Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, kanë shprehur mungesën e mbështetjes së tyre, për iniciativën e dy shoqatave të gjyqtarëve në Shqipëri, që kërkojnë të shfuqizohen rreth 35 nene të tre ligjeve të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, që kanë të bëjnë me Vetting-un, organet e qeverisjes së pushtetit gjyqësor dhe Gjykatës Antikorrupsion.
Edi Rama më ashpër dhe Basha me tone më të qeta, e kanë konsideruar të rëndësishme mbrojtjen e përmbajtjes së reformës dhe kanë kundërshtuar përpjekjen për ta ndryshuar atë.
Kryetari i LSI, Petrit Vasili, po ashtu sapo është shprehur rreth këtyre zhvillimeve, por pritet që edhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta të shprehet ndoshta sonte në një emision televiziv rreth saj.
Shprehja e vullnetit politik në mbrojtje të reformës në drejtësi ka rëndësi vendimtare, për të mos krijuar një perceptim tejet negativ që ekziston në Bruksel dhe Uashington ndaj faktorëve politikë që tentuan ta bllokojnë këtë reformë për dy vite radhazi, në bashkëpunim me pjesën korruptive të drejtësisë.
Pra, është e domosdoshme që gjyqtarët dhe prokurorët e trembur nga kjo reformë, të mbeten vetëm në këtë përpjekje.
Edhe pse ka komente relativizuese rreth përmbajtjes së ndryshimeve që kërkojnë dy shoqatat, duket qartë se përmbajtja e kërkesës së tyre është në të vërtetë “ekspertiza” më e mirë që i është bërë ndonjëherë Reformës në Drejtësi, pasi pasqyron me detaje, me nene dhe paragrafe, se ku reforma në drejtësi, prek sistemin e korruptuar të drejtësisë. E gjithë kërkesa prej dhjetëra faqesh, është një pasqyrim i përpiktë i qëllimit përse është bërë reforma.
Duke e konceptuar atë nen për nen, përfaqësuesit e dy shoqatave, praktikisht kanë zbuluar ku rrezikohen nga reforma dhe e kanë paraqitur me shkrim shqetësimin e tyre.
Nëse faktorët politikë e izolojnë përpjekjen e tyre, dhe ajo mbetet vetëm në dorë të Gjykatës Kushtetuese, duhet këmbëngulur dhe për detajet e procesit gjyqësor.
Një prej tyre është fakti që Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë një seancë të mbyllur, duke shqyrtuar vetëm dokumentacionin. Çështja e Reformës në Drejtësi është çështja më publike që Shqipëria ka dy vitet e fundit. Prej janarit të vitit 2015, ajo është pjesë e debateve më të rëndësishme politike dhe publike në Shqipëri, që ka konsumuar shumë energji të faktorit ndërkombëtar, kombëtar dhe aktorëve të shoqërisë civile.
Nëse ndodh ajo më e keqja, pra nëse Gjykata pranon kërkesën e tyre dhe rrëzon nenet e ligjeve që ata kërkojnë, i mbyllet rruga çdo ndërhyrjeje politike më tej për ta shpëtuar reformën. Kjo do të thotë që opinioni public, i cili mbështeti në 93 përqind reformën në drejtësi, të tradhtohet nga Gjykata Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese për këtë shkak nuk mund ta zhvillojë të mbyllur këtë seancë, por duhet të jetë një seancë e hapur publike, ceremoniale, dhe ku të dëgjohen argumentet e palëve.
Nga ana tjetër, duhet verifikuar dhe legjitimiteti i kërkesës së bërë nga avokati, nëse ai është në listën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për të pasur tagër të përfaqësojë dikë në këtë Gjykatë dhe nëse ka vendimin e Asamblesë së dy shoqatave, që t’i përfaqësojë ato.
Por këto seanca duhet të jenë publike, dhe duhet të dëgjohen argumentet e palëve edhe nga opinioni publik. Kjo ka rëndësi jo vetëm për të parë nëse ka ndonjë interferencë politike në këtë iniciativë, por mbi të gjitha për të parë ku është problemi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kundërshtojnë reformën dhe ku është interesi i qytetarëve.
Komplet konflikt interesi.Gjykatesit gjykojne vetveten.
SHBA, BE ta thone qarte qe bastardimi i reformes ne drejtesi na le jashte dyerve te BE-se. Kopili i mbetet ne dere Politikes jo Gjykateve, se ku ka byth gjykate qe del kundra gjithe popullit dhe Politikes – qe po na hiqet si pro reformes.
Jo per gje por legenat e politikes mos thone ne fund, ca ti bejme Gjykates Kushtetuse – se eshte e pavarur, pa ne e deshim Reformen.
Mero, ty bravo te qofte qe merresh serizish me ket gje
Zoti Baze !
Artikulli ; Sali Berisha ,ben sikur nuk e ka mendjen ‘ !
Sepse ai e kishte vene ne terezi bashke me Meten ,qe edhe u takuan fill pas marreveshjes se fundit Rama-Basha !
NO COMMENT !
Mero, nuk mund te degjosh argument me palen qe eshte targetuar pikerisht per ate grup interesi.. Quhet konflikt interesi.. Po u pranua ky ankim do te thote qe Gjykata Kushtetuese del kundra vendimit te Venecias pikerisht per ate qe ankimoj 6 muaj te shkuar dhe humbi (another conflict of interest). Si ka mundesi nje Republike Parlamentare perfundon kaq keq?!?!
Shyqyr dhe per hee te pare qe Fajin nuk e paska Berisha por shoqatat qe e kundershtojne ate.
Po!Eshte konflikt ineresi.Porkuroreve dhe gjykatesve,u ka hyre frika ne palce nga ligjet e vetingut,pasi jane te koruptuar e te inkriminuar.Gjykata kushtetuese nuk duhet te behte pengese per vetingun dhe nuk duhet t’i miratoi ato qe thone ata te shoqates se prokuroreve e gjyqetareve.Po i miratoi,do denohet nga i gjithe populli shqiptare,i cili pret te behet sa me pare reforma ne drejtesi.
Egzakt Mero, shqyrtimi duhet bere publik
Të ngrihet shoqëria civile ti bëjë thirrje popullit që të protestojë para gjykatës
Të ngrihet shoqëria civile ti bëjë thirrje popullit që të protestojë para gjykatës
24 ore ne qeline e Shullszit dhe behen engjej keta djaj qe po lozin nga mente nje popull te gjithe. Po ketu prape me siguri ka dore kryedjalli i Vucidolit qe nuk po flet fare duke kujtuar se flet mire ai qe flet i fundit veçse haron se keshtu kujtonin dhe Sadami, Kadafi e te tjete