Zgjedhjet, që ju besuan “kundërshtarit”

24 Qershor 2017, 20:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqipëria po shkon drejt kutive të votimit pas një fushate zgjedhore nga më të qetat dhe të patensionuarat në historinë e saj prej vitit 1991. Fushata, e cila pasoi një krizë politike tre mujore, kur opozita refuzonte pjesmarrjen në zgjedhje, është fryt i një marrëveshje të gjerë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, e cila i dha opozitës një shumicë ekzekutive në qeveri për të monitoruar situatën dhe ruajtur afatin kushtetues të zgjedhjeve.

Qetësia e fushatës elektorale dëshmon se pretendimet e opozitës nuk ishin realiste për shumicën e tyre, përveç përdorimit të administratës në zgjedhje. Suksesi i marrëveshjes në këtë pikë ishte i plotë. Si asnjëherë tjetër, administrata u kyç brenda mureve të zyrës dhe shmangu përfshirjen e saj në fushatë, një standart që shpresojmë të respektohet dhe në të ardhmen.

Pretendimet e tjera për kanabis, përfshirje të policisë, blerje të mediave etj, rezultuan që nuk ekzistonin si problem, por shërbyen për t’i hequr frikën opozitës dhe për të krijuar një frymë besimi.

Nga pikëpamja financiare, kjo është ndoshta fushata më e lirë elektorale në Shqipërinë e 20 viteve të fundit. Partitë nuk harxhuan para për spote elektorale, postera dhe materiale të tjera marketingu, ndërsa aksesi në media ishte i bazuar më shumë mbi aftësinë për të prodhuar ngjarje. Rrjetet sociale nga ana tjetër, rritën fuqinë e tyre mbi publikun për të forcuar transparencën e fushatës.

Nga pikëpamja politike, kjo ishte fushata me më pak debate publike për programet. Ishte një fushatë ku u fol më shumë për objektiva elektorale, se sa politike. Edi Rama ka bërë një premtim të madh për reformimin e administratës publike dhe për këtë kërkon një mandat të pakushtëzuar nga gjobat e partive të vogla, ndërsa Lulzim Basha ka tentuar të fokusohet tek ekonomia, por në një qasje populiste, pa ndonjë objektiv realist.

Nga pikëpamja etike, fushata u dominua vetëm nga gjuha e ashpër e LSI dhe Ilir Metës, i cili u përpoq të merrte përsipër rolin e viktimës dhe njëkohësisht agresorit, në këtë fushatë. Ai akuzoi dy kandidatët për kryeministër se kishin komplotuar në marrëveshjen e përbashkët kundër tij, ndërkohë që ai është president falë një marrëveshje amorale ende të paprishur me Edi Ramën dhe ka në listat e Partisë Socialiste kandidatë të LSI, të cilit ishin garantët që Rama të mos kapte një shumicë absolute, nëse PD nuk do të hynte në zgjedhje.

Në ditën e sotme, që është heshtje zgjedhore, dhe kur do të duhej të ishte dita më e qetë, është rritur tensioni për shkak të njoftimeve të shtuara për fenomenin e shitblerjes së votës, i cili po e acaron situatën. Berisha ka bërë disa postime ku po tenton të ngrejë alarmin dhe të rrisë tensionin, me shpresë që të justifikojë nesër rezultatin. LSI nga ana e vet ka pasur një dinamikë të fortë deklaratash të ashpra kundër qeverisë, ku bën pjesë vetë rreth tensionit në zgjedhje.

Por dhe në këtë pikë duket se dyshja Rama- Basha është më e qetë se dyshja Berisha- Meta. Dhe kjo mund t’i bëjë këto zgjedhjet më të mira të tranzicionit. Jo për atë se kush do t’i fitojë, por për besueshmërinë që pati një proces që qeveria pati guximin t’ia dorzonte në dorë kundërshtarit. E bindur se ato që pretendonte nuk ekzistonin. Dhe ja doli!

19 komente në “Zgjedhjet, që ju besuan “kundërshtarit””

  1. artana says:

    Fushate pa debat sic e thoni ne shkrim…nuk ka ne bote. Kjo te shtyn te mos votosh fare sepse ska pas debat …

    1. Skypion says:

      Fakti qe,Minister i Brendshem,eshte zoti Dritan Demiraj,i propozuar nga Partia Demokratike si Minister Teknik,nuk perben alibi per fushaten me skandaloze qe eshte bere ,qe prej vitit 2001,per shkak te incidenteve te shumta,shitblerjes se votes dhe perfshirjes ne mase te segmenteve te Policise se Shtetit ne keto pislleqe.
      Ky editorial i analistit tone eshte nje paraprite per skandalin qe po ndodh ne syte e te gjitheve,te keqen e te cilit do ta shohim, ne permasen e vet reale dhe te frikshme,me pas.
      Qe nga viti 2001,kur ne pushtet ishin perseri socialistat,nuk eshte pare nje fushate e tille perplot me incidente,me kercenime,rrahje butale komisioneresh e militantesh.
      Por,ajo cka eshte me e renda ,ka te beje me shitblerjene votes.
      Fushata e 2017,do te hyje ne histori si fushata e shitblerjes se votes.
      Me qindra raste te denoncuara nga qytetaret.Me ze dhe figure.Miliona,dhjetera e qindra milione te hedhura per fushate nga kriminelet e politikes.
      Por,me tronditesja per opinionin publik shqiptar,por edhe per agjencite nderkombetare qe po monitorojne procesin zgjedhor,ka te beje me faktin,qe te gjitha rastet e incidenteve,shantazheve,kercenimeve,rrahjeve,gjakosjeve,plagosjeve dhe shitblerjes se votes,kane per autore dy partite qeverisese.
      Kane per autore Partine Socialiste dhe Levizjen Socialiste per Integrim.
      Per habine e te gjitheve,nuk kemi asnje rast,as edhe nje te vetem,te denoncuar ,per Partine Demokratike.Asnje incident nga militantet e saj.As nje rast shtiblerje vote nga demokratet.
      Ministri i Brendshem Teknik,nuk mund te sherbeje si alibi per Edi Ramen.Madje as per Ilir Meten.Qe po hedhin miliardat,per te blere voten.
      Shume sherbime te huaja te vendeve dashamirese ndaj Shqiperise tone, jane ne mbikqyrjen me te madhe qe i eshte bere ndonjehere procesit zgjedhor ne Shqiperi.Ata jane ne dijeni te fakteve te tmerrshme.
      Une po ju sjell vetem nje shembull,qe ua rrezon alibine si Rames,si Metes ashtu edhe gjithe atyre qe mendojne dhe besojne,qe duke patur nje Minister te Brendshem nga Partia Demokratike,mund te blejne,shesin e te bejne c’te duan,pa u hyre gjemb ne kembe,meqe mendojne se do te justifikohen me fjaline: Ministrin e Brendshem e ka opozita…
      Ja shembulli: nje dite me pare,ne nje rreth en Veri te vendit,vete Ministri I Brendshem,zoti Dritan Demiraj ka marre pjese ne nje aksion me njerezit e tij te besuar,per ta kapur kriminelet qe ishin ne aksion per shantazh,kercenim dhe blerje vote.
      Urdherin e Ministrit te Brendshem, e sabotoi policia lokale…
      Rast i paprecedente.I padegjuar me pare.Te marre Ministri i Brendshem rolin e nje komandanti ne terren per te kapur kriminelet,sepse komisariatet e policise nuk i jane pergjigjur,me urdher partiak nga Partia Socialiste.
      Nuk do te pije uje asnje justifikim ne kete rast.Gjitchka eshte dokumentuar.
      Edhe partneret perendimore qe po vezhgojne dhe mbikqyrin procesin zgjedhor,ashtu si shume fakte te tjere lemeritese,kane regjistruar edhe kete ndodhine e pazakonte te zotit Demiraj.
      Asnje alibi,asnje justifikim nuk ka vlere;nuk do te kete.
      Dhe e dini pse?!
      Nuk kemi te bejme me incidente,me shantazhe dhe kercenime mes dy kundershtareve politike tradicionale,te majte dhe te djathte,por me te tilla qe ndodhin ekskluzivisht brenda se majtes,mes te majtesh.
      Nuk kemi te bejme me blerje dhe shitblerje votash,nga te dy krahet tradicional te polikes,nga e majta dhe e djathta.Por,gjithcka po ndodh brenda te majtes.
      Eshte e cuditshmeme se nuk ka asnje rast ,as edhe nje,te denocnuar per kercenim,shantazh,rrahje apo shitblerja vote nga ana e demokrateve.
      I gjithe pislleku,ne keto zgjedhje,po behet nga maxhoranca,nga dy pjese e saj.Nga PS dhe LSI.
      I gjithe pislleku,ne keto zgjedhje,eshte ekskluzivitet i te majtes.I PS-se dhe i LSI-se.
      Kush e kishte imagjinuar nje gje te tille?! Po cuditet bota.
      Gjithsesi,pertej gjithe ketyre qe thame me lart,Opozita e Bashkuar,Partia Demokratike,Lideri i tyre zoti Basha,dhe gjithe demokratet ne pergjithesi,me fushaten ekzemplare qe kane bere,me te qyteteruaren dhe kulturuaren,me perendimoren dhe europianisten qe ka njohur Shqiperia keto 25 vite demokraci, ka arritur fitoren e pare te madhe ne keto zgjedhje.
      Kjo fitore eshte jashtezakonisht e madhe,por efektet e saja do te ndihen pak me vone.
      Por,pse eshte e madhe?!
      Sepse: te gjithe shqiptaret,brenda dhe jashte vendit,por edhe te huajt,partneret tane qe jane te interesuar per mbarevajtjen demokratike te Shqiperise,po shohin qe Partia Demokratike,nuk eshte pershire ne asnje incident,kercenim apo shantazh,blerje a shtiblerje votash.
      Sepse: te gjithe,shqiptare dhe nderkombetare,po shohin me syte e tyre,qe gjithe te keqijat e kesaj fushate kane per protagoniste,dy partite qe kane qeverisur Shqiperine keto kater vite.PS-ne dhe LSI-ne.
      Se si do te dale rezultati,e cdo te behet me tej, te shohim.

      1. Buthi says:

        Po ik ore pirdhu

      2. DIBRANI says:

        Shume interesant eshte per ne , informacionin qe paska Skypioni nga sherbimet
        e huaja sekrete . Dashur pa dashur , i shpetoi ky detaj , qe tregon ne menyre te
        plote , se kush fshihet prapa Skypionit . Eshte nje kriminel i vertete , qe ne cdo
        vend te botes , do te gjykohej e denohej me burgim te perjetshem , per te
        mos e pare diellin kurre !

  2. boom says:

    Pislliqet ndodhin neser. Rama i ka varur ujkut melcite ne qafe. LSI-PD do vjedhin perseri votat e shqiptareve neser.

  3. zi says:

    Uria shuhet me te ngrene,
    dhe besimi me vepra.
    Suksese te gjithe te llogjikuarve,punedashesve,dhe emanicipuarve.
    Per te tjeret, ka zot.

  4. ce guevara says:

    Mero je 1sh .nuk mund te kundetshtoj asgjë nga ato qe thua….

  5. spartaku says:

    Bravo Mero! Edi Rama sa do qe ja dha gjysmen e qeverise Bashes,qe per mendimin tim beri gabim,por megjithate,ai do fitoi dhe do drejtoi vendin se ka nje vizioin shume te qarte dhe te mire.Basha dhe Berisha nuk duhet te ankohen pas zgjedhjeve,se e kane ata drejtimin e zgjedhjeve. I UROJE FOTORE PS-te DHE EDI RAMES.

  6. Koli says:

    Cfare nuk ekzistonte o Mero gelbaza. Ministri i ri i Rendit ka ardhur me urdher nga Amerika. Me kabinetin qe ka e njeh policine ne maje te gishtave aq sa shefat e rendomte nuk e dine ku perfundojne nese bejne dicka te paligjshme. Por jo vetem kaq, por se dine a do i kapi shtatori ne pune.
    Prit edhe pak se edhe djalit do ja heqim bursen teper abuzive. Nuk jepet burse per nje te punesuar ne bashki

  7. per te miren e kombit shqiptar,te ardhmes se ketij kombi,duhet qe votat te ‘postohen’ne drejtimin eyropian,tek PARTIA SOCIALISTE E SHQIPTAREVE !

    1. niku says:

      Z . Mero , ke bere autopsi te vertete te ketyre zgjedhjeve . Kush ka vesh e ndegjon , kush ka mend e kupton dhe kush ka sy e shikon . Kushdo i ka hyre ne hak te ketij populli , vetingu duhet te veproj . Shqiperia do te ece perpara , paska burra kjo toke e shumevuatur .

  8. qerosi i perralles says:

    Tranziciooooon? Vertete e ke Mero qe ende qenkemi ne tranzicion pas 26 vjetesh? Dmth, i bie qe ne 1938 Ahmet Zogu t’i qyrravitej popullit pas 26 vjetesh pavaresi qe e ka fajin Turqia per hallet e Shqiperise ne 1938. 26 vjet pas luftes, ne 1970, Enver Haxha, ai i elektrifikimit, alfabetizimit, dhe ai qe u preu karin hoxhallareve derra, nuk e ndynte veten me muhabete morracake tranzicioni. Behu burre, Mero, leri hopokrizite, mos e perdor me kete fjale porno “tranzicion”!

  9. titi says:

    Dhe pikerisht per keto arsye qe analizohen bukur nga Mero, duhet votuar lideri largpames dhe punetor qe kerkon te beje Shtet, njeriun civil dhe atdhetar, Edi Ramen. Voto nr. 2 nese mendon per te sotmen dhe te ardhmen, dhe kujton, nuk harron vitet e hidhura te tranzicionit.

  10. Boston says:

    Shume e sakte artikulli.

  11. lexues says:

    Nga te gjithe komentet, me argetuesi me duket ky i fundit i ardhur nga Bostoni, qe e ben Meron e artikullin e tij femer.

  12. taraboshi says:

    Mero me pelqeu krahas te tjerave sidomos pjesa ku flitshe per shpenzimet e pakta te fushates krahasuar me fushatat tjera ky pra eshte Edi Rama qe kontrollon shpenzimet e shtetit ne te gjitha zerat ky ka vizion ky i duhet Shqiperise .Sa per shpenzimet e fushatave tjera e kam thene edhe nje here tjeter qe krahas vjedhjeve qe jane bere ketij populli tash 27 vjete shto ketu edhe shpenzimet marramendshe te zgjedhjeve atehere mali me borxhe eshte lartesu me shume . Aman mor popull kujtoni sidomos ato makinat ltaliane qe gjezdisnin Shqiperine qe nuk kam per ti harruar kurre cfare krimi ekonomik e askush nuk kerkoj te ndeshkohen ata kriminel por ishalla do ndeshkohen nga drejtesia e re

  13. besi says:

    e qelbet o mero ti me ramen e meten ter shiprin.shif si zihen si para 21 janarit e ne fund beni orgji,sot nuk ka votime ka shitblerje derrash,thish,lopesh,delesh e kazanesh.

  14. Agim e Alban Dega says:

    On Friday, June 23, 2017, Alban Dega <[email protected]

    Leter e hapur gjithe shqiptareve

    VOTONI PER SHQIPERINE QE DUAM

    – Edi Rama nuk eshte si te tjeret….
    Eshte kryekalores i politikes shqiptare

    Nga Agim e Alban Dega , Nju Jork

    Jemi 10 vota Dega ketu ne Nju Jork… te dhjetat jane per Shqiperine qe duam!
    Asnje nuk do te hidhen pasneser ne kuti edhe per faj te Edi Rames . Ka nje te gjashten e tij.
    Pese te gjashtat i kane parardhesit e tij… E pane diasporen si nje lope qe vetem milet.
    Harruan se qe te milet lopa duhet ushqyer, ruajtur, mbareshtuar…
    Edhe ne kete pike Edi Rama nuk eshte si Berisha, Nano, Meta, Berisha 2, 3.
    Edi Rama nuk eshte si te tjeret. Te pakten e mbajti nje Kuvend mbarekombetar me e per diasporen.
    Besojme ne fjalen e premtimin e tij se ne zgjedhjet ardhshme do te krijohen mundesite qe votat tona, votat e diaspores te mos shkojne per lesh…
    As tani ne e familja jone nuk i lam te shkojne nul !
    Familja jone ka edhe 59 vota ne Tirane, Shkoder, Tropoje e gati ne tere Shqiperine…
    Do te votojne edhe per ne sic e premtuan pa ua kerkuar e pa i paguar!
    … E di qe e keni zemren ketu me 25 qershor… Rrini te qete se do votojme edhe per ju… Do te votojme per Shqiperine qe duam… Per Edi Ramen… Eshte ndryshe nga te tjeret… Eshte me i miri !, na tha sot ne Skype njera nga motrat, duke na dhene edhe titullin e shkrimit…
    Te njejten premtim perseriten edhe 6 pjestare te familjes se saj !
    Jo vetem ata, por edhe 53 familiare e te afferm te tjere…
    Faleminderit vellezer e motra biologjike!
    Faleminderit te gjithe shqiptareve qe do votojme pasneser per Shqiperine qe duam !
    Pse!?
    Shqiperia qe duam nuk u shpik nga Edi Rama as nga PS-ja.
    Shqiperine qe duam e nxoren nga zemra e shpirti rinia studentore e mbare shqiptaret qysh ne Dhjetorin historik te nentedhjetes…

    Shqiperia qe duam !

    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike!
    Shqiperia qe duam eshte aspirata e 95 per qind te shqiptareve qe e duan SHBA-ne dhe BE-ne, shtetin ligjor e Reformat demokratike e shtetformuese ne Energji, Aresim, Shendetesi, Polici e Rend, e Territorit, me ne krye Reformen ne Drejtesi e Vetingun, qe do ti hapin shume shpejt rruget e Evropes e te Amerikes popullit me properendimor e me proamerikan , bile edhe me proamerikan se vet amerikanet, ne Evrope dhe ne Bote !
    Kush beri me shume, kush luftoi me shume, kush rrezikoi me shume se Edi Rama per keto aspirata.
    Kush i dha me shume pushtet LSI-se e Ilir Metes, Lulezim Bashes e PD-se, PDIU-se e Shpetim Idrizit… se Edi Rama dhe Shqiperise qe duam !
    Po pergjigjemi me pergjigjen e liderit te PD-se dhe kolegeve te tij " ne nuk do ta kishin bere kurre nje gje te tille"
    Faleminderit per sinqeriterin !
    Cilat ishin premtimet madhore qe beri Edi Rama pas fitores plebishitare si ndaj shqiptareve dhe nderkombetareve!?
    Asnjehere ai nuk premtoi as luge floriri as bollek, as mrekulli e as " ceka te bardhe" per askend !

    Premtimi madhor i Edi Rames ! U kry bac !

    – Une do bej Shtet ishte krye premtimi i tij… E mbajti si askush tjeter deri sot. Sakrifikoi gjithcka deri edhe pushtet, rrezikoi deri edhe karriken e tij per Reformat shtetformuese e Shpetimtare per Shqiperine e per shqiptaret pa dallim sidomos per Drejtesine dhe Vetingun!
    A nuk u votuan ato me 100 apo gati 100 per qind te votave!
    Kush pervec disa hijenave politike e mediatike ne sherbim te tyre mund ta quajne Edi Ramen te deshtuar !?
    Ndaj vellezer e motra shqiptare peshoni mire voten tuaj para se ta hidhni!
    Votoni per Shqiperine qe duam te gjithe !
    Votoni per Edi Ramen!
    Edi Rama nuk eshte njesoj si te tjeret.
    Edi Rama eshte ndryshe!
    Le te flasin fakte te gjalla qe i kemi pare e i kemi perjetuar te gjithe.
    Cuditerisht asnje prej tyre nuk i kemi degjuar nga goja e Edi Rames dhe e stafit te tij politik e elektoral !!!!
    Ia kemi borxh tia kujtojme se edhe ketu ne kryeqytetin e Botes jemi ngazellyer , e kemi ndjere veten krenare kur shoke e shoqe, kolege e rsstesore na thonin ju shqiptaret kini nje kryeminister te pashem dhe shume te mendjemorehte…
    – I shkriu ne gaz edhe Obamen dhe Biden dje ne Shtepine e Bardhe… Rralle krere shtetesh priten ne Zyren Ovale…. Rama Is a great and brave man! Nuk nguroi kritikoje as Trumpin… Miku i mire ti thote kater te vertetat ne sy!
    USA people don't like and don't need asskisers . Populli amerikan nuk i do dhe nuk ka nevoje per bythelepires !
    Sot kryeredaktori i gazetes “Express” te Kosoves Berat Buzhala iu drejtua shqiptareve me nje thirrje aspak suprize per seren e tij : Mos votoni per Ramen ! Mos votoni per Edi Ramen se ai na shan e ofendon ne gazetareve…. Konkluzioni i Buzhales: Rama do te perfundoje si Mourinho …

    Vetvrasja donkishoteske e nje hiene serbe !

    Jo sot por prej tre vitesh Berat Buzhala ka vene ne gryken e topit cdo veprim, cdo fjali, cdo veprimtari te kryeministrit te Shqiperise. Tonet e tij jane ngritur deri ne skajshmeri mbas vizites teper te suksesshme te Edvin Rames ne Beograd.
    Deklarata thelbesore e Edvin Rames ne Beograd ishte pyetja dermuese qe i drejtoi kryeministrit serb Aleskander Vucic: “Mos valle do ta transportoni Trepcen nga Kosova ne Beograd….”
    Goditje nokauti ne shpirtin e politikes kolonialiste e terroriste serbe ndaj Kosoves e shprehur ne parullen “ Trepcja prodhon- Beogradi nderton “ Pse !? Teme ne vete.
    Pas Kurierit serb, Sputnikut rus…. gazeta qe sulmoi me ashper kete deklarate burrerore sa edhe realiste e atdhetare te kryeministrit shqiptar, Expressi e sulmoi ate me ashper derisa botuesi i saj Buzhala doli edhe me slloganin ala serb te “kombit kosovar” pa e ditur se cfare do te thote fjala dhe nocioni komb !
    Tani me pak se 24 ore para zgjedhjeve dhe vetem dy dite mbas Sputnikut rus eshte perseri Berat Buzhala qe del me thirrjen ala Putin, ala Vucic, ala Athine per te mos votuar per Edvin Ramen !
    Edi Rama do te perfundoje si Murinho, thote i gjori Buzhala duke ia kaluar edhe Don Kishotit me marrezine e tij. Zot falja mekatet! Nuk e di cfare ben e cfare shkruan! As te genjej nuk di i shkreti.
    Shtrohet pyetja e thjeshte: Si ka perfunduar Zhose Mourinho !?
    Trajneri qe me ekipin qe drejton fitoi titullin e Kupes UEFA, trofei i dyte me i rendesishem i Evropes mbas Kupes se Kampioneve.
    Siguroi pjesemarrjen direkte ne Kupen e Kampioneve te Evropes!
    Ka fituar Kupern e Kampioneve te Evropes,
    Zhoze Murinho eshte trajneri me i paguar e vleresuar ne mbare Boten.
    A nuk u zgjodh Murinjo " Trajneri me i mire ne Bote" !?
    E mjerani Berat Buzhala i qan hallin kaloresit te futbollit evropian e boteror Zhoze Murinjo dhe kaloresit te politikes shqiptare Edi Rama!?

    Kaloresi i politikes Shqiptare…

    A nuk ishte Edi Rama qe shenoi te vetmin rekord boteror te nje politikani shqiptar “ Kryebashkiaku me i mire ne Bote” per kthimin e Tiranes nga nje nevojtore bidonvilesh ne zemren e saj ne nje metropol evropian, sic shkruanin “ Le Monde” e Parisit, " The Times” e Londres , “ El Pais “ e Spanjes, dhe mbreti i shtypit te lire boteror "The New York Times” .!?
    A nuk ishte Shtepia e Bardhe , Presidenti, Zevendepresidenti e gjithe maja e administrates se Obames qe i beri Edi Rames nje pritje qe nuk i eshte bere asnje politikani e lideri shqiptar deri sot jo vetem ne SHBA !?
    A nuk ishte Kancelarja e Gjermanise Angela Merkel qe e priti me te gjitha nderimet e vleresimet maksimale kryeministrin e Shqiperise Edi Rama ne Berlin dhe e vuri ne krahun e saj te djathte ne te gjitha taklimet me lideret e Ballkanit e me gjere !?
    A nuk ishte Presidentja e Zvicres qe e priti me te gjitha nderet e vleresimet per here te pare ne histori nje kryeminister shqiptar, Edi Ramen !?
    A nuk u takua dhe bisedoi si i barabarti me te barabartin e pa paguar asnje qindarke e jo 300 000 euro si Lul Basha, me Presidentin amerikan Donald Trump, me kryetarin e BE-se, me Kancelaren gjermane Merkel, me Presidentin e porsazgjedhur te Frances Macron dhe veteranin turk Erdogan, Sekretarin e Pergjithshem te NATO- s, me Kryeministrin e Greqine Cipras, te Kanadase Trudeau, me te gjithe kryetaret e shteteve
    dhe qeverive te Evropes ne Bruksel!?
    A nuk ishte djepi i demokracise boterore, qendra e kultures evropiane e boterore, Franca dhe Presidenti i saj qe i dha Edi Rames titullin me te larte “ Kalores i Legjionit te Nderit”.
    A lexuat dhe pate me syte tuaj deklaraten e Bernard Kushner, ish – Guvernatori i Kosoves dhe ish- Shefi i diplomacise franceze qe e vleresoi Edi Ramen e Shqiperine si faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti ne Ballkan" dhe si kombinim politik "midis Macronit dhe Tony Blayer " !?
    Na gjeni emrin e nje udheheqesi a politikani shqiptar qe ka arritur keto lartesi!?
    Na gjeni edhe nje kalores tjeter te politikes shqiptare ne histori qe te kete marre keto nderime e vleresime nderkombetare!?
    Zero ! Pse ?! Per syte e bukur te Edi Rames !?
    Evropa dhe Bota vleresojne punen e jo gunen e cilitdo e ne baze te tyre te vene kapelen !
    Pse ?Sepse Edi Rama eshte Zhoze Murinho i politikes shqiptare!

    Vota per numrin 2 eshte Vota per Shqiperine
    qe duam !

    Cka nuk kane thene e nuk thone gazetaret per Zhoze Murinhon!
    Po golat nuk i bejne gazetaret ! Golat i bejne futbollistet nen drejtimin e trajnerit! Po te mos ishte sporti dhe futbolli gazetaret sportive do te hanin vetveteen!
    Pak a shume i njejte eshte edhe raporti midis politikes dhe gazetareve e analisteve politike !
    Cka nuk kane thene e nuk thone gazetaret e Kazanit si Aleksander Frangaj e Blendi Koran Toptani, Berat Stanishic Buzhala, Andi Putin Bushati, Artan Hafije Hoxha, presidenti me gishtin e Berishes ne prapanice , Shkulshkulaku e korporata e marionetave dhe frymezuesit e tyre politike per Edi Ramen.
    Po gazetaret nuk e bejne politiken! Aq me pak gazetare qe e shohin e njohin ate si politike kazani.
    Gazetare e analiste qe me shume se gazetarin, te cilet vetem ia ndotin emrin, bejne instruktorin e se keqes, e dhunes, e antishtetetit!
    Aq me pak gazetare qe ngrene zerin e perplasin grushtet qe kerkojne me hir apo pahir cka ata mendojne duke e paraqitur veten si gjithckadites e gjithckaberes si kjo lukuni hijenash qe perdorin gazetat e ekranet si mjete shantazhi e gjobvenie per politiken e politikanet, si zhvates te pasurive e taksave te shqiptareve!
    Ndaj eshte koha edhe per nje Reforme te thelle e Veting mediatik e politik per ti spastruar te dyja nga krimet e siperpermendura ! Pa vonese e pa meshire !
    Eshte zakoni me i keq i humbamenove, i hupanave, sic u themi ne ne Malesine Gjakoves, qe te shpfin e trillojne per njerezit e suksesshem..
    Edi Rama eshte ndryshe nga te tjeret!
    Edi Rames i flet me shume puna se sa guna!
    Natyrisht Edi Rama, si cdo qenie njerezore e aq ne teper politikan, nuk eshte i perkryer .
    Edi Rama eshte me i miri nder politikanet shqiptare deri tani!
    Ndaj vellezer e motra shqiptare votoni per Shqiperine qe duam.
    Votoni per kaloresin e politikes shqiptare Edi Rama !
    Cdo vote per Edi Ramen e PS-ne pasneser eshte vote per Shqiperine qe duam e sic e duam !
    Vota per Numrin 2 ne fletevotimet e 25 qershorit eshte vote per Shqiperine qe duam, per politikanin Numer 1 shtetberes te Shqiperise !
    Mos nguroni ! Votoni per Edi Ramen e PS-ne !

  15. kleptofagos says:

    Te thuash qe “Qeveria ja doli” per te bere zgjedhje te qeta, duket sikur eshte lodhur shume per t’ja arritur. Ne fakt, ngatrresat i sajuan vete per te hutuar miletin dhe kapur per vete pazaret e pista. Kur pazaret u sheshuan edhe gjendja u qetesua.. Na ishte njehere e nje kohe …Mero Baze..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje