Sali Berisha ka zgjedhur të jetë në krah të Lulzim Bashës sa i përket fushatës elektorale dhe zgjedhjes së listës së deputetëve, duke injoruar kritikat për të dhe paralajmërimet, se Berisha ka ngelur i mërzitur prej listës.
Në një intervistë për TVSH, Sali Berisha ka mbrojtur ndoshta më shumë se Lulzim Basha programin e tij ekonomik dhe listën e Lulzim Bashës për deputetë. Ajo që bie në sy, është thirrja e tij për mbështetësit e opozitës për të dalë në votime dhe për të mbështetur fitoren e PD, që sipas tij, është shumë afër.
Por nga ana tjetër, ai ka paralajmëruar Lulzim Bashën se nëse lista nuk funksionon dhe nuk është listë fituese, ai duhet të përballet me zgjedhjet në parti, në fund të korrikut. Me këtë rast ai ka folur dhe për “shembullin” e tij më 2013, duke dhënë dorëheqje.
Por a do ta lëshojë Sali Berisha, Lulzim Bashën?
Duket se jo. Lulzim Basha mund të përballet vërtet me zgjedhjet në fund të korrikut, dhe Berisha do ta vëzhgojë këtë lojë, jo për të hequr Lulzim Bashën, por për t’i treguar se nuk ka bërë mirë që i bëri listat pa pyetur atë. Më tej nuk shkon. Ai do të mbyllë sytë për gjithë shkeljet dhe mungesën e demokracisë në PD, pasi do t’i kujtojnë kohën e tij. Ai thjesht do të bëjë avokatin e Bashës. Ai ngjan sot vërtet me një plak të frikësuar nga pensioni dhe mbi të gjitha i frikësuar nga ideja, se djali pasardhës mund ta nxjerrë nga shtëpia. Ai thjesht nuk do të kuptohet që është i mërzitur dhe as të mendohet se mund të zihet me djalin.
Të gjithë kritikët e Lulzim Bashës ka shanse të ngelen jashtë vendimarrjes në Këshill Kombëtar për zgjedhjen e kandidatëve, dhe Berisha do të vazhdojë të jetë një avokat i Lulzim Bashës, edhe pse është i pakënaqur prej tij.
Arsyeja është se Berisha nuk do të bashkohet me pakicën dhe në të vërtetë nuk është i gatshëm të braktisë linjën e pushtetit të PD, edhe pse duket hapur që ka filluar mospërfillja ndaj tij. Kjo mund të nxisë debate mes të larguarve dhe Berishës, por ky është një dëm më i vogël për Berishën, nëse ai hyn në një betejë me Lulzim Bashën. Të gjithë ata që mendojnë se Berisha mund ta zbojë Bashën nga PD, me një të lëvizur të gishtit, tani duhet të bëhen më seriozë kur e mendojnë këtë. Basha zhduku me një të lëvizur të gishtit gjithë ish- bashkëpunëtorët e Berishës në vite dhe Berisha jo vetëm nuk guxoi t’i mbronte, por po hesht dhe po miraton lëvizjen e Bashës.
Unë nuk e di se si Berisha, në të njëjtin emision, lavdëron modelin e tij ekonomik të drejtimit të vendit, me taksën e sheshtë dhe investimet në infrastrukturë dhe nuk mbron dot njerun që guxoi të bënte këtë, Ridvan Boden. Tani ose PD ka pas sukses financiar, ose nuk ka pas. Nëse ka pasur sukses financiar dhe Berisha mbron historinë, por jo njeriun që e bëri atë, ai është thjesht një njeri i pafuqishëm përballë vendimit të Bashës. Dhe ky është përkufizmi më etik që mund t’i bëhet në këtë rast.
Berisha po ashtu mbrojti puritanizmin politik të PD edhe në këtë fushatë, duke anashkaluar hijet e një marrëveshje të mundshme Basha- Rama dhe duke folur për identitetin e PD, por nuk guxon fjala vjen, të mbrojë Jozefina Topallin, që ka përfaqësuar gjithnjë një linjë konservatore në PD dhe një femër agresive, shumë më identitare se kukullat e seksit që rrethojnë sot Bashën.
Berisha guxon po ashtu të lavdërojë imazhin publik të PD dhe autoritetin e saj dikur, por hesht për të paktët deputetë që kishin një farë autoriteti në publik kur flisnin në Kuvend, siç ishte rasti i Astrit Patozit, dhe është gati të të flasë për oratorinë e Flamur Nokës. Kështu krahasimesh mund të vazhdojnë dhe më tej.
Ajo që duket qartë, është se Berisha është i pafuqishëm për të sulmuar Lulzim Bashën, për të mos thënë që është i gjunjëzuar para fuqisë dhe vendosmërisë me të cilën Basha veproi, duke i prerë rrënjët PD-së së Berishës dhe duke e shartuar atë me fidanët e tij, të cilët nuk dihet çfarë kokrra do të bëjnë.
A shkon per gjah Basha?!
Kam nje pyetje(retorike) per te gjithe lexuesit besnike te Meros: a e kishit imagjinuar ndonjehere,se do te vinte ne dite qe Merura te thoshte qe Berisha eshte gjunjezuar para Bashes?!
Padyshim,qe jo!As ne imagjinaten me te guximshme.
Por,ja ku jemi,dhe analisti yne e thote te paimagjinueshmen: Berisha gjunjezohet para Bashes…
U deshen te kalonin shume dite,qe analisti yne te bindet,se nuk kemi te bejme me konspiracione berishiane,me te cilat aq shume i ka dendur lexuesit e tij te gjore dhe besnike pergjate gjithe ketyre vite antiberishizem.
Analisti yne ka qene ,padyshim,antiberishisti me i madh i dekades.Duke u nisur nga ky fakt,do te thuhet pasketaj: antiberishistet me te eger jane ish-berishistet me te zjarrte… apo, nuk ka me te keqinj se antiberishistet ish berishiste… etj etj modifikime te ketilla shprehjesh te njohura!
Natyrisht, qe nuk kemi te bejme me ndonje gjunjezim te Berishes ndaj Bashes dhe ndaj askujt( eshte shprese e kote dhe e marre e atyre qe e enderrojne nje gje te tille).
Ne te vertete ,kemi te bejme me nje gjunjezim te Meros tone para vete mllefit te vet.Dhe nje dorezim te tij pakushte,me gjithe teorite konspirative, para fakteve te thjeshta dhe te qarta.
Ka kater vite me nje diarre te pafundme editorialesh e shkarrashkrimesh per te kunderten: Basha eshte kukull ne duart e Berishes…!!!
Plote kater vite,kater,4!
E jo vetem Merua yne,por gjithe analistet e majte,thoshin te njejten gje,me kembengulje,pa u lodhur,perdite,ore e cast: Basha eshte kukull ne duart e Berishes…!!!
Jo se jane te trashe,budallenj apo idiote qe nuk e kane kuptuar;por se nuk kane dashur te kuptojne.Kane shkarrashkruar pafund per nje te pavertete,me ndergjegje te plote,duke i bere dhune mesepari profesionit,profesionializmit te tyre.
Dhe, e gjitha kjo,per inat dhe per interes.
Per inatin ndaj Sali Berishes.Per interesin duke i sherbyer pushtetit.
E meqe eshte rasti,duhet te kujtojme nje fakt,qe shumekush po mundohet ta anashkaloje,sidomos analistet si Merua yne me shoke.
Me date 25 prill 2017, nje muaj pa dhjete dite para Marreveshjes Basha-Rama, Sali Berisha,ka deklaruar publikisht ne emisionin “Tonight” te gazetares Ilva Tare sa vijon: KA ARDHUR KOHA PER NJE MARREVESHJE TE MADHE POLITIKE…
Keshtu tha Sali Berisha!
Keshtu foli Sali Berisha!
Mjafton ky fakt,qe te hedhe poshte gjithe aludimet qe behen per raportin Berisha-Basha dhe t’i beje qesharake gjithe ata qe i bejne.
Skypion. ..Lylzimi…
Te pelqeu editoriali I analistit tone?
E sheh qe eshte objiktiv analisti yne,haka tek I zoti.
Tek arradha e kujt ben pjese tani analisti yne ?
Nuk e besoj,
berishismin mund ta vuajm po aq vjet sa vuajtem pushtimin otoman.
Z. Baze, vetem kjo nuk mund te mendohet dhe te ndodhe, qe Lulzim Basha te guxoje te nxjerre nga shtepia (nga ShQUP-i dhe nga PD-ja)
Sali Berishen.
As Luli nuk e nxjerre dot Berishen nga shtepia dhe as Berisha nuk e heq dot Lulin nga drejtimi i PD. Ata jane shembulli i simbioze te pandashme, sepse keta te dy kane shume gjera te perbashketa dhe lidhen me interesa te medha, qe dalin nga Shqiperia (vjedhjet, vrasjet, shitja e truallit shqiptar etj.). Keto nuk mbyllen dhe te mund te harrohen shpejt nga te dy palet: Me mba, qe te te mbaj! Ky eshte boshti i marredhenieve Berisha-Basha. Asgje nuk eshte bere nga Basha pa miratimin e Berishes, qofte edhe marreveshja Rama-Basha. Saliu po e perdor kete situate, si per shembull hartimin e listave te deputeteve nga Luli, per t’u shfajsuar nga ish-bashkepunetoret e tij te vjeter dhe te ngushte. Saliu po i sheshon, apo po i shtron rrugen Bashes per zgjedhjet e ardhshme ne PD qe do te zhvillohen ne 25 korrik, 2017! Lulzim Basha perballe – asnje rivali! Kur keta hoqen qafe Sokol Olladashin, te tjeret nuk llogariten.
Nese Luli mund te ndermarre ndonje veprim per te “menjanuar” dhe “shperfillur” ustain, kete e ka porosi nga jashte Shqiperise, por nuk ka gjasa qe te jete keshtu.
Politika ua do qe te bejne “gjoja”, “sikur” nuk jane ne marredhenie te mira si me pare! Por kjo eshte fallco, dhe jo e vertete!
Presim dhe te shikojme!
Mero ka me shume informacione se ne, megjithate duket e pabesueshme qe listat e deputeteve, Basha i ka bere pa e pyetur Berishen. Jo vetem listat por te gjitha veprimet e Bashes gjate “kryetarllekut” ne PD, jane sipas udhezimeve te shefit. Pavaresisht se skifteret e Berishes po e sulmojne Bashen, kjo eshte me porosi dhe loje per te spostuar objektivin. Mbas zgjedhjeve do ndahet “shapi nga sheqeri”..
Domethene qe Kryetari i Partise Demokratike eshte Lulzim Basha dhe jo Sali Berisha .
Ja sa pak dite tu deshen per te treguar pafytyresine tende Mero , e kupton qe nuk je me teper se nje vemje e stisur ne zyrat e Sali Berishes se pare ?
Je pa shtylle kurrizore dhe i peshtire.
Enveri zgjodhi pasardhesin dhe i asgjesoi te gjithe pretendetet e tjere. Kjo eshte logjika e pushtetit Mero. Saliu e ka zgjedhur pasarshesin e tij dhe nuk ka ndermend te lere qengjin qe ta shqyejne ujqerit. Nuk do ta quaja gjunjezim. Eshte thjesht ajo qe babai ben per birin e tij. Asgje me teper.
Enveri zgjodhi pasardhesin dhe i asgjesoi te gjithe pretendetet e tjere. Kjo eshte logjika e pushtetit Mero. Saliu e ka zgjedhur pasardhesin e tij dhe nuk ka ndermend te lere qengjin qe ta shqyejne ujqerit. Nuk do ta quaja gjunjezim. Eshte thjesht ajo qe babai ben per birin e tij. Asgje me teper.