Kosova ka një fitimitar që nuk e merr dot pushtetin dhe disa humbës, që së bashku mund t’ia dalin të formojnë qeverinë. Albin Kurti dhe lëvizja “Vetëvendosje”, kanë arritur një rezultat mbreslënës, duke dyfishuar rezultatin e tyre të fundit, përmes një lëvizje politike që ngjall besim tek mënyra si i mbrojnë parimet e tyre, distanca nga pushteti, por në disa raste dhe distanca ndaj Perëndimit.
Vetëvendosja ishte e vetmja parti që konkurroi si parti opozitare, ndërsa LDK, edhe pse ishte me një koalicion opozitar, vinte nga gërmadhat e pushtetit.
Formimi i qeverisë së re të Kosovës, nuk është çështje numrash, por çështje parimesh.
Çështjet për të cilat janë ndarë koalicionet dhe janë prodhuar kriza në qeverinë e kaluar, kanë qenë vija ndarëse me Malin e Zi dhe formimi i shoqatave të komunave serbe. “Vetëvendosja”, “Nisma” dhe “AAK” e Haradinaj, kanë qenë kundër këtyre zhvillimeve dhe ja kanë dal ta bllokojnë në Kuvend me dhunë, por sot nuk janë më bashkë.
Qeveria e re që do të formohet, duhet t’i japë përgjigje këtyre sfidave. Dy kandidatët kryesorë për kryeministër janë kundër këtyre zhvillimeve, por ata mund të moderohen nga partitë aleate që do hyjnë në qeveri.
Kandidati më i votuar për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka pak gjëra për të humbur. Ai i ka provuar të gjitha, luftën, paqen burgun, kryeministrin, heroin, banditin dhe viktimën. Në këto kushte, ai mund të bëjë përpjekje për të siguruar mandatet me të gjithë mënyrat, jashtë parimeve politike apo retorikës së fushatës, duke garantuar perëndimorët se do të votojë kufirin me Malin e Zi, shoqatën e komunave serbe të Kosovës, do të vazhdojë dialgun me Serbinë, dhe në shkëmbim do të kërkojë më shumë tolerancë ndaj krerëve politikë të Kosovës, që mund të ripërballen me historitë e luftës dhe korrupsionit.
Kur them që ai nuk do të ketë parime në këtë pikë, kam parasysh që mund të përpiqet të ndajë dhe deputetë të LDK nga vendimi politik i partisë.
Kjo do të jetë natyrisht një qeveri që nuk reflekton ndryshimin në Kosovë, por mbijetesën e partive të vjetra, por mund të jetë funksionale.
Koalicioni që politikisht do përfaqësonte një farë ndryshimi, do ishte ai mes Vetëvendosjes dhe LDK, njëra parti e djathtë e atashuar pranë Partive Popullore Europiane, tjetra e majtë, atashuar pranë Internacionales socialiste.
Ky koalicion në emër të ndryshimit, kërkon së pari ndryshimin brenda ver “Vetëvendosjes”. Lideri i saj Albin Kurti, duhet ta marrë seriozisht kompabilitetin e tij me politikën perëndimore, jo si aspiratë personale, por si detyrim ndaj Kosovës. Ai duhet të ndajë përgjegjësitë politike me LDK dhe personalitete të tjera nga shoqëria civile, për të dëshmuar se nuk ka aq vota sa të flasë në emër të Kosovës dhe nuk është aq egocentrist, sa ta ndëshkojë ndryshimin e Kosovës, për shkak të egos së tij.
Nëse LDK ja del t’i japë votat pa kushtëzime dhe Kurti përfshin në qeveri personalitete të Kosovës që kanë fuqinë e duhur për të marrë vendime të vështira, edhe pa e dëmtuar “Vetëvendosjen”, ai mund t’ia dalë të jetë kryeministri i ndryshimit, duke ndryshuar dhe veten.
Ai duhet të kuptojë se Kosopopulizmi me çështje që kanë të bëjnë me shtetformimin e Kosovës, por mbi të gjitha e kanë shpëtuar Perëndimi dhe NATO, me parimet e tyre të shoqërisë së hapur, të drejtave dhe lirive njerëzore dhe ndërhyrjen ushtarake për t’i mbrojtur ato.
Shumë liderë të ngjashmë si Kurti, që i nxorri në sipërfaqe vala e re e populizmit të majtë vitet e fundit po ndryshojnë dhe po bëhen kompatibël me Perëndimin. Cipras është rasti më i suksesshëm. Kurti duhet të bëje betejë me veten, për ta fituar këtë sfidë për Kosovën.
Dhe ai e meriton Kosovën, kur të meritojë dhe mbështetjen e Perëndimit. Një lider me nuancat më të vogla antiperëndimore në Kosovë, qoftë dhe në formën e enverizmit të fshehtë, mund t’u duhet disa mijëra shqiptarëve, por nuk i duhet Kosovës.
Tani që Kurti i ka fituar kosovarët, duhet të fitojë Kosovën.
Do te shtoja dhe qe duhet te distancohet nga kultet fetare sepse Kosova eshte ne zemer te Evropes e nuk eshte ne zemren e Arabise, sipas vendit behen regullat e lojes!!
Pse u dashka te ndryshoje veten Albin Kurti?! Apo se shqiptaret duhet te perfaqesojne asgje me mire se modelin tend zoti Baze! Ti mund ta quash edhe se e ke lare veten me ato cka bere nga 2009 e ketej (sa balte dhe intriga ke bere ndaj njerzve pa i njohur vetem pse ishin kundershtare te shefit tend SB!), por tjeter histori kjo. Albini eshte shembulli sesi do te duhej te ishin politikanet shqiptare kudo ku shqiptaret jetojne por me se pari ketu ne Shqiperi, se nga ketu behet edhe “moda”. Shikoni fytyrat e politikaneve tane kudo ku ka shqiptare, a nuk ngjajne ata si dy pika uji me Berishen (ky eshte sterioptipi!), me Meten (hajdute dhe intrigante te pa cipe), me Nanon…….. Vetem Albin Kurtit nuk i gjene dot shok se per shok ka vetem ata te VV. Shqiptaret e Kosoves treguan edhe nje here tjeter se jane me te emancipuar se shqiptaret e tjere dhe ja dolen te votojne drejte. Suksese VV edhe ne qeverisje!
Po Mero, ti po na thua ate qe na ke thene gjithmone ne aditorialet e tua.
Dmth, ta leme Janullatasin rehat dhe ti hapim rruge Greqise per te realizuar Vorio Epirin, fillimisht virtualisht dhe me pas, me pas me autonomi dhe me ne fund me skeputje dhe bashkim me Greqine.
Dmth te leme Serbine te coptoje dhe Bosnjezoje Kosoven nepermjet Zajednices dhe te beje nul, nepermjet vetos se serbeve te Kosoves, cdo legjislacion qe do te paraprinte unifikimin Shqiperi_Kosove.
Dmth qe ti falim Malit te Zi ca copa te majme tokash, ashtu si pa te keq, si ai djali dembel e i paqene, qe e shet badiava shtepine e kokes qe ja ke bere babai, vetem qe te tundet e te shkundet me parate fituara.
Kete po i keshillon Albin Kurtit ti zoti MeroTani qe ai ka fituar kosovaret, t’i beje kaken Kosoves, a thua se kosovaret e nxorren Albin Kurtin parti te pare per syte e tij te bukur dhe per perrallat per te qene kompatibel me Perendimin.
Po pse xhanem, Shqiperia eshte e mbushur me sojseza dhe zuzare qe jane gati ta shesin ate copa-copa, vetem per te qene kompatibell me heret me Baba Dovletin, e me pas me Titon dhe Rankovicin, dhe me pas Stalinin dhe Krushovin e me Lindjen e Kuqe, e me se fundi fare me Perendimin.
Me se paku, mund te na e kishe kursyer kete editorial zoti Mero, nese nuk gjte pakez zemer e kuraje dhe t’u thoje shqiptareve: Hej, le ta lexojme me vemendje mesazhin qe po japin kosovaret duke nxjerre Vetvendosjen e Albin Kurtit parti e pare ne Kosove!
Të ndryshojë Kurti e të behet politikan “normal” dmth hajdutë i rëndomtë si gjith’ të tjerët se ndryshe na prish shumë punë…
Gazetari servile që mund t’u duhet nja dhjetë punonjësve të Temës por që nuk i shërben gjëndjes së mjeruar të mediave në Shqipëri.Përveç nënshtrimit ndaj pushtetit ndërkombëtar nuk perceptohet asnjë lloj analize nga shkrimet tuaja z.Baze. Nuk shoh ndonjë reflektim mbi situatën ekonomike, shoqërore ose qasjen në politikën e jashtme. Ftesa që bëni për t’u homologuar, p.sh. nuk kuptohet çfarë synimi ka, në është ajo e menduar për rritjen e peshës tonë negociusese atëherë nuk mund të jetë e besueshme pa përmëndur e politikat (e dështuara) qeveritare të deritanishme.Pra, nëse jeni dakord që dialogu me Serbinë po ecën në mënyrë jerarkike që na sheh në dizavantazh, atëherë pse të uniformohemi me kursin e falimentuar të deritanishëm? Pse të mos pretendojmë nga ndërkombëtarët një qasje më realiste duke konsideruar që jemi ne pala e dëmtuar nga lufta dhe të trajtohemi si të tillë dhe jo si ajo shkaktare ose bashkëshkaktare e gjenocidit.Si mund të pranojmë dialog me një forcë që në kursin e saj zyrtar vazhdon të mos e njohu Prishtinën. E atëherë për deri sa ndërkombëtarët na nxisin të dialogojmë në këto kushte dhe ju sugjeroni një “peqe lepe” me ta dy janë konklizionet: o duhet të rimendojmë qëndrimin tonë në këto bisedime (pavarësisht rolit të ndërkombëtarëve) ose ftesa juaj është krejt e pa vënd ose e diktuar nga një lloji servilizmi ose frike reverenciale kundrejt patronit ndërkombëtar.
Ia ke fut si kau – peles.
ky reagim yti z. mero eshte nje oportunizem I paster.Ti kerkon qe ata qe kundershtuan marreveshjen anti kosovare dhe antishqipetare , tani qe jane ne pushtet te aprovojne marreveshjen , por kesaj here jo Mustafa por haredini apo Altin.Ku qeme asgjekundi.Serbet te vazhdojne te dominojne politiken e tyre grabitqare perkundrejt Kosoves .per udheheqesit qe vine ne krye te serbise si Vucic bashkepuntor I Miloshevicit askush nuk shqetsohet po e marrin si politikan Evropian . Kurse nese ka ndonje perpjekje qe ne krye te Kosoves te vine udheheqesa me nje program me te vendosur per te mbrojtur Teritorin dhe pasurit e kosoves , cuditerisht shqetesohen te gjithe miqte dhe armiqte. , Shqipetaret duhet te mbrojne interest e tyre zoti Mero, dhe nuk kane asnje arsye te jene ne terheqje ne favor te serbise. keshillat tuaja kesaj here nuk jane productive per ne..
Mendoj se shkrimi i Z. Baze nuk eshte i drejte. Tash per tash Vetvendosja me Albin Kurtin eshte nga te vetmet parti Shqiptare me kembe ne Token Shqiptare! Vetvendosja do te rritet ne te ardhmen dhe do te ishte nje mbaresi e madhe per Shqiptaret ne se do te kishim dhe nje Vetvendose ne Shqiperi.
Nik