Ndryshimi në ligjin e financimit të partive politike, që ka lidhje me reklamat në medien elektronike, nuk është bërë për të dëmtuar televizionet, por për të mos penalizuar partitë e varfëra. Parimi i ligjit mbështetet mbi frikën e partive opozitare, se shumica ka më shumë mundësi financiare për reklama dhe për këtë ka kërkuar që askush të mos paguajë reklamat, për të qenë të barabartë në këtë garë.
Natyrisht që kemi të bëjmë me një propozim shumë mekanik për të shpëtuar nga financimi i fushatës në televizione, pasi reklama televizive nuk është superioriteti i partive në fushatë.
Ankesat e televizioneve kryesore në këtë rast, nuk vijnë thjesht nga mungesa e parave në arkën e tyre, por nga fakti se atyre po u prishet një sistem pune mbështetur tek shitja e televizioneve për partitë në fushatë.
Më thjeshtë akoma, në varësi të faturës që PS, PD, LSI e pati të tjera prisnin për TV Klanin, Top Channel-in e televizonet e tjera, lejoheshin kasetat e prodhuara nga shtabet e partive për këto televizione.
Pra partitë nëpër TV nuk bënin propogandë me reklama. Me reklama ato blinin pjesën e lajmeve. Me faturën e reklamave ato blinin insertet shabllone që shfaqeshin në çdo ekran njësoj, dhe që dërgoheshin aty nga partitë, njësoj si reklamat.
Pra fenomeni më korruptiv në fushatë elektorale, ka qenë pikërisht kasetat e gatshme të prodhuara nga partitë dhe të transmetuara nga televizionet. Kjo bëhej për shkak të faturës së kripur që partitë paguanin për reklamën, që në fakt blinte pjesën tjetër të televizioneve, ose si të thuash, merrte televizionin me qira.
Heqja e pagesës për reklamat, mendoj se është një shans i mirë për televizionet t’i kthehen punës dhe të bëjnë vetë fushatën elektorale, duke ndjekur nga pas partitë, duke prodhuar vetë lajme për takimet e tyre dhe duke u treguar shqiptarëve të vërtetën e fushatave.
Kjo do t’i dobësojë pak financiarisht, por do t’i bëjë më të besueshëm dhe më popullorë në fushatë.
Tani atyre nuk ka kush u “pret bukën e gojës”, pasi nuk do marrin para për reklama. Le të provojnë të bëjnë punën e tyre, se ndoshta marrin fitimin nga shikueshmëria dhe nga stresi në të cilin do t’i fusin aktorët politikë në fushatë.
E vërteta është se gjatë fushatave të fundit elektorale, më “reklamë” kanë qenë kronikat e lajmeve, se reklamat e partive. Shpresoj të shpëtojmë nga lajmet që kanë qenë vërtet reklamë pa pagesë. Dhe po ashtu, të shpresojmë se do kthehen në lajme të cilat do ta bëjnë më të vërtetë fushatën.
Domethene, ketej e tutje do te shohim Sandrin, Vjollcen dhe Tanin qe harxhojne leke per te ndjekur, kuptuar dhe shfaqur fushaten? Kendveshtrim interesant. Me padurim perfundimi.
I nderuar Mero.
Keto qe ke shkruar sot quhen kinkalerina,sepse edhe nje njeri me intelekt nen mesatar e kupton se po perseritet”truku” si ne votimet e 2011 te Bashkise Tiranes ku i panderuari Arvizu mashtroi hapur shqiptaret me ato kutite e gabuara dhe menget e perveshura
.
Eshte kriminale kjo qe po ben faktori nderkombetar kur dihet qe ai i cili i tha Lul Kriminelit Yll ne ngjitje tashme punon ne koridoret e Dash-it .
.
Nqs shteti amerikan do me drejtohet me nje kerkese me strateget e tyre qe merren me Shqiperine qe te votoj per LUL DEVILIN “se ashtu eshte eshte puna “do ta votoja jo vetem une por dhe nja 300 veta qe respektojne mendimin tim.
.
Por te behet kjo kryqzate votimesh me qindra miljone dollare per te vene Debilin Lul KM gjasme se ka demokraci ne shqiperi kjo eshte me e rende se cdo lloj pushtimi.
.
Ate qe nuk e arriten armiqte e ketij kombi ne shekuj po na i fusin miqte me Lul Berishen
.
Nuk e justifikon asgje Ameriken e madhe dhe Gjermanine si lokomotive e Europes tolerimin qe po i bejne nje dysheje kriminale deri ne perversitet.
.
Ky artikull i meposhtem qe shkelqente dikur e ka mbuluar pluhuri i harreses dhe tregon fajesine kriminale te miqve tane.
.
Berisha ,Kanibali ynë
.
Nga Mero Baze, 13 Tetor 2012
.
Greva e urisë tashmë po administrohet me forcë nga Sali Berisha. Dy gardhe të forta policësh kanë rrethuar tendën ku mbahet greva e urisë dhe kanë kufizuar çdo të drejtë të grevistëve, qoftë për tu takuar me qytetarë, qoftë dhe për të marrë ujë apo cigare si mjete mbijetese. Në një mënyrë të pazakontë, disa policë u kanë hequr liritë dhe të drejtat qytetare një grupi grevistësh, ende pa i ridënuar me gjykatë apo pa bërë ndonjë krim në flagrancë. Situata është tërësisht absurde.
.
Policët kanë marrë kontrollin mbi administrimin e grevës, se ku duhet të bëhet ajo, kë duhet të takojnë grevistët, a duhet të pinë ujë apo cigare, a duhet të shkojnë në tualet apo të vdesin aty në shtrat.
.Të vetmit që janë lejuar në 24 orët e fundit të takohen me grevistët janë disa diplomatë perëndimorë, të cilët tentuan të hapin një kanal dialogu me Bujar Nishanin, i cili u prish ende pa u hapur. Të tjerët nuk lejohen të kontaktojnë me ta.
Në këtë heqje të dhunshme të lirisë së tyre për të protestuar, ata po tentojnë të japin sinjalin e alarmit duke shpallur atë që quhet greva e vdekjes, duke refuzuar ilaçet, ujin dhe serumet. Edhe ky vendim nuk i ka tërhequr policët nga vendimi për të administruar grevën.
.
Në këto kushte, përveç protestës politike, dikush duhet të ndërmarrë hapa ligjorë kundër tyre. Në rastin konkret, Avokati i Popullit duhet të ishte përballë policëve, jo për të negociuar kërkesat e grevistëve, por për të ndalur administrimin e dhunshëm të grevës prej Sali Berishës. Marrja e kontrollit mbi grevën nga policia, dhe biles nga disa segmente fanatike dhe të dhunshëm të policisë, që funksionojnë si xhandarmëri politike e Sali Berishës, është një shkelje flagrante e skajshme e lirisë së tyre për të protestuar.
.
Ky kontroll deformon tërësisht qëllimin e grevës dhe zhduk nga prioriteti kërkesat e grevistëve duke konsumuar kohë dhe energji me të drejtën për të protestuar. Është kjo arsyeja që Avokati i Popullit duhet të bëhet në këtë rast mbartësi i iniciativës për të paditur Policinë e Shtetit, e cila po përdhunon grevistët duke marrë me dhunë administrimin e të drejtës së tyre për të bërë grevë.
Një tjetër gjë urgjente është që ndaj atyre segmenteve të policisë, që po demonstrojnë sjellje të dhunshme, duhet dhe një vëmendje më konkrete.
.
Dikush nga shoqëria civile duhet të regjistrojë gjithë emrat dhe numrat e policëve që bëjnë rolin e xhandarit të zellshëm të Sali Berishës dhe t’i bëjmë publike. Kjo është një mënyrë që ata të mos thonë nesër pse më flakët nga radhët e Policisë së Shtetit dhe pse po më çoni para drejtësisë. E pashë një prej tyre dy ditë më parë që kërcënonte një reportere të gazetës Shekulli vetëm pse i bëri një fotografi. Është një tip recidiv në dhunën politike, nga kontingjentet e gardistëve të dikurshëm të Sali Berishës, që rrihnin gazetarë dhe politikanë në vitin 1996- 1997.
.
Dhe përpjekja e tij për të ushtruar presion mbi grevistët apo të afërmit e tyre dhe gazetarët, vazhdonte më tej dhe ndaj disa kolegëve të tij, që përpiqeshin të tregoheshin korrekt dhe të bënin vetëm detyrën e tyre si sigurues të mjediseve të grevës. Fjala vjen, nëse grevistët kërkojnë që dikush nga gazetarët të shkojë t’i takojë, apo dikush nga të afërmit të hyjë brenda, polici është i detyruar jo vetëm t’i lejojë, por t’i sigurojë që gjithçka të bëhet shpejt dhe pa asnjë problem. Përkundrazi, në këto mjedise kush polic guxon të bëjë këtë gjest, zëvendësohet menjëherë për t’i dëshmuar se është nën vëzhgimin e një gestapoje, që i raporton çdo gjest të tyre Sali Berishës. Ndaj evidentimi i këtyre policëve përmes mbajtjes shënim të numrave dhe mbiemrave të tyre, është një akt, i cili duhet të shërbejë për tu kujtuar atyre se shteti shqiptar do të jetë më jetëgjatë se pushteti i halabakëve të Sali Berishës.
.
Është ky mjedis i dhunshëm ndaj grevistëve dhe përdhunim i institucionit të grevës së urisë që ka detyruar gjithë reporterët e shtypit që ndjekin këtë grevë, të vendosin të dalin në një protestë të dielën në orën 12:00, para kryeministrisë. E kanë bërë këtë reporterë të thjeshtë, ata që fyhen dhe përplasen përditë me fodullë nga Tropoja, që flasin në emër të Sali Berishës dhe dhunojnë gazetarë e grevistë, që shtyjnë e përplasin në tokë familjarë të grevistëve dhe që ndalin çdo kontakt të tyre me qytetarët që shkojnë aty në mbështetje të tyre. Ata po dalin të protestojnë jo vetëm për shkeljen e të drejtës së informimit për ta, por si dëshmitarë të një terrori psikologjik, politik dhe policor, që pushteti po ushtron mbi grevën dhe grevistët. Është një iniciativë gazetarësh, jo pronarësh apo sindikalistësh. Është diçka që ka lindur nga revolta që ndjen çdo dëshmitar, që prek atë skenë të dhunshme krimi të shtetit mbi disa burra të fortë, por të pafuqi, që janë shtrirë përtokë nga përpjekja e pushtetit për t’i vrarë në heshtje.
.
Ajo që po ndodh është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare.
Ndryshimi i vetëm është se atëherë kishte një aparat të tërë dhune politike, që nga gjyqtari, hetuesi, prokurori e polici, ndërsa tani ka vetëm një polic, një gjyqtar, një hetues dhe një prokuror, që quhet Sali Berisha. Ai nuk duron dot që para syve të tij të lartësohet një institucion moral siç është protesta e atyre që po vetëflijohen kundër tij, duke e kthyer atë në kanibalin e kohëve moderne të historisë sonë.
.
Nje berishe jo vetem jashte burgut por qe urinon mbi ato qe ka vrare ne 21 janar 2011 me bolet e edirames dhe koqet e donaldluse jashte deshires tone na ben te mendojme se euroatllantriket dhe sidomos te permjerrurit politike bashke me ca Daut Gumene po e kthejne enver hoxhen ne legjende…sepse nuk ka krim me te madhe ne kete planet se sa te vrasesh 4 njerez te pafajshem dhe i poshtron jertimet e tyre..kete nuk e ka bera as hitleleri..as enveri she as Stalini…kete e ka bere Salini i Viqidolit Burri i Shtetit i Arvizuse….Shame ..shame ..shame
.
E verteta eshte se Rama dhe Luli kane dash te heqin qafe Tv qe u cajne trapin. Dhe mire ua kane be. S aper keto lajmet pa kasete eshte vone tani se Sandri ka heq gazetaret nga puna pasi i ka llogaritur qyl ato
Ca thu mor burre. Po ata deri tani cfare kane be si kane shite a
Ne fakt ligji per shtypin ne fushate eshte nje idjotizem. AJo koha e percaktuar per lajme per secilen parti eshte abuzive dhe ti mund te fushesh aty nje lajm negativ per partine che thua e plotesova. Eshte nje idjotesi qe duhet hequr se vjen nga koha kur Shqipoeri askishte medie. Tani e mbysin rrjetet sociale
Ky i OSBE ka thene ndonje llaf per kete pune, apo varja
Kjo eshte nje nga heret e rralla qe Baze thote se “shpreson”.
Kjo menyre “financimi” eshte nje thike me shume ne zemer te demokracise.
Ajo do ti shnderoje mediat ne “aksionere” te pushtetit te fitimtarit . Oligarkia do te behet edhe me e forte perballe pluralizmit politik,
Edi Rama provon cdo dite e me shume se eshte i pafate te qeversise me drejtesi.
Tani do te shesin breket e tyre televizionet se nuk kane ku marrin leke.
Dy fjali ne titull. Kulmi.
Mos i shisni ato! Eshte fjala per ‘reklamat’ per ‘lajmet’ apo per kurvat e lagjes.