U bënë disa ditë që Task Force e ngritur për të vëzhguar përfshirjen e administratës në zgjedhje, ka bërë disa shkarkime nga administrata qëndrore, nën akuzën se disa zyrtarë, janë të përfshirë në fushatën zgjedhore. Në këtë balancë, duket se dora ka shkuar më shumë nga zyrtarë të LSI, të cilët janë shfaqur publikisht nëpër takime, por dhe zyrtarë që vijnë nga Partia Socialiste.
E gjitha kjo vlen për të pasur një bilanc “qeveria teknike” e 17 majit, por realisht është një betejë falllco për pastërtinë e zgjedhjeve.
Administrata në Shqipëri, ka ndikimin e saj në zgjedhje në radhë të parë, duke qenë e detyruar në një farë mënyre të votojë ata që i kanë çuar në ato detyra. Duke qenë një administratë politike dhe duke u përdorur vendet e punës si ampula për të shuar urinë e papunësisë para çdo palë zgjedhjesh, kjo administratë ndikon në zgjedhje, edhe sikur të mos marrë pjesë fare në fushatë. Biles kam frikë se ashtu ndikon më shumë. Ata që janë të punësuar, janë të detyruar t’i luten familjes dhe fisit të votojnë për partinë e tyre dhe këtë nuk ka Task Force që ta kapë. Dhe kjo, për shkak të besimit që vetë administrata ka, që po u ndërrua pushteti, do të iki nga puna.
Ideja për të bërë shembull disa drejtorë të fotografuar nëpër takime lagjesh, është zell i tepërt dhe vlen më shumë për të justifikuar Bashën para demokratëve që ja ka vlejtur marrëveshja, se sa për të siguruar ndershmërinë e zgjedhjeve.
Së dyti, në zgjedhje më shumë ndikojnë punësimet sezonale që bëhen nga bashkitë përkatëse në prag të zgjedhjeve, se sa ata që janë në punë. Ata që janë në punë, kur dalin publikisht, më shumë prishin punë se sjellin vota. Të rrezikshme janë bashkitë e PS, LSI apo PD, që tani punësojnë njerëz sezonalë dhe askush nuk i ndal. Premtimet për të futur njerëz në punë këto ditë në pushtet lokal, janë shumë më ndikuese sa shfaqja e ndonjë drejtori poste, ambulance apo shkolle, në ndonjë shtab elektoral.
Nga ana tjetër, LSI ka të drejtë kur thotë se në Task Force duhet të përfshihej dhe një ministër i LSI, pasi Task Force vërtet është instrument i prodhuar nga marrëveshja e 17 majit, por është një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës dhe LSI konsiderohet ende në qeveri. Ideja se po luftohet për ndershmëri në zgjedhje, pa LSI brenda, duket tendecioze dhe permbush egon e Bashës për të frenuar hemoragjinë e PD drejt LSI. Përndjekja e disa drejtorëve pa lidhje nëpër Shqipëri, është më shumë propagandë për t’u dukur sikur marrëveshja po ecën, se sa një betejë reale për ndershmërinë e zgjedhjeve. Bile është e gjitha e pandershme, pasi fsheh problemin real të zgjedhjeve me administratën.
Politizimi i administratës sonë, nuk është tek pjesmarrja në fushatë. Natyrisht, ajo duhet frenuar dhe duhet mbajtur larg saj, por politizimi i administratës është një plagë që vjen nga fakti se ata punësohen për shkak të zgjedhjeve dhe ndryshimeve të pushtetit. Kjo plagë duhet luftuar në mënyrë afatgjate, me stabilizimin e një klase meritokratësh në vend dhe jo me gjueti shtrigash. Fakti që një drejtor nuk lejohet të bëjë fushatë paradite, por lejohet mbasdite, nuk ndryshon asgjë. Edhe ndonjë që është nxituar të bëjë paradite nuk do ta bëjë më, por kjo nuk ndryshon ndonjë gjë. Procedura për të hequr këta njerëz nga puna, është ligjore dhe jo politike dhe ata njerëz do të kthehen të gjithë në punë ku ishin në datën 26. Biles do kthehen si heronj. Thjesht po u japin leje pa pagesë për 20 ditë, dhe pak më shumë optimizëm Lulzim Bashës, mos i shtohen njerëzit në sheshe. Kjo mund t’i kthejë buzëqeshjen, por jo idenë se ai tani është një njeri në pushtet.
mish mash,lufte me tallash ……….
Mero e ke shumë gabim. Jua bëjnë mirë atyre të LSI pasi janë të bindur se marveshja e arritur ka të bëjë vetëm me PS dhe PD dhe ata sizakonisht mund të përfitojnë pasi kanë bindjen se kjo nuk ka të bëjë fare me ta. LSI na qënkësh një parti me imunitet ndaj të ligës. Kjo për faktin se udhëhiqet nga Mona Kryemadhi.
Mero ti e di qe SHPKja lsi eshte partia kryesore e blerjes te votave e shitjes te vendeve te punes qe te jene ne qeveri per te vjedhur per vehte sic kane bere keto 8 vjet,Gjej nje drejtor Lsi te pakten qe nuk ka te varur ne qafe e duar byrzylyke floriri,Mblidhi gjith drejtorat bashke e do dallosh me njehere kush jane te lsi
Te gjithe punonjesit ne aparatet shtetrore e lokale jane te korruptua qe perfaqesojne LSI dhe Ilir Meten. Ata kane blere votat, ata rrejne njerzit e thjeshte duke ju premtuar vende pune.Vini re keto 4 vjet pothuajse te gjithe anetare e simpatizant te te Lsi jane futur ne burg pse pushuar nga puna per korrupsion e shperdorim detyre.Ata pra jane gzngrena e Administrates ne Shqiperi.
Derisa eshte miratuar nje nen ne kodin penal qe ka ashpersuar denimin e atyre punonjesve te administrates qe bejne fushate elektorale, cilido qe ne menyre paragjykuese e kundershton kete, eshte ne shkelje te ligjit. Fakti qe jane vecuar nepunes te LSI apo PS qe po abuzojne me shkeljen e ketij ligji, eshte nje tregues tjeter flagrant se kjo qeveri ka ndertuar nje administrate politike qe nuk ka lene ne detyre asnje nepunes me bindje te djathta. Kjo duhet te mare fund ne Shqiperi. Qeverisja me krere te dikastereve edhe mund te ndryshoje me rotacion politik, por ne asnje vend demokratik pluralist me demokraci te konsoliduar, nuk ndodh qe e tere administrata shteterore te ndryshohen ne funksion te rrjeshtimeve partiake. E kane bere kete edhe qeverisje te tjera ? Shume keq kane bere e duhet heqr dore nje here e pergjithmone nga kjo praktike e shemtuar.
Me pelqen ideja qe administrata publike duhet te perbehet nga meritokrate, por kush do e realizoje ndonjehere?!
Jam shume dakort me ju qe mos te largohen nga puna keta te administrates sa here nderrohen partite por jam me ate qe te shkohen ne site te gjithe keta e te shohim sa jane te afte profesionalisht per punen qe bejne duhet bere kjo njehere e pastaj te rregullohet ligji per administraten.pra te pastrohet njehere nga te pa aftet e partiak e pastaj te behet rregull per te gjitha partite.pra me pak fjale veting edhe ne administrate.
E si vajti kjo puna e administrates ne qeverin Berisha ne te cilen kam pas punuar te hiqnin po te mos shkoje ne miting sot keta qe te hiqnin atehere tani te heqin pse merr pjese ne noting hahaha.Let’s go Republike e Re.
Administrate me drejtoresha qe nuk kane asnje vit pune eshte absurde,ato jane vetem per minifunde !
A do vendosen kritere te forta ligjore per emertimet ne administrate ?
Qeveria Rama nepermjet reformes ne arsim, ju dha mundesi te barabarte te gjitheve ne portale.
Por pati nje pike mjafte te dobet,drejtoret ne shkolla ,emeroeshin politikisht ,pastaj j konkuruan brenda llojit,disa nuk kishin as 5 vjet vjetersi,shkallen fillesatare te kualifikimit ne pune si mesues !!!!!!
Tre parti,qe pretendojne te marrin çelsat e pushtetit,jane aktualisht ne pushtet.Asnjera nuk mban pergjegjesi per gjendjen mjerane qe po kalon vendi.”Te dy tjerat e kane fajin!?”Kjo eshte arsyeja qe keto zgjedhje jane te pakrahasueshme me te tjerat.Administrata shteterore eshte mpire ne zyre.Nuk e di nga ku mund t’i vije plumbi.Çdo dite mediat japim pushime prej pune,per tekat e njeres apo te tjeteres parti.Ky tmerr mbaron me date 25 qershor.Do Perendia, partiakeve u vine mend ne koke, dhe te mos pushojne nepunesit shteterore per fare kot.