Fushatë pa beteja!

4 Qershor 2017, 21:49Editorial TEMA
Fushatë pa beteja!

Nga Mero Baze

Fushata elektorale në Shqipëri po i afrohet kulmit të saj kohor, pa pasur asnjë kulm. Është ndoshta rasti i parë në historinë e fushatave elektorale në Shqipëri, që asnjë kandidat për Kryeministër nuk artikulon dot betejën që ka dhe aq më keq kundërshtarin që ka.

Edi Rama, kandidati me më shumë shanse për Kryeministër, e ka marrë me gallatë. Dhe nuk e ka keq. Shkon fshat më fshat, bën humor me fshatarët, zihet me ndonjërin, pastaj kalon nëpër kantiere, shan ndonjë specialist që s’ka bërë vizat drejt, thotë një batutë për të qeshur për Lulin dhe një batutë serioze për Metën dhe ikën.

Vetëm dy javë më parë, kur ai e nisi vetëm fushatën elektorale, beteja e tij ishte më epike. Ishte Vetting-u dhe një opozitë që po fuste vendin në spiralen e destabilizimit dhe Parlamentit njëngjyrësh që i jepnin peshë betejës së tij.

Tani ai duket se jo vetëm që nuk ka dëshirë të fokusohet tek ndojë betejë e vetme, por as tek ndonjë armik i vetëm. Ka ditë që bën kujdes që askush të mos duket armik i tij, por dhe mik i tij. Po sqaron se s’ka ndërmend të bëjë koalicion me Bashën, s’ka ndërmend t’i nënshtrohet Metës, por menjëherë thotë, se Basha nuk është djalë i keq po na ka ngatërruar Saliu, ndërsa Meta është prishur kot me të, nga teori konspiracioni.

E gjitha çfarë mund të kuptojë një qytetar nga fushata e Ramës është që e ka mbledh mendjen që do bëhet Kryeministër, por nuk e ka mbledh mendjen se kë do marrë në qeveri. Biles për të treguar se është në humor, ka shkuar dhe tek Çim Peka në intervistë.

Nëse shikon Bashën, ngjan me Ramën, por pa talentin për të qenë i shlirë në fushë. Qetësia me të cilën ai ka marrë spastrimin e PD dhe fshirjen nga lista të gjithkujt që ka qenë më parë në atë parti, tregon se ai ndjehet i sigurtë nga Rama. Dhe për të mos i bërë atij karshillëk në betejat katërvjeçare të Saliut me “qytetarin digital”, ka hapur fjalë, se do jetë Kryeministër i ekonomisë. Hajt ta kuptosh çdo të thtoë autori me këtë!

Fushata e tij nga fushata e Berishës janë katërcipërisht të kundërta. Berisha vazhdon të denoncojë “Republikën e Drogës”, Basha denoncon fluturat në zyrën e Kryeministrit. Berisha vazhdon e flet për skandale që ia çojnë qytetarët, Basha flet për një Kryeministër gallataxhi, joserioz.

Nuk ka më asnjë betejë me të, dhe as ndonjë dëshirë t’ia nisë ndonjërës. Me të vetmin që duket se ka betejë është Ilir Meta, i cili po peshkon në ujrat e turbullta të PD, pas listës “Basha”. Por kjo nuk është më në dorë të Bashës. Ai e ka bërë çfarë ka pasur në dorë në këtë histori.

Ilir Meta vet është po ashtu para betejash fallco. Beteja e tij reale, do të ishte t’i binte PD dhe PS, si dy parti që po bëhen bashkë, duke tentuar ta zvogëlojnë LSI-në me idenë që nuk do jetë në pushtet. Mund t’u dilte ballas e t’u thoshte nuk trembem nga kjo gjë. Por Meta ka shpikur të kundërtën e kësaj fjalie, dhe thotë se  LSI do dalë e para dhe do jetë ajo që do diktojë pushtetin. Nuk sulmon dot fort Edi Ramën se ka bashkëqeverisur me të dhe ka miratuar çdo reformë, por nuk sulmon dot as Lulzim Bashën deri në fund, pasi kujtimet e telenovelës së çadrës janë ende të freskëta dhe mund t’u prishin punë të dyve po u hapën para shqiptarëve, ndërkohë që ka një shpresë të dobët për një koalicion PD-LSI kundër Ramës më 26 qershor.

Kështu që as ai nuk ka ndonjë betejë reale. Të treja partitë janë në një fushatë joserioze, pa emocione politike dhe pa tension të dukshëm mes tyre. I vetmi tension është ankthi i secilës për shifrat, sidomos i Ramës dhe i Metës. Basha duket më i qetë. Ai i ka zgjedhjet më 22 Korrik dhe jo më 25 Qershor. Më 22 Korrik, ai do provojë të fitojë PD e tij, me deputetët e rinj dhe Këshillin e vjetër Kombëtar që ka. Dhe nëse ia del, as i hyn në punë kush do jetë në qeveri. Për këtë arsye e vetmja fushatë reale është ajo, që zhvillohet mes PD së vjetër dhe Partisë së Bashës, e cila po ndërtohet sipas slloganit, “Bëje mirë, Bëje për vete”.

 

11 komente në “Fushatë pa beteja!”

  1. I says:

    Po Iliri e futipPD ne cader dhe Iliri e tradhetoj PD.

  2. Liri says:

    Me mire keshtu se me lufte
    Kush fitoi? Ne njerezit e thjeshte e pesuam. Rama punon. Puna nuk eshte beteje. Ajo na afron te Zoti.
    Gezuar me 10 qershor sheshin Skenderbej.

  3. Mentari says:

    Turp I madh per mediat shqiptare qe nuk I kerkojne llogari indivitit qe kerkon te behet kryeminister se ku I ka planet e punes,projektet e rritjes ekonomike te shqiperise qe eshte vendi me I varfer I Europes dhe Ballkanit dhe me larg.Nuk I behet vone per mireqenien e shqiptarve,per Aresimin qe eshte 0,00 per ekonomine qe eshte ne minus po shkon me shpejtesi ne Gremine,per Borxhin qe cdo shqiptarI ka huamarresve te huaj e vendas qe para 2013 ishte 61% dhe sot eshte 76% te GDP dhe nuk eshte bere asnje investim capital,per shendetesine qe eshte nje Amalgame e korruptuar dhe me doktora te pashkolluar aq keq eshte paaftesia e tyre sa qe shqiptare vdes nga Operacioni me I thjeshte nga Meisku I Gjurit etj,aq keq sa nuk mund te hysh ne asnje Spital sepse Mafia me Bluza te bardha kerkon para jashte ligjit dhe as te sheron,etj.Taksat “Progresive nje deshtim fatakiteti qe jo vetem nuk kontrollohen por as nuk mblidhen dhe ka deshtuar rritja e Buxhetit,ne xyrat e Pronesimeve jane Gjakpiresit qe mbushin valicetme para te korrupsionit dhe I ndajne me kryetaret dhe ministrat e Partise ne pushtet etj. shqiperia eshte ne nje kaos te madh dhe ai I Gjati si I paafte dhe I papergjegjshem per detyren ben sarkazma me Injorancen e shqiptare dhe me Elektoriatin socialist Koke-Kocke Idiot e injorat por me e keqja eshte se ai I Sarkazmave idioteske ka mashtruar Mediat qe problemet e shqiptarve nuk I mbrojne por mbrojne Idiotesirat e nje kryeministra sharlatan qe mbulon paafteste e tija si Ekzekutiv me barsalete te dale boja.etjShqiperia ka nevoje te madhe per ndryshin te gjendjes katastrofike te vulosur nga paaftesia e PS ne qeveri kunder shqiperise dhe shqiptarve dhe duhet levizur dhe mediat e kane per detyre qe ti tregojne shqiptarve te verteten dhe jo ti mashtrojne ata duke ju bashkuar te keqes qe na ka qeverisur ne keto 4 vjet.

  4. Tarrasi says:

    Fushata, pervec se pa beteja, ka rrezik te perfundoje edhe pa votues.

  5. Ta futi America says:

    Deri tani asnje Parti nuk po shpalos asnje Program se cfare do tju ofrojne Shqiptareve. Keshtu qe Bashke Atdhetaret e mi Telenovela e Vuajtjeve do te Vazhdoje. Te Shpresojme tek Amerika dhe BE me nderhyrje te drejtperdrejta mbas Votimeve.

  6. Arber Iliri says:

    O Mero te ka mbet nje lekure nga ajo kur ishe me Saliun o mik.Po pse o duhet te kete beteja.Zgjedhjet nuk jane beteja, keshtu behen ne gjithe boten.Saliu i kishte si lufte e kjo duhet zhdukur nje here e mire.Ne ca vende or mik as merret vesh se ka fushate sa per dijeni tende, ta them seriozisht pa zmadhime.Biles per mua periudha e fushates me ligj duhet te jete dy jave jo nje muaj apo me teper.Hajt Tung.

  7. cufja says:

    Nuk eshte fare e vertete se te tre partite njelloj nuk paraqitkan ne fushaten elektorale programe te tyre politike e ekonomike. Qe Rama po ben fushate “gallate” me batuta e humor, kjo vjen ngaqe nuk ka se cfare t’ju premtoje me shqiptareve, pasi me keto kater vjet doli si nje kryeminister i deshtuar, ndonese kete realitet perpiqet ta mbuloje me llafe kafeneshe. Basha ka nje program te tijin qe quhet Republika e re e ne te jane vizatuar kjarte si reformat politike duke filluar qe nga reforma zgjedhore, e deri tek reformat ekonomike. Mbi te gjitha pikat e programit te Republikes se re, dominon ideja qe me se fundi duhet te jene shqiptaret, elektorati qe duhet te perzgjedhe perfaqesuesit e tij ne legjislativ e ekzekutiv e jo lideret partiake. Perse injorohet kjo kerkese e gjithe opinionit publik shqiptar, qe pasqyrohet ne fushaten elektorale te Bashes ? E perse duheshka qe fushata elektorale te jete “luftarake” me sharje, ofendime e shpifje apo me shfrytezimin e thashethemeve se keshtu i pelqen Mero Bazes ?
    Pikerisht nga keto lloj fushatash primitive ka vuajtur Shqiperia ne demokracine pluraliste. Le te shpresojme se duke u realizuar pjeserisht kerkesa e opozites per nje qeveri teknike para zgjedhjeve, votat nuk do te manipulohen teresisht apo blihen me para, e do te jete elektorati shqiptar me pak i manipuluar, qe do te vendose se kush duhet te jete kryeminister e kush duhet te qeverise kater vitet e ardheshme. Shanset me te shumta per tu bere kryeminister, deri tani i kane tre lideret e partive me te medha. Nese shumica e shqiptareve jane te bindur se me i ndershmi e me i afti eshte njeri prej tyre, do t’ja japin atij voten duke u mbeshtetur ne programet e performancen e lidereve aktuale partiake e jo ne aftesite e tyre per te share e ofenduar njeri tjetrin.

  8. Lili says:

    Edhe shqiptaret qetesisht po e marrin kete pune:as nuk e kane ndermend me u munduar me votuar,mbasi te votojne pd apo ps apo lsi eshte njesoj edhe nuk ndryshon asgje.
    Qetesisht populli po ju thot pa ne keto pazare!

  9. kozmo says:

    FUSHATA E VITIT 2017 ,DUHET TE QUHET , FUSHATA E GALLATES .

  10. PIRATI BEHET PAPE says:

    Eshte hera e pare qe pas 1912 qe shteti/kombi shqiptar eshte perdhosur kaq ndyresisht nga
    Paneli nderkombetar
    Maxhoranca impotente
    Te perndjekurit politike
    Mediat
    Intelektualet

    PSE ?
    ….
    Autopsia e nje krimineli antishqiptar
    qe cuditerisht tolerohet ne menyre kriminale nga faktori nderkombetar (miqte tane)
    dhe Edramistat …perdhunuesit e votes popullore ne 23 qershor 2013:
    1-Vrases
    .
    Si ish minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar 2011.
    .
    .2- Tradhetar
    -…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    .
    3-Tradhetar
    .
    Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit.
    .
    4-Spiun
    .
    Ka fakte qe gjate punes ne Kosove (Mitrovice) me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK.
    5-Spiun
    .
    Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel.

    6-Nazi-Uzurpues
    .
    Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    .
    7-Nazi-Uzurpues
    .
    Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP.
    .
    8-Agjent

    Ka hyre si illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi .
    .
    9-Krye mafjoz nderkombetar
    .
    Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..

    .
    10-Neonazist
    Pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hoqi tabelen me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…

    NE VEND TE MBYLLJES:
    pa arrestimin e ketij devili antishqiptar kjo fushate jo vetem qe eshte kthyer ne karnavale funebre
    por eshet nje periudhe me e poshter se pushtimi turk apo ai fashist..ky quhet poshtrim kombetar

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Jane te lodhur,PD-ja beri 90 dite fushate ne cader,pastaj e nxorren me shqelma !
    Basha po kerkon DEBAT,jo FUSHAT !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje