Berisha po sillet, sikur “nuk e ka mendjen”!

2 Qershor 2017, 20:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha është në pozicionin më të sikletshëm që ka pasur ndonjëherë gjatë 27 viteve në këtë fushatë elektorale. I paragjykuar nga ideja se ai është lideri real i Partisë Demokratike dhe Lulzim Basha një kukull e tij, ai po përpiqet të bëjë sikur nuk e ka mendjen se çfarë ndodh rrotull tij.

E para, ai po bën sikur nuk e di çfarë ka ndodhur me listat. Mbështetësit  e tij fanatikë nga gjithë Shqipëria, po i shkruajnë përditë për atë që ka ndodhur dhe ai thjesht po u kthen përgjigje, dhe bën kujdes t’i publikojë të redaktuara, “se kjo është lista e Lulzim Bashës që na garanton fitoren…”. Thjesht distancohet prej listës dhe tregon objektivin të cilën ajo duhet të arrijë, që Basha të mos ndëshkohet. Pra, të jetë lista e fitores.

E dyta, bën sikur nuk e shikon fushatën e Lulzim Bashës. Fushata e Lulzim Bashës është një fushatë thellësisht e ndryshme nga fushata e PD, është një axhendë e re e tij, që po tenton të shndërrojë PD-në, në një parti të tij. Ai ka hequr logon, dizajnin, ngjyrën, faqen në internet dhe gjithë ekipin e vjetër drejtues të PD-së. Pra, po çmonton PD-në, në një përpjekje tejet sfiduese për ta kthyer nga parti populiste, në një parti elektorale të vetën.

Sali Berisha po bën sikur nuk e ka mendjen. Lulzim Basha flet për “Republikë të re”, Berisha për mafien e drogës së Edi Ramës, për prishje të marrëveshjes mes PD e PS, dhe gjëra të tjera, që janë larg fushatës dhe lëvizjeve politike të Bashës. E vërteta ështe se Basha është në një fushatë thellësisht të ndryshme nga ajo që po bën Berisha. Berisha po i përmbahet “qytetarit digital”, ndërsa Basha po e injoron këtë infrastrukturë të “Republikës së vjetër”.

Së treti, është qëndrimi i PD ndaj LSI. Sali Berisha po ruan një farë koherence në raport me LSI, ndërsa Basha po e sulmon. Së paku tre ditët e fundit, Basha e ka fokusuar goditjen tek LSI, duke e parë atë si rrezik për t’i marrë elektoratin e lëkundur të PD-së, pas goditjes që ai u bëri listave, duke hequr ekipin e vjetër drejtues të PD-së.

Berisha nuk ngjan i shqetësuar për këtë. Ai po bën sikur nuk e ka mendjen dhe po vazhdon të godasë vetëm Edi Ramën, dhe atë me gjuhën e vjetër.

Së katërti, Berisha po bën sikur nuk i dëgjon ish- bashkëpunëtorët e vet. Jozefina Topalli ka bërë një paraqitje autentike tek emisioni i Ylli Rakipit përballë Lubonjës dhe Bushatit, duke dëshmuar se nuk ka më ambicie politike në PD, por do të luftojë deri në fund kundër asaj që po i bën Lulzim Basha, Partisë Demokratike. Është një betejë e fortë, e paprecedentë, e cila nuk është se nuk po jep rezultate. Mitingu i Shkodrës ishte një sinjal, që Berisha nuk mund ta injoronte.

Por ai po hesht. Hesht duke i dhënë në heshtje të drejtë Jozefinës dhe duke bërë sikur bën një betejë tjetër nga ajo e Bashës. Në fakt, me këtë gjest ai ka çliruar gjithë ish- bashkëpunëtorët e tij të ngushtë nga detyrimi për të heshtur përballë Bashës.

Ndërsa kur përplasja Topalli- Basha u bë në grup parlamentar, me tone shumë më të ulta nga kaq, Berisha ndërhyri duke qenë qartazi me Bashën, tani që Topalli ka nxjerrë artilerinë e rëndë dhe po kërkon shkarkimin e tij, ai bën sikur nuk e ka mendjen.

Së pesti, Berisha po bën sikur nuk e ka mendjen as tek dështimi i pjesmarrjes nëpër mitingje. Fanatik i shesheve të mbushura dhe stërzmadhues i numrit të tyre, Sali Berisha e ka konceptin e sheshit adrenalinën kryesore të tij si politikan populist. Për herë të parë në 27 vjet, ai po shikon se si pasardhësi i tij, vazhdon i qetë shesh më shesh, me nga dyqindë vetë, pa u shqetësuar. Berisha, që është gati t’i dhjetëfishojë, nuk flet se përsëri janë pak dhe nëse i fut një të shumëzuar me dhjetë.

Ndjehet në ajër se Berisha dhe Basha janë në drejtime të kithta me njëri- tjetrin në këtë fushatë dhe nuk po takohen askund. As tek fushata, as tek objektivi i goditjes, as tek dizajni i fushatës, as tek aleancat fluide dhe as tek armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të PD. Berisha thjesht po përpiqet të bëjë sikur nuk e ka mendjen se çfarë po ndodh, që të bëjë papritur sikur e kuptoi më 26 qershor. Por deri atëhere, nuk i dihet për kë është më vonë. Për Berishën, apo për Bashën!

10 komente në “Berisha po sillet, sikur “nuk e ka mendjen”!”

  1. Dasem ne varreza.. says:

    shenim:
    zoti Mero ky koment eshte derguar te gazeta Dita dhe nuk eshte botuar

    pasi vlen dhe per Meron..mund ta botoni dhe ju

    Zoti Viktor/Mero pershendetje:
    Nje sugjerim miqsor:
    Ju lutem nderprisni keto artikuj qe nisin si bombe dhe perfundojne si pordhe (mos na falni per shprehjen se nuk e kam per te ofenduar).
    Le ta argumentojme pa “eksese”
    ***
    Ne rrjeshtin 43 ke shkruar sakte qe
    “””””qytetari Sali Berisha do të ishte pas hekurave të burgut për një numër pambarimisht të madh krimesh të kryer si pushtetar. Tani, Berisha do të bëhet deputet …””””
    Nga sa me siper ka dy rruge per prokurorine shqiptare dhe ate amerikane:
    -OSE DUHET TE FUSI NE BURG BERISHEN PER KRIMET PAMBARIMISHT TE MEDHA SIPAS DEKRIMINALIZIMIT TE DONALD RAMES..
    -OSE DUHET TE FUSE NE BURG VIKTOR MALAJN PER SHPIFJE KRIMINALE DHE TI JAPIM MEDALJE DONALD LUSE QE PO MBRON ME HEROIZEM SERBERISHEN E RAJERSONOVICIT
    ***
    PO KU FLE LEPURI 2 METROSH ME EMRIN EDWIN KRISTAQ ANETA RAMA (E.K.A.R)
    le te ndjekim 3 sekuenca pikante
    1- VEPRIMI I PARE MONSTRUOZ I EDIRAMES
    16/04/2014, Edi Rama në Kukes në përvjetorin e Kosovës
    Pavarësia e Kosovës, Rama mirënjohje të thellë Berishës, e Majkos
    “Shpreh mirënjohje të thellë dhe për Sali Berishën e PD, kur ishte në qeverisje, si pjesë e përbashkët shqiptare për pavarësinë e Kosovës dhe për të arritur në këto ditë. Nëse e kthejmë në çështje politike ne ngatërrohemi edhe sa është ora , apo është mars a prill por fatmirësisht nuk ndahemi tek cështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës por sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve.”
    pra te falenderosh kete antishqiptar qe furnizoi milloshevicin,zhduku remzi hoxhen dhe sabotoi UCK eshte….deleted
    2- VEPRIMI I DYTE MONSTRUOZ I EDIRAMES
    ProvomimI te pallati brigadave i librit te Fejziut per Ahmet Zoogollin duke u zvarritur si..deletet ..para dyshes mafjoze 2F (Frangaj- Fejziu) ja leme lexuesit te nxjerre konkluzioni
    3- VEPRIMI I TRETE MONSTRUOZ I EDIRAMES
    Dekorimi i Visho Ajazit dhe Shikut te tij para ca javesh ..perpara se Edi Rama te shkonte te OKB ne NY…ne nje kohe qe Vishinki ka qene” truri” i Gazidedes…aq me shume kur po zien ceshtja e Remzi Hoxhes..
    ..
    nga sa me siper:
    enverofagu me i madh ne shqiperi E.K.A.R
    -ose po luan nje loje te rrezikeshme antikombetare duke ju bere jelek antiplumbi dyshes super kriminale 2B
    .
    OSE ESHTE NJE “GJENERAL I KAPUR ROB” DHE PO ZBATON TEORINE E TIJ TE 1991 PER TE VARUAR NE SHTYLLAT E TELEFONIT “KAMUNISTAT-LEXO SOCJALISTAT”….sepse te beje
    marrveshje Gomari edi rama me ujkun Lulberisha ESHTE JO VETEM KUNDER RREGULLAVE TE NATYRES POR DHE LIGJEVE TE SHOQERISE NJERZORE
    .
    Dhe kjo ndodh nga presioni i dipllomateve euro-amerikane qe nuk ka ndodhur as ne nje vend te botes as ne vendet e pushtuara dhe as ne vendet koloniale..kjo ndodh te ne qe jemi Republike
    ambasadoriale ku pushtetin nuk e ka
    “demo” pra populli por ambasadoret e Tiranes (dhe ato qe jane pas tyre ne W&B)qe e drejtojne klasen politike sot duke i trajtuar si kuislinge te tyre:
    .Shkurt muhabeti:
    Shqiperia duhet te kthehet nga Republike e Ambasdoreve cerekshekullore qe vazhdon dhe sot ne nje demokraci funksionale te vertete..
    .Nqs keto fjale me siper nuk thuhen me guxim sot jam i bindur qe pas disa vitesh kjo periudhe 1992-20?? do quhet Invazioni dipllomatik i Shqiperise…ku ngjarja me shemtuar ka qene Cadra Monster qe u ngrit pikerisht nga vrasesi Lul Berisha pikerisht aty ku kishte pushkatuar 4 protestues me duar ne xhepa…e pra Te vrasesh dhe te shurrosh viktimat dhe jetimet e tyre nuk e ka bere as Hitleri dhe as Enveri por ndodhi ne kete regjim ambasadorial dhe me kuislinget e tyre kriminelin berishe dhe edi ramen qe po ben nje tradheti kriminale.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Pushtetin mbas 4 vjet ne opozite ,nuk e ka marre as Berisha !
    Ne kete pozicion ai kerkon deshtimin e Bashes,per te treguar se ai ka qene dhe eshte numeri 1.
    Berisha ka informacion shume me te hollsishem per gjendjen ne PD,nuk nxitohet te theras “Fitore” si djalka i F.Balliut.
    Situata ne cilen ndodhet PD e ka detyruar Berishen per te mos deshtuar per se dyti,ai e di shume mire se nuk jane pjekur kushtet per marrjen e pushtetit me vote. Favoret qe kerkoi per te hyre ne zgjedhje jane treguesi e vertet te katandisjes si mos me keq te PD.
    Berisha e ka ndarre mendjen,e ka lene Bashen te tregoj aftesite e tij.

  3. Liri says:

    Basha po ben dicka qe ishte mjaft e nevojshme per jeten e PD. Larg turmave. Me shume kulture, racionalitet, qetesi. Por atij I mungon dicka mjaft e rendesishme per nje udheheqes Puna.

  4. Arber Iliri says:

    Njesoj si me firmat piramidale, pas kesaj i vjen fundi politik perfundimtar.Salihi nuk del as deputet kesaj rradhe.

  5. kleptofagos says:

    Keshtu do vazhdoje loja deri kur (mbas zgjedhjeve) te gjitha fajet do ti faturohen Bashes..

  6. tradita says:

    nje problem eshet i qarte: Ti. Mero dhe Sartak Ngjela jeni te fiksuar pas Berishes. Ndersa Rama po perpiqet ta largoje deri diku kompleksin Berisha. Kaq shume u eshet ngulitur sa nuk jetoni dot pa te ose ne miqesi ose ne armiqesi. Kjo eshte nej çudi ne veta

  7. Vesi says:

    Cfare mendon Skypion per fushaten?

  8. mere me leng says:

    mbase natyra te bej te veten sepse shqiptaret nuk munden as me env, as me saliun

  9. valentina says:

    Z.Baze une do vleresoja perpjekjet e Lulit per te cmontuar PD_ne neqoftese Luli do ta fillonte te pastrimin e listave duke filluar me sali karadzicin vellain nga babai i radovan karadzicit, e keqja e PD_se nuk jane Jozefina_Majlinda_Astriti_Arbeni dhe Eduarti,nje pjese e mire e shqipetareve bejne habi se si Luli vendos ne lista Tritan Shehun_Genc Pollon_Flamur Noken_Gent Strazimirin dhe Edi Paloken dhe ka lene jashte liste te siperpermendurit?pergjigja mund te jete se lista eshte bere nga sali karadzici duke mbajtur prane vetes agjentet e Grekut dhe Serbit dhe jane po keta njerezit me te perfolur per krime dhe korrupsion ne shqiperi dhe jo ata te perjashtuarit,pra Luli do ishte i besueshem po te vepronte ne kete menyre sepse e keqja e PD_se eshte vetem nje njeri dhe ai e ka emrin sali karadzic i biri cetnikut dhe sheqeres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje