Zgjedhjet që prodhuan një opozitë të re

25 Qershor 2017, 22:07Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqipëria përmbylli procesin më të qetë zgjedhor në historinë e saj, me një kulturë të re komunikimi dhe një përmbajtje qytetare të partive të mëdha. Për herë të pare, një lider opozite ka falenderuar votuesit pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe ka bërë thirrje për një proces numërimi korrekt, duke lënë mënjanë një traditë anadollake të thirrjeve për fitore nga të dy kampet dhe akuzave reciproke ende pa u hapur kutitë e votimit.

Kjo është një nga fitoret më të mëdha të këtyre zgjedhjeve, ku opozita ka meritën e saj.

Zgjedhjet duket se i kanë dhënë fitoren Partinë Socialiste, jo aq për shkak të shtimit të votave të saj, por për shkak të abstenimit të votuesve që kanë mbështetur opozitën, për shkak të problemeve brenda saj. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, ku votuan 50 për qind e listës formale (që është rreth 80 për qind e listës faktike të atyre që banojnë në Shqipëri), në këto zgjedhje kanë votuar 45 për qind e listës formale. Pra, kemi një rënie me pesë për qind të listës formale të votuesve, që në mënyrë të qartë i adresohet problemeve të opozitës.

Ky është një shembull i fortë, se si rregullat e demokracisë së brendshme në një parti politike të madhe, kthehen në një ndëshkuese të madhe për një parti, edhe kur ajo është në opozitë, pasi frenon ngjalljen e shpresës dhe vret idenë e bashkimit.

Është kjo arsyeja që votuesit e opozitës kanë preferuar të shkojnë në plazh, apo të rrijnë në shtëpi, duke mos pasur besim tek fitorja e partisë së tyre.

Edi Rama ka ruajtur në mënyrë të pazakontë votat e tij, duke i shtuar ndoshta ato në një shifër të papërfillshme, por që përkthehen në mandate më shumë, për shkak të sistemit të konkurrimit individual të partive. Ky në fakt ishte basti i madh i Edi Ramës me këto zgjedhje dhe guximi i madh politik i tij, për të sfiduar aleatin e tij më të madh, Ilir Metën. Një guxim i cili ka ndarë historikisht të majtën dhe e ka kthyer LSI-në në një faktor vendimtar për të ardhmen e opozitës në Shqipëri.

Fakti që Edi Rama po ja del, është dëshmi e fuqisë që ka ruajtur mbi të majtën socialiste dhe padyshim e fushatës së tij me energji pozitve, pse jo dhe një populizëm me ngjyra nacionaliste.

Ilir Meta po ashtu ja ka dalë të bëjë një betejë të pazakontë politike, të stilit të vjetër, për të ruajtur kuotat e tij politike. I vendosur mes dy zjarresh pas marrëveshjes Rama – Basha, Ilir Meta u përfshi në një betejë të jashtëzakonshme politike, duke hedhur poshtë kostumin e presidentit të zgjedhur dhe duke tentuar t’i tërheqë kundërshtarët në një betejë edhe fizike, me shpresë se aty do t’i mundte. Pavarësisht tensioneve të skajshme dhe retorikës së LSI për të qenë “forcë e parë”, mendoj se fakti që Ilir Meta arriti të ruajë mandatet e veta, dëshmon një parti të superstrukturuar për t’u vetëmbrojtur. Kjo e bën atë një aktor të rëndësishëm politik në të ardhmen, sidomos në raport me opozitën e Partisë Demokratike. Ai do të jetë diktues i madh i rregullave të lojës edhe brenda PD, për të ardhur në pushtet.  E ardhmja e PD dhe sidomos rruga e saj drejt pushtetit, tani nuk kalon vetëm nga Lulzim Basha, por dhe nga Ilir Meta, i cili ngjan më shumë se Basha, si pasardhës i Berishës. Këto zgjedhje po prodhojnë një fitues të qartë, por një opozitë të paqartë. Dhe paqartësia  e opzitës së re, është se të gjitha llogaritë tani duhet t’i bëjnë me Berishën e Metën, dhe jo me atë që ka vulën e partisë.

19 komente në “Zgjedhjet që prodhuan një opozitë të re”

  1. Liri says:

    Te punoje edhe kater vjet Rama, pastaj te behet cfare te jete caktuar

    1. Dyrrahu says:

      Tani le te guxoje dhe mos ta dekretoje qeverine Ilir Meta.
      Tani i ka te numruara ditet per te marre postin e presidentit, por gjithashtu t’i kete ditet e numruara per t’iu marre mandati nese nuk e dekreton zotin Rama per kryeminister!

  2. Vezhguesi says:

    Le nam!
    U bere si Tritan Shehu ne vitin 1996 qe doli e tha qe ne ora 11:00 ne diten e votimeve: “kemi fituar”.
    Prit pak e shiko tendencen e votave e pastaj dil e bej kinkluzionet! ?

  3. ce guevara says:

    Mero jam dakord me ty….

  4. HAJDUTI says:

    nuk behet shqiperia me korrake anadollak te tipit sunit.. luzim e ilir….

  5. shqip says:

    Ne deshirojme qe Edi Rama ta terheqe kete popull te cfilitur nga anakronizmi 6te shekullor, e ta ktheje me fytyre nga perendon dielli .Te thuash te qeta zgjedhjet , nenkupton qe sto te hapen e te mbyllen siç ndodh rendom ketej e 70 vjete ne perendi . Tek ne lsi u perfshi nga mengjesi deri ne darke , ne dhune verbale , fizike , e psikologjike . Te arrish deri ne rrahje e plagosje , ky eshte talebanizem . Te ndash para si ne kohen e mesjetes , vetem te qeta s’mund te quhen zgjedhjet . Nuk me intereson numri i vendeve qe lesh e li do mbaje ne parlament. Une dua qe ligji neser te vere para pergjesise komisionerin , sekserin, e deri ” presidentin ” rrugaç qe i bene pis keto zgjedhje . Ne kete vene te gjithe Jane te bindur . Nese nuk do kete manovra te pista , blerje votash , intimidime , tjetersim identitetesh , ps e vetme kap edhe 80 vende e vetme . Por kjo nuk arrihet pasi forcat regresive ne kete vend Kane akoma forcen per t’iu kundervene ligjit. E vetmja shprese eshte vetingu . Nese ketu do funksionoje ligji ndonje dite , ne nuk do mbetemi ne duart e sadisteve e hajduteve . Nuk do kishte asnje mundesi qe nje njeri me kaq ngarkese negative si Berisha ,Meta , etj , ti afroheshin zyrave te shtetit , jo me te uleshin ne to .

  6. Aleksander says:

    Le te shkrihen ne nje te vetme Pd Lsi dhe t’ja vene emrin Levizja Demokratike Folklorike.Po konturohen tashme qarte dy pole ai i qytetarise me Edi Ramen dhe gjithe shqiptaret me prirje qytetare perendimore,dhe tjetri me ilir meten e bashen e me pasuesit e tyre me prirje anadollake dumbabiste, qe e vetmja e mire qe mund ti sjelle Shqiperise ,eshte se mund te themi qe kemi edhe opozite.

  7. Tafus says:

    Urime qe…ja fut pordhes kot zoti Mero.
    Po duro o njeri shtatanik sa te numrohet votat dhe jo te besh si gjoja magjistar e analist duke luajtur bllofin me ca rezultate qe pak a shume priteshin e nuk eshte se i shpike ti.

  8. Vesa says:

    Dy gjera Jane te sigurta: PS ka fituar zgjedhjet dhe LSI kalon ne opozite .

  9. peshku ne det, tigani ne zjarr says:

    Nuk te duket ca si shume i parakohshëm ky shkrim, z. Baze? Ti i mbylle llogarite pa u hapur as nje kuti e vetme votime akoma dhe me exit polls qe s’vlejne nje lek në Shqipëri.
    .
    Jo per gje, por se mos te del huq gjithe ky shkrim e ngazellim, Mero…

    1. boom says:

      Ha ha ha. Peshku ne bythe te Metes,Tigani ne bythe te Berishes e Zjarri ne bythe te Blushit.

  10. Aleksander says:

    Mero ju lutem shkoni e verifikoni ne SHenavlash te Durresit sepse deri ketu ku jam une ne Itali po degjojme qe u kane ofruar 150 euro per familje ne kembim te votes.Kjo eshte mese e vertete sepse behet fjale per familjen e kunates sime dhe gjerat atje po behen sheshit .Eshte e njejta force politike qe shquhet per te tilla pislleqe ndaj spo e permend ketu.

  11. Big data says:

    Parashim i sakte PS merr 74 deputete ne rang vendi.

  12. Theo says:

    O Mero, analiza eshte e sakte ne teresi, por ne vecanti, (psh tek LSI) nuk eshte ashtu sic thua ti “qe kjo force politike me gjuhen e dhunes mundi te ruaj mandatet e meparshme”, kjo nuk eshte e vertete, e di pse, sepse votuesit e LSI jane “mercenar”, ata ai i mbajti deri tani me parate e vjedhura ne tendera, por LSI do ta shikosh ne zgjedhjet e ardhshme qe Ilir Meta nuk do marr as voten e gruas se tij (sepse do te merret Vettingu me ate). Ai (dmth kanceri i Shqiperise sistemi Metian) beri mire qe hoqi kostumin e presidentit dhe nxorri surratin e tij te vertete si tek vidioja e Dritan Priftit, kjo beri qe vellai im qe kujtone se Edi rama ishte shok me Meten, mirpo e urrente Meten kaq shume sepse e njeh mire, beri qe te votoje per Edi ramen, nga votues i rregillt i PD, merre me mend cfare surrati eshte Ilir meta.

  13. I pandehuri says:

    Nje gje eshte e qarte dhe e pamohueshme: LSI e Ilir Ivanov Berishes nuk ja doli te jete force e pare……….. as ne opozite! Nga anet tona ka nje shprehje: “Pordhët e mëdha grisin brektë e veta”

  14. Mersin says:

    Elektorati i PD eshte pikerisht ky i 25 qershorit 2017. Nga 96 rezultatet kane qene te manipuluara. Elektorati gri mbetet po ai zoti Mero, here hyn ne loje dhe here jo, shto dhe pamundesine e emigranteve per te votuar dhe plotesohet harta.

  15. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Aleanca PS-PD ka shpetuar PD nga force e 3-te !
    Rregjizori I saj, Berisha, ka deshtuar perseri,ndonse ishte organizatori per mbeshtetjen nderkombetare,duke filluar nga foto me Presidentin Amerikan,deklarata e PPE,deri tek “mbeshtetja” gjermane.

  16. spartaku says:

    Gjeja me e mire qe duhet te beje ps-te dhe grupi palamentar me Edi Ramen,te shkarkojne me njehere Ilir Meten nga president. Meta t’a dij mire se kushe eshte ps-te dhe Edi Rama.Dy dite para votimeve Meta dhe Vasili thane me mendjemadhesi,se neve,do t’i japin nje shans Edi Rames per t’u larguar e t’a nxierim ne pension. Po tani ç’a mutin do thone keta myteber? Ata do hane ate qe kane dhjere vete. Kete Radhe Meta,Vasili,dhe LSI-ja,duhet te marin je mesim te mire,se boll u tallen me ps-te dhe pd-ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje