Nuk kam ndërmend të qortoj Lulzim Bashën, për ata që ka zbuar nga PD, edhe pse në shumicë i kam miq. Njeriu i zgjedh vetë ata me të cilët dëshiron të punojë, edhe pse Partia Demokratike është një parti e madhe, e cila qeveriset me rregulla, dhe jo me huqe. Por për të kuptuar nëse vlen ajo që ka bërë Lulzim Basha, duhet të shikojmë ata që ka marrë dhe ata që kanë mbetur në PD. Mendoj se kjo është dhe kategoria më e keqe.
Ata që duan të mbrojnë Lulzim Bashën, thonë bëri mirë që hoqi Jozefina Topallin dhe disa njerëz të rrethit të saj, pasi ishin dorë e vjetër në PD, por nuk dinë të thonë, përse në listë fjala vjen është rikthyer Tritan Shehu. Tritan Shehu ka qenë i vjetër për shqiptarët dhe më 1997 kur e zbuan nga politika me presh në b…., dhe qenka bërë i ri më 2017. Shpjegim nuk janë as idetë e tij, as profili i tij politik tërësisht i neveritshëm, por fakti që e ka ka blerë atë vend.
Astrit Patozi që ka drejtuar tetë vite Qarkun e Vlorës, nuk e njihte sot në mëngjes të parin e listës së Vlorës. Nuk kishte ku ta njihte. Siç u mësua pak më vonë, ishte dikush që kishte shitur biznesin dhe kishte blerë vendin e parë në listë. Është ajo çfarë Basha di të bëjë, duke e trajtuar listën e deputetëve, si listën e lejeve të Bashkisë. Me lekë!
Për Eduard Selamin, Partia Demokratike ka konsumuar më shumë energji për ta rikthyer në PD, pas asaj që i ndodhi më 1995, se sa për ta bërë politikan. Prej vitit 1998, unë së paku personalisht, deri më 2005, kam qenë disa herë ndërmjetës mes tij dhe Sali Berishës, për t’i mbushur mendjen të kthehej në atdhe. Erdhi më në fund më 2013, dhe u zbua më 2017, pasi mbrojti qëndrimet e SHBA për reformën në drejtësi dhe kundërshtoi bojkotin e zgjedhjeve. Nëse dikush e quan të vjetër se ka qenë dikur kryetar i Partisë Demokratike, duhet të më thonë me çfarë arsyetimi janë në listë dy kryetarë të tjerë të PD, Sali Berisha dhe Tritan Shehu. Biles nëse ka njeri që ka një biografi politike të pastër, është Selami, pasi si kryetar i PD, ka qenë në kohën më të mirë të PD, kur ajo ishte partia më e mbështetur nga Perëndimi në gjithë Europën Lindore, dhe ka ikur kur Berisha u prish me SHBA.
Berisha dhe Shehu ishin në kryë të PD, kur kjo parti vrau, kur vodhi dhe kur i vuri zjarrin Shqipërisë.
Prania e Berishës në listë mbyll çdo debat për të vjetrit që duhet të hiqen nga PD. Nuk po hiqen të vjetrit. Po hiqet çdokush që nuk i pëlqen më Berishës nga të vjetrit. Ai po blen paqen brenda PD, me milionat që ka bërë nga pushteti.
Majlinda Bregu mund të largohet nga parlamenti, qoftë dhe me arsyetimin meskin se i bën hije Lulzim Bashës, duke zgjedhur mes tij dhe Brukselit, Brukselin. Pra si një deputete jo luajale. Por kush mund të më thotë çfarë kuptimi ka në krye të listës së Korçës, Valentina Duka, një bibë klasike mediokre, që e ka goditur PD-në në ditët e saj më të këqija (i keni artikujt e saj tek “ZP”.) dhe I është bashkuar Genc Pollos për t’i vjedhru PD-së dhe siglën, dhe vulën. Si kjo qenka tradhtare e mirë se është e vjetër dhe e stazhionuar që nga koha e Paskal Milos në fakultet, dhe Bregu qenka tradhtare e re e padurueshme! Shpjegimi është se zonja në fjalë e ka blerë atë vend.
Dhe për të ardhur tek shtypi dhe njerëzit që mbështetën Bashën në publik, mund të themi se shumë prej tyre sakrifikuan nga personaliteti i tyre. Pati gazetarë të njohur që i besuan çadrës dhe filluan të flasin për një Republikë të re. Pati pesha të rënda të shtypit që edhe për shkak të inateve personale me Edi Ramën, i dolën në krah Lulzim Bashës brenda në çadër. Pati pedagogë, publicistë, shkrimtarë, poetë dhe historianë, që shkuan në çadër për dhjetra arsye, që ndoshta nuk lidheshin me vlerat e Lulzim Bashës.
Dhe ai të gjithë këta, zgjodhi t’i përfaqësojë me Fahri Balliun. Biles dhe atij, i ka bërë shërbim të keq, se në vend të vendoste vetë Fahriun, i ka keqpërdorur djalin, i cili nuk përfaqëson dot as drejtshkrimin e gazetës “55”. Shpjegmi është se dhe ai e ka blerë atë vend.
Pra ideja nuk është kë ka hequr Lulzim Basha. Të heqësh njerëz nga lista dhe t’i zëvendësosh ata me vlera të reja është reformizëm. Por të heqësh vlera e t’i zëvendësosh me plehra, është më e pakta pazar batakçinjsh, që e kanë politikën biznes. Është e vetmja gjë që mund të thuhet se Lulzim Basha ka bërë me këto lista. PD nuk është parti private. Edhe Sali Berisha që e trajton si pronë private, di ta maskojë pronësinë, duke respektuar historinë e saj. Ajo është parti që ka vrarë dhe është vrarë këto 27 vjet, dhe ka një peshë të rëndë në historinë tonë. Lulzim Basha është një shkumë deti që rri sipër saj, duke peshkuar ç’të mundi, pa pikë mëshire.
Halli i tij real duket se është rizgjedhja në krye të PD, dhe mendon se duke pasur pas vetes disa humbës besnikë, do të dalë fitmitar. Është një listë, që ai mendon se do ta mbrojë Lulzim Bashën, nga Partia Demokratike.
Herën e shkuar ai u shpall fitues në një garë të pandershme përballë Sokol Olldashit, dhe pas katër vitesh, ka pastruar çdokënd që ka mbështetur Sokol Olldashin nga partia. Biles në mënyrë simbolike e ka zëvendësuar Sokol Olldashin në listë me Agron Dukën, atë që Olldashi mundi më 2005, në emër të luftës kundër “Klanit të Zemunit” dhe korrupsionit të Fatos Nanos. Tani po bëhet gati të mbrohet nga hija e Sokol Olldashit që mund t’i shfaqet sërisht në korrik. Rri i qetë Lulzim! Ka vdekur PD, jo vetë Olldashi. Nuk ka kush të ngrihet nga varri! Lugatin e ke në qoshe.
Ty Mero te pret gjuha b r i s k, or Pasha!
Ti nuk shkruan fjale nga Pena, por nxjerr zjarr!
Të ndez fjala si b a r u t !…
Ta themi qe ne fillim:”lista e Basha” eshte akti i pare i reformes me te madhe demokratike,qe nga renia e regjimit komunist,te nje partie politike.
Thelbi i kesaj reforme ka te beje me NDARJEN e pushteteve brenda nje partie.
Lulzim Basha po e ben i pari kete,me Partine Demokratike.
Nuk po them shpresoj,por jam i sigurte,qe kjo do te ndiqet si shembull edhe nga partite e tjera politike.Heret apo vone.S’ka rendesi.E kjo,per shkak te efektit te konkurrences se lire, ne tregun(ne kuptimin me te mire te fjales) politik.
Shoqeria e semure,e shperfytyruar dhe percudnuar shqiptare,nuk mund ta kuptoje qe tani rendesine e madhe te kesaj reforme.Nuk eshte mesuar me te.Prandaj edhe gjithe ky reagim i turpshem ndaj saj.
Ka me te vertete nje reagim te turpshem ndaj “listes Basha”.Madje,edhe ta quash te turpshem,pak eshte.
Kete reagim po e amplifikon ne maksimum media e Edi Rames,me aradhat e pafundme te argateve,mercenareve,bashibozukeve dhe horrave mediatik ne sherbim te tij.
Por,kjo eshte nje gje shume e mire.
Sepse ,rane shume maska.Mesepari ne vete Partine Demokratike.Reagimi qaraman,i ndoca te ashtuquajturave figura te kesaj partie,nxori ne pah,se keta e paskan konsideruar ate si nje lope per t’u mjele…
Se keta qurravites dhe qurravitese,na e paskan dashur partine e tyre,vetem me kushtin qe te qenkeshin deputete…
Ishte i pritshem reagimi i pshurranes Bregu,kesaj te kallure nga komplimentat e Rames qe me qendrimet e saja – ne momentet me te veshtira qe ka kaluar Partia Demokratike keto dy vite,duke filluar qe nga ai i Reformes ne Drejtesi – i ka sherbyer atij,ne dem te partise se vet;por, i cuditshem,ai i Patozit,ketij burri me namuz,qe shkon deri atje,sa kercenon si burracak, me mbeshtetesit e tij,qe na i paska te shumte,e qe do na bekan namin tani,qe ky zotni nuk u kandidua per deputet!
Po,pse more zotni Patozi,kaq i kallur na qenka zoteria juaj,per te qene pak deputet?!
Po,pse more zotni Patozi,a vec deputetlleku na qenkesh menyra e vetme per te milituar ne nje parti,per te bere politike?!
Po,pse more zotni Patozi,tregoheni kaq meskin,shpirtvogel?!
A nuk te vjen pak turp nga kjo?!
Megjithese,nuk kam patur ndonje konsiderate per nivelin tuaj intelektual,duke patur parasysh nivelin e shkrimeve tuaja ne shtyp,megjithate kam pasur respekt per njefare “burrnie”,ne kuptimin e maturise,urtesise dhe sensit te mases.
Por,me kete reagim qaraman,ju treguat para te gjitheve se jeni shume meskin,shume shpirtvogel.
Nuk e kam me ate respekt.Edhe nese me vone,do te ndryshoni qendrim,edhe nese me vone mund te “riktheheni”,per mua,je nje burrec,nje qaraman.Dhe,kete mendim do te kem perhere.Jane raste te tilla,qe bejne diferencen mes burrnis dhe burracakerise.Ju u treguat burracak.
Me ane tjeter,ka nje shqetesim te madh ne kampin kundershtar…
Te gjithe socialistat,me mercenare politike dhe bashibozuke mediatike,me Ramen ne krye,po tregojne nje solidaritet te madh me te moskandiduarit nga Basha…po u qajne hallin… po i bejne heronj…
Kaq shume i paskan dashur,sa nje njeri qe nuk e di se cpo ndodh ne te vertete,me te vertete mund te mallengjehet!
Si Bregu dhe Patozi thane qe nuk dote largohen nga PD.Gjithe duke lene te nenkuptohet ,se me mbeshtetesit e shumta qe na paskeshin,do t’i punojne qindin Bashes.
Une kam nje keshille per te dy.Le te formojne parti te reja.
Ja,bie fjala, Bregu le te formoje Levizjen Demokratike per Integrim.Ka shume ne PD,edhe me shume jashte saj qe do ta mbeshtesnin,sepse,a nuk e duan integrimin me shume se cdo gje tjeter shqiptaret?!!…
Kurse,Patozit, do t’i keshilloja te formonte Partine Demokratike te Vertete.Me demokratet e vertete…me mbeshtetesit e Olldashit…megjithese,megjithese,mund te tingellonte pak si shume krahinore,apo jo?!…
Por, ta harrojne qe demokratet,me kete qurravitjen e tyre qe s’u bene deputete,te mund t’i pranojne me,bile edhe ne ate status qe kane patur deri me tani.
Kam nje keshille,kete radhe jo me ironi,per gjithe ata njerez te respektuar,politikan,analiste e intelektuale,qe kane reaguar,kush me shume e kush me pak,me negativitet ndaj zoti Basha,te mos nguten.
Eshte shume e lehte ta hedhesh fjalen ne te nxehte.
Edhe une,meqe ra fjala,do te doja qe zonja Jozefina Topalli te ishte ne lista.Nje zonje me te vertet e hekurt e politikes shqiptare,ne dallim te plote me ato “shoqet e hekurta” te socialistes,qe flirtojne me trafikante protitucioni dhe perdhunues .
Do te doja,por,ja qe nuk eshte.Nuk i di arsyet.As nuk dua t’i di.Mbase,nuk ka patur fare arsye nga ato arsyet qe mund t’i mendojme.
Aq me teper,qe reagimi i zonjes Jozefina Topalli eshte shume dinjitoz.Taman ai i nje zonje te vertete.E s’kish si te ndodhte ndryshe.
O SKOPION,
Po ti flet sikur te jesh Zeusi, mor bir!
Nje M e g a l l o m a n
I pafytyrë!
Po kush je ti mor Bythko qe na pergojoke gjithe keta njerez vetem se nuk pranojne pazaret e Sali Mashtrus Lulush Karabushit qe çfare thote ne Mengjes, nuk e thote ne mbremje?!…
Hajde Bajraktar hajde!…
Skypion..Lylzimi..
Prisja të përgënjeshtroje dhe Gjergj Lezhja për shkrimin,po gëk (fjalë që nënkupton kur nuk nxjerr zë).
Përse vallë,se shkrimi I tij ishte 100 herë më injorues se editorialet I analistit tonë.
Ai të paralelizoi me Tritanin që hëngri preshin në Lushnjë. Nëse ato që shkruan Gjergj Lezha do t’I shkruante analisti ynë ose “derenxhetë” e Ramës do të jepja të drejtë t’I kundërviheshe , po ato I shkruan George I PD-es.
Po je bur (po ta heq një r se nuk ke këllqe për 2r) komentoje shkrimin e tij !
@ M.B.
.
Ca editoriale
Hiç s’më kan pëlqyer
Po ky shkrimi sotëm
Është i çkëlqyer!
.
Mirë ja ke qëlluar
Dhëndërrushit tonë
Mbarset mirë më na
Pjell nëpër gjitonë!
…
P.S.
Karmerjer Lulushi
çdo gjë dot s’e blen
Mëndja e gënjen
Lëre ç’ja kërren!
Bravo Z, Mero e thoni tamam PD parti e vdekur
Mero nuk jam dakort me ty,sepse megjithese une jam votues i ps mendoj se qadra eshte arritja me e madhe historike e pedese (shqupit). Profesoret e qilit do sjellin me patjeter republiken e re ,pas disa dekadash.
Mero si gjithmone i sakte, vetem se ne kete shkrim nuk e di si te ka shpetuar kandidimi i “ciftelise” se Lezhes, Presh Zogut.
O njerez se une nuk e kuptoj, ne cdo zanat eksperienca quhet “gold” pra eshte flori.Politika eshte zanat ai qe ka eksperience ka vlere floriri.Ne fakt autoritaristet ne politike e shtet here pas here i qethin me nje fjale i heqin ata me eksperience.Enveri ishte ustai qe kujtohet per qethjen e te vjeterve biles duke icuar ne sater.Saliu dihet qe ka bere krastitje te rendit themelor ne PD, por pasi i ka bere mut nga dinjiteti shumicen e ktheu dhe u sollen si zare te tij.Luli eshte thjesht nje zar i Berishes dhe qe vepron sipas udhezimeve te tij.Nese besoni betimin e fundit te Berishes se nuk ka dore ne listat jeni fare naive dhe eshte kot me fol. Pa ik Saliu nga politika PD dhe e ashtuquajtur e djathta ne pergjithesi do jene cope cope.
Enverizmi i perfaqsuar nga berishjanet,eshte menyra e funksionimit te PD !
Spastrimet e kundershtarve,pa pranuar mendimin ndryshe dhe alternativat,shfaqet ne panairet e perzgjedhjeve te kandidateve.
Ajo qe nuk leviz ne PD ,eshte aleanca e kriminelve te padenuar nga drejtesia shqiptare !
Keta kalojne ne lupe cdo individ,duke analizuar se jane te rezikshem per karjeren e tyre.
Kupola qe ka bllokuar vetingun ka bere perzgjedhjen e kandidateve !
Stili i sali berishes dhe enverit. Qeroi konkurentet. Te mencurit dhe ata me integritet. Njerezit qe konkurojne karigen dhe inteligjencen tende.
Mblidhcte rinj ambicioze por jo per kariken tende.
Kur u be dhe luli
E PARA ESHTE ,QE NUK DON TE KETE KONKURENT NE KORRIK .E DYTA ESHTE QE HUMBJEN NE 25QERSHOR ,DO TA JUSTIFIKOJ ME LISTAT E REJA .
Me ne fund do kemi nje Republike te Re me Sali Berishen dhe Prec Zogajn.
Po mir , do vi nje dite qe kandidatet te zgjidhen vete , pa i zgjethur partia? ne kete lloj sistemi e gjithe Shiperia pefaqsohet vetem nga mendimi i dy kryekareve te partive te para.
Me 26 qershor, 2017 mbasi te dalin perfundimet e votimeve, dhe kur Basha (me mire saliu) te mesoje per humbjen e PD ne keto zgjedhje, Basha do te therras nga SHQUP-i: Urra! Fitore per humbjen! Perpara per humbje te tjera!
Rrofte Saliu, rrofte Gita, rrofte Zeni dhe Liria!
“Ka hequr vlerat e ka futur plehrat! thote Merua! Jo Mero ka hequr plehrat e i ka zevendesuar ne te shumtit me plehera te tjera! PD ka nevoje te lahet ne nje lavatrice te mire qe ti mos i mbesi as zhuli i vjeter e as ererat e keqia qe nga koha jote kur ishe i aferm me te ligun Berisha!
E KENI DEGJENERUAR PD NE ATE MASE QE ASNJE S JU VJEN MBRAPA,,,,,EDIN NUK E DUA POR ATIJ DO T JA JAP VOTEN,,,JO PER INAT TE MULLIXHIUT..POR PD E SHKATARROI KETE POPULL EI VODHI PRONAT PER SE DYTI,I VODHI PARATE E PERMBYTIM E VRAU E PREU,,,DUKE FILLUAR ME AZEM KARIN E ME SALI BYTHEN
Bibe klasike mediokre! Dekane e fakultetit qe pergatit historian per SHQIPERINE! Kujt do i sherbejne keta historiane? Shqiperise apo Greqise?
Besoj se jane te verteta ato qe shkruan Mero, por fenomeni qe analizohet ne kete shkrim nuk eshte vetem per PD-ne e Berishes, qe ne aparence, duket sikur eshte e Bashes. Privatizimi i partive eshte nje fenomen mbareshqiptar, madje i legalizuar edhe me ligjin e zgjedhjeve. Sa per Bashen, tani per tani e shohim si ortak te Rames, njelloj si Meta para 4 vitesh. Ne nje pazar te perfunduar ortakesh, nuk mund te vecohet vetem njeri per pabesi. Jane te gjithe dakord qe Mafia te vazhdoje te qeverise dhe te vjedhe shqiptaret, duke paguar mercenaret e listave elektorale. Sa me shpejt ta kuptojne shqiptaret se te gjithe derrat nje turi kane, aq me shpejt do te shpetojne nga zgjedha e Mafies Politike. Apo jo, Mero??
Fatkeqsisht edhe rama keshtu i elaminoi kundershtaret e tij me integritet dhe qe e njihnin politiken me mire se rama dhe qe ishin ne ps para rames. Rama mvan rreth tij si sali berisha servilet dhe te paaftet. Ata qe i perballen i eleminon. Kjo eshte politika ne shqiperi. Berisha, rama, meta i kane parti private. Jane zoti. Te tjeret jane kalimtare.
Edhe pse se dua nanon duhet te themi te verteten ishte me demokrat.
Nuk ndiqte njeri nga partia si rama e berisha.
Hajduti i koncesioneve sa mori pushtetin filloi me urgjence vjedhjet me koncesion dhe mebleket e vjedhura haptazi mbaroi godinat shalgjate qe kishin mbetur pa mbaruar.
Hajde hajde cvete letu.