatën në Tiranë ishte mbresëlënëse. Fjala vjen, nëse gazetarja i thoshte se Shqipëria është në krizë, ai e qetësonte duke i thënë se po ta shikosh në total, në 15 vitet e fundit ajo ka bërë progres. Kur gazetarja i thoshte se janë vrarë katër qytetarë më 21 janar, ai shprehte pikëllimin që politikanët nuk ruajnë jetën e njerëzve, pa iu adresuar atyre që i vranë. Kur e pyet për zgjedhjet, ai të flet për probleme të ngjashme kudo, kur i thua se ska liri shtypi, ai të tregon se dhe në SHBA diskutohet gjatë kjo çështje.
Në verën e vitit 2009, kur Berisha po përpëlitej mes shpresës dhe makthit për të ndërtuar koalicionin me Ilir Metën, Granoff ishte inkurajuesi i duhur dhe garanti i tyre në Uashington. Inteligjent dhe eficent për ti mbyllur problemet pa shumë zhurmë, ai konsolidoi fort raportet e Berishës me Podesta Grup, një nga grupet më të forta të lotimit aktual në SHBA, me rol kyç në administratën e Obamës, të cilët janë e vetmja barkë shpëtimi për Berishën në Uashington. Me pagesa marramendëse për gjëra qesharake, ata shfaqin Berishën në bursën e NASDAQ, duke i rënë gongut pasi ky i fundit ka paguar një faturë 360 mijë dollarë, përdorin vizitën e tij në OKB në New York, formalisht një ekstraterritor i SHBA, për ti organizuar Berishës një takim me biznese shqiptarë që flasin anglisht, duke i marrë ata nga Tirana në Uashington. Kush mban mend emrat e atyre që morën pjesë në atë forum kujton se kryesor ishin Michael Granoff, Ambasadori Frank G. Wisner, si këshilltar i çështjeve të jashtme te Patton Boggs, Christian Canacaris, CEO, Raiffeisen Bank në Shqipëri, David Welch, Presidenti për Evropën Afrikën dhe Lindjen e Mesme në kompaninë Bechtel, e cila përlau 1.5 miliard euro për 60 km rrugë, të cilën tashmë e kemi të bllokuar, Suneel Gupta, CEO & zëvendëspresident ekzekutiv i Bankers Petroleum, Albania si dhe Sotiris Kapotas, president i Stream Oil & Gas, kompanisë që ka marrë gjashtëdhjetë përqind të vendburimeve të naftës në Shqipëri, dhe faktikisht i përket merita partnerit të Albana Vokshit, licencuar në kohën që motra e saj bënte ligjin në Ministri të Ekonomisë.
Duke parë krizën e Berishës me SHBA dhe rrethimin diplomatik që i është bërë atij, vizita e Berishës në OKB ishte rasti për të krijuar idenë se Berisha u prit dhe jashtë dyerve të OKB, duke shkuar atje faktikisht me bukë me vete siç thotë një shprehje popullore shqiptare.
Berisha nuk i kursen paret për lobistët që tentuan ti çajnë rrethimin, por duket se ata nuk arritën ti shpëtojnë gjithçka. Përfundimet e rezultateve të FBI e hodhën në erë përfundimisht imazhin e qeverisë shqiptare në Uashington dhe kundërshtimi i tyre i egër prej Berishës, duket se ka hequr pluhurin e dosjeve të vjetra të tij në zyrat e shtetit amerikan. Lobistët e tij atje u detyruan të kthehen nga mbështetës të Berishës në informatorë të tij për perceptimin që Departamenti Amerikan i Shtetit ka për të dhe politikën e tij. I vetmi rekomandim i ardhur prej tyre ishte sfumimi i tij dhe nxjerrja e Lulëzim Bashës në plan të parë. Granoff ishte përsëri gati. Ai prodhoi udhëtimin e Bashës në Uashington, leksionin në një universitet dhe ju gjend në krah për të improvizuar njësoj si Berisha disa muaj më parë, një takim me biznesmenë amerikanë, që në fakt ishin sërish Paton Gazz, i paguar nga Berisha dhe Granoff.
Sërish me sforcim të madh në sfondin politik shfaqet Eliot Engëll, i cili po ngrys karrierën si kongresmen demokrat për New York-un, me dreka dhe darka shqiptares, të cilat duket se e kanë stërvitur atë të mos mërzitet, por dhe as të mos mërzitë askënd më me problemet e tyre. Shumë vetë panë me dyshim pse tonet e Lulëzim Bashës ndryshuan nga Uashingtoni për vrasjet në bulevard. Panë se ai i quajti ata të pafajshëm dhe kërkoi ti lihej në dorë drejtësisë. Michael Granoff ishte pranë tij. Nga anija e madhe e pushtetit të Berishës, që po mbytet, duhet të shpëtohet çtë mundet. Lulëzim Basha është njeriu i duhur për tu licencuar si i moderuar, pasi është pjesë e komprometimit të madh. Ai ka marrë pjesë në lobimin e Rrugës së Kombit, me lobistët që ishin në krah të Berishës, duke ndërtuar me një shifër skandaloze një copë rrugë që po varros ekonominë shqiptare. Ai është pjesë e negociatave të vitit 2009 për koalicionin e ri dhe sot brenda PD shihet si një pol pushteti në aleancë me Ilir Metën më shumë se sa me njerëzit e tjerë tradicional të PD-së. Më 21 Janar ai ishte në zyrën e Sali Berishës kur u vendos për të qëlluar mbi qytetarët. Katër prej tyre vdiqën, të tjerët i shpëtoi Zoti, kurse urdhëruesit po përpiqet ti shpëtojë i talentuari Granoff.
E ka pak të vështirë, por nuk është se nuk po ia del. U shfaq sërish në krah të Lulëzim Bashës në Katar, atje ku nuk ka debate për demokracinë apo vrasjet politike, por flitet vetëm për miliona. Ka gjithmonë një arsyetim dhe për këtë. Fondi i tij do ti qëndrojë afër ambicieve të zotit Basha për të ndërtuar diçka në Tiranë, diçka që akoma nuk ia dimë emrin, fytyrën apo shifrën që kërkon. Dimë vetëm që tashmë atij i duhet të shpëtojë çtë mundet nga gjemia e Berishës. Ka zgjedhur Lulëzim Bashën me idenë se gjërat e lehta qëndrojnë mbi ujë, por kur janë vërtet bosh. Ky i fundit ka aq gjëra të rënda në karrierën e vet, sa kemi frikë se zotit Granoff do ti duhet kohë më vonë të mbrojë Fondin që drejton në Tiranë, formalisht fond jopolitik, nga komprometimi me politikën personale dhe lobimin në favor të atyre, të cilët FBI i ka certifikuar si udhëheqës që kanë vrarë njerëz të pafajshëm.
Deri nje jave me pare,socialistat nuk e kishin imagjinuar, as ne makthin e tyre me te keq,nje poshterim kaq te madh te Kryetarit te tyre,Edi Rames.
Edhe pse ,ky poshterim,kishte nisur kohe me pare,qe me shkarkimin e turperues te heroit te tyre,Sajmir Tahirit,prapeseprape,nuk e imagjinonin qe Edi Rama mund te veteposhterohej deri ne kete pike!
Deri nje jave me pare,lexuesit e ketij forumi te nderuar,as e kishin imagjinuar qe heroi tjeter i tyre,qe u ka dhene zemer e frymezuar si askush tjeter,analisti yne pra, te binte kaq poshte,sa te ankohej per cilesine e ministrave ,qe Basha ia ka imponuar me perdhune kryerilindasit te njemilionvotave, Edi Rames!
Dhe,ja ku jemi tani: analisti yne,zotni Baze,po ka ca ankesa per ministrat e rinj…per integritetin e tyre…se na qenkeshin – o tmerr sa e padurueshme kur e thua! – berishiste…!!!
E ta mendosh,qe vetem nje jave me pare,jo vetem analisti yne,koleget e tij,por gjithe mbeshtetesit e Rames me te ne krye,bertisnin me te madhe se PD-ja ka marre fund,se Luli e shkaterroi PD-ne…
Dhe sot,ata qe flisnin per shkaterrimin e PD-se,po ankohen per ministrat qe kjo PD ia ka imponuar dhunshem qeverise se njemilion votave!
Pertej anes komike te situates,duhet te pranojme qe Edi Rama,Partia Socialiste,nuk po flasim per “rilindjen” se ajo eshte bere per rahmet tashme, eshte ne piken e hallit me te madh te saj,qe kur e ndryshoi emrin nga Parti e Punes ne Parti Socialiste.
Une nuk them se Partia Socialiste do te zhduket,edhe pse eshte rasti per kthim restoje me te njejten monedhe,por e sigurte eshte qe goditja qe ka marre nga marrezite e Edi Rames,eshte e tille,sa ka efekt shkaterrimtar per te.
Gjithsesi,le te presim me qetesi dhe dashuri,sic thote Ilir Meta,zgjedhjet e 25 qershorit.
Shpresojme qe pas tyre,Edi Rama,te mund ta gjeje,perkunder se c’thone dashakeqet e tij,rrugen per ne Surrel.
Ky po, zoti Baze, është shkrim. Një analizë e saktë, e ftohtë, e paanëshme dhe për më tepër i shkon plotësisht afër ptoblemeve të PD. Për sa kohë Basha nuk do të jetë i lirë të marrë vendime të pavarura, humbja për të ka për të qënë një akt formal. Bile, mund të thuhet se përmasat kanë për të qënë më të mëdha se sjo e vitit 2013. Dhe nëse Berisha do urdhëroj edhe shmangjen nga lista të atyre që nuk u përfshinë në situatën qesharake qe PD prodhoj këto tre muaj, atëhere do të humbas shumë nga përkrahësit e moderuar të saj.
Prit kur te beje shtangisti gol ne minutat shtese, sic e beri ne 2009. Pastaj ejani prape e komentoni
Haha Mero…..e nenvleresove Lulin.E verteta eshte se ju nxorri bllof.Ato endrrat per zgjedhje pa PD ju ngelen ne beze.Jeni largpames ne analiza.Aq shume sa as parashikime per te pasnesermen nuk beni dot.Per nje gje e kam qejf Ramen.Per ate termin …..katund mediatik.Nuk eshte rastesi qe 90 % e analisteve shqiptare jane fshatarokatundare.Mllef urrejtje hakmarrje….trinomi i mentalitetit provincial.
o mero djali..mu ke bo mo keq se spartak ngjela..ke tre vjet qe thoshe qe shqupi ka maru…sepse jane kriminela dhe te korruptum…cfare te themi tashi o mero qe presidenti i.meta +km ed lugati qeverisin me personazhet e shqupit..ca emri ti vejme ksaj pune o mero…mero nje kshille miqesore leje pak llapen pushim se tu bo gjak duke lepi sa anej sa knej…dhe ju gazetaret e gjithe shqipnise po patet pak seder lejni politiken e lepirjes…dilni ne krah te popllit se jena gjynof…lejini kto plera politikan sa majtas sa djathtas se jane vllezer bojne vetem filma
Te gjithe krimineleve Edi Rama u dha te lepijne nga nje kocke.Vetem Fatos Nano mungon ne kete rindarje te peshtire pushteti.
Prit se nuk ke pare gje akoma…:)
Bravo Mero I
Ke bere nje veshtrim teper te sakte mbi ate cfar bartin kandidaturat dhe aftesite e Bashes per te mos u ndjere para GITES dhe XENIT.
Por Luli eshte ai qe njohim dhe s’ke cfar pret me shume nga ai.
Keq te vjen me Edin qe e mban vehten si lider dhe politikan “TRENDI”.
Qesh nen buze, me gjasme ja futi Lulit.
Pika qe si ra, atij dhe neve qe e kemi votuar.
lerinimore te bejne qef nji muaj keta te shkrete se ndonjihere pushtet nuk marin me kurre !
My artikull eshte parashkruar zoti Baze; ne te nuk ka analize po vetem deshiren Tuaj per te kritikuar pa baza perzgjedhjen e opozites. Nuk po flas për cfare nuk njoh, po I referohem ministrit te shendetesise; te thuash per dr. Arben Beqirin se nuk ka CV, se nuk eshte profesionist, se eshte i panjohur; kete vetem ju mund ta beni. Aq i njohur dhe figure elitare e mjekesise eshte kjo perzgjedhje sa zoti Rams largoi nje zv/minister anonim per te vendosur nje tjeter emer te njohur si zv/minister. Ta krahasosh pastaj kete emer me oferten rilindase te Ilir Beqes dhe zonjes Manastiriliu; kjo e tejkalon edhe militantizmin e semure qe mendoj se nuk ju shkon zoti Baze.
Rames I leverdis qe PD-ja ta filloj “Republiken e re” me njerez te vjeter,nga tezga Berisha !
PO ERDHEN NE PUSHTET, I KEMI PESHQESH, JO NGA BASHA ,POR NGA RAMA.
Mero ,nuk e kuptoj se pse jep keshilla per ata qe nuk i le njeri ti marrin keto keshilla. Luli e ka shume te veshtire te shkeputet nga ndikimi i saliut dhe kjo e penalizon se tepermi nga pikepamja elektorale ,ate dhe brezin e shkolluar te te rinjve te shqupit.
ske pare cv e ministrave eksistent o mero ….qellove si kalama o mero ,
eshte e gjitha ceshtje imazhi ,dyqani po nuk pati vitrin nuk funksionon .
Po te kishte pyeur Basha Smpatizantey e PS se cilin kandidat duhej propozuar per ministra teknike ndashta sot ai nuk do te kishte kritika.Zoti Demiraj eshte liruar para 4 vjetesh nga Ushtria (Ashtu sic ishte liruar e propozuar ish presidenti Alfred Mojsiu qe nuk duhej te ishte president sepse ishte ushtarak etc ) dhe ne kete moment eshte shum I nevojshem per te ndihmuar zgjedhjet e lira sepse ai eshte I vendosur,i guzimshem qe te mos kete presione e blerje shitje votash duke shfrytezua policine e shtetit sic u be ne Diber etc. Tani keni kohe ti kunderviheni atyre qe ju ndalojne te vjidhni votat e 26 Qershorit.Demiraj ushtaraku dhe shqiptari me I pregatitur dhe patriot qe ka bere kjo toke ndonjehere qe quhet hqiperi.Kam besim tek zoti demoraj dhe jo tek Mrika Kodheli.
dhe qe eshte me pd.
Keta jane ministra spiune qe do mbajne Ramen e co nen vezhgim dhe do raportojne tek pergjegjsi i spiunit dixhital saleh komunisti.
JAM PLOTËSISHT DAKORT ME ANALIZËN E Z.BAZE.
NDËRSA PARTIA DEMOKRATIKE DHE GJITHË ITHTARËT E SAJ, PRISNIN ENDËRRIMET PROFETIKE TË Z.BASHA TË MANIFESTOHESHIN-TË PAKTËN- NË ZBATIMIN E MARRËVESHJES HISTORIKE-SIÇ E QUAJTËM-DHE NË NJË KËNDVËSHTRIM JUSTIFIKOHET,NË NJË NISJE SIMBOLIKE TË ELEMENTËVE MORALË TË REPUBLIKËS SË RE,BASH ATY KU KËJO PRITSHMËRI ISHTE E LARTË,Z.BASHA E SHVLERËSOI KAUZËN E TIJ 90 DITORE PËR TRE LINJAT PARIMORE QË NGRE ZOTI BAZE,DHE PËRFUNDOI SI MUND TA SHPREHIM SIMBOLIKISHT NJË BASHA JASHTË ÇADRE,PRA,BASHA I KTHYER NË IDENTITET.
DHE ZOTI KRYEMINISTËR, QË E KA PËR HOBI KTHIMIN NË IDENTITET,ME SHAHUN QË LUAJTI,DUHET TË KETË QESHUR ME VETEN,MBASI REZULTOI SIPAS IDESË SË TIJ.
TANI RAMA,NUK KA MË ENIGMATIKUN E REPUBLIKËS SË RE,DHE PREDIKUESIN E VLERAVE QË NUK I KISHTE PARË SHQIPËRIA SHTETËRORE PREJ 105 VJETËSH,POR NJË INSTRUMENT TË -SIÇ E QUANI JU Z.BAZE-PLAKUT MERE,KOK E KËMBË.
ËSHTË PËR TË ARDHUR KEQ SE ME KËTO KAPËRXIME NGA IDEALJA TE REALJA E ZEZË E TË KALUARËS SË FRIKËSHME,DËMTOI RËNDË PARTINË DEMOKRATIKE.
SIÇ THONI JU Z.BAZE “FOLI”DHE DOLI LAKURIQ.
KRYEMINISTRI RAMA DUHET TA KETË NUHATUR ME VËMËMDJE GJATË TIRADAVE PËR REPUBLIKËN E RE,SE BASHA PO LUNTE ME BLLOFIN,DHE
I NGRITI PUSINË PËR TA PARË GJITHË SHQIPTARËT KULISHIN E VOGEL TË BERISHËS.
POR……….BERISHA DUHET TË KETË NJË PLAN REZERVË………..TË PRESIM E TË JEMI VIGJILENT ZOTI RAMA!
Tamam si lista e “goglave” te gjykatesve te kenetes..
Ne planin nderkombetar Basha nuk ka me shans te njihet si lider i nje pale politike.Varesia nga Berisha dhe pamaturia politike e kane kthyer ne nje person pa asnje vlere si politikan ne sy te liderve euro atlantike.Do ishte katastrofe nese do behej kryeminister nje person me keto kredite ne planin nderkombetar.
NJE SHKRIM I VERTETE QE SDO SHUME KOHE PER TU MENDUAR ATE QE SHKRUAN GAZETARI I NDERUAR Z.BAZE,MIRE MINISTRAT U VETUAN DHE PER MENDIMIN TIM ,JAN QE TE GJITHE USHTAR TE FAM,BERISHA,SA PER KRYETARIN E KOMISIONIT ZGJEDHOR Z.ZGURI ESHTE ZGJEDHJA ME E KAPUR E PD I CILI KY NJERI ESHTE SERVILI NUMER 1 I SALI BERISHES.GABIMI ME I MADH QE PD E LEJOI KETE PROPOZIM TE PD.KY DO JETE PENGESE NE VEDIM MARJET QE DO TE MEREN.NJE PALACO BURRE.
lul basha nuk foli,por pordhi .
dhe t’ju bej nje verejtje ju te gazetes .
ose rregullojini komentet nga ana gjuhesore ose mos i pasqyroni fare se duhet perkthyes
shume komente i kane fjalet me prapashtesen tum,sum,lum,hum………………….korruptum??????????????
Mero, kam respekt per shume shkrime tujat, por me vjen keq kur per te gjithe ministrat e ardhur tani thua se “askush nuk ka nje shkollim per te qene”. Po te marr zvkryeministren, znj.Ledina Mandia, nje juriste e zonja, qe masterin dhe doktoraturen i ka mbrojt ne nje nga universitetet e njohur ne Austri, me rezultate te shkelqyera. Ajo eshte nje zonje me personalitet, qe flet disa gjuhe te huaja, negociatore per tu admiruar me nderkombetaret. Ajo cmohet jo vetem per keto, por dhe si nje figure e paster, e parruptushme.
Mero Baze ,shkrojti dhe nuk u tut,shkruan,dhe do te shkruaj!Shqiptari i vogel,Baze nuk eshte konje,eshte sot dhe do te jete,ikona e Gazetarise Shqiptare.Shikoni te nderuar Lexues,qdo te thote i vogel,dhe i pa krahe,pa mbeshtetje,kjo don te thote se krejt vegjelia eshte me Mero Bazen,GAzetarin e vogel,por me zemer te bute!