Përse gjithë ky servilizëm i Berishës, ndaj Bashës?

22 Qershor 2017, 20:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha zbriti sot në një zyrë elektorale të lagjes së tij, për t’u takuar me disa të rinj demokratë, në përpjekje për t’u dukur sikur po i jep dhe ai një dorë fushatës. E vërteta është se Sali Berisha ka qëndruar larg  kalendarit të fushatës, por dhe larg tipologjisë së fushatës. Ai ka vazhduar të bëjë fushatën e tij në rrjetet sociale, tërësisht të ndryshme nga fushata e Bashës, duke tentuar të krijojë një vazhdimësi mes asaj që ka bërë katër vjet në opozitë dhe kësaj fushate.

Mënyra si Basha ndërtoi listat e fushatës, marrëveshja e tij me Edi Ramën pa u konsultuar me Berishën dhe më pas tipi i ri i fushatës së Bashës, në të vërtetë bëri atë që askush nuk e kishte pritur, duke shndërruar Berishën nga një tutor të Bashës dhe kryetar “de facto” të PD-së, në një lider të anashkaluar, i cili po detyrohet t’i serviloset Lulzim Bashës, që të mos duket si shkaktar i humbjes.

Me gjestin e sotëm, Berisha duket se vuan nga i njëjti kompleks që vuan Patozi, Bregu, Topalli, Selami etj, të cilët edhe pasi u përjashtuan nga Basha, deklaruan formalisht se do mbështesin fushatën e PD drejt fitores. Deri tek ata e kuptoj, pasi nuk duan të përjashtohen nga çdo strukturë e PD, por fakti që këtë tani po e bën dhe Berisha, tregon realisht jo fuqinë e tij, por pafuqinë e tij me atë që po ndodh në PD me Lulzim Bashën.

Edhe pse sheshet po boshatisen, edhe pse Basha po shkon poshtë e më poshtë në sondazhe, shtypi i tij ka filluar ta paraqesë si sukses spastrimin e listës nga figurat e vjetra. Është pikërisht kjo sfidë e Bashës, që duket se po detyron Berishën të shfaqet në fushatë dhe të duket sikur është në sinkron me Bashën për çfarë po bën.

Në mënyrë të pabesueshme, ai është kthyer në një tigër prej letre në PD, të cilin Basha po e përdor si ari cirku për t’u zbavitur me fushatën e tij. Në çdo deklaratë të tij që nga 17 maji e pas, Sali Berisha është jo vetëm luajal me atë që nuk është dakord në thelb, por dhe shumë i kujdesshëm, që të mos duket se është në llogoren përballë Bashës.

Ai bën kujdes të gjejë mesazhe atje ku dhe Basha nuk ka asnjë mendim, përpiqet të gjejë suksese, atje ku Basha është vetë i dëshpëruar dhe mbi të gjitha, përpiqet të justifikojë çdo politikë të Bashës.

Sot ai ka zbritur të takojë disa të rinj demokratë në lagjen e  tij, për t’u dukur se ai nuk ka asnjë qejfmbetje nga ajo që po bën Basha. Është një stërmundim i madh i tij për t’u dukur luajal dhe në një gjatësi vale me Lulzim Bashën, i cili e ka asgjesuar fuqinë e tij në PD brenda një nate, duke fuqizuar klanin Pollo dhe një grup biznesmenësh që nuk kanë lidhje me Familjen.

I gjithë ky kujdes i Berishës për t’u dukur luajal me Bashën, i gjithë ky kompleks për të mos i prishur punë në fushatë, vjen atëhere kur ai e shikon më mirë se gjithçka tjetër, se humbja e PD do të jetë e thellë.

Dhe nuk dihet nëse këtë e bën se do t’ia bëj të lehtë Bashës humbjen, apo do t’ua bëj kundërshtarëve të tij të lehtë linçimin!

18 komente në “Përse gjithë ky servilizëm i Berishës, ndaj Bashës?”

  1. Litari says:

    O Mero kapedani! Perse nuk i thoni troc…?
    Berisha po ben kujdes… sepse pak dite i kane ngelur! C’dogje do ti kofiskohet vete nje pale “kominoshe” do kete (hallall…)

  2. Toni says:

    Nje korrigjim drejtshkrimore doja te nenvizoja! Fjala “luajal’ nuk duhet te perdoret! Sic mund ta dini edhe juve eshte mare nga anglishtja ” loyal “. Dhe aq me mire, ju e dini qe fjalet ” besnik ” ose ” I besuar” duhen te perdoren !

    1. €piriiiiii says:

      Luajal eshte piketisht ne Shqip. Anglishtja si gjuh eshte Italishte me theks ndryshe. Cdo fjal Anglisht ekziston ne Italisht e Spanjisht. Anglia nuk ka gjuh te saj. Por edhe italishtja e Spanjishtja jane plot me fjalë Shqip. Fjale te cilat Kuptimi u del ne Shqip. Luaj al= luan lojen e tij. Luajal dhe Besnik jane 2 fjalë efhe 2 kuptime të ndryshme. Megjithate Zt Baze ja ke rrezuar Puplat Skifterit me kete shkrum Skifteri na ka dalë Sorrë. Sot e këndon këngën tjeter kush ne PD. As Basha dhe as Berisha. Gjëja e vjedhur i ka vënë ata me shpatulla pas muri. Të shohim nëse do ti dënoj kush ose te paktën do tua sekuestroj kush plaçkën(milionat €£$) e vjedhur

    2. Bertrnd says:

      Gabim.
      Luajal (loyal) eshtet marre nga frengjishtja e cila, nga ana e saj, e ka mrre nga latinishtja legalis (ligjshem).
      Francezet e shqiptojne luajal (oi ne frengjisht lexohet ua), kurse ne anglisht loyal shqiptohet llojel.

  3. Albi_I says:

    Une mendoja se ti kete doje?!!!

  4. Albi_I says:

    Une mendoja se ti kete doje?!!

  5. Zigur Qarri says:

    Baze thotë:”…..duke fuqizuar…..një grup biznesmenësh që nuk kan lidhje me familjen”.
    E ke fjalen edhe per kandidatin PD-s,biznesmenin Agron Shehaj?!
    Nuk e di,por e kam deshiruar prej vitesh,qe ai te merrej me politike,pa pasur parasysh se ne cilen Parti.
    Kam nje ndjesi,qe eshte njeriu i duhur per te marre rrolin udheheqes te PD dhe te Shtetit(ndoshta edhe gaboj).
    Ka nje karizme,qe tek pak politikane e gjen.
    Që…..”humbja e PD do të jetë e thellë”,eshte parashikim i Berishes apo i Bazes?

  6. natrashe says:

    Amon Mero, vetem mos boj sikur i kupton te gjitha dhe do me ja shpjegu edhe te tjereve. Deri tash na lodhe me Familjen dhe si ajo ka marr peng PD-en dhe Bashen dhe tani do me na mbush menjen qe gjithcka ndryshoi brenda nje nate. Hiq dore edhe ti nga analiza dhe komentet per Berishen dhe Bashen dhe prano deshtimin ashtu si Rama me Rilindjen, sa lodhesh kot duke i ra verdalle si kali ne leme

  7. PD eshte Prone e Berisheve, me Administrator Lulin says:

    Nuk eshte e vertete aspak te jete dobesuar roli i Berisheve ne PD!
    Madje edhe emerimet afatshkurtra te ministrave Teknike te PD-se,
    nuk shpetuan dot se qeni ushtare dhe Skllever te Sali Berishes dhe femijeve te tij!
    Spikasin ne kete drejtim emerimet ne postet me te rendesishme:
    Ministrja e Financave – Helga Vugaj.
    Ministri i Drejtesise – Gazmend Bardhi.
    Avokatja e Polullit mr mandat 5 vjecar – Erinda Ballanca, etj.

    1. "PD eshte prone e berisheve" says:

      Po te kujt duhet te ishin perzgjedhjet e ministrave teknike te PD, mos te Gramoz Rucit, ish ministrit te fundit te sigurimit te diktatures ?

  8. mirel says:

    Nje aleance ne prapaskene me Meten? Berisha duket sikur nuk do te jete pjese e nje partie qe nuk quhet PD. Ndaj pret te thyeje qafen Lulcka dhe te marre frenat ne dore.

  9. lexues says:

    Puna eshte o Mero se ti kurre nuk do ta kuptosh Berishen, sepse e paragjykon ate dhe e ke bere qellim te jetes tende ta sulmosh ate per cdo fjale e veprim te tij.

  10. Fatmir Lohja says:

    Berisha eshte politikan i vjeter.Kjo dihet nga te gjithe.AI pret zgjedhjet me qetesi.Me fitimtarin behen te gjithe.Per humbjen nuk mban pergjegjesi.Kjo eshte krejt ersyeshme,per eksperiencen qe mban mbi supe.pra nuk ka pse te kete shqetesim.

  11. kleptofagos says:

    Mero!
    Je kontradiktor ne ato qe thua sot dhe ne ato qe ke thene deri dje.
    Se pari, titulli i shkrimit (qe ben efektin me te madh) nuk perputhet me fjaline e fundit..
    Pse je kaq i sigurte, se Basha ka vepruar kohet e fundit pa e pyetur Berishen?
    Mos valle, kerkon te justifikosh Ramen per marreveshjen mafioze me Bashen?
    Rama eshte njelloj i kriminalizuar sa Berisha, Meta dhe ata qe vertiten rreth tyre…
    O njerez!
    Bojkotoni mafien politike qe po na grabit dhe po na shkaterron prej 26 vitesh!
    Nese votoni, (per momentin eshte veprimi me i aresyeshem) zgjidhni alternativa te reja..
    Ndoshta Blushi, ndoshta Bojaxhiu, ndoshta edhe ndonje tjeter…

  12. kleptofagos says:

    Mero!
    Je kontradiktor ne ato qe thua sot dhe ne ato qe ke thene deri dje.
    -Se pari, titulli i shkrimit (qe ben efektin me te madh) nuk perputhet me fjaline e fundit..
    -Pse je kaq i sigurte, se Basha ka vepruar kohet e fundit pa e pyetur Berishen?
    -Mos valle, kerkon te justifikosh Ramen per marreveshjen mafioze me Bashen?
    -Rama eshte njelloj i kriminalizuar sa Berisha, Meta dhe te tjeret qe vertiten rreth tyre…
    O njerez!
    Bojkotoni mafien politike qe po na grabit dhe po na shkaterron prej 26 vitesh!
    Nese votoni, (per momentin eshte veprimi me i aresyeshem) zgjidhni alternativa te reja..
    Ndoshta Blushi, ndoshta Bojaxhiu, ndoshta edhe ndonje tjeter…

  13. true says:

    O Mero te beje thirrje qe te heqesh sa me pare reklamen qe kini futur per PS se na neveriti. Ne do ti besh dem Parties socialiste vazhdo ta mbash akoma

  14. Bomba says:

    Deri dje na tregoje se mbrapa Bashes eshte Berisha,se gjoja kryetar de fakto eshte BerishA E ETJ,ETJ, Kurse tani po na thua se Basha e ka bere gjerat pa e pyetur Berishen gje qe neve e thonim ate cdo here>Si ndryshove zoti Baze? Pse Inteligjenca e juaj eshte me shum vonese? Ha rrap, se e te ka katranosur urrejtja qe ke per Berishen dh asnjehere nuk ke per tu bere Analist Normal.

  15. Lili says:

    Gjithe kjo histori per asgje ,apo ma mire per me mbuluat pazarin qe gjithe shqiptaret e kane kuptuar: imunitetin per ne, pushtetin per ty…
    Mero mos u bane sikur nuk e ke kuptuar kete marreveshje ….
    Pra mos u merzit per Berishen,po vajto per luften tende te kot kunder Berishes qe po fiton imunitetin e po gezon paret e grabituara me bekimin e Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje