Një foto “hajmali”, për t’u mbrojtur në korrik

14 Qershor 2017, 20:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha arriti të fotografohet në një darkë për mbledhje fondesh të një guvernatori në SHBA, ku ishte në ofertë kundrejt 20 mijë dollarëve dhe një foto me presidentin Trump. Basha ka udhëtuar drejt SHBA me familjarët e tij, dhe asnjë zyrtar të partisë, jo vetëm për të ruajtur dhe konfidencialitetin e rregullimit të takimit, por mbi të gjitha për të përdorur këtë foto në betejën e tij të pritshme në fund të muajit korrik brenda Partisë Demokratike.

Në njoftimin zyrtar të pritjes ku ka marrë pjesë Basha, thuhet qartë se kjo është një mbledhje fondesh për guvernatorin Scot Walker të Wisconit. “Cili nga biznesmenët e Milwaukee do të ishte i gatshëm të paguante 20 mijë dollarë në fondraiser që të fotografohej me guvernatorin dhe ndoshta me presidentin Trump?”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij eventi.

Lulzim Basha shpreson se fotografia me presidentin Trump, do të forcojë pozitat e tij brenda Partisë Demokratike, të cilat janë tronditur nga spastrimet e tij kohëve të fundit dhe humbja e pritshme në zgjedhjet e 25 qershorit. Kjo është tashmë dhe betja reale e Lulzim Bashës.

Një fotografi me presidentin Trump nuk ndikon në fushatën e tij elektorale, pasi kundërshtarët e tij jo vetëm që nuk kanë ndonjë afeksion për Trump, por kryeministri Rama ka sulmuar dhe kandidaturën e tij gjatë fushatës. Nga ana tjetër, fushatat elektorale me fotografi janë modë e vjetër në politikën shqiptare dhe janë tejkaluar qysh në vitet 2000.

Por ajo që Basha shpreson të ketë ndikim, është fushata e tij brenda partisë pas humbjes në zgjedhje, ku ai do të tentojë të paraqes si prioritet ndaj të tjerëve, profilin e  tij ndërkombëtar, përfshi dhe foton me presidentin Trump.

Përpjekjet e Bashës për t’u takuar me presidentin Trump në kohën që ishte në çadër dështuan, edhe pse ai shkoi deri në Uashington për tre ditë. Në kërkesën e lobistëve të Bashës, drejtuar Shtëpisë së Bardhë, për një takim me të, thuhej se ai përfaqëson brezin e ri pro Trump në Shqipëri, se ka vlerësuar zgjedhjen e Trump dhe ka ndikuar t’i vendoset një rruge në një bashki të drejtuar nga PD, emrin Rruga “Trump” (bëhet fjalë për Kamzën).

Kjo është përpjekja e tij e tretë për të siguruar një foto me presidentin Trump. Tani këtë e mori. Çmimi nuk është keq. Njëzet mijë dollarë, plus ndonjë shtesë për foton, nuk janë shumë për të, po të llogarisësh që pas 25 qershorit do përballet me kundërshtarë brenda partisë, që do t’i kërkojnë llogari për humbjen.

Shpresa e tij se një foto me presidentin Trump, do të jetë hajmalia që do ta mbrojë nga shkarkimi, është në të vërtetë problemi real që ai ka, dhe pasyra më e trishtë, se ku është katandisur Partia Demokratike. Ajo tani po harxhon energji dhe para jo për të siguruar mbështetje popullore në vend, por për të blerë fotografi që të ilustrojnë profilin ndërkombëtar të Lulzim Bashës, përballë rivalëve të vet të mundshëm në zgjedhjet brenda PD në korrik. Kjo është fyerje jo vetëm me PD, por dhe për çmimin që Basha tenton t’i vendosë injorancës së saj. 20 mijë dollarë!

25 komente në “Një foto “hajmali”, për t’u mbrojtur në korrik”

    1. Skypion says:

      E paprecedente!
      E paimagjinueshme!
      Presidenti amerikan takon ne mes te fushates elektorale,liderin e nje Opozite te nje vendi tjeter!
      Presidenti amerikan takon ne mes te fushates elektorale, liderin e Opozites shqiptare!
      Presidenti amerikan takon ne mes te fushates elektorale, Kryetarin e Partise Demokratike te Shqiperise!
      Presidenti Donald Trump takon kryetarin e PD-se,Lulzim Basha ne kulmin e fushates elektorale te ketij te fundit!
      Thame e paprecedente,sepse kemi te bejme me Presidentin amerikan,qe takon nje lider politik ne kulmin e fushates elektorale te ketij te fundit.
      Por,duhet te kujtojme,qe kjo eshte hera e dyte qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes,mbeshtesin Partine Demokratike ne Shqiperi.
      Hera e pare ishte ajo e vitit 1992,kur Partia Demokratike e udhehequr nga Sali Berisha, pati mbeshtetje te hapur nga ShBA-ja.
      Hera e dyte eshte kjo,25 vite me pas, kur Partia Demokratike udhehiqet nga Lulzim Basha.
      Nuk ka asnje diskutim qe takimi me Presidentin Donald Trump eshte nje mesazh i forte qe vjen nga vete kreu i vendit me te fuqishem dhe demokratik te planetit,per politiken shqiptare.
      Kaq,tani per tani.Kur te vije koha do te flasim edhe per impaktin e jashtezakonshem qe do te kete kjo ngjarje e paprecedente politike.
      Me ane tjeter, dua te them nja dy fjale,edhe per sterkeqejen qe ka kapluar kundershtaret politike te Bashes,sidomos ate kryesorin Anti-Trumpin Edvin dhe bashibozukerine e tij mediatike.
      Dhe,kete e bej me kenaqesine me te madhe.
      Eshte me te vertete nje kenaqesi,tek veren,sesi mediat e Rames,atij Edi Rame qe u be gazi i botes,u be bajat,u be hor,duke paguar 80 mije dollare per nje foto me Obamen,dhe ate duke i shtire si femna e Billallit,flasin per pagesa nen dore…!!!
      Eshte me te vertete nje kenaqesi e madhe,tek veren, sesi mediat e qeverise, sesi mediat e Rames,flasin per pagesa nen dore,qe Basha paskesh bere per tu takuar me miliarderin Trump…!!!
      Eshte me te vertete nje kenaqesi e papershkrueshme,tek veren,sesi analisti yne,zoti Baze,flet per pagesen qe Basha paskesh bere per t’u takuar me miliarderin Trump…!!!
      Besoj se nuk ia vlen te komentojme me tutje!
      Kaq mjafton!

      1. shvejku says:

        PIRDH,PIRDH SE LIROHESH O SKYPION ALIAS ARTAN HOXHA SPIUNI SIGURIMS!
        PORDHE E PA PRECEDENTE KJO FOTO E BLERE 20 MIJE DOLLARE!

  1. kozmo says:

    KY DEKONSPIRIM ,E KA DEGJENERUAR FIGUREN E KRYETARIT TE PARTISE DEMOKRATIKE .
    SHUME I TURPSHEM , SKANDALOZ !!!

  2. edmond says:

    nuk eshte hajmali.eshte rezultat i shenimeve qe mbajten ata 12 kongresmenet amerikane kur erdhen para 2 muajve.perfundimisht ne vende si shqiperia kryeministrin nuk e zgjedh populli por amerika.po te ishte per dollare rama eshte gati te paguaje 200 milione dollare per nje foto si kjo.basha e fitoi postin e kryeministrit ne tavoline.kjo eshte evidente.populli dele shqiptar le te votoje ke te doje.

    1. sabo says:

      Shpresoj se ka pak te tille koqe kandari si edmondi ne Shqiperi ‘mendoj une nga Filadekfia

    2. boom says:

      Ja edhe Nostradamusi shqiptar e dha parashikimin e vet.

    3. Tungjatjeta says:

      Hahaha. Edmond, hiqe gishtin nga bytha. Lërini mendimet të rrjedhin!

  3. Landi says:

    pO PATET MUNDESI ME SPJEGONI QENDRIMIN E DONALD TRUMP QE NE CDO TAKIM E SHOQERIM BENE VEPRIME TE PAHIJSHME;Shijkoni si e nxjerr gishtin e madhe ne nje pozicion provokues dhe banal. Ai(Donaldi)° BENE NUMERA ME TYE GJITHE QE NGA PAPA I ROMES E DERI ME GRUAN E TIJ;Por takimi i Lulit me te dhe ne ate pozicion eshte fyes
    i papranueshem. fALEMINDZERIT PER MIREKUPTIMIN ;
    Landi

  4. spartaku says:

    Me kete foto,Basha kerkon te mashtroi njerzit e partise se tij,se qenka gje e madhe te beshe nje foto 20 sekond me presidentin amerikan.Kjo foto,nqs perdoret nga Basha per te fituar piket e humbura,dhe per te bere presion,do te jet nje turp i madhe per vet Bashen,dhe nje ofendim i madhe per pd-ke.

  5. Mentari says:

    Rama te paguaj edhe 2000000.00 dollar per te bee nje foto me Trumpin prap do te deshtoj ,kurse Basha e beri ate foto (Takim) falas p[a paguar asnje centim.Tani kalemxhinjte e Edi Rames shqetesohen e behen xheloze per sukseset e Bashes.Basha eshte kryeministri I duhur dhe I ardhshem I shqiperise dhe jo Drogistet,Rrugacet e Mashtruesit qe jane te paafte qe edhe derrat kane rrezik se nuk mund ti ruajne e jo me te qeverisin kete vend me shum problem.Orgjive te Pezes I ka dalur boja me kohe dhe duhen shqelmuar nga pushteti,ata vetem mashtrojne ,vetem bashkepunojne me krimin dhe me qesharakja eshte se ata pa pike turpi propagandojne se po bejne shtet??????????????? Cilin shtet dhe me cilin njerez? shtet Mafioz sic eshte bere sot shqiperia,Pa ekonomi,pa institucione,pa drejtesi dhe cdo fushe e jetes eshte perversitet dhe anarki qe ne shqiperet do te kishin zili se si qeveriset edhe fisi Zulu kurse shqiperia e sotme eshte nje kope bagetish ne egersire dhe elita shqiptare ka inteligjencen e Bagetise prandaj shiperia ka keto rezultate qe ka. Ptu njerez injorante e idiote qe votoni per kriminelet e te gjitha ngjyrave.

    1. damian says:

      Edhe ti i biri i kriminelit te Vicidolit je prandaj mos na u hiq si i qyteteruar. Me kafshe se ty nuk ka qe i nxjerr bythet e Armines perdite ne media. Ti debil ben jeten e lepurit dhe paske mend te komentosh politiken shqiptare. Juve jeni te denuar te jetoni gjithe jeten me lepurin ne bark e dini qe jeni mbushur deri ne fyt me krime monstruoze per te grabitur toka pasuri dhe pushtet. Liria nuk blihet me para z.deficent sidomos kur ato jane grabitur me krime.

    2. damian says:

      Edhe ti i biri i kriminelit te Vicidolit je prandaj mos na u hiq si i qyteteruar. Me kafshe se ty nuk ka qe i nxjerr bythet e Armines perdite ne media. Ti debil ben jeten e lepurit dhe paske mend te komentosh politiken shqiptare. Juve jeni te denuar te jetoni gjithe jeten me lepurin ne bark e dini qe jeni mbushur deri ne fyt me krime monstruoze per te grabitur toka pasuri dhe pushtet. Liria nuk blihet me para z.deficent sidomos kur ato jane grabitur me krime..

  6. Theo says:

    O Edmond, nuk eshte ndonje nder i mmadh te besh fotot me Trump, bile une do te truperohesha te beja foto me te, sepse asnje njeri dhe aq me teper NJE POLITIKAn Nnga Evropa nuk duket mire kur ben foto me ate., e di pse, sepse duket si Mzati i Kamzes, dmth injorance e tere

  7. Arber Iliri says:

    Hahahah Republike e re me metoda te vjetra,Basha kjo nuktregon se je politikan vizionar, por njesoj si Berisha qe mbaj mend se sa here kthehej ne vend dilte ne media e thonte sesa njerezve te shquar u kishte dhene doren qe ne fakt e kishte protokolli.Turp e faqe e zeze Lulo.

  8. Fieri says:

    Kesaje i thone te mburresh me hallatet e tjetrit. Bravo Luli ! Po lë koqen e namit.

  9. saliu says:

    Pirdh te lirohesh o edmond.

  10. PO pse ja pret hovin ketij trimi o Mero.Medi gerdeci harxhoi ca dollar nga armatimet e gerdecit qe te mburret edhe ky se ka arritur kulmin e tij dhe ti mbush mendjen trushplareve shqiptar se ja kush jam une,sepse shqiptaret vdesin qe te ti japin doren udheheqesve(aq sa saliu nuk ka lare doren kur takoi enverin per here te pare).
    Nuk e dim cfare bisedoi por duhet te kete cuar posorin e fshatarit nga korca qe i tha kur te takosh trumpin tregoi per ne fshataret e korces qe nuk i i shiten qepet(dhe borati lullush, po ku e di ti se do takoj une trumpin,mos na e nxir sekretin).
    Biseda tjeter duhet te jete origjina e fjales bullshit si perkthehet ne shqip(ka ndonje ketu qe di aaaaanglisht,si perkthehet brockulla ne anglisht……si…….si bullshit bertiste turma pa tru.
    Dhe biseda e trete i ka treguar se si e ka share edi rama.
    Pse jemi popull kaq i marre ne qe hame cdo brockull te lulushit apo edhe te ktyre gomereve te tjer qe vetem genjejne cdo dite ne menyra te ndryshme dhe te nesermen justifikojne genjeshtren me nje genjeshter tjeter……

  11. USA says:

    Esht e vertet qe lobistet qe marin mijra dollar, per te ralizuar nje fotografi te till e bejn te mundur nje gje te till, ;por kjo ska asnje vler per qytetaret shqiptar, Keshtu ka vepruar Berisha, Rama, tani Basha, vecse arxhojn parat e shqptareve tjeter vler ska.
    SHBA historikisht, ka qen dhe mbetet milu me i mir i SHqiperis dhe keshtu dote jet, jo pse ka dal basha ne fotografi. prandaj te dashur ashkeatdhetar , mos u mashtroni nga fotografia se Amerika esht babai dhe nena e gjith botes.
    Lulezim Basha kete po e perdor per kredo politike, por mblidhni mendjen se ska asnje vlere , vec mburjes per mbeshtetje , kur zoti Trump ka problememadhore brenda e jasht vendit, si shkon ndermend bashkepunimi dhe ndihma per Lulezim Bashen. SHBA, mbeshtesi demokracin, shtetin ligjor dhe zhvillimin e vendit, jo individin.
    Mardhnjet midis shteteve i menaxhon nje departament i posacem ne DASH, ne kongres dhe senatin amerikan , presidentet, apo senator e kongresmen kan vetem nje konsiderat personale ndaj individeve per tu ber qefin, se e din qe politikanet shqiptar vdesin per te dal ne fotografi, per tu then qytetareve se tani qe dola ne fotografi, presidenti i SHBA, dit e nat dote puni per ne.

  12. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne ate gjendje qe eshte katandisur PD-ja,nuk ka “doktor” qe i ben derman !

  13. Studenti says:

    O miq te komenteve,
    Kjo foto eshte nje fakt dhe jo nje sajese..
    Nuk duhet ndonje mendje e ndritur si ajo e
    e z. Mero Baze per te na e shpjeguar kuptimin!!
    Po tani me ke do tallet z. Mero Baze??

  14. Don says:

    I nderuar Mero!
    Komenti im eshte thjesht nje urim per ju dhe gazeten “Tema”.
    Te falenderoj per profesionalizmin , realizmin dhe mjeshterine qe ju tregoni per te ndricuar dhe kuptuar te verteten dramatike te jetes se shoqerise shqiptare. “Tema” eshte informacion per njerezit e lire dhe te ndershem te cileve u didikon pa kushte hapesiren ne faqet e saj ne respekt te se vertetes dhe te problemeve te perditshme. Kjo provon se Tema nuk mund te jete prone e interesave te klaneve te erreta politike dhe ekonomike.

    Sinqerisht

    Don

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje