Lulzim Basha, në fushatë për të fituar PD-në!

31 Maj 2017, 20:21Editorial TEMA
Lulzim Basha, në fushatë për të fituar PD-në!

Nga Mero Baze

Në mënyrë të pazakontë, kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, fushata për zgjedhjet palamentare, po i shndërrohet në fushatë për fitoren, në zgjedhjet në Partinë Demokratike, duke përdorur si slogan kryesor: “Duke ndryshuar veten, do ndryshojmë Shqipërinë”.

E gjitha filloi pikërishtë atëhere, kur ai mendoi se e fitoi betejën pas Marrëveshjes me Edi Ramën. I vendosur të ndërtojë një parti me njerëz të tij, Lulzim Basha hartoi një listë tërësisht të vetën, duke nxjerrë jashtë loje çdokënd që ai mendonte se e kishte kundër tij në të ardhmen.

Këtu filloi dhe problemi real i tij.

Në mënyrë të pazakontë, përveç reagimit publik të disa zërave autoritarë në PD, atij i filloi dhe hemoragjia nga listat e njerëzve të cilëve ai u kishte premtuar vend të sigurtë, dhe i kishte degdisur në zona të pasigurta.

Tani prej tre ditësh Lulzim Basha është përfshirë në betejë për të fituar Partinë Demokratike, duke lënë mënjanë zgjedhjet parlamentare.

Nëse i shikon thelbin e fjalimeve të tij në Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë etj, është sllogani: “Duhet të ndryshojmë veten, që të ndryshojmë Shqipërinë”. Pra shikohet qartë se prej tre ditësh Lulzim Basha është në betejë për të mbrojtur ndryshimet që ka bërë dhe jo në betejë për të dëshmuar se si do të ndryshojë Shqipërinë.

Edhe përmbajtja e këtij slogani po të hysh seriozisht, është shumë problematike, por Basha e ka luksin që nuk ia merr njeri seriozisht ato që thotë nëpër takime.

Pasi, nëse Shqipëria do të ndryshohej realisht siç po ndryshon Basha PD-në, kjo do të ishte një fatkeqësi për Shqipërinë, pasi do t’i imponoheshin asaj anti-vlera të PD dhe klientë të rinj të rekrutuar kundrejt pagesës. Një Shqipëri e bërë si PD që po bën Basha, është ku u ku më keq se kjo Shqipëri që është.

Por përtej kësaj, fokusimi i Bashës tek beteja brenda partisë, më shumë se sa tek beteja me kundërshtarin, tregon qartë përse është i interesuar sot Lulzim Basha. Energjitë e tij po harxhohen përditë për të mbrojtur spastrimin e PD dhe jo fshirjen nga skena të kundërshtarëve.

Edhe po të vëresh se si po luftohen “dezertorët” nga lista e kupton qartë ,se qëllimi është të deklasohen ata që po tradhëtojnë dhe jo kundërshtarët.

Fjala vjen “tani” doli që Ramiz Çoba paska qenë oficer kufiri, sikur nuk dihej qysh më 2005 kur ishte deputet. Dhe kjo nuk përbën asnjë krim. Apo fjala vjen tani doli që Lefter Maliqi është njeri banal, ndërkohë që Basha i kishte premtuar siç thotë ai, të ishte përfaqësuesi i Republikës së Re në Berat. Akoma më e pistë është loja me njerëzit me të shkuar problematike në PD, të cilët në këtë listë të PD janë shumfishuar, edhe pse PD kishte flamurin e dekriminalizimit në duar mandatin që shkoi. E gjithë kjo bëhet që, nëse dikush prej tyre lëviz, t’i përmendet e shkuara kriminale si mashtrues apo vrasës e hajdut. Po derisa janë ende luajalë do të mbrohen.

Pra energjitë e Bashës në fushatë po shkojnë për të fituar betejën me kundërshtarët në parti dhe jo betejën me kundërshtarët politik. Të njëjtën gjë natyrisht po bëjnë dhe kundërshtarët e tij në parti, edhe pse të dy palët flasin sikur po punojnë për për 25 Qershorin. Në fakt të gjithë kanë në mendje 25 Korrikun.

 

8 komente në “Lulzim Basha, në fushatë për të fituar PD-në!”

  1. Plaçkitesit says:

    Mero me ke zhgenjyer kesaj here. Saleh Berisha eshte prane fundit biologjik, familja po plaçkit te vetmen gje qe ju ka mbetur ne duar, partine. Vendet ne lista jane shitur nga familja, duke hequr qafe edhe kasten e vjeter e cila pas vdekjes se Salehut do te merrte natyrshem partine nga duart e familjes. Ne kete mes Basha eshte thjesht nje rrogetar. Salehu e sheh PD si pjellen e vet dhe i shtyre nga ligesia e tij prej katundari klasik do ta marre PD me vete ne varr, me mire se t’ja marrin te tjeret.

    1. Luli e do ne lule ...ose ne tule says:

      Jo vetem ne Shqiperi por dhe ne bote eshte rast i vetem qe nje i ashtuquajttuar kryetar partie ka nje histori kaq kriminale
      .
      Vetem vjedhja te rruga e kombit eshte me e madhe se gjithe vjedhjet e bera qe nga shpallja pamvaresise.
      .
      Ose shitja e detit jon dhe hapja e dosjes burrelit kunder UCK i kalon gjithe tradhetite kombetare se keto po behen hapur fare..biles dhe duke qeshur dhe shuruar jetimet e 21 janarit
      .
      Me kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.
      Le te fillojme me Haxhi Qamilin,Esat pashe Toptanin (gjyshin e Bledit) me xhaferr deven,koci xoxen,panajot plakun dhe deri xhevdet mustafa ,,
      Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
      PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

      1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
      2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
      3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
      4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
      5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
      6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
      7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
      8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
      9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
      10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
      11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
      12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
      13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
      14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
      15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
      16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL…vijonne krimet e yllit ne ngjitje te famekeqit arvizu…

  2. wake up albania says:

    Tashme qe nga 18 maji ku u takua lul vrasesi i 21 janarit me edi ramen keto votime jane kthyer si karnavale ku cdo gje fshihet pas maskave qe nga Donald Luja..edirama e deri te lul ububuja
    .
    Nje popull qe nuk di as te lexoje e as te shkruaje eshte shume e thjeshte ta genjesh’.Kjo vlen akoma me teper per popullin shqipetar qe nje çerek shekulli ka marre arratine e ne keto troje kane ngelur vetem ajo pjese qe nuk flet e lexon me gjuhen shqipe te rilindasve e Çabejit po ne duar ka ‘guiden e letersise’ te ‘supermbeses serbe te shkruara nga Fev Zinjte kur ajo ish ne kopesht!!!!!

    ‘Republika e re’ nuk ka lindur sot dhe si autor do kete çiftin Edvin Lulashi.Jo ‘Republika e re’ ka filluar 27 vjet me pare kur u shemb nga themelet ish shteti shqipetar qe perbehet nga 3 elementet baze :Teresi teritoriale me tere pasurine kombetare-Ligjet e shoqerise dhe shteti i se drejtes—POPULLI!

    Pas 27 vjetesh vetem sa po ‘legalizohet’ dhe kerkohet te njihet dhe nga Bota antishteti apo ‘shteti i kalifatit’ ndertuar ne emer te ALLAHUT!
    Keto nuk jane aspak fantazira per ate pakice intelektualesh qe ne kete vend mund te numurohen me gishta e akoma lexojne e flasin shqip.dhe ja faktet_

    1.-Ne kushtetuten e IMAMIT i eshte hequr SOVRANITETI popullit shqipetar si ne asnje kushtetute te Ballkanit dhe Europes dhe qysh ne fillim te saj thuhet :’…me besim tek zoti dhe/ose vlerave te tjera universale’.Ne vlerat e tjera universale kupto shkaterrimin e njeriut te ri nepermjet krimit korrupsionit gjakmarrjes vllavrasjes prostitucionit droges vrasjes brenda familjes ngujimit deri shitjes per organe…’Ne emer te zotit?!?

    2.-Ne kushtetuten e IMAMIT jo vetem flitet me shume per fene duke ja hequr komplet LAIÇITETIN shtetit si asnje vend i Europes ku shteti eshte i ndare nga FEJA por arrihet deri aty sa edhe kryetari i SHTETIT ne nje ‘republike parlamentare’ kur ben betimin nuk betohet ne emer te POPULLIT por mund te thote:’Me ndihmen e zotit’!!
    Pikerisht ne emer te ‘zotit’ 5 vjet mbi koken e shqipetareve u soll nje sakat me NISHAN dhe po ne emer te ‘zotit’ u emerua nje ‘kryetar’ tjeter shteti ,’shqipetari me i paster dhe pa ASNJE MEKAT Like floriri per te ‘shprehur’ unitetin e ‘Koke palareve’!?

    3.-Ne emer te zotit u ngrit edhe nje çader si simbol i ‘kasolles’ ku lindi profeti i krishterimit dhe aty zedhenesi i tij Lul Hollandezi qe ne eer te ZOTIT beri KURBAN dikur ne bashkine e nje kryeqyteti ne mes te Europes ne shekullin e 21-te,deklaroi se:’Flas nate e dite e i lutem zotit te na sjelle republiken e re dhe te heqe Ramen dhe jam i sigurt se do ta beje ate’!!!

    4.-Ne emer te ‘zotit’ tere kreret e shtetit te KALIFATIT e mbushen tere teritorin e ish shtetit laik shqipetar me kisha e xhamija dhe tashme feja e shqipetarit NUK eshte me Shqiperija,ne emer te zotit u vodh tere pasurija,ne emer te zotit u perzune tere shqipetaret dhe kreret e ISIS nga KALIFI Sali nuk paten si MISION 27 vjet ate te profetit izraelit YOSHUA-JOZEF-KRISHTIT ‘Te mblidhte delet e arratisura te Izraelit’ por perkundrazi.’Te perzinin 100 perqind delet shqipetare dhe ti zevendesonin duke i paisur edhe me pasaporta tere agjenturat e Botes ulur kembekryq ne teritorin e te pareve shqipetare’ per te ndertuar shtetin e KALIFATIT me moton:’Zoti e bekoft Shqipnine’!?

    5.-Ne emer te ‘zotit’ duke i perdhunuar te 10-KOMANDAMENTET duke e pergojuar zotin duke vrare duke vjedhur duke shitur duke bere te 99 te keqijave ndaj nje populli dhe vendi ne shekullin e 21-te nje ‘kryeminister’ vazhdon te pergojoje zotin dhe me torbe ne krahe si don kishot ne drekat IFTAR e si tru shpelare ashtu si sanço Basha thote:’Qe zgjedhjet me shume jane Providenciale se sa nga levizjet njerezore’!!
    Shkurt ku ‘kryeminister’ qe ska te beje fare as me shtetin laik e as me realitetin TRAGJIK te nje vendi e populli 27 vjet kerkon te thote ne gjendje DELIRANTE si KALIFI Sali dhe trushpelari kamikaz Basha:’Ju sKipetare’ duhet ti nenshtroheni fatit se tere gjerat jane te shkruara nga zoti’!??FATALIZEM!?A mund te kete krim me te madh se sa kaqe !?

    6.-Ne emer te zotit se nuk ka asnje ‘ARSYE’ apo ‘LLOGJIKE’ apo racionalitet po behen edhe zgjedhja e ’emerimi’ i kandidateve per deputete qe 27 vjet as kane perfaqesuar ASNJEHERE popullin shqipetar perjashtu krimit korrupsionit hajduterise.
    Nuk ka si spjegohet perveç ‘zotit’ qe çifti Edvin Lulushka nga njera ane heqin tere ‘IMAMET’ e PD-se dhe ‘IKONAT’ e PS-se dhe per ‘Çudi te zotit’ vazhdojne pas 27 vjetesh te qendrojne ne krye te shtetit te kalifatit Kalifi Sali dhe ‘MULOT’ SERBE APO DISHEPUJT kamikaze te tij !!??

    7.Vetem ne emer te zotit mund te justifikohet te behet VETTING se asnje mendje racionale e aqe me teper shkencore mund te ‘HAJE SAPUNIN per djathe’ kur sheh se ‘Themeluesit’ e ‘republikes se re’ e ‘Zbatuesit’ e VETTINGUT do te jene :Flamur Noka qe do miratoje kreret e perzgjedhjes se atyre qe do perzgjedhin ata qe do perzgjidhen per te perzgjedhur ata qe do fusin ne burg e denojne me vdekje apo burgim te perjetshem Kalifin apo dhendurrin serb Sali Berisha dhe agjentin serb Flamur Noka!!???’Perendi! Ku je?

  3. kozm says:

    25 Qershori eshte i sigurt ,qe Basha nuk fiton ,por 25 korriku ,me keta dordolecet eshte fitore ne tavoline ,ashtu si Basha ka fituar deri me sot .

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Basha u fut ne cader me objektiv per te mos u futur ne zgjedhje dhe doli nga cadra per te “ndertuar” nje republike te re !
    Frymezimi I tij merr shkak nga pjesmarresit dhe kerkesat e tyre.
    “Republike e re” u be sllogani I fushates elektorale te Bashes,por ky projekt eshte pa bashkepuntoret e vjeter dhe te rinje,pa ide te qarta thjesht nje ender me sy hapur e Bashes.
    Largimi nga kandidimi i kastes historike tregon se Basha nuk i ka te qarta hapat e tij te metejshme,ai ka zgjedhur si bashkepuntore emera me vlera me te dobeta se “veteranet” e PD.

  5. DETARI [email protected] says:

    Sinqerishte ,i bej thirrje te gjitheve ,perfshire edhe z. Mero , qe mos u merrni me Lulzim Bashen ,sepse po i terhiqen te gjithe deputetet ,kandidate te zgjedhjeve te ketij Qershorit .

    Lereni te qete dhe keto 20 dite sepse i ka humbur busulla fare ,nuk di sec flet,nuk di sec ben dhe ka mundesi me te gjitha keto tellashe ,munde te terhiqet nga zgjedhjet duke fajesuar ne fillim Edi Ramen se e ka tallur cdo dite dhe z,Baze se e ka thashethemur ne cdo editorial !!!

    Dhe pastaj shkon dem i gjithe mundimi i nderkombetareve dhe qeverise !

    Ju lutem lereni !

  6. Ligoraqka pe Korce says:

    Mos ma prekni Lulin! Se shpejti do ta bejme kryetar te Omonias, dega Korce, e cila ka ndermend ti vere tritol shtepise se flamurit. Dhe ne vend te shtatores se Themistokli Germenjit do veme ate te Lulit, sepse

    Hoqi nga lista Majlinden, qe kerkon nje Shqiperi normale dhe me qasje europiane dhe jo greko-bizantine, dhe futi ne liste:

    -Berishen qe shiti detin (duke supozuar qe listen e beri Luli);
    -Vete Lulin qe firmosi per shitjen e detit;
    -Mua, Ligoraqken, qe bashke me Omonian e Korces prishem vorrezat e Boboshtices, per ti kthyer ne greke;
    -Tritanin qe doli ne mbrojtje te shitjes se detit;
    -Dulen e Janulles, etj.

    Vetem Janulles iu be padrejtesi, sepse mbeti jashte listes.

  7. kleptofagos says:

    Degjenerimi i PD-se eshte logjik dhe i merituar, por po zbatohet si pjese e marreveshjes dhe lojes se fshehte qe Berisha, Rama dhe Meta kane ujdisur me njeri tjetrin per te ruajtur “statuquo”-ne, pasurite e tyre te vjedhura dhe pushtetin, thene ndryshe, per te shmangur Vetting-un. Qe ta kuptojne tifozat e semure te te gjithe partive: Cdo gje qe ndodh ne Shqiperi eshte loje e mafies politike dhe financiare, per te vazhduar grabitjen e popullit dhe fshehjen e hajduteve nga drejtesia. Bojkotoni te gjithe Hajdutet qe na mashtrojne e qeverisin prej nje cerek shekulli !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje