Ben Blushi po përpiqet të marrë rolin e viktimës, pasi është fotografuar me dëshirë të tij, me Lulzim Berishën, një ish- i dënuar që ka fituar lirinë disa muaj më parë dhe që ka qenë disa herë objekt sulmesh nga Blushi, si njeri i lidhur me pushtetin e Partisë Socialiste.
Edhe pa parë videon e Blushit, e besoj që fotoja mund të jetë kërkuar nga Lulzim Berisha, pasi në fakt të gjitha fotot me politikanët, nga qytetarët kërkohen. Nuk kam parë ndonjë udhëheqës të kapë qytetarët nga krahu dhe t’u thotë “eja bëjmë një foto”.
Në këtë aspekt, nuk ka ndonjë gjë të re. Dhe nuk do t’ia vlente të shkruaja për këtë incident të rëndomtë fushatash.
Por po më detyron të shkruaj një nga ato bibat që ka kandidate në Durrës, e cila fajësonte shtypin, bile paska përmendur qysh në fillim gazetën “TemA”, pse e ka botuar foton.
Për hir të së vërtetës, “TemA” nuk e ka botuar e para foton, por bashkë me të tjerët, pasi u shpërnda në rrjetet sociale, por këtu nuk shikoj asgjë të papërgjegjshme. Përgjegjësia e shtypit, nuk duhet të jetë më e madhe se përgjegjësia e saj, si kandidate e qytetit, për t’i treguar Blushit kë po i çon në krah të bëjë foto.
Problemi real në këtë debat, është pikërisht bumerangu që vjen nga fallciteti i fushatës së Blushit dhe kandidatet fallco qe nuk njohin as qytetin e tyre.
Kur del në rrugë dhe bën fushatë duke takuar njerëz të panjohur, duhet të jesh i vërtetë me ta, t’u japësh dorën, të bisedosh dhe të kuptosh me kë flet. Ben Blushi ka problemin e bezdisë që i ngjallin njerëzit që takon, sidomos në rrugë. Por ky incident i tij na çon kujtesën në kohën kur në fjalimet e tij kundër Lulzim Berishës, e ka bërë atë apriori shok të Vangjush Dakos, duke keqpërdorur standartin e kërkesave formale që bën drejtësia, për njerëzit që liron me shërbim prove, për të shërbyer në punë publike. Blushi ka përdorur talentin publicistik për ta parqitur Luzlim Berishën si njeri që Dako kërkoi ta punësonte në Bashki, edhe pse kjo s’ka asnjë lidhje me të vërtetën. Tani meqë atë gënjeshtër kërkoi t’ua imponojë shqiptarëve për një kundërshtar të vet politik, nuk ka pse ankohet kur një fakt, qoftë dhe aksidental, e paraqet atë ashtu siç nuk do të donte të ishte, i dashur e me dorë në qafë me Lulzim Berishën.
Minimumi që duhet të pranojë është fakti që është duke bërë teatër në rrugë, është duke bërë një fushatë fallco, pa thelb dhe me parrulla që të kthehen në bumerang, pikërisht me kalin fallco të betejës që ke zgjedhur.
Edhe më i vjetër duket, kur përpiqet që gjithë budallallëkun e tij dhe stafit të tij imbecil, ta paraqesë si konspiracion kundër tij. Ideja që këtij ja kanë bërë këtë gjë kundërshtarët, të cilët kanë nxjerrë Lulzim Berishën nga shtëpia, duke i thënë “shko bë një foto me Blushin”, tregon se ai nuk është i vërtetë me veten në këtë histori.
Ai nuk ka asnjë faj pse ka dalë në krah të tij Lulzim Berisha. Ai thjesht është kujtuar se për më pak se kaq, ka abuzuar me kundërshtarët, për lidhje të shpikura me Lulzim Berishën, dhe ndjehet i turbulluar nga kjo. Ai është tronditur më shumë nga fakti se dikush është treguar më i pistë se ai, se sa nga e vërteta.
Merre lehtë! Nuk të thotë njeri që ke dalë me dëshirë me Lul Berishën, se e dimë që nuk je aq trim sa ta mendoje këtë. Por fakti që Lulzim Berisha ka dalë me qejf në foto me ty, tregon se nuk të marrin seriozisht as viktimat e tua. Ndoshta të njeh nga koha kur drekoje tek restorant Trieste në plazh dhe e di se nuk je i vërtetë! Është keq, kur të tjerët të njohin më mirë se sa i njeh. Sidomos në politikë!
Po si nuk shkruajte nje dicka per Liken o Mero
Sa inat fshatari ke me Blushin o Mero! Te ka kuar Gjuehi edhe ty! Po pse merreni me Blushin kur nuk eshte aq problem! Nejse fshatari fshatar mbetet sado me leke dhe pushtet ti japin per sherbimet e bythlepirjet qe ben, ka bere e do bej!
Mero vellai,edhe pse je shume xheneroz ne raport me rekordet politike te blush-dalzotes-krenarist-nano-kurves,,,,ai,blush-ciprushi, eshte i teri dhe i beri fallco,,,dhe kete te vertete nuk e zbulon nje foto me Lulzim Berishen.
Nuk njoh qenje politike me fallco se ky.
Rilindja
Ju nxoren bllof prape Blushi. Po vec kesaj ju beri dhe qesharake. Dhe me kryesorja me kete inskenim diletant qe bete thjesht vertetuat fjalet e Blushit qe Lulzim Berisha eshte ortaku juaj , bashkepuntori juaj
prandaj dhe e nxoret dhe nga burgu
PS. Motra rilindase e frustruar Lora. Nuk e ke mare vesh akoma qe Nano rilindi si kandidat per president
i rlindjes ??????
O Ben. Ç’kemi?
Fiks, ky eshte Blushi nje aventurier pa bosht, po ben gjithcka per te qene ne parlament e te beje ate qe di te beje me mire se gjithcka,,,PARAZITIN.
Eshte me halabak se Lul Berisha,,
Mashtrus I vogel. Ta mori kalin Luli.
NJE NGA PERLAT E TUA MERO!!! Skam ca them me
bravo Mero ja paske qit komplet kallajin ketij pordhacit Blush
Erdhen urdherat nga Sulltan ErdoRama per Meron! Eshte rritur Blushi ne sondazhe, dhe duan ta godasin me cdo kusht! Jepi Mero, jepi!
Shkrim tendencioz, por qe verteton faktin se foton e kane inskenuar ata qe jane te lidhur me L. Berishen.
Gazeta Tema po behet si 55-a e Fahri Balliut (ne krahun tjeter te peshores)
Shkrim tendencioz, por qe verteton faktin se foton e kane inskenuar ata qe jane te lidhur me L. Berishen.
Gazeta Tema po behet si 55-a e Fahri Balliut (ne krahun tjeter te peshores).
Eh more Blushi ti nuk ke staf qe njeh Lul Berishen e jo staf e kabinet me qeverise Shqiperine .Puna tjetrit gjithmone te duket e Lehte edhe mu me duket vetja shkrimtare.Gjithsesi ma shpejt botoj une nje liber sesa behesh ti kryeminister . Votoni 2 shin ky te pakten sban foto me ta po I fut ne parlament , humor kryeminister . I vetmi juventin simpatik qe njof.
Mero, mjeshter i vecimit te nje pjese te lajmit nga konteksi per tja hedhur (per ta shqyer) publikut ashtu sic i intereson Meros.Ne fund pas goditjes, Mero merr rolin e moralistit.
Me sa duket Blushi qeka mire ne sondazhe qe keni dy dite qe po merreni me nje budallek te inskenuar
Po c’merresh me Blushin o Mero.
Shife videon Mero shife, i kane shkuar nga mbrapa, i kane kerkuar nje foto dhe kane ikur si skuthat. Ketu as qe diskutohet qe Blushi as nuk i njeh kush jane, por me e bukura eshte qe Rama shkon dhe i perdor keta njerez per propaganden e tij.
tu pak te kan ba si te kan pas rrah po ty asht me ta shkerdhy motren e tan fisin moterqim
Ç’ne qe mediat dhe fotografet e kazanit e nxorren dhe komentuan foton, ende pa e publikuar ate vete Blushi ???
Blushi dhe Gj. Bojaxhiu, sigurisht qe jane shume me te paster se te gjithe padrinot e bandave politike ne Shqiperi.
Dikur ishte edhe Dashamir Shehi, por sic duket do kete ngrene edhe ai “ndonje luge corbe te prishur”. Sidoqofte, ata nuk kane fuqi per te ndryshuar situaten katastrofike ku jemi futur. Mafia e madhe ka uzurpuar cdo gje. Te pakten, ata qe jane te paperlyer, te ndergjegjesojne popullin qe zgjidhja nuk ka per te ardhur as nga Rama dhe aq me pak nga Berisha, Meta, Basha, Idrizi, Mediu e te tjere me radhe. Mos degjoni “Skypion-at” dhe dhe ata qe i kane punesuar neper mediat e paguara nga mafia. Jane te gjitha mashtrime. Vetem te huajt do ta sjellin ne normalitet Albanistanin.