Berisha sillet si një “tutor” i shantazhuar

28 Qershor 2017, 19:32Editorial TEMA
Berisha sillet si një “tutor” i shantazhuar

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka sot mbi shpinë peshën e një humbjeje të madhe, por dhe mbështetjen nga dy faktorë të rëndësishëm politik, Sali Berisha dhe Edi Rama.

I pari, përjetoi një periudhë vetmie dhe braktisjeje nga Basha, pas marrëveshjes së tij me Edi Ramën, por e përballoi atë me heshtje dhe një lloj frike, mos kuptohej që nuk ishte përfillur në këtë proces. Vuri maskën e tij në fytyrë dhe për 30 ditë fushatë, bënte opozitë në Facebook. Kur Basha u ‘varros’ me rezultatin më katastrofik për PD-në, bëri atë që pritej. Pasi priti  Bashën t’i shkonte në zyre, i dha rrugën se si mund të rizgjidhej, nën kontrollin  e tij. Ai mbështeti mosdorëheqjen e Bashës, quajti të vlefshëm “ngrirjen”, dhe duket hapur që është në anën e tij në këtë proces. Dhe këtë e bën jo se i dhimbset Basha, por se përmes këtij gjesti vazhdon të duket shantazhues, ndërkohë që është i shantazhuar, vazhdon të duket i plotfuqishëm, ndërkohë që është njeriu të cilit për një muaj nuk i ka rënë asnjëherë telefoni i Lulzim Bashës.

Edi Rama nga ana tjetër, për interesa tërësisht të tij, ka nevojë për Lulzim Bashën, pasi ai kontrollon tanimë grupin palamentar që nuk ka asnjë lidhje me PD, dhe do të vazhdojë Marrëveshjen për reformën kushtetuese dhe atë elektorale. Jo se një lider i ri do t’i prishte punë, por këtij ia ka marrë dorën.

Basha i është mirënjohës Ramës, që e nxori nga çadra dhe e faktorizoi si lider, duke e inkurajuar dhe duke u bërë garant i tij, për spastrimet në PD dhe krijimin e një partie personale, larg historisë, simboleve dhe identitetit të PD.

Me këto dy garanci me vete, Basha ka shpallur menjëherë garën formale në PD, ka caktuar një kufi për paraqitjen e kandidaturave, dhe kërkon të mbyllë hesapet me kundërshtarët brenda muajit.

Kundërshtari i tij i parë Eduard Selami, po përpiqet të konkurojë në emër të historisë së PD dhe mbështetjes ndërkombëtare, por kjo është e pasigurtë, sa pikë i jep në një parti, që një muaj më parë, ishte gati t’i shpallte luftë SHBA e BE, vetëm të mos cënohej Sali Berisha.

Rivalët e tjerë nuk po duken në horizont dhe janë gjetur me sa duket të papërgatitur nga fakti që Sali Berisha i doli në krah Lulzim Bashës. Ata, këtë e shikojnë si një fuqi të Berishës mbi PD, por në fakt kjo është më shumë një fuqi e Bashës mbi Berishën, pasi Marrëveshja Rama-Basha, është një lloj shantazhi mbi këdo që rrezikon pozitat e Bashës në PD.

Në këto kushte e vetmja platformë dinjitoze dhe e vërtetë që nderon një rival në këtë garë fallco, do të ishte një kandidat që godet Berishën. E verteta është se Basha po vendos për fatin e mëtejshëm të Berishës në PD, duke krijuar idenë se ai është njeriu që po vendos gjërat. Por kjo është një gënjeshtër.

Përballë Lulzim` Bashës, duhet të dalë dikush që të kërkojë bashkimin në PD, të gjithë partive të vogla, që janë shkëputur prej saj, të gjithë individëve influentë që janë përballur me Berishën dhe të jetë i qartë në distancën e tij nga Sali Berisha.

Fakti që Sali Berisha, foli sot për t’i dalë në krah Lulzim Bashës, dhe uli tonet e luftës ndaj Bashës, krijon përshtypjen, se reaksioni ndaj Bashës, vinte nga keqkuptimi se ai nuk kishte as Berishën me vete. Një qasje e tillë këtë garë, e bën dhe më qesharake betejën në PD dhe më pesimiste të ardhmen e saj.

Nëse ka një pikë, ku Berisha mbështet marrëveshjen e Bashës me Ramën, është fakti që Rama do të ishte një garant i mëtejshëm i Bashës në krye të PD dhe kjo shërben si një lloj garancie edhe për Berishën. Marrëveshja Rama-Basha, është një lloj zhantazhi i koduar mbi fatin e Berishës, të cilën ai ka gjetur mënyrën si ta respektojë, për tu dukur luajal.

Nga ana tjetër  nëse ka një pike, që Rama mbështet qëndrimin e Bashës në krye të PD, është pikërisht që përmes tij garanton “gogolin” Berisha në politikë.

Por Partia Demokratike dhe shoqëria shqiptare duhet të shikojnë përtej interesave të Ramës dhe Berishës në këtë histori. Ajo parti ka nevojë për një kryetar të ri që zgjidhet pa leje të Sali Berishës dhe po ka mundësi, edhe kundër vullnetit të tij. Nëse nuk ia del dot që ky kandidat të bëhet kryetar, le të ngelet si humbës, por do t’i shërbejë PD, më shumë se sa kjo lojë e pistë që po përsërit zgjedhjet e vitit 2013, ku Berisha nxitoi të bënte një garë fallco, për të qenë i sigurt se do kishte nën kontroll Partinë Demokratike.

Dhe në këtë garë natyrisht që do të ketë akuza dhe shpifje ndaj rivalëve. Do të ketë dhunë, siç ka nisur nga tropojanët e PD nëpër koridore dhe banditë në zyrat e SHQUP, por kjo është një betejë për t’u bërë. Partisë Demokratike, dikush duhet t’i dalë borxhit dhe ta shkëpusë nga berishizmi dhe ndikimi i tyre në politikën e saj. Nëse jo, thjeshtë ka për të vdekur dalëngadalë, duke ndjekur moshën fizike të Sali Berishës. Pa keqardhjen e askujt!

 

21 komente në “Berisha sillet si një “tutor” i shantazhuar”

  1. boom says:

    Dikushi nuk egziston Mero. Sepse ai dikush ka dinjitet dhe nuk ka kurrfare lidhje me organizaten kriminale PD. Thirrje te gjithe atyre qe i duan te miren Shqiperise: Lereni PD te vdese bashke me Berishen.

    1. Dyrrahu says:

      Degjoj te thone, me fuqine e fjales “demokrate” per anetaret e Partise Demokratike!
      Cfare “demokrate” djalli?
      Cfare demokracie ne Tropoje?!
      Atje vritet shqiptari per nje fjale goje, atje shuhet i riu per gjakmarrje, atje vriten grate pse ka shikuar pertej murit te larte!
      Edhe sot sulmohet demokrati i vertete nga “demokrati” i Tropojes!
      Nuk i mjaftoi Sali Berishes dhe “evladit” te tij Lulit qe perjetuan humbjen me turperuese gjate gjithe kohes postkomuniste, por po mundohen qe ta ruajne Lulin kryetar kukull te PD-se.

  2. butrinti says:

    MERO! ASKUSH NE PARTIN DEMOKRATIKE NUK E BEN DOTN ATE QE THONI JU DHE QE DUHET BERE. NUK KA NGA AI LLOJ BRUMI .

    1. Oketo says:

      Keni te drejte Butrinti !
      Keto kategori njerezish votojne PD :
      – Shumica e te shperngulurve qe kane zaptuar tokat e pronareve te ligjshem me ndertimet pa leje
      -ata qe kane perfituar nga partia pasuri e prona ne menyre te paligjshme ,
      -“antikomunistet ” me aftesi te kufizuar mendore qe akoma vazhdojne ta konsiderojne PS-ne si Parti te Punes
      – bashkepuntoret e sigurimit dhe komunistet ekstremist qe ne 1991 donin te fshihnin te kaluaren e tyre

      Me kete perberje nuk asnje shprese qe PD te rinovohet .

  3. Fredi FR says:

    Mero Sala e flak Bashen me nje shkelje te syrit,leri keto teorirat Sala i frikesuar nga Basha se eshte turp,nuk i ha kush keto.

  4. zi says:

    Prape bla bla ba………..
    dhe Edi.
    Pse o detyre e ps dhe e shqiptareve eshte te riedukojne kriminelet.
    Eshte e?
    Do e shohim dhe do ja marim te mirat.
    Njerezia foli por nuk e degjon kush ,atehere le te degjojne
    heshtjen,dhimbjen,dridhjen,Humbjen per nje jete te pasardhme

  5. Feniks says:

    PD eshte nje kerme qe ka ngordhur tashme.
    Lereni ta varrosin se per pak desh varrosi Shqiperine.

  6. astrit says:

    Zoti Mero. E ke trajtuar kete marredhenien Rama-Basha si histori dashurie e cila ka lindur nje muaj me pare. Ne kete aspekt analiza calon.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Zyrtarisht eshte hapur gara per zgjedhjen e kryetarit te PD.
    Kandidatet jane 3 ish kryetar !
    Ish Kryetari i pare ,historiku dhe politiku,e kaloi lumin pa bere analizen e humbjes,dhe i treti eshte duke imituar te parin,por ne versionin e ngrirjes !
    Ish kryetari i dyte,ka kohe qe eshte larg aktualitetit “demokratik” ne PD.
    Pyetja ime eshte ngacmuese.
    Si ka ndikuar politika e lidershipit te PD ne mardheniet me LSI ?
    Buzeqeshjet e here pas hershme te LSi,duke i dhene mundesine per te qendruar ne pushtet,qendror dhe lokal,i kane kushtuar me nje humbje te madhe te elektoratit.
    Humbjet prej 300 mije votuesve i gjen te shtuara tek LSI,200 mije jane demokrate 100 mije jane socialist !
    Fitorja e kandidatit per kryetar bashkie,ne Kavaj, ku LSI investoi 1500 votues, I kushtoj PD , humbjen e 200 mije votuesve !
    Kjo eshte vetem nje pike e dobesive te nje analize ne distanc,dhe shume te tjera eksistojne.

  8. ILIRET says:

    O Mero, po ty c’te duhet se cfare ben PD-ja. Apo u ktheve edhe ti me PD-ne dhe e meson si te veproje me Berishen.
    Po iku Berisha, u shkermoq PS-ja ne zgjedhjet qe vijne.
    Socialisteve u thone:
    -C’a do beni do votoni?
    -Jo nuk votojme. Nuk presim asnje te mire as nga PS as nga PD.
    -Nuk votoni. Atehere ju vjen prape Berisha.
    -Jo, jo! Do votojme, do votojme.

  9. shushica says:

    Formalisht thuhet se PD eshte parti e djathte ,,,ose me qesharake ,e qendres se djathte …Per ironi te fatit PD eshte edhe anetare e PPE….Pra mendoni ..Berisha partner me Merkel,me May,me Rahoji,me Tusk,..Ky eshte absurdi i politikes,absurdi i reales europiane me fantazmen shqiptare…
    Duhet kuptuar mire…PD …nuk eshte para se gjithash parti ….jo me pastaj e djathte …Perkufizimi me i perafert per PD eshte nje levizje parafashiste ,anarkike ,tribale , orientale,pa ide ,pa program ,pa kritere te qarta organizimi ….Baza mbeshtetese PD,pra njerezit qe e votojne jane disa grupe shoqerore ….Berthama eshte nje grup i konsiderueshem ..shoqeror qe perben rreth 20 perqind te popullsise,tashme pasardhesit e shtresave te pasura te goditura apo shpronesuara nga komunizmi….ketu me aktive ,me regresive dhe me e dhuneshm jane pasardhesit e ish kolaboracionisteve ,te ballisteve ,legalisteve …te cilet ne kohen e Berishes se pare vendosen gati nje diktature .
    Natyrisht ne PD u futen edhe nje numer i konsiderueshem njerezish te cilet e shikonin te ardhmen e vendit drejt nje demokracie moderne ,ekonomie libetale private ,shoqerie plurale te lidhur me perendimin…Por edhe pse si potencial i se djathtes kjo kategori ka mbetur ,ne fakt eshte spostuar komplet nga lidershipi i PD…
    Akoma pas 27 vitesh PD mbetet gjithmone nje levizje parafashiste,,,,nen komanden e Berishes….Kush teorizon se Basha po faktorizohet gabon ….Berisha ,sa te jete gjalle nuk ka per te lejuar asnje person qe te marre lidershipin real te PD..E vetmja rruge eshte nje levizje nga poshte brenda PD ..per te larguar nga jeta politike Berishen dhe crrenjosur berishizmin ,,,dhe kete Basha nuk mund ta beje kurre ,pasi ai eshte berishisti me servil ,me i perlyer ,me i korruptuar…
    Pikerisht ketu po gabon Rama ,duke tentuar te faktorizoje Bashen…Rama e ka kuptuar ku qendron thelbi i problemit ne shoqerine shqiptare …Por ai nuk duhet te merret me ide iluministe per te ndryshuar pjesen arkaike ,haxhiqamiliste ,orientale me leksione dhe formula utopike…Shoqeria evoluon me hir dhe pahir ,pra me shtet ,drejtesi ,polici ,administrate dhe shkolle te forte …Edhe ne shtet me te zhvilluara ka nje pjese jo te vogel te shoqerise qe eshte e ngjashme me pjesen tone regresive ,orientale ,,,,por jeta ecen perpara ,kush do te dale nga prapambetja dhe injoranca perpiqet ,kush nuk do ,le te rrije atje ku eshte ..Dhe ne se PD …do te shkeputet nga llumi oriental ,le ta beje ,ky eshte nje proces qe u perket atyre ,jo Rames….Rama duhet ta kuptoje se eshte kryeminister i te gjitheve por absolutisht jo lider i te gjitheve…Rama e di por dikush duhet ti ulerije fort ne vesh….leri moralizimet ,drejto shtetin ,mendo ata qe nuk kane te ardhura per te mbijetuar ,per tu arsimuar ,per tu kuruar ,Sepse ne palen kundershtare ka nga ata ,dhe jo pak ,qe kane nje urrejtje ataviste ndaj çdo gjeje qe perfaqesojne idete ,shpirti dhe solidariteti i te majtes…..

    1. six navy says:

      pershendetje shushica !
      .
      komenti juaj “rivalizon” dhe vete editorialin
      .
      .doja te beja nje sugjerim :
      PD si organizate parafashiste qe u kthye pas 22 marsit 1992..ishte ne fakt zbatuesja e teorise famekeqe ” rajerson-biberaj” duke e kthyer ne genocid antikomunist nga ish fanatike komuniste..dhe sidomos banda e tropojes per te cilat vetem te analizosh te vertetat autentike te Izet Haxhise…vete qeveria amerikane duhet ta kishte shpallur berishen ISIS-i shqiptar (kujtojme sulmin terrorist ne ambasaden amerikane ne 1997 i mbetur ne tentative dhe agersioni ndaj kontigjentit gjerman ne Rinas)
      .
      Le te shohim PERGJEGJSITE E BANDES PARAMILITARE (ME KOLLARE) TE TROPOJES
      .
      Per dijeni tropoja nga nje krahine qe u zhvillua me shume ne kohen e enverit u be zona qe u dogj me shume ne kohen e tropojanit Sali…shikoni vetem moshen en varrezat e tropojes dhe nuk ka nevoje per koment
      Le te kujtojme profecine e Nolit
      Ate duhen sharlatane
      Qe lepihen ne cdo sahane
      Qe te percajne vatane
      Ke sa te duash tropojane
      (BEHET FJALE PER KETO KRIMINELE JO PER POPULLIN FISNIK TE TROPOJES)

      Elez Biberaj.
      Ne kohen qe njerzit e tij qe u arratisen ne vitet 50 ne Jugosllavi ishte e modes qe per te mos kthyer mbrapa Rankovici duhej qe I arratisuri te vriste ndonje kufitar apo ndonje kuader ushtrie apo partied he ka dyshime qe ka ndodhur dicka e tille.Por ajo qe e ben kete antishqiptarin me te madhe ishte se u be promoter I dekomunistifikimit te nje kufome dhe kurre nuk foli per pajtim kombetar ose investime nga amerika.

      Sali Berisha
      Eshte e kote qe te flasesh per kete monster pasi Athina & Beogradi ate qe nuk e arriten per qindra vjet e arriten duke “kenduar” kunder komunizmit…Nuk ka litar,oqean dhe fuci bitumi te laje krimet e tij.

      Mehmet Elezi.
      Nqs se ka dy gjera qe urrej enver hoxhen eshte se zbuti keto kafshe si Mehmetelezi duek I prure ne tirane..dhe I coi korentin te shpia ne gop te somes deh sot nuk paguajne energjine e xhaxhit.thjeshte nje nga figurat qe emeton ndyresi

      Azem Hajdari
      eshte kryemostra e demokracise se kaloi nga sigurimi shtetit ne banden antishqiptare te elez biberajt dhe me vone ne mafjene droges dhe armatimit..nje felliqeisre qe ershi nga rruga dh u VRA SI QEN RRUGESH.

      Abedin Mulosmani.
      Ne historne e tij “atdhetare” dikush ka shkruar nje hara-kiri per te:””””Ne vitet 60’ kreu nje akt heroic duke prere kabllin e nderlidhjes qe kalonte ne Adriatik midis shqiperise dhe italise ne fund te detit…””” eshte cmenduri te mendosh qe nje person te kryeje kete akt terrorist pa patur mbeshtetje nje shtet te fuqishem..le te kuptohemi..nqs do kishin vrare psh enver hoxhen ose te pakten tentative per atentat do ta quaja hero

      Besnik mulla Mustafa
      Ky kelysh I institutit te marksizem leeninizmit u be nje morr I islamikeve ne shqiperi..eshte fatkeqesi qe “intelektuale”: qe kishin talent vetem per ti kenduar enverit dhe qe aksidentalisht kishte mbaruar gjuhet e huaja e bene ambasdor…Kam lexuar nje tregim te tij “:Nje kafe turke ne selanik” dhe tregimet e “gjyshit te tij” duket qe eshte tipik INTELEKTUAL IDIOT…fakti qe e perzuri me shkelma brerisha si minister te jashtem para ardhje bushit dhe heshtaj e tij FLET SHUME

      MAL BERISHA.
      Per fat ky eshte nnje aliazh I TROPOJANO-LACJANIT…nuk ka lacjan qe nuk e di se ky ishte nje hafile sigurimi dhe bythlepiresi me I madh I PPSH te asaj kohe…se cfare ka bere duhen rroman ti tregosh..por Fakti qe eshte akoma ambasdor ne Londer qe edhe pse ka poshtruar zyrtarisht kryeministin (fallco) Edi Rama dias here tregon se tropojanet jane ato qe bejne ligjin ne shqiperi sa te jene gjalle dy “doktorret” Saliu ne Shqiperi dhe Elez biberaj ne Amerike qe jane antishqiptaret me te medhenj ne historine e shqiperise..

      ERZEN BRECANI
      Nuk ka bere vaki ne globin tosor qe nje ushtarak I larte policie te shkruaje keto DELIRIUME
      Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bën thirrje për rrëzimin me dhunë të Edi Ramës, të cilin e quan edhe hitler
      Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, doktor Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistëve me në krye Edvin Ramën, ta largojmë këtë Enver të dytë. Ne që dikur studentë të ‘91 shembëm diktaturën enveriste, do gjejmë forcë dhe optimizëm, do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët,” shkruan Breçani
      Ja vlen dhe nje here te themi se kush I beri varrin shqiperise dhe vete tropojes tyre
      Pse duhet arrestuar Sali krimineli MIKU PERSONAL EI ELEZBIBERIT??

      PSE NUK FOLI KURRE ELEZ BIBERAJ PER KETO KRIME HITLERIANE TE BERISHES
      – 4000 mije te vrare ne 1997
      – operacjoni I shikut per te pushtuar jugun 1997
      – pushtimi I shtetit ne 14 shtator 1998
      – vrasja e 4 protestuesve ne 21 janar krim fashist
      – holokausti I gerdecit nga bossi shkelzen berisha
      – vjedhja e rruges kombit gjysem miljardi dollare
      – sabotimi I UCK
      – furnizimi me nafte te Milloshevicit
      – shitja parcjale e detit jon (tradheti e rende kombetare)
      – fronezimi janullatosit
      – lejimi I varrezave te GREKEVE
      – genocide ndaj haklajve
      – zhdukja e remzi hoxhes

      Pra vetem me keto 13 krimet e mesiperme nga rromani I monstuoziteteve te tij ne cdo vend te botes do ishte ose ne burg te perjetshem ose I egekutuar.
      Pra pse e mbron kete kriminel amerika dhe europa kur jane te dokumnetura me letra ,dokumente dhe video ??
      ja cfare thote gery kokalari personalisht per kete fare elezi

      VOA
      Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,
      si perfundim:

      Vetem nje organizim nga VETE TROPOJANET E NDERSHEM TE KORITUR NGA KETO QENA dhe populli MALSISE I TE FORMOJE nje SIX NAVY SEAL per egzekutimin shemnullor te DJALLIT VIQIDOLIT..
      …eshte detyrim KOMBETAR

  10. Albani says:

    Gjasat e medha jane qe PD te vazhdoje vdekjen e ngadalshme si dikush qe mbar ne trup nje tumor. E di qe do te vdese, por nuk e di se kur.
    PD ka nisur rrugen drejt vdekjes prej koshesh, tani eshte ne ngrahmat e fundit. Do te shuhet fare, kur te shuhet edhe Salih Berisha. Ky vete, eshte shuar si fryme, qendron si lugat, dhe cdo dite qe kalon behet me i peshtire dhe me i neveritshem.

    Z. Mero, mund te ndodhe edhe kjo qe thoni ju, qe Z. Basha te vazhdoje te qendroje ne krye te PD, por PD do te mbetet ne opozite edhe per shume vite, sikurse e keni thene edhe ju vete kohe me pare.

    Ajo qe mund te them une per PD eshte kjo: Keq me Berishen, keq pa Berishen! Berisha e ka mberthyer keqazi dhe kerkon ta marre me vete ne varr, dhe bashke me PD edhe Lulzim Bashen. Berishes nuk i duhet PD-ja, as Lulzim Basha, atij i duhet vetja e tij – Salih Berisha. Cdo gje tjeter barazohet me zero.

  11. Sit back and relaks says:

    Te lumte Mero, je tamam nje propagandist i nivelit te larte, high class kur i thone. Nuk je si ai Anri qe e kishte bere trashe fare sa e merrte vesh dhe lopa ku i rrihte lapsi. Te paska ardhur dhe ty direktiva e partise per vijen e re politike te PS. Je aq i zoti sa e kap pa ta thene njeri se kush duhet te jete linja e re editoriale ne lidhje me Bashen. Gjasme duke kritikuar Bashen, duke u perpjekur te dukesh anti-bashe e anti-sali aty mes rreshtave te padukshem me kete artikull i ke dhene Bashes mbeshtetjen qe i duhej. Sepse ja psh, ne e dime qe Ed Selami eshte garde e vjeter por me nje ndryshim nga garda e vjeter, qe i doli Saliut kunder dhe po te mos ikte kishte shanse te mira te enjtej ne dru si ylli vejsiu me ed ramen etj ose te humbiste pa nam e pa nishan. Lul Basha eshte nga te rinjte rishtash por i emeruar nga kryegardisti i vjeter Sali dhe ne kaq pak vite karriere politike ka bere kaq shume zullume sa ua kalon nje pjese te mire te gardisteve te vjeter. Ed Selami ne nje gare te hapur e te ndershme e ul Lul Bashen ne bythe diten dhe noten. Por ti Mero duke i vene epitetin gardist i vjeter Ed Selamit e ben ate te duket njesoj si berisha. Pra kerkon te perpunosh opinionin duke perhapur idene se Ed Selami nuk ben dhe po te jete midis selamit e lulit me mire eshte luli pasi sjell stabilitet ndersa me selamin nuk i dihet dhe ne vazhdim te xhvahirllekut tend thua qe nqs ne PD nuk zbret Mesia cdo kandidat tjeter perballe Lulit nuk ben. Mero, cdo kandidat tjeter per kryetar i PD eshte shume me i mire se luli qe fle ne kembe, edhe ai Murrizi i Lushnjes do ishte nje kryetar me i hajrit. Po thuaj qe Ed Rama nuk do nje Ed Selam perballe dhe nje zbythje e Lulit nga kryetar i PD zhbente marreveshjen rama-basha qe akoma askush nuk e di se cfare permban kjo marreveshje. Sidoqofte komplimente per shkrimin nga ana profesionale pasi arrin ne menyre te perkryer qe te percjellesh ne mendjen e lexuesit nentekstin e shkrimit. Po te ishte ne pushtet Partia e Punes do ishte drejtor i aparatit te propagandes ne Komitetin Qendror

  12. true says:

    dua te them se ne kete gjendje qe eshte katandisur PD e ka ka grene qafen e pates dhe gjithmone disfata ka per te korrur. Pra dhe me ne fund i dolen petet lakrorit ku kjo parti mbaheshe ne kembe vetem me fallcifikime dhe me vjedhje votash.

  13. Simon Vrusho says:

    KUNDËRSHTAR VIZIONAR…

    Pa flakur Bashë e Berishë, me kurajë, argumente e vendosmëri, kandidati për kryetar nuk do të ketë fare shans, madje mund ta prosvali shoferi apo portieri i godinës së PD-së. Një kandidat pa vibrim, pa pulsim, pa nerv nuk sjell asgjë dhe, ndoshta, i vetmi shërbim do të jetë në shpërbërje të shpejtë të PD-së…

  14. Fatmir Lohja says:

    Arsyetimi juaj eshte pak i ashper. Eshte fakt, se Sali Berisha ka ndikimin e vet ne PD.Me arritje edhe humbje ai i ka te gjitha pergjegjesite,te cilat i ka pranuar me doreheqjen e tij.Zotit Sali i dhimbset PD-ja kur e sheh ne kete dite.Gaboi qe zgjodhi Lulken,qe i doli kakareç ne poltike dhe ketu po mban pergjegjesi e vet.Ai po ben thirrje qe PD-ja te mos perçahet.Çfare te keqe ka ketu?Nuk mund te flaken kontribuesit ne rruge,siç e beri Lulka,me nje liste.Sali Berisha duhet te jete Kryetare Nderi i PD-se sa te kete fryme.PR-ja me Sabri Godon e ka praktikuar kete praktike dhe shume e sukseshme ka qene.

  15. agim vlora says:

    o mero PD eshte bere lesh arapi.Jo selami por dhe shejtani nuk e mbledhin dot ate parti.nja 100 mij ha morì Luke floriri,se kujtuan se do kishim tepsin me lojen che è hengrem sapunin per djath

  16. Baca e Jetajeve says:

    Ne pergjithesi fundi i tutoreve eshte shume i hidhur. Prostituta e preferuar e Berishes eshte Basha por frika nuk vjen kurre nga prostituta por nga konkurrenca e pashpirt cnjerezore dhe ne rastin me te mire nga ligjet e nje shteti te forte qe nuk fal kriminelet.
    Prokseneti Berisha po merr fund dhe ky eshte vetem fillimi. Ai di paguaje te gjitha krimet qe ja bere. Te gjithe ata njerez te ndershem qe benin punen ne menyre korrekte qe ka kercenuar me gjuhen e dhunes dhe i ka perndjekur dhe poshteruar familjarisht, ka per te paguar dhe dhene llogari perpara komisionit te popullit te gjitha ekzekutimet qe ka bere ne bulevard, vjedhjet e uzinave te rrugeve, pasurive kombetare.
    I keq do te jete fundi i ketij prokseneti plehere toksike se bota nuk ka me nevoje per te. Prokseneti e di kete rregull loje. Kur nuk hyn me ne pune, perfundon ne gropen e pleherave toksike nga te njejtet njerez qe e ngriten ne piedestal.

  17. kleptofagos says:

    Pandehmat e Meros jane utopi. Ai vete nuk i beson, sepse e njeh PD-ne me mire se ne. Perse na i thote atehere?
    PD-ja si parti, jo kupola e saj, ka marre tatepjeten, por mund te marre shume me vete, po u la e lire…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje