“Armiku” i pushtetit të Ramës nuk është LSI, por modeli i plaçkës së ndarë

11 Qershor 2017, 18:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Thirrja e Edi Ramës për të mos votuar partitë e vogla që copëzojnë pushtetin, duket se ka në qendër të saj Lëvizjen Socialiste për Integrim, dhe disa nga partitë e tjera në koalicion me të, por në të vërtet sfida e Edi Ramës është diçka përtej kësaj. Një nga problemet serioze që ka pasur qeverisja e këtyre katër viteve, por dhe ajo e 2009-2013, është fakti që, administrata qëndrore shqiptare, sidomos agjensitë shtetërore, janë dëmtuar rëndë në rekrutimin e njerëzve, nga fakti se ato janë dhënë si shpërblim për partitë e vogla, të cilat kushtëzonin pushtetin.

Disa muaj më parë një i afërmi im u identifikua me një sëmundje të rëndë, që disa vjet më parë ka qenë e pashërueshme. Aktualisht jo vetëm që është prodhuar një ilaç, por Ministria e Shëndetësisë, në mënyrën më shembullore të mundëshme, e ka vendosur atë në barnat e rimbursueshme. Kalvari në të cilën unë kalova të rakordoja dy agjensi, që merren me shëndetin publik në Shqipëri, ishte një ferr i vërtetë. Atë që ta jepte ligji dhe Ministria e Shëndetësisë, ta bllokonte agjensia që merrej me Sigurimin Shëndetësor dhe kur ta lironte ajo, ta bllokonte Agjensia e Shëndetit Publik. Kur i zgjidhje të gjitha, nuk të bënin analizën se kishte radhë…! Pastaj të thoshnin se të takon gjysma e rimbursimit se je student, e të tjera sorollatje të frikshme…! Sikur të mos ishte beteja ime e përditëshme personale, (mundësi që nuk e ka një qytetar i thjeshtë), për një ilaç që qeveria ia ka siguruar qytetarit me ligj dhe është ndër vendet e pakta të Evropës që e ka bërë këtë, kjo gjë nuk do të funksiononte dhe ai tani mund të ishte i vdekur. Të dyja agjensitë që përmenda, drejtohen nga njerëz të dy partive të vogla, të cilët me sa duket përgjojnë njëri-tjetrin duke parë faturën e rimbursimit.

Dhe për ta bërë më dramatike këtë situatë, qeveria ka futur në listë rimbursimi një ilaç për tumorin e mushkërive, që ka së paku një radhë pacientësh që mezi e presin, dhe lista bllokohet nga Ministria e Drejtësisë (hajde merre vesh), pasi ka konstatuar se një importues ilaçesh nuk është i kënaqur nga lista. Tmerre të tilla duhet të marrin fund.

Të tilla si këto janë dhe shumë agjensi të rëndësishme në vend, të cilat realisht janë kontakti i drejtëpërdrejtë i njerëzve me pushtetin.

Nëse ky vend duhet që një ditë të rregullohet, ligji i Nëpunësit Civil duhet të paktën të jetë real për këto agjensi. Edi Rama duhet të parashikojë që agjensitë e pavarura zyrtare duhet të kenë kritere të rrepta për njerëz profesionistë, të cilët nuk mund të jenë oferta lekësh për kryetarë partish, që u vënë kuota mujore dhe ata pastaj shkatërrojnë njerëzit që përplasen në ato dyer.

Nuk është e sigurt se po të vësh në krye të tyre socialistë apo demokratë, nuk janë hajdutë, por e sigurtë është që t’i mund t’i ndryshosh ata, nëse e shikon se janë të tillë, nëse u përkasin partive të mëdha që qeverisin. Problemi është kur ato jepen si shpërblim për partitë e vogla dhe degradojnë gjithë sistemin në tërësi.

Prandaj Edi Rama para se të kërkojë një shumicë në pushtet që të mos jetë në dorë të shantazhit partive të vogla, është më mire të premtojë solemnisht se në krye të agjensive më të rëndësishme në vend, ku përfshihen ato të shëndetësisë, të bujqësisë, të hipotekave, të ALUIZNI-t, të sigurisë ushqimore dhe hidorkarbureve, duhet të vendosë profesionistë jo politikë, të cilët duhen mbështetur dhe mbrojtur me kuadër të fortë ligjor për t’i vënë në vijë ato institucione.

Ato praktikisht janë pushteti real i një qeverie, pasi ato përplasen me njerëzit dhe deformimi i tyre është një gjobë e rëndë edhe për pushtetin.

Është e pafalshme që qeveria të bëjë një kuadër ligjor shumë të mirë pro një të sëmuri me sëmundje të rëndë dhe ai të ngelet në dorë të dikujt që e ka mendjen tek përqindja që duhet t’i japësh ti nga fatura, duke i përplasur derën në fytyrë të sëmurit të pashpresë. Është e pafalshme që një qytetari t’i takojë e drejta për të marrë hipotekën e shtëpisë dhe të mos ketë shans as të aplikojë, e kështu me radhë për ribursimin e bujqësisë, cilësinë e naftës etj.

Beteja reale që duhet të bëjë Edi Rama, nuk janë insinuatat për LSI, apo partitë e vogla, që e kanë shantazhuar në këtë drejitm, por premtimi solemn, se, agjensitë shtetërore nuk do të jenë pjesë e pazareve politike për ndarje plaçke pas 25 Qershorit. Mënyra se si PD, pas 2009 dhe PS pas 2013 i shpërndau ato, kanë prodhuar realisht një sistem gjobëvënës në politikën shqiptare, ku për votën e një deputeti, pushteti shet shërbimet që duhet të japë ndaj mijëra njerëzve, në dorë të një batakçiu. Kjo është beteja reale që duhet të fitojë Edi Rama, pasi ky është hapi i parë drejt një shteti serioz dhe administrate moderne. LSI dhe partitë e tjera do të marrin votat e tyre dhe mund të jenë dhe pjesë e qeverisë, por premtimi duhet të jetë që agjensitë shtetërore nuk do të jenë pjesë e pazareve shantazhuese, në shkëmbim të votave. Ndryshe pushteti degradon siç ka degraduar, që ditën që bëhet ky pazar.

27 komente në ““Armiku” i pushtetit të Ramës nuk është LSI, por modeli i plaçkës së ndarë”

  1. lori2 says:

    VOTO Numrin 2 qe t’i japim fund ketyre dallavereve! Nese nuk e votoni numrin 2 mos u qani pastaj lart e poshte.

    1. Skypion says:

      Ky shkrim i analistit tone rreket te shpjegoje sulmet e perditshme te Rames ndaj Ilir Metes.Nuk e ka me ty, i thote,nuk e ka me LSI-ne por… me modelin!
      Eshte,pak a shume,i njejti justifikim,qe i bente Rama turpit te madh,qe pasi nuk kishte lene gje pa thene per Meten,pasi kishte organizuar edhe protesten fashiste te 21 janarit 2011 po per shkak te Metes,i ra ne gjunje duke i’u lutur per koalicion – pikerisht kete kane ndermend Meta,Vasili,Koka,Luan Rama etj ne LSI,kur thone se me date 26 qershor do na cajne veshet ne tel ,duke na u lutur per aleance.
      Thoshte Rama: i ka fajet sistemi,jo individi…!!!
      Ja,kete eshte lodhur te “argumentoje” edhe analisti yne,qe te themi te drejten,kur vihen ne pozen e moralistit te nxjerr zorret prej gerdise!
      Rama do ta shkaterroje Meten.Ka dashur perhere ta shkaterroje.Por,ironine e gjerave,rasti erdhi bash atehere,kur Rama ishte bindur se nuk mund te fitonte pa Meten(pervecse ne nje pale zgjedhjesh pa opoziten) dhe kishte vendosur te hante vuante ne heshtje urrejtjen ndaj tij.
      Ky ishte momenti i Ultimatumit te ShBA-s.Basha,ashtu sic nuk e priste askush,pranoi pa kushte propozimin amerikan.LSI-ja,PDIU-ja gjithashtu.Te gjithe,pervec Edi Rames.
      Ky ishte momenti,kur i mbetur vetem perballe te gjitheve,Rama ne nje levizje deshperuese,vendosi te conte gjithcka ne djall nga ato qe kishte menduar dhe parashikuar,duke bere Marreveshjen me Bashen.
      Pra,pozicionimi i Rames kunder Metes,eshte bere ne kushtet e nje deshperimi te madh.
      Keshtu pra,nuk kemi te bejme me asnjelloj ndricimi te brendshem prej lideri vizionar te Rames,qe na e paskesh bere te mbaje kete qendrim ndaj aleatit kryesor.Eshte thjeshte zgjedhje deshperimi.
      A mund te besoje kush nje njeri qe mbushi Parlamentin,Administraten,Partine e vet,me kriminele gjithfaresh?! As trushpelaret e vet.
      Ky problem i Administrates si placke,nuk mund te zgjidhet me nje Rama qe merr mbi 71 vota.Per kete,sbesoj se ka nevoje per argument.
      E vetmja zgjidhje per kete plage dhe turp te madh njekohesisht te demokracise shqiptare,eshte Koalicioni i Madh.
      Perkunder asaj cka thone shume skeptike ndaj Koalicionit te Madh,une jam i bindur,qe ne se behet ne mbi bazen e nje marreveshjeje serioze,pavaresisht protagonisteve te vecante,Basha apo Rama,do te zgjidhej edhe problemi i “plackes” ne Administrate.Sepse,dy partite e medha jane aq te medha,sa nuk do te mund te kenaqin sadopak fanatiket e tyre.Keshtu do te liroheshin nga presioni i perhershem i militanteve qe kerkojne vende pune si shperblim.Edhe po te donin vete madje, Basha dhe Rama,nuk do te mund te kenaqnin militantet respektive ne kushtet e nje Koalicioni te Madh.Keshtu,do t’i hapej rruge shume lehte punesimit ne baze te merites.Ne njefare menyre,Koalicioni i Madh,sa i perket plages se Administrates,do te qe si sepata e Gordos.

    2. adi says:

      Mero
      Ke bere ndoshta shkrimin me diskretitues per timonierin e madh dhe liderin global.
      Per te gjitha faktet ke te drejte po ka pafund te tjera.
      Dhe pyetja qe ben cdo njeri me 2 gr tru ne koke eshte:
      Po mire ky lideri global qe fuste ne burg njerez per 30 € energji te papaguar ose fshatare te keputur ne ndonje fshat te humbur qe rregullonin catine pa leje nuk fuste dot ne burg dot drejtore qe vidhnin ne mes te tiranes ne mes te shqiperise, per me teper duke e ditur se po grabisin??????? Pse nuk pati moralin minimal ky njeri qe keto gjera te nje administrate teresisht te koruptuar ti thoshte para 3 muajsh,6 muajsh 1 viti apo 2 vjetesh????? Sic beri Blushi psh????
      I ikte pjesa e tij e tepsise?????
      Apo i ikte karigia e km ???? A ka korupsion me te madh se ky????
      Pra nese per 4 vjet rrjesht per kete njeri paska qene me è rendesishme karigia e tij se besimi qe I dha njerezia eshte e qarte dhe pergjigja qe do mari.

      1. mirel says:

        Shume e sakte. Po jepi material ketuj populli te kuptoje sa te duash. Humbje kohe.

      2. I MASHTRUARI says:

        Qenke fare idjot zotrote Adi ! Po a nuk e kupton ti , se Edi Rama ishte gjithe kohen nen presion dhe kercenim per rrezimin e qeverise , ne se nuk plotesonte kerkesat tejet te ekzagjeruara te banditit Ilir Meta ?!

  2. katarakti says:

    Sa kohe qe partite e vogla dhe sidomos LSI-ja do te jete ne pushtet, per aq kohe problemet qe ngre Mero, do te vazhdojne. Per mua PS-ja ose te qeverise e vetme ose te dale ne opozite dhe te leje koalicionin PD-LSI- PDIU etj ta trajtoje Shqiperine si çifligun e saj.

  3. kleptofagos says:

    Axhensite per te cilat flet Mero jane vetem nje pjese e vogel e zinxhirit te korrupsionit qe ka roberuar popullin shqiptar, hallkat e te cilit i jane dhuruar me ndergjegje aleateve te vegjel. Keto dhurata te vogla, ne fakt jane ryshfetet qe paguajne te medhejte e politikes per te siguruar pjesen e luanit ne zinxhirin e korrupsionit, sikurse jane Parlamenti, Qeveria, Pushteti lokal, etj. Vertet beson Mero, qe administrata shtetrore do te sherohet nga korrupsioni, mbasi te ndryshoje drejtimin e ketyre axhensive? Une besoj qe Mero po ben fushate elektorale..

  4. zi says:

    Mirse erdhet me ne fund, ne domosdoshmerine e pa diskutueshme,
    te ngritjes te shtetit vetem me instuticione,
    te pavarura,te ndershme e profesionale.

  5. ilo says:

    Mero keto lloj hallesh nuk mbarojne edhe po te marre 100 deputete Edi Rama ,sepse nenponesi shqiptar e nis diten me shprehjen cdo marr dicka plus sot, sepse nuk ka frike se nga moszbatimi i ligjit do humbase edhe ate qe ka ,ne nje pike ke te drejte nese do behet drejtesia dhe po te kete qeverine Rama ye shpresojme se do vihen ca gre te tjere ne zbatimin e ligjit qe ashtu si deri tani friksoi qytetaret qe nuk behen ndertime pa leje ,nuk mund te vjedhesh energji elektrike te friksoje edhe administraten ,por dalngadale edhe klasen politike se po nuk zbatuat ligjin shkoni ne burg jo do ju heqim nga puna ndoshta atehere do kishte pak shprese se deri tani zbatimi i ligjit eshte shtrire vetem per hallexhinjte, tashme ka ardhur koha per zengjite dhe pastaj do e shihje |Mero qe as agjensi a e Vjollca Brahos dhe as Mond Stojkut nuk do kishin “bythe ” te pengonin ilacin e miratuar nga M SHendetsise

  6. ilo says:

    Mero keto lloj hallesh nuk mbarojne edhe po te marre 100 deputete Edi Rama ,sepse nenpunesi shqiptar e nis diten me shprehjen cdo marr dicka plus sot, sepse nuk ka frike se nga moszbatimi i ligjit do humbase edhe ate qe ka ,ne nje pike ke te drejte nese do behet drejtesia dhe po te kete qeverine Rama ye shpresojme se do vihen ca gure te tjere ne zbatimin e ligjit qe ashtu si deri tani friksoi qytetaret qe nuk behen ndertime pa leje ,nuk mund te vjedhesh energji elektrike te friksoje edhe administraten ,por dalngadale edhe klasen politike se po nuk zbatuat ligjin shkoni ne burg jo do ju heqim nga puna ndoshta atehere do kishte pak shprese se deri tani zbatimi i ligjit eshte shtrire vetem per hallexhinjte, tashme ka ardhur koha per zengjite dhe pastaj do e shihje Mero qe as agjensi a e Vjollca Brahos dhe as Mond Stojkut nuk do kishin “bythe ” te pengonin ilacin e miratuar nga M SHendetsise

  7. Joni says:

    Para se te kerkoj kete te drejte, duhet te kishte dhene provat me agjensite dhe drejtorite, e sektoret qe drejton, si dhe ligjet e VKM e. nxjera deri tani. Konkluzioni im eshte se dhe drejtorite e sektoret e Drejtorite e drejtuara nga PS jane njelloj me ato te drejtuara nga LSI dhe PDIU. Per kete po te kene fakte le te nxjerrin emrat dhe vjetersite ne pune per te gjithe personat e emeruan ne drejtim si dhe Universitetet ku kane studiuar.. Nga nje vezhgim i imi del se 30% e tyre kane perfunduar Kristalin dhe simotrat e tij, 30% jane drejtues sapo kane perfunduar universitetin.

  8. Theo says:

    O Mero ke te drejte, pas gjykatave qe eshte gjeja me thjeshte per tu rregulluar nga vettingu, vjen administrata shteterore si kanceri i dyte i Shqiperise, mirpo kjo eshte gjeja me veshtire per tu rregulluar per aspektin e saj te kompleks, por jo se nuk rregullohet, edhe ketu duhet nje Vetting te dyte, dmth punenismi ne institucione shteterore te merret persiper me nje vetting tjeter nga Evropa. E di pse e them kete qe te shpetojme njehere e mire nga tepsia e LSI, e cila kekonte gjithmone mesin e bakllavase, po te jap nje shembull qe po ta konfirmosh ti ne KE do vesh duart ne koke, LSI si force politike qe i “qan” hallin fshatarit se eshte i varfer, ben nje program ne KE per rimbursimin e pesticideve qe merren ne Evrope, sepse fshatari jone nuk eshte i afte ti blej aq shternjte, dmth me nje fjale Ministri i bujqesise( jo ai fiziku se eshte njeri i mire) (por de facto Ilir meta) i kerkone Evropes 25 Euro kompesim per cdo kg pesticid qe merret tek nje kompani gjermane ne periferi te Berlinit dhe ministria tja blej kesaj kompanie me 30 Euro/kg, dmth i bie qe fshatari te paguaj vetem 5 Euro/kg, projekti eshte i thjeshte, i kuptushem, Evropa e ha sapun per djath, i jep parate Ilir Metes dhe cfar ndodh, vine pesticidet ne Durres dhe Minsitria(dmth Mafia e LSI) ne vend tu a jap fermereve me 5 EURO/kg i shet ne Maqedoni me me 15 Euro/kg te gjithe Vaporin, kurse mafiozi maqedonas ja shet perseri kompanise gjermane me 20 ERO/kg,, dmth ne fund, Maqedonasit fitojne 5 EURO/kg, kompania gjermane merr mallin e vete duke fituasr perseri 10 EURO/kg, kurse e fundit por jo funedrina LSI fiton 15 Euro/kg te nje Vapori te tere, dmth Vodhi nga Evropa ne emer te fshatarve te varfer shqiptar, kurse lista qe u be me rimbursimet egziston me Emra te gjithe te vdekur, qe ta merrni vesh me mire kete histori kombinimi PD-LSI pyesni Fiqiri Ismailin ne Vore, pika qe su bie, zhdukeni kancerin (LSI) e Shqiperise nje ore e pare, tani eshte momenti, mos kujtoni se ambasada amerikane, gjermane nuki ei di keto, por po zhvillon nje hetim te pavarur sidomos me listen e rimbursimeve qe eshte bere shume ngaterruar por qe eshte shume e thjeshte per tu rregulluar. VOTONI NUMRIN 2 dhe shpetojme njehere e pergjithmone nga haleja arabe-ruso-serbe-greke.

  9. Lola says:

    Mero, pak i sforcuar shkrimi jot sot. E verteta qe e dime te gjithe eshte se partite e vogla nuk i marrin keto drejtori si shperblim por i kerkojne me force dhe kercenim. Kampion eshte LSI qe jeton ne tregun elektoral vetem me keto punesime dhe haracin qe ju marrin qytetareve te punesuarit e saj. Tek partite e medha sigurisht qe gjen nga cdo lloj nepunesi, por tek ata te LSI-se, per be nuk gjen nje qe te te sherbeje normal si ne pune shteti.

  10. Populli says:

    Vetëm Partia Socjaliste dhe vullneti i Edi Ramës mund të bëjnë atë që duhet për këtë vënd.

  11. Durrsaku says:

    Vetem numri 2 do ti zgjidhe hallet e popullit por me kusht qe tr mos ndaj pushtet me particka. Ate qe ka bere LSI dhe PDIU keto 4 vite te pushtetit e kane berepartia e Milos dhe Gjinushit per kur erdhi ne pushtet PS ne Qershor te 1997.
    Prandaj votoni PS dhe vetem PS, votoni numrin 2.

  12. a. basha says:

    Po ju vet e kini ngritur këtë sistem allishverishi mo Lori2…Më siguron ti se po të votoj 2 do zhduket lsi e gjithë modeli i vjedhjes e dhënjes së vendit të punës me %…?!Apo edhe ti thua çfarë të thanë ata sipër….?!

  13. Vladimir says:

    Urime Mero, agjensite si rregull perdoren nga titullaret per pune te mbrapshta.
    Duhet te ndryshoje administrimi i tyre “i pavarur” me ligje te rrepta dhe me vendosmerine e kryeministrit.

  14. Lloji says:

    Shum e drejte analiza eshte nje realitet i frikshem qe te kall daten, institucionet publike lene shume per te deshiruar!

  15. spartaku says:

    Te lumt zoti Mero.Je i sakt ne kete shkrim.Sot kemi nje administrate te qelbur,qe nuk mund ta qash nje hall,apo te zgjidhesh nje problem.PRANDAJ,SHQIPETARET DUHET T’A KUPTOJNE DREJTE EDI RAMEN,KUR FLETE PER NJE REFORME TOTALE PER ADMINISTRAYEN SHTETERORE,DHE T’JA JAPIN VOTEN NE 25 QERSHOR ATIJ.

  16. dhembeli says:

    Pse se thua troc .Eshte Likja qe ka zaptuar kudo institucionet e agjensite.A te kujtohet sa vuajti fukaresha e shkrete kusherira jote ne Permet
    Ky eshte Likeja i Irfan Musabelliut…qe ne 2007 ishte nje bizezmen i thencin,po Santua qe e derguan ne ate bote ja ngriti koken,krijuan e banka e tani me leket e popullit te shtypin.
    Vafshin ne fer! Te shpetoje populli ,qe ky ciban qe mbiu nga Hici te veje ne vendin e merituar.

  17. Tarrasi says:

    Problemi nuk qendron tek ndarrja e “tepsise” se pushtetit sic thote kryeministri me T-shirt.
    Problemi qendron tek fakti se pjesa dermuese e ekonomise se Shqiperise eshte kthyer ne nje “tepsi” qe e kontrollon Qeveria.
    Pra zgjidhja eshte zvogelimi i tepsise se Qeverise dhe jo meraku se sa mire do te ndaje ajo ate.

  18. sherifi says:

    Dhe e keqja me e madhe eshte se ato perbaltin partine me te madhe dhe k/ ministrin, biles k/ministri nuk prek dot nje hajdute te partive te vogla se prishet koalicioni, prandai ajo parti qe mer drejtimin, duhet te mos jet e varur nga partickat dhe del rezultati i paster ne fund te kater viteve, qe mileti ta vleresoi, e mban apo e nderron.

  19. emer says:

    Shqetesim me se i drejte, i lidhur me zgjuarsi me reformen e dyte qe po artikulon Rama ne kete fushate, reformen qe synon ndarjen e partive nga shteti (tjetra dihet qe eshte vetingu)
    gezohemi te shohim se i erdhi radha te debatohen tek ne detaje te tilla
    me PS ne qeverisje, erdhi dita me ne fund ku te debatohet per pushtetin real ate ne kontakt konkret me shtetasin civil.

  20. mirel says:

    LSI mire ja beri, megjithese vete i futi ne tepsi.
    Megjithate mire jua punoi, si mafioz qe eshte.
    Por, populli pasi te siguroje me vote fitoren duhet te mesohet tju kerkoje llogari horrave te politikes.
    Ky vend ulerin vetem fitore fitore, sikur nuk ekziston asnje problem di puna e ketij te afermit te Meros

  21. A.R.W. says:

    Armiku me i madh i Edi Rames nuk eshte LSI-ja apo derivatet qe dalin prej saj.
    .
    Fundja Ilir monika meta eshte shume shume hajdut por jo kriminel dhe tradhetar si Bash berisha
    .
    Armiqte(ku) e/i vertete te Rames eshte fakti qe ai nuk ka asnje mbeshtetes ne Amerike kundrejt nja autobuzi me senatore te Fatmir GERDEC MEDIUT..dhe nje AUTOBUZI ME FIZARMONIKE qe ka lul basha me lobin e fuqishem grek dhe ate serb qe eshte gjalleruar frikeshem kohet e fundit.
    .
    Armiqte(ku) e/i vertete te Rames eshte fakti qe lul bash suma e ka fuqine te “pashaporta amerikane e paraqitur ne hollande per te cilen nuk ka pergjigje dhe duhet te ishte perfshire te ‘dekarmilizimi i donald luse.
    .
    POR ARMIKU ME I REZIKESHEM JANE CA “STRATEGE” SI KY MIKU ME POSHTE I CILI QE NE QERSHORIN E KALUAR DHA DIREKRIVAT PER VARROSJEN E EDI RAMES DHE RINGJALLEN E BISHES BERISHISTE
    .

    ………

    GAZETA The Hill reviste serioze e Kongresit të SHBA

    Kongresi Amerikan & Wagneri “fundos” Edi Ramën,
    “Ylli” politik që ka rënë, ja dështimet e tij!
    Lulzim Basha yll i ri ne ngjitje.

    Nga Dr. Abraham Wagner (FRAGMENT NGA KY ARTIKULL)
    —Historia, mund ta njohë këtë “epokë Rama”, si një epokë të periudhë të errët të rritjes së ulët ekonomike dhe keqmenaxhimit të reformave jetësore të zotit Rama. ( KA HARRUAR DR I NY SE DOKTORRI VICIDOLIT E VRAU ATE SHTET)

    **
    Rama, është bërë i njohur për rrethimin e vetes “…nga baronët e pastrimit të parave dhe trafikantëve të drogës, për të cilët shpëtimi i vetëm është Partia Socialiste në mënyrë që t’i shmangen drejtësisë. Guximi i Zotit Rama për t’u shfaqur në publik me kriminelët më të njohur të Europës, nuk ka një paralele me liderët e tjerë të demokracive Perëndimore dhe përtej saj”, shkruan Adam Fairmont në “Foreign Policy News”.
    Në një kthesë politike, Lulzim Basha, lideri i opozitës së rinuar të Shqipërisë, e ka vënë në mënyrë të vazhdueshme në dyshim lidershipin e Ramës dhe e ka akuzuar atë për shpërndarje dhe zgjerim të krimit financiar për të përfituar personalisht ai dhe rrethi i miqve të tij, që thuhet se përfshin shumë figura të botës së krimit.
    .
    ***
    Falë një demokracie funksionale, Basha e monitoron rregullisht dhe publikisht pikëpamjen e menaxhimin vulnerabël ekonomik të Ramës.
    “… unë jam këtu për të hetuar shifrat shokuese të korrupsionit dhe mekanizmit, me të cilin 2.2 miliardë euro janë marrë nga shqiptarët në taksa dhe prokurime publike… Vendi është një krizë ekonomike totale. Banka Botërore konfirmon se 46% e njerëzve jetojnë nën minimumin e pragut të varfërisë”, tha Basha.
    ( KA HARRUAR DR I NY SE BASHA ESHTE KRIMINEL-TRADHETAR-SUPERHAJDUT)

    ————————————
    Abraham R. Wagner
    Adjunct Professor of International and Public Affairs; Senior Research Scholar (part-time)
    Dr. Wagner teaches in the areas of national security law and intelligence
    at the Columbia Law School and Columbia University’s School of
    International and Public Affairs, where he is a Senior Research Fellow at
    the Saltzman Institute of War and Peace Studies. He has recently served
    as a Visiting Professor at New York University and the UCLA School of Law
    on topics of national security strategy, intelligence operations, and legal
    issues related to surveillance.
    …….
    NE VEND TE MBYLLJES:
    .
    Eshte rasti i fundit qe shqiptaret ne 25 qershor 2017 ti japin fund:
    .
    1-Dyshes kriminale & antishqiptare bash-berisha
    .
    2-hipokrizise kriminale te ilir metes dhe leshise tij
    .
    3-tolerimit kriminal te miqve tane ndaj juntes lul berishiane
    .
    Dhe qe te arrihet kjo ka vetem nje rruge:
    .
    Jepini fuqi te plote me vota parlamentare Edi Rames
    per clirimin e shqiperise nga treshja kriminale BMB (berish-met-bashi)
    per te shpetuar ate vend nga regjimi ambasdorial 25 vjecar ….qe e kane kthyer ne
    pupet state me keq se vilajetet e kohes turqise

  22. Edo ! says:

    Mero komplimenti ! Eshte hera e pare qe marr mundimin, te bej nje koment lidhur me editorialet , qe na ofroni cdo dite ne gazeten Tema.
    Eshte pa diskutim gangrena me e madhe qe mund ti behet Administrates Shteterore , ndarja ne pjese per hater te qeverisjes . Eshte katrastofike kur ne zyrat e shtetit , gjene te ulur njerez qe vetem me ato karrige nuk kane te bejne . Te vjedhesh ne emer te Partise , eshte me shume se krim , dhe se ta besh hapur diten per diell , kjo nuk ka fjale . Ku vene vene dore keto Partickat nuk mbin bare . Keto nuk jane Parti , por SEKTE . Menyra e tyre e organizimit eshte mafjoze . Ka ne perberje te tyre , banda hajdudesh dhe klane fetare .Ne ka problem me akut per shoqerine Shqipetare , eshte reforma ne administraten shteterore . Ne qofte se Edi Rama e ka seriozisht , pas reformes ne drejtesi , te beje kete reforme do te mbetet gjate ne memorjen e popullit , si njeriu i reformimit te shtetit Shqipetar. Aty eshte buka , aty eshte kripa , aty eshte dinjiteti njerzor , aty qendron i gjithe suksesi i reformave .

  23. lexues says:

    E vura re Ramen ne intervisten me shakaxhiun Cani, qe po ankohej pikerisht per keto shqetesime “analitike” te Meros. Me se fundi pasi shkarkoi me shume se gjysmen e qeverise, e pranoi hapur se deshtoi ne qeverisje, por fajin e paskeshin pasur, disa pasagjere te atutobuzit, qe fusnin duarte ne timonin e tij si kryeminister qe ky autobuz doli nga rruga e u gremis ne kanal. Po ministrat e Rames qe u detyrua qe ti hiqte, a thua po e ndihmonin te mbante timonin drejte ? C’e gjente Ramen qe ministrin Tahiri, te verifikuar se kishte lidhje me trafikantet e droges e te demaskuar publikisht, ta shkarkonte sepaku qe para dy vitesh ? Apo e kishte hallin se vete doli ne publik me ate shakane bajate te avjoneve mushkonja te droges ? Deri para tre muajve, a nuk ishte Rama qe deklaronte se qeveria funksionon per bukuri. Kanabisi eshte shkulur i teri e ne koalicion me Meten po beheshin mrekullira me reformat ? I besoj edhe theniet e Rames, edhe theniet e Meros, se qeverisja u kthye ne stan me lepuj. Po nuk paska patur fare pergjegjesi Rama si shef i PS e kryeminister qe ne keto kater vjet, legjislativi e ekzekutivi u mbush me persona me te kaluar kriminale ? Nuk e dinte Rama apo Baze qe LSI-ja e kishte mendjen vetem per te kapur poste interesi dhe e paskej kuptuar sot ? Perse beri koalicion me LSI, kur pikerisht per keto mekate e pat demaskuar deri sa beri edhe 21 janarin ? Sa ton balte ka hedhur Rama e Baze per “Mulin”, ish ministrin e mbrendshem te PD, se e kishte mbushur policine me “cecene” te Berishes ? Kur vuri tepelenasin Tahiri, rezultoi se “Muli” i “gjore”, i kishte apo si kishte nja 4 – 5 oficere “madhore” me origjine nga veriu, kurse Tahiri e tepelenizoi gjithe policine e shtetit. Qe Balile e drejtore te tjere te emeruar nga LSI, ju dolen te palarat e mafies se trafikut te droges, apo grupit te deputeteve te mazhorances qe ju dolen mekatet qe kishin bere ne emigracion, nuk ka sepse te haroje si Rama, ashtu edhe Meroja, qe nuk ishte policia shqiptare qe i diktuan, po DEA amerikane e policite e Italise e Greqise e vendeve te tjera te Europes.
    Po beje njehere bam o Mero e mos pasqyro vetem komentet e “Skypionit” qe mendon ndryshe nga ty. Jane me qindra lexues shqiptare qe mendojne ndryshe, por qe ti i censuron duke mos i pasqyruar mendimet e tyre por vetem te ca “prokuroreve popullore” militante enveriste tip Aranit Cela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje