Nga “reformatorët” tek “reformatori”, një kujtesë e hidhur për Berishën

1 Qershor 2017, 20:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në mes të vitit 1999, në Partinë Demokratike u bë investimi më i madh i mundshëm, kryesisht nga qeveria e majtë në pushtet, për të hequr përfundimisht Berishën nga kreu i saj dhe për ta zëvendësuar me një grup njerëzish që kishin qenë bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij. Bëhej fjalë për grupin që në atë kohë qeveria e etiketoi si “reformatorët”, në krye të të cilëve ishte Genc Pollo dhe Tritan Shehu, dhe në përbërje të tyre edhe Nard Ndoka, Valentina Duka, Ferdinand Xhaferi, Enno Bozdo etj.

Ky grup u shtua për një farë kohe me Dashamir Shehin, Albert Brojkën, Ylli Vejsiun dhe disa ish- figura të PD, larguar prej andej më 1997, por kjo gjë zgjati pak, pasi dinjiteti i tyre nuk përputhej me skuthllëkun e “reformatorëve”. Ata që mbijetuan si “reformatorë” kundër Berishës ishin Pollo, Shehu, Ndoka, si parlamentarë dhe garnitura e tyre.

Beteja  e tyre ndaj Berishës ishte e fortë, e paprecedentë më pare në PD dhe herë pas here dhe shumë e ligë dhe e pamëshirshme, ngaqë drejtohej nga Genc Pollo.

Gjëja  e parë që bënë ata, ishte emri i partisë së tyre, e cila u quajt Partia Demokrate dhe anëtarët e saj, quheshin demokratë, ndërsa sigla ishte PD.

Genc Pollo dhe Tritan Shehu, e quanin Berishën kryetar të fraksionit të vulës, ngaqë ai ishte sipas tyre formalisht kryetar i PD, dhe me ndihmën e qeverisë së asaj kohe, në zgjedhjet e 2001, PD-së ju hoq e drejta e përfaqësimit në fletë votimi me siglën PD, dhe kjo sigël ju dha PD. Falë këtij gabimi në fletët e votimit, Pollo mori pesë deputetë në zgjedhjet e vjedhura të 2001, natyrisht duke shtuar dhe votat e grabitura përmes policëve të qeverisë, që në atë kohë punonin më shumë për “demokratët”, se sa për PS.

Fuqia e kësaj partie filloi të shfryhej në zgjedhjet lokale në vitin 2003, ku ata mezi morën 1,5 për qind të votave dhe mbijetuan si grup shantazhi deri në vitin 2005, kur Berisha i thirri në PD, duke i futur në koalicionin e madh të “Megadushkut”, për t’u futur në parlament dhe qeveri.

Edhe pas kësaj, Pollo arriti ta ruajë fraksionin e tij brenda “fraksionit të vulës”, siç e quante Berishën. Edhe pse Pollo i zboi një nga një ata që ju afruan në vitin 2000, ai përsëri nuk i ndau kurrë nga vetja disa tipa tërësisht anti-elektoralë, si Tritan Shehun, Valentina Dukan, Enno Bozdon, Andrea Manon etj.

Për herë të parë në zgjedhjet e 2009, ai u fut në listat e PD, duke “shkrirë” Partinë Demokrate, me premtimin e Berishës, se do t’i ruante përfaqësimin përmes parimit të paritetit brenda PD-së. Dhe Pollo ka qenë ministri më i pavarur i Berishës për këtë shkak, i cili nuk u prek as nga akuzat për abuzime të tmerrshme me tenderat e librave shkollorë, as me përballjen e tij me Olldashin dhe njerëz të Berishës në vendimin e tij të pamëshirshëm për ta fituar vetë tenderin e linjave të internetit në Shqipëri në vitin 2013, apo tenderin e digitalizimit të TVSH.

E solla në kujtesë këtë biografi të shkurtër të “reformatorëve” brenda PD, për të tërhequr vëmendjen në atë që po bën tashmë “reformatori” i ri i PD, Lulzim Basha.

Kushdo që përpiqet të kuptojë kë ka hequr, e kë ka lënë në PD, nuk gjen dot asnjë linjë llogjike dhe as ndonjë mesazh politik, përveç faktit se ndjehet i trimëruar nga “garanti” i tij Edi Rama dhe faktit që ka ringjallur “reformatorët”. Kjo gjë është e qartë dhe kërkon shpjegim. Të vetmit që nuk janë prekur në gjithë linjën e historisë së PD, janë “reformatorët” e vitit 1999, ose ndryshe grupi i Genc Pollos.

Genc Pollo ka marrë një pozicion kyç në Qarkun e Fierit, edhe pse është figura më anti-popullore në PD, që nuk e do askush dhe nuk i sjell PD-së asnjë votë.

Tritan Shehu, një figurinë emblematike si politikan qesharak, udhëheq Qarkun e Gjirokastrës, me të cilin e lidh vetëm miqësia okulte e babit të tij me Enver Hoxhën, për të cilin përflitet se e ka pasur interlokutor me një shërbim perëndimor përmes vëllait të tij në mërgim.

Një tjetër figurinë mediokre, që ka dëshmuar dhe një egërsi të pashoqe kundër PD, është Valentina Duka, e cila tanimë udhëheq Qarkun e Korçës, e përforcuar aty dhe me një tjetër “reformator” anonim, Andrea Mano.

Në listë të sigurtë janë dhe Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi, të cilët ju bashkuan këtij grupi në vitin 2000. Edhe pse ishin bashkë, ata nuk janë të njëjtë, sidomos Dashamir Shehi. Ky i fundit ka qenë dhe mbetet një oponent natyral dhe i dinjitetshëm i Berishës.

Pra, i vetmi rregull që kuptohet tek lista e re e “reformatorit” Basha, është mbështetja e listës së re të tij, tek lista e “reformatorëve” të vitit 2000. Ky grupim, realisht është më i investuari kundër PD dhe Berishës dhe më antipatiku brenda PD. Biles dhe ndryshimet e fundit që Basha po bën në logon dhe ngjyrat e PD, duke e ndryshuar domenin e PD nga PD.al ne demokratet.al, është një imitim i logove të tyre.

Fuqia tejet e madhe politike që Basha i ka dhënë këtij grupi në këto lista, ose flet për një marrëveshje të re të heshtur kundër Berishës, ose për një keqkuptim që Basha ka me historinë e PD, duke i adhuruar ata si heronj që ia kanë arritur t’i dalin ballazi Berishës. Nëse është kjo e dyta, duhet ta çojë adhurimin deri në fund, dhe ta shikojmë sa fuqi ka si “reformator”.

12 komente në “Nga “reformatorët” tek “reformatori”, një kujtesë e hidhur për Berishën”

  1. zi says:

    Pse lodhesh kot te analizosh te analizuarat,
    Kush investoj me shume ishte ne kryet e listave.
    Tashme ne shqiperi rojne per emer e per hobi,sepse pasurine e kane siguruar.

  2. boom says:

    O Mero pse je kaq i fiksuar me PD-ne? PD nuk i ka dhene asgje ketij kombi pervec shkaterrimit,vrasjeve,vjedhjeve dhe tradhetise kombetare. Shqiperia humbi nje shans te arte kur kishim bashke Evropen dhe Ameriken qe vendosen te njihnin zgjedhjet pa PD. Ishte menyra me ideale per te hequr qafe kete kope vrasesish e hajdutesh por Edi Rama jo vetem i shpetoi por ju dha te gjithe pushtetet.

    1. besi says:

      enveri ushqelj llojin bomm e rama me bar enveri tash rama u jep lesh negjmije falas dhe mero si krymb qenefi e han se eshte bastard e kokpalar si ramame kenaqesi.mjafton qe guru ne te ka dhi.

      1. boom says:

        Thyej qafen serbo-shpellar. Nuk lejohet gjuha serbe ketu.

  3. Dash says:

    Mero je burim informacioni i pashtershem…SAKTE , kush ka veshe te degjoje kush ka tru te mendoje.

  4. astrit says:

    Mero. Neqoftese te ha perseri meraku se ka nje marrveshje PS-PD per bashkeqeverisje, Rama e tha mbreme ne menyre taksative ne studion e Fevziut se nuk do kete nje marrveshje te tille.

  5. luku says:

    Kuqo nje tradhetar 24 karatsh

  6. luku says:

    Kuqo nje tradhetar 24 karatsh

  7. kleptofagos says:

    Vertet valle mendon o Mero qe ne PD veprojne “reformatore” pa dijenine dhe aprovimin e Berishes? Ti e di, ai eshte “sigurims” i regjur.. dhe i ka nen hyqem te gjithe vartesit e tij qe kane gelltitur ndonje luge corbe dikur, madje edhe ne partickat e tjera. Te gjitha jane loje per publikun..

  8. kleptofagos says:

    Vertet valle mendon o Mero qe ne PD veprojne “reformatore” pa dijenine dhe aprovimin e Berishes? Ti e di, ai eshte “sigurims” i regjur.. dhe i ka nen hyqem te gjithe vartesit e tij qe “kane gelltitur ndonje luge corbe” dikur, madje edhe ne partickat e tjera. Te gjitha jane loje per publikun..

  9. Shafi says:

    Po pse habiteni .Listat i ka bere Berisha ,duke vene njerez qe e di qe i ka kamikaze te vetet,pas zgjedhjeve meqe kjo gjeja do ti humbi zgjedhjet,zerave si Topalli dhe grupit qe ishte kundra do i bashkohen edhe te tjere do heqin gjene dhe do vije edhe njeherene pushtet ,fari qe ndricon demokracine ,pra vet Sala dhe ketu mbyllet kjo histori deri ne qershor te 2019 kur do e fusin ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje