Me kë do të bëjë “pazar” Perëndimi në Kosovë?

10 Qershor 2017, 20:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqiptarët e Kosovës do të votojnë më 11 qershor, 18 vjet pas çlirimit të Kosovës, për të zgjedhur mes një koalicioni ish- komandatësh, një brezi të ri nacionalistësh skeptikë ndaj historisë së derisotme të Kosovës, dhe një koalicioni teknokratësh të përfaqësuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila duket se është kthyer në një pensioniste të politikës në Kosovë.

Koalicioni i ish- komandantëve të luftës, i cili ka kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn, duket se ka kapërcyer ndarjet mes vetes, për shkak të rrezikut që shikojnë nga Gjykata Speciale dhe nevoja për të qenë ata njerëzit e kompromisit me bashkësinë ndërkombëtare.

Partia e Thaçit, Haradinajt dhe Limajt, dy të fundit të shkuar dy herë në Hagë, janë duke tentuar të bëhen së bashku, për të qenë ata zotër të kompromiseve që Perëndimi kërkon për të stabilizuar situatën në Kosovë, në raport me pakicën serbe. Ata shpresojnë se lufta për paqe, mund t’u zbusë problemet e luftës së dikurshme për liri.

Sondazhet i favorizojnë ata si fituesit kryesorë në Kosovë, edhe pse ka shumë dyshime tek fryma e dominimit që kanë dëshmuar në fushatë dhe para saj, sidomos në bastionet e tyre respektive.

Bashkimi i tyre edhe numerikisht, i bën ata koalicion fitues, nëse elektorati i Kosovës nuk është tronditur nga koalicioni i Vetëvendosjes dhe performca e re, që ata shfaqën në këtë fushatë.

Kjo është fushata e parë kur Vetëvendosja ka ndryshuar politikisht, ka thyer gjuhën populiste, me një përmbajtje më konkrete dhe ka pasur emra cilësorë në lista. Ajo ka hequr dorë nga konvecionet përjashtuese për shtetin e Kosovës, ka kontrolluar gjuhën në raport me temat e mëdha të Kosovës, si kufiri me Malin e Zi apo bashkimi me Shqipërinë dhe ka folur më shumë për ekonomi, probleme sociale dhe deri fetare. Këtu duket se ka një tepërim, duke i bërë fresk një lloj fryme të islamit politik në Kosovë, sidomos me “tolerancën” ndaj shamive në shkolla, duke krijuar dyshime tek sinqeriteti i tyre politik, që dyzohet mes një majtizmi ateist nga një anë dhe një lloj islami politik nga ana tjetër, çka mund t’i dëmtojë seriozisht.

Albin Kurti është padiskutim kandidati për kryeministër më i artikuluar i Kosovës, me një popullaritet në rritje tek brezi i ri, por që duhet të qartësojë të adhmen e tij si një lider modern i së majtës në Kosovë, në trendin e partive majtiste populiste që po trondisin Europën. Këto janë zgjedhjet ku ai ka bërë ndryshime të mëdha për të qenë një lider i pranuar nga të gjithë në Kosovë, dhe kjo mund të shikohet dhe tek rezultati i nesërm.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe disa parti aleate me të, duket se do të rreshtohen të tretët. Isa Mustafa, që tërhoqi zvarrë deri tani karrocën e LDK, e ka lënë atë në dorë të një teknicieni pa identitet politik, i cili të krijon gjithnjë idenë, se dikush e ka lënë të ruaje karrocën, por jo ta tërheqe atë. Abdulla Hoti, edhe pse është i vlerësuar si teknicien, duket se do të vuajë krizën e partisë që përfaqëson, mungesën e reformimit brenda saj dhe mbajtjen të ngërthyer nga klanet e vjetra krahinore dhe nepotike, të cilat po e mplakin LDK më shumë se çdo gjë tjetër.

Edhe pse koalicioni i partive të luftës mund të dalë i pari, një rezultat i mundshëm pozitiv i Vetëvendosjes, së bashku me LDK, mund të ndryshojnë historinë e zgjedhjeve, nëse LDK do të pranojë Kurtin për kryeministër.

Edhe pse partitë e krahut të luftës, mund të duket se i ka bashkuar nevoja për të qenë të bashkuar para  Perëndimit, edhe dy koalicionet e tjera po konkurrojnë kush të jetë më pro-perëndimor pas zgjedhjeve. Në fillim për të shpëtuar veten, e pastaj në emër të tyre dhe Kosovën.

5 komente në “Me kë do të bëjë “pazar” Perëndimi në Kosovë?”

  1. kombi says:

    FITUESIN NE KOSOVE ,E ZGJEDH EUROPA KARAKURVE , QE E KA CUAR NE KETE DEREXHE ATE VEND .

  2. Dyrrahu says:

    Kosova e ka hallin e dijes, te guximit, te pastertise politike dhe te zvoglimit te korrupcionit.
    Ne Kosove lufta me arme eshte shnderruar ne lufte per pushtet, e kjo e fundit nuk eshte hiq me pak e rrezikshme sesa ajo me arme.
    Sot do te dalim per te votua, une e kam ndare mendjen. Vota ime, e jo vetem imja ka ndryshuar nga ajo e pasluftes. Edhe pse kam qene ktyetar e nje dege te nje partie te pasluftes ose i nje partie te dale nga luftetaret, me vota ime nuk do te jete per ta.
    Para dhe gjate luftes ishim bashke, punonim bashke, te vuajtur e te angazhuar skajshmerisht, te rjepur nga financat vetem qe te clirohet Kosova dhe e arritem clirimin e Kosoves ne saje te angazhimit e sakrifices, ne saje te gjakut dhe perkushtimit, ne saje te aleateve te medhenje nga Amerika deri te BE-ja.
    Tani, pas 18 vitesh te clirimit, une bej pyetjen: si ka mundesi qe te gjithe komandantet u bene milioner kurse shumica e luftetereve nuk e kane siguruar egzistencen e tyre e mos te flasim te familjes se tyre jane ne mjerim??!!!
    Bile, nje pjese e mire e luftetareve ose kane vdekur nga semundjet e ndryshme, per te cilat nuk kane pasur kushte qe t’i sherojne ose kane bere vetvrasje nga vuajtjet qe i ka krijua s’kamja, mbase mbarimin e jetes ua kane sjellur edhe milionat e komandanteve te luftes.
    Tani, jo vetem une, por te gjithe ata qe kane kontribuar dhe nuk jane pasuruar nga vjedhjet, shantazhet, tenderat dhe nga haraqi duhet te pozicionohen qe t’i bashkohen votes se paster dhe t’i denojne mashtruesit, qofshin ata edhe kryekomandante.

  3. me ndonji surrat pidh rrospie si mero baze mesiguri ,
    me ke tjeter ?
    Qe tju a mutoje rracen bushtres .
    Kur na u ba ene ky kokmuti silamik te abuzoje me politiken Perendimore .
    nji cop muti islamisti guxon te intepretoj ndohmen Amerikane ne kosove ,
    si pazar .
    perse jetojn njerez te peshtire si ky muti boze ne kte bote ,
    njerez qe shemtojne njerezimin ,vallaj vec zoti mund ta dij
    si ka surratin prej karikature degjenerimi te qenies njerezore ,ashtu ka edhe gjithck ky gjen muti islamisti edhe koken si hale

  4. me ndonji surrat pidh rrospie si mero baze mesiguri ,
    me ke tjeter ?
    Qe tju a mutoje rracen bushtres .
    Kur na u ba ene ky kokmuti silamik te abuzoje me politiken Perendimore .
    nji cop muti islamisti guxon te intepretoj ndohmen Amerikane ne kosove ,
    si pazar .
    perse jetojn njerez te peshtire si ky muti boze ne kte bote ,
    njerez qe shemtojne njerezimin ,vallaj vec zoti mund ta dij
    si ka surratin prej karikature degjenerimi te qenies njerezore ,ashtu ka edhe gjithck ky gjen muti islamisti edhe koken si hale ,ka me ta shkerdhy surratin Amerika

  5. e ke shlu at hale islamisti me shume se te lejohet ,
    o produkt kafshesh .
    shpejt a vone ke me e mor edhe ti etj si ty ate cfar kerkon prej Perndimoreve
    edhe ty ka me te ardhe radha ,te jesh i sigurte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje