Kush po e bllokon Reformën në Drejtësi?

7 Qershor 2017, 19:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjykata Kushtetuese ka nisur pa zhurmë dhe thuajse në fshehtësi, një seancë për shqyrtimin e kërkesës së dy shoqatave të gjyqtarëve në Shqipëri, e cila në thelb kërkon tjetërsimin e ligjit të Veting-ut dhe zhveshjen e tij nga përmbajtja, duke transformuar procesin, procedurat dhe thelbin e këtij ligji.

Kërkesa e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, duket se është e koordinuar me vetë Gjykatën Kushtetuese dhe ndoshta dhe me faktorë politik në vend, për disa arsye.

Së pari, kërkesa është bërë një javë pas marrëveshjes politike PS-PD, dhe disa ditë pas ngritjes së Komisionit të përkohshëm parlamentar për zbatimin e tij, çka të bën të dyshosh se është vepruar nën panikun e një marrëveshje, e cila po çonte drejt zbatimit të ligjit të Veting-ut.

Së dyti, kërkesa është mbajtur sekret dhe është mësuar vetëm dje, kur kërkesa ka mbërritur në Kuvend nga Gjykata Kushtetuese, ku caktohet 22 qershori, si seancë ku Kuvendi si palë e paditur, duhet të mbrojë ligjin e ankimuar. Gjykata Kushtetuese ka shmangur praktikën e konsultimit publik për këtë ligj dhe mbi të gjitha, ka shmangur parimin e opininoit të Komisionit të Venecias, me të cilin ka trajtuar dhe më parë, çdo ankesë ndaj reformës në drejtësi.

Kur është ankuar PD dhe Unioni i Gjyqtarëve, Gjykata Kushtetuese i është përmbajtur parimit se për këtë gjë, do të respektojë vendimin e Komisionit të Venecias dhe ky Komision është shprehur lidhur me kushtetueshmërinë e këtij ligji, duke i dhënë notë kaluese. Fakti që në këtë rast i ka shmangur këto procedura, është i dyshimtë dhe të krijon idenë se ka një koordinim mes paditësve dhe vetë Gjykatës, kundër ligjit.

Së treti, Gjykata ka injoruar “legjitimitetin” e kërkesës së bërë nga shoqatat, pasi ka pranuar kërkesën e firmosur nga një avokat, ndërkohë që në këto raste, sipas statutit të këtyre shoqatave, një kërkesë e tillë duhet të bëhet nga vendimi i Bordit të Asamblesë së Shoqatave, hollësi që Gjykata duhet ta shqyrtonte para se të pranonte kërkesën. Injorimi i saj, lë përsëri dyshime.

Së katërti, kërkesa godet thelbin e ligjit të Vetingut. Sfida që bën vetë Gjykata Kushtetuese, duke pranuar kërkesën, ndërkohë që ligji po zbatohet, është shumë domethënës. Pra kemi një situatë, kur Gjykata Kushtetuese ka humbur besimin se politika mund ta ndale procesin, siç mund t’i ishte premtuar, dhe po i hap rrugë bllokimit të ligjit. Derisa ishte e ngritur çadra dhe kishte përbetime kundër ligjit, Gjykata veproi korrekt. Sapo u bë marrëveshja, Gjykata pranoi një kërkesë që praktikisht sfidon ligjin. Kjo bëhet dhe më e rëndë, kur shikon se kërkesa thelbësore është heqja e kompetencave të Komisionit të Vetingut për të hetuar lidhjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe rrethit të tyre të afërt, me krimin e organizuar.

Së pesti, po synohet të humbet kontrolli civil jashtë sistemit mbi Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ)dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë(KLP).

Siç është sot në ligj, KLGJ përbëhet nga 6 gjyqtarë dhe 5 jo gjyqtarë, çka siguron një lloj balance të kontrollit të sistemit nga jashtë sistemit. E njëjta gjë dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku parashikohet që të jenë 6 prokurorë dhe 5 jo prokurorë. Kërkesa synon t’i minimizojë në tre vetë anëtarët jashtë sistemit, për të garantuar mbrojtjen e njëri- tjetrit, brenda sistemit.

Së gjashti, kërkesa synon të ulë standartet e institucioneve të tilla si SPAK, apo Gjykatës Antikorrupsion, duke zbutur referencat për cilësitë e anëtarëve dhe duke anashkaluar filtrat që garantojnë cilësi. Në këtë kontekst përfshihet dhe kërkesa për garancitë mbrojtëse për këta gjyqtarë, si dhe standartet për pagesën e tyre, bazuar në ngarkesën reale.

Kërkesa e tyre quan antikushtetues, faktin që gjyqtarët duhet të paguhen në bazë të ngarkesës reale që kanë mbi numër çështjesh.

Së shtati, kërkesa synon të shfuqizojë atë që reforma e ka parashikuar si “dorëheqje të privilegjuar” dhe që ka të bëjë me faktin, se çdo gjyqtar apo prokuror që nuk dëshironte t’i nënshtrohej këtij filtri, mund të jepte dorëheqje para fillimit të procesit. Për këtë u la tre muaj kohë. Kërkesa synon të fshihet ky afat, dhe të mos vendoset kufizim për kohën, kur një gjyqtar apo prokuror jep dorëheqjen nga sistemi nga frika e Veting-ut, duke e bërë jo efektive këtë lloj amnistie që i është dhënë pjesës së korruptuar të sistemit.

Të gjitha këto kërkesa, nëse miratohen nga Gjykata Kushtetuese, praktikisht asgjesojnë ligjin e Veting-ut dhe thelbin e reformës në drejtësi. E gjithë kjo ndërmarrje dy vjeçare, që konsumoi aq shumë energji kombëtare dhe ndërkombëtare, bëhet e pavlefshme.

Alarmi është serioz dhe duket se ka përfshirë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë, në Bruksel dhe Uashington.

Ajo që do t’i ndodhë Shqipërisë është më e rëndë se sa e mendojmë. Nuk do të ketë rëndësi fare nëse do të kemi zgjedhje të lira, fitues konsensual apo legjitim, mungesë incidentesh apo tone të ulëta politike. Bashkimi Europian do ta konsiderojë dështim reformën në drejtësi, negocitat nuk do të çelen, projektet ndërkombëtare për të ndihmuar drejtësinë në Shqipëri do të stopojnë, imazhi i Shqipërisë do të nxihet, investitorët e huaj do të largohen, duke na parë si një vend të pashpresë dhe ne do të mbetemi nën mbretërinë e një tufe gjyqtarësh dhe prokurorësh të korruptuar, që për të shpetuar karrigen e tyre, duan të hedhin në erë të ardhmen e Shqipërisë.

Ndaj kjo situatë nevojitet të ketë një artikulim të qartë politik. Edi Rama duhet të dalë publikisht dhe të deklarojë nëse e mbeshtet këtë kërkesë apo e dënon me forcë.

Lulzim Basha duhet të dalë publikisht dhe të deklarojë nëse e mbeshtet këtë kërkesë apo e dënon me forcë.

Petrit Vasili duhet të dalë publikisht dhe të deklarojë nëse e mbeshtet këtë kërkesë apo e dënon me forcë.

Ilir Meta si president i zgjedhur dhe kryetar aktual i Kuvendit po ashtu duhet të dalë publikisht dhe të deklarojë nëse e mbështet këtë kërkesë, apo e dënon me forcë.

Nga mënyra se si reagon faktori politik ndaj kësaj kërkese ogurzezë, ne duhet të kuptojmë nëse gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, janë të vetëm në këtë histori, apo kanë nga pas politikën. Dhe duhet ta rinisim betejën aty ku ka rezistencë. Kundër çdokujt që tenton të kthejë Shqipërinë, nga një vend ku duhet të sundojë ligji, në një vend ku sundojnë gjyqtarët e prokurorët.

43 komente në “Kush po e bllokon Reformën në Drejtësi?”

  1. Usa says:

    Bravo Mero, tani do e kuptojme n,q se Rama e do vertet Vetingun.

    1. aaa says:

      ne shqiperi qe te rregullohet kjo situate perverse ka vetem nje AKSIOME:

      Dipllomacia euro-atllantike duhet te dorzoje koken e sali bishes ne tepsi
      ose te filloje shenterimi i enver hoxhes si profet me permasa boterore

      .

      Do me u kthy dhendrri n’pushtet
      Tash do te dalim n’selamet.
      Dobro doshli, daj Fazllici !
      E uron Shkelzen-o-vici
      Zdravo unuka Argite !
      Te gezojme qe erdh kjo dite !
      Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
      Pare t’pista, prona, tendera,
      Me rrite normen e fitimit,
      Jem bashkue me boten e krimit.
      2.
      Babe Salihi jep udhezimet,
      Si me i shtue superfitimet:
      “Gjithsecili ne klanin tonë,
      T’angazhohet ne korrupsion !”
      Ne mandat te pare si president,
      Jam tregu koqe, pa mend,
      Me duket vetja anormal,
      Pse nuk vuna kapital !
      Eshte momenti te fitojme sot,
      Vitet qe na iken kot,
      Due me u ba pasanik,
      Me jetue si sheik!!
      Objektiv i madh per mu:
      Keto milionat me i fitu
      Si ti fusim ne xhepin tone,
      Ka metoda ti pastrojme.
      Arme, droge e kontrabande,
      Jane per burrat: pune e rande,
      Ketu, Argite mos i fut hundet,
      Kem Shkelzenin per kesi punesh.
      More Shkelzen, t’ka baba trim,
      Je i lind per demontim,
      Ti Argita, bija ime,
      Fokusou n’ privatizime.
      Sokoleshe, ti moj malesore,
      Na e hap studion ligjore,
      Gjithe projektet qe ka shteti,
      Do i perlajme t’ tana per vedi.
      Ç’fare ka prona ky milet,
      Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
      Turru pra, ti moj azgane,
      Me i kalu n’llogarine tane.
      Thuri planet me ngadale,
      Futju bregdetit me radhe,
      Nga Ksamili ne Velipoje
      S’leme parcele te na shpetoje !
      Ty Jamarber t’kam si djale
      T’i zaptosh tokat ne Jale
      Per Zenin kam tjeter plan
      Jane dy mije hektare ne Seman
      Nuk na vjen me fati ne dere,
      Ta shfrytezojme per te fundit here,
      Te mos mbese aset pa shit,
      Te mos leme prone pa grabit.
      Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
      Do ta shtyj ne maksimum.
      Po te na bajne neve anetar,
      S’mund te vjedhim si me pare.
      Do veme kapital pa mase,
      Do fitojme para me thase,
      Me i pastrue sipas ligjit,
      Kemi firmat e Fazllicit.
      Shkina ime, moj Argite,
      Mire i “qan” keto “sukses fite”
      Çdo projekt qe konsulton,
      Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
      Nga qe pronat ke synim,
      Po te jap mendimin tim:
      Toke me çmim “badiava”
      Veç n’ Porto Romano ka.
      Jane pronare ca katundare,
      I genjejme me pak dollare.
      Bejme nje Vendim historik:
      E kthejme n’ Park Energjetik.
      Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
      Rritet çmimi 300 here !!
      Sa firmos nje V.K.M.
      Pare te madhe fitojme ne !!
      Shkelzeno, qepju Gerdecit,
      Eshte mbreti i biznesit.
      Gjithe mafjozat ma t’nderu
      N’trafik armesh jane perqendru.
      Eshte biznes fantastik !
      Demontim dhe trafik.
      Do ta bejme ne menyra te fshehta,
      T’ mos leme gjurme ne evidenca.
      Trafikojme edhe raketa,
      Sa te doje Al-Qaida.
      Ne rruge sekrete permes Çadit,
      I çojme arme edhe Xhihadit.
      Nuk na duhen ne uzinat,
      Fillo, e ngre llamarinat.
      Perdor mjetet e ushtrise,
      Ke dhe çiken e Farise.
      Kam mendu per proceduren,
      Gati ke infrastrukturen.
      Alibe e Aldo Bumçe,
      I ke vartes n’ grupin e punes.
      Mos humb kohen me liçencat,
      Ti jep baba kompetencat.
      Qeveria, perfshi mua,
      Do te jete nen urdherat tua !!
      Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
      Veç me mbush thaset me dollare,
      Non-stop, n’supervizion,
      Baxhanakut i takon.
      Per fitimin maksimal,
      Nuk njoh ligj, as moral,
      Puna del me leverdi
      Kur shfrytezohen gra e femi.
      Keto jane pune qe leverdisin,
      Pasunohemi me tane fisin,
      Fitim te tille nuk ka pare bota,
      Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
      3.
      Kam kerkese nga njerzt e grues:
      T’u jap serbve akses n’Durres.
      Kam mendue qe per Serbine
      Te baj aksin Laç-Morine!!
      Kosovaret nuk i due hiç,
      Sepse jane anti-Fazlliç.
      Çmendurisht une kam dashni,
      N’dajallaret e femijve t’mi.
      Rruga qe i sherben vatanit,
      Do kalonte grykes Komanit.
      Ky opsion nuk me pelqen:
      Me demton si biznesmen.
      Une nuk jam aq rrote budalli
      Me e ndertu nga thote Topalli.
      Rruga bregut lumit Drin,
      Le pa pune tragetin tim.
      Jam i lute prej Erdoganit,
      T’kaloje rruga bregut Fanit.
      Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
      Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
      Pra, Kosova eshte sebepi,
      Perfitues jane turku e serbi.
      Do ta haje buxheti i shtetit,
      Edhe xhepat e miletit.
      Nga miliardat qe do hedh,
      Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
      Jemi te “ndershem” ne publik,
      Eshte projekt patriotik !!
      Do ta nisim me nxitim,
      Pa projekt e preventiv,
      Keshtu nuk kapet abuzimi,
      N’xhepat tane shtohet fitimi.
      Gropes se zeze te korrupsionit,
      I veme emrin “Rruga e Kombit”
      Se ky popull eshte i trashe,
      E ha sapun per djathe.
      Keshtu, per dite vjedhim miliona,
      Me parullen: “rrofte Kosova”.
      Plan biznesi me te mire s’ ka,
      Miliardere ka me na ba!!
      Eshte projekt qe suporton,
      Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
      Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
      I mashtrojme dhe per fushate.
      Une jam Sale talebani,
      Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
      Me sebep te inagurimit,
      Dy dite para votimit !!
      (Dasem te madhe do te banim,
      Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
      Po u ba ndonje padi,
      E dergojme Sollakun n’shpi.
      Me mbrojt fort korrupsionin,
      Kemi gati “lustracionin”.
      Kemi eksperience nga bota,
      Siç vepronte Penelopa.
      Keshtu do bajme me tunelin,
      E ndertojme pastaj e shembim.
      Siç na meson arithmetika,
      Kete e thote edhe Argita:
      Qe te fitohet sa me shume,
      Duhet rrit puna n’volum.
      Sukses-fija eshte derivat,
      Punet e vogla japin pak.
      Po kur shifra eshte me billiona.
      Çahen brinjesh llogarite tona !!
      4.
      Nga Argita due’ i projekt:
      Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
      T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
      Se ua dhame amerikaneve.
      Nga Teksasi, nje firme hiçi,
      Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
      Koperture n’afera krimi,
      Rezart Taçi esht me kopili.
      Thirre Taçin me urgjence !
      Fillo, jepi konsulence !
      Te startoje, me korrupsion,
      T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
      Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
      Fonde sjell nga Azerbaijani.
      Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
      Mire se te vijne nga mafia ruse !
      Vlere fiktive veme n’ offerte,
      Me u “pague” per 5-6 vjet,
      Po u zbuluem nga konkurentat,
      I nderron Ruli dokumentat.
      Nuk e ban ai per shoqni,
      Ai ka ketu pjesen e tij,
      “Druri i arres” qe nje nxitim,
      Sot e kam ortakun tim.
      Per “OK”-n ne parlament,
      Duhet ba nje marifet:
      Vec te kete emerin “garanci”
      Boshe e fallco, s’ka rendesi.
      Grupi im parlamentar,
      Jane ca koqe, e ca gomare,
      S’jane te zot as “per nje pune”,
      Miratojne ç’far u tham une.
      Pse jane arti, politika ?!
      I blejme ca nga opozita,
      Kur ta mbyllim kete pazar,
      U çojme ftesat per iftar.
      Per parate, s’kemi siklet,
      ARMO-n e marrim pa leke,
      Po t’na pyese ndonje gazete,
      “Jane pague”, por jo n’buxhet.
      Po e teproi ndonje gazetar,
      Do ta shpalle une tradhetar,
      Do ia djeg gjithe pasurine,
      Me shtypshkronje, e me makine.
      Per transferta kriminale,
      Kemi banken personale,
      Me Tan Santo e Elvane,
      Kryebandit Adrian Fullane.
      I bajme ligjet si t’i dona,
      Qe ARMO t’jete e jona.
      Ky qe plani, me startuu,
      Eshte sukses i garantuu !!
      ESHTE PROJEKTI I FITORES !
      JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
      5.
      Merakoset nene Jovanka:
      Motra ime, Sllobodanka !
      Mos ma lini n’balte Fasllicin,
      Pse e kemi Kryeministrin?!
      Sal Berisha mban fjalimin:
      Mos ma ngucni “gospodinin”
      Mbyllni gojen deputete !
      Se ua sjell ketu n’parlament.
      Nis veprimet paranoja:
      O Damir, o “srdce moja” !
      Merre çarterin per Tirane
      Je ne bes’time n’ TV Klan.
      Ne aeroport shtrohet tapeti,
      Me urdher te nalte nga shteti,
      Zbret me nderet e nje princi,
      Dora vete: druzhe Faslliçi.
      Angazhohet i gjithe shteti,
      Policia e prefekti,
      Shantazhojne Sala e Liria:
      Te rrije urte prokuroria !!.
      Se eshte koke, per koke te mikut,
      Eshte koka e trafikut,
      Kontrabanda e Ballkanit,
      Kontrollohet prej “viganit”.
      6.
      Fakte te reja kan dale ne drite:
      Kush e nxori Azemin ne prite,
      Kush e shfrytezoi arkivolin,
      Me ba 14 shtatorin !
      S’e harrove o Sale, traditen,
      Keshtu e vrave edhe Trebicken,
      E verteta po del ne pah,
      Kush e çoi Kosten “per gjah”.
      Po te zbardhet prej fillimit,
      Tragjedia e 2 Prillit:
      Dora qe gjakosi Shkodren,
      Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
      Kur Kosova ngrinte krye,
      Behej shqipja “lesh e li”,
      Luks i madh per Serbine,
      Kur shtie n’kaos Shqiperine.
      Hej Sali, miku i Fazlliçit,
      Ia kalove Karaxhiçit,
      Karburant i dhé Serbise,
      Me vra djemte e Dardanise!!
      U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
      Kundra trimave te Kosoves
      I gjithe populli u çudit
      Kur i shpallet “terroriste” !!
      Trimat, ne lufte me dushmanin,
      Ti, biznes me Arkanin.
      Dosja jote ne Beograd,
      Filloi te jape rezultat.
      Kur Kosovës po i vinte fati,
      Direktiven jep lugati.
      Me urdher te UDB-se
      I the “jo”, Rambuje-se.
      Ti ke ba nje mal me krime,
      Vrave popullin ne lufte civile,
      Mbolle ngjarjen me vrastare
      “Hiroshimen” gerdecare.
      Tym e helm mbushe kete vend:
      Bloze qymyri, nafte e cement,
      Ke dhe plane me mizore,
      Me centralet berthamore !!
      Si familje, je ba llum
      Ju ka vene mafia perfund:
      Delijorgji, Medi dobiçi
      Rezart Taçi e Fazlliçi.
      Qe ta themi hapur fare,
      Eshte gjithe mafia nderkombetare,
      Kriminelet ke ortakë,
      Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
      7.
      Jam Sali, Sali “qëndresa”
      Vrava, vodha gjithe sa desha
      Per pushtet, une djeg Shqipnine,
      Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
      Madje jam shume i vendose,
      Per nje tjeter katastrofe !
      Me barut u ba shume buje,
      Kete here do jete me uje !!
      Shkodren do ta bej det,
      Ta mbaje mend perjete !
      Tragjedi qe s’e ka pase,
      Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
      Vi nga kulla e Vicitolit.
      Jam nga shpella e Mit Sokolit,
      Qe ju turr topit per ment’ krese,
      Tu mendue se eshte n’sigurese !
      As kurkujt nuk ia kam friken,
      E kam “tredh” une opoziten
      N’ unison me Edi Ramen,
      Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
      Le t’vazhdoje me batuta,
      Tu tregue perralla me flutura
      Nuk me tremb mue Johni II-te,
      Une nuk pyes per Amerike !!
      Derisa t’permbyset globi,
      Me rruen trapin “Silvia Konti”,
      Se ia marr erzin n’publik,
      Ia kam ba nje vidioklip !
      Me gjyqsorin s’kam problem
      Aty kam une klanin tem,
      Bamirit ia kam ba bene,
      Do t’ia marr dhe KLD-ne.
      Me i vu krimit kapak,
      Mua m’duhet edhe nje mandat
      Kam nje plan te sterhollue,
      Me lane popullin pa votue.
      Kur te vije dita per votim,
      Jam usta n’manipulim.
      E ujdis dhe me Europen,
      N’qeveri me kokelopën.
      8.
      Mire ia ban more faqezi,
      Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
      Se çdo popull ne planet
      Nuk do të sillte me ne pushtet.
      Per faturen dhjetra mijera
      Brenga, plage edhe viktima,
      Per gjithe krimet ndaj vatanit,
      Do ta benin si Sadamit.
      9.
      Hapi blloqet moj Argite:
      A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
      Nga vemendja si na doli ?
      INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
      Duhet te kesh n’vemendjen tate,
      Dhe repartet ushtarake.
      Ç’fare ka: toke e ndertim,
      Ta kthejme ne perfitim!!”.
      Te punojme ma me kujdes,
      Po na dalin letrat n’shesh.
      “Bomba” e pare qe faksi djalit,
      Tash, e-mailat e Ansarit !
      Ne publik erzin na muaren,
      s’na paguan as faturen,
      Me aferat qe t’zbuloi Tema
      Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
      Per çdo gje, rrofte kapari,
      Se ta fusin si arabi
      Ta kesh rregull n’punen tane:
      Leket merren paradhanie !
      Mos u ban more babe zevzek,
      I thote t’jatit çika e vet:
      “Veç me tenderat qe kam n’proces,
      Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
      Asetet qe ti permende,
      I kam te shkrume n’listen teme.
      Une i bej punet me grafik,
      I kam ne plan per kete vit.
      Nuk pajtohem me kritikat,
      Mos mi humb babo meritat.
      M’ gjej nje tjeter ne Planet,
      Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
      Per çdo prone qe eshte kthy,
      Une e Zeni kem nderhy.
      Ne çdo projekt e investim,
      Aty eshte dhe emri im !!
      Koncesione e tenderime,
      Kane kalue ne doren time.
      S’jam mjaftue si konsultare,
      me perqindje, jam pronare !!
      A e ke pa si po hedh shtat,
      QTU-ja e re ne Farke ?
      Veper qe se ka Shqipnia,
      Ashte tu u ba me leket e mija !
      Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
      I kam une nen kontroll !
      Po s’pagoi taksen tek une,
      S’fiton asnje konsorcium !!
      Fantazia ime s’ndalet,
      Kam fillue te zaptoj dhe malet:
      Dajt, Terbun e Veleçik,
      Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
      Me ndihmen e dajes Fazlliç,
      Kem ba lek e fitue miq:
      Mishkovicin e Arkanit,
      Dhe djalin e Sllobodanit !!
      Kam arrite me menaxhu,
      Procesin me te korruptu.
      I rashe vize VITOL gjigandit,
      Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
      Edhe pse jam billionare
      Ne shume projekte, aksionare,
      Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
      Vete e deshen borgjezine !
      Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
      E godisim bashke me Zenin,
      Ti kujdesu veç per vedi:
      Mos me ra nga pushteti
      Qe t’i gezojme na pasunite,
      Mos prano me i hap kutite.
      Se po i hape, fiton Rama,
      E na i konfiskon te tana !!
      Po erdhi ai n’pushtet,
      E sigurte: burgu na pret.
      Krimet tona sa nje mal,
      Nuk mjafton kodi penal.
      Qe te shpetojme duhet me ik,
      Ne azil politik,
      Nese duem nje vend tamam,
      Shkojme drejt e n’Teheran.
      ***
      Zonjë e madhe Jozefinë,
      Ke merita n’sigurim,
      Që kur re në banane,
      Ti je ba pulitikane.
      Nga besimi europiane,
      Në politike je talebane,
      Për të tjerat je hibride,
      Nuk e flet as gjuhën shqipe.
      Si kryetare je e dhunshme,
      Nga fjalori: e paturpshme !
      Histerike si një vrasëse !!
      I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
      ***
      Kush e solli kete cunam ?
      Kryeministri sharlatan !
      “Hena blu” as “dielli gri”,
      Dora vete shoku Sali !
      Hapi syte o milet,
      Pse fajtore jemi vete:
      Se çdo votë për atë lubi,
      Eshte burim për tragjedi !!
      Moj malesia e Gjakovës,
      Ke pas qene e pararojes,
      Ti ke pase burra model,
      Turp, qe nxore ate kriminel !
      Do t’mbuloje Sale turpi i zi
      Per afera e per tradheti,
      Do te mbetet brez pas brezit:
      “Kryeministri i Gerdecit”.
      Para teje ne tradheti,
      Jane zhyt Zogu e daja i tij.
      Por s’kane bere te tilla pazare!!,
      Me ujrat territoriale.
      Kjo do te thote se n’ qeveri
      Esat Pasha na eshte kthy.
      Problemi qe ka sot vendi:
      A do vi dhe Avni Rustemi ?!
      Jeni nje tufe me kusare,
      Me Ballinje e Selmanllare,
      Delijorgje dhe Fazlliçё,
      Taç e maç e berishiçe.
      Kjo eshte klike qeveritare,
      Eshte nje bande kriminale,
      Ruli, Basha dhe Mediu,
      Kapobanda eshte Saliu.
      Sa krimet i keni ba,
      Me lekure keni me e la.
      Do ta zbojme ne korrupsionin,
      Bashke me Gerdec-kualicionin.

    2. Grigor says:

      Nuk mjafton Rama mor djale. Akoma me teorine e njëshit ti? Po këta rronxho-bonxhot e tjerë që përmend Meroja, nuk të hynë në sy ty?
      Pavaresisht se kush janë si karaktere, këta njerëz të rendomtë Jane bere te rendesishme nga vetë shqipetaret qe u kane dhene voten pa u menduar shume, por kane menduar per interesin e momentit.
      Tani shqipetaret vuajne vendimet e tyre te 25 vjeteve, dhe e presin shpetimin nga Europa dhe Amerika, por kurre nga vetja e tyre.
      Ata vetem rrine ne kafene dhe shpresojne ose me ndonjë mrekulli amerikane, ose ne ndonje bamirësi Europiane.

    3. Une says:

      C’pune ka Edi ketu more rrush? Gjykaten kushtetuese e kontrollon Saliu nepermjet qenit Nishan dhe Leshelise. Ata jane ne kontroll te plote te “drejtesise” se sotme.
      Edi pa then gje dhe ata i versulen duke e akuzuar se po i ben presion drejtesise dhe do ta vej nen kontroll, pale me thene ndoje gje. Tani qe i ka ardh veza tek bytha Saliut , Ilirit dhe bajgave te tjera kane reaktivizuar Kushtetuesen.

    4. mateo says:

      Ne se ndodh kjo menxyre qe thote Mero dhe politika nuk e ndalon,atehere i takon popullit shqiptar bqe me force ta CLIROJE SHQIPERINE NGA PUSHTUESIT GJYQTAR DHE PROKURORE,njelloj sic u cliruam nga pushtuesit nazi-fashiste!
      Ne se 700 vete gjyqtare e prokurore duan ta mbajne Shqiperine nen terror,atehere populli shqiptar duhet t’i marre fatet e veta ne duart e tij!
      Boll duruam 27 vjet kriminelet dhe hajdutet qe na e nxine jeten!

    5. Kujtimi says:

      Reformen po e bllokon PD Dhe LSI
      Kundra kan qen gjithmon

  2. Milo says:

    Bravo Mero shume e sakt analizza juaj.

  3. Mondi says:

    Nderkombetaret duhet te flasin hapur por duhet ta bejne sa me shpejt per kete pabesi te ndyre qe po i behet te ardhmes se nje populli te tere. Kjo tradheti duhet te ndalet sa nuk eshte vone. Po poshterohet nje popull i tere nga disa palaço njerez dhe te gjithe bejne sehir. Te besh nje maratone me qindra kilometra dhe te dalin ca palaço ne finish duke vene pengesa kjo nuk eshte e turpshme kjo eshte kriminale por jam i sigurte qe nje revolucion i madh ka per te ndodhur. Askush nuk ka per ta ndaluar ose ta shtyje akoma kete reforme qe e çliron vendin nga te gjitha te keqijat. Behuni gati pushta!

  4. zana says:

    Mero jep alarmin, o sot o kurre. E vertetta po del. E gjithe shoqeria duhet te veproje. Po, reforma ne drejtesi eshte vendimtare. Zgjedhjet jane ne plan te dyte. Denojeni o popull kete veprm me vote . Komuniteti nderkombetar te ndergjegjesohet, ndryshe neser do te jete von.
    Tani do kuptohet kush e do reformen, ky eshte momenti vendimtar.

  5. tajari says:

    Z.Mero ,
    Ju keni goxha pervoje ne fushen gazetareske dhe sens te mjaftueshem per te kuptuar fundin e kesaj historie…….
    Sensi im ulerin ……kemi te bejme me Nje groposje te Vettingut …..ke duhet te fajesojme….vetem Nje person…..Kryeministrin.
    Z.Kryeminister nqse eshte keshtu ( te cilin 1 000 000 vota te pakten nuk e deshirojne ) fuck Ju and yours blind followers

    1. Lumjani says:

      Qenke ftohur ne tajare o Tajar.
      Demek ti nuk je nje “blind follower”? Shikon to mor djale shikon? Shiko se mos sheh tet’eme diku andej nga presidenca dhe te na rregulloje Vetingun. Cfare lidhje ka kryeminsitri me Gjykaten Kushtetuese mor kungull? Hiqe edhe ae emrin Tajar se edhe tajr nuk je. Vere Trap se tamam I tille je. Je nje trap qe di pak anglisht sa per pordhe.

  6. mirel says:

    Po vete Ramuti po e bllokon.
    Nuk moret vesh pak nga Maqedonia.
    Zaev kerkon te beje ndryshime legjislative per te hequr qafe sistemin gjyqesor te trasheguar nga Gruevski.
    Ky kerma jone ja 4 vhet qe vetem ankohet.
    Per teater te merr me qafe.
    Sidomos kete pis milet, si e thote dhe presidenti..kokepalare

  7. Lani says:

    Shume sakte. I mbetet Rames dhe atyre dy te tjereve te na sqaroj e si eshte kjo pune.

  8. Andi says:

    Dmth qenka e pamundur te behet Shqipria.
    Vertet e trishte

  9. Deni says:

    Vetingu mori fund qe kur u be marreveshja Rama-Basha. Aty u nda pazari!!

  10. zi says:

    Harove te pyesje saliun,
    gjithe te tjeret perfshi gjykatet e prokuroret,
    jane pjelle e tij.
    Nuk mund te kete vetegjyqesim,
    mbase katerniprit tane, mund te jene ndryshe nga ne,
    kurajo.

  11. Mersin says:

    Rama ne prove per te verteten. Nuk e di cdo te thote avokat Ngjela?!

  12. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Nje MUT TE MADH do hane!!!

  13. sali says:

    rezik keta gjuqtaret dhe lsi jane organizatoret

  14. kozmo says:

    Eshte e pabesueshme , qe te shembet reforma ne drejtesi ,wetingu ,nga nje pakice te korruptuar deri ne palce . NUK DO TE MUNDEN KETA GJYQTARE ,APO POLITIKANE TE KENE FORCE TE LUFTOJNE ME NDERKOMETARET , AMERIKEN .
    DORZOHUNI MORE DHJERAMAN NUK KENI SHPETIM .

  15. Milan says:

    Vetem revolucioni mbare popullor e vendos vetingun

    1. mirel says:

      revolucioni duhet te perfshije te gjithe spectrin politik. Majtas -djathtas.
      Perdryshe nuk ka reforme te vertete
      Reforma duhet te filloje me parlamentin qe nuk mori asnje mase te ndryshonte gjyqesorin.
      Popull idiot, popull idiot, kaafshe parahistorike
      nuk merr vesh qe vetem me presion mund te ndryshoje gjithcka
      kjo klase politike eshte e gjitha fajtore, dhe ky eshte skenari i mareveshjes Basha -Rami

  16. Shqiptar i Ndershëm says:

    PËRPARA !!!
    NE KEMI NATYRISHT TË NJËJTIN PREOKUPIM ASHTU SI JU.
    JU MBËSHTESIM PLOTËSISHT NË BETEJËN SHQIPTARE KUNDËR MAFJES POLITIKE-JURIDIKE !!!

  17. Simon Vrusho says:

    MERO, ATA DO TË DALIN OSE PAS, OSE PARA…

    Nëse Rama, Basha, Vasili, Meta nuk janë pas këtij sulmi, atëhere ata do t’i dalin para…

  18. niki says:

    Keq vjen te thuash se :populli shqiptar fle gjume…

  19. LORA says:

    Eshte grahma e fundit e korporates kusaro-kriminale dhe antishqiptare “”gjin gjoni” dhe ajo e “llallerise” ,,,,ne akord te plote me kryeplakun bandit dhe antishqiptar te perbetuar shqup-s dhe lesh-e-line ,,,,,,,,,nevojtaret e evidentuar te ruajtjes se statukuose se shtetit dhe pushtetit gangster te pas-nenetedhjetes.
    Javen tjeter mbyllet juridikisht ne Kuvend procesi I komisioneve te Vetting-ut,,,,qe do te kalojne ne brimen e gjilperes edhe birbot e Gjykates Kushtetuese dhe tere sistemit gjyqesor dhe te hetimit ne Shqiperi.
    Beteja e mundimshme e dy vjetve te fundit ,per qilizmen ne sistemin e dreQesise dhe shndrimin e tij ne DREJTESI te merituar nga shqiptaret,,,ka nisur te jape frute,,,ne kete beteje shqiptaret ne shumice te cilesuar kane qene sy ,e mendje, e veshe te angazhuar dhe mbeshtetje permanente te operacionit rradikal mbi kancerin cerek-shekullor te gjin-gjonerise dhe llallerise ,,,te cilat po ngordhin,,,,ne nje vetposhterim transparent dhe ekzemplar.

  20. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: May 15, 2017 at 23:11:37 EDT

    SINE QUA NON .

    Vetingu nje kusht i domosdoshem me konsensus ose me Referendum mbarepopullor njekohesisht me zgjedhjet e reja!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cdo marreveshje, cdo negocim, cdo konsensus pa miratimin e Vetingut eshte antishqiptare, antiamerikane dhe antiperendimore. Pike !
    95 per qind e shqiptareve kudo ne Bote perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi dhe Vetingun!
    100 per qind e deputeteve te Kuvendit te Republikes se Shqiperise miratuar me vote Reformen ne Drejtesi !
    95 per qind e Shqiptareve kudo ne Bote e duan SHBA-ne dhe BE-ne !
    Reforma ne Drejtesi pa Vetingun eshte si nje trup pa zemer, si nje kadaver pa shpirt !
    Askush nuk ka te drejte ligjore as njerezore te beje pazare as allishverishe me kete aspirate as vullnet te lire te nje populli te lire!
    Vetingu eshte nje kusht i panegociushem, i domosdoshem per cdo marreveshje, konsensus ose vendimarrje politike !
    Vox Populous Vox Deux !
    Zeri i Popullit ! Zeri i Zotit !
    Nese bisedimet nuk japin rezultat te shkohet ne Referendum mbarepopullor per miratimin e Vetingut njekohesisht me zgjedhjet e reja !
    Miratimi i Vetingut eshte kusht i domosdoshem, i pakundershtueshem, i panegociushem!
    Eshte kusht: SINE QUA NON .
    PIKE .

  21. Popolo albanese says:

    Duhet votuar per PS, vetem ajo eshte garante e suksesit te Reformes ne Drejtesi.
    Gjith te tjeret po perpiqen ta sabotojne ate me çdo kusht.
    Kane futur ne valle Gjykaten Kushtetuese per te thene qe e beri ajo.
    Te jeni te bindur se Gjykata Kushtetuese nuk do tju bindet urdhrave te bandave te gjyqtareve dhe politikaneve hajdute.
    Gjykata Kushtetuese eshte garante e Kushtetutes!

    1. mirel says:

      Lere se na shkrive fare. Sikur nuk e kish PSja deri tani.

  22. Genti says:

    Mos beni gabim te fusni gjith gjyqtaret ne ket thes.nuk jane te gjith kundra vetingut.kete e ben gerd hoxha. Ai ka hallin e vet se do i nxjerrin fotografite me nacut e rrues se durresit dhe ca te tjer.gerd hoxha ka bere dhe te paren.prandaj them se nuk jan te gjith njelloj.per shkak te atij po shajne te gjith sistemin

  23. Lennard says:

    Te lumte Z.Mero.Shkrimi juaj eshte nje pamflete kunder te korruptuareve qe nuk duan te leshojne istikamet e zena.Ne kete rast duhet mbeshtetur pa rezerva Kryeministri Rama ,qe beri gjithato leshime vetem e vetem qe te realizohet Reforma per Drejtesi.Duhet te ngrihet ne KEMBE Opinioni Publik.Duhet te bien te gjitha Kembanat .O Sot o Kurre.Nje kushtrim duhet te shpallet kunder ZUZAREVE te Korruptuar.

  24. goni says:

    Mero,lexoj komentet,dhe mendo.Pse shkruajne keshtu,komentuesit,mos valle,shkruajne ashtu per qejf,apo din diqka.Ju keni te drejte,kur shkruani,dhe shkruani,tash e shum vite,dhe jo me kot gazeta Tema eshte Gazeta me e lexuar ne Shqiperi,por edhe ne Kosove,dhe Maqedoni.Pra del se gazeta lexohet vetm se shkruani,Ju,dhe nuk ka te beje me sondazhe.Sepse ju shkruani,kur duhet te thoni mendimin,dhe tash,jeni larguar,nga hija e Rames,dhe Mustafes ne Kosove,dhe shkrua,sa her don,por perpara,ju ishit versulur veq Saliut duke harruar Ramen.Por keshtu behesh i pabesueshem tek Specialistet,ne Europe,dhe ne Lindjen e Mesme,dhe te Afert,sepse po ti hapim letrat,shkrimet,del se ne fillim ishit paterice e vendosur e Saliut,dhe kur Saliu filloj te lekundej,fillove e ja shtove lekundjet, tash Rama,ka fillur te rreshqas,pra nuk do te kete kaq shum deputet sa ka tashme,dhe ke filluar ta godasesh,kjo don te thote se Gazetaria,si ne Sistemin e kaluar si ne kete Sistem,nuk eshte e pavarur.Gazetaria mendoj duhet te jate e ndare nga shteti,si dhe nga privati,pra te Jet Shtet Brenda Shtetit,me nje aparat mbrojtes,dhe aparat te drejtesise,ku qdo gje shikohet rishikohet,dhe Brenda mundesive,vizionohet.Pra Gazetaria,te shkruaj,per qdo lemi te Shoqerise e te Shtetit,dhe qdo shkrim te pretendoje te jete sa me afer te vertetes,pa spekullime,dhe rrena!Pyetja eshte se ku do te mirren parete per te mbajtur kete Shtet te pavarur.Pergjigja eshte se shkrimet nuk do te jen falas,pra kush lexon kto shkrime do te paguaj,dhe kjo do te behet si ne gazeta ashtu edhe ne interrnet.Per Njerezit e varfer,qmimet do te jene me te vogla,kurse per shtresat me para,qmimet do te jene me te medha Ky SHtet do te ndertohet ne forme centrliste,ku Gazetaret,nje jave do te shkruajne javen tjeter do ti bin kopaqes(do te punojn),dhe kjo do te behet me ndrrim.Sepse ky Shtet,do te ket tokat e Tije qe do te punohen,dhe kjo do te behet me Referendum,eshte dakort populli apo jo qe te behet keshtu,dhe ne qoftese eshte dakort,te behet,ndersa aparati mbrojtes dhe i drejtesise,te punoje nje jave ne detyre dhe nje jave kopaqen ta perdore,sipas ndrrimeve.Ky te jete Shteti i drejtesise,dhe ne rradhe te pare Shtetasit e ktij Shteti,vihen para aparatit te drejtesise,ne befshin gabime,dhe Shteti i madh qe do te jete Shtet Kapitalist,qe siq dihet ka Njerez me shume dhe pare me shum,duke pase parasyshe referendumin,nuk ka te drejte ta godase,te sulmoje.Por per ta bere me te qendrueshem ket Shtet Brenda Shtetit,mund te Ndertohet Shteti i Gazetarise Boterore,me te njetin strukture,sikurse kta mini Shtete Brenda Shteteve,por me nje ndryshim te madh,qe ky Shtet te jete Shteti me i forte Ekonomikisht dhe sikurse Aparati mbrojtes dhe i drejtesise,te jete me i forti ne Bote,dhe kjo te behet me Referendum Nderkombetare.Keshtu,minishtete Brenda Shteteve,nuk mund te sulmohen sepse qdo sulm ndaj Tyre do te kete nje kundersulm te menjehershem,dhe keshtu kta mini Shtete mund te jene te pavarura ne Gazetari.Sepse Gazetaria siq eshte nuk mund te shkruaj,ose eshte e shitur!

  25. rudini says:

    Ne shesh si ne Rumani,duke filluar qe ne date 20.

    1. mirel says:

      Mire e ke rudin, po shqiptaret nuk kane nivelin mendor te rumuneve.
      Jane akoma te lloji i kafshes qe ka nevoje per litare, qe ti heqin prej hunde dhe te hane dhe nje shqelm pas.
      Nuk hapen veshet as nga plani i Zaev per te ndryshuar gjyqesorin e trasheguar Gruevski.
      PiSat e PS nuk bene asgje pervec mareveshjeve dhe aleancave te pafund me kriminelet e Berishes.
      Si kjo e fundit me Bashen.
      Se cfare pret me ky popull, vetem idiotet mund ta perfytyrojne

  26. thana says:

    Z. Mero ju pergezoj per ngritjen e ketij shqetesimi te madh. Nese per dy dite nuk reagojne zoterinjte E. Rama, Nishani, Meta, Basha, Idrizi, duhen ndergjegjesuar ambasadoret e SHBA-ve dhe BE-se per te rinderhyre ndaj kesaj poshtersie, qe hedh poshte punen e tyre dy-vjecare.

  27. astrit says:

    Rama e dha pergjigjen menjehere. “Skuthat kerkojne t’i bejne puc reformes ne drejtesi”. Tashti, cfare kerkojne disa nga kometuesit ketu qe Rama te marre armet?

  28. valentina says:

    NEQOFTESE RAMA NUK KA GISHT NE KETE PUC MENJEHERE DUHET TE HEQE DORE NGA FUSHATA DHE TI BEJE THIRRJE POPULLIT TE NGRIHET KUNDER KETYRE PIDHMOTRAVE TE GJYKATES KUSHTETUESE DHE TI NXJERRE JASHTE ME DHUNE KETA PIDHGRASHE DHE TE MOS I LEJOJME TE FUTEN ME NE ATO ZYRA ,PO NUK REAGOI RAMA ATEHERE POPULLI TE BOJKOTOJE PROCESIN ZGJEDHOR DERI NE MOMENTIN E ZBATIMIT TE VETINGUT DHE REFORMES NE DREJTESI.O POPULL KETA BYTHQIRA POLITIKANE PO MASIN PULSIN TUAJ SESA TE PERGJEGJSHEM JENI JU NE NJE MOMENT KAQ DELIKAT, DHE ESHTE E NJEJTA SITUATE SI NE RUMANI DHE NEQOFTESE NE SI POPULL NUK REAGOJME ATEHERE NUK KENI PERSE TE ANKOHENI PERSE JU VJEDHIN-JU VRASIN-JU GRABISIN PRONAT-JU MARRIN NDERIN_DHE NA QUAJNE SKLLEVER TE SHEKULLIT TE RI, ESHTE KY MOMENTI KU DUHET TE NGRIHEMI DHE TI TREGOJME VENDIN NJEHERE E PERGJITHMONE TE GJITHE ATYRE POLITIKANEVE TE DEGJENERUAR MAFJOZE NE BASHKEPUNIM ME GJYQTARE DHE PROKURORE TE KORRUPTUAR,NESE E DONI TE ARDHMEN TUAJ DHE FEMIJEVE TUAJ KY ESHTE MOMENTI NESER DO JETE TEPER VONE.

  29. leone says:

    kjo do jete dhe perpjekja e fundit e plakut Mere per bllokimin e vetingut.Avokati Ngjela dhe te tjere intelektuale,tek te cilet shqiptaret e zakonshem kane besim, duket te levizin dhe te ndermarrin inisiativat e duhura qe te ndalohet nje pisllek i tille,i fshehte dhe mafioz i gjykates kushtetuese,i koordinuar me malesorin me valixhe druri, sic thote dhe ish bodigardi i tij.

  30. kleptofagos says:

    Kur do ta kuptoni o njerez qe te gjitha levizjet jane te kordinuara nga marreveshjet e fshehta. Ato qe shohim ne dhe na tregojne Paria e Tiranes me klanet perkatese, nuk jane tjeter vecse lojra te shitura me pare, perfshire “marreveshjen” Rama – Basha. Valle besoni ju qe Rama nuk eshte pjese e kupoles se bandave? Harruat ligjin mafioz te zgjedhjeve qe u sajua nga dyshja Berisha – Rama? Keq me vjen per Meron, qe po vjen verdalle..
    BOJKOTONI TE GJITHE HAJDUTET!
    NUK BEHET SHQIPERIA ME SHQIPTARE!

  31. Sedgwick says:

    Ngreu Enver vetem nje dite dhe shtetezo tere pasurine dhe pronat qe i vodhi popullit kjo klase politike (jo vetem gjyqtaret e prokuroret).
    Vetem ti mund ta besh vetingun, jo vjedhesit qe duhen shpronesuar!!!
    O zot, shpetoje Shqiperine nga kjo bande “politikanesh” antikombetare!!

  32. Tung says:

    Jo Mero Jooooo.
    A ishte kushtetusia qe rezoj “paktin e detit”? pooooo
    A ishte kushtetusia qe pranoje”venecian”?pooooo
    A eshte kushtetusia organi me i besuar? pooooo
    Edhe kushtetusia po ta “rrezoj” vetingun! ka menyra sa te duash qe te shperfillet….por kjo vjen vetem me vullnet politik,,,keshtu qe,z.Mero e ke gabim “trokitjen” tek kushtetusia.I tere shkrimi QENDRON por duhet t’ju drejdoheshe politikaneve.

  33. Arber Iliri says:

    Shqetesuese pranimi i nje kerkese jashte kerkesave proceduriale .Shkelje ashiqare e ligjit.Turp e faqe e zeza, gjoja gjyqtaret kushtetues po tregojne te plote kush jane.Turp e krim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje