Në ditën e fundit të çdo fushate, ka një trend që bie në sy, dhe ai kuptohet tek “thirrjet e fundit” që bëjnë palët që duan të mbijetojnë, ato që duan të fitojnë dhe ata që janë të sigurt në fitore. Thirrja e fundit dhe versionet rreth saj në këtë fushatë elektorale, kanë të bëjnë si në asnjë rast tjetër, vetëm me një çështje, me konspiracionin se secili e ka rregulluar të bëjë aleancë me Partinë Socialiste. Kjo çështje shtrohet edhe në rastin kur mendohet që socialistët i kalojnë 71 mandate, edhe në rastin kur janë shumë afër tyre.
Në të gjitha thirrjet e fundit të PD dhe Lulzim Bashës, përtej formalitetit të të qenit pretendent fitues, lihet gjithnjë e hapur mundësia e një koalicioni të madh me Partinë Socialiste dhe vazhdimi i paktit për reformën kushtetuese dhe atë elektorale. Gjuha e Bashës në këtë fushatë, ka qenë krejt e ndryshme nga gjuha e Partisë Demokratike në çdo fushatë. Kjo ndoshta dhe për faktin se kjo është fushata e parë elektorale për zgjedhje parlamentare, ku mungon Berisha, por mbi të gjitha për shkak të tërheqjes që ekzisotn në këtë rast, nga “thirrja e fundit” që ngjall besim tek demokratët. Dhe thirrja, apo fjalia që ngjall më shumë besim tek demokratët, është që në rast se nuk ja dalim, kemi PS-në.
Lëvizja Socialiste për Integrim, përkundër retorikës së ashpër të javës që shkoi, dy ditët e fundit sërisht ka nisur të thyejë gjuhën dhe të flasë për shanse të aleancës me PS. Në fakt, politikisht gjuha e egër e Ilir Metës kundër Edi Ramës, mbuloi mrekullisht marrëveshjen e pistë të LSI me PS, para 17 majit. Kjo është e vetmja fushatë elektorale, ku një marrëveshje e pistë mes dy partive, edhe pse e faktuar, nuk u diskutua kurrë, edhe pse solli luftë në fushatë, kurse një marrëveshje që solli paqen si ajo mes PD dhe PS, u përfol më shumë se çdo gjë.
Të gjithë kemi fakte që PS me LSI bënë një marrëveshje të pistë për të hyrë në zgjedhje pa PD, duke shpërblyer LSI-në. Pra, LSI pranoi paktin me Edi Ramën për të hyrë në zgjedhje pa opozitën, pasi mori prej PS-së përfitime konkrete. Ato janë, posti i presidentit të Republikës dhe një numër deputetësh të LSI, që janë ende në listat e PS-së dhe për të cilët nuk flet askush. Në listat e PS-së së Tiranës dhe disa qarqe të tjera, ka deputetë të Ilir Metës, të cilët u vunë si garanci për të qenë një pritë, që Partia Socialiste të mos merrte më shumë deputetë se ç’duhej, meqë do hyhej pa PD në zgjedhje.
Një parti që e pranon këtë marrëveshje, që merr presidentin dhe fut këta deputetë në lista, nuk mund të marrë më flamurin e mbrojtjes së opozitës në këtë histori. Ajo thjesht nuk ua hodhi dot të dy palëve. Pasi garantoi këto vende nga Partia Socialiste, pasi mori presidentin dhe futi njerëz në lista, LSI donte të rrethonte politikisht Edi Ramën, duke u bërë bashkë me gjithë të tjerët kundër tij. Këtë gjë e zhbëri marrëveshja Rama-Basha, e cila për çudi quhet imorale. Në fakt ajo është një marrëveshje që i dha fund imoralitetit të marrëveshjes së pistë PS-LSI.
Tani, pasi ka bërë një fushatë të egër kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, pasi ka konsumuar çdo kërcënim kundër procesit, LSI në thirrjet e saj të fundit përsëri po shkon rreth PS-së. Fjala vjen, disa deputetë në Qarqet e Jugut po hapin fjalë se pas zgjedhjeve, ata do ikin me Edi Ramën, pasi kështu kanë shanse të marrin ndonjë votë të lëkundur. Vetë krerët e LSI-së po flasin për një aleancë të mundshme me PS. Në shumë detaje, përmbajtja e thirrjes së fundit, është sërisht PS.
Partia tjetër me më shumë shanse nga partitë e vogla, PDIU, po ashtu e ka orientuar thirrjen e saj të fundit tek aleanca me PS. Shpëtim Idrizi, Aqif Rakipi dhe kandidatë të tjerë të saj, e kanë bërë të qartë se mandatet e tyre do t’i bashkohen partisë së parë, për të cilën nuk e vë njeri në diskutim që janë socialistët.
SFIDA dhe LIBRA, dy parti që po luftojnë për elektoratin gri, kryesisht në Tiranë, janë të painteresuara për këtë trend, pasi ato kërkojnë votues që nuk duan pushtet, por oponencë, dhe si të tillë nuk janë të interesuara të flasin me kë do të jenë.
Por në tërësinë e saj, ajo që po e dominon thirrjen e fundit, apo trukun e ditëve të fundit në këtë fushatë, qoftë në tavolina, qoftë në fushatën “vesh më vesh”, qoftë në tribuna, është sekreti se ekziston një plan të bëhen me PS. Ajo që quhet “thirrje e fundit” për secilin, është “sekreti” se ata kanë shanse të bëhen me PS. Dhe kjo në fakt i jep fund debatit për fituesin, dhe lë të hapur vetëm kuriozitetin për bashkëfituesit.
PS + PDIU them une si nga fshati qe jam.
Sali bisha babai i lul bashes dhe burri i shtetit i “deleted” Arvizu
për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë,
jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit
por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti
Shqiptare!
Keto dite te gjithe kemi pare ,sesi dy partite qe kane qeverisur Shqiperine per kater vitet e fundit,Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim,u kerrleshen me njera-tjetren si organizata kriminale;kemi pare,sesi militantet e PS-se dhe LSI-se kacafyten me njeri-tjetrin si kafshe te egra ,deri ne gjakderdhje;kemi pare,sesi Edi Rama dhe Ilir Meta,i jane versurlur si bisha njeri-tjetrit,me akuzat me monstruozet dhe me thirrjet kriminale antikushtetuese per militanten respektive.
Shqiptare!
Keto dite,kemi pare,sesi dy partite bashkeqeverisese PS-LSI,po akuzojne njera-tjetren per deshtimin spektakolar te vete qeverisjes se tyre,duke dhene vete ata,proven me te forte se qeveria e tyre ishte nje qeveri kriminale.
Kemi pare,se sa larg mund te shkoje tallja e Rama-Metes,PS-LSI me mbare popullin shqiptare kur, gjithe duke akuzuar njeri-tjetrin per deshtimin e qeverisjes se perbashket,hyne ne garen me turperuese,fyese dhe poshteruese qe mund te kete njohur ndonjehere politika ne pergjithesi: hyne ne garen e te berit opozite…te berit opozite njeri-tjetrit…!!!
Shqiptare!
Ju,qe keni dinjitet,a mund t’u jepet vota ketyre horrave perseri,qe te perseritin krimin e bere keto kater vite ,te pohuar nga vete ata me gojet e tyre,e qe perseri pastaj,pas kater vitesh te tjera,te akuzojne njeri-tjetrin per krimin e perseritur?!
Shqiptare!
A e keni degjuar Edi Ramen e socialistave ,kur i beri thirrje publike Policise se Shtetit te bente fushate per Partine Socialiste?!
A mund t’i jepet vota nje te krimineli te tille?!
A e keni degjuar Ilir Meten,te kercenoje me armatosje te militanteve te vet,te kercenoje me gjakderdhje masive,nese i cenohet interesi partise se tij?!
A mund t’i jepet vota ketij nje te krimineli te tille?!
Shqiptare!
Pa provojeni vetem njehere,shikoni portretet e Bashes,Rames,Metes,mimiken e tyre,gjuhen e tyre te trupit ne kete fushate,pa ze dhe figure.
Shikojini,dhe ne te parin ,ne Basha,do te shihni,te pakten njeriun normal,me etikete dhe te edukuar.
Shikojini,dhe tek dy te tjeret…. do te shikoni djallin vete!
Kaq te egersuar,kaq te shperfytyruar,kaq te percudnuar,kaq te deshperuar dhe paduruar!
Dhe,per cfare te deshperuar dhe paduruar?! Per pushtet,per pushtet dhe vetem per pushtet.
A mund t’u jepet vota ketyre krimineleve,a s’me thoni?!
muti[meta] vëllai i vogël i berishës të dy thonë do armatosim popullin? Por ata e dinë që populli i armatosur është.
Mero je 1-sh.je i papare.je shume i sakte….
O Mero je shume i sakte ne kete analize, por me vjen keq per nje gje, si ka mundesi TI qe i njeh kaq mire politikanet ne Shqiperi, nuk i ben nje analize te plote te figures pseudo-shqiptare te njeriut te vetem ne Shqiperi pa libreze pune Ilir Meta, , qe dje ka nxjerr Vangjelin qe tu thote poltikaneve greke ne Athine qe tju heqin letrat shqiptareve, dmth tju hiqet buka sepse keshtu do greku Ilir Meta, une te kuptoj qe Ty, druhesh pak tek ky tipi ( por kjo nuk ndodh me pershkrimin e Satanit dmth Saliut), bej nje Analize neser per te se je pak vone, sepse pasneser ai do te vdese ( dmth sisitemi i tij) njehere e pergjithmone. Rrofte vettingu amerikano-gjerman Es lebe die Deutschen und Amerikaner
Mero…..marreveshja Rama Basha eshte e diktuar nga Ushingtoni dhe Berlini….Natyrisht Rama si politikan modern ,do te thoshja me kulture dhe origjinal ,pavaresisht nga gabimet dhe teperimet ..eshte ne thelb patriot dhe kerkon te ndikoje per futjen e Shqiperise ne boten moderne ,te pakten nga pikpamja e ndertimit te shtetit .Ndersa Basha,pavaresisht nga diploma perendimore ,u perlye me llumin anarko fashist te Berishes dhe ka shume veshtiresi te menjanohet nga Berisha..Por perendimi ,per vete kushtet e nderlikuara nderkombetare dhe perplasjet shumepaleshe per influence ,nuk mund te duroje me nje Shqiperi anarkike ,me korrupsion te cmendur dhe pa institucione serioze.Dhe kercenoi hapur e detyroi palet ,pra Ramen dhe Bashen te arrinin marreveshje jo vetem per zgjedhjet ,por per tere procesin e vijushmerise politike …Nderkohe..duke patur njohje te plote per te kaluaren e figurave politike ,u kerkoi atyre te menjanoheshin ..ndryshe do te kishin pasoja Berisha dicka ka kuptuar dhe si dhelper e vjeter po ben nje terheqje taktike duke shpresuar kohe te mira ,Por Meta jo vetem nuk po terhiqet ,por po kerkon me cdo kusht te mbetet ne qeverine e ardheshme ,duke shpresusr se mund te beje aleaance me Bashen …Mirpo Basha jo se nuk do ,por e ka te ndaluar ,ashtu sic e ka te ndaluar edhe Rama.. Zaret jane hedhur ,..ose Rama qeveris i vetem ne se ka mbi 70 deputete ,gjithesesi me perkraje te jashteme te Bashes…ose krijon koalicionin e madh,si e vetmja menyre per shpejtimin e procesit te integrimit ne Europe..
Nuk e di sa i sakte eshte Mero. Dje Rama e tha disa here qe LSI duhet te beje detoksifikim, te dali ne opozite sa e tha dhe troc fqre qe nuk do te beje marrveshje me LSI.
Nese PS e PD,pas zgjedhjeve,bejne kualicion per te vazhduar reforma te thella,te cilat i kerkon Europ,a per te na integruar,vetem mire kemi ne shqiptaret.Qeveria e Prodit,ishte e para qe e mbylli mandatin kater vjeçar.E para u vu Italia,me pas Partite.
Reformat e ndershme dhe me te mira per shqiptaret, do te behen neqoftese Libra dhe Sfida do te futen bindshem ne parlament.
Hajdutet do te vazhdojne profesionin e tyre. Bojkotoni mafien 26 vjecare! Votoni alternativat e reja!
po ku ka me kleptofagos (hajdut ne gerqisht, se fatkeqsisht dime nga pak gerqisht te tere) se sa ish drejtorat e KESH, OSSHE, OSHE, se shum emera ka ndryshuar energjetika jone, fillo me Tan priftin qe u jepte lope fshatareve ne FIER, Andis Harasanin qe ben biznes ne njujork, kete Gjergjin me boje qe ka bere nja 2-3 meleon euro keshtu si rastesisht, Sahit Dollapin, aksioner kryesor i Bilw oil, etj etj, se nuk i mabaj mire emrat, por kush punoi drejtor tek “Dritat” thot poplli ine, te tere milionera, kuptohet edhe Gjergji me boje.
Mero, ne gjithe kete tollovi e tallava lajmesh, nje gje ke lene pa permendur: a ka marre Sali shtaza garanci nga Edi Rama per te mbetur perjetesisht i paprekur, ai vete bashke me kelyshet? Na thuaj edhe ti nje fjale, Mero, per kete pune, se ti thua qe i di mire vrimat ku fshihen qelbesat e polimutikes shqiptare….
undefined
undefined
undefined
Edhe po të marrë Rama 77 deputetë, përsëri do të ketë bashkëqeverisje me PD-në.