Basha po përballet me gënjeshtrat që prodhoi çadra

26 Maj 2017, 20:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha duket se po kalon orë plot tensioni në zyrat e Partisë Demokratike, duke provuar se produkti më i keq i çadrës, janë fakti që ai e mbështeti aksionin politik tek njerëzit e tij besnikë, dhe jo tek ndonjë frymë e re që po prodhohej nga shoqëria. Servilë dhe mediokër brenda partisë dhe aleatët e vegjël të PD, të cilëve u premtoi listat në zgjedhje, janë tani problem i pazgjidhur i tij.

Aleatët e Partisë Demokratike po përplasen pikërisht për  premtimin që Lulzim Basha u ka bërë dy muaj më parë, kur ata tentuan të regjistrohen në zgjedhje pa PD. Në atë kohë Basha u kërkoi të mos regjistrohen në zgjedhje, nën premtimin se ata do të ishin pjesë e listave të Partisë Demokratike, dhe duhet të mos dobësonin frontin opozitar.

Premtimi ishte i ekzagjeruar, dhe mund të mos ishte bërë, por Basha në atë kohë kishte më shumë nevojë të mbante aleatët në çadër, se sa të kishte një listë pa aleatët sot. Të gjithëve na dukej qesharake vajtja aty e “Kaubojsit” apo statuset përbetuese të Kreshnikut, por Basha ishte gati t’i shiste për seriozitet, ngaqë ishte në hall.

Pas dy muajsh, Basha tani duhet të përballet me gënjeshtrën e vet. Ai duhet të zgjedhë të mbajë fjalën dhe të shkatërrojë listën e PD-së, ose të pranojë gënjeshtrën dhe të vazhdojë tutje pa ata.

Kur një aksion politik nuk e mbështetet mbi të vërteta, por mbi blerje aleatësh me vende në parlament, duhet dhe të paguash. Dhe tani ai duhet t’i fusë ata në lista, ose të paguajë koston e gënjeshtrave të tij.

I njëjti fenomen po ja rëndon dhe listat e vet PD-së. Po ta shikosh kush e ka të sigurtë vendin në lista dhe kush nuk e ka, e kupton se mediokriteti dhe servilizmi që u vunë në funksion të çadrës, ka fituar mbi vlerat e reja të PD-së, biles dhe për ato pak fytyra të reja që u shfaqën në çadër. Ata duket se po shpërblehen më shumë si çakej ndaj zërave kritikë në PD, se sa vlera të nevojshme.

Nëse e sheh kush e ka të sigurtë emrin në krye të qarqeve dhe kush po lakohet për t’u flakur, e kupton se çfarë ka prodhuar çadra.

Profili i 12 kryesuesve të sigurtë të qarqeve, është një shpjegim i pafjalë i pafuqisë së kryetarit të Partisë Demokratike për t’i ikur mediokritetit dhe figurave banale të Partisë Demokratike.

Disa prje tyre edhe sikur të përfliten si mbështetës të PD-së, të prishin punë dhe jo më të jenë në krye të qarqeve.

Marrim për shembull faktin që Lulzim Basha ka konfirmuar në krye të Qarkut të Kukësit, Flamur Nokën, një figurinë qesharake, i cili nëse nuk do të kishim një Prokurori të pakapur politikisht, nuk do të ishte më deputet. Është një person që ka pranuar se UDB i ka kërkuar të kthehet në Shqipëri dhe të bashkëpunojë me të, dhe që këtë nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, çka përbën vepër të pastër penale dhe humbje të mandatit të deputetit. Është ministri i Brendshëm me bilancin më të keq sa i përket vrasjeve në Shqipëri, sidomos vrasjeve të komisarëve prej kriminelëve, edhe pse qëndroi vetëm një vit në krye.  Brenda këtij viti ai po ashtu arriti të bëjë pasuri të pajustifikuara dhe apartamente luksoze në vendet më të shtrenjta të Tiranës.

Qarku i Kukësit është bastion i PD, dhe natyrisht PD mund të dalë forcë e parë, por të përdorësh një qark të sigurtë të PD për të mbajtur në politikë vulgaritete të tilla, do të thotë të asgjesosh çdo shpresë për ndryshim në PD.

E njëjta gjë mund të thuhet për atë që është shpallur si i pari i qarkut të Dibrës, Gent Strazimiri. Konfliktual me strukturat e partisë dhe servil para kryetarëve të saj, ai ka një bilanc shëtitës shkretues për PD, që nga Tirana, në Krujë e tani në Dibër. Njësoj mund të thuhet dhe për dyshen Bozdo-Pollo në Korçë, që përfaqësojnë një fraksion hileqar brenda PD-së, që po mbijeton falë servilizmit personal ndaj Bashës.

Ky produkt politik është falë mënyrës se si Basha e organizoi aksionin politik në çadër, duke u bazuar tek mercenarizimi i PD-së, aksioni i paguar nga bota e krimit që tani po e depërton në administratën teknike, dhe blerja e mbështetjes së aleatëve të vegjël duke u premtuar vende në lista. Është kjo arsyeja që ai ka “lidhur kokën me shami”, dhe nuk ja del dot me listën.

Për të gjithë ata që tani mendojnë se Basha është mbyllur në zyrë dhe s’di ç’të bëjë me listen, duhet ta kuptojnë se ai në fakt tani s’di ç’të bëjë me çadrën dhe gënjeshtrat e saj.

6 komente në “Basha po përballet me gënjeshtrat që prodhoi çadra”

  1. LulTRAPI says:

    KUJDES NGA LUL SERBI SE ESHTE ME I KEQ SE BERISHA
    VOTA PER PS PS PS PS
    https://www.youtube.com/watch?v=DbTcjfnHZ_I

    1. lui-lili- luli-ledi says:

      Shume gabim L.TRP
      lul serbashi eshte burrei mire se i ka thene arvizuja yll ne qitje..

      le te njohim njerezine me Autopsine e lulsumes

      ####

      Nxënës i shkëlqyer i “Fakultetit Berisha”

      Të gjitha familjet politike në pushtet në 20 vitet e fundit, herë pas here, kanë mbledhur haraçet e tyre, kjo, familja Berisha, ishte e vetmja që i mblidhte çdo ditë. Basha e mësoi shpejt “ huqin” e familjes, por e mësoi rëndë, në Rrugën e Kombit, e cila pasi harxhoi mbi 1 miliard Euro, kur ishte menduar për 600 milionë, jo vetëm që nuk përfundoi, por u avulluan mbi 200 milionë, si për të dëshmuar sa të përkushtuar ndaj kombit isha këto “atdhetarë”, të dalë nga stani i fazlliçëve.
      Lulëzim Basha , në fakt, nuk drejton sot një parti të reformuar. PD vazhdon të jetë një parti e deformuar. Berisha e kthej PD-në në një detashment ushtarak, zotërinjtë e politikës i shndërroi në vasalë; zonjat e politikës i ktheu në robinja e më tej, në burrësimin e tyre, tashmë është një kohë kur shthurja quhet besnikëri, ndërsa serioziteti kryengritje. Basha ishte pjesë e kësaj shthurje, dhe madje, pjesë e rëndësishme e saj. Ai u shndërrua shumë shpejt nga statura e njeriut që mund të pasqyronte besueshëm kthesën ndaj perëndimit, në një jeniçer, që pas betejës merr trofeun e tij.
      Trofeu i parë i erdhi atij përmes Rrugës së Kombit. Ai, aty, mësoi të vërtetën se njerëzit që e kishin filluar politikën si idealistë ishin bërë tashmë mercenarë, dhe meqenëse kishte përvojën e duhur nga mercenarizmi në Kosovë, ai u bë shumë shpejt zëdhënësi i këtij mercenarizmi. Ndryshimi ishte se tashmë ishte një mercenarizëm i buzëqeshur. Basha buzëqesh njëlloj, edhe kur është nën hijen e një çadre me Gadafin, kolonelin e zi, në shkretëtirat e Libisë, edhe kur është në sallat moderne me Dora Bakojanis, zonjën e bukur të politikës së jashtme greke. ashtë buzëqeshur edhe kur bëhet pjesë e trafikut të armëve, edhe kur , pa asnjë lloj qederi shet truallin e vendit të tij, si ndodhi me Marrëveshjen e Detit. Por e gjithë kjo është tashmë e ditur. Tri herë, në tri ministri, ai la vragën e së keqes pas tij.

      Bordi Serb, 2 Prilli, 21 Janari
      Vragën më të madhe, e njëkohësisht të përgjakshme ai e la pas vetes me 21 janar. A ka lidhje mes 21 janarit dhe 2 prillit të vitit 1992? Cili ishte roli i bordit serb në Prishtinë dhe në Tiranë, me 2 prill dhe me 21 janar? Në se në gjakosjen e parë Basha nuk ishte i pranishëm, sa ishte e ndjeshme prania e tij në përgjakjen e dytë? Kjo nuk është analizuar asnjëherë më parë, ndoshta edhe nga një mangësi e padukshme: shumë nga analistët e sotëm nuk kanë qenë pjesë e ngjarjeve të 2 prillit 1992, nuk e dinë se si janë zhvilluar ato, dhe nga ana tjetër, nuk kanë pasur fatin jetësor të jenë pjesë e një lëvizje klandestine, që të bën të mundur të përjetosh ngjarje e dukuri, për të cilat as që ke menduar. Njëra prej tyre është në praninë e shërbimit të fshehtë serb, kurdoherë kur kanë ndodhur ngjarje të mëdha në Shqipëri. 2 prilli i vitit 1992 është një ngjarje ende e pazbardhur për shumëkënd. Edhe 21 janari është ende një ngjarje e tillë. Me 2 prill u vranë katër demonstrues, vrasësit ende nuk dihen, ose edhe nëse janë të ditur, ende nuk janë dënuar. Edhe me 21 janar ndodhi e njëjta gjë: u vranë 4 demonstrues, vrasësit ose fshehur pas petkut kryeministror, dhe ende nuk është dënuar askush. Ngjarjet e 2 prillit i filmoi vetëm TV i Malit të Zi, i vetmi TV i lejuar të filmonte dhe pamjet e asaj ngjarje nuk janë më të pranishme. Manipulim,i mbi të vërtetën është fshehur pas atyre filmimeve. Ngjarjet e 21 janarit, më mirë se kushdo tjetër ri-filmoi aparatura e vendosur në Kryeministri, pamjet janë zhdukur, askush nuk është përgjegjës për zhdukjen e tyre. Frymëzimi i ngjarjeve të 2 prillit ishte Sali Berisha, frymëzimi i vrasjeve të 21 janarit ishte Sali Berisha dhe deklaratat e një nate më parë të ministrit të Brendshëm, që quhej Lulëzim Basha. Menjëherë pas ngjarjeve të 2 prillit, kur ende nuk dihej numri i viktimave, Sali Berisha deklaroi se ishin vrarë nga sigurimi i shtetit. Më pas raporti parlamentar i mbajtur nga deputeti i PD-së, Emin Musliu, vërtetoi se vrasja kishte ndodhur nga një tjetër drejtim. Dhe nga afër. Me 21 janar, një mjek, i cili ende nuk ka mbajtur përgjegjësi për falsifikimin e së vërtetës, deklaroi se vrasjet kanë ndodhur nga afër. Kishte ndodhur ndryshe, filmimet tjera dëshmuan se vdekja kishte ardhur nga kryeministria, ku qëndronin pas xhameve të blinduar, kryeministri dhe ministri brendshëm, Lulëzim Basha. Në ngjarjet e 2 prillit asnjëri nga liderët kryesorë lokalë të PD-së nuk ishte në demonstratë, i vetmi që ishte aty, me probleme të shumta, pas debateve të ashpra me Pjetër Arbnorin, do të vritej. Në 21 janar ministrat e PD shpejtuan të deklarojnë për makina me lëndë plasëse, mjete me armë, e deri tek deliri i shefit të tyre për çadra e stilolapsa pistoletë. Pra përngjasimet e jashtme janë të shumta: përngjasimi i brendshëm është vetëm një, ai qëndron tek reagimi i bordit serb në Tiranë. Ngjarjet e 2 prillit kishin pikërisht këtë prapavijë, krijimin e një qendre rebelimi të përgjakshëm, dhe parulla e shkurtër e asaj dite, fatbardhësisht shumë e shkurtër, “Shkodra Republikë”, kishte në vetvete sajesën e një vorbulle politike, pas së cilës dalja do të ishte tejet e vështirë. Para ngjarjeve të 21 janarit, shërbimi informativ serb, përmes medieve të lidhura me të, do të paralajmëronte se shumë shpejt në Shqipëri do të kishte turbullira të përgjakshme, dhe, si parashikohej, një kthim në vitin 1997. Që andej erdhën edhe paralajmërimet se në ngjarjet që priteshin do të përdoroheshin armë të shumta, që nga shpërthyese deri tek të sofistikuarat, dhe pritej me ankth të gëzueshëm se kur do të mund të ndodhte një gjë e tillë. Vërtet urdhri, ende i padukshëm, për vrasjet e 2 prillit ishte një rastësi? Vërtet nuk ka një lidhje mes njërës ngjarje dhe tjetrës? Në të dy vrasjet është pas një strukturë e posaçme. Mjerisht, në ngjarjet e së dytës, do të jetë edhe profili i një njeriu që filloi një karrierë marramendshëm shpejt. E që do të bjerë, po ashtu, shumë shpejt. Gjithçka lidhet me fillesën. Jam i bindur se një ditë në historinë tonë do të shkruhet se :
      Në Shqipëri është vënë re se fillesa e politikës nëpër bordet serbe i ka sjellë asaj vetëm fatkeqësi. Kështu ndodhi me Zogollin, kështu ndodhi me Hoxhën, kështu ndodhi me Berishën, kështu mund të ndodhë edhe me Bashën, nëse ndonjë ditë ai vjen në pushtet.

  2. Aseni says:

    Keta Jane si qente. Tere diten bredhin bashke por kur u hedh kocken nisin e hane njeri tjetrin.

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-u.t☆ says:


      Ku qëndron problemi
      Ka ca ditë o Mero
      Nga njëzet komente
      Janë shfaqur Zero!!!!

  3. Fieri says:

    Krahasimi qe u bene ” Aseni” eshte plotesishte i vertet . Po une do te shtoja se tani pervec atyre qe mburren ore e minut se kane qene pjesmarres ne greven e urise ( Pa buke ,por me biskota e cokullata) e ishte ajo greve “legjendare” e cila ia kalon edhe herouzmit te partizaneve per clirimin e vendit, na u shtuan edhe heronjte e CADRES. Tani do kemi nje ndeshje se cilet jane heronjte e demokracise SALI-Lulzime . Une u them mos u zini se jeni e njejta pjelle. Jeni pjelle e dy krimineleve Sali e Lulzim ndaj therrisni : LAVDI BERISHIZEM- BASHIZMIT!

  4. Guli says:

    Po kandidatja e dyte pas bashes ne tirane kush eshte?? Si u be e dyta ne liste? Pse asbje informacion per kete? Asnje media nuk i ka kushtuar rendesi numrit 2 te listes se pd-se ne tirane. E habitshme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje