“Garanti” i Bashës dhe "garancia" e Patozit!

30 Maj 2017, 20:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Po shikoj një thirrje të Astrit Patozit drejtuar demokratëve, që të mos besojnë ata kryetarë partish apo njerëz të PD që u thonë se pas zgjedhjeve do të bëjnë koalicion me PS, duke i inkurajuar se do të jenë në pushtet. E gjithë thirrja e tij  është mbështetur mbi “garancinë” se Basha nuk e ka thënë këtë gjë dhe se ai njeri nuk gënjen kurrë.

Duket që në fakt, e gjithë thirrja është më shumë një shqetësim se mos Basha ka vërtet pazar me Ramën, se sa një garanci që nuk ka bërë pazar me Ramën. Por përtej dozave ironike të saj, një gjë është e vërtetë në “garancinë” që Rama i ka dhënë Bashës dhe që reflektohet në atë që po ndodh këto ditë në PD.

Lulzim Basha gjithë këto vite ka pasur prioritet kryesor të tij, mënyrën se si të bënte një PD të vetën, pa lidershipin që gjeti në PD, biles dhe pa ata me të cilët hyri bashkë në PD, nga dritarja që u hapi Berisha më 2005.

Deri ditën që bëri marrëveshje me Edi Ramën, aseti i vetëm politik që Basha kishte për të marrë PD-në dhe për ta mbajtur atë, ishte Sali Berisha. Ai ishte promovuesi i tij, mbështetësi i tij, bekuesi i tij në krye të PD, dhe garanti i tij përballë çdo turbullire në PD, deri ditën e marrëveshjes.

Dhe nën këto garanci, plani i Lulzim Bashës për eleminimin e lidershipit të PD, ka qenë çadra. Të gjithë ata që besojnë se çadra u ngrit për “Republikën e re”, për luftë kundër canabisit, apo broçkulla të tjera, janë ose naivë, ose mashtruesë.

Çadra ishte selia e PD-së së re dhe jo e “Republikës së re”. Përmes saj, Lulzim Basha kishte një plan të qartë. Ai do mbante PD-në jashtë zgjedhjeve, do eleminonte gjithë lidershipin politik të PD, duke u ndërprerë karrierën pa i pyetur, dhe pas krizës, pas dy ose tri vitesh, kur PD të rihynte në sistem, ai natyrisht do hynte me ekipin e tij.

Kjo ishte mënyra që ai kishte zgjedhur për të eleminuar pa u ballafaquar, kundërshtarët e tij, si një njeri që nuk bën kurrë beteja.

Por dita e marrëveshjes ndryshoi historinë. Lulzim Basha dhe Edi Rama nuk kishin asnjë plan të takoheshin me njëri- tjetrin, sikur Petrit Vasili nuk do t’i kishte “plasur buzën” gjithë ditën Edi Ramës me deklarata që fillonin me dorëheqjen e presidentit të zgjedhur dhe përfundonin me thirrrjen “Eja voto Vetingun, ose ik”. Pa këtë zhvillim Edi Rama nuk do ishte nisur kurrë me tuta nga zyra e tij drejt zyrave të Kuvendit.

Aty, pasi e pa që përballë tij ishte një opozitë e bashkuar, ai ndau prej tyre Lulzim Bashën, u mbyll tre orë brenda dhe i nxorri të tjerët jo vetëm jashtë zyrave, por dhe jashtë loje.

Të gjithë u çuditën sa shumë i dha Edi Rama, Bashës, dhe sa shumë toleroi Basha nga Edi Rama. Njëri mbrojti postin e tij dhe thuajse datën e zgjedhjeve, tjetri mori më shumë ministra dhe drejtori me lekë, nga sa kërkoi. Por në fakt, askujt nuk i duhej asgjë nga këto.

Ajo që mori Rama, ishte qetësia se nuk do coptohej nga aleatët dhe ajo që mori Basha, ishte qetësia se nuk do coptohej nga rivalët brenda PD-së.

Edi Rama i ka hequr frikën Lulzim Bashës, se nëse humbet, do të jetë pjesë e qeverisë, dhe bash për këtë, kush e lexon marrëveshjen, ajo duket më shumë marrëveshje paszgjedhore, se parazgjedhore.

Është kjo garanci që e nxorri Bashën nga çadra, që bëri një marrëveshje për tre orë, pa komunikuar me Sali Berishën dhe që bëri po ashtu një listë, e cila nuk e ka konsulencën e Sali Berishës. Natyrisht nuk është një listë kundër Sali Berishës, por nuk është një listë e tij. Është një listë që ai nuk e ka përshëndetur, por vetëm ka sqaruar që nuk është e tij.

Dy skenarët e Lulzim Bashës për eleminimin e lidershipit të PD kanë pas dy garantë të ndryshëm. Në skenarin e parë të çadrës, garant që Berisha, derisa t’i asgjesonte, në të dytin, përmes marrëveshjes, është Rama.

Njësoj si marrëveshja Rama- Berisha e 2008, ku në themel kishte garancitë që përmes ndryshimeve kushtetuese, Rama të kontrollonte partinë me listën e deputetëve, dhe kjo mes Ramës e Bashës, ka në themel garancinë që Rama i ka dhënë Bashës, se askush s’do ta prekë dhe nëse humb.

Kështu që Astrit Patozi, apo kushdo tjetër, që bëjnë sikur janë me Bashën deri më 25 qershor, se kështu do ta shpëtojnë atë nga humbja dhe nga kthetrat e Ramës, janë duke ja ngritur nervat dyfish atij.

“Garanti” i Bashës dhe “garancia” e Patozit, nuk kanë lidhje mes tyre.

Lulzim Bashën as e ha meraku fare si do dalë më 25 qershor. Shqetësimi i tij u mbyll sot në orën 09: 30 në KQZ, kur depozitoi më në fund listën. Ajo është e vetmja qetësi e tij. Tani sido që të dalin zgjedhjet, as i bëhet vonë. Me atë parti që ka bërë, edhe sikur gjithë jetën në opozitë të mbetet, prapë kryetar do të jetë. Thirrja e Patozit vlen për të qetësuar ata që gënjehen prej 27 vitesh në PD, por jo Bashën. Basha e ka qetësinë tjetërkund.

10 komente në ““Garanti” i Bashës dhe “garancia” e Patozit!”

  1. I fundmi i serberishes ne WDC says:

    ESHTE FATKEQESI KOMBETARE QE KA NE WASHINGTON & BRUKSEL “ENGJEJ” QE MBROJNE LUL BERISHEN.
    .
    NJE NGA KETO LULBASHISTE ESHTE KY KETU POSHTE DHE JANE TE FRIKSHEM
    ….
    GAZETA The Hill reviste serioze e Kongresit të SHBA

    QERSHOR 2016

    Kongresi Amerikan & Wagneri “fundos” Edi Ramën,
    “Ylli” politik që ka rënë, ja dështimet e tij!
    Lulzim Basha yll i ri ne ngjitje.

    Nga Dr. Abraham Wagner (FRAGMENT NGA KY ARTIKULL)
    —Historia, mund ta njohë këtë “epokë Rama”, si një epokë të periudhë të errët të rritjes së ulët ekonomike dhe keqmenaxhimit të reformave jetësore të zotit Rama. ( KA HARRUAR DR I NY SE DOKTORRI VICIDOLIT E VRAU ATE SHTET)
    Rama, është bërë i njohur për rrethimin e vetes “…nga baronët e pastrimit të parave dhe trafikantëve të drogës, për të cilët shpëtimi i vetëm është Partia Socialiste në mënyrë që t’i shmangen drejtësisë. Guximi i Zotit Rama për t’u shfaqur në publik me kriminelët më të njohur të Europës, nuk ka një paralele me liderët e tjerë të demokracive Perëndimore dhe përtej saj”, shkruan Adam Fairmont në “Foreign Policy News”.
    Në një kthesë politike, Lulzim Basha, lideri i opozitës së rinuar të Shqipërisë, e ka vënë në mënyrë të vazhdueshme në dyshim lidershipin e Ramës dhe e ka akuzuar atë për shpërndarje dhe zgjerim të krimit financiar për të përfituar personalisht ai dhe rrethi i miqve të tij, që thuhet se përfshin shumë figura të botës së krimit.
    Falë një demokracie funksionale, Basha e monitoron rregullisht dhe publikisht pikëpamjen e menaxhimin vulnerabël ekonomik të Ramës.
    “… unë jam këtu për të hetuar shifrat shokuese të korrupsionit dhe mekanizmit, me të cilin 2.2 miliardë euro janë marrë nga shqiptarët në taksa dhe prokurime publike… Vendi është një krizë ekonomike totale. Banka Botërore konfirmon se 46% e njerëzve jetojnë nën minimumin e pragut të varfërisë”, tha Basha. ( KA HARRUAR DR I NY SE BASHA ESHTE KRIMINEL-TRADHETAR-SUPERHAJDUT)

    ————————————
    Abraham R. Wagner
    Adjunct Professor of International and Public Affairs; Senior Research Scholar (part-time)
    Dr. Wagner teaches in the areas of national security law and intelligence
    at the Columbia Law School and Columbia University’s School of
    International and Public Affairs, where he is a Senior Research Fellow at
    the Saltzman Institute of War and Peace Studies. He has recently served
    as a Visiting Professor at New York University and the UCLA School of Law
    on topics of national security strategy, intelligence operations, and legal
    issues related to surveillance.

  2. andromeda says:

    Gabim Mero, në çdo hap Luli ka bekimin e Berishës, dhe mbarëvajtja e dyshes Basha-Rama është bërë me kusht që Berisha dhe familja e tij të mos preken nga drejtësia. Ky është kushti i vetëm i marrëveshjes Berisha-Basha-Rama. Çdo veprim i tyre varet nga ky kusht i padiskutueshëm. Pra vetingu dhe reforma në drejtësi është gijotina që rri mbi kryet e tyre dhe ata negociojnë me njëri tjetrin për t’i shpëtuar drejtësisë. Kësisoj Berisha sakrifikon më parë gardën e vet se Lulin, benjaminin e tij me të cilën ka bërë aferat e pista gjatë qeverisjes së vet.

  3. Liri says:

    Atehere duhet te pranojme qe e njihka mire artin e politikes.

  4. shaqo says:

    Po a mund te kishte kete qetesi Sali Berisha nese nuk do te ishte ai qe u hapi driten jeshile ketyre listave?
    Derisa Saliu shfaqet i qete, ai eshte personi qe ka miratuar ato lista dhe s’e luan topi. Hamendjet e tua Mero jane kot.

  5. Mentari says:

    Interpretim I gabuar (Me dashje) I Mero Bazes; Ne radhe te pare Opozita nuk ishte e bashkuar me LSI por PS me LSI prandaj ju dhurua posti I presidentit kryetarit te LSI qe LSI te shkonte bashke me PS ne zgjedhje qe Edi Rama ta e kishte te sigurt fitoren(Karriken e kryeministrit) dhe kjo ishte e gjitha per “sakrificen” qe beri Edi Rama.Ku e shikon Opoziten e bashkuar pa LSI qe pranoj propozimin e Edi Rames qe ishte; Meta president dhe Edi kryeminister. Lulzim Basha ka dhe e perdori Inteligjencen e tij ne favor te tij ne pazaret me Edi Ramen.Ne radhe te pare u pranuan nga Edi Qeveria teknike qe qellimi ishte qe Edi Rama te mos e perdorte Administraden e shtetit per te votuar ate nen friken e vendit te punes.e dyta Basha ja ndau Edi Rames LSI,ose ja prishi planet qe PS te shkonte bashke me LSI ne zgjedhje qe mandate I dyte I Rames te ishte I sigurt,kurse tani me ikjen e LSI nga PS shqiperia me siguri do te pesoj Sndromen e Maqedonise edhe ne qoftese Edi Rama del partia e para fituese ne zgjedhje qe po ashtu eshte e sigurt se PS e vetme kurren e Kurres nuk I merr 71 deputete dhe ka nevoj per aletate qe te formoje qeverine dhe LSI do ta e refuzoj te bej Koalicion me PS dhe do te pranoj te bej koalicion me PD.Kush kafituar Edi Rama apo Basha? Perdore pak inteligjencen ne analizat pa Tendence.Basha shum here me i zgjuar sesa Edi Rama dhe bsoj se ai do te jet Kryeminister pas 25 qershorit

  6. sali says:

    Mero, askush ne bote nuk mund te binde shqiptaret se Lulezim Basha mund te bente listen dhe at dorezonte ate pa e miratuar Sali Berisha. Nese Sali berisha kthehet per nje ore ne PD, Luli rrin kryetar 5 minuta sa ti komunikohet shkarkimi. Apo jo..?

  7. astrit says:

    Analize e sforcuar dhe pa llogjike.

  8. astrit says:

    Me habit meraku i Patosit e Bazes per PD, PD sic ka qene kur ishte Astriti dhe Merua ashtu dhe eshte dhe tani me Bashen. Partia e kryetarit dhe e nje grushti njerezish prane tij. Po nuk me besuat pyesni Fariun! Nje fjale e urte thote: Nga Janina ne Preveze sic ka qene do te mbese!

    1. XheJ eN Bi says:

      Skypion..Lylzimi…

      Në heshtje,po është hera e parë që bie dakord me analistin tonë.
      Ke filluar të artikulosh fjalën ” humbje”që deri dje ishe kaq optimist për fitore sa i lije të gjithë gojëhapur.
      Skypion, në shumë komente haron dhe shkruan se si mendon dhe do veprojë Basha.
      Si shpejtohet ?

  9. Skypion says:

    Demi u be!
    Demin e bene Patozi dhe koleget e tij ,duke sulmuar Bashen.Nuk e di sesa vlere rikuperuese,mund te kete kjo zbutje qendrimi tani qe demi u be.
    Dhe kjo,nese me te vertete jane te sinqerte ne shqetesimin e tyre per demin e madh qe kane shkaktuar ne coroditjen e elektoratit.
    Por,nuk jane te sinqerte.
    Eshte nje loje shume e poshter.Eshte nje terheqje taktike,pas goditjes nen brez qe i’u dha Lulzim Bashes dhe Partise Demokratike,ne kohe fushate,me ate gezimin skuth te atij,qe e ndjen se ia ka arritur te shkaktoje dem.
    Te gjithe,perfshi edhe Patozin, e kuptojne se do te ishte shume e rrezikshme per ta,te vazhdonin sulmin ndaj Bashes,sepse pane se c’reagim refuzues por edhe perbuzes pati nga publiku,qe e ndjeu menjehere se kishte te bente me nje pabesi.
    Prandaj,po terhiqen,me shpresen se goditjen e madhe do t’ia japin pas zgjedhjeve.
    Por,per fatin e keq te tyre,kjo terheqje eshte shume e vonuar dhe e pavlere.Per arsyen se,vete poshtersia e tyre,do t’i sherbeje Bashes si alibi,jo vetem ne rast humbjeje te zgjedhjeve por edhe ne rastin e nje humbje te thelle te tyre.
    Imagjinoni gjyqin ndaj Bashes,pas nje humbjeje te mundshme me 25 qershor(edhe katastrofike po te ishte,madje).
    Do te ngrihen Patozi dhe Bregu me shoke e do t’i kerkojne llogari Bashes: ti je shkaktari … e thame qe do na coje ne humbje!
    Do te ngrihet Basha,e do te thote: ju jeni shkaktaret … ju e coroditet elektoratin,ju i demoralizuat demokratet … ju i dhate nje ndihme te pacmuar Rames,qe as milionat e hedhura,as gjithe menyrat e mjetet e tjera ekstrapolitike per te kapur vota,nuk i kane vlejtur me shume sesa ndihma qe i dhate ju…
    Patozi dhe Bregu e kuptuan kete;megjithese reaguan shume shpejt,duke ndryshuar kurs,prapeseprape,eshte shume vone qe te mund te futen ne loje me sukses.
    I vetmi dem qe kane bere qejfmbeturit e listave,si Patozi dhe Bregu, eshte ai ndaj Partise Demokratike.Nuk mund te mohojme qe ka njelloj corodie ne elektoratin demokrat.Cdo corodi ka kosto.Kjo eshte e sigurte.Shpresojme me kosto minimale.
    Kurse,atij te cilit donin t’i benin keq,Lulzim Bashes pra,jo vetem qe nuk i hyri gjemb ne kembe nga ky sulm brenda kalase,perkundrazi,ka fituar edhe alibine ne rast se me te vertete deshton ne zgjedhje.
    Gjithe c’ka thashe me lart,ishte nga nje pikeveshtrim cinik,por realist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje