Mitingu përmbyllës i Shkodrës përsëriti pamjet e mitingut çelës të fushatës. E vetmja gjë që mungonte, ishte posteri i Jozefina Topallit me tullumbace sipër kokës së Bashës në miting. Edhe pse ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur brenda elektoratit të PD në Shkodër dhe gjetkë, është e qartë se së paku entuziasmi ka vdekur.
Lista e re e Lulzim Bashës, e cila ka fshirë gjithë ish-drejtuesit historikë të PD, duke i zëvendësuar me biznesmenë, ose njerëz të fraksionit të Genc Pollos brenda PD, ka krijuar një ngërç, i cili duket se po jep efektet e veta.
Mitingjet përmbyllëse të Bashës në çdo rreth i ngjajnë njëri- tjetrit. Mungesa e entuziasmit dhe një demotivim i strukturave të PD, është i dukshëm. Dhe një nga shkaqet ka të bëjë dhe me faktin se drejtuesit e fshirë nga lista, kanë ende pushtet mbi strukturat e partisë, të cilat ndjehen të pamotivuara.
Por ajo që i mungon më së shumti fushatës së PD, është Sali Berisha. E mësuar me një lider karizmatik, energjik, të pamëshirshëm me kundërshtarin, turbullues, të paparashikueshëm dhe gjenerues edhe të dhunës mbi palën tjetër, Partia Demokratike ngjan e tronditur me gjithçka në këtë fushatë. Ajo ngjan e tronditur me faktin që fushata filloi pas një pazari me Edi Ramën, pastaj me një listë që ka fshirë gjithë historinë e PD, dhe me një mbetje tërësisht jo cilësore nga PD e vjetër, ku më i famshmi është Flamuri me Strazimirin dhe Palokën. Tashmë në disa nga qarqet kryesore të vendit, PD duket se po shkon më keq seç pritej, si në Vlorë, Shkodër, Korçë, Berat, Durrës etj, dhe kjo ka të bëjë jo vetëm me ndikimin që kanë mbi strukturat e këtyre qarqeve drejtuesit e fshirë nga lista, por dhe cilësia e keqe e listës që ai ka çuar aty.
Por në gjithë këtë histori, ajo që po trondit fushatën e Bashës, është fushata e Berishës. Ai nuk ka asnjë kohezion me fushatën e Bashës, dhe duket si një plak i vetmuar që vazhdon të këmbëngulë tek e veta, duke dashur të “turpërojë” fëmijën e tij, me zakonet e vjetra. Ndërsa Basha flet për një plan ekonomik, dhe të ardhme të sigurtë, Berisha vazhdon fushatë denoncuese për krimin ndaj Ramës, edhe pse qeveria në shumicë është e Bashës. Lulzim Basha nuk harron çdo ditë të sulmojë Ilir Metën, ndërsa Berisha nuk harron çdo ditë të mbrojë LSI dhe Metën, duke i klasifikuar ata si viktima të qeverisjes së Ramës. Basha flet çdo ditë për suksese të ministrave teknikë në monitorimin e fushatës në luftën kundër drogës dhe në spastrimet në administratë, Berisha flet çdo ditë për të kundërtën, për politizim të fushatës, për dhunë të socialistëve ndaj LSI dhe natyrisht për lidhje me drogën.
Demokratët e mërzitur i çojnë mesazhe Berishës për dështimet e fushatës, ndërsa ai nuk i komenton ato, por i inkurajon të vazhdojnë përpara.
Në sjelljen e Berishës në këtë fushatë, gjëja më me peshë është boshllëku që ai ka lënë në modelin që PD ka për fushatën. PD-së i mungon Berisha jo vetëm fizikisht, por dhe modeli i fushatës së tij. Edhe Tritan Shehu që e imitonte vazhdimisht, tani po imiton Bashën. Ndoshta Basha nuk ka bërë ndonjë gabim në fushatën e tij, por partia të cilës ai i drejtohet, nuk është mësuar me atë fushatë, por me fushatën e Berishës.
Dhe ajo që i demotivon më shumë demokratët, nuk është aq shumë tipologjia e fushatës, por fakti që Berisha po bën shumë kujdes, që Basha të mos mërzitet nga fushata e tij. Ata nuk po shikojnë vetëm një Bashë të pafuqishëm përballë të majtës, por dhe një Berishë të dobët para Bashës, ndoshta të frikësuar se një përplasje me të, do t’i fundoste të gjithë. Dhe ky dëshpërim është identiteti i kësaj fushate.
ky eshte lideri kari-zmatik ?
jo o mero jo …berisha ishte nje monster qe ne kete video shihet qarte dhe banda e tropojes e elezbiberizuar:
http://www.youtube.com/watch?v=iramcReU3HQ
Lulzim Basha ka bere nje fushate te shkelqyer.
Nje fushate te fokusuar totalisht tek programi ekonomik,tek oferta konkrete per qytetaret e thjeshte.
Nje fushate europianiste,perendimore.Per here te pare ne keto 27 vite pluralizem politik.
Gjithe cka thuhet sot (pozitivisht),per fushaten zgjedhore ne teresi,per te gjitha palet politike,pa ate mbingarkesen e militantizmit zhurmues qe kaq shume na ka bezdisur kete cerekshekulli demokraci, eshte per merite te Lulzim Basha.
Eshte Lulzim Basha,qe me menyren europianiste,tipike perendimore te te berit fushate,qe ua imponuar ate edhe kundershtareve politike.Por kjo, vetem per pjesen sa i takon se djathtes,sepse,fatkeqesisht,ajo qe u shmang europianisht nga Basha mes kundershtareve historike,po ndodh brenda se majtes.Mes Rames dhe Metes.
Keta,mesa duket,nuk mund te rrine dot pa armik.
Dhe,kur nuk e kane e shpikin ate…e gjejne mes vetes.
E kane ne trasheguar ne gen nga partia meme.
Nejse.
Kjo,ne vetvete,eshte nje fitore tjeter e Lulzim Bashes ne fund te ketij katervjecari te suksesshem te qenit opozitar.
Ajo qe ka habitur te gjithe,gjate ketij katervjecari ne opozite te PD-se,eshte sinkronizimi i jashtezakonshem i Liderit te ri te PD-se,me Liderin historik te saj.
I lulzim Bashes me Sali Berishen.
Te jem i sinqerte,edhe une nuk e kisha pritur nje sinkronizim te tille kaq perfekt.Ne te gjitha betejat qe ka bere Basha,qe nga ajo e dekriminalizimit e gjer tek kjo qe po zhvillohet tani,tek fushata,sinkronizimi i Bashes me Berishen ka qene shume efektiv.
Basha,e kam thene i pari une kete, ia arriti te percaje,pakthim, Ramen me Meten.Por,duhet te jemi te vetedijshem,se ne kete strategji,me spektakolaren qe ka njohur ndonjehere politika shqiptare,Sali Berisha ka dhene ndihem e tij te pacmuar,me qendrimin qe ka mbajtur gjate ketyre javeve,pas Marreveshjes se madhe politike Basha-Rama.
Imagjinoni,edhe ata qe pretendojne se e njohin shume mire Berishen,si zotni Bazja prsh,u shastrisen e nuk munden te kuptonin se c’loje po luante Berisha.Akoma,edhe sot e kesaj dite,kur efekti (percarja Rama-Meta) i lojes perfekte Basha-Berisha,eshte i dukshem,akoma jane te shastisur.
Ata qe e kane kuptuar,e kane te veshtire ta pranojne,sepse mendojne se dalin shume budallenj.Kane te drejte.
Fushata qe ka bere dhe po ben Basha eshte superiore ne te gjitha aspektet me ato qe bejne Rama dhe Meta.
Basha,me qetesi dhe dashuri,me edukate dhe kulture,si europian i vertete,ne agorat ku mblidhen qytetare me deshire – as qe flitet per mitingashe te mbledhur andej-kendej e te sjelle me fugone e autobuze – u paraqet atyre oferten e vet.Qytetaret degjojne dhe pyesin…si ne nje fushate ,diku,atje ne Perendim.
Me ane tjeter,dy kundershtaret e tij te majte,bashkeqeverisesit e mandatit qe shkoi,Rama dhe Meta,ne vend qe te paraqesin ofertat respektive programore, po kerrleshen si qej te egjer me njeri-tjetrin,se kush e pati fajin per qeverisjen e perbashket kriminale 2013-2017!!!…
Ai qe quhet elektorati Gri,po e shikon shume qarte kontrastin e forte mes fushates europianiste te Bashes dhe fushatave te gerrmerreve,kacafytjeve dhe kerrleshjeve,sharjeve dhe akuzave monstruoze te Rama-Metes.
(PS: eshte qesharake tek lexon Meron te mundohet te beje diversion me zonjen Jozefina Topalli,aq shume te sulmuar prej tij;aq me teper,kur po ky Mero,dhe jo vetem ky,por edhe gjithe koleget e tij qe po tregojne nje “dashamiresi” te habitshme ndaj zonjes Topalli,qysh se ajo nuk u perfshi ne listat per kandidat,e paten bere ate pergjegjesen kryesore te humbjes se thelle te Partise Demokratike ne Shkoder ne vitin 2013…)
Fillimi i fundit. Nje enderr po kthehet realitet ashtu si ne 1990. Nje parti e kalbur, ashtu si ajo komuniste, po shkermoqet dhe se shpejti do te shembet. Idhujt e rreme me ne krye neofashistin Berisha jane tashme ne shtratin e vdekjes. Ate dite qe per neofashistet do te jete e zeze si ngjyra e shpirtit te tyre, do te rilinde Shqiperia. Minjte e kocekeve te majmur nga babezia nuk do te kene mundesi qe as te dalin nga vrimat e varkes se varkarit Black Sparow ( Berisha, Sali). Ne perpjekje per te shpetuar do t’i kthehen njeri tjetrit dhe se kanibale dhe do shqyejne njeri. Tragjikomedija ka filluar. Haleluja
PëDë!
.
Nga prehëri yt i tharë
Një djell po lind mbi dhe
Si kurrë, si kurrë më parë
Po lind “Republikja e Re”!
.
Nga prehëri yt i tharë
Me djalin e Fariut
Po lind partija fringo
Si topet e Saliut!
Basha duhet te vazhdoje keshtu!
Fushata e tij duhet te jete programore,pa sharje e fyerje te kundershtarit.Pamvaresisht se nje pjese e madhe e elektoratit te PD-se jane mesuar me Sali Kriminel Berishen,me shpifje,kercenime,dhune neper fushata.
Basha ka peshen e madhe ne rradhe te pare te ndryshoje mentalitetin e dhunes qe ka kultivuar Kryegangesteri Berisha ne ate parti.
Ajo parti duhet te ngrihet nga brenda njehere.Me nje koncept paqesor dhe modern.Nuk ka rendesi se ekstremistet dhe te dhunshmit nuk do votojne PD dhe do humbase.Por ai elektorat qe do e votoje do jete pjesa me e mire e elektoratit te PD-se,qe me kalimin e kohes do rritet absolutisht.
Plotesisht dakort me komentuesin
O SHQIPTARI SLLOBODANKES-LIRISE DHE LEFTERISE
.
LUL BASHICI
eshte bashkriminel me berishen per vrasjen ne 21 janar 2011
.
eshte bashktradhetar me berishin per detin jon
.
eshte bashktradhetar me berishin per varezat greke sipas vorio-epirit
.
eshte bashktradhetar me berishovicin per sabotimet dhe spiunimet ndaj UCK
.
eshte bashkmafjoz me berishin per gjysem miljardi dollare ne rr/k..bashke me nje zyrtar te larte amerikane
,
pra o skipetari i sllobodankes ( qe ben sikur shan berishin)
luli dhe sala jane vellezer siameze dhe nuk ka gop some te kundershtoje kete
percaktim..biles as fotografia e turpeshme me Donald Trampin..
.
nqs berisha eshte nje ujk i peshtire…ky luli eshte nje gjarper qe te pickon pa u ndjere..ky eshte ndryshimi i “mentalitetit” tyre
Kjo eshte fushata me e mire qe kemi pare ndonjehere keto 27 vjet ,ska urrejtje , ska sharje { pervec veprimeve te ndonje partije te vogel me pretendime te mbedha }, ska antimitingje , ska perdorim te nxenesve te shkollave per fushate , ska ndotje mjedisi dhe shpenzime per banderola e flamuj e billborde . ska kualicione parazgjedhore qe deformojne voten e popullit , ska perdorim te administrates , tonet jane te qeta ,njerzit rrine ulur ne karrige , rastet sporadike te shitblerjes po goditen , Nje fryme e re dhe nje ere e re po ndodh . ” E reja po triumfon Germadhash ” Bravo ! Shqiperija ka shprese ,
PD me lista te reja apo te vjetra mbetet serish e njejta. Nje kope vrasesish dhe hajdutesh.
Ne aparence duket keshtu . Po ne nuk i dime se çfare kulisash Jane luajtur naten e 17/05 . Ardhja e nd . sekt te departamentit , pikerisht vetem pak para ” marreveshjes ” , le te kuptoje nje fare ultimatumi nga ana e shba-se. Atehere , tu dalesh njerezve pas tre muajsh e tu thuash ; s’keni ç’bejme , s’do amerika , sikur nuk shkon . Keshtu qe u gjet ” zgjidhja ” . Ti i riu ( Basha me shale te trasha ) ,do behesh i moderuar ( menderesorur ). Kurse ti plak me huqe ( SALIU),, ti do vazhdosh avazin e dixhitalit . Si perfundim ne ( shba + be ) , nuk na intreson shume se kush qeveris . Ne Kemi ca kontrata me ju e keto nuk shkelen . Prandaj dhe i vetmi qe luan jashte kesaj suaze eshte personazhi me ze dhe me figure. Qe me shume gjasa ka kuptuar se do jete kaka e turkut , si gjithmone ne te tilla historira .
MUT I ATI ,MUT I BIRI ,Kriminel Saliu ,më kriminel Basha me gjithë zagartë që i kan shkuar mbrapa Sali rrumpallës,përveç ryshfeteve ,pasurive dhe posteve ata kan marrë me vete edhe gropën ,ai do hedhë në gropë Lulin siç ka hedhur Azem Hajdarin dhe PD-në në gropë do ta hadhë për ta zhdukur me qëllim për të zhdukur krimet që ka kryer vetë.
PD eshte ne rrugen e duhur. Po qyteterohet. Berishizmi qe sa e doni e aq e urreni e mbylli ciklin e tij. Pd u krijua nga qyteterimi e u perdor nga provincializmi. Reformimi i Pd me norma qytetare do reformoje te gjithe klasen politike ne vend. Rikciklimi i grupimeve partiake eshte me shume se i domosdoshem. Do te ishte ideale qe te vendoseshin kritere kohore per fuksionar partie e shteterore. Basha ka shansin hisorik te kalimit te partise nga provincialiteti berishjan ne qyteterim.
Qe Berisha ka qene gjithmone nje politikan i vijes se ashper me komunistet, ky eshte nje fakt i njohur. Fakt i njohur eshte edhe se “e majta” shqiptare qe ndroi emrin nga PPSH, ne PSSH, ka 27 vjet qe e sulmon ate personalisht edhe me ndihmen e ca gazetareve dy fytyresh, me te gjitha epitetet, tradhetar i partise, (PP), fashist, nazist, diktator, mbrojtes i ceceneve (shqiptareve te Kosoves), shpellar, e me vone deri si komunist me fanatik se Enveri, eshte nje tregues se komunistet shihnin e shohin akoma tek ai “armikun” me te madh. Por eshte nje djallezi qesharake qe te konsiderosh Bashen qe ka sjelle nje fryme te re ne politiken shqiptare, se qenka edhe ky kunder Berishes. Nuk ka asgje te vertete ne keto thashethemnaja qe po perhapen, se Basha eshte bere me Ramen per te sulmuar Meten e Berisha mbrokerka Meten per te sulmuar Ramen. Qe te dy deklarojne njelloj sipas stilit te tyre komunikues me publikun, se pergjegjesine me te madhe per deshtimin e kesaj qeverisje e ka Edi Rama si kryeminister, por sigurisht pergjegjesine e ka edhe Meta si pjese e kesaj qeverie. Ndryshimi eshte vetem qe Berisha duke qene nje deputet, deshtimin e qeverise Rama, e motivon me denoncimet qe i vijne atij nga “qytetaret dixhitale”, kurse Basha si shef i opozites qe lufton te mare pushtetin, ka dale me nje program te kjarte ekonomik me te cilin kerkon te ndryshoje Shqiperine dhe ne cdo diskurs te tij ne publik, e perserit vazhdimisht demaskimin e Rames si nje politikan qe nuk ka programe te kjarta ekonomike por vetem ben akrobacira retorike e synon pushtet te pakufizuar individual.
Te nderuar bashkatdhetare:
shqiptare shquptare dhe shqipkare.
me lejoni tju paraqis nje AKSIOME per votimet e radhes
.
Edi Rama nuk e plotëson formatin për drejtues të vendit por, në kushtet aktuale
1-perballe hipokrizise te “miqve nderkombetare” ndaj bandes lul berishes
2-perballe krimeve antikombetare dhe anti njerzore te berishes tyre
3-perballe kryendyresise ilir meta qe hoqi masken e “kalit trojes”
, ai duhet rivotuar ne menyre masive, qe të ketë mundësi të formojë qeveri i vetëm,
pa koalicione. me vogla qe duhet te votohet per EDI RAMEN…
jo si socjalist por si atdhetar dhe besoj se atij i duhet rezultati fitore 8:2 nga Belul Bashes.
Te Edi rama nuk ndodhet “cudiberesi”, por një figurë njerëzore qe gabon
por që mishëron dhe shfaq tiparet më të arrira të personalitetit dhe dinjitetit njerëzor
si mençurinë,
kulturën,
moralin
atdhedashurinë,
modestinë,
humanizmin
dashurinë e respektin për njerëzit në tërësi
dhe për të vegjlit e të varfrit në veçanti,
dëshirën,
vullnetin
zotësinë për të ndërmarrë veprime dhe reforma
që i shërbejnë jo pushtetit vetjak por,
kryesisht, të sotmes dhe të ardhmes së popullit..
.
Nuk them se Edirama eshte modeli qe kerkojme
por eshte vite drite larg kermave antihumane si berisha
dhe ujku qe ka lyer kemben e pergjakur me miell te bardhe
per tju prishur mendjen shqiptareve qe kane 25 vjet
nen junten berishiane qe shume here eshte perkrahur
dhe nga nje pushtet i nendheshem (DEEP STATE)
ne amerike dhe europe.
Keni shume te drejte
Keni shume te drejte